Tarikati i Bektashive, sipas bektashinjve, e merr fenė prej shpirtit, e jo prej letrash. Sipas Islamit, para namazit duhet tė mirret abdest. Bektashizmi kėtė urdhėr e kupton, jo si pastėrti trupore, por si pastėrti tė zemrės e tė shpirtit. Sipas bektashinjve njeriu ska nevojė e detyrė tė falet 5 herė nė ditė, Mjafton nė mėngjes e nė mbrėmje, duke sjellė nė mendje e nė zemėr Zotin e vėrtetė. Islami ka ndaluar alkoolin, Bektashinjt thonė se ka ndaluar tė dehurit se ajo ta prishė mendjen. Po pive e nuk u dehe, je nė rregull. Islami urdhėron hixhabin tek femrat, bektashinjt thonė se qėllimi i kėsaj cipe ėshtė nderi, e jo cipa materiale. Mjaft qė grueja tė jetė e ndershme dhe ska nevojė tė mbulojė bukuritė e saja qė ja ka dhėnė Zoti. Bektashizmi parajsėn dhe ferrin nuk i pranon, por i marr si njė panteizėm, njeh shpirtin e njeriut qė nuk humbet, por kur vdes njeriu shpirti i pėrzihet me shpirtin e pėrgjithshėm tė natyrės. Pėr agjėrimin e Ramazanit, bektashizmi thotė se qėllimi nuk ėshtė qė tė hajė natėn e tė agjėrojė ditėn, por tė ruhet gjithnjė nga e tepėrta. Ky ėshtė njė llojė agjėrimi. Bektashinjtė njė dhjetė ditėt e Muharremit, qėndrojnė pa ujė nė shenjė e nė kujtim tė tragjedisė sė Kerrbelasė, qė para se tė marterizoheshin mbetėn 10 ditė pa ujė (f.46-47)
Krijoni Kontakt