Hyrja e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull
Sipas Traditës së Shenjtë, Hyrja në Tempull e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë ndodhi në këtë mënyrë. Prindërit e Virgjëreshës Mari, të Drejtët Joakim dhe Ana, duke u lutur për një fund të pamundësisë së lindjes së një fëmije, u betuan se nëse do t'u lindte një fëmijë, do t'ia dedokonin fëmijën shërbimit të Perëndisë.
Kur Virgjëresha e Tërëshenjtë mbushi moshën 3 vjeç, prindërit e shenjtë të saj vendosën që të përmbushnin betimin e tyre. I mblodhën të gjithë të afërmit dhe të njohurit e tyre dhe e veshën Marinë e Tërë-Kulluar me rrobat e Saja më të mira. Duke kënduar këngët e shenjta dhe me qirinj të ndezur në duar, virgjëreshat e shoqëruan Atë në Tempull (Ps. 44/45:14-15). Atje Prifti i Lartë dhe disa priftërinj të tjerë e takuan shërbëtoren e Perëndisë. Në Tempull, 15 shkallë të larta të shpinin tek vendi i shenjtë, ku vetëm priftërinjtë dhe Prifti i Lartë mund të hynin. (Duke qënë se recituan një psllam në çdo shkallë, Psallmet 119/120-133/134 quhen edhe "Psallmet e Ngjitjes"). Fëmija Mari, siç dukej, nuk mund të ngjitej dot në këto shkallë vetë. Por sapo e vunë Atë në shkallën e parë, e fuqizuar nga fuqia e Perëndisë, Ajo u ngjiti shpejt shkallët dhe u ngjit deri ne shkalla më e lartë. Pastaj Prifti i Lartë, me frymëzim nga lart, e mori për dore Virgjëreshën e Tërëshenjtë dhe e shpuri në vendin më të shenjtë nga të gjitha vendet e shenjta, ku vetëm Prifti i Lartë hynte vetëm njëherë në vit për ti ofruar një sakricë gjaku për pastrim. Prandaj, të gjithë ata që ishin të pranishëm në Tempull u habitën nga kjo ndodhi e pazakontë.
Të Drejtët Joakim dhe Ana, pasi ia besuan Fëmijën e tyre vullnetit të Atit Qiellor, u kthyen në shtëpi. Maria e Tërëbekuar qëndroi në lagjet e virgjëreshave, afër me Tempullin. Përeth Tempullit, sipas edhe dëshmive të Shkrimeve të Shenjta (Eksodi 38, 1 Mbretërit 1: 28, Lk. 2: 37) dhe të historianit Josephus Flavius, kishte shumë lagj në të cilat jetonin ata që ishin të dedikuar shërbimit të Perëndisë.
Jeta tokësore e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë që nga lindja e deri kur Ajo u ngjit në Qiell është e mbuluar me shumë mister. Jeta e saj në Tempullin e Jeruzalemit ishte po ashtu një sekret. "Po të më pyeste dikush", tha i Bekuari Jerom, "se si e kaloi Virgjëresha e Tërëshenjtë fëmijërinë e Saj, unë do ti përgjigjesha, se atë e di vetëm Zoti Vetë dhe Kryengjëlli Gavril, mbrojtësi i Saj i vazhdueshëm."
Por ka rrëfime në Traditën e Kishës, që gjatë qëndrimit të Virgjëreshës së Tërë-Kulluar në Tempull, Ajo u rrit në një komunitet virgjëreshas besimtare të devotshme, lexonte me zell Shkrimin e Shenjtë, e gjente Veten në punë me punë dore, lutej vazhdimisht dhe u rrit me dashurinë e Perëndisë. Në kujtim të Hyrjes së Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempullin e Jeruzalemit, Kisha e Shenjtë që nga kohët e hershme vendosi një Ditë Feste solemne. Dekretet kishtare për krijimin e Festës në shekullin e parë të Krishtërimit gjenden në traditat e të Krishterëve Palestinezë, ku zihet në gojë se Perandoresha Helena ndërtoi një kishë në nder të Hyrjes në Tempull të Hyjëlindëses së Tërëshenjtë.
Shën Grigori i Nisa, në shekullin e katërt, e zë në gojë këtë Festë. Në shekullin e tetë Shënjtorët Xhermani dhe Tarasi, Patriarkë të Konstandinopojës, bënë predikime në ditën e Festës së Hyrjes në Tempull.
Festa e Hyrjes së Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull parashtron bekimin e Perëndisë për njerëzimin, predikimin e shpëtimit, premtimin e ardhjes së Krishtit.
Krijoni Kontakt