KĖNGA E DHJETĖ
Nė shteg tė fshehtė ecim ne tani,
mes muresh edhe shpirtrash tė dėnuar,
mėsuesi para, unė prapa tij.
"O shpirt fisnik, qė je duke mė ēuar 4
nga njėri rreth nė tjetrin,- thashė unė, -
dėshirėn lus pėr tė ma plotėsuar.
Ata qė dergjen varreve a mund 7
ti shoh ? Tashmė ēdo rrasė u ngrit pėrpjetė,
as roje unė nuk po shoh gjėkund".
Dhe ai : "Do mbyllen prapė ata tė shkretė 10
nga Jozafati kur tė kthejnė pa shpresė
me trupat qė i lanė atje pa jetė.
Tani po dergjet nė kėtė varrezė 13
me Epikurin ēdo ithtar i tij,
qė thosh se shpirti tok me trupin vdes.
Dhe sa pėr pyetjet qė mė bėre ti, 16
kėtu ato kėnaqen menjėherė
tok me dėshirėn qė po fsheh nė gji".
" O prijės i mirė, - i thashė atėherė, - 19
spo tė fsheh gjė. Tė flas do desha pak,
sikur mė pate kėshilluar aq herė".
" O ti toskan, qė nė qytetin-flakė 22
i gjallė shkon e flet aq zemėrdlirė,
qėndro nė daē me mua te ky prag.
Kuptoj nga gjuha jote fare mirė 25
se linde nė atė qytet bujar,
tė cilit i shkaktova mjaft trazirė".
Dėgjova kaq papritmas nga njė varr 28
ky zė tė dalė; i trembur u pėshteta
pas prijsit tim mė fort sesa mė parė.
Dhe ai mė tha: " Ēpo bėn, kthe sytė, i shkretė, 31
ja Farinata krejt nė kėmbė u ngrit,
tė tėrė e sheh nga beli e pėrpjetė".
Nė sytė e tij tė mitė unė i ngulit: 34
i mban aq lart ai krahėror dhe ballė,
sikur dhe ferrin e pėrbuz ky shpirt.
Ndėrkohė prijsi im mė shtyn ngadalė 37
drejt tij pėrmes varrezės tėrė flakė
dhe thotė: "Mirė mate ti ēdo fjalė!".
Tek varr i tij kur sosa mu nė prag, 40
mė pa njė herė dhe si me pėrēmim
pyeti: "Tė parė cilėt ke nė gjak?".
Ti bindem desha pa asnjė ngurim. 43
I thashė hapur cilėt kam tė parė.
Pa vetullngritur nė drejtimin tim
dhe tha: " U treguan armiq krenarė 46
me mua, gjyshėrit dhe partinė time,
prandaj dy herė ata i paē shpėrndarė!".
"Nė i pėrzunė, - qe pėrgjigja ime, - 49
u kthyen prapė pėr tė dytėn herė,
tė tutė snxorėn nga ky art mėsime!".
Nga varri i zbuluar pėrnjėherė 52
njė hije tjetėr mjekrėn nxjerr mbi varr,
nė gjunjė duket ish ky shpirt i mjerė.
Vėshtroi rreth meje ai pėr tė parė 55
nėse me mua kish tjetėr njeri,
por shpresėn kur e humbi, duke qarė
mė thotė: "Nėse te ky burg i zi 58
tė solli ty kjo mendje e pėrndritur,
ku ėshtė im bir? Me ty pse sėshtė ai?".
I them: "Kėtu me dashje nuk kam zbritur. 61
Ai qė atje mė pret kėtej mė solli.
Guidoja yt atė se pat pėrfillur".
Dėnimi dhe mėnyra sesi foli, 64
se cili ish ma bėnė krejt tė qartė,
prandaj pėrgjigjen aq tė plotė e mori.
U ngrit nė kėmbė ai sa kishte shtat 67
dhe thirri : "Si ? Se pat? Pra, sqenka gjallė?
As sytė e tij si ndrit mė dritė e artė?".
Kur, para se ti thosha ndonjė fjalė, 70
njė copėherė ndenja i hutuar,
ai ra me shpinė e mė nuk pati dalė.
Shpirtmadhi tjetėr qė mė pati ftuar 73
ti vija pranė, nuk ndėrroi fytyrė
dhe rrinte drejt e krejt i patrazuar.
"Qė kėtij arti dot si patėn hyrė, - 76
vazhdon ai bisedėn e ndėrprerė, -
mė djeg mė tepėr se ky shtrat-munxyrė.
Por pa u ndezur pesėdhjetė herė 79
fytyrė e zonjės qė kėtu sundon,
sa fort rėndon ky art ke pėr ta ndierė.
Nė tėmblėn botė u kthefsh siē dėshėron, 82
por thuaj, pse ky popull armiqėsisht
kundėr tė mive ligje dekreton?".
I them: "Kėrdia, qė aq mizorisht 85
e bėri Arbien tė skuqte gjak,
e shtyn atė tė thotė urat nė kishė".
Si tundi kokėn, psherėtiu pak, 88
"Nuk qeshė i vetėm, - tha, - me siguri,
askush sdo kish luftuar pa njė shkak.
Por qeshė atje i vetmi ai njeri 91
qė kur Firencėn deshėn ta rrafshojnė
e mbrojta ballėlart, me trimėri".
"Uroj nė paqe nipat tė tė rrojnė! 94
Tė lutem, - thashė, - zgjidhmi ca dyshime,
qė mendjen time fort e ngatėrrojnė.
Ju shihni qartė, sipas hamendjes sime, 97
ato qė koha fsheh nė ardhmėri,
tė tashmen shihni veē me mjegullime".
"I shohim gjėrat veē nė largėsi, - 100
mė tha, - si ai qė afėr nuk sheh dot.
nga qielli lart e kemi si dhunti.
Pėr ēndodh apo do ndodh mundohet kot 103
kjo mendja jonė. lajm po spru njeri,
se dimė ēfarė ndodh me ju nė botė.
Prandaj mbaron, siē e kupton dhe ti, 106
kjo njohja jonė ditėn e gjykimit,
kur mbyllen portat pėr nė ardhmėri".
Atėherė i them, i brejtur prej pendimit: 109
"I thoni, pra, atij qė u rrėzua,
gjallon i biri jashtė ēdo dyshimi.
E nėse heshta kur mė pyeti mua, 112
i thuaj ca dyshime desh tė zgjidhte
dhe teksa mendjen vriste u hutua".
Ndėrkohė prijsi nisi tė mė thirrte. 115
Iu luta shpirtit shkurt tė thotė atėherė
me tė kush tjetėr te ky varr po rrinte.
"Kėtu me mua mijra ka tė mjerė,- 118
mė thotė. - Ke tė dytin Frederik,
ke Kardinalin, sflas mė pėr tė tjerė".
Pastaj u zhduk. Nga poeti antik 121
drejtova ēapat, duke rimenduar
ato qė ai mi tha porsi armik.
U nis shpejt prijsi. Para duke shkuar 124
mė pyet: "Pse po rri kaq i mėrzitur?".
Kureshtjen kur unė ia pata shuar:
"Ē dėgjove kundėr vetes, tė skalitur 127
nė mendje ruaje. Dėgjo tani, -
tha prijsi im me gishtin lart tė ngritur, -
kur dritėn tė shikosh plot ėmbėlsi 130
tė syve tė asaj qė sheh gjithēka,
do tė mėsosh ētė pret nė ardhmėri".
Dhe mori majtas kur kėto mi tha. 133
E lėmė murin, nėpėr humbėtirė
mes rrethit ecim qė kufinė e ka
ku njė livadh vjen erė qelbėsirė. 136
V. ll. Jozafati - Luginė pranė Jeruzalemit, ku, sipas biblės, do tė zhvillohet Gjyqi i fundit. V. l4. Epikuri - filozof grek (341-270 para e.s.). Ai mohonte pavdekėsinė e shpirtit. V. l8. tok me dėshirėn qė po fsheh nė gji - Dante ka dėshirė tė takojė nė Ferr shpirtin e Farinata deli Ubertit. V. 21. sikur mė pate kėshilluar - Dante kujton kėshillėn e Virgjilit: "Shpejt ke pėr ta kuptuar...", kur ata po i afroheshin Akerontit. V. 32. ja Farinata krejt nė kėmbė u ngrit - Farinata deli Uberti (lindur nė fillim tė shekullit XIII), udhėheqės i gibelinėve fiorentinas. Tė parėt e Dantes ishin partizanė tė partisė kundėrshtare tė guelfėve dhe qenė mundur dy herė nga gibelinėt, duke u detyruar tė braktisnin Firencen. Nė vitin l283 gjyqi i inkuizicionit e dėnoi pas vdekjes Farinatėn si heretik, si "imituesin e Epikurit". V. 53. njė hije tjetėr kokėn nxjerr mbi varr - Njė epikurian tjetėr, Kavalkante Kavalkanti, guelf, i ati i Guido Kavalkantit, filozof dhe poet, mik i ngushtė i Dantes. Kur nuk e sheh tė birin pranė Dantes, ai ēuditet. Dante i shpjegon se kėtu e ka sjellė Virgjili, veprat e tė cilit Guido "si pat pėrfillur". Duke e keqkuptuar pėrgjigjen, sikur i biri nuk jeton mė (dhe nė fakt Guidoja vdiq disa muaj mė vonė), ai shembet i dėrmuar nė varrin nga kishte nxjerrė kokėn. V. 62. Ai qė mė pret atje kėtej mė solli - Virgjili. V. 80. fytyrė e zonjės - Persefoni qė nė mitologjinė greke konsiderohej hyjneshė e Hėnės dhe identifikohej me tė. Vargjet 79-80 duhen kuptuar kėshtu: "Nuk do tė kalojnė as pesėdhjetė muaj, sa fort rėndon ky art (i kthimit nga mėrgimi) ke pėr ta ndierė". Dhe me tė vėrtetė, nė qershor tė vitit l304 Dante humbi ēdo shpresė pėr tu kthyer nė atdhe.V. 87. na shtyn ti nxjerrim ligjet ne nė kishė - Nė kohėn e Dantes mbledhjet e kėshillave tė qytetit zhvilloheshin nė kishėn e San Xhovanit. Kėtu ishin dekretuar edhe ligjet kundėr fisit tė Ubertėve. V. 91. Por qeshė atje i vetmi ai njeri - pas fitores nė Montaperti, udhėheqėsit e gibelinėve kėrkuan qė tė rrėnohej Firencja. Gibelinėve toskanė iu kundėrvu Farinata, i cili deklaroi se sa tė jetė gjallė do tė luftojė me shpatė nė dorė i vetėm kundėr tė gjithėve pėr mbrojtjen e saj. V. ll9. ke tė dytin Frederik - Frederiku II Hohenshtaufen (ll94-1250), perandor i Gjermanisė, mbret i Napolit dhe i Siēilisė. Si armik i papajtueshėm me fronin papėnor, ai u ēkishėrua tri herė si heretik. V. l20. ke Kardinalin - Otaviano deli Ubaldini (vdekur mė l273), njė gibelin i flaktė dhe me influencė. Mbeti e paharruar shprehja e tij: "Po tė kisha shpirt, do ta sakrifikoja pėr gibelinėt". V. l31. tė syve tė asaj - tė Beatriēes.
Krijoni Kontakt