Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 67 prej 67
  1. #61
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anėtarėsuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    KĖNGA E DHJETĖ

    Nė shteg tė fshehtė ecim ne tani,

    mes muresh edhe shpirtrash tė dėnuar,

    mėsuesi para, unė prapa tij.

    "O shpirt fisnik, qė je duke mė ēuar 4

    nga njėri rreth nė tjetrin,- thashė unė, -

    dėshirėn lus pėr tė ma plotėsuar.

    Ata qė dergjen varreve a mund 7

    t’i shoh ? Tashmė ēdo rrasė u ngrit pėrpjetė,

    as roje unė nuk po shoh gjėkund".

    Dhe ai : "Do mbyllen prapė ata tė shkretė 10

    nga Jozafati kur tė kthejnė pa shpresė

    me trupat qė i lanė atje pa jetė.

    Tani po dergjet nė kėtė varrezė 13

    me Epikurin ēdo ithtar i tij,

    qė thosh se shpirti tok me trupin vdes.

    Dhe sa pėr pyetjet qė mė bėre ti, 16

    kėtu ato kėnaqen menjėherė

    tok me dėshirėn qė po fsheh nė gji".

    " O prijės i mirė, - i thashė atėherė, - 19

    s’po tė fsheh gjė. Tė flas do desha pak,

    sikur mė pate kėshilluar aq herė".

    " O ti toskan, qė nė qytetin-flakė 22

    i gjallė shkon e flet aq zemėrdlirė,

    qėndro nė daē me mua te ky prag.

    Kuptoj nga gjuha jote fare mirė 25

    se linde nė atė qytet bujar,

    tė cilit i shkaktova mjaft trazirė".

    Dėgjova kaq papritmas nga njė varr 28

    ky zė tė dalė; i trembur u pėshteta

    pas prijsit tim mė fort sesa mė parė.

    Dhe ai mė tha: " Ē’po bėn, kthe sytė, i shkretė, 31

    ja Farinata krejt nė kėmbė u ngrit,

    tė tėrė e sheh nga beli e pėrpjetė".

    Nė sytė e tij tė mitė unė i ngulit: 34

    i mban aq lart ai krahėror dhe ballė,

    sikur dhe ferrin e pėrbuz ky shpirt.

    Ndėrkohė prijsi im mė shtyn ngadalė 37

    drejt tij pėrmes varrezės tėrė flakė

    dhe thotė: "Mirė mate ti ēdo fjalė!".

    Tek varr’ i tij kur sosa mu nė prag, 40

    mė pa njė herė dhe si me pėrēmim

    pyeti: "Tė parė cilėt ke nė gjak?".

    T’i bindem desha pa asnjė ngurim. 43

    I thashė hapur cilėt kam tė parė.

    Pa vetullngritur nė drejtimin tim

    dhe tha: " U treguan armiq krenarė 46

    me mua, gjyshėrit dhe partinė time,

    prandaj dy herė ata i paē shpėrndarė!".

    "Nė i pėrzunė, - qe pėrgjigja ime, - 49

    u kthyen prapė pėr tė dytėn herė,

    tė tutė s’nxorėn nga ky art mėsime!".

    Nga varri i zbuluar pėrnjėherė 52

    njė hije tjetėr mjekrėn nxjerr mbi varr,

    nė gjunjė duket ish ky shpirt i mjerė.

    Vėshtroi rreth meje ai pėr tė parė 55

    nėse me mua kish tjetėr njeri,

    por shpresėn kur e humbi, duke qarė

    mė thotė: "Nėse te ky burg i zi 58

    tė solli ty kjo mendje e pėrndritur,

    ku ėshtė im bir? Me ty pse s’ėshtė ai?".

    I them: "Kėtu me dashje nuk kam zbritur. 61

    Ai qė atje mė pret kėtej mė solli.

    Guidoja yt atė s’e pat pėrfillur".

    Dėnimi dhe mėnyra sesi foli, 64

    se cili ish ma bėnė krejt tė qartė,

    prandaj pėrgjigjen aq tė plotė e mori.


    U ngrit nė kėmbė ai sa kishte shtat 67

    dhe thirri : "Si ? S’e pat? Pra, s’qenka gjallė?

    As sytė e tij s’i ndrit mė dritė e artė?".

    Kur, para se t’i thosha ndonjė fjalė, 70

    njė copėherė ndenja i hutuar,

    ai ra me shpinė e mė nuk pati dalė.

    Shpirtmadhi tjetėr qė mė pati ftuar 73

    t’i vija pranė, nuk ndėrroi fytyrė

    dhe rrinte drejt e krejt i patrazuar.

    "Qė kėtij arti dot s’i patėn hyrė, - 76

    vazhdon ai bisedėn e ndėrprerė, -

    mė djeg mė tepėr se ky shtrat-munxyrė.

    Por pa u ndezur pesėdhjetė herė 79

    fytyrė e zonjės qė kėtu sundon,

    sa fort rėndon ky art ke pėr ta ndierė.

    Nė t’ėmblėn botė u kthefsh siē dėshėron, 82

    por thuaj, pse ky popull armiqėsisht

    kundėr tė mive ligje dekreton?".

    I them: "Kėrdia, qė aq mizorisht 85

    e bėri Arbien tė skuqte gjak,

    e shtyn atė tė thotė urat’ nė kishė".

    Si tundi kokėn, psherėtiu pak, 88

    "Nuk qeshė i vetėm, - tha, - me siguri,

    askush s’do kish luftuar pa njė shkak.

    Por qeshė atje i vetmi ai njeri 91

    qė kur Firencėn deshėn ta rrafshojnė

    e mbrojta ballėlart, me trimėri".

    "Uroj nė paqe nipat tė tė rrojnė! 94

    Tė lutem, - thashė, - zgjidhmi ca dyshime,

    qė mendjen time fort e ngatėrrojnė.

    Ju shihni qartė, sipas hamendjes sime, 97

    ato qė koha fsheh nė ardhmėri,

    tė tashmen shihni veē me mjegullime".

    "I shohim gjėrat veē nė largėsi, - 100

    mė tha, - si ai qė afėr nuk sheh dot.

    nga qielli lart e kemi si dhunti.

    Pėr ē’ndodh apo do ndodh’ mundohet kot 103

    kjo mendja jonė. lajm po s’pru’ njeri,

    s’e dimė ēfarė ndodh me ju nė botė.

    Prandaj mbaron, siē e kupton dhe ti, 106

    kjo njohja jonė ditėn e gjykimit,

    kur mbyllen portat pėr nė ardhmėri".

    Atėherė i them, i brejtur prej pendimit: 109

    "I thoni, pra, atij qė u rrėzua,

    gjallon i biri jashtė ēdo dyshimi.

    E nėse heshta kur mė pyeti mua, 112

    i thuaj ca dyshime desh tė zgjidhte

    dhe teksa mendjen vriste u hutua".

    Ndėrkohė prijsi nisi tė mė thirrte. 115

    Iu luta shpirtit shkurt tė thotė atėherė

    me tė kush tjetėr te ky varr po rrinte.

    "Kėtu me mua mijra ka tė mjerė,- 118

    mė thotė. - Ke tė dytin Frederik,

    ke Kardinalin, s’flas mė pėr tė tjerė".

    Pastaj u zhduk. Nga poeti antik 121

    drejtova ēapat, duke rimenduar

    ato qė ai m’i tha porsi armik.

    U nis shpejt prijsi. Para duke shkuar 124

    mė pyet: "Pse po rri kaq i mėrzitur?".

    Kureshtjen kur unė ia pata shuar:

    "Ē’ dėgjove kundėr vetes, tė skalitur 127

    nė mendje ruaje. Dėgjo tani, -

    tha prijsi im me gishtin lart tė ngritur, -

    kur dritėn tė shikosh plot ėmbėlsi 130

    tė syve tė asaj qė sheh gjithēka,

    do tė mėsosh ē’tė pret nė ardhmėri".

    Dhe mori majtas kur kėto m’i tha. 133

    E lėmė murin, nėpėr humbėtirė

    mes rrethit ecim qė kufinė e ka

    ku njė livadh vjen erė qelbėsirė. 136



    V. ll. Jozafati - Luginė pranė Jeruzalemit, ku, sipas biblės, do tė zhvillohet Gjyqi i fundit. V. l4. Epikuri - filozof grek (341-270 para e.s.). Ai mohonte pavdekėsinė e shpirtit. V. l8. tok me dėshirėn qė po fsheh nė gji - Dante ka dėshirė tė takojė nė Ferr shpirtin e Farinata deli Ubertit. V. 21. sikur mė pate kėshilluar - Dante kujton kėshillėn e Virgjilit: "Shpejt ke pėr ta kuptuar...", kur ata po i afroheshin Akerontit. V. 32. ja Farinata krejt nė kėmbė u ngrit - Farinata deli Uberti (lindur nė fillim tė shekullit XIII), udhėheqės i gibelinėve fiorentinas. Tė parėt e Dantes ishin partizanė tė partisė kundėrshtare tė guelfėve dhe qenė mundur dy herė nga gibelinėt, duke u detyruar tė braktisnin Firencen. Nė vitin l283 gjyqi i inkuizicionit e dėnoi pas vdekjes Farinatėn si heretik, si "imituesin e Epikurit". V. 53. njė hije tjetėr kokėn nxjerr mbi varr - Njė epikurian tjetėr, Kavalkante Kavalkanti, guelf, i ati i Guido Kavalkantit, filozof dhe poet, mik i ngushtė i Dantes. Kur nuk e sheh tė birin pranė Dantes, ai ēuditet. Dante i shpjegon se kėtu e ka sjellė Virgjili, veprat e tė cilit Guido "s’i pat pėrfillur". Duke e keqkuptuar pėrgjigjen, sikur i biri nuk jeton mė (dhe nė fakt Guidoja vdiq disa muaj mė vonė), ai shembet i dėrmuar nė varrin nga kishte nxjerrė kokėn. V. 62. Ai qė mė pret atje kėtej mė solli - Virgjili. V. 80. fytyrė e zonjės - Persefoni qė nė mitologjinė greke konsiderohej hyjneshė e Hėnės dhe identifikohej me tė. Vargjet 79-80 duhen kuptuar kėshtu: "Nuk do tė kalojnė as pesėdhjetė muaj, sa fort rėndon ky art (i kthimit nga mėrgimi) ke pėr ta ndierė". Dhe me tė vėrtetė, nė qershor tė vitit l304 Dante humbi ēdo shpresė pėr t’u kthyer nė atdhe.V. 87. na shtyn t’i nxjerrim ligjet ne nė kishė - Nė kohėn e Dantes mbledhjet e kėshillave tė qytetit zhvilloheshin nė kishėn e San Xhovanit. Kėtu ishin dekretuar edhe ligjet kundėr fisit tė Ubertėve. V. 91. Por qeshė atje i vetmi ai njeri - pas fitores nė Montaperti, udhėheqėsit e gibelinėve kėrkuan qė tė rrėnohej Firencja. Gibelinėve toskanė iu kundėrvu Farinata, i cili deklaroi se sa tė jetė gjallė do tė luftojė me shpatė nė dorė i vetėm kundėr tė gjithėve pėr mbrojtjen e saj. V. ll9. ke tė dytin Frederik - Frederiku II Hohenshtaufen (ll94-1250), perandor i Gjermanisė, mbret i Napolit dhe i Siēilisė. Si armik i papajtueshėm me fronin papėnor, ai u ēkishėrua tri herė si heretik. V. l20. ke Kardinalin - Otaviano deli Ubaldini (vdekur mė l273), njė gibelin i flaktė dhe me influencė. Mbeti e paharruar shprehja e tij: "Po tė kisha shpirt, do ta sakrifikoja pėr gibelinėt". V. l31. tė syve tė asaj - tė Beatriēes.

  2. #62
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anėtarėsuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    KĖNGA E NJĖZETĖ

    Dėnim tė ri tregon ky vargu im

    dhe mbush me lėndė kėngėn e njėzetė

    tė kantikės pėr shpirtrat humbur shqim.

    Vėshtrimin hedh drejt gropės tatėpjetė, 4

    qė po e shihja pėr tė parėn herė

    nė ankth tė mbytur dhe nė lot’ tė nxehtė.

    Nė lugun rrumbullak shoh plot tė mjerė 7

    me lot tek ecin, heshtaz, pa nxitim,

    siē shkon ndėr ne njė procesion pėrherė.

    Atje pėrposh kur zbrita me vėshtrim, 10

    tė gjithė i shoh pėrdredhur pėr ēudi

    ku qafa del nga trungu nė fillim.

    Fytyra prapa shpine kthyer rri, 13

    sikush sė prapthi vetėm mund tė ecė,

    tė shohin para nuk i lė njeri.

    Ngrin trupi, ndofta, si njė dordolec 16

    kur paralizė njė njeri pėson,

    por s’di nė ngrin porsi kėta memecė.

    Lexues, nė dhėntė Zoti, pėrfiton 19

    nga ky mėsim. Tani mendo pėr mua:

    si mundet qė me sy qė nuk loton

    imazhi ynė sesi u shėmtua 22

    tė shihja, kur nga lugu i shpinės lotėt

    mes vithesh po u rridhnin si pėrrua?


    Dhe nis tė qajė pėr tė mjerėn frotė, 25

    nė shkėmb pėshtetur, sa : "Po ti, i shkretė,

    i marrė je qė qan ?" - mėsuesi thotė. -

    Kėtu mėshira rron kur vdes vėrtet. 28

    Ka mė tė mbrapshtė sesa njė njeri

    qė drejtėsinė e Zotit s’pėrshėndet?

    Ngri kokėn, ngrije lart dhe shih tani 31

    Atė qė para tebasve u gremis,

    sa njerėzit thirrėn: "Ku u zhduke ti,

    Anfiarao ? Luftėn pse braktise ?" 34

    Nėn dhe tė gremisej pat vazhduar,

    nė duart e Minosit sa u vithis.

    Nė kraharor dy shpatullat ka shndėrruar 37

    veē nga dėshira larg tė shohė i shtyrė,

    ai ecėn praptas, pas duke vėshtruar.

    Tirezian shih si ndėrron fytyrė, 40

    nga mashkull nė njė femėr pėr t’u kthyer,

    dhe pa ndryshuar s’lė asnjė gjymtyrė.

    Dy gjarpėrinj tė pleksur e mbėrthyer 43

    qė t’i godit iu desh me shkop atij

    prap’ pėndė mashkulli pėr t’i shpėrthyer.

    Aronti shpinėn ngjesh nė bark tė tij. 46

    nė mal tė Lunit, dru ku pėr tė prerė

    arrarasi shkon qė ka atje shtėpi,

    ky rronte nė njė shpellė krejt mermer, 49

    prandaj dhe yj e det pa u penguar

    atje i pat soditur kurdoherė.

    Ajo qė fsheh me flokėt e lėshuar 52

    dy gjinjėt, qė nuk mund t’i shohėsh dot,

    dhe nga kjo anė leshi e ka mbuluar,

    ish Mantoja, qė brodhi nėpėr botė, 55

    pastaj u ngul ku kam vendlindjen time.

    Dėshirė kam tė flas pėr tė atbotė.

    Kur vdiq i jati dhe e la jetime, 58

    qyteti i Bakut ra nė skallvėri,

    ajo mjaft kohė mbeti ndėr shtegtime.

    Ka njė liqen e bukura Itali 61

    nė rrėzė Alpesh, afėr Gjermanisė,

    pėrmbi Tiral, Benak i thonė atij.

    Njė lum’ me mijra kroje i ujis 64

    nė Gardė e Kamonikė Apeninet,

    pastaj te ky liqen ai shpejt bitis.

    Njė vend atje ka, ku shpėrndan bekime 67

    ēdo prift breshjan, trentjan a veronez,

    kur tek tė vetėt vjen pėr predikime.

    Peskiera me tė bukurėn fortesė 70

    nė pikėn mė tė ulėt lartėsohet

    dhe i pėrball breshjanė e pergamezė.

    Dhe pikėrisht kėtu ai grafullohet, 73

    tėrė ujėt qė Benako nuk nxė dot

    pėrmbyt kullotat, fushės nis harbohet.

    Ku rrjedh gjer nė Governo s’quhet mė 76

    Benako, Minēo nisin e thėrrasin

    gjersa nė Po ai zhduket pėrgjithnjė.

    Pėrhapen ujėrat nė njė rrafsh qė hasin 79

    dhe lumi fushėn moēalishtė e bėn,

    prej saj banorėt verės sa s’pėlcasin.


    E egra virgjėreshė gjen njė kėnd, 82

    duke kaluar nėpėr kėtė kėnetė,

    pa bimė e njerėz, e kėtu zė vend.

    Me njerėz punė mė qė mos tė ketė 85

    qėndroi kėtu me gjithė shėrbėtorė,

    magjisė iu dha gjersa ndėrroi jetė.

    Andej pėrreth shpejt ē’kish nuk kish banorė 88

    u dyndėn te ky vend i pėrforcuar

    nga kjo kėnetė qė i vjen tėrthor.

    Mbi varr tė saj qytet patėn ndėrtuar, 91

    qė Mantova e quajtėn pėr kujtim,

    mendim orakujve pa u kėrkuar.

    Dikur banorė pat pa numėrim, 94

    sa Kasalodėve jo fort tė zgjuar

    ua hodhi Pinamonti me mashtrim.

    Ta dish se ndryshe po pate dėgjuar 97

    pėr origjinėn e qytetit tim,

    gėnjeshtra tė vėrtetėn ka mbuluar".

    I them: "Mė ngjall gjithnjė besim 100

    ky arsyetimi yt kaq i vėrtetė,

    sa ngjan kongjill i shojtur ēdo rrėfim.

    Por nuk mė thua, ndėr kėta tė shkretė 103

    e vlen pėr tė veēuar ndonjė njeri ?

    Veē pėr kėtė po ndiekam pak siklet".

    "Ky qė nga faqet mjekrėn, - mė tha ai, - 106

    gjer nė kurriz tė zeshkėt ka zgjatuar,

    kur veē nė djep kish meshkuj nė Greqi,

    augur qe dhe nė Aulidė pat divnuar, 109

    sė bashku me Kalkantin, se nė det

    anij’ e parė greke do lėshuar.

    I thoshin Euripil: pėr tė, vėrtet, 112

    kėndova nė tė lartėn tragjedi,

    qė ti tė gjithė e di pėrmendėsh vetė.

    Ky tjetri, qė tė dobėt ka ēdo ijė, 115

    Mikele Skoto ish, qė njihte mirė

    zanatin pėr tė bėrė ēdo magji.

    Bonatin shih, Asdentin; me dėshirė 118

    me sholl e spango ky do kish punuar,

    pendohet vonė, s’ka pėr tė mėshirė.

    Tė gjorat shih, qė i patėn harruar 121

    gjergjef, gjilpėrė e furkė veē pėr magji

    me kukulla e barna tė trazuar.

    Por shkojmė, ja ku sosi nė kufi 124

    dhe mes dy hemisferash preku dallgėt

    pėrtej Seviljes Kaini me kėrthi.

    Dje mbrėma hėna qe e rrumbullakėt, 127

    ty tė kujtohet se nė pyll tė zi

    tė ndihu mjaft kjo dritė e saj e vakėt".

    Kėshtu mė tha dhe ecėm pėrsėri. 130





    V. 3. tė kantikės - tė pjesės sė parė tė "Komedisė" - "Ferrit". V. 7.< Janė falltarėt, qė nuk flasin, sepse janė dėnuar tė jenė memecėr. V. 28. Kėtu mėshira rron kur vdes vėrtet - Je i mėshirshėm vetėm kur je i pamėshirshėm pėr kėtė mėkat. V. 31-39. Anfiarao - mbret dhe parashikues i sė ardhmes, njė nga shtatė udhėheqėsit argivas qė rrethuan Tebėn gjatė luftės midis djemėve tė Edipit. Iu hap toka nėn kėmbė dhe u kumbis nėn dhe. V. 40. Tirezia - Profetizues i sė ardhmes nga Teba, i ati i Mantos. Duke qėlluar me shkop dy gjarpėrinj tė mpleksur tok, ai u shndėrrua nė grua. Pas shtatė vjetėsh, duke i qėlluar pėrsėri gjarpėrinjtė me tė njėjtin shkop, u shndėrrua nė burrė. V. 45. pendė mashkulli - qime. V. 46-51. Aronti - falltar etrusk. V. 47. Luni - njė qytet etrusk i shkatėrruar nė shekullin XI nga saraēenėt. Afėr tij janė qyteti Karrara dhe malet e Karrarės, ku nxirret mermeri i famshėm karraras. V. 55. Mantoja - e bija e Tirezias, falltare. V. 56. Virgjili pat lindur nė Mantovė. V. 59. qyteti i Bakut - Teba konsiderohej qytet i Bakut. Kur Poliniku dhe Ete-okli, djemtė e Edipit, vranė njėri tjetrin, Teba ra nėn pushtetin e ungjit tė tyre mizor Kreontit. V. 62-63. Benak (lat. Benacus) - Liqeni i Gardės nė shpatet jugore qė ngrihen mbi kėshtjellėn e Tiralit dhe qė shėrbejnė si kufi midis Italisė dhe Gjermanisė. V. 67. Ishulli dei Frati qė varej nga peshkopėt e tre qyteteve: Veronės, Breshjas dhe Tridentit (Trentos). V. 70. Peskiera - njė fortesė e ndėrtuar nga veronezėt buzė liqenit tė Gardės pėr t’u mbrojtur nga Bergamo dhe Breshja. V. 73-78. Midis banorėve bėn kėrdi malaria. V. 94. Nė vitin l269 konti Alberto da Kasalodi, guelf dhe zot i Mantovės, pranoi kėshillat dhelparake tė gibelinit Pinamonte dei Bonakolsi dhe humbi pushtetin. Ky shfarosi fisin e Kasalodit dhe dėboi shumė guelfė nga qyteti. V. l06-114. Euripili - Nė luftėn e Trojės Euripili dhe Kalkanti ishin priftėrinjė. Nė qytetin e Aulidės ata treguan se cila ishte dita e pėrshtatshme pėr nisjen e flotės greke drejt Trojės. V. 113. tragjedi - Virgjili e quante "Eneidėn" tragjedi. V. 116. Mikele Skoto - astrolog i shekullit XIII me origjinė skoceze. V. 118. Asdente - kėpucar nga Parma, qė merrej me profetizime. V. 121-124. Tė gjorat - Mendohej se magjistarėt mund t’i shkaktonin vuajtje njė njeriu duke gdhendur prej dylli figurėn e tij dhe pastaj duke e munduar figurėn me gjithė farė mėnyrash. V. 124-126. ja ku sosi nė kufi - Hėna, nė tė cilėn imagjinata popullore shquante Kainin me njė barrė kėrthijash, preku kufirin midis dy hemisferave dhe po fundoset pėrtej Seviljes. V. 127. Dje mbrėma - Dome-thėnė natėn kur Dante po endej akoma nėpėr pyll.

  3. #63
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anėtarėsuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    KĖNGA E TRIDHJETENJĖTĖ



    Kjo gjuhė qė mė nduku pak mė parė,

    sa tė dy faqet m’i pat flakėruar,

    pastaj po vetė i hodhi plagės bar.

    Shkak dhembjesh nė fillim, siē kam dėgjuar, 4

    hesht’ e Akilit ish dhe e tė jatit,

    pastaj ish shkak ajo pėr fund tė gėzuar.

    Kurrizin kthyem dhe iu qepėm shpatit 7

    qė krejt luginėn e rrethonte qark,

    por heshtja jonė tėrė rrugės zgjati.

    Kėtu s’ish natė, ditė kaq mė pak, 10

    dhe nė errėsirė nuk shihte syri im,

    kur ja, dėgjoj njė bri ushton qė larg

    dhe mė kumbon mė fort se njė gjėmim. 13

    Kthej sytė. Krejt vėmendjen ma pėrpinte

    ai vend, nga zėri dilte me buēimė.

    Kur me ushtri i madhi Karl po vinte 16

    nga lufta, ku pat humbur plot heronj,

    kaq fort Rolandi bririt nuk i binte.

    Andej vėshtrimin porsa e drejtoj, 19

    njė sėrė shoh me kulla tė mėdha

    dhe pyes: "Ē’ne ky qytet qė po vėshroj?"

    "Ngaqė po end vėshtrimin, - prijsi tha, - 22

    nga tepėr larg ti nėpėr errėsirė,

    s’mund tė dallojė syri yt gjithēka.

    Po tė afrohesh do tė shohėsh mirė 25

    si shqisa tė gabon nė largėsi,

    prandaj dhe pak afrohu nė rrėpirė".

    Ma kapi dorėn gjithė ngrohtėsi 28

    dhe tha: "Te vendi ne sa pa arritur,

    ta dish, qė mos tė duket hiē ēudi,

    jo kulla, por viganė ke soditur; 31

    secili bel e lart nga pusi ngrihet,

    pėrqark tė gjithė janė renditur".

    Siē ndodh, kur mjegulla fillon tė shkrihet 34

    dhe syri pak nga pak nis e dallon

    atė qė pas tė shpeshtit ajėr fshihet,

    kėshtu, ēdo hap drejt pusit qė na ēon 37

    mes ajrit sterr dhe aq tė dendėsuar,

    dyshimin heq dhe frikėn nis ma shton.

    Siē ėshtė plot me pirgje i rrethuar 40

    Monteregjioni tok me majn’ e tij,

    tek gryka, pusin qė e ka qarkuar,

    si pirgje ngrihen lart nėpėr ajri 43

    vigant’ e frikshėm, qė me vetėtimė

    Jovi i kėrcėnon edhe tani.

    Ja njėrit ia dallova me vėshrim 46

    fytyrėn, zverkun, bark e kraharor,

    dy krahėt tė mbėshtetur mbi dy brinjė.

    Sa mirė qė natyra hoqi dorė, 49

    nuk bėri mė pėrbindsha tė kėtillė

    dhe Marsin la pa ndihmėsit mizorė.

    Kush ndjek si duhet t' arsyetimit fill, 52

    balenė e fil tė bėj’ nė ka vazhduar,

    urti asaj ia quan dhe jo njė trill.

    Sepse me mendjen tė qenė bashkuar 55

    dėshira pėr tė liga me fuqinė,

    askush mė njerėzit s’kish pėr t’i shpėtuar.

    Fytyrė e tij e gjatė trashėsinė 58

    sa boēė e Shėn Pjetrit kish nė Romė,

    po aq dhe kockat kishin madhėsinė.

    Mbi grykė, qė dy kėmbėt i mbulon 61

    si njė pėrparse, gjysma e trupit rrinte

    dhe do tė duhej njė sa tre frizonė

    qė gjer nė ballin lart tė mund t’arrinte: 64

    nga beli ku manteli rri kopsitur

    tridhjetė e ca pėllėmbė i gjatė vinte.

    "Raphel may amech, - pat uluritur, - 67

    izabi salmi", - kjo e ēmendur bishė,

    uratė mė tė ėmbėl s’pati ditur.

    Iu kthye prijsi: "Bjeri ti borisė, 70

    shpirt i shkalluar, zemėrimin shfry,

    inat a brengė nėse tė molis.

    Kėrko nė qafė, rripin ke aty 73

    qė lidh borinė, shpirt i turbulluar,

    mbi gjoks atė e ke, por s’sheh me sy".


    "Nebroti veten s’rri pa e treguar. 76

    Ky pati faj, - mė thotė prijsi im, -

    qė bota s’flet njė gjuhė tė njėsuar.

    Tė shkojmė, i kotė ėshtė ēdo mundim, 79

    siē nuk kupton njė tjetėr gjuhė ai,

    dhe gjuhė e tij pėr ne nuk ka kuptim".

    E zgjatim rrugėn pakėz ne tani 82

    dhe kthejmė majtas; njė shigjetė larg,

    njė tjetėr gjejmė dhe mė ogurzi.

    Nuk di tė them se qysh u fut nė lak 85

    dhe as nga kush; tė lidhur krahėt kishte,

    njė prapa dhe tė djathtin para pak

    me njė zinxhir, qė mu tek qafa niste 88

    dhe duke u pėrdredhur pesė herė

    mbi trupin lakuriq pėrposh zbriste.

    "Desh forcat, ja, ky kryeneē, njė herė 91

    me Jovin qė t’i maste, - thotė prijsi, -

    dhe shih tani shpėrblimin qė po merr.

    Efialt ka emrin. Luftėn ai e nisi 94

    kur trembej nga viganėt ēdo hyjni.

    Qė kur u mund ky krahėt mė s’lėvizi".

    I them : "Do desha, po pat mundėsi, - 97

    viganin e pėrbindshėm Briare

    ta shihja unė pak me sytė e mi".

    "Fort afėr ti gjigandin ke Ante, - 100

    mė tha, - qė flet e bredh pėrqark i lirė.

    Na zbret ai ku mėkati bėn fole.

    E ke mė larg kė shihje me dėshirė, 103

    si ky i lidhur ėshtė e i pranguar,

    por nga fytyra vjen mė egėrsirė".

    S’kam parė qė njė pirg aq i lartuar 106

    nga njė tėrmet mė fort tė qe tronditur,

    Efialti siē u drodh pėr t’u ēliruar.

    I trembur, vdekjen isha duke pritur 109

    dhe do tė kisha vdekur pėrnjimend,

    zinxhirėt mos t’i kish ky tė pashqitur.

    Sa u larguam pakėz nga ky vend, 112

    Anteun shoh, qė, kokėn pėrjashtuar,

    mbi pus nja pesė kute rri nė kėmbė.

    "O ti qė nė luginėn e bekuar, 115

    ku Shipioni korri aq lavdi,

    kur Hanibalin pati shpartalluar,

    pėrmbi luanėr bėre aq kėrdi! 118

    Ti qė tok me vėllezėr po tė luftoje,

    sikur besohet ende dhe tani,

    lavdi pėr bijt’ e Tokės siguroje, 121

    ku ngrin Kociti nga thėllim’ i honit,

    pa t’ardhur ndot bėn mirė tė na ēoje.

    Mos bėj t’i themi Ticit a Tifonit, 124

    pėrkulu, pra, pa shtrembėruar turi,

    ky mund t’ju japė atė qė ju lakmonit.

    Nė botė prapė ky tė sjell lavdi: 127

    i gjallė ėshtė e mjaft ka pėr tė rruar,

    mė parė po s’u thirr me Hir tė Tij!".

    Kėshtu mėsuesi tha, dhe pa vonuar 130

    ai shtriu krahėt, kapi prijsin tim,

    e di dhe Herkuli ai si pat shtrėnguar.

    Virgjili, me tė ndjerė atė shtrėngim, 133

    mė thotė mua: " Eja tė tė marr!" -

    dhe njė u bėnė prijs’ e trupi im.

    Si Garizenda nga pėrposh e parė 136

    ngjan e pėrkulur, si tė dėshironte

    njė re tė kapė qiellit duke ēarė,

    kėshtu Anteu mua mė ngjasonte; 139

    dhe rrugė tjetėr pata dėshiruar

    kur pashė si nga unė po anonte.

    Por butė tek ai pus na pat lėshuar 142

    qė Lucifer e Judė ka gėlltitur.

    Dhe i pėrkulur pak si pat qėndruar

    si njė direk anijesh lart qe ngritur. 145







    V. 4-6. Shkak dhembjesh - Akili kishte trashėguar nga i jati, Peleu, njė heshtė, plagėt e tė cilės mund tė shėroheshin vetėm duke i goditur pėrsėri me tė njėjtėn heshtė. V. l6-18. i madhi Karl - Nė kėngėn e vjetėr franceze "Kėnga e Rolandit" thuhet se kur Karli i Madh po kthehej nga fushata nė Spanjė, nipit tė tij Roland iu sulėn hordhitė saraēenase. Rolandi thirri pėr ndihmė dhe i ra kaq fort bririt sa iu ēanė damarėt nė temtha. V. 41. Monteregjioni - Kėshtjellė nė krahinėn e Sienės. V. 44-45. vigant’ e frikshėm - Sipas mitologjisė greke, viganėt (gjigantėt) u pėrpoqėn ta rrėzonin Jovin (Zeusin) nga froni dhe ky i shembi me rrufe. V. 46. Ja njėrit - Ky ėshtė Nembroti. Ai sundonte nė Senar dhe donte tė ndėrtonte njė kullė qė tė arrinte deri nė qiell. Kjo solli pėrzierjen e gjuhėve, qė nė fillim ishin njė, dhe njerėzit filluan tė mos e kuptojnė mė njėri-tjetrin. V. 57. sa boēė e Shėn Pjetrit - ėshtė fjala pėr boēėn e pishės tė derdhur nė bronz, e lartė afro katėr metra, qė u hoq nga mauzoleu i Adrianit dhe nė kohėn e Dantes qėndronte para katedrales sė Shėn Pjetrit. V. 63. frizonė - gjermanė ose fricė, qė banonin nė breguun e Detit tė Veriut. Ata konsideroheshin si njerėzit mė tė gjatė nė botė. V. 67. "Raphel may amech izabi salmi" - nuk ka qenė e mundur tė nxirret kuptimi i kėtyre fjalėve tė Nembrotit. V. 70. Bjeri ti borisė - Nė Ungjill Nembroti quhet gjuetar. Tingullin e bririt tė tij pat dėgjuar Dante kur po i afrohej pusit. V. 94. Efialti - Vigan qė bashkė me tė vėllanė Otin u pėrpoq ta pushtonte qiellin me sulm. V. 98. viganin e pėrbindshėm Briare - Ky vigan u godit me rrufe nga Zeusi. V. 113-121. gjiganti Ante - I biri i Posejdonit dhe i Gjeas. Ai banonte nė njė shpellė nė luginėn e Bagradit, afėr Zamės, ku mė vonė Shipioni pati mundur Hanibalin. Ai ushqehej me luanėt qė zinte. Prekja me tokėn-mėmė i jepte atij forca tė reja, por Herakliti e ngriti lart, duke e shkėputur nga toka, dhe e mbyti. V. 124. Tici - Vigan qė kishte fyer Latonėn dhe u vra nga rrufetė e Zeusit apo shigjetat e Apollonit dhe tė Dianės. Tifoni - gjigant qė deshi tė mundė Zeusin, por ky e sikterrisi nė botėn e nėndheshme, duke e mbuluar me malin e Etnės. Atje ai qėndron i lidhur dhe nxjerr vazhdimisht shtėllunga zjarri e flake. V. 136. Garizenda - Kullė e pjerrėt nė Bolonjė. Kur retė ecin nė drejtim tė kundėrt me kėndin e saj tė pjerrėt, atij qė sheh nga poshtė i duket sikur kulla po i bie pėrsipėr. V. 145. si njė direk anijesh lart qe ngritur - Direkėt e anijeve tė asaj kohe ishin tė lėvizshėm dhe ngriheshin lart kur anija nisej.

  4. #64
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Njė fytyrė tjetėr pėr Danten



    Shkencėtarėt italianė kanė bėrė njė rikonstruksion tė fytyrės sė poetit tė madh Dante Aligieri, 700 vjet pas vdekjes sė tij. Gjatė kėsaj pune kanė dalė edhe surpriza, nė veēanti lidhur me hundėn e "famshme" pėr formėn e kthyer si sqep shqiponje. "Edhe pėr mua ishte njė surprizė", - thotė prof. Giorgio Gruppioni, antropolog pranė Universitetit tė Bolonjės. Gruppioni u shpreh pėr Reuters qė sipas projektit multidisiplinar ekziston mundėsia qė Dante tė mos ketė pasur njė hundė si gremē. Tė shkurtėr e tė trashė e jo me majė, tė pėrkulur e jo tė drejtė, si ta kenė grushtuar.

    "Tė gjithė ne kishim idenė tonė se si ishte Dantja. Por nėse jemi nė rrugė tė drejtė, del se fytyra e tij ėshtė ndryshe. Ai ngjan mė shumė me njė njeri tė rėndomtė, me njė njeri rrugėsh", - thotė shkencėtari. Ideja e krijuar nė masė pėr portretin, apo profilin e autorit tė kryeveprės "Komedia Hyjnore" ka qenė i ndikuar nga pėrshkrimet e artistėve. Sipas Gruppionit, shumica e tyre janė bėrė pas vdekjes sė poetit, nė vitin 1321 dhe ai quan "pėrshkrime psikologjike" tė asaj ēka artistėt mendonin dhe besonin se ishte fytyra e mjeshtrit tė gjuhės italiane. Shumė "maska vdekjesh" i janė bėrė Dantes, por historinaėt mendojnė se ato janė realizuar pas vdekjes. "Asnjė njeri nuk mund tė ketė 30 "maska vdekjesh" tė bėra prej tij", - thotė Gruppioni. Skuadra e skencėtarėve qė po arrin nė kėtė konkluzion mbėshtet studimin mbi matjet qė i janė bėrė kafkės sė Dantes nė vitin 1921 nga prof. Fabio Frassetto, nė kohėn e zhvendosjes sė eshtrave nga varri.

    Shekulli
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #65
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Jeta e re

    Soneti I

    Cilitdo shpirtdliri zemėrmirė
    Tė cilit kjo do ti paraqitet,
    Se si mendon tė mė pėrgjigjet,
    Tungjatė pėr TynėZot, Dashurinė.

    Po shkonte thuajse ora e tretė
    Nga koha qė ēdo yll shndritet,
    Kur Dashuria befas mė shfaqet
    Sa dhe kur e kujtoj ndiej frikė.

    Me gaz mbante, s’kam pėr ta harruar,
    Zemrėn time nė dorė, nė krahė
    Zonjėn nė gjumė, me pėlhurė mbuluar.

    Por e zgjoi dhe zemrėn e zjarrmuar
    E mjera e hėngri ndėr flakė:
    Atė pashė tė shkojė i lotuar.



    O ju qė udhės sė Dashurisė kaloni

    O ju qė udhės sė Dashurisė kaloni,
    Ndaloni e shikoni,
    Nė ka ndonjė dhimbje, sa imja, qė vret;
    Lutjen time ju lutem e dėgjoni,
    E pastaj pėrfytyroni
    Se unė jam dera dhe ēelėsi i mundimeve.

    Dashuria, jo se mirėsia ime peshon
    Por se bujaria e tij tepėron
    Mė dha njė jetė tė ėmbėl dhe tė qetė
    Sa shpesh i dėgjoj nga mbas tė thonė:
    “Zot, prej ē’fisnikėrie buron
    Njė zemėr kaq e dlirė e vėrtetė?”

    Gjithė guximin kam humbur
    Qė lėviz nė tė dashurin thesar;
    Ndaj rroj si njė qyqar,
    I tillė sa se them dot pa u dridhur.

    Po bėhem si ata qė kam parė
    Prej turpit tė metat tė kenė fshehur,
    Nga jashtė dukem i lumtur,
    Por brenda nė zemėr shkrumbohem zjarr.



    Soneti II

    Qani, dashnorė, se po qan Dashuria,
    Arsyen e tij pse rėnkon mbani vesh.
    Dashuria mėshirė pėr zonjėn thesh,
    Hidhėrim therrės kanė sytė e tija,

    Nė zemrėn e dlirė e poshtra – Vdekja,
    Punės sė saj mizore ju pėrvesh,
    Ēka bota lėvdoi ja rrėnoi nė shesh
    Mė tė lartmes se nderi nga dlirėsia.

    Dėgjoni sa Dashuria e ka nderuar,
    Unė e pashė tė vajtojė me kujė
    Mbi imazhin e vdekur qė fironte;

    Dhe shpesh drejt qiellit vėshtronte
    Ku shpirti i dlirė gjendej ndėrkohė
    Zonjės qė kish qėnė aq e gėzuar.



    O vdekje e poshtėr, armike e keqardhjes

    O vdekje e poshtėr, armike e keqardhjes,
    O mėma antike e dhimbjes,
    Gjykim pakundrėshtimisht i hidhur
    Qė i dhe goditje zemrės sė dhembshur
    Udhėtoj i menduar,
    E tė mallkoj me gjithė aftėsinė e gjuhės.

    E nė thashė se mirėsi tė lypsej
    Ja ku po ta rrėfej
    Se mbas ēdo kthese pėrgjėrimi yt
    S’bėhet qė njerėzve t’ju zerė sytė
    Por pėr ti vėnė nė kryq
    Ata qė dashuria mėkon mandej.

    Nga shekulli ka ikur mirėsjellja
    E ēka nė zonjat njihej si e virtytshme:
    Rinisė sė galdueshme
    Ju shkatėrrua e dashur-kėndellja.

    S’do gjendet mė zonjė e tilla paskėtaj
    Qė pėr nga vetitė tė dallohet.
    E kė ajo nuk pėrshėndet
    Mos shpresojė kurrė shoqėrinė e saj.
    wrong verb

  6. #66
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Se di , se di cte them per kete , eshte vertet nje fenomen i pavdekshem , nje talent i paaritshem , per mua eshte i persosur.
    Sui generis

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Dante Alighieri i paarritshem..

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •