Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 103
  1. #1
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159

    Sa të lumtur jeni ju në perëndim

    do doja te dija nga bashkmoshataret e mi sa te lumtur e ndjejn veten ata ne perendim.
    sepse un per vete sjam e lumtur ,pervec mirqenjes materiale gjithcka tjeter e kam bosh .
    sepse po ti pyesesh njerezit ne perendim te gjith jan te palumtur ama kur ju thua kthehuni ne vendlindjen tuaj nuk duan ateher a mund te di edhe nga ju cfar ndodh me ne shqiptaret qe jemi larg.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Une jam i kenaqur qe jam larg plehrave, injorances, korrupsionit, zilise, pabesise, padrejtesise, varferise dhe vogelsise.
    Ignore List: Den Bossi

  3. #3
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Citim Postuar më parë nga Zombie
    Une jam i kenaqur qe jam larg plehrave, injorances, korrupsionit, zilise, pabesise, padrejtesise, varferise dhe vogelsise.


    Shprehu me qarte.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  4. #4
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anëtarësuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    nuk menoj qe do kishte diferenc tmodhe tisha nlindje apo nperendim

  5. #5
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Per mendimin e diferences mendoj qe ska cfare te thuet sepse diferenca eshte teper e madhe ne cdo aspekt!

    Pa perendim sdo kishte ket standart jete, te ardhme, lumturi....

    Kurse per Lindjen se di ca me thon, cdo gjo eshte mrapa...

    Per ata qe kthehen mrapa nuk jan te gjithe sepse jan te palumtur, por pjesa me e madhe kthehen se nuk arrijn te cajn, jan te detyruar, ose nuk u shkojn gjerat sic shpresonin/mendonin...

  6. #6
    ga ga Maska e bunny
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    ka te bej shum sesa me fat je - sa te ecen...- ka nga ato qe kan vuajtur shum..= ato qe nuk jan te lumtur.Ka nga ato qe ju ka ecur aq mire...saqe nuk do deshin gje tjeter...une jam ne klasin e 2te ..


    ps.per te jetuar ne shqiperi nuk mendoj qe do kthem ndonje-here
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  7. #7
    Ere... Maska e bluemoon
    Anëtarësuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Personalisht jam shume mire...

    Kam uje, drita, ushqim... kur i paguaj sigurisht...

    Kam tv me kanale vendase dhe satelitare... kur i paguaj sigurisht...

    S'kam plehra neper rruge (kam ca ne shtepi se mezi behem mbare t'i derdh sipas kategorive...nje dite letrat, nje dite plastiken, qelqin, baterite, ilacet, kompostet, te paricklueshmet etj)...

    Ketu ka njerez te te gjitha kategorive, e kur i paguan jane me te mire...

    Ka banka (edhe une kam llogarine time ku me shume paguaj)...

    Ka spitale (ku mund te vdesesh derisa te te vije radha ose te paguash sigurisht)...

    Une po perfundoj shkollen...kam nje pune qe me pelqen...kam nje shtepi te kendshme... kam dashurine time prane...kam njerez qe me duan e me vleresojne... ketu ka shume gjera qe nuk ndodhen ne Shqiperi... dhe une peronalisht jam mire e pergjithesisht niveli im i jeteses eshte me i larte se mesatarja vendase...

    Po nuk e di pse mua me rri koka pas... se nuk me shijon kafeja ne kembe dhe "he me lal c'kemi? si ke qene ti?" ka me kuptim se ne cdo gjuhe tjeter (e shume nga miqte e mij me te mire flasin gjuhe tjeter me mua)...

    Pastaj e keni vene re se si tingellon fjala "shpirt" ne shqip? Se c'ka nje lloj zjarri e nje lloj dedikimi brenda...

    Ndoshta po ia fus kot... se nuk jam ne gjendje ta spiegoj ne kete ore te vone... po Shqiperia me mungon... shume...

    Punoj per t'u kthyer atje nje dite...

    Megjithate...mendoj se po te mbetesha gjithe jeten vetem ne Shqiperi... nuk do te isha gjithsesi e lumtur...

    He, ma spjegoni ju tani!!!

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Jeta ne perendim sme pelqen dhe pse kam 6 vjet ketu mundohem ti mbush mendjen vetes se eshte mire po aha ... as ne Shqiperi nuk dua te rri .. keq kjo pune sdi ku te shkoje njeriu ..lol
    Do me pelqente diku ne Europe .. po qe se keni sugjerime hudhini ..

  9. #9
    Ere... Maska e bluemoon
    Anëtarësuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Citim Postuar më parë nga Evelyn
    Jeta ne perendim sme pelqen dhe pse kam 6 vjet ketu mundohem ti mbush mendjen vetes se eshte mire po aha ... as ne Shqiperi nuk dua te rri .. keq kjo pune sdi ku te shkoje njeriu ..lol
    Do me pelqente diku ne Europe .. po qe se keni sugjerime hudhini ..
    Provo NORWAY!!!

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Mund te me thuash ndonje arsye perse e ke vecuar Norvegjine ...

  11. #11
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    sic e tha edhe ma par bluemoon qe e shpjegoi goxhamir, ka shum gjera qe ka ne perendim qe si gjejm dot kurr ne shqiperi pa kalu nja 50 vjet, do ishte mir sikur te kishim te mirat qe kemi ktej ne shqiperi gje qe sndodh , mir thon njerzit kur ste pelqen ktheu, po cte besh deshira per nje jetes te mir ca ste ben ,ama edhe jetesa mir ste ben te lumtur, mua per vete me mungojn disa gjera shum te vogla qe kur ke shum koh larg vendit tend jan dicka qe spershkruhet ,me fillu nga kur del jasht e ti thuash robve mirmengjes ckemi si jeni si ja kaloni sa te dua , pastaj mos te harrojm kur shkonim te komshinjt edhe i thonim do vish te pish nje kafe, mor zot sa koh te bukra qe i kujtoj me nostalgji ketu robt te shofin shtrembur vetem se sje i ktij vendi ah moj tirane sa me mungon edhe sa te lumtur me ben kur vij me pushime .

    ama vetem pushime

    evelyn lali do te sygjeroja italin atje esht jeta si me qen ne shqiperi ene ka ekonomia si ne perendim


  12. #12
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga WALCHIRIA
    do doja te dija nga bashkmoshataret e mi sa te lumtur e ndjejn veten ata ne perendim.
    sepse un per vete sjam e lumtur ,pervec mirqenjes materiale gjithcka tjeter e kam bosh .
    sepse po ti pyesesh njerezit ne perendim te gjith jan te palumtur ama kur ju thua kthehuni ne vendlindjen tuaj nuk duan ateher a mund te di edhe nga ju cfar ndodh me ne shqiptaret qe jemi larg.

    Kush tha qe te gjithe jane te palumtur ne perendim ?

    Une Jo njehere , perkundrazi jam shume e lumtur . ( po mos isha do isha atje ku do ndihesha e lumtur , ska pse e stermundoni veten o shoke . lol )
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  13. #13
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Citim Postuar më parë nga WALCHIRIA


    evelyn lali do te sygjeroja italin atje esht jeta si me qen ne shqiperi ene ka ekonomia si ne perendim

    thanks ... them ta provoj njehere .. po sme pelqeu ndonje vend tjeter pastaj

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Njeriu e gjen lumturine kudo qe te jete. Nuk e ka fajin perendimi apo lindja per mos-kenaqesite tuaja. Po nuk ishe ne gjendje ta gjesh lumturine brenda vetes, as Perendimi as Lindja e as c'ka gjendet ne mes tyre nuk ta zgjidh problemin. Njeriu duhet te dije cfare kerkon nga vetja e cili eshte qellimi i tij ne jete. Duhet ta dije cka e ben te lumtur e ti veje nga pas. Po e diti cfare e lumturon, jam i sigurt se si ne Shqiperi, si ne Amerike e si ne Afganistan e gjen kenaqesine.
    Fajet nuk ua ka Perendimi, por jeta boshe dhe e pa-qellimte. Kur ta mbushni jeten me aktivitete (Jery Springer dhe Forumi, s'quhen aktivitete) dhe arrritje lumturia vjen vete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga R2T : 21-11-2005 më 13:34
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Asnjehere nje vend nuk ka bere lumturin e dikujt.
    Diçka do mungoje perhere ngado qe te shkosh,dhe lumturia eshte thjesht nje nocion i veshtire per tu realizuar.
    Personalisht jam i qete ketu ku jetoj.Here pas here jetoj edhe momente lumturie,familja e te dashurit ndikojne ne lumturi.Nuk mund te jesh perhere i lumtur sepse ka nje kohe per gjithçka.
    Perendimi eshte nje vend si nje tjeter, e lumturia e vertet qendron ne gjerat e vogla qe mbushin ditet.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  16. #16
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    evelyn ta garantoj un jam ne danimark edhe sa her shkoj ne itali se cndjej nje qetsi me vetveten ndjehem e lumtur ndoshta ngaqe di edhe gjuhen po sa te maroj shkollen ika un para teje me duket



    hahahhahahahahah po deshe kur te jem une atje te ftoj te shpia ime edhe ka me te pelqy me shum kur ke guid qe te shetit

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e LoZar
    Anëtarësuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    ne vendin me romantik te botes
    Postime
    109
    Mos u mundoni te kacavirreni neper pasqyra te dashur forumista.
    Per fat te keq (apo te mire?) ne i perkasim nje brezi qe perben nje periudhe kalimtare dhe natyrisht nuk i perkasim as perendimit por tashme as asaj qe ishte nje here, keshtu qe eshte normale qe do luftojme gjithe jeten me ate ndjenjen e "as knej as anej".
    Shqiperia per ne qe jemi "kendej" paraqet ate parajsen qe çdo shpirt romantik enderron, ate ishullin ku mund te largohesh nga problemet e perditshme, ndersa per ato qe jane atje paraqet nji si tip burgu nga i cili duan te largohen per te pare me tej detit......Hajde merre vesh muhabetin po deshe.
    Po te shkosh ne Shqiperi nuk ke ça ben se te kan hik gjithe shoket, po te rrish ne perendim te duket sikur je mik gjith jeten.
    Nuk e di se cila eshte zgjidhja por vetem nje keshille po ju jap: Mos mendoni se duke u kthyer ne Shqiperi do te gjeni ate qe keni humbur dikur, Shqiperia eshte e jona vetem ne zemer por jo ne realitet............le te ngelet nje enderr se eshte me siguri mu bukur, e pacenuar nga realiteti.

    jetoni sa me bukur aty ku ndodheni.


    Shnet.
    "...coloriamo la vita per non sprofondare nel buio"

  18. #18
    Ere... Maska e bluemoon
    Anëtarësuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Citim Postuar më parë nga Evelyn
    Mund te me thuash ndonje arsye perse e ke vecuar Norvegjine ...
    Kam qene ne jo pak vende dhe nga keto te gjitha vecoj Norvegjine... ndoshta per eksperiencat e bukura qe kam jetuar atje, ndoshta per pikepamjet filozofike qe shkembeja me bashkemoshataret e mi qe s'ia thonin fare per shkenca po ishin filozofe te mbaruar, ndoshta per njerezit e sinqerte e pak te ndrojtur qe erretohen me shiun e celen ne diell, ndoshta per shkelqimin e mjaltte te bores ne dimer e ditet e gjata ne vere, ndoshta per ujin e embel te fjordeve, ndoshta per natyren qe te merr frymen nga bukuria...

    Une jam tip qe adhuroj vendet e vogla, atje ku nuk mbaron civilizimi, por gjithsesi mund te kesh kontakt me natyren. Per punen qe bej nuk mund t'ia lejoj dot vetes te jetoj me ne te tilla vende, por nese ti mundesh eshte nje eksperience qe te pasuron...

    Sa per Italine, nuk kam dashur kurre te jetoj atje... sepse me pelqente shume ky vend ku ngado kthen syte sheh vetem art... Ne Itali jeta ka qene pak e merzitshme per mua, por me ka dhene ca mesime qe t'i mbaj mend...Gjithsesi dhe Italine e ndiej pak timen tani...

    Te pershendes

  19. #19
    toXic Maska e ridy85
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    Tamam pa kuptim. Rrim jashte shtetit e dum me u kthy. Shkojm ne Shqipri e dum me ik. Kte e them per mua qe jam ne Itali. Se te afermit e mi qe ndodhen ca ne Holland, ca ne France, ca ne Angli e ca ne Amerik as qe dun t'ja din qe te kthehen. Kjo sepse Italia per mu, duhet te quhet vend lindor. Nuk eshte ne nivelin e vendeve te tjera europiane dhe kjo do te thote qe emigrantet qe ndodhen ktu vuajn shum. Nuk esht si ne Holland me azile e ku di un, ku bejn pall shqiptaret se jetojn me socialin qe u jep shteti dhe marrin direkt pashaporten e behen evropian. Ktu ne Itali nqftse do me henger buke, shko kap kazmen e puno ne llaç apo shko per ullinj e portokalle. Sa per sorollatjen e dokumentave as qe mos e permendim fare. Ktu ku jam un, shkojn emigrantet qe ne 3 te mengjesit e zejn radhen te kuestura per te mar nje pergjigje. Dhe pergjigjen e marrin ne oren 11 te mengjesit kur t'ju teket policave italian. Kto jane vetem 2 gjera nga te gjitha ato qe shqiptaret duhet te perballojn ç'do dit ktu ne Itali, gjoja shtet i antarsuar ne B.E. U pika antarsimit te ktyre....
    Prandaj ti pergjigjesh ksaj teme, varet shum nga vendi ku ndodhesh dhe si te trajtojn si emigrant.
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  20. #20
    T.N.T
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Vendndodhja
    Lake shore drive
    Postime
    115
    Citim Postuar më parë nga Zombie
    Une jam i kenaqur qe jam larg plehrave, injorances, korrupsionit, zilise, pabesise, padrejtesise, varferise dhe vogelsise.

    Ne fakt plera si ty nuk i duhen shqiperise . Shume mire qe nuk ke ndermend te kthehesh pastroj by.then zezakeve te perendimit sa te mundesh .Dhe thuaj njerezve te tu qe ti po jeton si Mbret ne perendimin e shume enderuar nga te gjithe

    Te verteten per emigrimin e kane thene njerez me te zgjuar se Zombie apo te tjere GRUI I RENDE NE VEND TE VET . NE emigrim gjithmone je skllav i tjetrit dhe nje cope leter nuk te ben as Amerikan as Kanadez as Anglez. NJe cope letre nuk te jep ngrohtesine qe te jep vendi dhe njeriu i yt sa do i varfer qe te jete ky vend . TE gjithe na e shesin mergimin ne sikur eshte parajse e shume deshiruar jo sikur vine ketu dhe punojne si robota per ate te shkret $ qe i ka kthyer ne makineri . Edhe ata qe kane pune te mira s'kane nje njeri te bejne muhabet apo te pine nje kafe thjesht bejne para se vetem ajo mund te behet ne preendim as'gje me shume ,dhe ajo para nuk te vjene te dera sic mendojne disa duhet te thyhet kurizi per ta nxjere .

    Sic ka thene Driteroi : Era e sqetulles eshte e rende por kur eshte sqtulla jote nuk te ben pershtypje . Edhe Shqiperia mund te jete e Varfer por ai eshte vendi Yne mos te kalojme ne fodullek dhe te themi aty eshte vendi i te ligave sic bene disa ketu .

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shqiptarët, popull jo i lumtur!
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 06-05-2010, 17:51
  2. Influenca e civilizimit islamik në Perëndim
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 07:40
  3. Lumturia
    Nga nitROSHI në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-10-2006, 18:48
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •