Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 34 prej 34
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Turizmi kulturor i Shkodrės

    FLAMURI I PĖRKUFIZIMIT

    ‘Boll me ken shkodran tė tana i ban’

    Njė ecje nėpėr sheshin e bukur tė Shkodrės, tė mbetet gjatė nė mendje. Ajo qė tė tėrheqė mė shumė kėtu ėshtė pamja e bukur e sheshit e rrethuar nga katėr anėt me malet e bukura shqiptare, me pikė vrojtimi nga kalaja e Rozafės.

    Ndėrsa njė thėnie qė e gjen pothuajse pranė ēdo dyqani, dhe e dėgjon shpesh nga vendasit ėshtė “Me ken shkodran tė tana i ban”.

    Flamuri i pėrkufizimit “Me ken shkodran, tė tana i ban”, mė shumė se njė valvitės mburrjeje mbetet njė detyrė pėr t’i bėrė tė gjitha, si shkodran, me sa mė shumė modesti.

    Shkodra ishte qendėr e madhe dhe plot jetė. Njė nga qytetet mė tė lashta nė krejt gadishullin, bashkėkohėse e Romės antike. Shkodra me gjithė furtunat qė i kishtin kaluar pėrsipėr e ruante peshėn dhe hijen e saj. Hijen e pushtetit tė dikurshėm tė padronėve tė saj, derės sė famshme tė Bushatllinjve, shpatėndėshkuese e krejt sulltanėve nė Gadishullin e Ballkanit, madje mė larg, gjer nė Hungari e nė Kretė, hijen e fesė katolike, kuvendet e kishat e sė cilės nuk ishin mė pak tė fuqishme, dhe sė fundi hijen e maleve, atė hije tė rėndė tragjike qė me mijėra kanale e udhė misterioze zbriste nga Malėsia e Madhe, nga Bjeshkėt e Nemuna, nga krejt Rrafshi verior i Shqipėrisė, pėr tė plotėsuar, pėr tė zėvendėsuar apo pėr tė korrigjuar diēka nė statusin shpirtėror tė kėtij qyteti. Por nuk ishin vetėm kėto.

    Pėrveē kėshtjellės dhe kishave, kullave, kambanoreve dhe minareve, Shkodra kishte jetė kulturore, biblioteka, arkiva mesjetare, zyra konsujsh, revista letrare qė shpėrndaheshin nė tė gjithė vendin.

    Ajo kishte intelektualė, sallone ku fliteshin e diskutoheshin gjithfarė problemesh, gra tė bukura dhe histori tė ndėrlikuara dashurie, dyqane ku shiteshin libra, disqe e parfume tė Parisit, aventurierė, skandale, maniakė nga ato qė pjell qytetėrimi etj.


    Konica.al

    https://konica.al/2023/05/boll-me-ke...-tana-i-ban-2/

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Turizmi kulturor i Shkodrės

    ‘Ekrani i Artit’, Festivali i Filmit qė u zhvillua nė oborret shkodrane

    Maj 2023


    Oborret e bukura shkodrane do tė kthehen nė kinema tė hapura e skena muzikore pėrgjatė 5 ditėve. Lajmin e dha Ministrja e Kulturės, Elva Margariti, pėrmes fotove nga posterat e “Ekranit tė Artit” qė ndau nė rrjetet sociale.

    Bėhet fjalė pėr nisjen e edicionit tė 6-tė tė Festivalit tė Filmit “Ekrani i Artit”, me drejtor Adrian Pacin.

    Festivali do tė zhillohej pėr 5 ditė, nė 5 vendqėndrime tė ndryshme, pėrfshirė edhe njė hapėsirė buzė liqenit.

    “Me kėnaqėsi e mbėshtetėm edhe kėtė vit kėtė festival, qė bėn bashkė filmin, muzikėn e performancat artistike, duke i dhėnė edhe mė shumė jetė Shkodrės, kėtij poli kulturor historik”, u shpreh Ministrja Margariti.

    Ndėrkohė Drejtuesi Artistik i Festivalit, Edi Muka ka deklaruar se ky edicion do tė pėrqendrohet tek kinematografia suedeze.

    Programi parashikon shfaqjen e 60 filmave. Ndėr mbėshtetėsit e kėtij festivali janė Ambasada Italiane dhe Instituti Italian i Kulturės.


    / atsh / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/filmi/ekran...en-ne-shkoder/

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Turizmi kulturor i Shkodrės



    Festa e liqenit tė Shkodrės tėrheq vemendjen e vizitorėve, promovohen resurset natyrore tė qytetit

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Turizmi kulturor i Shkodrės

    https://www.youtube.com/watch?v=1zK1DdnvWFM

    Top Channel/ Festa e liqenit tė Shkodrės/ Dallgėt dhe moti i keq pengojnė gjysmėn e eventeve

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Turizmi kulturor i Shkodrės



    Festa e liqenit/ Festivali dyditor nė Shirokė tė Shkodrės pėr bukuritė e natyrės

    "Shkodra thesar i natyrės dhe vlerave njerėzore!"

    Me kėtė mesazh nisi festa e liqenit, qė pėr dy ditė radhazi e ktheu Shirokėn, nė pikė takimin e tė gjitha moshave, duke promovuar bukuritė natyrore, sportet ujore, gastronominė, artizanatin dhe vlerat qė zona ka.


    Qershor 2022

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Turizmi kulturor i Shkodrės

    Fluks turistėsh nė Shkodėr, fotografitė historike te “Marubi” mrekullojnė vendas e tė huaj

    Kur viziton Shkodrėn ėshtė e pamundur tė mos bėsh njė ndalesė nė njė prej objekteve mė tė veēanta historiko-kulturore, qė gjendet nė qendrėn historike tė kėtij qyteti, si muzeun kombėtar tė fotografisė “Marubi”, ku gjenden mbi 500 mijė negativė qė dokumentojnė periudha e ngjarje historike tė Shqipėrisė dhe jo vetėm.

    Vit pas viti ky muze po thyen rekorde sa i pėrket vizitueshmėrisė.

    “Pėr kėtė vit janė mbi 40% mė shumė vizitorė sesa viti qė lamė pas,” – u shpreh Luējan Bedeni, drejtor i muzeut “Marubi”.

    Me njė kalendar tė pasur vjetor aktivitetesh, ky muze po bėhet gati tė hapė, nė bashkėpunim me Arkivin e Shtetit tė Republikės sė Maqedonisė sė Veriut, ekspozitėn e vėllezėrve Manaki.

    Digjitalizimi dhe konservimi ėshtė njė proces tjetėr i rėndėsishėm, sikurse konfirmon vete Drejtorin i Muzeut, Lucjan Bedeni.

    Turistėt qė e vizitojnė, sipas tij, janė nga e gjithė bota dhe pėrshtypjet e tyre pėr muzeun janė mbresėlėnėse.

    Turisti 1

    “Vij nga Kalifornia dhe ėshtė hera e parė nė Shkodėr dhe Shqipėri. Kjo vizitė mė ktheu pas nė kohė, kur isha nė shkollė kur nė dhoma tė veēanta ekspozohen fotografi tė periudhave tė ndryshme, qė po ja shpjegoja fėmijėve tė mi. Ėshtė njė hapėsirė e kėndshme e prezantimit tė historisė. Hapėsira mė e veēantė ishte dhoma qė shpjegon tė gjithė procesin e realizimit tė fotografisė.”

    Turisti 2

    “Hera e parė qė ndodhem kėtu. Vij nga Zvicra dhe mund tė them se mė pėlqen shumė tė shoh kohėt e vjetra, momente historike dhe detaje tė realizimit tė fotografisė, pasi edhe unė kam qenė njė fotograf. Shumė e veēantė tė shohėsh dhe kuptosh si ka qenė dikur ky proces. Muzeu ėshtė vėrtet i kėndshėm.”

    Familja Marubi pėrcolli pėrmes fotografive periudha tė rėndėsishme tė historisė sė Shqipėrisė, si gjatė periudhės sė perandorisė osmane, periudhės sė Mbretit Zog dhe regjimit komunist.


    JavaNews.al

    https://javanews.al/fluks-turistesh-...das-e-te-huaj/

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Turizmi kulturor i Shkodrės



    Shkodra mirėpret Za Fest, mbahet edicioni i 7-tė i festivalit, synon promovimin e vlerave kulturore

    Korrik 2023

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Turizmi kulturor i Shkodrės



    Top Channel/ Zā Fest nė Shkodėr/ Muzikė dhe tė ftuar specialė nė festival

    Korrik 2023

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Turizmi kulturor i Shkodrės




    “Shkodra Jazz Festival 2023”- Aktiviteti Muzikor qė bashkon muzikantė tė njohur nga Shqipėria dhe tė huaj

    Nisi “Shkodra Jazz Festival 2023”, aktiviteti muzikor qė bashkon muzikantė tė njohur nga Shqipėria, vende tė rajonit e mė gjerė.

    Edicioni i 14-tė i tij nis me “Rrok Akademi” masterclass pėr tė rinj nė instrumente dhe rryma tė ndryshme muzikore e vijon me koncerte nė qytet, duke na shoqėruar pėr 3 javė.

    Projekti organizohet nga Shoqata Kulturore “Rrok Jakaj”, me mbėshtetjen e Bashkisė dhe partnerėve tė tjerė dashamirės tė artit e Shkodrės si qendėr kulture.


    Koha Jonė

    https://kohajone.com/shkodra-jazz-fe...a-dhe-te-huaj/

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Turizmi kulturor i Shkodrės

    ‘Veshjet popullore tė shqiptarėve’ tėrheqin vizitorė edhe nė Shkodėr

    Mbi 100 foto u ekspozuan sot nė sheshin para bashkisė sė Shkodrės nė ekspozitėn “Rikthim nė traditė, veshjet popullore tė shqiptarėve”, qė solli njė retrospektivė tė trashėgimisė kulturore tė Shqipėrisė.

    Mbi 100 fotot e kėsaj ekspozite njėditore, e organizuar nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave nė bashkėpunim me Bashkinė Shkodėr, shpalosin larmishmėrinė dhe veēantitė e kostumeve popullore tė mbarė trevave shqiptare si dhe sjellin nė memorie figura tė rėndėsishme historike nėn petkun e veshjeve popullore (prijės fisnorė, njerėz tė letrave, mbrojtės tė trojeve amtare).

    Bashkia e Shkodrės bėri tė ditur se nė kėtė ekspozitė shėtitėse nė qytete tė ndryshme tė vendit, rajoni i Shkodrės prezantohet pėrmes fotove tė dinastisė Marubi.

    Mė herėt, ekspozita u hap edhe nė Krujė, ku zgjoi kuriozitetin e vizitorėve tė huaj, qė kėto ditė gushti kanė zgjedhur tė vizitojnė Krujėn, si dhe tė qytetarėve tė shumtė. Ata patėn mundėsinė tė vrojtonin imazhe qė shpalosnin larmishmėrinė dhe veēantitė e kostumeve popullore tė mbarė trevave shqiptare.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/veshj...he-ne-shkoder/

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Turizmi kulturor i Shkodrės

    Edicioni i 14-tė i “Shkodra Jazz Festival” gjallėron mbrėmjet shkodrane

    25 Gusht 2023


    Grupi muzikor vienez “Znap” dhe kėngėtarja me famė ndėrkombėtare Patricia Moreno, kanė performuar mbrėmė nė sheshin para Bashkisė Shkodėr, nė natėn e parė tė koncerteve pėrmbyllėse tė “Shkodra Jazz Festival 2023”, qė do tė vijojnė deri mė 27 Gusht.

    Sonte nė skenė do tė jetė grupi nga Rumania “Popfolklorica”. Grupi rumun do tė performojė nė sheshin para Bashkisė Shkodėr, nė orėn 22:00.

    Dy karakteristika e bėjnė kėtė grup njė eksperiment tė jashtėzakonshėm. E para, ėshtė ideja e drejtorit tė grupit, Ovi, laureat ēmimesh nė Eurovision 2010 dhe 2014, pėr tė bashkuar personalitete tashmė shumė tė spikatura individualisht nė skenėn rumune.

    E dyta, ėshtė zgjedhja e mėnyrės sė krijimtarisė, qė niset nga pasuria e jashtėzakonshme etnomuzikore rumune pėr ta pasuruar atė me gjetje interesante tė frymėzuara nga stilet jazz, blues, motown ose vintage soul.

    Tė tjerė solistė dhe grupe tė mirėnjohura muzikore do tė jenė nė skenė nė dy ditėt e fundit tė edicionit tė 14-tė “Shkodra Jazz Festival”, organizuar nga Shoqata Kulturore “RROK JAKAJ”, me mbėshtetjen e Bashkisė Shkodėr dhe partnerė tė tjerė.


    / atsh / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/muzika/edic...jet-shkodrane/

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Turizmi kulturor i Shkodrės

    NGA VENDE TE NDRYSHME TĖ BOTĖS

    ‘Shkodra Jazz Festival 2023’ ul siparin me koncertin e muzikantėve tė rinj


    “Shkodra Jazz Festival 2023” ka pėrfunduar me koncertin e “Scanderbeg Chamber Orchestra”, formacion muzikor i themeluar qė nė vitin 1996, nga violinisti, i ndjeri Rrok Jakaj, nė nderim tė tė cilit zhvillohet prej 14 vitesh Shkodra Jazz Festival.

    Koncerti pėrmbyllės, nė sheshin para Bashkisė, ishte rezultat i bashkėpunimit tė muzikantėve tė rinj shqiptarė, italianė, rumunė dhe kolumbianė, pjesėmarrės nė, Scanderbeg Chamber Orchestra, nėn drejtimin e maestro Paēalin Pavaci, artistit shkodran me njė karrierė tė sukseshme kryesisht nė Itali dhe Spanjė.

    “Shkodra Jazz Festival 2023”, organizuar nga Shoqata Kulturore “Rrok Jakaj”, me mbėshtetjen e Bashkisė dhe partnerėve tė tjerė, pėr tri javė me radhė e bėri Shkodrėn edhe mė tėrheqėse nė kėtė periudhė tė sezonit turistik.


    Konica.al

    https://konica.al/2023/08/shkodra-ja...nteve-te-rinj/

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Turizmi kulturor i Shkodrės



    Shkodra Jazz Festival | Rrok Academy Classic - Baladė rumune

    Gusht 2023

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Turizmi kulturor i Shkodrės



    " TUBA Fest " Nė kalanė Rozafa nė Shkodėr nė datat 15 – 16 Shtator

    Endri Nasufi & Amarildo Ruēi - Premium Channel

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Rrethimi i Shkodres dhe tradhtia e Esat Pashes
    Nga Dreri nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-03-2016, 02:37
  3. Shqiperine e Cliruan Serbet
    Nga detiad nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-11-2008, 12:44
  4. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  5. Familja BENUSSI
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-09-2002, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •