Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Enriko Kuça, patriarku shqiptar që sundoi 50 vjet Italinë

    Historia e bankierit më të madh italian, Enriko Kuça. Si arriti shqiptari nga Piana degli Albanesi, në Palermo, të drejtojë "alta finanzian" italiane

    Raca e vjetër


    Shpëtim Nazarko


    Senatori i përjetshëm po fliste me qetësinë e vet. I pikturoi shpejt tre nobelistët që njihte. Për të parin nuk kam shumë stimë, tha ai. Zonja e vjetër është shumë e vjetër herë pas here dhe humb luciditetin. Zikiki është i mirë, por për të thënë gjërat që nuk duhen bërë, dhe jo ato që duhen bërë…
    Por unë do të çoj ty te një nga njerëzit më të ndershëm që njoh në jetën time. Është drejtor në Ministrinë e Kërkimeve Shkencore, profesor dhe shkencëtar i vjetër. E, veç të tjerash, - vazhdoi Senatori, - është përfaqësuesi i racës tënde të vjetër.
    Ishte hera e dytë brenda asaj dite që do ndeshesha me njerëzit e racës sime të vjetër. Duke pritur në një nga hotelet e vogla rrotull Terminit në Romë për të vajtur në takim me Andreotin, fillova të lexoj gazetat. Dy të përditshmet më të mëdha të Italisë i kishin kushtuar gati 15 faqet e para të tyre vdekjes së Perandorit të Madh të financave italiane, siç quhej Enriko Kuça.
    Nuk e dija që ai ishte përfaqësuesi racës së vjetër. Dy vjet më vonë, në një emision televiziv në Shqipëri, Andreoti e theksoi vetë se shqiptarët duhet të krenoheshin me këtë përfaqësues të racës së tyre të vjetër siç ishte Enriko Kuça.
    Pastaj pashë vetë te libri i Tamburinit origjinën e Kuçës. Italiani, që ishte gazetar i profilit ekonomik, theksonte se Kuça ishte me origjinë greko-shqiptare. Nga Piana del Albaneze. Në të vërtetë të gjithë shqiptarët ortodoksë atje i ngatërrojnë ndonjëherë me emrin grek. Sepse dhe kisha është e tipit ortodoks. Siç ndodh rëndom me të gjithë që ngatërrojnë qenien ortodoks me atë grek.
    Duke lexuar gazetat e kuptova menjëherë se Kuça ishte nga përfaqësuesit e mëdhenj të asaj race që Balzaku e ka mishëruar në mënyrë gjeniale te libri i tij “Gobseku”. Një nga ata mbretërit e heshtur që drejtojnë vendin dhe botën sipas stilit të tyre të vjetër dhe të pakopjueshëm, të qetë, pa thënë asnjë fjalë ndaj botës që e rrethon.
    Kamerieri i restorantit ku Kuça hante herë pas here thoshte: “Ai vinte gjithnjë në 12 pa pesë. Rrinte jashtë edhe në se ishte dimër ose verë. Për të hyrë fiks në orën 12.oo në restorant. Pinte ujë çezme dhe s’fliste kurrë. Vetëm urdhëronte me sy.
    Plaku Kuça kish urdhëruar në testament që të mos e bezdiste njeri as në vdekje. I varrosur në Zvicër brenda varrit të së shoqes pa vënë asnjë mbishkrim në të. Thuajse njëlloj si personazhi legjendar i Balzakut. Në ditën e vdekjes së tij, vetëm njëri nga personazhet e mëdha të Italisë nuk mori pjesë në varrim. Ishte Xhani Anjeli. Në 1973, i mbetur në vështirësi financiare, ai iu drejtua Kuçës. Pengu ishte i rëndë. Vëllai i Anjelit duhej të linte vendin komandues në FIAT. Dhjetë vjet më vonë përsëri ai në vështirësi. Dhe përsëri duhej shkuar te Kuça. Pengu ishte akoma më i rëndë. Xhani Anjeli duhej të dilte në pension dhe të linte presidencën e FIAT-it. Ky shte urdhri i patriarkut të madh. Dhe u bë.
    Se ç’është Kuça, për ata që duan ta kuptojnë shkurt këtë histori, mjafton të kujtosh fjalët e Andreotit: “Sa herë që punët tona shkonin keq, mendonim: E fshiu Kuça edhe këtë qeveri.
    Po Kuça është vazhdimi drejtpërdrejtë i jetës së personazhit legjendar, Balzakut. Gobseku thoshte: “Ne jemi gjithsej dhjetë mbretër të heshtur në Paris”. Për Kuçan mund të thuash, ai ishte mbreti i vetëm i heshtur i Italisë që sundoi atë për 50 vjet me radhë. Po në ndryshim nga bashkëkombësi i vet, Enver Hoxha, në krahun tjetër të Adriatikut që shkatërronte papushim vendin e vet, Kuça lulëzoi atdheun e dytë që i kishin zgjedhur gjyshërit e tij.



    (Materialin e plotë mbi jetën e bankierit të famshëm arbëresh, Enriko Kuça, mund ta lexoni të plotë në gazetën që gjendet në treg)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-11-2005 më 14:16

  2. #2

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Çfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  4. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •