Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 37

Tema: Tre pyetje

  1. #21
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar mė parė nga darwin
    Ndikon Fjollat, sepse une ta cilesova ne lidhje me kombesite e huaja. Vertet vajza/femra shqiptare nuk e humb kombesine, por femijet qe ajo familje do te krijoje sepse do te jene te perzier. Rrjedhimisht ky urdher kuranor eshte tmerresisht i demshem ne te tilla raste aplikimi.. qe te mos keqkuptohesh, te njejtin mendim kam dhe per martesat e shqiptareve me te huajt e krishtere. Sigurisht qe eshte e drejta e gjithesecilit, por kur e ke te sugjeruar dhe me fe, atehere mendoj se eshte dicka jo e mire!
    Kėto janė raste specifike dhe fatmirėsisht tė rralla. Shqiptarėt musliman (flas nė Maqedoni) i kanė ruajtur lidhjet martesore nė vijėn shqiptar- shqiptare, me pėrjashtim tė atyre hafarozėve qė jetojnė nė Perėndim, qė janė integruar aq mirė atje, sa qė kanė krijuar familje me gjermane, franēeze... e ku e di unė, por assesi shqiptar/e musliman/e me muslimanė tė kombėsive tjera (boshnjak, turk, ose arab), megjithėse ėshtė e lejuar, jo e sugjeruar, me fe.
    Pra feja nuk ėshtė faktor pėrēarės, as degjenerues pėr njė komb, pėrderisa vetė populli ka vetėdije kombėtare.

    Gabohesh dhe te siguroj per kete. Askush nuk "mbahet me hater". Dje une kam hequr nja dy shkrime te cilat fatmiresisht nuk arritet t'i lexonit ne mengjes dhe i njoftova "autoret" qe te mos i perserisin. Prandaj kam vendosur nje njoftim ne hyrje, qe besimtaret mos te sulmojne fete e njeri-tjetrit, por t'i diskutojne me njeri tjetrin. Kur shikon shkrime te tilla, shtyp "trekendeshin" dhe sa te jem online do te hiqen.
    Pėr kėtė mė vjen mirė dhe njėherit tė falėnderoj pėr korektėsinė. Vėrtet ėshtė kėnaqėsi tė debatosh rreth ēfarėdo ēėshtjeje kur mėnyra e debatimit ėshtė nė nivel.
    Pespekt
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  2. #22
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar mė parė nga vioxx
    shyqyr ka mjaft shqipo mysliman thua ti .....

    hmm.. tek ky paragraf e ke shprehur me qarte se nuk behet se cfare eshte keq me fene. sic e ke pershkruar ti feja eshe percarje. sepse nese nje shiptar myslo martohet vetem me mysliman shqiptar kjo ne vazhdim sjell vetem nje homogjenizim te shqiperise, purifikim fetar, myslot vetem me myslo dhe kauret me kaur. me vone vjen ndarja ne lagje te ndryshme, ne shkolla te ndryshme, ne aktivitete te ndryshme etj etj. Sipas ketij varianti gjasat per ndarjen mes shqiptareve ne dy shtete rriten (qoft larg ishalla) . ndarja eshte pasoje normale nje mostolerimi nderfetar, ti nuk martohesh me te, atij nuk i pelqen kufizimet qe i ve ti. ndaj feja vec per kete arsye sme pelqen hic.
    Domethënë, vetëm se ty dhe disa shqiptarëve të tjerë nuk u pëlqen feja, duheshka të gjithë besimtarët shqiptar të heqin dorë nga besimi i tyre? Vallë vetëm besimi islam qenka besim që shkakton ndarje të kombit?
    Të pëlqeu apo nuk të pëlqeu ty dhe disave, shqiptarët janë besimtarë të tri feve të ndryshme, një fakt që nuk e ndryshon asgjë dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Laramania fetare e shqiparëve nuk paraqet kurfarë problemi, problem janë disa individë që tentojnë të shkaktojnë përçarje dhe urrejtje midis shqiptarëve, ose të ngrejnë ndonjërën nga fetë duke i zhvlerësuar tjerat.

    Që ta kesh më të qartë ndalesën e martesave midis muslimanëve dhe jo-muslimanëve do të përgjërohem pak.

    Ata të cilët kanë përqafuar islamin, janë thellë të bindur se Kurani buron nga Zoti dhe se çdo urdhër i tij duhet zbatuar. Muslimanët e marrin me seriozitet të madh besimin e tyre, prandaj edhe mundohen të jetojnë sipas rregullave Kuranore. Nuk është e vërtetë siç pretendojnë disa, se ne e kemi të imponuar besimin dhe se duhet të heqim dorë nga ai, së paku flas për vete dhe ata që i njof unë dhe për asgjë në botë nuk do të kisha hequr dorë nga besimi në Zot. Por ky besim aspak nuk më pengon të jem shqiptare dhe ta vazhdoj reprodukimin e llojit tonë të pastër ashtu siç e kemi.

    Një nga urdhëresat Kuranore është që muslimanet mos të martohen me jo-muslimanë.

    Arsyeja e kësaj ndalese është strikt që ti mundësojë muslimanes të jetojë sipas rregullave islame. Mund të paramendohet se si do të përfundonte një familje e përzier shqiptare (krishtero-muslimane). P.sh. gjersa nëna dëshiron ti bëjë synet djemt, babai krishter e kundërshton, babai dëshiron ti vejë kryqin në qafë fëmijës dhe ta dërgojë në kishë, kurse nëna ia kthen rrugën për në xhami. Gjersa njërit i haet mish derri, tjetra neveritet nga mendimi i prekjes së mishit të derrit dhe në fund do ti merr shishet e birrës dhe do tia then për koke burrit.
    (Ky shembull vlen për praktikantët e fesë, normalisht ata që nuk e praktikojnë fenë nuk e kanë problem dhe siç ndodh p.sh. në Shqipëri ke shumë martesa të përziera që funksionojnë pa problem).

    Një muslimane praktikante nuk ka gjasa ta praktikojë besimin gjersa është e martuar me një jo-musliman, që do të thotë nuk mund të jetë muslimane, nuk mund të jetë vetvetja.

    Unë mendoj se shqiptarët asnjëherë nuk do të kenë probleme midis vete gjersa nuk dalin tipa si ty, që do tu thonë se feja e tyre është e dëmshme për kombin dhe tu imponojnë qëndrime që janë në kundërshtim me bindjet e tyre. Shqiptarët musliman nuk mundohen ti imponojnë askujt asgjë, ata vetëm mundohet të jetojnë në mënyrën e parapëlqyer prej tyre, pse duheshka të jetë problem kjo?
    Ndoshta sepse kohëve të fundit është bërë modë të shahet islami dhe muslimanët. Apo ndoshta nga paaftësia e disave për të kuptuar të drejtat e të njeriut.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fjollat : 30-11-2005 mė 08:37
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  3. #23
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Fjollat, nuk kane nevoje shqiptaret te konvertojne. Duhet ti me shoket e tu ti leni te qete e te besojne ne cka te duan e te martohen me ke te duan.
    Shqiptaret duhet lene te kene liri dhe mundesi te zgjedhin dhe te zgjedhen.
    Le te jetojne si te duane dhe brenda normave ligjore, pa bere presion, pa kercenime, pa bomba dhe fisheke.
    Duhet lene ta mesojne historine, te dine se kush ishin te paret e tyre, ta shofin realitetin.
    Po su be keshtu, nuk e di se cka ndodhe me popullin shqiptar?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #24
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar mė parė nga iliria e para
    Fjollat, nuk kane nevoje shqiptaret te konvertojne. Duhet ti me shoket e tu ti leni te qete e te besojne ne cka te duan e te martohen me ke te duan.
    Shqiptaret duhet lene te kene liri dhe mundesi te zgjedhin dhe te zgjedhen.
    Le te jetojne si te duane dhe brenda normave ligjore, pa bere presion, pa kercenime, pa bomba dhe fisheke.
    Duhet lene ta mesojne historine, te dine se kush ishin te paret e tyre, ta shofin realitetin.
    Po su be keshtu, nuk e di se cka ndodhe me popullin shqiptar?
    Pse kur thashë unë diç ndryshe nga kjo?

    ps, edhe mos mi prish citimet shumë e shumë
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  5. #25
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Po, po, nganjehere(shpesh ) thue ti ashtu. Se paku ashtu kuptohen.
    Flet kunder te gjitheve qe nuk mendojne si ti.Bile me fjale te ashpera.


    Per ate citat e bera gabim (klikova) dhe pastaj nuk e di s ecili kje.
    Nese e ke mbajtur mend me thuaj dhe e rikthej aty.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #26
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Me car di une muslimanet nuk duan ta shkartisin sojin e vet dhe jane shume te izoluar nga ambienti qe i rrethon sepse kane frike mos ndikimet e reja e ndryshojne forcen e besimit te tyre. Kjo per mua eshte gabim se me zorr nuk behen gjerat dhe nese dikush do te beje ci thote zemra nuk duhat ndaluar per hir te fese.

    Teuta Kampionnnnnnnnnnnn!!

  7. #27
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Vetem te verteta ketu.Genjeshtaret skane vend.Genjeshtare jane ata qe mohojne veprimatarine patriotike te Adem Jasharit,Cerciz Topullit,Ismail Qemalit.Keta burra te medhenje te kombit shqiptare ishin fetare praktikant dhe kontribuan.Nuk e ka mohuar kush deri tani kontriburtin e tyre pervecse sllavo-greko-fileve.
    1. une jam mysliman me mbiemer, jo me zgjedhjen time. prandaj kam hequr dore nga kjo fe. a quhet kjo apostasi? nese po, a meritoj une denim si jobesimtar?nese po cfare denimi, vdekjen, ose dicka tjeter?

    2. kam degjuar qe muslimanet si martojne femrat e tyre me njerez te besimeve te tjera. a do ja jepnit juve motren nje shqiptari ortodoks ose katolik? apo do ja jenit vetem nje muslimani shqiptar? nese eshte kjo e fundit a nuk sjell kjo homogjenizim dhe percarje te kombit? a do ja jepnit motren me kollaj nje shqiptari jomusliman, apo nje arabi musliman?

    3. kam lexuar qe ne islam nuk ka komb, por vetem uma islame. a doni me shume islamin apo shqiperine? kjo pyetje eshte pak e vagullt pasi mund ti keni te dyja afinitetet ndaj po pyes: per ju ka me shume vlera juaj si besimtar musliman, apo etniciteti si shqiptar? i bindeni me shume tradites dhe kushtetutes shqiptare apo rregullave fetare muslimane? ne jeten tuaj do te perpiqeshit me shume per afirmimin dhe zhvillimin e kombit dhe shtetit shqiptar, apo do donit me shume te shihnit krijimin e nje kalifati boteror islamik pjese e te cilit jeni dhe ju? nese po, do merrnit pjese ne kalifat si shqiptare apo si muslimane pa komb?
    Ja dhe njehere pergjigjet...
    qeka kollaj me ba copy paste..


    1
    Une nuk jam musliman por meqe kam studiuar disa gjera rreth Islamit do te pergjigjem.Musliman nuk te ben emri, mbiemri apo origjina.Musliman te ben vetem zgjedhja jote e lire,shpirti jot.Nese beson e praktikon rregullat Islame je musliman.Nese i mohon nuk je.Sa per denimin me vdekje per apostasin per ate qe len fene ka disa rregulla.Denohen ata persona qe kane besuar njehere dhe pastaj tradhtojne besimin.Por ky denim nuk mund te behet ne shqiperi apo gjetke vetem ne shtetet ku zbatohet sheriati Islam.Pra duhet te ishnje musliman praktikant ne nje vend ku zbatohet sheriati i plote(ska vend te tille tani per tani ne bote) qe te pritej koka

    2
    Kjo pyetje mund ishte e vlefshme ne ndonje forum libanez apo sirian por jo ne forumin Shqiptar.Muslimanet shqiptare nuk jane praktikant.Jane musliman si ti nga emri dhe mbiemri.Flas shumica.Ata qe jane praktikant musliman si familje, nuk i martojne femrat e tyre me te Krishtere apo orthodoks por vetem me musliman praktikant.


    3
    Eshte gabim te mendosh qe Islami anullon konceptin komb.Islami i njeh kombet dhe rracat.Islami e pranon diversitetin ne bote.Ne kuran thohet qe nje nga mrekullite e Allahut eshte dhe ajo qe ne ju beme popuj te ndryshem me gjuhe te ndryshme(pak a shume ne esence).Islami anullon rracizmin sepse i ve te gjithe rracat ne menyre te barabarte me te drejta te njejta para ligjit perendise.Hebrenjt pershembull se bejne kete,ata rracat tjera i quajne kafshe.Per muslimanet afrikani, eskimezi, arabi, shqiptari, serbi jane vllezer ne fe por jo ne gjak.Pra nuk mohon konceptin komb.Nizamet shqiptare qe paten fatin e keq te luftonin nen perandorin osmane te anadollakeve jane quajtur gjithnje shqiptare.Ose Arnaud.Nuk iu eshte mohuar origjina.
    Pika e veshtire ne kete pyetje eshte te jesh nacionalist a eshte e lejueshme ne Islam.Une them qe nuk eshte e lejuar.Sepse perqendrimi i tepert ne nacionalizem ben te lindin percarjet luftrat etj.Por nga ana tjeter vlen nacionalizmi si motiv per te arritur mireqenie dhe per unifikim ne nje qellim te vetem.Ne fakt me llogjike nacionalizmi eshte vrime ne uje.Proud to be kinez apo proud to be albanez jane furca kot.Ata qe perdorin shprehje te tilla nuk kuptojne se cfare nxjerrin nga goja.
    Keqkuptimi lind se Islami si ideologji mendon per nje vellazerim universal nen strehen e ligjit Allahut duke shkrire diferencat e rracave.Nuk ka njeri ne bote me arsye qe mund ndjehet krenar me origjinen e tij.Ka pasur dhe do te kete nga secilli komb njerez te shquar.Ka pasur dhe do te kete nga cdo komb zhvillim dhe qyteterim.Pra me mire do ishte te thoje proud to be njeri...nejse kjo eshte teme tjeter.Islami thote proud to be njeri jo proud to be kinez apo japonez.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 03-12-2005 mė 06:24
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    3. kam lexuar qe ne islam nuk ka komb, por vetem uma islame. a doni me shume islamin apo shqiperine? kjo pyetje eshte pak e vagullt pasi mund ti keni te dyja afinitetet ndaj po pyes: per ju ka me shume vlera juaj si besimtar musliman, apo etniciteti si shqiptar? i bindeni me shume tradites dhe kushtetutes shqiptare apo rregullave fetare muslimane? ne jeten tuaj do te perpiqeshit me shume per afirmimin dhe zhvillimin e kombit dhe shtetit shqiptar, apo do donit me shume te shihnit krijimin e nje kalifati boteror islamik pjese e te cilit jeni dhe ju? nese po, do merrnit pjese ne kalifat si shqiptare apo si muslimane pa komb?

    Jo vetem Islami por dhe krishterimi nuk e pranon termin nacionalizem.

    Faktikisht Islami e njeh kombin, mirepo mynyren dhe filozofine e koncepteve nacionaliste, nuk e pranon.Pse ? Sepse sipas islamit dhe cdo mendje qe mendon drejt, te gjithe njerzit jane te barabarte para Zotit, me ato gjera qe nuk i kane zgjedhur vete, sic jane rraca, kombi, ngjyra, fisi etj.Mirepo nuk jane te barabarte, sipas asaj qe ate kryejne me vullnet te lire.(I dituri me te paditurin).

    Islami nuk e shikon qellimin njerzor te lidhur mbas atdheut, apo tokes megjithese kjo eshte origjina e krijimit te njeriut dhe vendi i tij i varrimit.Islami e lidh njeriun me parimet hyjnore te diturise dhe adhurimin ndaj Zotit.Qellimi, pse Zoti i krijoi njerzit, ishte qe njerzit ta falenderojne dhe ta adhurojne Ate.Nuk ishte qellimi qe te mburren dhe te vetlavderohen me paraardhesit ose token e tyre te sheshte, pyjore, malore apo fushore.Islami deshiron prej njerzve dy gjera.Te adhurojne Zotin dhe te vetedijesohen si njerez .Ne Islam toka i sherben njeriut dhe jo njeriu Tokes.Pra meqe ne jemi ato qe vendosim per token se cfare te bejme atehere jemi qenie me superiore se ajo, pikerisht per kete gje e ka ngritur Zoti njeriun mbi krijesat e tjera.Pse thojne njeriu e pushton natyren?


    Pikerisht te qenurit musliman, nuk e perjashton natyralitetin njerzor.Sepse Islami eshte fe e natyres njerzore. Me natyre njerzore kuptojme njeriun bashke me cilesite e tij te padevijuara nga shkaqe te cilat ja ndryshojne natyren atij.

    Natyre njerzore e permban dashurine ndaj vendlindjes, atdheut dhe njerzve te tu te fisit ose kombit.Kjo dashuri konsiston ne drejtesi vleresimi ndaj atyre dhe aspak tifozlluk ose mbeshtjetje ne cdo gje qe kryejne ato pa piken e percaktimit se cfare kryejne(e mire e keqe).

    Atehere ne Islam ka komb, mirepo i jepet me perparesi bashkimit universal ose globalizimit njerzor.Kombi ne Islam nuk ka karakteristika nacionaliste ose ekstreme, pra ngelet thjesht vetem komb si mjet indetifikimi.Ne islam i jepet me shume vlere diturise dhe besimit me vepra se sa cdo etniciteti,rrace ose ngjyre.

    Pra Islami fuksionon ne baze te parimeve te vleresimit dhe jo ne baze te vetdashurise ose vetzgjedhjes per veten ate qe se meriton.

    Pra Islami nuk e ka kombesine ose dashurine ndaj kombit, qellim ne vetvete.Vete qellimi i krijimit te kombeve, rracave, ngjyrave, nuk eshte mburrja me keto, por keto jane mjet indetifikimi sikurse bukuria, gjatesia,pesha, trupore etj qe jane te ndryshme tek cdo njeri.Pra mburrje me ate qe ske pasur mundesi ta zgjedhesh me deshire dhe ske kryer mundim, ne islam quhet injorance.Kjo nuk e motivon njeriu per te qene i arritur ne jete sepse vetkenaqet me ate qe e ka dhurate dhe jo te fituar vete.


    Pra Islami kerkon prej njerzve bashkim universal, ne parime diturie dhe besimi , morali, shkence, ekonomie etj.Nuk kerkon ndarje sipas kombeve, por sipas vleresimit te mire apo te keq.Pikerisht kjo eshte mynyra qe perdor nje punedhenes, ne punesim.Ai vlereson arritjet e tua, diturine, shkollimin, shkathtesine dhe jo kombin ose ngjyren.

    A doni me shume Islamin apo shqiperine.
    Dashuria ndaj njeres nuk e perjashton tjetren sepse te dy gjendet ne natyren njerzore ose ne Islam.

    kjo pyetje eshte pak e vagullt pasi mund ti keni te dyja afinitetet ndaj po pyes: per ju ka me shume vlera juaj si besimtar musliman, apo etniciteti si shqiptar?
    Kush ka me shume per ty vlere cilesia , morali, besimi, dituria e nje personi apo te qenurit shqiptar.Une mendoj se cdo njeri i llogjikshem do zgjedhi vleresimin para etikimit.Per mua ka me vlere Kasus Klei se sa Enver Hoxha.Mos u pergjigja gabim ? Jo njeri ka virtyte dhe cilesi me te mira, se tjetri.Pra vleresojme ne baze te punes dhe mundimit, shpirtit, sakrifices se ne baze te kombesise e cila mund ti mbuloje te keqiat e tjetrit kurse vleresimi kur behet ne baze te atyre qe permenda me lart dhe vleresimi me kombesi i fsheh te keqiat.

    i bindeni me shume tradites dhe kushtetutes shqiptare apo rregullave fetare muslimane?
    Si traditen dhe kushtetun shqiptare e kane formuar njerzit.Njeriu eshte gabimtar dhe une mundohem ti shmangen gabimeve.Nese kushtetuta zvicerane e lejon drogen, kjo nuk do te thote qe te pijme droge.Nese kushtetuta shqiptare e lejon ateizmin,, kjo nuk do te thote te behemi mohuesa.Pra kur Islami perputhet me kushtetuten i bindem ne te kunderten jo.Po keshtu dhe tradita.Nese tradita te fton per te bere nje idhujtari ose nje dem ndaj vetes skam pse ti bindem.Fundi fundit nuk jam shume i varur nga opinioni dhe krijesat.

    ne jeten tuaj do te perpiqeshit me shume per afirmimin dhe zhvillimin e kombit dhe shtetit shqiptar, apo do donit me shume te shihnit krijimin e nje kalifati boteror islamik pjese e te cilit jeni dhe ju?
    Tani nese flasim si muslimane shqiptare do deshironim qe Shqiperia te perparonte shume nga ana intelektuale, shkencore, ekonomike nga ana e moralit dhe persosjet se virtyteve te cilat po humbasin dita-dites.Eshte turp per ne shqiptaret 30000 prostituta shqiptare.Eshte turp per ne Shqiptaret trafiku i droges dhe i organeve te femijve.

    Sa per khalifatin qe mendon se jemi dhe ne, e ke gabim sepse perderisa ai nuk egziston, ne nuk jemi tek dicka qe nuk egziston, por nese do te egzistonte mos e merr si fobi sepse khalifat do te thote "Pushteti i njeriut mbi krijesat, me ligjet e Zotit" ose "Perputhshmeria e ligjeve kozmologjike me ligjet profetike".Eshte njelloj si sistemi presendecial ne zgjedhje legjistative dhe e vetmja gje qe ndryshon me demokracine eshte se ne shtetin islam nuk lejohet e keqa sikur lejohet ne demokracite e sotme homoseksualiteti, pornografia, droga, duhani alkoli etj.

    Besoj se u sqarove ?

    Nese jo kliko firmen time.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albin : 03-12-2005 mė 15:29

  9. #29
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    "[QUOTE=412]-----------------------------------
    Tre pyetje kam per muslimanet shqiptare. Jam i paqarte ndaj po ju drejtohem juve.

    1. une jam mysliman me mbiemer, jo me zgjedhjen time. prandaj kam hequr dore nga kjo fe. a quhet kjo apostasi? nese po, a meritoj une denim si jobesimtar?nese po cfare denimi, vdekjen, ose dicka tjeter?

    2. kam degjuar qe muslimanet si martojne femrat e tyre me njerez te besimeve te tjera. a do ja jepnit juve motren nje shqiptari ortodoks ose katolik? apo do ja jenit vetem nje muslimani shqiptar? nese eshte kjo e fundit a nuk sjell kjo homogjenizim dhe percarje te kombit? a do ja jepnit motren me kollaj nje shqiptari jomusliman, apo nje arabi musliman?

    3. kam lexuar qe ne islam nuk ka komb, por vetem uma islame. a doni me shume islamin apo shqiperine? kjo pyetje eshte pak e vagullt pasi mund ti keni te dyja afinitetet ndaj po pyes: per ju ka me shume vlera juaj si besimtar musliman, apo etniciteti si shqiptar? i bindeni me shume tradites dhe kushtetutes shqiptare apo rregullave fetare muslimane? ne jeten tuaj do te perpiqeshit me shume per afirmimin dhe zhvillimin e kombit dhe shtetit shqiptar, apo do donit me shume te shihnit krijimin e nje kalifati boteror islamik pjese e te cilit jeni dhe ju? nese po, do merrnit pjese ne kalifat si shqiptare apo si muslimane pa komb?

    shpresoj te pergjigjeni ne menyre sa me haptazi qe edhe une te krijoj nje ide me te kompletuar per fene dhe muslimanizmin shqiptar.
    -----------------------------------

    QUOTE]"
    Kto ishin puetjet e jo tjeter.

    Ti qe paske lexuar aqe shume(Flori) duhet te dish s Adem Jashari ka qene pjestare(antar) i PMLK(partise marksiste leniniste te kosoves).
    Nuk e di se a i lexove pyetjet ti "qetu ma nalt" apo je tuj e nez?
    A din pse po heshtin per kete teme kta te nenforumit me siper(musliman)?
    Pse nuk duan te japin pergjigje ne pyetje te "papershtashme"?
    Edhe kur mundohen, mundohen te i nderrojne drejtimin temes!!!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #30
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Citim Postuar mė parė nga FLORIRI
    Iiii Oiii ketu ska vend per genjeshtaret.Ketu do te themi vetem te verteta.
    Te pandreqshem.Pergjigjet jane dhene me kohe akoma duan pergjigje..
    1-Muslimanet praktikant nuk i martojne femrat e tyre me te krishtere.Ashtu si nuk i martojne te krishteret femrat e tyre me musliman praktikant.Praktikantet nga te dy palet jane PAK.
    2-Ismail qemali,Bajo Topulli,Cercizi,Naim Frasheri,Hafiz Ibrahim Dalliu,Hafiz Ali Korca,Bejtexhinj etj etj kane qene praktikant dhe kane kontribuar per shqiperine.
    3-Ne luften kundra serbeve dhe maqedonasve ne dhjete vitet e shkuara kane luftuar muslimanet...dhe me e thene si burrat nder me te rendesishmit,komandante,etj etj kane qene musliman praktikant.Vete heroi legjendar Adem Jashari ka qene musliman praktikant.

    Ju hienat qe lehni per patriotizem kur vjen puna per lufte s'ua mban bitha merrni shkurret atehere ju.Ndersa Adem Jashari,Cerciz Topulli,Ismail Qemali,Bajo Topulli etj te gjithe muslimane praktikant luftuan me arme ne dore per clirimin e tokave shqiptare.

    Llapni per gjera kot.

    sja paske haberin fare o flori

    si behesh myslo, a e di ti? sa lind fmija i fryn baba te veshi bebes dhe ja ku u be myslo femija (pa zgjedhjen e vet). pas kesaj se nderron dot me fene, ska rendesi nese je praktikant apo jo, je myslimon dhe po e ndrrove fene ta heqin koken. pra ta japin fene me dhune dhe te detyrojne ta mbash po me dhune.

    ndersa per punen e martesave myslot nuk perzihen me fete e tjera, sepse sja u lejon kuroni. ndersa te krishteret jane me liberale ne kete drejtim, plus qe nuk kane ndonje pasazh ne bibel qe mos ti lejoje te martohen me te tjere. pranej ja ke fut kot kur thu qe as te krishteret praktikant nuk martohen me te tjera fe. ne kuron eshte haram martesa me jomysliman, ne bibel jo, e more vesh?


    ik lexo icik me shume se qeke haber komplet.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Disa pyetje, pėr ata qė e lodhin trurin :
    Nga Kryeplaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 12-10-2016, 07:17
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Del nė shitje "Njė dosje pėr Kadarenė"
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 01:53
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •