Ne kete jete kam pasur fatin -si cdo emigrant- te njoh shume njerez. Te njohe njerez te cdo lloj feje, ideologjie, ngjyre, kombesie, kulture, niveli arsimor etj. Kam njohur njerez me te cilet nuk na bashkonte asgje, kam njohur njerez me te cilet kemi pasur distanca kolosale ne mendime e keshtu me radhe.
Asnjerin nga keta njerez te ndryshem e te larget per mua nuk kam nenvlefsuar dhe urryer aq shume sa kam nenvlefsuar e urryer ate lopcarin apo ate viktimen me llogjike prej skllavi! Dhe fatkeqsisht ky lopcari apo viktima me llogjike skllavi ne shumicen e rasteve ka qene Shqiptar! Fatkeqsisht keta soj Shqiptaresh, shumica qe kam njohur, me kane bere shume here te hedh poshte kosmoteorite e mija mbi qenjen njerezore dhe ti formuloj perseri nga e para.
Nuk akuzoj asnjerin pse eshte kriminel, nuk akuzoj asnjerin pse nuk eshte i arsimuar apo inteligjent, i pasur apo i varfer. Sepse e di qe ekzistojne shkaqe te forta mbrapa ketyre dukurive. Por per llogjiken e skllavit me te vertet nuk gjej asnje pergjigje normale dhe te pranueshme nga llogjika njerezore! Megjithate llogjika e skllavit eshte bere sindromi me i poshter i shoqerise shqiptare!
Cfare eshte llogjika e skllavit?
Llogjika e skllavit eshte te mendosh se je nje hic qe nuk vlen asgje, qe nuk merriton prestigj, qe nuk ke te drejte fjale, qe nuk ke identitet!
Dhe kjo llogjike skllavi eshte kthyer ne nje hije te zeze mbi realitetin shqiptar!
Po te besh muhabet disa minuta me nje bashkeatdhetar te mesem do e hedhesh poshte teorine time per llogjiken e skllavit. Por po te shikosh sesi veprojne shtetasit shqiptare kolektivisht atehere toria ime kthehet ne triumf real.
Sa hedhim kemben jashte Shqiperise ndrojme gjithcka..... qysh nga emri e deri tek 'ngjyra e tantelles se mbathjeve'! Zakonet shqiptare i beshtyjme si lopa duke adoptuar brenda nje dite ato tradita qe te tjeret i krijuan midis dhjetra shekujve. Po sa real mund te jesh duke i veshur vetes brenda nje dite veti qe tjetri mezi i pervetsoi ne vartesine e shekujve? Vetem palaco cirku mund te behesh me kete menyre!
Kalamajve ose nuk ja mesojme Shqipen fare ose i mesojme nje Shqipe 'me mire mos qofte'. Sapo lexojme nje gazete te huaj papritmas ndjehemi intelektuale dhe per gjysem ore te analizojme gjithe realitetin shqiptar..... me terma italian, franceze apo angleze. Dhe kush ben gafe e nuk e merr vesh ket soj 'gjuhe prej intelektuali' behet objekt perqeshjeje e perbuzjeje. Me pak fjale te gjithe Shqiptaret ne mergim i thone njeri-tjetrit: tjetersohu, nga i zi behu i bardhe (keshtu brenda castit), nga shqiptar amerikan apo italian e keshtu me radhe.
Dhe ne fund te gjithe biejne ndakort: Shqiperia eshte vatra e cdo te keqeje qe i ka ndodhur (ne vend qe te fajesojne tepelekun e paket).
Rezultati:
Bota na ka marre per lopcare qe nuk kemi as kulture e as identitet. Akoma te huajt na pyesin se a ka buke apo mister ne Shqiperi apo i kane zevendesuar me ndonje lende tjeter ekzemplare-primitive. Edhe pastaj ne me gojen plote bertasim: antishqiptaret. Duke harruar se me antishqiptare se shqiptaret nuk gjen asgjekund.
Po c'faje ka bota kur milionat shqiptare te Europes kane harruar te hapin nje byrektore apo nje dyqan me guzhine shqiptare nderkohe qe vet shqiptaret shkojne e hapin syte si te papare perpara qebaptores apo dyqanit te te vetmit turk apo kinez te fshatit! Me ate rakacilen e qebapit apo me ate tasin e orizit Turku me Kinezin shesin kulture! Kurse Shqiptari vetem blen kuluture! Pra Shqiptari per te huajin nuk ka kulture!
C'faj ka bota kur per festat e flamurit mblidhen gjithe parazitet dhe intelektualet, sebashku, shqiptare te Italise dhe organizojne festime si ato vallet e indianeve te Amerikes te shekujve te kaluar. Te gjithe rrasin nga nje carcaf te kuq siper edhe fillojne edhe vallezojne deri sa te biejne per toke. Pastaj kthehen si shqiptare krenare ne shtepite e tyre. A thu ti se diskotekat hapen vetem me 28 Nentor.... as homazhe per heronjte, as fjalime mbi hsitorine e clirimit, as dekorime as, as, as, as, as...... vetem muzike e shqiptarizuar (qe kur e degjon tjetri behesh me turp se thote keta as muzikante nuk paskan saqe huazojne kenget tona).
Ne fund i dipllomuari shqiptar ndergjegjesohet..... pret bileten per ne Shqiperi. Sapo zbret ne token meme ulet e merr nje gur dhe e puth dhe sapo takon njeriun e pare e shikon drejt e ne sy dhe i thote: kam ardhur qe te bej dicka per atdheun! Bashkefolesi rrengjethet nga gezimi dhe nga 'gjuha prej intelektuali' e te sapoardhurit. Keshtu te gjithe sebashku perpiqen per Shqiperine e Madhe.
TVSH jep lajmin e 'hidhur' loja e futbollit Shqiperi-Itali mbaroi 0 me 4. Komentatoret si gjithmone gjejne justifikime duke i ngritur vlerat kombetares tone. Por e verteta ishte se kur lojtaret shqiptare ishin ne zonen italiane nuk u organizonin per te bere gol.... dhe pastaj si gjithmone kthehen ne mbrojtje duke pritur golat. Gabimi i kombetares tone eshte se di te lozi vetem ne mbrojtje (me portier prej kartoni e mbrojtes prej qelqi)!
Krijoni Kontakt