Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 76
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e theodora*
    Anėtarėsuar
    16-01-2004
    Postime
    879
    hmmmmmmmmmmmmm
    mesa shikoj une ,na duhen dhe ca te zjuar si ai Aliu se ku i dihet?
    mund te rregullohet dikur dhe Albania.

  2. #22
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anėtarėsuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    Per mua kjo teme qe ke hapur ketu ti Kryeplak nuk ka vend fare . Ti kete mund ta coje ke historia , por jo ketu ke "elita kombetare ". Nuk e di se a e di cfare kupton ti me fjalen "elite " . Nese vertet e kupton se cfare do te thote "elita kombetare", per Shqiperin ky lloj Shqiptari nuk ka vlera fare . Ti vet e thua se :

    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    [COLOR=RoyalBlue] E verteta eshte se Muhamed Aliu, ne kundershtim me Ali Pashain, nuk beri gje per Shqiperine, biles njihet si dhe nga shtypesit me te medhenj te kryengritjeve arvanitase ne Greqi. Por ne shtetin e tij Shqiptaret ishin ata qe qeverisnin, ne nje kohe qe Egypti ishte bere qender ekonomike e Mesdheut ne saj te prijesit Shqiptar sigurisht. Shqiptaret ne shtetin e M.Aliut ishin ber si nje klase aristokrate mbi Turqit, Arabet e popullsite e tjera te vendit. falemiNDERit

    Ketu tek ky nenforum besoj se zene vend ata qe dhan per Shqiperin sic jane Skenderbeu , rilindasit etj etj , por jo Shqiptar si ky apo disa qe kur dalin nga Shqiperia nuk duan te dine me per Shqiperin , ka bile disa qe mohojn dhe idenditetin sic ishte ai sportisti ne Greqi .

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Tirana, sipas menyres qe ke arsyetuar me lart, edhe Nene Terezen duhet ta heqim nga "Elita Kombetare".
    Apo e kam kuptu gabim ate qe ke shkrujt?


    Edhe Nene Tereza, larg Shqiperise ka punu, shume larg, per te tjere. Por ka qene njeri me zemer te madhe, ka qene njeri qe meriton vleresim. Dhe meqe eshte shqiptare futet tek Elita Kombetare.
    E njejta gje eshte edhe me njerez si Shqiptari qe themeloi mbreterine e Egjiptit.

    Besoj se jo vetem qe nuk ka ndonje gje te keqe ne njohjen dhe ruajtjen e identitetit te figurave si Muhamed Ali, por perkundrazi eshte ne dobi te popullit shqiptar.

    Para ca kohesh, Bob Dylan (kengetar i famshem Amerikan), ne nje liber te tijin kishte shkruar se ishte me origjine turke. Gazetat Turke u mbushen me shkrime per te. Televizionet, ate dite, e dhane ne ēdo edicion kete lajm.

    Gjithe te mirat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 25-01-2005 mė 11:53

  4. #24
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anėtarėsuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    Citim Postuar mė parė nga [xeni]
    Tirana, sipas llogjikes tende edhe Nene Terezen duhet ta heqim nga "Elita Kombetare".
    Apo e kam kuptu gabim ate qe ke shkrujt me lart?

    Xeni !

    Mos krahaso vlerat e Nene Terezes me te Muhamet Aliut . Nene Tereza jo qe se mohoj idenditetin e saj si Shqiptare , por ajo kohet e fundit te demokracise e ndihmoj shume vendin e saj .

    Nese ai nuk ka dhene asnje kontribut dhe ka luftuar kunder vendit te tij , une nuk mund ti them atij elite Kombetare , edhe pse eshte Shqiptar . Kjo mund te futet ne Histori , se Shqiptaret vertet mund te ken qene te zgjute e inteligjent , por jo per vendin e tyre . Nuk eshte vetem Muhamet Aliu , ka shume vipa ne bote me origjine Shqiptare qe kan lene emer , por per vendin e tyre nuk kan bere asgje .

    Tirana

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Nejse, une e ndryshova (zgjreova) pak shkrimin tim.

    Nuk dua te bej krahasime, por thjesht dua te them diēka: Eshte e rendesishme t'i njohim keto figura. Pastaj sejcili ka vendin e vet. Dikush me lart e dikush me poshte. Dikush do vleresohet me shume e dikush me pak.

    Pershendetje Tirana

  6. #26
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anėtarėsuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    Citim Postuar mė parė nga [xeni]
    Nejse, une e ndryshova (zgjreova) pak shkrimin tim.

    Nuk dua te bej krahasime, por thjesht dua te them diēka: Eshte e rendesishme t'i njohşm keto figura. Pastaj sejcili ka vendin e vet. Dikush me lart e dikush me poshte. Dikush do vleresohet me shume e dikush me pak.

    Pershendetje Tirana
    Une nuk them se nuk duhet ti njohim . Bile une jam shume kurioze te njoh histori te tilla vipash qe kan lene emer ne bote me origjin Shqiptare , por ketu doja te citoja se ky lloj vipi nuk meriton ketu tek elita Kombetare .

    Miqesisht Tirana

  7. #27
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Mehmet Ali Pasha (1769 -1849)

    Lindja dhe karriera
    Mehmet Ali Pasha (1769-1849) i njohur me emrin Muhamed Ali, eshte nje nga djemte me te mire qe tokat Shqiptare kane nxjerre ne historine e tyre. Fatkeqesisht neper mjetet e propagandas Perendimore, Mehmet Ali Pasha shpesh here tregohet sikur te kete qene Grek, apo "shqiptar" nga Kavalla ne Greqi (!) qe ne fakt eshte pjese e Camerise Islame, toke Shqiptare te cilen juntat greke me forcen e pastrimit etnik e depopullizuan ne mesin e shekullit te XX nga Shqiptaret Musliman.
    Per Mehmet Aliun tregohet qe te kete lindur ne nje familje te thjeshte Shqiptare, dhe pasi Mehmeti per njefare kohe eshte marre me tregti neper Cameri, me vone ka vendosur qe ti bashkohet ushtrise shteterore Islame. Per Mehmet Aliun tregohet se edhe pse nuk ka ditur te shkruaje dhe te lexoje ka qene nje njeri i mencur dhe largepames, gje qe e beri ate te beje karriere ne ditet e mepasme te jetes.
    Ne ditet kur Napoleon Bonoparti pushtoi Egjiptin i cili qe nga koha e Sulltan Selimit kishte qene pjese e pandashme e shtetit Islam, Mehmet Aliu,ashtu si edhe shume Musliman te tjere, shtetas te Perandorise u ngrit per te mbrojtur kete toke Islame nga keta kolonizator te rinj.
    Ne krye te nje batalioni me Shqiptar, Mehmet Aliu marshoi drejt Egjyptit, ku pas perpjekjeve te ndryshme luftarake me Francezet me ne fund, Egjipti u clirua nga zgjedha Bonopartiste. Pas clirimit te Egjyptit dhe mosmarreveshjeve te ndryshme civile, me ne fund ne vitin 1805 Mehmet Aliu me keshillen e Shaikhut te Azharit, morri fermanin nga Sulltani per tu bere governator i Egjyptit se bashku me titullin Pasha.

    Eleminimi i kundershtareve politike
    Duke pare situaten e prapambetur te Egjyptit te asaj kohe, Mehmet Aliu ishte ai qe filloi zhvillimin e vendit. Por si rrjedhoje e konflikteve me cifligaret vendas (Mamluket), intrigat e tyre,kercenimet ndaj Mehmet Aliut dhe mosbindshmerine ndaj rregullave te shtetit, Mehmet Aliu me rastin e dergimit te birit te tij Tosum Pasha ne Arabi kunder "Vehabive" (Selefive) organizoi nje darke per te gjithe parine vendase Memluke (ketu fillon konspiracia Arabe J).
    Pasiqe i ftoi te gjithe Memaliket ne keshtjellen e tij, Mehmet Aliu qe e kishte rrethuar keshtjellen me rojet e tij Shqiptar, i urdheroi ata qe te ekzekutonin te gjithe kundershtaret e tij qe i kishte ftuar ate nate ne keshtjelle. Pas ketij veprimi, Mehmet Aliu e siguroi njehere e pergjithmone pushtetin e tij mbi Egjypt,pasiqe ai arriti qe ti eleminoje rivalet e tij ne ate mbremje. Nga ky akt, sa mizor dhe i pabese i Mehmet Aliut, shume Memluk qe shpetuan, filluan te nxisin urrejtjen arabe kunder Mehmet Aliut qe mbahet si i pari politikan Makiavelian ne historine moderne Islame.

    Lufterat e Mehmet Aliut
    Nje nga zotesite kryesore qe Shqiptaret kane patur ne Khalifatin Osman, kane qene arti i luftes. Keshtu qe nga ditet e marrjes se Egjyptit, e deri ne ditet e fundit te jetes se tij, Mehmet Aliu, me ndihmen e djemve te tij zhvilloi mjaft beteja te suksesshme neper bote.
    Nga te parat ekspedita luftarake qe Mehmet Aliu organizoi ishin disa fushata me rradhe qe Mehmet Aliu, me urdher te Sulltanit kreu ne Arabi kunder "Vehabive",ku djemte e tij, Tosum dhe Ibrahim Pasha arriten qe kryengritjen e Saudeve ne Arabi ta shype dhe te ktheje qytetet e shenjta te Mekes dhe Medines ne gjendje paqeje, nga ku Haxhijte dhe Umraxhijnte te mund te kryenin vizitat e tyre ne token e shenjte ne menyre te qete dhe pa probleme.
    Nga vitet 1820 deri me 1822 Mehmet Aliu filloi ekspeditat kunder Sudanit, ku ne 1823 Mehmet Aliu themeloi shtetin e Sudanit dhe Khartumin si kryeqytet te tij. Me 1824, si rrjedhoje e kryengritjeve te barbareve ne Greqi, Sulltan Mahmudi i II qe nuk mundte ta shtypte dot kete rrebelim Grek, therriti ne ndihme Mehmet Aliun, i cili duke cuar ne krye te kesaj ekspedite djalin e tij Ibrahim Pasha arriti qe te shuaje dhe shtype revoltat ne Greqi. Si rrjedhoje e kesaj fitore, Mehmet Aliu u be shperblye nga Sulltani qe te behej edhe governator i Kretes. Por fuqite e medha (UK, France,
    Rusi), duke pare shtrirjen e gjere qe Mehmet Aliu pati qe nga Sudani e deri ne Krete, me 1827 derguan armatat e tyre per te luftuar Ibrahim Pashen, te birin e Mehmet Aliut, i cili pas perplasjes me fuqite e medha u thye, dhe u detyrua qe te leshoje shtypjen e terrorizmit Grek.
    Si rrjedhoje e disa mbeturinave Mamluke qe kishin lene Egjyptin pas masakres se Mehmet Aliut, shume prej tyre qe nga Siria kryenin akte sabotazhi kunder Mehmet Aliut. Per kete arsye ne 1831 Mehmet Aliu u detyrua qe te pushtoje Sirine dhe te ndjeke Mamluket e hikur. Por kjo hapje e madhe e Mehmet Aliut e zemeroi Sulltan Mahmudin i cili hyri ne konflikt me Mehmet Aliun (besohet se e kete lufte ka influencuar nje armik personal i Mehmet Aliut qe ishte keshilltar i Sulltanit). Pas betejes se 1839 djali i Mehmet Aliut, Ibrahim Pasha i cili theu ushtrine Osmane, filloi marshin per ne Anadoll, ku sipas shume historianeve ambicjet e Mehmet Aliut ishin qe ai tu bente Sulltan i shtetit Islam. Por duke pare forcen dhe vitalitetin e Mehmet Aliut fuqite e medha e ndaluan dhe kercenuan serisht Mehmet Aliun qe te mos avanconte me tej. Nese ky plan do te kishte ndodhur, bota nuk do ti njihte me Shtetet e Bashkuara Islame, si Khalifati Osmanlli, por do ta njihnin si Khalifati Shqiptar keshtu qe Dom Ndocet e Dom Leshet e sodit duhet te gjenin shpifje te reja kunder Islamit Shqiptar.
    Pas kesaj perpjekje te fundit, Mehmet Aliu u terhoq ne Egjypt ku atij iu njoh e drejta e Khedivllekut mbi Egjypt (mbreterise), nga ku gjenerata e niperve te tij udhehoqi deri ne vitin 1956.

    Arritjet e Mehmet Aliut
    Cami Mehmet Ali, pervec betejave te tija te suksesshme ne boten Islame, mbahet si i pari modernizues i botes Islame. Ai ishte i pari qe ne boten Islame futi shtypshkronjen, ndertoi fabrika, ndertoi sisteme moderne per shtetet ku ai udhehoqi.
    Ne vecanti, vepra te Mehmet Aliut qe vlejne per tu theksuar jane: Krijimi i Egjyptit si shtet, modernizimi, ndertimi i qyteteve, qendrave tregtare, industriale etj.
    Krijimi i Sudanti si shtet, emancipimi i shoqerise Sudaneze dhe dhenies se saj te nje fizionomie qytetare (Hadara) perndryshe nga fizionomia fshatare (Badava) qe Sudani kishte perpara ardhjes se Mehmet Aliut.
    Emancipimi i shoqerise Egjyptiane, qe sot eshte zemra e botes Arabe, ku nepermjet aktivizmit te shoqerise vendase beduino -felahe ne jeten shoqerore qytetare (Hadara), Mehmet Aliu eshte ai qe mbahet si arkitekt i Intelektualizmit dhe Iluminizmit arab abham Al - Xhedid; qe do te thote sistemi i ri dhe ka te beje me ate se Mehmet Aliu ishte ai qe per here te pare ne boten Islame, krijoi nje ushtri me te vertet profesionale, dhe mjaft here me te avancuar sesa ajo e Osmaneve. Vete suksesi i ushtrive te Mehmet Aliut neper bote, i tregoi sultan Muratit se sistemi Osman ishte vjeteruar, gje qe e coi Sulltanin qe pas Mehmet Aliut te shpalli edhe ai "Nidham Al Xhedidin'" ala - Turce, por qe asnjehere nuk arriti suksesin e Mehmet Aliut.
    Dhe pse pasardhesit e Mehmet Aliut me vone u korruptuan dhe e dobesuan Egjyptin qe Mehmet Aliu themeloi, serisht vlerat e Mehmet Aliut per zemren e sotshme te botes Arabo - Islame jane te panumerta. Me te drejte per punen ne themelimin e Egjyptit dhe ringjalljen Arabe qe ze rrenje aty, Mehmet Ali Shqiptari mbahet si themeluesi dhe illuminatori i intelektualizmit Arab.

    Versionet e konspiracive arabe
    Nuk eshte dicka e rralle qe mes shume Arabsh, here pas here te degjosh akuzime ndaj Mehmet Aliut, si ato qe mund te hidhen ndaj Ataturkut. Por edhe pse Mehmet Aliu ishte modernizues i botes Arabe, kjo nuk do te thote aspak se ai ishte anti-Islamist tip Ataturk.Teorire e Konspiracive Arabe ndaj Mehmet Aliut hidhen rreth 2 temave; modernizmi qe ai i beri botes Islamo - Arabe dhe masakra e tij mbi Mamluket
    Perderisa modernizmin e botes Islame, ne si Muslimane e kemi fardh (detyre), ideja e shume arabeve se modernizimi eshte de-islamizim eshte gabim, pasiqe Islamizimi nuk eshte prapambeturi, por ai shkon gjithnje me progresin njerezor.Modernizmi i civilizimeve Islame, kalimi i tyre nga Badava (fshataresi) ne Hadara (civilizim) sic Ibn Khalduni ka predikuar eshte nje nga nevojat e shoqerive Islame dhe jo-Islame neper kohe. Kete nevoje ne e kemi pare gjate histories Islame ne ngritjen e civilizimit te Emevive, Abasideve, Fatimideve, Pahllavive etj dhe me ne fund te Shqiptareve ne Egjypt qe ndertuar civilizimin Arab te sodit, civilizim per te cilen Shqiptaret duhet te jene krenar qe jane arkitekt te tij.Kurse masakra e Mehmet Aliut mbi mamaliket mund te justifikohet si nje akt i nevojshme ne syte e realpolitikes qe koha e Mehmet Aliut neper Evrope kishte filluar te vertetonte. (Burimi)
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Kjo enciklopedia e dinastis se Egjyptit,
    nuk e permend se Muhamedi ka qene shqiptar.

    http://www.sis.gov.eg/rulers/html/en01m.htm





    He was appointed as the Ottoman Sultan’s Viceroy, Egypt’s Governor on May 17, 1805; ruled Egypt till September 1848; and died in Alexandria on August 2nd 1849 and was buried in his mosque in the Citadel.

    Mohammad Ali was born in 1769 in Kavala, a small Macedonian seaport on the coast of the Aegean Sea in what is known now by Greece.................




    me teper lexoni ne
    http://www.egypte.starttips.com/
    http://www.mmc.gov.eg/History/gg3.htm
    http://www.ask-aladdin.com/mohamedali.html
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  9. #29
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Pershendetje RTP.
    Ne lidhjet qe ke dhene, dhe ne shume te tjera permendet origjina shqiptare:
    http://countrystudies.us/egypt/21.htm
    http://www.emayzine.com/lectures/egypt1798-1924.html
    http://en.wikipedia.org/wiki/Egypt_u...his_successors

    Mospermendja e origjines Shqiptare ne disa vende ka te beje me praktikat ne Perandorine Osmane. Ne ate kohe dhe veēanerisht ne Perandorine Osmane kombesia nuk kishte shume rendesi, feja dhe aftesite ishin ne plan te pare. Nuk thashe aspak rendesi pasi kombesia kishte rendesi ne pershtypjet e pergjithshme, psh: Shqiptaret njiheshin si popull besnik.
    Dhe keshtu ne shume burime permendet qe filan vinte nga filan zone e Perandorise Osmane, por nuk jepej domosdo kombesia.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #30
    djalli,mė i dashuri i Zot
    Anėtarėsuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Nė Zvicerr
    Postime
    116

    Kjo s`ėshtė krenari

    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    perSHENDETje
    Shekulli i 19 per mua eshte nje nga shekujt me te rendesishem te Historise Shqiptare. Eshte shekulli ne te cilin Shqiptaret do ken ber emer ne tere boten. Eshte shekulli i Rilindjes Kombetare dhe shekulli qe bota do flasi per dy Shqiptar te medhenj, per Ali Pasha Tepelenen dhe Muhamed Aliun. Qe te dy keta ishin pashallar qe munden te ngrin krye mbi fuqine me te madhe qe sundonte ne kete kohe Ballkanin dhe Lindjen e Mesme. Keta te dy jo vetem qe ngriten krye por munden te mposhtin forcat turke ne shume luftera si dhe te ndeshen me dy superfuqite me te medha te asaj kohe, qe ishin Franca dhe Britania e Madhe.

    Mehmet Aliu, sic thirrej nga Turqit, lindi nga nje familje shqiptare qλ ishte e vendosur ne Greqine e Veriut ne vitin 1769. Mehmeti lindi ne nje kohe kur ushtria turke udheheqej nga Shqiptar te shquar, sic ishin familja nga Shqiperia e Mesme e Kyperlykve, dhe ai vet me aftesine qe e dallonte do behet nje nga emrat me te shquar te ushtrise osmane. Ne vitin 1805 do njihet si pasha i Egjyptit nga Sulltani. Por Muhamedi ishte teper i afte per te qene vasal i Sulltanit, keshtu nuk vonoi te ndahet njeher e pergjithmone nga ai. Vec kesaj ai mundi ti shkepus Sulltanit Sirine dhe Sudanin duke e kthyer pashallekun e vet ne nje mbreteri te vertet. Biles ne fund te vieteve 1830 ai do i hapi lufte Sulltanit dhe i biri i tij legjendari Ibrahimi do arij deri jashte mureve te Stambollit.
    Sot Muhamed Aliu quhet nga historianet si themeluesi i shtetit modern egjyptian. Pasardhesit e tij e qeverisen Egjyptin deri ne vitin 1952, vit ne te cilin Socialistet do hedhin poshte mbreterine.
    Muhamed Aliu eshte padyshim figura me e shquar shqiptare ne bote por nga ana tjeter figura me panjohur per ne Shqiptaret. E verteta eshte se Muhamed Aliu, ne kundershtim me Ali Pashain, nuk beri gje per Shqiperine, biles njihet si dhe nga shtypesit me te medhenj te kryengritjeve arvanitase ne Greqi. Por ne shtetin e tij Shqiptaret ishin ata qe qeverisnin, ne nje kohe qe Egypti ishte bere qender ekonomike e Mesdheut ne saj te prijesit Shqiptar sigurisht. Shqiptaret ne shtetin e M.Aliut ishin ber si nje klase aristokrate mbi Turqit, Arabet e popullsite e tjera te vendit. Gjithashtu pasardhesit e Muhamedit nuk e harruan kurre prejardhjen e tyre shqiptare kete gje e treguan edhe me mikpritjen qe i ruajten Ahmet Zogut kur u largua nga Shqiperia.
    falemiNDERit
    Nėse juve ju duket krenari qė ai Matrapaz themeloi Egjiptin,kėtu shihet qartė se sa kombėtar jeni!
    Tė gjithė shqiptarėt qė kanė qenė tė famshėm dhe tė suksesshėm nė shėrbimet qė u kanė bėrė tė huajve,janė trathtarė tė kombit dhe atėdheut tė tyre Shqiptarisė!Ka shumė ,e dij,por tė gjithė kanė trathtuar vetvehten!Kėta nuk meritojnė as tė pėrmenden ndokund!...

  11. #31
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Citim Postuar mė parė nga ademur
    Tė gjithė shqiptarėt qė kanė qenė tė famshėm dhe tė suksesshėm nė shėrbimet qė u kanė bėrė tė huajve,janė trathtarė tė kombit dhe atėdheut tė tyre
    Nuk e dija qe ekzistonte kombi shqiptar ne 1800, te kerkoj te falur!
    Apo atdheun ku e kishim: ne Kajro, Stamboll apo Boston?

  12. #32
    djalli,mė i dashuri i Zot
    Anėtarėsuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Nė Zvicerr
    Postime
    116
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    Nuk e dija qe ekzistonte kombi shqiptar ne 1800, te kerkoj te falur!
    Apo atdheun ku e kishim: ne Kajro, Stamboll apo Boston?
    Tė kėrkonj ndjesė se unė isha gabim; Kombi shqiptar ka lindur pas vitit 1800 dhe pavarėsia e shqipėrisė ėshtė shpallur pas kėtij viti (me l468,28 Nėndor nė Lezhė)!

    Pėrshėndetje
    ademur!

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    Dy ushtarake te Muhamedit, reth stemes, mbi te cilet dallohet qarte veshja shqiptare:


    Une nuk pashe ndonje veshje shqiptare, turke po....Veshje shqiptare eshte fustanella e jo ticjanet


    Ky eshte mallkimi i rraces shqiptare, qe nuk bene asgje per atdheun e vet, harron shpejt vendlindjen...
    Kete gje e permendin dhe enciklopedite e huaja...Iliret i dhane disa perandore Romes dhe Bizantit, arvanitet cliruan dhe hodhen themelet e shtetit grek kurse shqiptaret e mevonshem i sherbyen me devoteshmeri Perandorise Osmane....
    Ne Shqiperi pervec Gjergj Kastriotit kush u be i famshem dhe kush punoi e luftoi per clirimin e saj?
    Ja disa iliro-arvanito-shqiptare te famshem qe luftuan per vende te tjera por jo per vendin e tyre....

    Klaudi (45-54),
    Klaudi II VITI 286
    Aureliani
    Probi
    Diokliciani
    Konstantini i Madh (themeloi Stambollin)
    Perandori Anastas (491-518) lindur ne Durrres
    Perandori Justinian (527-518)
    Kolokotroni (hero i revolucionit grek)
    Riga Fereos kryeminister i Greqise
    Marko Bocari
    Miaulis, kryeminister ne Greqi
    Koleci
    Ali Pashe Tepelena, nuk ngurroi te kryeje masakra mbi Himaren, Hormoven, Kardhiqin dhe Sulin
    Muhamed Ali themeloi Egjiptin
    Presidenti i pare i Rumanise, ishte shqiptar
    Mustafa Kemal, lindur ne Selanik themeloi Turqine...

    shume te tjere pertoj ti shkruaj...punuan per boten dhe harruan Albanine..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tani_26 : 22-04-2005 mė 11:18
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  14. #34
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Arvanitet nuk cliruan Greqine, cliruan token e te pareve te tyre. Se car vendosi bota dhe se si u trajtuan, vrare e masakruar ata me vone ajo eshte tjeter gje. Mos hidh benzine mbi gjakun e arvanitasve.

    Sa per Muhamed Aliun, Muhamed Aliu, si pasardhes ne fron i larget i Ptolemejve qe edhe keta duke qnee nga Epiri jane Ilire, nese e ke mesuar mire historine, ka dashur qe ta pushtonte Greqine, po u fut France Angli dhe nje shtet tjeter qe e ndaluan dhe e ben sallate Egjiptin. Pushtimi i Greqise nga Egjipti nuk eshte dicka per tu habitur, deshmon qarte vazhdimesine dhe pretendimet Shqiptare per nje kulture te lashte te tyren qe i eshte marre dhe masakruar. Te gjithe rilindasit tane pak a shume jane shkolluar ne Egjipt e prej andeja kane krijuar dhe historine tone me burimet e lashta qe kane gjetur e mbetur.


    PS: Edhe presidenti i pare i Greqise qe Cam... por si perfundoi eshte puna. Edhe Francesco Crispi eshte Shqiptar, por ne kohen e tij mos harrojme se ne Itali u bene studime jashtzakonisht te medhaja per lidhjen Pellazgo-Ilire-Shqiptare. Kshu qe mos ti vendosim te gjithe ne nje thes. Sa per perandoret Romak, sikur te ishte akoma gjalle Kryepeshkopata e Ohrit, dmth sikur te ishte akoma ne kembe kryepeshkopata e Ohrit(Ilirise m enje llaf) dhe arkivat e saja, mbase do kishim dicka me konkrete rreth tyre. Mos harrojme Papat pastaj ku mbi te gjithe eshte Papa Klementi nga familja shume e njohur Albani. Ne kohen e tij u shkruajt Illyricum Sacrum, qe gjendet sot ne Montenegro me emrin "Omnia Montenegrina" dhe qe vete Shqiptaret qe kemi ne krye(nese jane shqiptare) nuk E BOTUAN DHE NUK E FINANCUAN MARRJEN E SAJE. Si ta financojne kelyshat e komunizmit, kur vete ata i dogjen librat lart e poshte. Imagjino kur nje emer nderrohet tani ne qiell te hapur, ku gjith bota e di si quhet ai liber, imagjino c'eshte bere keto 2000 vjet me historine.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  15. #35

    Lightbulb Mehmet Ali Pasha- 200 VJETORI I THEMELIMIT TE DINASTISE SE TIJ!

    Mehmet Ali Pasha dhe Masoneria*

    Nese masoneria filloi me Mehmet Ali Pashen, ajo gjate sundimit te nipit te tij- Ismail Pashes, i cili sundoi Egjiptin ne 1863-1879 (ky perndryshe eshte gjyshi i mretit Faruk), perjetoni nje renesance te vertete. Kjo do te behet shkak edhe qe si levizje ta dominoje tere Lindjen e Mesme

    Shoqeria sekrete masoneria, per here te pare ne Egjipt lajmerohet me invazionin ushtrise se Napoleonit, i cili sipas shume autoreve ishte vet mason. Kehstu lozha e pare u themelua ne Kajro, nga gjenerali Kleber, me 1789. Ajo u quajt “Isis”, pra i takonte Lozhes se Frances, (Lozha e Frances ndryshe quhet “Grand Orient”).
    Mirepo, pasiqe francezet iken nga Egjipti, kjo lozhe do te mbyllet. Sidoqofte, ne vitet 1830-ta, pasiqe nje numer i madh i patrioteve italian kishin ikur nga Italia dhe kishin emigruar ne Egjipt, ne kohen e “Risorgimentos” (Rilindja italiane), nga te cilet nje numer i madh ishin mason (sigurisht te influencuar nga udheheqesit e tyre Guiseppe Mazzini, Cavouri dhe Garibaldi, qe te tre ishin mason) i hapin disa lozha, sidomos ne Aleksandri.
    Sa i perket Mehmet Ali Pashes, sipas disa autoreve, duke u nisur nga fakti se italiani Drovetti ishte mik i ngushte i Mehmet Aliut (Drovetti si konsull francez ishte ai i pari qe i ndihmoi Mehmet Aliut te vinte ne pushtet) nen influencen e tij, edhe Mehmet Ali Pasha ishte bere mason. Mirepo nuk ka dokumente te cilat do ta vertetoninnje gje te tille.
    Megjithate sa i perket relacionit te Mehmet Ali Pashes dhe masonerise, dihet se Mehmet Aliu jo qe nuk beri asgje kunder masoneve, por ai ne realitet me politiken dhe nen patronazhin e tij, i trimeronte ata qe te vinin ne Egjipt, me cka edhe masoneria u zhvillua ndjeshem. Keshtu pas nje kohe do te hapen lozhat e famshme si “Memphis” dhe “Concorde” ne Kajro, pastaj “Pyramids” ne ALeksandri etj.
    Nese masoneria filloi me Mehmet Ali Pashen, ajo gjate sundimit te nipit te tij- Ismail Pashes, i cili sundoi Egjiptin ne 1863-1879 (ky perndryshe eshte gjyshi i mretit Faruk), perjetoni nje renesance te vertete. Kjo do te behet shkak edhe qe si levizje ta dominoje tere Lindjen e Mesme. Sidomos pasi qe Ismail Pasha e fiton te drejten e trashigimit te fronit nga femijet e tij dhe pasardhesit e tjere, d.m.th. pas vitit 1867 kur shpallet vali-khedi, masoneria per nje kohe relativisht te gjate do te jete ne qender te vemendjes.
    Ne realitet edhe me pare masoneria ishte shume e pranishme ne proceset vendimmarrese, qe kur Sait Pasha (djali i Mehmet Ali Pashes sundoi Egjiptin me 1854-63) e zevendesoi Abasin e I-re, (nipi i Mehmet Ali Pashes, sundoi Egjiptin me 1848-54, menjehere pas vdekjes se Mehmet Ali Pashes dhe djalit te tij Ibrahim Pashes).
    Atebote fuqite e medha permes masonerise tentonin qe te pergatitnin intrigat, te cilat kuptohet, kishin qellimin e tyre- dominimin e Egjiptit dhe Lindjes se Mesme.
    Kete na bejne ta dime dokumentet diplomatike te botuara nga L.S. Young ku shihet qarte se ne ate kohe masoneria ishte shume aktive. Pothuajse ne te gjitha raportet e ambasadoreve dhe konsujve te huaj, aktiviteti i masonerise zinte vendin kryesor. Poashtu, edhe brenda familjes disa anetare do te mundohen qe nepermjet masonerise te ushtrojne influence. Nga ata me i zeshmi ishte djali me i vogel i Mehmet Ali Pashes, Halim Pasha, i cili pas tre viteve qe kur antaresohet ne kete shoqeri sekrete, saktesisht ne vitin 1867, emerohet kryemjeshter (Grand Master) i kryeloxhes (Grand Lodge) d.m.th. kryetar i masonerise se Egjiptit. Halim Pashes, ne luft per pushtet i ndihmonte ehde djali tjeter i Ibrahim Pashes, d.m.th. vellai i Ismail Pashes, i cili quhej Mustafe Fadili. Te dy ishin te interesuar qe Ismail Pashen ta rezonin nga froni. Sipas Halim PAshes, ai ishte trasheguesi legjitim i fronit, pasiqe ishte djali i Mehmet Aliut dmth “shoka e pare”, e jo nipi i tij sikur Ismail pasha, apo ndryshe “shoka e dyte”.
    Gjersa Mustafe Fadili (vellau i Ismail Pashes) qe ishte shume i respektuar ne ate kohe si minister i Financave ne perandorine Osmane, e humbte te drejten e trashegimit te fronit ne baze te moshes, me promovimin e Ismail Pashes se vali-khedive.
    Ne kete kontekst vlen te nenvizohet se titulli i vali-khedive, i bente te mundshme poseduesve qe fronin t’ua trashegojne femijet dhe pasardhesve te tyre, te gjinise mashkullore qe nga mosha ishin me te vjetrit.
    Duke i pare te gjitha keto dhe duke qene i vetedishem se masoneria “sekrete” ishte me influence shume te madhe, (sa per hire te argumentit ne ate kohe te gjithe mbreterit dhe personat me eminent boteror ishin mason) Ismail Pasha e detyron Halim Pashen qe te largohet nga Egjipti, me cka ai emigroi ne Stamboll, dhe vet te antaresohet ne kete shoqeri dhe kryelozhen ta marre nen patronat te vetin. Ky potez do te beje qe ai te hyje ne listen e 100 masoneve me te famshem, te botuar nga kryemjeshtri i kryelozhes Britanike, Dukes se Kentit, se bashku me te gjithe mbreterit dhe kryetaret e kryeministrat dhe figurat tjera me impozante te historise boterore.
    Sidoqofte pas abdikimit te Ismail Pashes, ne vitin 1887, Tefik Pasha(djali i Ismail Pashes apo xhaxhai i Farukut sundoi Egjiptin ne 1879-1892) beet kryetar apo kryemjeshter i kryelozhes se Egjiptit. Kete post me 1890 e trashigon Idris Ragipi (eshte me prejardhje shqiptare). Mirepo pasi qe ky i fundit kerkon qe politika e cionisteve hebre te pranohet nga masonet, detyrohet pas 30 viteve, pra me 1920 te jape doreheqje nga posti i kryemjeshtrit.
    Pas tij princi Mehmet Ali (djali i Tefik Pashes apo djali i axhes i Farukut) zgjedhet kryemjeshter, i cili per nje kohe te gjate me sukses do ta udheheq masonerine ne Egjipt. Masoneria si shoqeri ne Egjipt do te shkaterohet nga Naseri ne vitin 1964, nen pretekstin e “ruajtjes se interesave kombetare, te cilat kjo shoqeri i kishte rrezikuar me punen e saj”.

    Marre nga gazeta e perditshme “FAKTI” (nga libri: Dinastia e Mehmet Ali Pashes: nje tregim mbi lidershipin, i autorit Driton Tali, i cili se shpejti do te dale ne shitje)

    Sqarim:

    *Fjala “Masonerģ-a” do te thote: Rryme e levizje fetare e politike me rite mistike, qe lindi ne Evrope ne shek. XVIII ne gjirin e aristokracise e te borgjezise se madhe dhe qe u bente thirrje njerezve gjoja te persosnin vetveten e te bashkoheshin si vellezer, por qe ne te vertete u shnderrua ne nje organizate nderkombetare reaksionare ne sherbim te kapitalizmit.


    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  16. #36

    Arrow Shqiptaret dhe IRAKU!

    KUSH E BOTOI ne arabisht vepren e LEKĖ DUKAGJINIT?

    Ajo qe eshte me e rendesishme dhe qe duhet permendur nen drejtimin e shqiptareve ne IRAK eshte periudha e drejtimit per 40 vjet nga dinastia e HASAN Pashes, e cila filloi me 1704 dhe perfundon me 1747. Hasan Pasha ishte djalė nga Dibra


    Shqiptaret shkuan ne Irak 500 vjet me pare. Ne fillim te shekullit XVI Iraku u pushtua nga Perandoria Osmane. Qe ne kete periudhe fillojne lufterat ne mes suniteve te perfaqesuar nga administrata turke dhe Persise te perfaqesuar me sektin e tyre shiit te cilat zgjaten 300 vjet. Keto luftera te gjata lane pasoja te renda ne jeten politike sociale dhe kulturore edhe te Irakut ku betejat e shpeshta dhe te medha per marrjen e qyteteve here nga turqit e here nga persianet bene qe te shfarosen ne mase breza te tere.
    Pikerisht ne fillimet e shek. XVI, ne vitin 1508 Bagdadi ra plotesisht ne dore te shahut shiit te Persise te quajtur Ismail Al Safari, i cili nisi nje politike shume te ashper per perhapjen e doktrines Shiite. Kjo ngjarje tronditi tere Perandorine Osmane, e cila dergoi nje ushtri te fuqishme me 1515 nen udheheqjen e shqiptarit AHMET Pashe Dukagjini. Keshtu Iraku Verior u morr nga Ahmet Pashe Dukagjini dhe ne vitin 1535 u largua perfundimisht sundimi i dinastise se shiit Al Safari. Eshte koha kur Iraku eshte i ndare ne kater vilajete dhe Bagdati eshte vilajeti me i madh me 18 sanxhaqe, pastaj vijne Mosuli, Basra, dhe Sheherzuri.

    Ushtaraku shqiptar me emėr

    Pikerisht ne ditet e para te administrimit osman ne krye te vilajetit te Bagdatit u emerua shqiptari Ajas Mehmet Pasha i cili qendroi 4 vjet vali ne kete vend 1545- 1548. Pas drejtimit te vilajetit te Bagdatit nga shqiptari i quajtur Nujar dhe i kulturuar ne dekadat me rradhe, ne kete vilajet jane perseri shqiptaret qe drejtojne. Persianet nuk heqin dore nga pushtimet e Bagdatit dhe te vilajeteve te tjera.
    Keshtu me 1623 persianet pushtojne perseri Bagdatin, por eshte pikerisht ushtria turke qe ne vitet 1626 e udhehequr nga ushtaraku shqiptar Omer Pasha i cili merr Tikritin. Ne vitin 1635 ne krye te vilajetit te Mosulit emerohet ushtaraku shqiptar me emer boteror Kuēuk Ahmet Pasha i cili ne beteje e siper vritet.
    Pikerisht ne vitet kur Bagdati kishte tronditje te medha nga lufterat e persianeve ne vitin 1674 porta e madhe e Stambollit ve ne krye te vilajetit te Bagdatit shqiptarin Abdurrahman Pasha. Figura e tij u be shume e njohur ne Bagdad. Ende sot qendrojne monumente te ndertuara nga ai, sic eshte Xhamia e Madhe Maruf Karhi.

    Nga historianet irakiane ai paraqitet si nje udheheqes i madh, bujar dhe i dhene shume pas zhvillimit te kultures ne kete qytet.
    Por, ajo qe eshte me e rendesishme dhe qe duhet permendur nen drejtimin e shqiptareve ne IRAK eshte periudha e drejtimit per 40 vjet nga dinastia e HASAN Pashes, e cila filloi me 1704 dhe perfundon me 1747.
    Hasan Pasha ishte djalė nga rrethinat e Dibres. Ai eshte i pari nga udheheqesit shqiptare qe ne krye te vilajetit te Bagdatit ben perpjekje per bashkimin e nje vilajeti te vetem ne gjithe Irakun. Se bashku me djalin e tij Ahmet Pashen drejtuan per 4 dekada vilajetet e Irakut.
    Ne kete periudhe te drejtimit te tij, ai filloi te bente reforma ushtarake duke larguar nga rradhet e ushtrise ushtarake te lodhur dhe me gjendje psikike jo te mire per te perballuar lufterat. Keshtu filloi te aktivizonte femije (mamlyk) te cilet i conte qe te vegjel ne shkolle ushtarake per t’u bere ushtarake te zote. Ai vdiq me 1724.
    Duke u njohur ne historine e Irakut si nje burre shteti me karakter te forte dhe qe la gjurme ne jeten e ketij qyteti te lashte, sidomos per psobleme sociale dhe shoqerore, nje lagje ne Bagdad mban emrin e tij dhe quhet “ Mahallat Hasan Pasha “ si dhe nje xhami e bukur arkitektonike “Xhami Hasan Pasha “. Edhe i biri i tij Ahmet Pasha qe beri te njejten politike te te atit, arriti te ruaje per 20 vjet stabilitetin ekonomik dhe politik te vendit. Ai krijoi nje autoritet absolut saqe Persia e asaj kohe e shikoi vehten inferiore ndaj forces ushtarake te Ahmet Pashes.
    Shkrimtaret e asaj kohe shkruajne " Tani jeta shoqerore dhe ekonomike eshte bere shume e gjalle, eshte rritur siguria ne popull, po lulezon nje jete e sigurte, po rritet drejtesia ".
    Sirri Pasha, nje shkrimtar i njohur

    Dhe kur Shahu i ri i Persise, Nader Shahi ndermerr nje ofenzive te madhe ushtarake per te marre Bagdadin (me 1732) Ahmet Pasha tregoi aftesi te rralle ushtarake duke pasur edhe perkrahjen edhe te popullit arab te Bagdadit qe beri qe te shpartalloje ushtrine persiane.
    Ne vitin 1889 ne krye te vilajetit te Bagdadit emerohet Sirri Pasha, i cili la edhe ai nje trashegimi te madhe kulturore dhe shkencore pasi eshte autor i 16 veprave me tematika politike, filozofike, historike dhe te besimit fetar. Ai eshte i pari shqiptar qe perktheu vepren e Leke Dukagjinit. Eshte detyre e historianeve shqiptare qe te hulumtojne per kete origjinalitet te kesaj vepre dhe te veprave te tjera ne fusha te ndryshme. Shtypi i asaj kohe e ka cilesuar Sirri Pashen si prijes te madh shqiptar.
    Ai kontribuoi per ndertimin e shkollave dhe eshte themelues i shtypshkronjes se pare ne Basra si dhe botues i periodikes Al Basra. Ai ishte edhe nje shkrimtar i njohur. Ne shume shkrime te historianve irakiane permendet ky shkrimtar i talentuarqe ne trashegimi te familjes se tij lane gjurme ne jeten e Bagdadit .
    Sic shihet, vilajetin e Bagdadit e drejtojne vetem shqiptare , keshtu qe i vjen rradha edhe ushtarakut te famshem shqiptar Husen Husni i cili vdiq me 1889.
    Duke qene i njohur ne Shqiperi dhe Evrope, shume gazeta evropiane do te bejne jehone emrit te tij. Ai ishte njeriu me i adhuruar nga populli irakian nder te gjithe sundimtaret qe kane sunduar ne Irak, do te shprehej nje shkrimtar.
    Jemi ne vitin 1904 kur ne menyre ceremoniale vali i Mosulit eshte shqiptari trim dhe bujar Abdyl Vehab Pasha. Ne kete periudhe ai ben perpjekje per rregullimin e qytetit dhe per mirekuptim ne mes vilajeteve duke kontribuar keshtu ne vendosjen e paqes.


    Marre nga gazeta "FAKTI"

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Arnauti Mehmet Ali Pasha, " Napoleoni musliman "

    Arnauti Mehmet Ali Pasha, " Napoleoni musliman "

    E Merkure, 20 Korrik 2005


    Me rastin e 200 vjetorit te ardhjes ne pushtet te themeluesit te Egjiptit modern, shqiptarit Mehmet Ali Pasha, publicisti, shkrimtari dhe perkthyesi i njohur Luan Rama ka treguar historine e tij te jashtezakonshme, permes nje kendveshtrimi shume interesant. " Ishte ky njeri, shkruan autori- qe shkoi te luftonte kunder Napoleon Bonapartit ne brigjet e Egjiptit me 1800, me pas do ta bente perandorin francez idhull te tij, aq sa ne boten europiane ate do ta quanin " Napoleoni musliman ". Madje ai ka deshire tu thote biografeve te vet se ka lindur ne te njejten dite si dhe perandori francez. Aq legjendare u be figura e Mehmet Aliut ne ate epoke sa ne vitet 40 te shekullit XIX-te, duke ju referuar figures se tij, Victor Hugo ne permbledhjen Les Orientales, do te shkruante : " Nese ka nje kolos qe mund te krahasohet me Bonapartin ku njeri gjenial eshte Mehmet Ali Pasha ; ai qendron krah tij ashtu sic rri tigri perballe luanit, si skifteri perballe shqiponjes... "

    Nga Luan Rama*


    Vjeshte e vitit 2000. Sapo kishim zbritur brigjet e Aleksandrise. Butros Ghali, Sekretari i Pergjithshem i Organizates se Frankofonise filloi te me fliste per shqiptarin Mehmet Ali Pasha dhe bemat e tij. Ne fakt, shume pak gjera dija ate kohe rreth kesaj figure qe origjina e lidhte me Shqiperine dhe shqiptaret. Me te shumten e kohes, Mehmet Ali Pasha kishte jetuar ne Aleksandri, e cila ende i ruante hiret e dikurshme dhe gjurmet e trashegimise faraonike dhe greko-romake : fari mesjetar me guret gjigande te fundosur ne portin e vjeter, meduzat e kohes antike, amfiteatri, gjurmet e zbarkimit te Aleksandrit te Madh qe themeloi kete qytet, historia e bibliotekes se djegur Aleksandrina, tempujt dhe rrenojat bizantine... Keshtu, vizitori udheton neper shekuj, histori. Nga pallati i tij ne Ras El-Tine, gati dy shekuj me pare Mehmet Aliu veshtronte floten e tij qe ndertohej ne kantieret e portit dhe Aleksandrine qe rilindete per here te dyte pas epokes legjendare te Aleksandrit te Madh. Stergjyshet e Butros Ghalit, kopte te vjeter, kristiane te lashte te kohes se faraonit, kishin bashkejetuar me Mehmet Aliun, madje kishin qene aleate dhe pjese e elites se Kajros dhe Aleksandrise. Pikerisht ate dite ne Aleksandri, kjo figure e rrethuar me lloj lloj historish, do te me terhiqte gjate udhetimit nga Aleksandria ne Kajro, drejt varrit te tij ne xhamine qe ndertoi qe ne te gjalle te vet, ne keshtjellen e vjeter te qytetit te ndertuar nga Saladini apo lagjen Ezbekieh e gjer ne piketakimin me librin e Gilbert Sinoué-se Faraoni i fundit.

    Kur shkon ne Kajro, vizitori ndeshet me shume surpriza interesante, qe kane te bejne me piramidat, mumjet, imazhet e Tutakahomit e Nefertitit, hieroglifet dhe muralet e vjetra mbi astronimine qe perbenin nje prej kalendeareve me te vjeter te njerezimit. Jane gjurmet e nje kulture mijravjecare, mbushur me mitologji dhe hyjni per njerezit, diellin apo henen. Per shqiptaret, vec ketyre deshmive te kultures se lashte jane dhe dy supriza te tjera : varri i Mehmet Aliut ne xhamine Mokattan dhe vendi ku eshte kryer masakra e fameshme e mamlukeve aty ku gidat turistike u tregojne turisteve vendin e "kercimit te mamlukut" apo legjenden e mamlukut te vetem qe shpetoi gjate kesaj masakre. Ishin shqiptaret qe i dhane fund tmerrit te mamlukeve ne Egjipt. Kur je ne Kajro dhe Aleksandri, kerkon ne imagjinate kerkon ne imagjinate imazhin e asaj figure historike, fytyren e te cilit e kemi pare vecse ne nje pikture te Horace Vernet . Keshtu, me kete imazh te krijuar per shqiptarin plak me callme dhe mjeker te bardhe, mund te udhetosh me te drejt legjendes. Pasi nuk eshte vetem Mehmet Aliu, por gjithe dinastia qe ai krijoi, dinasti qe do te jetoje gjer ne revolten e vitit 1952 dhe shpalljen e republikes se Egjiptit.

    Ato dite ne Kajro, duke u ndeshur me ato thesare te medha te njerezimit, imagjinova nje cast befasine qe kishte provuar Mehmet Aliu kur ishte gjetur perpara piramidave ne Gizeh, para tempujve ne Karnak, ne nekropoleve e Tebes apo ne "luginen e mbreterve". Pas kthimit nga Egjipti menjehere kerkova ta takoja shkrimtarin e njohur Gilbert Sinoué, autor i romaneve te njohura si Libri i Safirit, Egjiptiania, Vajza e Nilit, E purpura dhe ulliri, Avicena apo rruga e Ipsahan-it, etj. Disa vite me pare ai kishte perjetuar aventuren pasionante te shkrimit te nje biografie per Mehmet Aliun, tregetarin e duhanit nga Kavalla- qe fati dhe trimeria do ta perjetesonin ne histori. Ne u takuam se bashku ne nje kafene te Champs-Elysées ne Paris, ne " George V " per te folur rreth atij, qe ai e cilesonte shpesh " njeriu nga Kavalla " apo " shqiptari nga Kavalla ". Ishte i natyrshem gezimi im dhe i tij njekohesisht qe takohej me nje shqiptar, dhe per me teper te mesonte se vepra e tij do te perkthehej ne gjuhen shqipe. Nje bashkebisedim ku mplekseshin kohrat, ngjarjet, emrat dhe ekspeditat e Mehmet Aliut ne kerkim te burimeve te Nilit, betejat e fameshme te Kadeshit apo Konjas, te Misolongjit e Navarinit.

    Ne librin e tij te mrekullueshem " Faraoni i fundit ", dhe padyshim me i ploti nder autoret perendimore, Sinoué nuk eshte marre me piketakimin e Mehmet Aliut me boten shqiptare dhe Shqiperine, kohe kur ne Shqiperi, nen influencen e Revolucionit Francez, kishin filluar kryengritjet e para per shkeputjen e Shqiperise nga perandoria osmane. Madje, nje dekade para ketyre revoltave te medha shume prej shqiptareve kishin marre pjese ne betejat e Revolucionit Grek, vecanerisht ne Misollongj dhe vise te tjera te Greqise ku do te shquheshin Bocaret, Kollokotroni, Kondurioti e te tjere, mes te cileve dhe nje grua tjeter legjendare arvanitase, Bubulina nga ishulli i Hidres apo Jeanne d'Arc arvanitase sic quhej ne Perendim. Njihen tashme kryengritjet e fameshme shqiptare te viteve 30-40 te shekullit XIX-te, kryengritjet ne jug dhe ne veri te Shqiperise, ne Shkoder (1837) ne Mat e ne Diber, si dhe ne Berat apo Vlore. Kur bije fjala per lidhjen e tyre me Mehmet Ali Pashen, emri i Tafil Buzit eshte nga me te permendurit ne keto kryengritje, kohe kur " faraoni i fundit " enderronte vete shkeputjen e Egjiptit nga Stambolli dhe shpalljen e nje shteti te pavarur. Duke shfletuar dokumentet e arkivave te Stambollit rreth kryengritjeve shqiptare dhe duke lexuar referencat ndaj Mehmet Ali Pashes se Egjiptit, te bejne pershtypje nje sere korespondencash turke apo dhe te huaja, qe deshmojne per lidhjen qe ekzistonte mes Mehmet Aliut dhe prijesave shqiptare. Dhe kjo jo vetem per aresye se ata ishin shqiptare, por sepse, nje kryengritje e madhe edhe ne Shqiperi, kontribuonte ne luften qe bente Mehmet Ali Pasha kunder Portes se Larte te Stambollit. Qe me 1833, kajmekami i Rumelise njoftonte Vezirin e Madh ne Stamboll se " Abdyl Koka i Delvines endet sa ne Egjipt dhe ne Misollongj .... "

    Ne dokumentet historike rreth kryengritjeve shqiptare per pavaresi (" Dokumente arkivale osmane "), ne nje leter te nje drogmani grek per Shqiperine, me 1835, shkruhej se " Tafil Buzi kishte deklaruar se ishte njeriu i Mehmet Ali Pashes. Rrebeli ne fjale pohoi se nuk do te largohej se sherbyeri ceshtjes se Mehmet Aliut. Nuk ka dyshim se kazate kryengritese si Vlora, Tepelena, Dishnica, Tomorrica, Skrapari, Mallakastra, qyteti dhe nahija e Beratit, Sulova e Verca, te kene patur korespondence direkte me Memet Ali Pashen ". Ne maj te vitit 1835, perfaqesuesi turk ne Londer, Mehmet Namik, njoftonte Porten e Larte se ishte takuar me ambasadorin austriak, princin Estirhazi, te cilit i kane ardhur udhezimet e Meternich-ut. " Permes valiut te Kretes, Mustafa Pasha , pashai i Egjiptit ka nxitur Tafil Buzin. Korespondencat e tij me kreret shqiptare jane tashme ne duart e Meternich-ut. Ambasadori austriak do ti paraqese Ministrise se Jashtme te Anglise kerkesen qe Anglia te porosise konsujt qe ka ne Shkoder, Krete dhe Shqiperi si dhe ambasadorin prane qeverise greke...Une i deklarova se konsujt angleze duhet te perpiqen qe ta kthejne ne rruge te drejte Mehmet Aliun, qe ai te heqe dore nga intrigat dhe turbullirat ne keto vise". Pashai i Kajros do te ishte nder te paret qe do te mbeshteste Mustafa Pashe Bushatlliun e Shkodres ne kryengritjen dhe betejat e tij ne Perlep apo Sofje. Por shpejt, prijesi i Shkodres do te mbyllej ne keshtjellen e tij gjersa do te largohej. Ne shtator te vitit 1835 edhe Vasaf Efendiu i shkruan Vezirit te Madh mbi pjesmarrjen e Mehmet Aliut ne kryengritjen e Shqiperise. Ai tregon per " bashkepunimin e tij qe nga koha e Mustafa Pashes se Shkodres, per strehimin e bejlereve te arratisur shqiptare dhe dergimin e njerit prej tyre ne Berat, gjate kryengritjes se Shkodres. Madje disa kryengrites te arratisur, thuhet se kane gjetur strehe ne Egjipt ".

    Qe me 1831, Zylyftar Poda kryesonte perpjekjen feudale shqiptare per tu shkeputur nga Stambolli. Me 1820-1831 u shemben pashalleqet e medha te Skodres dhe te Janines. Me 1835, dy vjet pas kryengritjes se Tafil Buzit, kemi kryengritjet e Dibres. Nder prijesit e kryengritjeve te jugut ishin dhe Celo Picari, Tahir Abazi, Ahmet Aga Cami e shume te tjere qe jane perjetesuar nga kenget popullore dhe epikea e ketyre viteve, emrat e te cileve i gjejme te lidhura gjithnje me kauzen e Mehmet Aliut. Ne shume dokumente vihet ne dukje se ne kohen e kryengritjeve te kesaj periudhe, Zylyftar Poda per t'ju shmangur hakmarrjes, e kishte zhvendosur familjen e tij nga Misollongji ne Krete, e cila ne ate kohe ishte nen pashalllekun e Mehmet Ali Pashes. Ato vite, Veziri i Madh i kerkonte guvernatorit te Selanikut ndonje informate rreth veprimtarise se Mehmet Aliut lidhur me Shqiperine. Ne shtator te po ketij viti, ne nje dokument te konsullit rus, drejtuar Rusise, zoti Duhamel shkruan se " e kercenova Mehmet Aliun se kishte gisht ne kryengritjen e Shqiperise dhe se per kete gje ai do te kishte pasoja ". Ne maj te vitit 1838, Rifat Beu, ambasador ne Austri, dergonte nje leter ku shkruan " Ne nje gazete te Londres, eshte botuar lajmi se Misirliu (Mehmet Aliu) ka terhequr disa luftetare prej brigjeve te Shqiperise dhe me ane te komisarit qe ndodhet ne Korfuz, eshte perpjekur te nxise veprimet e mallkuara te shqiptareve ". Mjaftojne vetem keto pak te dhena per te kuptuar lidhjen e shqiptareve me Mehmet Ali Pashen dhe besnikerine qe ata treguan ndaj tij. Ata do ta percillnin dhe ne udhetimin e tij te fundit. Historiani Sabry, ne librin e tij biografik Mehmet Ali Pasha te botuar para ca kohesh dhe ne Shqiperi, duke pershkruar vdekjen e pashait te madh dhe dhimbjen e popullit, shkruan se " garda e tij si gjithnje ishte aty, si atehere kur ishte nisur nga Kavalla shqiptare. Ajo e nderoi shqiptarin e madh e te tmershem sipas zakonit te maleve te vendlindjes... " Edhe konsulli francez Mourriez ne kujtimet e tij per Mehmet Aliun, shkruan : " E pyeta nje dite Mehmet Aliun se perse aq shpesh ai thoshte se ishte shqiptar. Ai m'u pergjigj se i tille ishte dhe se fliste gjuhen shqipe. A nuk e kishim degjuar t'u fliste rojeve te tij shqiptare ?... Shqiptar jam dhe shqiptar do te vdes, - thoshte ai, - ndonese u perpoqa te behem nje egjiptian i mire".

    Te shkruash mbi bemat e Mehmet Ali Pashes dhe birit te tij, strategut te lavdishem ushtarak Ibrahim Pasha, nuk mund te mos flasesh dhe per shqiptaret, te cilet e shoqerojne ngado. Ata jane te pranishem jo vetem ne Kajro e Aleksandri por dhe ne Rozete e gjetke, gjer ne fushat e shkretetirat e largeta te Arabise, duke te kujtuar keshtu vargun tragjik te popullit Mbece more shoke mbece/ pertej ures se Qabese... Pallati i Mehmet Aliut ruhej gjithnje nga besniket e tij, shqiptaret. Duke u prire shqiptareve ai mundi qe njerin pas tjetrit ti eliminonte te gjithe kundershtaret e tij, nga guvernatori i Kajros e deri tek prijesi i famshem i mamlukeve. Duke pershkruar betejen e anglezeve ne Rozete, midis Kajros dhe Aleksandrise, dhe thyerjen e tmerreshme te anglezeve, autori i " Faraonit te fundit " shkruan se shumica e anglezeve ne kete beteje u vrane nga shqiptaret e hipur maje cative dhe te fshehur ne frengjite e shtepive. Ata do ti ndiqnin anglezet gjer ne hyrje te Aleksandrise. Kur Tosuni 18 vjecar, biri i dyte i Mehmet Aliut, ne krye te 6.000 shqiptareve dhe 2.000 kaloresve do te nisej kunder vahabiteve, ne Medina, drejt vendit te shenjte, per ti nenshtruar ata, ne grykat e Safra-s do te vriteshin pothuajse te 6.000 shqiptaret. Nje numur i jashtezakonshem por te kemi parasysh popullsine e asaj kohe ne Shqiperi. Sinoué i gjen shqiptaret perseri dhe ne betejat e Libanit dhe te Sirise, ne betejen e qytetit bregdetar Shen Joanit te Akres. Por kesaj rradhe nje garnizon prej 3.000 shqiptaresh ishin ne sherbim te Portes se Larte. Padyshim qe shqiptaret ne kete beteje kane qelluar mbi njeri tjetrin pa ditur se qellonin mbi bashkepatriotet dhe vellezerit e tyre. Jo rralle ne elegjite popullore shqiptare flitet per nizamet dhe varret e tyre ne humbetire, larg ne shkretetirat e perandorise. Grate prisnin burrat et yre, femijet eterit, nenat bijte e tyre qe s'do te ktheheshin me. Ndryshe nga popujt e tjere dhe fqinjet e tyre, shqiptaret dukej se kishin me te forte ndjenjen e betejes, te aventures, te udhetimit ne botra te tjera.

    Ne nje liber kujtimesh te shkrimtarit francez Gerard de Nerval, ne kujtimet e tij ai tregon se ne fshatin libanez Betmeri, aty ku druzet muslimane dhe maronitet e krishtere ishin ne lufte te vazhdueshme mes tyre, ishte vendosur nje trupe luftetaresh shqiptare qe te mund te ndalonte gjakderdhjen e madhe mes tyre. Ngado qe ishin, shqiptaret shiheshin si luftetare kryenece qe nuk e perfillnin vdekjen. Per shqiptaret qe luftonin nen flamurin e Mehmet Ali Pashes shkruajne shume historiane e shkrimtare te njohur qe kane udhetuar ne ato kohra ne Egjipt, Afrike dhe ne Arabi. Libri Peshtypje udhetimi i autoreve evropiane ne Egjipt deshmon qarte per kete. Francezi Fromentin, i cili udhetonte pergjate Nilit, kur ndalon ne Siut, nje qytet i madh me ndertesa prej muri balte te thate, shkruan ne ditarin e tij se " ushtaret shqiptare qe ishin lajmeruar per ardhjen tone, dolen kurioze per te pare hyrjen tone ne qytet ". Habitesh vertet me kete gjeografi te madhe te perandorise ku ngado gjenden shqiptaret.

    Nga historianet shqiptare, duke vecuar ketu studimin e njohur te Aleksander Xhuvanit, deri me sot na ka munguar nje studim i plote dhe i gjithanshem apo nje biografi rreth ketij personazhi qe te jete pare me kendveshtrimin shqiptar, pra ne lidhje dhe me shqiptaret dhe kryengritjet shqiptare. Cilet ishin keta shqiptare dhe nga c'vise vinin ata ? Si valle ishin gjendur ne Egjypt e gjer ne kufijt e Sudanit apo fushat e shkretetirave te Arabise ? Padyshim, arkivat e vjetra egjiptiane dhe te perandorise osmane ruajne plot te papritura per historianet dhe lexuesit shqiptare. Shqiptaret ishin gjithnje garda pretoriane e tij, luftetare qe dinin vetem te luftonin, kryenece e madje shpesh me mjaft telashe per te. Duke shfletuar kujtimet e udhetareve evropiane te bejne pershtypje pershkrimet e shkrimtareve Flaubert apo Chateaubriand, te Nerval e Pierre Loti, te anglezeve Thackary, Kipling e shume te tjere. Ne librin e tij Itinerar nga Parisi ne Jeruzalem Shatobrian (Chateaubriand) flet per rruget plot njerez te Kajros dhe shqiptaret qe e rrethojne. Ne Esneh, pergjate Nilit, Flaubert na flet per shqiptaret qe ka gjetur atje, me te cilet pi kafe dhe ndjek vallet e ca valltareve siriane nga Damasku. Ne librin e tij Nili, francezi Maxime du Camp flet per taksaxhinjte shqiptare te Mehmet Aliut : " Shfaqja e nje shqiptari te vetem bente qe njerezit te zhdukeshin nga e gjithe Nubia... " Nje dite, duke shfletuar albumin e pikturave te piktorit francez Léon Gerome, i cili ne fundin e shekullit XIX-te kishte udhetuar ne Egjipt, tabllote e tij me figurat e shqiptaret do me befasonin. Ishin nje mori personazhesh arnaute, ku secili nga ta paraqiste nje tip interesant, te mprehte dhe me fytyre burrerore. Ato tabllo ishin padyshim nga deshmite me te gjalla te jetes se shqiptareve ne lagjet e pasura te Kajros. Ata njihen menjehere nga veshja e tyre karakteristike, floket e gjate dhe shtati i tyre i larte, gjithnje te ngarkuar me arme.

    Lidhur me shqiptaret, shkrimtari i njohur aglez Eiliam Thackery, gjate udhetimit te tij ne Kajro me 1844 (Notes of a Journey from Cornhill to Grand Cairo), na le mbresat e nje skene te jashtezakoneshme, e cila tregon per natyren kryenece dhe here here te mbrapshte te disa shqiptareve qe pikaseshin ate kohe ne gjithe Egjiptin. Madje Mehmet Aliu ndaj bashkepatrioteve te vet kishte vendosur ligje te forta per ti disiplinuar ata. Ja cfare shkruan nder te tjera ai : " Nje dite me pare shqiptarin e vrare nje nga anetaret e ekipit tone e kishte pare ne cepin e hotelit, ne kohen kur po e sillnin nje tufe ushtaresh te cilet e kishin arrestuar. Gjithe lecka te grisura e me kembet e lidhura, ai perpiqej te clirohej. Trupi i tij i xhveshur qe perdridhej, i ngjante nje modeli mjaft terheqes. Ky njeri, pak kohe me pare, duke shetitur neper rruget e qytetit kishte pikasur nje grua te bukur dhe e kishte ndjekur ate. Duke ja mbathur vrapit, ajo ishte futur ne nje kazerme policesh qe fatmiresisht ishte aty prane. Por pa u trembur, shqiptari e ndoqi ate deri tek policet. Njeri nga ta u ngrit dhe donte ta ndalonte, por ai nxorri pistoleten dhe e vrau ate. Ai vrau keshtu nja tri-kater prej tyre, deri sa me ne fund kishin munduar ta mberthenin. Arnauti e dinte se e priste vdekja, se nuk do ta shtinte kurre ne dore ate grua, dhe se nuk mund ti rezistonte nje gjysem regjimenti policesh. Por ndjenja e forte dhe instikti i vrasjes ishin me te forta tek ai. Ne mengjesin e dites tjeter, ai e la veten qetesisht qe ti prisnin koken, i rrethuar nga shoket e tij qe kishin ardhur aty per te qene te pranishem. Ai as qe shqetesohej nga vdekja, madje u gjunjezua dhe gjakftohte i la ata ti prisnin koken, sikur te shihte ceremonine mortore te nje tjetri "...

    Ngjarje rrenqethese e skena te pabesueshme sot per epoken tone. Prerja e nje koke perballohej atehere ne menyre sfiduese. Nje pjese e trupes se shqiptareve ishte vertet e ashper ne nje mjedis te tille te panjohur per ta dhe ne nje gjendje te perhereshme lufte me mamluket, te cilet do te shfaroseshin gjithnje e me shume gjersa me ne fund ata pranuan nenshtrimin. Ishte nje ekzistence per jete a vdekje. Sigurisht, ne fillim askush nga shqiptaret nuk mendonte te qendronte perjetesisht ne Egjipt, e akoma me shume ne viset e largeta te Nilit gjer ne Nubi, Asuan e kufijte e Sudanit. Sic thoshte populli, ata kishin ikur " nizam " ne Misir apo shkretetirat e Arabise. Dekadat shkonin dhe pinjollet e gjeneratave te shumta prisnin kthimin e atyre qe s'do te ktheheshin kurre. Nje tjeter skene interesante pershkruan Chateaubriand gjate udhetimit te tij te pare me anije neper Nil. Me 1806, ai eshte vecse 38 vjecar dhe shoqerohet ne anije nga nje grup luftetaresh shqiptare. " Me zhurmen me te vogel, shqiptaret merrnin pushket dhe shkonin ne bordurat e anijes. Ate ngjanin sikur luftonin me armiq imagjinare. Gjysma e atyre shqiptareve ishin muslimane dhe gjysma tjeter te krishtere. Te gjithe therrisnin " Muhamet " apo " Shen Meri ". Ata hidhnin gllenka vere duke klithur ne frengjisht ca fjale te renda dhe duke qelluar ne ajer... "

    Por edhe pas vdekjes se Mehmet Aliut dinastia e tij do ti mbante gjalle lidhjet me Shqiperine dhe shqiptaret. Kjo u deshmua jo vetem me zhvillimin e nje diaspore intelektuale ne Misir (Egjipt) dhe veprimtarise se rilindasve shqiptare, por edhe me interesimin e kesaj dinastie per fatet e ardheshme te Shqiperise ne shekullin e XX-te. Mbreti i Egjiptit, Fuadi, tri vajzat e tij do ti martonte me bejlere shqiptare. Ne vitin 1914, kur Europa do te kerkonte nje princ per Shqiperine, madje edhe pas largimit te princit Vid, nder kandidaturat e tyre kishte dhe nje princ te dinastise se Mehmet Aliut, vete vellai i Fuadit. Albert Defance, minister i Frances ne perfaqesine e Kajros, ne 6 korrik 1914 i dergonte nje shkrese ministrit te tij te Puneve te Jashtme, zotit Viviani, ku i shkruante : " Qeveria italiane po perpiqet te gjeje nje princ qe te zevendesoje princin Vid : princin Ahmed Fuad, xhaxhain e kedivit (mbretit) te Egjiptit. Por vec atij ka dhe pretendente te tjere qe presin momentin te deklarohen si pretendente. Nje prej tyre dhe vellai i kedivit, princi Mehmet Ali. Princi Fuad me ka pohuar kohet e fundit se perfaqesuesi diplomatik i Italise ne Kajro, i ka kerkuar qe qeveria egjiptiane te mbeshtese kandidaturen e tij ". Ne vitet e fundit te "dinastise Mehmet Ali" mbreti Faruk I-re do ta priste si nje mik te privilegjuar mbretin Ahmet Zog qe vinte te gjente strehe fill pas Luftes se II-te Boterore. Mbreti Zog do te largohej vetem pas permbysjes se monarkise nga ana e koloneleve Naser dhe Sadat.

    Nje nga kontributet me te medha te Mehmet Ali Pashes ishte se qe ne vitet e para te pushtetit te tij, ai kerkoi te krijoje nje Egjipt modern dhe per kete ai nuk veshtroi nga Stambolli por nga Evropa e qyteteruar dhe se pari nga Franca. Ne libra te ndryshem historike apo pershtypje udhetimi te shekullit XIX-te gjer ne hapjen e kanalit te Suezit (1869), gjen nje dyndje te vertete te botes franceze ne Egjipt per modernizimin e tokes se vjeter te faraoneve, duke filluar nga koloneli Seve qe me vone do te behej Sulejman Pasha. Valle admirimi per Napoleonin e madh apo lidhja me mikun e tij zotin Lion, tregetarin nga Marseja, e shtyu njeriun nga Kavalla qe te adhuronte Francen ? Mos valle sepse ajo ishte nje kunderpeshe e qellimeve angleze, te cilet donin gjithnje ta pushtonin Egjiptin per te hapur rrugen drejt Indise dhe vendeve arabike ? Te dyja keto motive qendrojne. Dyndja e inxhinjereve, konstruktoreve, gjeografeve, shkencetareve franceze eshte e habiteshme. Champollion eshte arkeolgu i pare qe do te themelonte egjiptianologjine dhe do te deshifronte boten dhe heroglifet e faraoneve : Jumel, Bellefonds, Jomard, Clot, Lerminant, Lesseps e shume e shume franceze te tjere ishin ato ura qe do te lidhnin ngushte Francen me Egjiptin. Egjipti njohu nje rilindje te papare : manifaktura, fabrika, akademi ushtarake e mjeksore, institute, shkolla, gazeta, kanale vaditese e ujesjelles, parqe e muzeume... Saidi, nje nga bijte e Mehmet Aliut, do te studjonte ne France. Ismaili qe dhe ai do te hypte ne fron, ishte nga adhuruesit me te flakte te kultures europiane. Ishte Mehmet Aliu qe dergoi grupe te shumta te rinjsh egjiptiane per te studjuar ne shkollat me te mira pariziane per te mesuar mjeksine, artin e ndertimit te rrugeve dhe urave, shkencen moderne ne pergjithesi, etj. Kjo rilindje e Egjiptit do ta befasonte dhe vete shkrimtarin e politikanin Chateaubriand, i cili ne librin e tij Kujtime pertej varrit do te shkruante : " Francezet mbollen ne Egjipt faren e qyteterimit, te cilen Mehmet Aliu e kultivoi. Lavdia e Bonapartit u rrit : nje rreze drite rreshqiti ne erresirat e fese dhe nje e care i u be barbarise ".

    Ne librin tim Krushq te larget botuar para disa vitesh, kam shkruar nje kapitull per figuren e Mehmet Aliut dhe obeliskun e Luksorit, te cilin ai i a dhuroi mbretit te Frances per ndihmen qe francezet i kishin dhene per modernizimin e Egjiptit. Obelisku monolit prej 23 metrash, plot hieroglife mbi lavdine e Ramsesit II-te, i vendosur ne sheshin e Concorde-s eshte padyshim nje nga deshmite me spikatese te kesaj lidhjeje te forte. Udhetimi i obeliskut nga Asuani e gjer ne Paris eshte sigurisht nje nga aventurat me te guximeshme te asaj kohe. Ky bllok i gdhendur guri prej 230 tonesh, veshtire te transportohej ne nje itinerar aq te gjate. I hipur ne nje lunder te madhe, obelisku i Luksorit do te udhetonte neper Nil gjer ne Aleksandri e qe andej do te merrte detin Mesdhe per te zbarkuar ne Haver, dhe qe andej, nepermjet Senes, do te merrte udhen per ne Paris. Ishte viti 1836...

    Te flasesh per dinastine e Mehmet Aliut nuk mund te mos permendim birin e tij Ibrahim Pashen, strategun e madh dhe fituesin e betejave te lavdishme te Nezibit, Shen Joanit te Akres apo te Konjas. Rasti e solli qe pak kohe para vdekjes se papritur te tij, Ibrahimi te vizitonte Francen dhe te pritej nga vete mbreti, Louis Philippe apo Napoleoni i III. Ne oborrin e Hotelit te Invalideve, pasi eshte perulur para varrit te Napoleonit, ai pershendetet nga dy mije veterane te luftrave napoleoniane. Apoteoza e vizites se tij eshte ne " Champ de Mars " : " Kurre ndonjehere qe nga koha e Napoleonit, - do te shkruante ne kujtimet e tij Edourd Gouin, - kjo fushe nuk kishte sherbyer si nje teater kaq te shkelqyer dhe solemn. Edhe vete dielli dukej se kishte veshur roben e festes per te pershendetur nje nga bijte e tij, fitimtarin e Nezibit... " Mehmet Ali Pasha, si dhe Ibrahimi dhe pasardhesit e tij, ishte nga te rrallet pashallare tolerante persa i perket riteve e besimeve te ndryshme fetare. Koptet e krishtere, katoliket ortodokset, cifutet, greket e armenet, te gjithe ishin te lire te praktikonin fene e tyre. Madje Mehmet Ali Pasha ndonjehere bente shaka mbi fene muslimane. Interesant eshte gjithashtu fakti qe kur doli nga takimi me Mehmet Ali Pashen ne Kajro, shefi i te krishtereve te Jeruzalemit, Kustodi, do te shprehej : "Ai na foli si nje peshkop i vertete". Ibrahim Pasha deklaronte hapur barazine e feve ne gjithe tokat e mbreterise se Mehmet Ali Pashes. Mehmet Ali Pasha ishte nga te rrallet pashallare te perandorise osmane qe ishte aq tolerant. Besniket dhe bashkepuntore te tij ishin jo vetem muslimane por dhe kopte, ortodokse, greke e armene, cifute e te krishtere te Perendimit. Barazia e fese ishte e shkruar ne ligj.

    Bota e shqiptarit nga Kavalla ngjan ende si nje bote disi e larget dhe e panjohur per lexuesin shqiptar, edhe pse ajo eshte nje nga figurat me unikale ne historine e diaspores shqiptare. Jeta e tij ishte nje epope e madhe, veshtire per ta permbledhur brenda nje libri, pasi ngjarjet jane te shumta. Vetem arkivat diplomatike te Stambollit, Frances, Anglise, Rusise, Austrise, etj, permbledhin dhjetra mijra dokumente qe presin te dalin ne drite. Ky njeri qe shkoi te luftonte kunder Napoleon Bonapartit ne brigjet e Egjiptit me 1800, me pas do ta bente perandorin francez idhull te tij, aq sa ne boten europiane ate do ta quanin " Napoleoni musliman ". Madje ai ka deshire tu thote biografeve te vet se ka lindur ne te njejten dite si dhe perandori francez. Aq legjendare u be figura e Mehmet Aliut ne ate epoke sa ne vitet 40 te shekullit XIX-te, duke ju referuar figures se tij, Victor Hugo ne permbledhjen Les Orientales, do te shkruante : " Nese ka nje kolos qe mund te krahasohet me Bonapartin ku njeri gjenial eshte Mehmet Ali Pasha ; ai qendron krah tij ashtu sic rri tigri perballe luanit, si skifteri perballe shqiponjes... "

    Luan RAMA-Perfaqesuesi shqiptar ne UNESCO
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290

    Mehmet Ali Pash: Themeluesi i shtetit tė Egjiptit modern

    Muhamed Ali Pasha-Egjipt
    Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė
    Jump to: navigation, search
    Muhamed (Mehmet) Ali Pasha
    Muhamed Ali

    (1769 - 1849)





    Mehmet Ali Pash EgjiptiThemeluesi i shtetit tė Egjiptit modern, si shtet i parė islamik i dalur nga feudalizmi i mesjetes.

    Tabela e pėrmbajtjeve [fshih]
    1 Lindja dhe karriera
    2 Eleminimi i kundershtareve politike
    3 Lufterat e Mehmet Aliut
    4 Arritjet e Mehmet Aliut
    5 Versionet e konspiracive arabe
    6 Tituj tė veprav
    7 Shiko dhe kėtė
    8 Lidhje tė jashtme



    [redaktoni]
    Lindja dhe karriera
    Mehmet Ali Pasha (1769-1849) i njohur me emrin Muhamed Ali, eshte nje nga djemte me te mire qe tokat Shqiptare kane nxjerre ne historine e tyre. Fatkeqesisht neper mjetet e propagandas Perendimore, Mehmet Ali Pasha shpesh here tregohet sikur te kete qene Grek, apo "shqiptar" nga Kavalla ne Greqi (!) qe ne fakt eshte pjese e Ēamerise, toke Shqiptare te cilen juntat greke me forcen e pastrimit etnik e depopullizuan ne mesin e shekullit te XX nga Shqiptaret besimit Islam. Per Mehmet Aliun tregohet qe te kete lindur ne nje familje te thjeshte Shqiptare, dhe pasi Mehmeti per njefare kohe eshte marre me tregti neper Ēameri, me vone ka vendosur qe ti bashkohet ushtrise sė perandoris Osmane. Per Mehmet Aliun tregohet se edhe pse nuk ka ditur te shkruaje dhe te lexoje ka qene nje njeri i menēur dhe largepames, gje qe e beri ate te beje karriere ne ditet e mepasme te jetes. Ne ditet kur Napoleon Bonoparti pushtoi Egjiptin i cili qe nga koha e Sulltan Selimit kishte qene pjese e pandashme e perandoris Osmane, Mehmet Aliu, ashtu si edhe shume Musliman te tjere, shtetas te Perandorise u ngrit per te mbrojtur kete toke tė Perandorisė Osmane nga keta kolonizator te rinj. Ne krye te nje batalioni me Shqiptar, Mehmet Aliu marshoi drejt Egjyptit, ku pas perpjekjeve te ndryshme luftarake me Francezet me ne fund, Egjipti u ēlirua nga zgjedha Bonopartiste. Pas clirimit te Egjyptit dhe mosmarreveshjeve te ndryshme civile, me ne fund ne vitin 1805 Mehmet Aliu me keshillen e Shaikhut te Azharit, morri fermanin nga Sulltani per tu bere governator i Egjyptit se bashku me titullin Pasha.

    [redaktoni]
    Eleminimi i kundershtareve politike
    Duke pare situaten e prapambetur te Egjyptit te asaj kohe, Mehmet Aliu ishte ai qe filloi zhvillimin e vendit. Por si rrjedhoje e konflikteve me ēifligaret vendas (Mamluket), intrigat e tyre, kercenimet ndaj Mehmet Aliut dhe mosbindshmerine ndaj rregullave te shtetit, Mehmet Aliu me rastin e dergimit te birit te tij Tosum Pasha ne Arabi kunder "Vehabive" (Selefive) organizoi nje darke per te gjithe parine vendase Memluke (ketu fillon konspiracia Arabe J). Pasiqe i ftoi te gjithe Memaliket ne keshtjellen e tij, Mehmet Aliu qe e kishte rrethuar keshtjellen me rojet e tij Shqiptar, i urdheroi ata qe te ekzekutonin te gjithe kundershtaret e tij qe i kishte ftuar ate nate ne keshtjelle. Pas ketij veprimi, Mehmet Aliu e siguroi njehere e pergjithmone pushtetin e tij mbi Egjypt, pasiqe ai arriti qe ti eleminoje rivalet e tij ne ate mbremje. Nga ky akt, sa mizor dhe i pabese i Mehmet Aliut, shume Memluk qe shpetuan, filluan te nxisin urrejtjen arabe kunder Mehmet Aliut qe mbahet si i pari politikan Makiavelian ne historine moderne Islame.

    [redaktoni]
    Lufterat e Mehmet Aliut

    Perdoria OsmaneNje nga zotesite kryesore qe Shqiptaret kane patur ne Perandorin Osman, kane qene arti i luftes. Keshtu qe nga ditet e marrjes se Egjyptit, e deri ne ditet e fundit te jetes se tij, Mehmet Aliu, me ndihmen e djemve te tij zhvilloi mjaft beteja te suksesshme neper bote. Nga te parat ekspedita luftarake qe Mehmet Aliu organizoi ishin disa fushata me rradhe qe Mehmet Aliu, me urdher te Sulltanit kreu ne Arabi kunder "Vehabive",ku djemte e tij, Tosum dhe Ibrahim Pasha arriten qe kryengritjen e Saudeve ne Arabi ta shype dhe te ktheje qytetet e shenjta te Mekes dhe Medines ne gjendje paqeje, nga ku Haxhijte dhe Umraxhijnte te mund te kryenin vizitat e tyre ne token e shenjte ne menyre te qete dhe pa probleme. Nga vitet 1820 deri me 1822 Mehmet Aliu filloi ekspeditat kunder Sudanit, ku ne 1823 Mehmet Aliu themeloi shtetin e Sudanit dhe Khartumin si kryeqytet te tij. Me 1824, si rrjedhoje e kryengritjeve te barbareve ne Greqi, Sulltan Mahmudi i II qe nuk mund te ta shtypte dot kete rrebelim Grek, therriti ne ndihme Mehmet Aliun, i cili duke ēuar ne krye te kesaj ekspedite djalin e tij Ibrahim Pasha arriti qe te shuaje dhe shtype revoltat ne Greqi. Si rrjedhoje e kesaj fitore, Mehmet Aliu u shperblye nga Sulltani qe te behej edhe governator i Kretes. Por fuqite e medha (Britania e Madhe, Franca, Rusia), duke pare shtrirjen e gjere qe Mehmet Aliu pati qe nga Sudani e deri ne Krete, me 1827 derguan armatat e tyre per te luftuar Ibrahim Pashen, te birin e Mehmet Aliut, i cili pas perplasjes me fuqite e medha u thye, dhe u detyrua qe te leshoje shtypjen e terrorizmit Grek. Si rrjedhoje e disa mbeturinave Mamluke qe kishin lene Egjyptin pas masakres se Mehmet Aliut, shume prej tyre qe nga Siria kryenin akte sabotazhi kunder Mehmet Aliut. Per kete arsye ne 1831 Mehmet Aliu u detyrua qe te pushtoje Sirine dhe te ndjeke Mamluket e hikur. Por kjo hapje e madhe e Mehmet Aliut e zemeroi Sulltan Mahmudin i cili hyri ne konflikt me Mehmet Aliun (besohet se e kete lufte ka influencuar nje armik personal i Mehmet Aliut qe ishte keshilltar i Sulltanit). Pas betejes se 1839 djali i Mehmet Aliut, Ibrahim Pasha i cili theu ushtrine Osmane, filloi marshin per ne Anadoll, ku sipas shume historianeve ambicjet e Mehmet Aliut ishin qe ai tu bente Sulltan i shtetit Islam. Por duke pare forcen dhe vitalitetin e Mehmet Aliut fuqite e medha e ndaluan dhe kercenuan serisht Mehmet Aliun qe te mos avanconte me tej. Nese ky plan do te kishte ndodhur, bota nuk do ti njihte me Shtetet e Bashkuara Islame, si Khalifati Osmanlli, por do ta njihnin si Khalifati Shqiptar keshtu qe Dom Ndocet e Dom Leshet e sodit duhet te gjenin shpifje te reja kunder Islamit Shqiptar. Pas kesaj perpjekje te fundit, Mehmet Aliu u terhoq ne Egjypt ku atij iu njoh e drejta e Khedivllekut mbi Egjypt (mbreterise), nga ku gjenerata e niperve te tij udhehoqi deri ne vitin 1956.

    [redaktoni]
    Arritjet e Mehmet Aliut

    Xhamia e Muhamed Ali Pashės
    Kairo, EgjiptCami Mehmet Ali, pervec betejave te tija te suksesshme ne boten Islame, mbahet si i pari modernizues i botes Islame. Ai ishte i pari qe ne boten Islame futi shtypshkronjen, ndertoi fabrika, ndertoi sisteme moderne per shtetet ku ai udhehoqi. Ne vecanti, vepra te Mehmet Aliut qe vlejne per tu theksuar jane: Krijimi i Egjyptit si shtet, modernizimi, ndertimi i qyteteve, qendrave tregtare, qendrave industriale etj. Krijimi i Sudanti si shtet, emancipimi i shoqerise Sudaneze dhe dhenies se saj te nje fizionomie qytetare (Hadara) perndryshe nga fizionomia fshatare (Badava) qe Sudani kishte perpara ardhjes se Mehmet Aliut. Emancipimi i shoqerise Egjyptiane, qe sot eshte zemra e botes Arabe, ku nepermjet aktivizmit te shoqerise vendase beduino -felahe ne jeten shoqerore qytetare (Hadara), Mehmet Aliu eshte ai qe mbahet si arkitekt i Intelektualizmit dhe Iluminizmit arab abham Al - Xhedid; qe do te thote sistemi i ri dhe ka te beje me ate se Mehmet Aliu ishte ai qe per here te pare ne boten Islame, krijoi nje ushtri me te vertet profesionale, dhe mjaft here me te avancuar sesa ajo e Osmaneve. Vete suksesi i ushtrive te Mehmet Aliut neper bote, i tregoi Sultan Muratit se Sistemi Osman ishte vjeteruar, gje qe e coi Sulltanin qe pas Mehmet Aliut te shpalli edhe ai "Nidham Al Xhedidin'" ala - Turce, por qe asnjehere nuk arriti suksesin e Mehmet Aliut. Dhe pse pasardhesit e Mehmet Aliut me vone u korruptuan dhe e dobesuan Egjyptin qe Mehmet Aliu themeloi, serisht vlerat e Mehmet Aliut per zemren e sotshme te botes Arabo - Islame jane te panumerta. Me te drejte per punen ne themelimin e Egjyptit dhe ringjalljen Arabe qe ze rrenje aty, Mehmet Ali Shqiptari mbahet si themeluesi dhe illuminatori i intelektualizmit Arab.

    [redaktoni]
    Versionet e konspiracive arabe
    Nuk eshte dicka e rralle qe mes shume Arabsh, here pas here te degjosh akuzime ndaj Mehmet Aliut, si ato qe mund te hidhen ndaj Ataturkut. Por edhe pse Mehmet Aliu ishte modernizues i botes Arabe, kjo nuk do te thote aspak se ai ishte anti-Islamist tip Ataturk. Teorire e Konspiracive Arabe ndaj Mehmet Aliut hidhen rreth 2 temave; modernizmi qe ai i beri botes Islamo - Arabe dhe masakra e tij mbi Mamluket Perderisa modernizmin e botes Islame, ne si Muslimane e kemi fardh (detyre), ideja e shume arabeve se modernizimi eshte de-islamizim eshte gabim, pasiqe Islamizimi nuk eshte prapambeturi, por ai shkon gjithnje me progresin njerezor.Modernizmi i civilizimeve Islame, kalimi i tyre nga Badava (fshataresi) ne Hadara (civilizim) sic Ibn Khalduni ka predikuar eshte nje nga nevojat e shoqerive Islame dhe jo-Islame neper kohe. Kete nevoje ne e kemi pare gjate histories Islame ne ngritjen e civilizimit te Emevive, Abasideve, Fatimideve, Pahllavive etj dhe me ne fund te Shqiptareve ne Egjypt qe ndertuar civilizimin Arab te sodit, civilizim per te cilen Shqiptaret duhet te jene krenar qe jane arkitekt te tij.Kurse masakra e Mehmet Aliut mbi mamaliket mund te justifikohet si nje akt i nevojshme ne syte e realpolitikes qe koha e Mehmet Aliut neper Evrope kishte filluar te vertetonte.

  19. #39
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    ~RiFrEsKiM~

    Muhamed Aliu - Shqiptari qė themeloi mbretėrinė e Egjiptit


  20. #40
    kureshtar Maska e chi_mai
    Anėtarėsuar
    27-10-2005
    Vendndodhja
    perkohesisht tirane, vendbanimi alternativ
    Postime
    373
    krenohuni me ta, nese nuk beni dote me ate qe ata bene per te mbetur ne histori dhe per te na treguar dhe ne sot se kemi pas te shkuar
    all u need is love

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Zonja e Zezė Nexhmije Hoxha
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-11-2010, 19:03
  3. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  4. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •