Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 76 prej 76
  1. #61
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Mosha
    39
    Postime
    1,969
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime
    Emėrimi i Mehmetit nė fronin e Egjiptit nuk do tė mjaftonte pėr tė qetėsuar vendin. Nė vitin 1807 vendi do tė sulmohet nga britanikėt tė cilėt do tė pezmatohen nga vendosja e rendit nė Egjipt. Megjithatė ata do tė thyhen nga armata egjiptiane nė Rozeta dhe mė pas detyrohen tė braktisin Aleksandrinė. Por britanikėt nuk ishin tė vetmit qė do tė mėrziten me fitoret e Mehmetit. Cmirė mbi pushtetin e valiut shqiptar do tė kishte edhe nė Stamboll. Husrev Pasha, qė kishte parė karrierėn e tij tė shkatėrrohet nga shqiptarėt nė Egjipt, e cyste sulltanin tė shihte nėpunėsin e tij nė Egjipt jo mė si vartės por si njė kundėrshtar. Pėrveē kėsaj, bejlerėt mamlukė qė Mehmeti kishte shtypur mė parė, tashmė tė rigrupuar rreth Elfi Beut dhe duke patur mbėshtetjen e britanikėve, kishin nisur tė rebelohen kundėr valiut tė Kajros. Pėr t’u pėrballur njėherė e mirė me rrezikun mamluk, nė 1 Mars 1811, Mehmet Aliu i cili edhe pse nuk kishte lexuar kurrė Makiavelin, do tė bėnte njė veprim qė vetėm tė fundit mund t’i shkontė ndėrmend.

    Pasi nė Arabinė Saudite tė kėsaj kohe, sauditėt kishin pushtuar Qytetet e Shenjta dhe ndalonin haxhijtė tė kryejnė Haxhin, Mehmeti si vali i Egjiptit qė ishte, kishte pėr detyrė tė kujdesej pėr rendin dhe qetėsinė nė Qytetet e Shenjta. Me lejen dhe urdhėrin e sulltanit, ai kishte vendosur tė dėrgoj djalin e tij, Tosun Pashėn pėr tė ēliruar dhe vendosur rregull nė Tokėn e Shenjtė. Pėr tė pėrshėndetur dėrgimin e ekspeditės kundėr rebelėve, Pashai, do tė ftonte nė Kėshtjellėn e Kajros pjesėn mė tė mirė tė parisė mamluke. Rreth katėrqind vetė do tė priteshin me ceremoni madhėshtore nga kujdestari i Xhamive tė Shenjta. Por pasi paria tė hyjė nė Kėshtjellėn e Qytetit, nė tė cilėn ishin sarajet e Pashait dhe njėherė e njė kohė ishte strehuar vetė Salahudin al-Ejubi, do tė ndodhte njė nga masakrat mė tė papara tė historisė sė Lindjes sė Mesme. Trupat shqiptare nėn udhėheqjen e Tosun Pashės, do tė rrethonin kėshtjellėn dhe masakrojnė brenda mureve tė saj tė gjithė bejlerėt e pabindur mamlukė, nė tė njėjtėn mėnyrė siē do tė bėnte edhe Ali Pasha disa vite mė vonė me kardhiqiotėt nė Toskėri. Nga masakra e Mehmetit do tė shpėtonte vetėm njė be i vetėm i cili pas kėsaj do tė mbushte me panik tė gjithė Egjiptin, pėr atė qė kishte parė...

    Zgjidhja e ēėshtjes mamluke do tė ndiqej nga Mehmet Aliu edhe me njė hap tjetėr tė rėndėsishėm drejt konsolidimit tė shtetit egjiptian. Pasi deri nė kėtė moment Mehmeti ishte mbėshtetur nė forcėn e ushtarėve shqiptarė, tė cilėt, jo vetėm qė ishin tė pakėt nė numėr, por shpesh edhe shumė tekanjoz, pas shkatėrrimit tė mamlukėve ai nisi themelimin e ushtrisė sė rregullt egjiptiane. Pėr kėtė arsye nė vitin 1814 ai nisi tė ndėrtoj ushtrinė e parė moderne tė Botės Islame, e cila nuk do tė ngrihej mė sipas stilit tė vjetėr tė ushtrisė osmane, por sipas skemave moderne tė ushtrive evropjane. Kjo forcė e re do tė quhej Nidham-i Xhedid apo Sistemi i Ri ushtarak. Ajo do tė drejtohej, strukturohej dhe stėrvitej nga njė kolonel francez i pashait, i quajtur Sčves, tė cilin Mehmeti do ta bindė tė kthehet nė musliman. Pas pranimit tė fesė shqiptare, Sevesi do tė emėrohet Sulejman Pasha. Nė ushtrinė e re, pashai fillimisht do tė rekrutonte skllevėr sudanezė, tė cilėt do t’i zėvendėsonte mė pas me fshatarė egjiptianė, tė njohur si fallāhīnė.

    Nėnshtrimi i Sauditėve

    Nė kohėn kur Mehmet Aliu ishte bėrė sundues i Egjiptit, nė Arabinė e sotme Saudite, qė nė atė botė ishte pjesė e Kalifatit Osman, familja e Saudėve, e inspiruar nga mėsimet e dijetarit arab, Muhamed Ibn Abdul Vahab, i cili kėrkonte reformimin e fesė islame dhe kthimin nė traditėn e sahabėve tė hershėm tė Islamit, kishte nisur tė krijojė shtetin saudit, sipas traditės selefiste. Megjithatė, krijimi i kėtij shteti nėnkuptonte copėtimin e kalifatit osman i cili trashėgohej nga dera e osmanėve qė nga viti 1517, kur sulltan Selimi I kishte marrė pushtetin shpirtėror tė kalifatit nga kalifi abasid i Kajros. Edhe pse mėsimet teuhidike saudite kėrkonin pastrimin e fesė nga bidatet dhe kthimin nė Islamin e pastėr tė kohės sė Profetit, ndalimi i haxhinjėve nga kryerja e Haxhit dhe pėr mė tepėr forma militante e Shtetit tė Parė Saudit pėrbėnte njė kėrcėnim pėr Dar al-Islamin dhe autoritetin e kalifit sulltan nė Stamboll. Sipas besimit tė shumicės sė besimtarėve muslimanė nė kėtė kohė, kalifi osman ishte njė pasardhės i kalifėve tė hershėm tė Islamit, tė cilėt amanetin e Kalifatit e trashėgonin qė nga koha profetit Muhamed nėpėrmjet katėr kalifėve tė drejtė, amanet qė mė pas e kishin marrė umajadėt, dhe mė pas abasidėt deri tė osmanėt. Duke e konsideruar rebelimin saudit kundėr normave tė sheriatit, shejhulislami dhe shejhėt e Azharit nxorrėn fetva qė Shteti Saudit tė vihet nėn kontroll dhe forma e dhunshme e luftės sė tyre tė ndalohej. Pėr kėtė arsye, Mehmet Aliu do tė dėrgonte djalin e tij, Tosun Pashėn nė Qytetet e Shenjta pėr t’ia kthyer ato fisit tė kurejshėve dhe kujdestarit tė tyre, sulltanit, dhe larguar nga to pushtuesit e Nexhdit. Fushatat e bijve tė Mehmet Aliut do tė pėrfundonin me sukses kur nė 1818 forcat shqiptaro – egjiptiane pushtuan kryeqytetin saudit, Darijan dhe burgosėn Abdullah ibn Saudin. Pas kėsaj, Ibrahim Pasha pushtoi edhe pjesėt e tjera tė Nexhdit dhe Hixhazit (1818 – 1820). Ndėrsa Abdullah ibn Saudi qė ishte kapur i gjallė, do tė dėrgohej nė Stamboll, pranė sulltanit. Edhe pse Ibrahim Pasha dhe Mehmet Aliu do tė kėrkonin faljen e tij, sulltani do ta dėnonte me vdekje Abdullahin nė sheshin e Gjylhanes nė Stamboll. Pėrveē fitoreve nė beteja, Ibrahimi morri nga sauditėt edhe njė nga kopjet mė tė vjetra tė Kuranit tė Shenjtė qė datonte qė nga koha e kalifit tė tretė tė Islamit, Osmanit. Kjo kopje do tė ruhet deri nė ditėt e sotme nė Top Kapė Sarajet nė Stamboll.

    Pas nėnshtrimit tė sauditėve, Mehmet Aliu vazhdoi tė fuste nėn sundimin e tij nga vitet 1820 deri me 1822 edhe provincat afrikane tė Nubisė, Sanarit dhe Kordofanit, qė pas kėsaj do tė njihen si Sudan. Pėr tė nėnshtruar ato, ai dėrgoi njė ekspeditė ushtarake prej 4000 vetėsh nė vitin 1820, qė komandohej nga djali i dytė i pashait, Ismail Pasha e cila nė 1823 realizoi themelimin e provincės sė Sudanit dhe shpalli Khartumin kryeqendėr tė vendit.

    Pėrballja me Terrorin Grek

    Nė kohėn kur Mehmet Aliu kishte nėnshtruar Sudanin dhe Arabinė Saudite, nė Ballkan me cytjen e fuqive perėndimore, grekėt po nisnin rebelimin e tyre. Ky rebelim do tė gjente momentin mė tė mirė tė shpėrthimit me rastin e vrasjes sė Ali Pashė Tepelenės nė Jug tė Shqipėrisė nga osmanėt. Vakumi ushtarak, politik dhe shpirtėror qė do tė krijohej pas vrasjes sė Aliut do tė ēlironte grekėt nga pushteti i shqiptarėve dhe zgjojė mes tyre ndjenjėn e pamvarėsisė. Duke qenė se Perandoria Osmane nė kohėn nė fjalė nuk kishte burimet e duhura njerėzore pėr tė shtypur rebelimin grek, dhe ky i fundit nisi spastrime tė egra etnike kundėr muslimanėve, sulltan Mahmuti II do tė kėrkonte ndihmėn e Mehmet Aliut pėr tė shtypur rebelimin. Valiu i Egjiptit qė nė kėtė kohė posedonte ushtrinė moderne tė Nizam-i Xhedidit, do t’i premtohej dhėnia nėn administrim e Kretės, Qipros dhe Moresė nė rast fitoreje.

    Megjithatė kundėrshtari grek nuk qėndronte i vetėm nė luftėn e tij. Pėrkrah tij qėndronin fuqitė perėndimore, tė cilat armatosėn dhe cysnin terrorin grek drejt qėllimit tė tij final, qė ishte krijimi i njė shteti grek dhe spastrimin etnik tė muslimanėve nga pjesa evropjane e perandorisė. Pas rebelimit grek qėndronte edhe klika e fanariotėve tė Stambollit, tė cilėt gėzonin njė pushtet tė konsiderueshėm politik dhe financiar nė perandori. Pėr mė tepėr, konflikti ndėrmjet Ali Pashės sė Janinės dhe sulltanit i kishte shėrbyer organizatės terroriste greke, Filiki Hetairia-s (Shoqata e Miqve) tė organizojė vetveten nė tė gjithė perandorinė dhe nėpėrmjet Aleksandėr Ipsilantit, qė ishte gjithashtu fanariot, tė nisė revoltėn e saj nė More, nė Mars tė vitit 1821, nė kohėn kur osmanėt mbanin tė rrethuar Ali Pashėn.

    Revoltės greke brenda njė kohe tė shkurtėr do ti bashkohej shumica e ishujve tė Egjeut, dhe lėvizja do tė shtrihej deri nė Gjirin e Korintit. Organizatat klefte apo bandat e hajdutėve do tė ishin forca kryesore e rebelimit grek. Duke pėrdorur terror dhe grabitje, Morea, Athina, Teba dhe Misolongjia do tė merreshin nė kontroll nga rebelėt grekė nė verė 1822, tė cilėt masakronin shqiptarėt dhe turqit muslimanė qė gjenin. Rebelimi grek arriti kulmin e tij nė Dhjetor tė vitit 1822 kur nė More, grekėt deklaruan pamvarėsinė e Greqisė dhe zgjodhėn njė rebel fanariot, Aleksandėr Mavrokordatos, si presidentin e tyre. Megjithatė, nė vitin 1823, pasi kishin vrarė shumė turq e shqiptarė, grekėt, nisėn tė luftojnė edhe njėri tjetrin. Nė kėto kushte kur forcat jeniēere tė sulltan Mahmutit II ishin treguar tė paafta pėr tė shtypur ekstremistėt, sulltani do tė kėrkonte ndihmėn e guvernatorit tė tij nė Egjipt, i cili sapo kishte fituar mbi sauditėt.

    Mehmet Aliu ishte i interesuar tė ndėrhyjė nė Greqi jo vetėm pėr sulltanin, por edhe pėr tė shpėtuar bashkėkombasit e tij shqiptarė, tė cilėt kishin parė tmerre me sytė e tyre nga terrori greko – ortodoks. Pėr kėtė arsye ai dėrgoi nė Shkurt 1825 djalin e tij, Ibrahim Pashėn me njė forcė prej 17.000 vetėsh nė Kretė dhe mė pas nė More. Sulmet e ushtrisė shqiptaro – egjiptiane do t’i mundin dhe mposhtin lehtė ekstremistėt dhe hajdutėrit grekė dhe ēojnė shpresat mes shqiptarėve tė Greqisė pėr vendosjen e rendit. Rendi do tė vendosej nė Greqi me ēlirimin e Misollongjisė nė 23 Prill 1826, kur shumica e kleftėve grekė do tė shpėrndaheshin dhe vendit do ti kthehej paqja sėrisht.
    Megjithatė me ardhjen nė pushtet tė Car Nikollės I nė fund tė vitit 1825 nė Rusi, ekstremizmi grek do tė sponsorizohej sėrisht nga blloku ortodoks. Nė 17 Mars 1826, cari rus do t’i kėrkonte sulltanit restaurimin e plotė tė privilegjeve ndaj grekėve tė Principaliteteve, autonomi pėr Serbinė dhe plotėsimin e kėrkesave tė banditėve grekė pėr pamvarėsi. Sulltani kėrkesės sė carit i’u pėrgjigjė me luftė, duke dėrguar flotėn e bashkuar osmano – egjiptiane nė Greqi. Nė Qershor 1827 trupat egjiptiane nėn udhėheqjen e Ibrahim Pashės, do tė hynin nė Athinė dhe pėrpjekjet pėr rebelime nga grekėt do tė bėhen tė pamundura. Por fuqitė evropjane qė ishin tė vendosura pėr krijimin e shtetit grek, nė 6 Korrik 1827 nėnshkruan njė traktat trepalėsh nė Londėr ndėrmjet Britanisė, Francės dhe Rusisė, i cili parashikonte ndėrhyrje tė pėrbashkėt pėr tė pushtuar tokat greqishtfolės tė Rumelisė. Pėr kėtė, nė Shtator 1827, flota e aleatėve do tė dėrgohej nė Mesdhe, bllokojė Dardanelet sėbashku me Morenė, dhe kėrcėnojė trupat e Mehmet Aliut me luftė. Duke hasur nė vendosmėrinė e Ibrahim Pashės qė refuzonte ēdo diktat perėndimor pėr tė lėshuar Rumelinė, mė 20 Tetor aleatėt e krishterė vendosėn tė pėrballen ushtarakisht me forcėn osmane. Duke qenė superior nė numėr dhe armatime, ata hynė nė portin e Navarinos dhe nisėn sulmet ndaj flotės osmane, tė cilėn e shkatėrruan totalisht duke vrarė mbi 8000 marinarė.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  2. #62
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Mosha
    39
    Postime
    1,969
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime
    Pėrplasja me Sulltanin

    Sulltan Mahmuti II ka qėnė njė nga sulltanėt mė tė paaftė tė Perandorisė Osmane, reformat e tė cilit do tė shkaktonin shumė pakėnaqėsi mes muslimanėve tė perandorisė. Pėr kėtė arsye ai shpesh edhe do tė njihej si ‘kaurr sulltani’ nga forcat konservatore tė perandorisė dhe ulematė, pasi reformat e tij krijuan vetėm kaos dhe shkatėrrim. Kėshtu vrasja qė ai orkestroi kundėr Ali Pashė Tepelenės, me cytjen e Husrev Pashės qė kishte inate personale me shqiptarėt qė nga Egjipti, jo vetėm qė nuk e forcoi perandorinė, por i dha shkas krijimit tė njė vakumi politik nė Rumeli qė ēoi nė krijimin e shtetit grek. Si pasojė e gabimeve tė tij, nė 1830 fuqitė e mėdha e detyruan tė pranojė pamvarėsinė e Greqisė, dhe dy vite mė vonė i morrėn ishujt Samos dhe Cyklade. Nė 5 Korrik 1830, francezėt do tė pushtonin Algjerinė, dhe nė 29 Gusht, Mahmuti II do tė njihte autonominė e shtetit serb, me nė krye Millosh Obrenoviēin. Nė kėtė skenė kaosi qė perandoria po kalonte, ku sulltani nė 1826 kishte shkatėrruar edhe trupėn e jeniēerėve dhe perandoria kishte mbetur pa ushtri, atė mund ta shpėtonte vetėm njė njeri: valiu shqiptar i Egjiptit. Por kėshilltarėt e sulltanit me nė krye Husrev Pashėn, e urrenin Mehmet Aliun dhe i’a kishin frikėn se mos merrte fronin osman, dhe krijonte mė pas kėsaj njė kalifat pėr vete. Pas luftės nė Greqi, Mehmeti kishte kėrkuar nga sulltani tė administrojė Sirinė ku fshiheshin ende shumė armiq tė tij. Megjithatė sulltani e kishte refuzuar kėtė. Duke parė qė sulltani kishte nisur qė nė vend se tė merrej me ruajten e perandorisė, tė vriste pashallarėt e tij saj lartė e poshtė, Mehmet Aliu i dha mbėshtetje mikut tė tij nė Shkodėr, Mustafa Bushatit dhe Kapudan Husein Gradashqeviēit nė Bosnjė kur tė fundit u rebeluan kundėr reformave tė Mahmudit II. Mahmuti qė i’a kishte frikėn valiut tė tij tė fuqishėm, urdhėroi guvernatorin e Sirisė tė pėrgatitet pėr ta sulmuar. Por Mehmet Aliu e mėsoi kėtė nė kohė dhe vendosi ta aneksojė Sirinė paraprakisht, ku edhe fshiheshin rreth 6000 fellahinė qė kishin dezertuar nga ushtria gjatė luftės. Pėr tė pushtuar Sirinė, ai dėrgoi tė birin, Ibrahim Pashėn, i cili duke komanduar njė armatė detaro – tokėsore brenda njė kohe rekord do tė pushtonte Gazėn, Xhafėn, Jeruzalemin dhe Haifėn, dhe mė pas Akren pas njė rrethimi tetė mujor (16 Nėntor 1831 – 27 Maj 1832). Me ndihmėn e emirit tė Libanit, Bashirit II al-Shihabi, pjesa e mbetur e Sirisė, Sidoni, Bejruti, Tripoli dhe mė nė fund Damasku do tė kalonin nė duart e Ibrahimit nė 18 Korrik 1832.

    I trėmbur nga sukseset e Mehmetit, sulltani deklaroi luftė tė hapur kundėr tij dhe tė bijve nė Mars 1832 ndėrsa caktoi Aga Huseinin, guvernatorin e Edirnesė, pėr tė drejtuar fushatėn ushtarake. Por kur trupat osmane hynė nė Siri, nė krah tė shqiptarėve u ēuan tė gjithė arabėt, nga tė cilėt ushtria osmane do tė thyhej nė Homs dhe Belen. Megjithatė, Mahmuti dėrgoi njė ushtri tė dytė kundėr Ibrahim Pashės, me kryevezirin Reshit Mehmet Pasha. Por edhe kėsaj radhe, apo mė saktė nė 21 Dhjetor 1832 Ibrahimi do t’i thyente osmanėt nė dyert e Konjės dhe vazhdojė avancimin drejt Stambollit. Tė tronditur se mos Perandoria Osmane kalonte nė duart e valiut tė Egjiptit, car Nikolla do tė dėrgonte mė 27 Dhjetor njė misioni ushtarak nė Stamboll, i cili bindi sulltanin tė pranojė ardhjen e trupave ruse nė ndihmė tė tij. Por nė tė njėjtėn kohė Ibrahim Pasha vazhdonte marshin e tij nėpėr Anadoll duke pushtuar Kutahjanė (2 Shkurt 1833), dhe mė pas dimėroi nė Bursa, vetėm 50 milje larg kryeqytetit. Sulltani qė nė kėto momente ndjehej i terrorizuar nga trupat e valiut tė tij, do t’i jepte leje flotės ruse tė hyjė nėpėrmjet Detit tė Zi pėr tė ndihmuar nė mbrojtjen e Stambollit. Rusėt arritėn nė Bosfor mė 20 Shkurt dhe vendosėn tendat e tyre pėrgjatė Bosforit, nė Hynqar Iskelesi. Ky fakt shkaktoi njė rebelim dhe indinjatė tė thellė mes ulemave tė perandorisė, tė cilėt nuk mund tė pranonin qė njė ushtri ortodokse tė mbronte njė vend musliman nga njė ushtri muslimane.

    Muhamed Aliu qė e kuptoi panikun e sulltanit dhe marrėzitė qė ai mund tė bėnte me rusėt, pėr t’a qetėsuar i ofroi paqe dhe i kėrkoi nė shkėmbim marrjen nėn kontroll tė Sirisė edhe Cilicisė. I tmerruar nga forca e ushtrisė egjiptiane, Mahmuti u detyrua tė pranoj tė gjitha kėrkesat. Nė negociatat qė u zhvilluan nė Kytahja mė 29 mars 1833, Mustafa Reshit Efendiu qė pėrfaqėsonte sulltanin i dha tė drejtė Ibrahim Pashės tė jetė guvernator i Damaskut dhe Alepos dhe muhasėl i Adanasė. Ndėrsa Mehmet Aliu u konfirmua guvernator i Egjiptit dhe Kretės, dhe Ibrahimi u emėrua gjithashtu guvernator i Xhides, duke i mundėsuar nė kėtė mėnyrė familjes shqiptare, kontrollin mbi pjesėn mė tė madhe tė botės arabe. Pas kėsaj, Ibrahim Pasha evakuoi Anadollin, ndėrsa nė Aleksandri, arabėt qė nuk kishin parė nė historinė e tyre njė forcė tė kėtillė ushtarake festonin pėr fitoren e pashait e tyre, ndėrsa dervishėt dhe ulematė e Kajros e krahasonin atė me Iskandėr Dhulkarnejnin e tregimeve kuranore, apo me “Aleksandrin me dy brirė." Nė kėtė mėnyrė Mehmet Ali Pasha, shqiptari nga Zėmblaku i Korēės do tė bėhej sunduesi i Sirisė, Egjiptit, Hixhazit nė Arabi, Sudanit dhe Kretės.
    Historiani amerikan Uilliam Broun Hodgson, qė shkroi pėr Pashėn shqiptar nė kėtė kohė, apo mė saktė nė mars tė vitit 1835 nė Uashington, e pėrshkruante atė si njė burrė me shtat mesatar qė nė kėtė kohė numėronte rreth 67 vjeē dhe gėzonte shėndet tė mirė. Fytyra e tij ishte kuqalashe, me sy tė vegjėl dhe plot shėndet, dhe ngjante mė shumė me ato tė tatarėve sesa tė osmanėve tė Stambollit. Pashai kishte sy gri tė errėt dhe vishej thjeshtė, ndėrsa mbante njė ēallmė nė kokė. Ai ngrihej herėt nė mėngjes, nė kohėn e sabahut ku pasi kryente namazin e mėngjesit, mblidhte divanin dhe merrej me punėt shtetėrore. Pas akshamit kthehej nė harem, ku ose lexonte vetė, ose njerėzit e tij tė afėrt, siē ishte e bija e myftiut, apo ndonjė zonjė e madhe, lexonte pėr tė. Kohėt e fundit, shtonte Ulliam Broun, pashai lexonte ‘Espirit des loix’ tė Monteskieut, ndėrsa disa vite mė parė kishte lexuar Makiavelin dhe kodin e Napoleonit.


    Nga Vali nė Khedive

    Fitorja e vitit 1833 nuk do tė ishte e mjaftueshme pėr vendosjen e fatit tė dinastisė sė Mehmet Aliut. Pėr t’a mbajtur atė, pashait i duheshin burime tė shumta financiare dhe pėr mė tepėr garanci politike. Nga ana financiare, pashai do tė nxiste industrializimin masiv tė Egjiptit dhe modernizimin e ekonomisė. Duke ndėrtuar fabrika moderne tė pėrmasave perėndimore dhe futur vendin nė tregjet dhe konkurrencėn ndėrkombėtare ai i dha ekonomisė egjiptiane mundėsinė e qėnies sė pamvarur nga qendra e perandorisė. Njė nga produktet kryesore qė Mehmet Aliu do tė zhvillonte nė Egjipt do tė ishte pambuku, i cili do tė sillte fitimet mė tė mėdha pėr ekonominė egjiptiane. Megjithatė duke qėnė se ky mall ishte i lidhur shumė me eksportin, krizat ndėrkombėtare tė viteve 1836-7 do ta godisnin rėndė prodhimin e tij dhe ekonominė e vendit. Megjithė zhvillimet ekonomike dhe forcėn ushtarake, zyrtarisht, Mehmet Aliu dhe Egjipti i kėsaj kohė vazhdonin tė qėndronin nėn varėsinė e sulltanit dhe zyrtarisht ai ishte njė vali apo guvernator i thjeshtė. Pėr tė krijuar njė mbretėri tė tijėn nė vitin 1838, Mehmeti vuri nė dijeni fuqitė evropjane qė kishin ndihmuar sulltanin mė parė, se ai synonte tė shkėputet nga varėsia nga Stambolli. Reagimi negativ i Evropės ndaj deklaratės sė Mehmetit do tė shtynte sulltan Mahmutin II tė provojė sėrisht forcėn me pashain. Ai e deklaroi atė tradhėtar dhe dėrgoi kundėr Ibrahim Pashės njė ushtri, e cila do tė thyhej nė brigjet e Eufratit nga Ibrahimi nė Qershor 1838. Me vdekjen e sulltanit nė tė njėjtin muaj, Husrev Pasha i cili ishte dėbuar nga Egjipti kohė mė parė, do tė krijonte hasmėrira tė reja nė Stamboll tė cilat do tė kulminonin me arratisjen e kryeadmiralit me tė gjithė flotėn osmane nė Aleksandri nė anėn e valiut shqiptar.

    Por sulltani i ri qė erdhi nė Stamboll, Abdul Mexhidi, i cili mesa duket kuptoi gabimet e pararendėsit tė tij dhe kuptonte rėndėsinė e Mehmet Aliut pėr perandorinė, i ofroi tė fundit tė drejtėn e trashėgimisė sė sundimit nė Egjipt, duke e shpallur khedive. Pashai nga ana e tij kėrkoi tė trashėgoj sundimin edhe mbi Sirinė dhe Adananė. Por fuqitė evropjane me nė krye Britaninė, Prusinė, Austrinė dhe Rusinė qė frikėsoheshin nga forca e pashait dhe planifikonin tė kolonizojnė herėt a vonė Lindjen e Mesme, vendosėn nė njė traktat tė nėnshkruarn nė Londėr nė Korrik tė vitit 1840 tė lejojnė Mehmet Aliun tė sundojė vetėm mbi Egjiptin dhe Akren. Meqė Mehmet Aliu nuk pranoi ultimatumin e perėndimorėve, tė fundit do tė sulmonin posedimet e tij nė Bejrut nė fund tė vitit 1840. I pėrballur me agresionin perėndimor, pashai do tė pranonte fermanin e sulltanit nė Qershor 1841 si sundimtar i Egjiptit.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  3. #63
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Mosha
    39
    Postime
    1,969
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime
    Mbretėria e Egjiptit

    Pas nėnshkrimit tė paqes me sulltanin, Mehmet Aliu i thyer nė moshė do tė kalonte vitet e mbetura tė jetės sė tij nė paqe. Ai do tė pėrpiqej fuqimisht tė ndėrtojė ekonominė egjiptiane dhe ndėrtojė marrėdhėnie tė mira me Stambollin dhe sulltanin, tė cilin edhe e vizitoi nė vitin 1846. Nė kėtė kohė, Pashai nisi tė afrojė rreth vetes shqiptarėt e tij nga Kavalla dhe pjesėt e tjera tė Greqisė qė tashmė ishin dėbuar nga vatrat e tyre nga terrori grek, duke ju dhėnė toka dhe pasuri tė shumta. Si rrjedhojė shqiptarėt do tė themelojnė koloni dhe pasuri tė shumta nė Aleksandri, Kajro dhe gjetkė tė cilat do t’i gėzojnė deri nė vitet 1952 kur i fundit i dinastisė sė Mehmet Aliut do tė sundonte nė Egjipt. Pėrveē shqiptarėve pashai ofroi rreth vetes edhe shumė kėshilltarė evropjanė tė cilėt nė pjesėn mė tė mirė tė rasteve konvertoheshin nė fenė Islame. Nė vitin 1847 ai do tė largohej nga pushteti si pasojė e moshės sė thyer dhe zėvendėsohej nga i biri, Ibrahimi, i cili do tė sundoj deri nė 1848. Ibrahimi do tė ndiqej mė pas nga Abazi (1848-54) qė ishte i biri i Tosunit, qė u ndoq mė pas nga Saīdi (1854-63), Ismaili (djali i Ibrahimit), nga Tefiku (1879 – 1892), Abazi II (1892 – 1914), Fuati dhe mė nė fund Faruku i cili u rrėzua nga pushteti nė vitin 1952.

    Rrėnimi dhe kolonizimi i Egjiptit

    Me vdekjen e Ibrahimit dhe Mehmetit, dinastia e shqiptarėve nė Egjipt nisi tė dobėsohet ndjeshėm. I vetmi qė u mundua tė modernizoj vendin ishte khedive Ismaili qė sundoi nga 1863 nė 1879. Megjithatė i fundit duke marrė borxhe tė shumta e zhyti vendin nė mjerim duke e kthyer nė pre tė bankierėve perėndimorė. Megjithatė nga koha e Ismailit Egjipti pėrfitoi themelimin postal, modernizimin e ushtrisė, ndėrtimin e hekurudhave, telegrafit dhe mbi tė gjitha ndėrtimin e kanalit tė Suezit i cili u inaguruar nė 1869. Por kostoja e lartė e kanalit tė Suezit do tė sillte shkatėrrimin mė tė madh pėr regjimin e Ismailit i cili u detyrua t’ia shesė kanalin fajdexhijve tė tij, britanikėve. I zhytur nė borxhe Egjipti i Ismailit do tė shndėrrohej pak e nga pak nė njė koloni britanike deri sa nė 1882 britanikėt morrėn tė gjithė vendin nėn kontroll ndėrsa vazhdonin tė mbajnė nė pushtet dinastinė shqiptare pėr tė legjitimizuar pushtimin e tyre, deri nė vitin 1952 kur mbreti Faruk do tė rrėzohej nga pushteti nga gjenerali nacionalist egjiptian Xhemal Abdul Naser.

    Pamje nga xhamia e Muhamed Ali



    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Postime
    65
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    po per pasardhesit e tij dini ndonje gje

  5. #65
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Mosha
    32
    Postime
    5,654
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    po per pasardhesit e tij dini ndonje gje
    Janė shpėrngulur nė Francė. Kam dėgju se pinjolli i fundit ėshtė martuar me njė princeshė persiane.

    Nuk e di pse Egjipti ėshtė magnet pėr sundimtarėt shqiptarė:

    Thothi
    Ptolemeu
    Mehmet Ali Pasha

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Principat
    Anėtarėsuar
    13-06-2009
    Postime
    165
    Faleminderit
    6
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga akodra Lexo Postimin
    po per pasardhesit e tij dini ndonje gje
    ▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼▼ ▼▼▼▼▼▼▼▼▼

    Citim Postuar mė parė nga J@mes Lexo Postimin
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Principat : 06-03-2012 mė 14:27

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Principat
    Anėtarėsuar
    13-06-2009
    Postime
    165
    Faleminderit
    6
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Janė shpėrngulur nė Francė. Kam dėgju se pinjolli i fundit ėshtė martuar me njė princeshė persiane.

    Nuk e di pse Egjipti ėshtė magnet pėr sundimtarėt shqiptarė:

    Thothi
    Ptolemeu
    Mehmet Ali Pasha
    Ndoshta per arsye kulturore, trashegimie ... hmmm ?

  8. #68
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,196
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Keta rob..m as qe e kane pranuar Kosoven si shtet te pavarur , gje qe u priste nga nder shtetet e para ta pranoje .... pastaj me lidhni Fen me gjdo lloj rrace si nga ne Muslimanet qe i perkas vetem ketij religjioni ashtu edhe te Krishteret .

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anėtarėsuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,222
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Tash keta nuk sundojn egjyptin, kjo mbreteri e ka humb pushtetin atje me ardhjen e abdul gander naserit keshtu me duket e ka pas emrin, ky eshte ardh me ndihmen e titos, ku dhe paten themelu bashk me nehrun bllokun e shteteve te pamvaruna,por dhe me ndihmen e rusis per ta zhduk ket familje mbreterore, te cilet kan pesu humbje te medha dhe kan emigru ne itali .

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-03-2006
    Postime
    105
    Faleminderit
    1
    0 falenderime nė 0 postime

    PERANDORIA sHQIPTARE

    Citim Postuar mė parė nga BARAT Lexo Postimin
    Ke te drejte nje 'Q' shqipe mbase nuk eshte "K" turke

    Ai u rrit nga njerku, por babin e vertet une kam lexuar se e kishte nga Nishi.

    Gjithsesi, qe te mos dalimplotesisht jashte teme, nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Shqiptari i radhes qe beri reforma ne Turqi, ashtu si dhe Mehmeti ne Evgjyptri, ose me sakte ne Misir. Edhe pse nuk krijuam kurre perandori, nuk do te thote qe nuk ishim te zote t'i drejtonim ato...
    -Sikur Perandoria romake,qe ne te vertete ishte Perandori gjermane (gjermanet perbenin shumicen e popullesise se saj) - edhe Perandoria osmane duhet te quhej Perandori shqiptare,pasi shqiptaret (arbreshet,arvanitet)-e perbenin popullesine me numerike pas ēlirimit te Ballkanit nga sllavet mizor.

  11. #71
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetė se di.... :)
    Postime
    821
    Faleminderit
    17
    5 falenderime nė 5 postime
    Shohė qė disa kėtu nėnēmojnė vlerėn e Mehmet Ali Pashės, pėr 'ta kam vetėm njė koment. Shumė lehtė ėshtė sot tė bėhemi tė gjithėdijshėm dhe tė vlerėsojmė dikėnd sipas kushteve moderne por mos harroni vetėm njė gjė. Shikoni vetėm vendet se ku ndodheshin shoqėritė e Rilindasve, ku nė pushtet ishin si p.sh. nė Egjipt ose nė Rumuni persona me prejardhje shqiptare. Ju duhet qė ti bėni vetėm njė pyetje vetes suaj, vallė a ishte kjo njė rastėsi qė kėto shoqėri Rilindase zgjodhėn kėto vende pėr bazė tė tyre apo kishte ndonjė shkak tjetėr qė kėto vendosen aty?
    Pėr mua roli historik i Mehmet Aliut gjendet brenda kufijve tė historisė shqiptare edhe pse nė mėnyrė direkte nuk bėri asgjė (sipas disave kėtu) pėr shqiptarinė.
    Shqiptari qė derdhė gjak shqiptari nuk meriton tė quhet shqiptarė

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    499
    Faleminderit
    4
    6 falenderime nė 6 postime
    Mehmet Ali pasha kaqen afer te nje fitores vendimtare,me futur ner kembe perandorin otomane,
    ,por anglia e rusia e kane ndaluar ne Anadoll.

  13. #73
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    1,577
    Faleminderit
    35
    78 falenderime nė 72 postime

    Mehmet Ali Pasha (1769-1849)

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 03-08-2015 mė 12:37

  14. #74
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    1,577
    Faleminderit
    35
    78 falenderime nė 72 postime

    Pėr: Mehmet Alia albanian pasha in egypt ( part 1


  15. #75
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    1,577
    Faleminderit
    35
    78 falenderime nė 72 postime

    Pėr: Mehmet Ali Pasha (1769-1849)


  16. #76
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime

    Pėr: Mehmet Ali Pasha (1769-1849)

    Luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm nė organizimin e lėvizjeve antiosmane nė atdheun e tij nė Shqipėri


    MEHMET ALI PASHA krijuesi i Egjiptit moderrn-BESIMTARI TOLERANT QÉ FLISTE SHQIP


    - Ai e lidhi Egjiptin me Europėn e vėēanėrisht me Francėn

    - Mehmet Aliu pėrdorte pėrkthues, sepse nuk mėsoi kurrė arabisht

    - Shqiptar jam dhe shqiptar do tė vdes, ndonėse u pėrpoqa tė bėhem edhe Egjptian i mirė

    - Nė vitin 1831 Mehmet Aliu u ngrit kundėr varėsisė sė Egjiptit nga Perandoria Osmane

    - Nė prill tė vitit 1831 u lidh me krerėt e lėvizjes kundėrosmane nė Shqipėri, si me Mustafa Pashė Bushatlliun, Zylyftar Podėn, Tafil Buzin



    Harallamb Kota


    KRIJUSI I GJIPTIT MODERN

    Mehmet Ali Pasha themelusi i Egjiptit modern ishte me kombėsi shqiptare. Mehmeti lindi nė vitin 1769 nė Zemblak tė Korēės dhe pas shumė vitesh shėrbimi nė ushtrinė osmane u gradua gjeneral. Nė krye tė njė batalioni me shqiptarė, marshoi drejt Egjiptit, ku pas pėrpjekjeve me francezėt e ēliroi atė nga zgjedha Bonopartiste. Pas largimit tė ushtrisė franceze nė vitin 1804 mori pushtetin dhe u njoh nga Porta e Lartė si mėkėmbės i sulltanit. Nė vitin 1805 mori titullin Pasha dhe emėrohet nga Sulltani guvernator i Egjiptit. Nė krye tė kėsaj detyre, filloi luftėn kundėr sundimtarėve vėndas feudalėve mamėlykė dhe nė vitin 1811 asgjėsoi ushtrinė e tyre. Duke parė situatėn e prapambetur tė Egjiptit tė asaj kohe, nė vitin 1811 mori pėrsipėr zhvillimin e atij vėndi. Nė vitin 1823 themeloi shtetin e Sudanit dhe nė vitin 1831 u detyrua tė pushtoj Sirinė. Mehmet Aliu u ngrit kundėr varėsisė sė Egjiptit nga Perandoria Osmane. Pas betejės sė 1839, ku djali i tij theu ushtritė osmane, vuri nėn pushtetin e vet Sirinė, Arabinė, Kretėn e Kilikinė dhe rezikoi drejtpėrdrejt Stambollin. Me ndėrhyrjen ushtarake tė Anglisė mė 1840 humbi pushtetin mbi kėto teritore dhe pavarėsinė nga sulltani. Mė 1841 u kthye nė vasal i sulltanit dhe u njoh nga Porta e Lartė dhe fuqitė perėndimore si sundimtar i Egjiptit. Mehmet Ali ndėrtoi nė qytetin e Kajros kėshtjellėn e Kadivit, e pėrngjashme me kėshtjellat e Beratit, Krujės dhe Shkodrės’ dhe vendosi atje familjen e tij mbretėrore. Pranė kėshtjellės ku ai banonte, themeloi njė lagje tė re tė cilėn e quajti Zemelak, nė kujtim tė Zemblakut tė Korēės, fshatit tė tij tė lindjes’ dhe vendosi atje vetėm shqiptar. Gjatė sundimit, ai u shpreh si reformator i madh, i drejtė dhe trim, duke u ngjitur nė lartėsinė e “Themelusit tė Shtetit Modern Egjiptian”.


    APLIKANT I FESÉ POR ASPAK FANATIK

    Si njė udhėheqės largpamės, edhe pse fetar por aspak fanatik, ai e lidhi Egjiptin me Europėn e vėēanėrisht me Francėn, qė e emancipoi vėndin nga pikpamja politike, ekonomike dhe kulturore. Mehmet Aliun e mbėrtheu njė pasion aq i madh pėr Francėn, sa mund tė thuhet se Rilindja e Perandorisė sė Faraonėve tė Lashtė, ėshtė pasojė e njė aleance franko-shqiptare.


    SUNDIMTARI I MISIRIT FLISTE VETÉM SHQIP

    Mehmet Aliu pėrdorte pėrkthues, sepse nuk mėsoi kurrė arabisht. Ai fliste shqip dhe i shkruante fjalėt shqipe me gėrma turke. Nė takimet me pėrfaqėsuesit e shteteve tė ndryshme, ai thoshte shpesh: Unė jam shqiptar. Kur ata e pyesnin pse e pėrdorte kaq shpesh kėtė shprehje, ai pėrgjigjej: I tillė jam dhe gjuha ime ėshtė shqipja. A nuk mė dėgjoni kur u flas rojeve!. Shqiptar jam dhe shqiptar do tė vdes, ndonėse u pėrpoqa tė bėhem edhe Egjptian i mirė. Mehmet Aliu vdiq nė vitin 1849 nė qytetin e Aleksandrisė, duke lėnė njė dinasti tė fortė shqiptarėsh.


    ROLI I TIJ NE KRYENGRITJET SHQIPTARE KUNDÉR PERANDORISÉ OSMANE

    Mehmet Ali Pasha luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm edhe nė organizimin e lėvizjeve antiosmane nė atdheun e tij nė Shqipėri. Pėr realizimin e shkėputjes sė Shqipėrisė nga varėsia e Perandorisė Osmane, Mehmet Aliu u lidh me krerėt e lėvizjes kundėrosmane nė Shqipėri. Pas shėmbjes sė pashallėkut tė Janinės, tė prekur nga reformat centralizuese osmane, mjaft udhėheqės popullorė, u hodhėn nė radhėt e krerėve feudalė tė pakėnaqur dhe morėn pjesė nė kuvendin e Beratit tė vitit 1828. Ndėr emėrat mė tė dėgjuar ishin Zylyftar Poda, qė kishte shėrbyer pėr njė kohė tė gjatė pranė Ali Pashė Tepelenės me funksionin e armėmbajtėsit dhe Tafil Buzi bashkėpunėtori i tij.

    Nė vitin 1831 Mehmet Aliu u ngrit kundėr varėsisė sė Egjiptit nga Perandoria Osmane dhe nė prill tė vitit 1831 u lidh me krerėt e lėvizjes kundėrosmane nė Shqipėri, si me Mustafa Pashė Bushatlliun, Zylyftar Podėn, Tafil Buzin etj.’ dhe i pėrkrahu ata.

    Mustafa Pasha, sundimtari i fundit i dinastisė sė Bushatllinjve, vazhdues edhe pse me lėkundje i luftės pėr autonomi nga Porta e Lartė tė pashallėkut tė Shkodrės, qysh kur erdhi nė fuqi ndoqi politikėn tradicionale pėr tė ruajtur tolerancėn fetare, pėr tė pėrkrahur tregėtinė nė Shqipėrinė e veriut, duke pėfituar edhe nga rrethanat e krijuara gjatė “bllokadės kontinentale” tė Napoleonit. Pas vrasjes sė Ali Pashė Tepelenės, Mustafa Bushatlliu si dhe tė tjerė krerė feudal shqiptar tė Gegėrisė dhe Toskėrisė, u drejtuan kundėr politikės centralizuese tė Portės. Masakra e Manastirit nė verėn e vitit 1830, fermani i sulltanor qė i hoqi nga dora sanxhakėt e Ohrit e tė Elbasanit dhe urdhėri pėr tė zbatuar masat centralizuese nė sanxhakun e Shkodrės e shtynė vezirin Bushatlli tė hidhej mė nė fund nė kryngritje tė hapur kundėr sulltanit. I mbėshtetur nga krerėt feudalė tė veriut dhe nga Zylyftar Poda nė jug si dhe me pėrkrahjen e Mehmet Ali Pashės sė Misirit filloi nga veprimet nė prill tė vitit 1831. Ushtria shqiptare korri mė 21-23 prill dy fitore, por megjithatė kryengritja nuk ariti tė pėrgjithėsohej. Bushatlliu u tėrhoq nė kėshtjellėn e Shkodrės. Pas disfatės sė Bushatlliut, Zylyftar Poda i mbetur pa asnjė ndihmė u thye nė maj tė 1831 nga forcat osmane dhe u tėrhoq nė kėshtjellėn e Melesinit, nė Leskovik ku bėri njė qėndresė tė rreptė dhe mė pas u strehua nė Kretė te Mustafa Pashė Gjiriti me origjinė nga krahina e Korēės. Nė pranverė tė vitit 1833 Zylyftar Poda pranoi tė vinte nė jetė planin e hartuar nga disa krerė feudalė shqiptarė dhe nga Mehmet Ali Pasha i Misirit, por nuk mundi tė zbarkonte nga Kreta nė Sarandė dhe plani dėshtoi. Nė vitin 1834, Tafil Buzi hyri nė lidhje me krerėt kryengritės kundėr reformave tė para osmane me Hodo Nivicėn dhe Zejnel Gjolekėn. Me ftesė tė kryengritėsve tė Beratit mori detyrėn e udhėheqėsit ushtarak dhe tė ndėrlidhėsit tė kryengritėsve me Mehmet Aliun e Misirit. Nė ditėt e para tė vitit 1835 kryengritėsit u shkėputėn autoriteteve vendore osmane disa tė drejta vetqeverisėse, qė nuk u njohėn nga Stambolli. Tafil Buzi nisi njė kryengritje tė re, por nuk gjeti pėrkrahje te paria e Beratit, prandaj shpėrndau njė thirje drejtuar popullit qė e ftonte tė rokte armėt pėr tė dėbuar qeveritarėt osmanė. Gjatė kryengritjes sė Shkodrės bėnte thirje popullsisė tė mos furnizonte me drithė ushtrinė osmane. Nė vjeshtėn e vitit 1835 me urdhėr tė sulltanit u vra udhėheqėsi popullor Zylyftar Poda bashkė me fėmijėt, ndėrsa pronat e familjes sė tij i kaluan arkės shtetėrore.

    Mė 1836 Tafil Buzi nė bashkėpunim me prijėsit popullor Hodo Nivica dhe Zejnel Gjoleka, u orvat edhe njė herė tė organizonte kryengritjen nė krahinėn e Vlorės. Ndėrsa nė vitit 1847 ata ishin organizatorėt dhe udhėheqėsit popullor tė kryengritjes sė fshatarėsisė tė Shqipėrisė jugore kundėr Tanzimatit, dhe kundėr politikės centralizuese osmane. Gjatė kryengritjes, Kuvendi i Mesaplikut e zgjodhi Zejnel Gjolekėn kryetar tė Komitetit Lidhja Kombėtare dhe komandant i forcave kryengritėse. Me shtypjen e saj, Zejnel Gjoleka u kap dhe u internua nė vise tė thella tė Anadollit, ndėrsa Hodo Nivica u internua nė Stamboll ku edhe vdiq. Pas vdekjes sė Mehmet Aliut nė vitin 1849 nė qytetin e Aleksandrisė, kryengritjet popullore antiosmane nė Shqipėri do tė mernin zhvillime tė reja dhe do tė bėheshin edhe mė tė fuqishme. Lėvizja Kombėtare Shqiptare u ngjit nė njė nga majat e saj, kur nė qershor tė vitit 1878, nė qytetin e Prizerenit u krijua “Lidhja e Prizerenit”. Pas kėtij viti fatet e Shqipėrisė i morėn nė dorė Rilandasit tanė tė Mėdhenj tė cilėt e organizuan popullin nė kryengritjen e madhe me kėrkesat mė tė domosdoshme, pėr mėvehtėsinė e Shqipėrisė nga Porta e Lartė, pėr njėsimin e Gjuhės Shqipe, hapjen e shkollave shqipe etj. Elementi bashkues i shqiptarėve me besime tė ndryshme ishte thirja: “ Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”.

    Telegraf

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 11:52
  2. Zonja e Zezė Nexhmije Hoxha
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-11-2010, 19:03
  3. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  4. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •