FLAMURI I PĖRKUFIZIMIT
Boll me ken shkodran tė tana i ban
Njė ecje nėpėr sheshin e bukur tė Shkodrės, tė mbetet gjatė nė mendje. Ajo qė tė tėrheqė mė shumė kėtu ėshtė pamja e bukur e sheshit e rrethuar nga katėr anėt me malet e bukura shqiptare, me pikė vrojtimi nga kalaja e Rozafės.
Ndėrsa njė thėnie qė e gjen pothuajse pranė ēdo dyqani, dhe e dėgjon shpesh nga vendasit ėshtė Me ken shkodran tė tana i ban.
Flamuri i pėrkufizimit Me ken shkodran, tė tana i ban, mė shumė se njė valvitės mburrjeje mbetet njė detyrė pėr ti bėrė tė gjitha, si shkodran, me sa mė shumė modesti.
Shkodra ishte qendėr e madhe dhe plot jetė. Njė nga qytetet mė tė lashta nė krejt gadishullin, bashkėkohėse e Romės antike. Shkodra me gjithė furtunat qė i kishtin kaluar pėrsipėr e ruante peshėn dhe hijen e saj. Hijen e pushtetit tė dikurshėm tė padronėve tė saj, derės sė famshme tė Bushatllinjve, shpatėndėshkuese e krejt sulltanėve nė Gadishullin e Ballkanit, madje mė larg, gjer nė Hungari e nė Kretė, hijen e fesė katolike, kuvendet e kishat e sė cilės nuk ishin mė pak tė fuqishme, dhe sė fundi hijen e maleve, atė hije tė rėndė tragjike qė me mijėra kanale e udhė misterioze zbriste nga Malėsia e Madhe, nga Bjeshkėt e Nemuna, nga krejt Rrafshi verior i Shqipėrisė, pėr tė plotėsuar, pėr tė zėvendėsuar apo pėr tė korrigjuar diēka nė statusin shpirtėror tė kėtij qyteti. Por nuk ishin vetėm kėto.
Pėrveē kėshtjellės dhe kishave, kullave, kambanoreve dhe minareve, Shkodra kishte jetė kulturore, biblioteka, arkiva mesjetare, zyra konsujsh, revista letrare qė shpėrndaheshin nė tė gjithė vendin.
Ajo kishte intelektualė, sallone ku fliteshin e diskutoheshin gjithfarė problemesh, gra tė bukura dhe histori tė ndėrlikuara dashurie, dyqane ku shiteshin libra, disqe e parfume tė Parisit, aventurierė, skandale, maniakė nga ato qė pjell qytetėrimi etj.
Konica.al
https://konica.al/2023/05/boll-me-ke...-tana-i-ban-2/
Krijoni Kontakt