Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Michel Houellebecq

    Keni degjuar per Houellebecq ? Me siguri, ma merr mendja. Tashme librat qe studiojne "fenomenin" Houellebecq jane me dhjetera e dhjetera...

    Ja nje tekst i shkurter, nje bisede me nje gazetar gjerman, perkthyer per ju nga zogu ne fluturim


    Kam njė ėndėrr

    nga Michel Houellebecq, tetor 2000

    "Le ta themi menjėherė : jeta, e tillė siē ajo ėshtė, nuk ėshtė e keqe. Ne kemi pėrmbushur disa nga ėndrrat tona. Ne mund tė fluturojmė, tė marrim frymė nėn ujė, ne kemi shpikur aparate elektro-shtėpiake dhe kompjuterin. Problemi fillon me trupin e njeriut. Truri pėr shembull ėshtė njė organ me njė pasuri tė madhe dhe njerėzit vdesin pa shfrytėzuar akoma tė gjitha mundėsitė e tij. Jo ngaqė koka ėshtė tepėr e trashė por sepse jeta ėshtė tepėr e shkurtėr. Ne mplakemi shpejt dhe zhdukemi. Pėrse ? Ne nuk e dimė kėtė, por edhe nėse do ta dinim ne do tė ishim njėlloj tė pakėnaqur. Ėshtė fare e thjeshtė : qeniet njerėzore duan tė jetojnė dhe megjithatė ato duhet tė vdesin. Nisur nga kjo, dėshira e parė ėshtė tė qenurit i pavdekshėm. Sigurisht, askush nuk e di me ēka ngjan jeta e pėrjetshme, por ne mund ta imagjinojmė atė.

    Nė ėndrrėn time tė jetės sė pėrjetshme nuk ndodh ndonjė gjė e madhe. Ndoshta ngaqė jetoj nė njė shpellė. Po, mė pėlqejnė shpellat, atje bėn errėt dhe fresk dhe e ndjej veten tė sigurtė brenda. Shpesh pyes veten nėse ka patur pėrparime tė qenėsishme qysh nga jeta nėpėr shpella. Kur unė jam i ulur aty, duke dėgjuar qetėsisht zhurmėn e detit, i rrethuar nga krijesa miqėsore, mendoj mbi atė ēka do tė doja t’i zhdukja nga kjo botė : mushkonjat, zogjtė grabitqarė, paranė dhe punėn. Ndoshta dhe filmat porno dhe besimin nė zot. Herė pas here, marr vendim pėr ta lėnė duhanin. Nė vend tė cigareve, parapėlqej tė marr pilula qė kanė njė efekt nxitės tė ngjashėm mbi trurin tim. Veē kėsaj, kam njė larmi tė madhe drogash sintetike dhe secila prej tyre zhvillon ndjeshmėrinė time. Atėherė jam i aftė tė dėgjoj ultra-tinguj, tė shoh rreze ultra-violetė dhe gjėra tė tjera qė nuk i kuptoj aq mirė.

    Kam ndryshuar pak tani, jo vetėm mė i ri, trupi im ėshtė shndėrruar, kam katėr kėmbė, mė pėlqen kjo, mbahem shumė mė mirė nė kėmbė, i kapur fort pas tokės. Edhe kur pi shumė, nuk kam frikė tė bie. Nė kundėrshtim me njeriun primitiv, me kangurin dhe pinguinin, asgjė nuk mė trondit aq lehtė. Dhe ka edhe mė tepėr : nuk kam mė nevojė pėr rroba. Rrobat nuk janė praktike, ēfardo qoftė forma e tyre, ato pengojnė frymėmarrjen e lekurės. Lakuriq ndihem mė mirė. Mė e rėndėsishmja ėshtė qė nuk jam as mashkull as femėr – jam njė hermafrodit. Mė pėrpara nuk mundja tjetėr veēse ta imagjinoja ndijimin e penetrimit, duke mos qenė homoseksual. Tani e kam njėfarė ideje mbi tė, ėshtė njė pėrvojė themelore qė e prisja prej shumė kohėsh. Nuk kam mė asgjė pėr tė shpresuar. Disa lexues pyesin veten nėse jeta, nė shpellėn mė tė bukur dhe me krijesat mė tė adhurueshme, nuk do tė pėrfundonte sė qenuri e mėrzitshme pas mijėra vjetėsh (madje qindra mijėra vjetėsh nė rastin tim). Jo, nuk besoj, tė paktėn jo pėr mua. Nuk mė duket e mėrzitshme tė pėrsėris pafundėsisht atė ēka mė pėlqen tė bėj, madje do tė shkoja hde mė larg : lumturia e vėrtetė ėshtė pėrsėritja, nė rifillimin e pėrhershėm tė sė njėjtės gjė, siē nė kėrcim dhe nė muzikė, pėr shembull Autobahn e Krafwerk. Njėlloj dhe pėr seksin : kur mbarojmė, neduam tė rifillojmė. Lumturia ėshtė njė zakon, njė zakon qė mund tė pėrqėndrohet nė gjėra kimike ose nė qenie njerėzore, kur unė kam me vete pilulat e mia apo miqtė e mi, nuk kam nevojė pėr asgjė. Mėrzia ėshtė alternativa e lumturisė, e pėrditshmja e rėndomtė, produktet e reja, informacionet edhe tė paraqitura nė mėnyrė tėrheqėse. E kam gjetur lumturinė nė shpellėn time, nuk kam asgjė mė pėr tė shpresuar, bėj dush kur mė do qejfi. Jashtė bėn nxehtė dhe shumė dritė, mendoj ndopak pėr Gjermaninė ku kanė jetuar sė bashku njerėz nė hapėsira tė ngushta dhe jam i lumtur qė parajsa tė mos njohė mbipopullimin. Njerėzit janė tė lirė tė zgjedhin varrin e tyre, ato i japin makinės aq shpejt sa ato duan.

    Hap sytė dhe shoh qė ėndrra ime ėshtė mė tepėr sipėrfaqėsore. Ndez njė cigare tjetėr, kafshoj pak filtrin, nė fakt nuk ka harmoni nė univers. Nė ēaste lumturie, pėr shembull duke vėshtruar njė pejsazh tė bukur, e di pėrnjėherė qė unė nuk bėj pjesė aty, bota mė shfaqet si diēka e ēuditshme, nuk njoh asnjė qoshe ku tė mund tė ndihem nė shtėpinė time. Zoti, as ai nuk mund ta zgjidhė kėtė problem, madje nuk besoj nė zot, nuk ėshtė e nevojshme, as kėtu as nė parajsė. Besoj nė dashurinė, kjo ėshtė e vetmja gjė e vlefshme qė ne tė zotėrojmė, mė mirė sesa njė program fitness, mė mirė sesa sporti. Ndoshta qė njė ditė ėndrra ime e pėrjetėsisė do tė realizohet, do tė jem atėherė njė krijesė me kėmbė, flatra apo tentakula, ndoshta gjetkė. Nė kundėrshtim me shumicėn e njerėzve, nuk kam frikė nga vdekja, duke u mplakur unė rizbuloj rininė time, tė harruar qyshkur dhe herė pas here kur gjėrat shkojnė keq, mbyllem rehatshėm nė punėn time. Librat e mi mė garantojnė tashmė njė formė pavdekėsie.


    Alors ? Ēa ressemble ą quoi ?
    Ne fakt, ky Houellebecq eshte nje personazh me vete. Sot jeton ne Irlande, i martuar, ka nje mik shume te ngushte, nje qen qe e mban kudo pas vetes... dhe vetem shkruan... Dhe kur flet te intrigon sepse flet gati si me ndrojtje e megjithate nxjerr ca fjale te idhta pelin... dhe nuk e ka per gje te thote gjera qe mund te lendojne ndokend por ja qe e thote : ironik, cinik, por dhe i kthjellet. Dhe me duket se kthjelltesia shkon mire me ironine...

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ja dhe ca vargje nga ky "tipi" dhe merret vesh pastaj...

    Veçim
    nga Michel Houellebecq


    Ku jam vallë ?
    Ju, kush jeni ju ?
    Çfarë bëj këtu ?
    Më çoni ngado,

    Ngado por jo këtu,
    Më bëni që të harroj
    Gjithçka që kam qenë
    Sajoni të kaluarën time,
    Jepini kuptim natës.

    Shpikni diellin
    Dhe agimin e qetë
    Jo, nuk më flihet,
    Do t'ju përqafoj
    A jeni ju mikesha ime ?
    Përgjigjuni, përgjigjuni.

    Ku jam vallë ?
    Ka zjarr ngado
    Nuk dëgjoj më zhurmë,
    Ndoshta jam i çmendur.

    Duhet që të fikem
    Dhe të fle pak,
    Do të duhet të përpiqem
    Të pastroj sytë e mi.

    Më thoni kush jam
    Dhe shikoni sytë e mi
    A jeni ju mikesha ime ?
    A më bëni ju të lumtur ?

    Nata nuk ka mbaruar
    Dhe nata është në zjarr
    Ku është parajsa ?
    Ku kanë shkuar zotat ?


    Ps: ky te shti friken... ncncncnc... i çmendur...

Tema tė Ngjashme

  1. KINO-DITARI : Filma tė rinj nė 2008
    Nga autori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 361
    Postimi i Fundit: 06-01-2009, 05:51
  2. Kino-ditari - Filma tė rinj nė 2006
    Nga autori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 339
    Postimi i Fundit: 05-01-2007, 06:49
  3. Bubulina, arvanitja, luftė dhe dashuri si e ēmendur
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:48
  4. Bubulina
    Nga dodoni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2005, 12:14
  5. LĖVIZJA EKUMENIKE ("Qė tė gjithė tė jenė njė")
    Nga Shpresmiri nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 29-03-2004, 17:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •