Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Media, Liria dhe Paraja

    Tema


    --

    Përse u bashkuam tek “TemA”?

    Nga Mero Baze

    Disa nga gazetarët më të njohur të vendit i bashkohen
    sot gazetës “TemA”, në përpjekje për të forcuar
    identitetin e saj profesional në treg dhe për të
    rritur fuqinë e fjalës së tyre. Blendi Fevziu, Andi
    Bushati dhe Armand Shkullaku, themelues të gazetarisë
    bashkohore shqiptare, dhe nismëtarë të disa projekteve
    të guximshme në historinë tonë të medias , i bashkohen
    si editorialistë gazetës “TemA”. Fati i tyre si
    gazetarë në betejën, për të mbijetuar përballë
    investimeve të biznesit në media, ngjan me fatin tim
    dhe të disa kolegëve të tjerë në shtypin shqiptar.
    Ata, pak muaj para meje, u detyruan të shesin aksionet
    e tyre të gazetës “Korreri” tek biznesmenët që kishin
    shumicën e aksioneve në atë gazetë. Pas shumë debatesh
    rreth rreziqeve dhe vlerave që kanë investimet e
    biznesit në shtyp, së bashku me ta ndaj të njëjtin
    mendim se rruga e vetme në këto momente është që
    gazetarët më të njohur në vend të grupohen në dy - tri
    media kryesore, me qëllim që fuqia e fjalës dhe
    identiteti i shtypit të mos humbasë në relativizimin,
    që po përpiqet t’i bëhet shtypit në Shqipëri, duke
    investuar gjithkush, duke shkruar gjithkush dhe, si
    pasojë, duke shkaktuar një inflacion të frikshëm të
    profesionit. Më ideale do të ishte ajo që propozon dhe
    ëndërron Fatos Lubonja, i pamposhtur në distancën e
    tij nga prishësit e rregullave, - krijimi i një
    mediaje ku pronarë dhe drejtues të jenë vetëm
    gazetarët. Ne që e kemi humbur këtë betejë, pas një
    rezistence të gjatë, jemi para dilemës nëse duhet të
    presim të vijë ajo ditë, apo duhet të vazhdojmë të
    punojmë deri tek një ditë, kur shtypi të jetë
    konkurrent dhe vlera e tij në treg të varet nga fuqia
    e fjalës dhe jo nga fuqia e investimit financiar që
    plotëson humbjet çdo fundmuaji.
    Vendimi për t’u bashkuar në një redaksi, emrat më të
    njohur të shtypit të shkruar si editorialistë dhe
    zgjerimi I mëtejshëm I kësaj liste me opinionistë, jo
    vetëm nga media, por dhe nga bota akademike, politika
    dhe biznesi, - është pjesë e një projekti për të bërë
    gazetën “TemA” një gazetë të mendimit të hapur dhe me
    një pushtet të mjaftueshëm për të ruajtur pavarësinë e
    saj nga pronari, qeveria, politika dhe grupet e
    interesit në përgjithësi. Duke investuar emrin
    gazetarët kryesorë të vendit në një gazetë, fuqia e
    saj rritet dhe vlerat e tyre profesionale janë më të
    mbrojtura nga çdo përpjekje për t’i përdorur ata. Nuk
    dua të hap debat rreth faktit përse kolegët e mi u
    bashkuan tek “TemA” dhe jo diku tjetër, por e vërteta
    është se qysh pas ndryshimeve të 3 Korrikut, “TemA” ka
    qenë thuajse e vetmja që ka mundur të mbajë distancën
    e duhur dhe të bëjë kritika në adresë të qeverisë dhe
    politikës shqiptare. Shumë nga gazetat e prodhuara nga
    biznesi në Shqipëri, kanë një konformizëm dhe
    uniformitet në raport me pushtetin e ri, sa duket se
    ato do të bëhen të gjalla vetëm kur të preken interesa
    konkrete të pronarëve të tyre. Duke u bashkuar tek
    “TemA” emrat më të njohur të gazetarisë së shkruar
    shqiptare dhe personalitetet që do të bashkëpunojnë me
    gazetën, i japin asaj fuqinë dhe identitetin e duhur,
    duke e bërë atë pronë të opinionit publik dhe jo të
    pronarit që ka guxuar t’i futet kësaj aventure, e cila
    pas kaq shumë shembujsh jo të mirë në ditët e sotme,
    është një vendim që natyrshëm ngjall dhe debat dhe
    vlerësim.
    Stafi i ri i gazetës është plotësuar po ashtu, edhe
    nga pikëpamja profesionale dhe numerike. Kryeredaktori
    i ri i gazetës, Aleksandër Çipa, dhe një sërë
    reporterësh profesionistë, që kanë ardhur nga gazeta
    të tjera, do t’i shtojnë gazetës larminë e raporteve
    reale për të cilat duhet të informohet një lexues
    shqiptar. Kjo është një provë që ne duam të fitojmë së
    pari me veten dhe fuqinë e mbetur të shtypit për të
    ndikuar në opinionin publik. Shpresojmë që të na
    ndjekin pas kolegë të tjerë, fjala e të cilëve peshon
    në opinionin publik dhe nuk është servis për problemet
    e grupeve të interesave, shpesh të strukturuara keq në
    shoqërinë tonë. Ne po e provojmë të flasim së bashku,
    në një vend dhe qartë. Shpresojmë, po ashtu që,
    sikundër kemi në dorë të drejtën për të shkruar, të
    ruajmë tek publiku ynë edhe të drejtën për t’u
    dëgjuar.


    Korrieri

    ----------


    Bashke

    E Shtune, 19 Nentor 2005
    LETER E HAPUR

    Nga Julien Roche



    I dashur Zoti Mero Baze,



    Lexova me shume vemendje editorialin tuaj te dates 17 nentor ne gazeten "Tema" dhe ndaj plotesisht me ju disa nga pikepamjet tuaja, sidomos ato qe lidhen me pavaresine e Shtypit. Por duhet te jemi realiste, mediat kane nevoje per para qe te funksionojne. Ne lemin e mediave u futa ne 1993 duke krijuar "Albanian Daily News", nje permbledhje e perditshme e shtypit shqiptar ne anglisht.

    Me vone, ne vitin 1996, me erdhen per vizite 3 Musketieret e shtypit (Aleksander Frangaj, Blendi Fevziu, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati). Ata po largoheshin nga "Koha Jone" dhe me kerkuan te krijonim nje gazete te re. I'u sugjerova se pari nje te perjavshme, c'ka nuk ekzistonte ende ne treg dhe keshtu lindi Revista "Klan", emer qe perdor me vone edhe nga radio dhe televizioni, e qe u zgjodh me propozimin e tyre. Duke u nisur nga pervoja e shtypit francez, une dhe partneri im Marsel Skendo, zgjodhem stafin e revistes: 3 Mousketeret, duke u dhene te gjitha financimet dhe duke u lene te gjitha celesat ne dore.

    Asnjehere nuk nderhyme ne permbajtjen e revistes dhe une gjithmone i kam lexuar artikujt ne te njejten kohe me te gjithe lexuesit e tjere. Sigurisht, qe me ka rene shume here telefoni nga njerez, madje dhe nga miq qe ankoheshin se ishin keqtrajtuar ne ate reviste. Ata e kishin shume te veshtire te kuptonin se si ishte e mundur qe duke qene pronare, ne nuk nderhynim kurre ne punen e redaksise, pervec rasteve kur beheshin sulme personale ne sferen e jetes private per te "lare hesapet" personale te gazetarit, ose kur beheshin shkrime te cilat cenonin interesat e pronareve, ashtu sikurse veprohet edhe ne mediat franceze. Per me teper (dhe cka nuk ndodh aspak ne mediat franceze) ne u kemi dhene falas nje numer te madh aksionesh te revistes gazetareve te saj. Per te qene i sinqerte kjo reviste na ka sjelle shume telashe dhe asnje perfitim perderisa ne 9 vite aktivitet, revista nuk u ka sjelle asnje Lek pronareve te saj. Por, nga ana tjeter dhe fatmiresisht, gazetaret kane mundur te jetojne shume mire ne saje te saj, c'ka eshte e natyrshme. Shpresoj se te pakten per kete, do te jene mirenjohes.

    Nje vit me pas, pas hapjes se Radio "Klan" me nje transmetues qe e kisha blere me shpenzimet e mia ne Itali, ne krijuam bashke me Aleksander Frangajn dhe Marsel Skendon, TV "Klan", edhe ky me nje transmetues te cilin e kisha blere po une ne France. Me marreveshje te perbashket ne zgjodhem Aleksander Frangajn si animator te ketij televizioni, sepse ai eshte nje gazetar i shkelqyer me nje inteligjence te shquar edhe kur ajo eshte nganjehere brutale dhe monolitike, por ai eshte sidomos nje krijues i shkelqyer dhe administrues i mediave qe vjen prej atij damari shqiptar shume te talentuar qe une e quaj "katoliket e Lezhes" dhe qe ne mediat shqiptare kane qene te dalluar per kurajon e tyre, te folurit hapur, ndonese nganjehere befasues.

    Njesoj si per revisten, edhe ketu i'a lame qe diten e pare te gjitha celesat e televizionit Aleksander Frangajt. Nese eshte e natyrshme dhe e shendetshme qe nje media e rendesishme si TV "Klan" te jete gjithmone kritike ndaj pushtetit (s'ka gje me te keqe se sa servilizmi i mediave ndaj pushtetit), nuk duhet as te shkohet ne ekstremin tjeter. Heraheres TV "Klan" behej sipas mendimit tone, nje partizan i kunderqeverisjes dhe sulmet e tij te perseritura kunder ish-pushtetit i krijuan aksionereve te tjere, pra neve, probleme ekonomike serioze.

    Me duhet te pranoj se Zoti Nano, kur ishte kryeminister si dhe disa prej bashkepunetoreve te tij, nuk ngurronin te me tregonin egersisht pakenaqesite e tyre, nepermjet kokecarjeve administrative demoralizuese dhe te pa fundme, gjobave, ndeshkimeve, vizitave te policive te ndryshme, deri te buldozeret para shtepise time.

    E gjitha kjo per "hakmarrje" ndaj TV "Klan" dhe qe ne te benim presion mbi Aleksander Frangajn. Gje qe kur kemi qene nganjehere te detyruar ta bejme, vetem sa e ka zbutur pak Sandrin per pak dite perpara se te behej edhe me i eger me pas! Me kujtohet nje shkembim SMS-sh me Zotin Nano ku ne i shpjegonim se sipas metodave franceze aksioneret nuk nderhyjne ne punet e redaksise dhe se ai mund te mbrohej vete drejtpersedrejti me median. Pergjigjia e tij ishte me e qarte sa s'behej: "sipas metodes shqiptare as une nuk kam asnje pushtet per te frenuar zellin e tepruar te organeve represive te shtetit!"

    Ajo qe shume njerez nuk e kuptojne eshte se po te kishim qene biznesmene te etur per servilizem ndaj pushtetit per te marre prej tij perfitime, ne do ta kishim zevendesuar Aleksander Frangajn me nje drejtor me te "shtruar". Edhe nese e kemi kercenuar disa here se mund te ndodhte nje gje e tille, per ta detyruar qe te jete me neutral ne qasjet e tij politike, ne nuk e kemi bere asnjehere, ndonese e drejta na e lejon nje gje te tille meqenese une dhe partneri im kemi shumicen e kapitalit ne TV "Klan", me 67% kunder 33% per Aleksander Frangajn. Nuk e kemi bere per dy arsye te thjeshta: Se pari, Aleksander Frangaj eshte partneri yne qe ne diten e pare. Ai gezon miqesine dhe respektin tone si dhe pavaresine e redaksise. E pastaj moralisht, argument qe rralle perdoret nga biznesmenet konvencionale, TV "Klan" eshte si femije e Aleksander Frangajt, eshte frut i viteve te punes se tij te parreshtur per asnje cast, me mbeshtetjen tone financiare qe e kemi dhene symbyllur. E nuk do te ishte e ndershme te nxirrej jashte vetem per mosmarrveshje te thjeshta te castit per strategji politike nderkohe qe televizioni funksionon mire megjithe shqetesimet qe kemi pasur e qe, here mire e here keq, i kemi perballuar.

    Ne nje plan afatgjate, kjo politike duket se eshte me e mira. Te mos ndalemi ne nje aksident qe ndodh gjate rruges por te shohim me larg. Eshte e vertete qe ne Shqiperi eshte shume e lehte t'u biesh me qafe ndermarrjeve sepse do te ndodhe gjithmone qe mungon here nje leter, here nje dokument ose autorizimi i duhur ne nje moment te caktuar. Eshte nje arme qe cdo pushtet mund ta perdore ne Shqiperi per te lare hesapet e veta me ke te doje. Por kesaj llogjike i mungon plotesisht dinjiteti. Per te qene vertet i qete ne Shqiperi: vetem nese nuk ben asgje, nuk ben gabime, por si mund te zhvillohet keshtu ekonomia "normale"?

    Sinqerisht, une mendoj se aktiviteti yne ne media ka qene shume profesional dhe se ne u kemi lene gazetareve tane te gjitha hapesirat. Jam gati te perballem me sfiden nese dikush do te ishte ne gjendje te provonte se ne mund te kemi pasur ndonje favorizim nga pushteti duke perdorur mediat. Perkundrazi mund te bej nje liste shume te gjate me shqetesimet qe na ka sjelle funksionimi i mediave.

    Dhe po mberrij keshtu pikerisht te editoriali juaj i dates 17 nentor. Ju aty shkruani se "gazetaret e Korrierit u detyruan te shesin aksionet e tyre tek biznesmenet qe kishin shumicen e aksioneve ne ate gazete."

    Gabimi juaj i pare, vjen ndoshta ngaqe juve nuk jua kane thene se gazetaret e "Korrieri"-t kishin shumicen e aksioneve (54%), dhe "biznesmenet", pra ne, ndonese ne fakt kishim financuar krejtesisht gazeten, kishim vetem 46% . Le te shenojme ketu se aksionet u jane dhuruar gazetareve, sepse ata ne te vertete nuk kane investuar asgje nga xhepi i tyre. Me pas, ishte miku yne Blendi Fevziu qe erdhi tek une para pak muajsh me cilesine e Drejtorit te gazetes dhe njekohesisht personi i vetem me te drejte firme per anen financiare, qysh nga krijimi i gazetes me 2001, e me tha: "Jemi ne prag te falimentimit me 260 000 dollare humbje" ndersa tirazhi kishte mberritur ne 1600 kopje (qysh kur e kemi marre ne ne dore, e kemi rritur ne 8000 kopje ne dite).

    Per te shmangur humbjen e metejshme te parave, sipas llogjikes ekonomike ne duhet ta kishim shpallur gazeten te falimentuar, sepse askush nuk mund ta blinte nje gazete me te tilla borxhe.

    Per te shpetuar nderin e gazetes dhe te gazetareve qe e administruan ate, Marsel Skendo dhe une vendosem qe ta blinim me shume per miqesi me nje cmim te kripur ate qe nuk vlente me asgje, pra aksionet qe ne u kishim dhuruar gazetareve tane. E kesisoj, ne u'a bleme me para ne dore aksionet (e gazetes + revistes) Blendi Fevziut per 120 000 Euro, Andi Bushatit per 50 000 Euro dhe Armand Shkullakut per 27 000 Euro, duke i shkarkuar nga cdo pergjegjesi ne lidhje me borxhet e mediave te tyre. Madje kam dhe fotot miqesore te ketij transkasioni qe u festua me shampanje me te cilat mund t'ju siguroj se ata ishin krejt te lumtur.

    Sot "Korrier"i ka 3 aksionere: Aleksander Frangaj (23%), Marsel Skendo (38,5%) dhe une (38,5%). "Korrieri" ka nje staf gazetaresh te cilesise se pare si dhe firma te pavarura me te mirat per te cilet ne jemi shume krenare e qe mund t'ju sigurojne se ASNJEHERE pronaret qe jemi ne, nuk kane nderhyre ne orientimin e artikujve te tyre.

    Une u uroj Musketereve tane sukses te plote ne gazeten tuaj. Eshte e vertete se ju keni tashme, me pronaret tuaj te rinj, mjete financiare qe ne nuk i kemi dhe mendoj se ikja e tyre, eshte e frymezuar kryesisht nga premtime per rroga qe ne nuk mund t'ua ofronim. Une s'kam gje kundra kesaj ikjeje, por nuk kuptoj pse duhej ta mesoja ate nga editoriali juaj, ndersa minimumi i miresjelljes do te kerkonte nje "mirupafshim" qe nuk kushton asgje!

    Ndonese e braktisen "Korrieri"-n, shoh gjithesesi se ata kane ruajtur te gjitha aktivitetet financiare fort joshese prane televizionit tone "Klan" dhe ndonese jemi aksioneret e shumices, ne nuk po u kundervihemi. Emrat e tyre do te zevendesohen shpejt ne "Korrieri" me nje brez te ri gazetaresh te rinj, ashtu sikurse beme dhe me ata vete dikur.

    Si perfundim, desheroj t'ju them se e vleresoj sensin kritik qe ju shpresoni te zhvilloni ne gazeten tuaj sepse kjo eshte konstruktive. Shpresoj qe pronaret e Temes te pranojne te vuajne sic kemi vuajtur ne per te ruajtur pavaresine e redaksise se tyre, qofte edhe me kushtin qe per kete, haracin ta paguajne interesat e tyre ekonomike.

    Ne keshtu kemi punuar dhe ne kete drejtim askush s'mund te na jape leksione. Shpresoj gjithashtu qe pronaret e rinj te TEMES do t'u japin falas 54% te kapitalit te gazetes gazetareve te tyre, sic beme ne. Kjo per te siguruar pavaresine, qe ju e kerkoni me shume te drejte ne editorialin tuaj. Por edhe te mos habiten nese nje dite do te harrojne t'u thone "mirupafshim".

    Se fundi, nuk duhet te harrojme edhe rolin qe duhet te luaje media edhe per te percjelle imazhin e Shqiperise jashte. Po ate dite qe u botua editoriali juaj, ne te perjavshmen me te madhe franceze "Express", eshte botuar nje artikull tejet i llahtarshem per Shqiperine. (shihni se shpejti te "Korrieri"). Une e di qe Shqiperia nuk eshte vetem mafia, gangstere dhe korrupsion. Por duhen dhene provat e nje solidariteti dhe te nje vullneti per te luftuar kunder ketyre te keqiave dhe per ta raujtur imazhin e vendit sepse 95% e popullsise jane ata njerez te mire qe e bejne vertet Shqiperine dhe qe vuajne padrejtesisht nje imazh shkaterrues qe nuk e meritojne. Per kete duhet dhe i'a vlen te bashkohemi.

    JUAJI

    JULIEN ROCHE


    -----------

    KJ


    --

    FEVZIU: BIZNESMENI QE VJEDH HONORARET

    Francezi Zhylien Roshe sulmon gazetarin e njohur Blendi Fevziu. Ndoshta eshte nje paralajmerim per shkarkimin e Aleksander Frangajt si drejtor i Pergjithshem i TV Klan

    -Zhylien Rosh nje prej bashkepronareve te TV Klan dhe drejtori i gazetes "Korrieri" ju akuzoi dje ne nje leter te hapur se keni deshtuar ne drejtimin e gazetes "Korrieri", duke e futur ate ne borxhe. Cfare komenti keni?

    -E kam pare me vonese dje shkrimin per arsye se kam qene ne nje interviste me Xhorxh Sorosin paradite dhe me pas u nisa per nje udhetim ne Itali. Nuk kisha ndermend te merresha me kete ceshtje, por mbasdite, kur pashe vete shkrimin dhe jo te perftuar nga rrefimet e te tjereve, u gjenda tejet i befasuar! Mendova se ose zoti Rosh nuk e ka kujtesen e forte, ose ndoshta ka qene gabim i perkthyesve nga frengjishtja ne shkrim. Po ju pergjigjem fare thjesht dhe ne menyre shume konkrete: E para, zoti Rosh, gabon kur pretendon se une i kam shkuar bashke me tre kolege te tjere ne shtepi per te themeluar revisten "Klan". Une nuk kam shkuar as ne shtepine e zotit Rosh dhe as diku tjeter ne veren e vitit 1996, per te krijuar nje reviste! Eshte fakt publik se ne veren e vitit 1996, une kam qene Kryeredaktor i gazetes "Aleanca" dhe me pas bashkekryeredaktor i gazetes "Poli i Qendres". Jam larguar pas mbylljes se ketyre te fundit ne nentor 1996 dhe kam qene per me shume se gjashte muaj Kryeredaktor i Revistes "AKS" prane redaksise se gazetes "Koha Jone", tek Nikolle Lesi.

    Kam punuar ne redaksine e gazetes deri afer mesnates se dates 2 mars kur ajo u dogj dhe jam larguar prej andej bashke me nje grup kolegesh per te krijuar gazeten "Indipendent", ne Prill 1997. Ne kete kohe, Revista "Klan" ishte jo me ide, por nje realitet qe gjendej ne treg. Bashkimi im me Klanin ka qene ne tetor 1997, afro nje vit pas themelimit te saj, kur une kisha dy muaj qe drejtoja nje emision te perjavshem dhe menjehere te suksesshem politik. Jam bashkuar me Klanin si pasoje e nje ftese te Armand Shkullakut dhe kam vijuar per shume vite pa pasur anje kontakt as me zotin Rosh e me askend tjeter. E dyta, as nuk e kam pare dhe as kam biseduar me zotin Rosh per themelimin e gazetes "Korrieri". Propozimi me eshte bere nga zoti Frangaj ne restorantin "West",ne Janar 2001, ndersa vija nga Nju Jorku dhe shkoja ne Tokio dhe me pas kam bashkepunuar me Marsel Skendon qe ka qene korrekt dhe bashkepunues ne ate kohe. Zotin Rosh nuk e kam pare as ato dite dhe as me pas ne gazete.

    Kjo eshte pjesa me e sinqerte e tij, qe nuk ka qene aktiv, madje as ekzistent ne gazete. Marreveshja ka qene e thjeshte: une duhej te drejtoja gazeten me financimin e saj vete, pa kerkuar financim nga zoti Skendo. Dhe e kam bere kete deri ne muajin janar 2005 kur filluan tratativat per ta shitur. Ju mund te kontaktoni zotin Skendo dhe t'ju thote qe ne gazete, vec investimit te pare prej 3.8 milione lekesh qe i eshte kthyer ne me pak se tre jave, nuk ka bere asnje investim tjeter deri ne Maj 2005. Perkundrazi, ka perfituar, se bashku me zotin Rosh e aksioneret e tjere, disa dividente modeste.

    -Atehere si ndodhi?

    -Fare thjeshte. Qe pas daljes se Korrierit, ne 2001 jane hedhur ne treg edhe se paku 11 gazeta te tjera te perditshme. Te mbeshtetura nga biznese te fuqishme, ato kishin cmim me te ulet se sa Korrieri, 20 leke, kundrejt 30; mundesi me te medha financiare dhe cmime shitjeje me te lire. Keto gazeta, e sidomos Panorama, radikalizuan tregun e mediave. Ne nuk e perballonim dot me konkurencen e tyre. Gazetaret vinin cdo dite me oferta nga gazetat e reja, per rroga shume here me te larta sesa ato qe kishim ne dhe kjo histori u kuptua se nuk vijonte dot me. Ne kete kohe une i propozova zotit Frangaj dhe Skendo qe ta shisnim gazeten dhe gjeta mirekuptimin e tyre. Ne Janar 2005 nje tentative per ta shitur gazeten tek nje kompani tregtare deshtoi. Bilanci yne po rendohej, por askush nuk e ka financuar ate. Ne Maj 2005, oferta e se njejtes kompani u rikthye, por Marsel Skendo me propozoi qe gazeten ta blinte ai dhe zoti Rosh. Nuk e di synimin e tyre. Ja bera te qarte zotit Skendo qe gazeta kerkon nje financim te permuajshem, por ai e dinte kete. Duke besuar se shitja tek ortaket eshte me legjitime dhe me e ndershme sesa ajo tek nje i trete, ne vendosem ta bejme kete pa hezitim. Ne fakt, puna ne gazete me kishte lodhur dhe qe nga ajo dite, jam i bindur se si gazetar, jam me mire, me komod dhe me i qete se sa nje Drejtor-menaxher, qe i duhet te siguroje leket e rrogave te punonjesve te tij. Sa per problemin e borxhit, ky nuk ekziston. Nuk e di ku i ka gjetur shifrat zoti Rosh, ato i ka ne tavoline dhe kane qene pjese e rakordimit mes meje dhe zotit Skendo. Zotin Rosh as e kam pare, as e kam takuar kete vitin e fundit. As i kam shkuar ne shtepi per t'i thene se gazeta eshte me humbje dhe as per gje tjeter. Me sa duket me ngaterron, ose e ngaterron perkthyesi. Zoti Skendo i di mire llogarite. Ne kemi pasur nje borxh te akumuluar ndaj shtypshkronjes "borxh per te cilin nuk ishim dakord dhe ne e

    pretendonim me te ulet) dhe nje detyrim te paleve te treta ndaj nesh prej 60 mije USD diference pozitive. Pra, nje bilanc totalisht pozitiv, por te pamjaftueshem per te vijuar me tej pa financim. Ndoshta, zoti Rosh, duhet te kalkuloje se sa eshte borxhi qe ai na detyrohet nga botimi pa pagese i reklamave te ADA Air dhe te paguaje sipas te gjitha rregullave, honoraret e mia dhe te zotit Bushati per muajin tetor 2005. Nje biznesmen qe mendon per shtypin e lire, nuk vjedh honoraret e gazetareve.

    -Atehere pse e bleu zoti Rosh gazeten "Korrieri"?

    -Jepini ju pergjigje tre pyetjeve dhe me pas, ne nje interviste tjeter, une mund t'ju flas me konkretisht:

    E para, pse zoti Rosh e bleu gazeten ne mes te fushates elektorale dhe jo tre jave me pare ose me pas? E dyta, pse bashke me Korrierin, qe financiarisht nuk vijonte dot me, bleu edhe revisten "Klan", qe mbijetonte per bukuri? E treta, pse po ne kete kohe, tentoi shkarkimin nga detyra te Drejtorit te Pergjithshem te TV KLAN, Aleksander Frangaj? Kur te treja keto pyetje te marrin pergjigje, une mund te jem me konkret me ju. Por, duhet te shtoj edhe dicka. Gjithe negocimi im dhe i kolegeve te mi ka qene me zotin Skendo dhe une jam tejet i kenaqur me menyren se si kam folur me te. E dyta, kujtesa ime eshte e forte, por kur dy njerez punojne bashke, shume gjera eshte mire te mbeten mes tyre dhe te mos behen pjese e nje debati shterpe ne publik. Zoti Rosh, ndryshe nga zoti Skendo, nuk i eshte permbajtur kesaj marreveshjeje.

    -Sulmi ndaj jush, Shkullakut dhe Andi Bushatit nga Rosh vjen se Ju shkruani tek "Tema", apo ka ndonje qejfmbetje tjeter?

    -Nuk e kam idene. Pas shitjes se aksioneve te gazetes dhe revistes, ne kemi ruajtur kontakte perfekte me zotin Skendo dhe kryeredaktorin Alfred Peza. Une kam vijuar te shkruaj cdo jave ne gazete dhe reviste. Po keshtu, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati. Zotin Rosh nuk e kam pare ndonjehere. Nje muaj me pare kam pasur nje oferte per te themeluar nje gazete te re per te cilen kam biseduar edhe me zotin Skendo. Projekti nuk u realizua. Tri jave me pare i propozova zotit Skendo rishikimin e pagesave per cdo shkrim. Ai nuk mundej financiarisht dhe une e mirekuptoj per kete. Duke pasur nje oferte dy here me te larte dhe duke qene se se bashku me Bushatin e Shkullakun ne kemi vendosur te funksionojme ne grup, pranuam oferten e gazetes "Tema" per publikimin e 5 editorialeve ne muaj atje. Per kete, njoftova kryeredaktorin Alfred Peza me te cilin kam pasur nje raport te shkelqyer bashkepunimi per me shume se 5 vjet dhe ai, megjithese me keqardhje, nuk mund te me pengonte ne nje vendim autonom. Vendim qe diten e fundit ia bera publik edhe zotit Skendo. Gjithnje, jo si detyrim, por si korrektese per raportet mes nesh.

    -Ju jeni njeri VIP ne media qe keni krijuar personalitetin tuaj ne keto vite. Mendoni se sulmi ndaj jush eshte nje amoralitet?

    -Nuk besoj. Eshte pjese e moralit te shoqerise shqiptare, ku fatkeqesisht edhe zoti Rosh po ben pjese. E para, nuk jam VIP, jam nje gazetar. E dyta, e kam ruajtur profesionin tim dhe nuk e kam nderruar ate me asnje lloj oferte, sado joshese ka qene ajo. E treta, do te vijoj te jem nje gazetar. Problemi eshte qe asnje nga ne nuk do te pranoje te behet pjese e lojerave mediatiko-ekonomike. Nese do ta hapim kete kapitull, kam frike se zoti Lubonja, i vetmi qe e ka gervishtur ate, do te mbetet pa fryme...

    -Mendoni se Zhylien Rosh, me ane te goditjes suaj, synon largimin e Aleksander Frangajt nga drejtor i Pergjithshem i TV Klan?

    -E kam menduar edhe kete dhe e kam biseduar edhe me zotin Frangaj. Kjo, ne fakt, ka ndodhur gjate pranveres se ketij viti, por per kete, pyesni me mire vete zotin Frangaj. Une duhet t'ju them vetem tre detaje: Kam qene totalisht kunder nje sulmi te orkestruar dhe te organizuar kunder kryeministrit Nano ne janar 2003 per arsye te mbylljes se llotarise "Porta e Fatit"! Llotari me te cilen une dhe koleget e mi nuk kishim asnje lidhje. Me eshte dukur absurde qe mediat te perdoren ne kete menyre. Gjashte muaj me vone kam qene totalisht kunder nje ideje per largimin e Frangajt, timin dhe te Bushatit me logjiken e permiresimit te raporteve me Nanon dhe te marrjes se nje leje problematike ne bregdet. Dhe se treti, jo une, por te tre ne kemi qene tejet te shqetesuar per interferencat ne punen tone gjate fushates elektorale te ketij viti. Media nuk eshte placke qe ofrohet ne shkembim te nje apo disa lejeve dhe as arme, per te vrare ata qe me te drejte nuk te favorizojne. Ne kete kushte, ajo eshte thjesht nje mjet shantazhi dhe vetem kaq. Zoti Rosh, le te sqaroje publikisht se perse Nano i dergonte fadromat kunder shtepise se tij ne bregdet? Dhe kush kishte te drejte ne kete konfrontim? Tani ka ardhur nje kryeminister tjeter, kundershtar i Nanos, le te zgjidhet ky problem me te...

    -A ju kane nderhyre ndonjehere ne politiken e gazetes pronaret kryesore te gazetes "Korrieri", Marsel Skendo dhe Zhylien Rosh?

    -Asnjehere per te qene i sinqerte. Zotin Rosh nuk e kam pare ndonjehere, ndersa me zotin Skendo kemi pasur debate normale. Por ju siguroj se nderhyrjet tek ne nuk kane qene edhe aq te lehta.

    -Mendoni se eshte nje moment nervoziteti i zotit Rosh apo ka nje prapaskene tjeter pas kesaj goditjeje ndaj personalitetit tuaj?

    -Mos sajojme skenare kot, s'kane vlere. Ose eshte reflektim i nxitur ne nje moment kur duket se dicka eshte bere pa e pyetur ate; ose eshte moment nervozizmi qe lidhet me vijimesine e metejshme te gazetes, ose eshte nje paralajmerim per zotin Frangaj, sic thate ju me siper.

    -Futja e biznesit ne media mendoni se e ka shtuar pavaresine apo cunguar?

    -Padyshim qe e ka cunguar, madje shume. Por kjo eshte nje teme e gjate.





    KOHA JONE - E perditshme e pavarur



    ---




    cbenet mo aman..

    e keshen bere beverlli hills keta bosat marselo roshat.. ate p.illin me pisha na golemi ..

    hajde vilo -pallate hade..mermer e kristal..

    he me i lumte..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 20-11-2005 mė 02:26

Tema tė Ngjashme

  1. Paraja...!?
    Nga Eda H nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 15-01-2024, 07:18
  2. Paraja dhe Pushteti
    Nga Laguna nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2004, 18:30
  3. Paraja dhe pushteti
    Nga Laguna nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 13:39
  4. Njeriu dhe paraja...
    Nga The Hobbit nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-01-2003, 19:26
  5. Paraja.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 23:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •