URTESIA E THERJES SIPAS URDHERAVE HYJNORE


Nje nga aspektet ne te cilat shprehet kultura e njeriut eshte edhe kultura ne ngrenie dhe ne pije.Natyrisht qe Zoti me meshiren e Tij ka dhuruar njeriut ushqime nga me te ndryshmet, ne menyre qe te gjeje force, energji,riperteritje,per tu mekembur e gjalleruar, si dhe per tu kenaqur me miresite e Tij.Keshtu nga ushqimet me te rendesishme, me rigjeneruese dhe me te mira per njeriun eshte edhe mishi I kafsheve.Po ti shohesh nga vet natyra e tyre bagetite duket sa jane bere vetem per t’i sherbyer njeriut.Nga to kemi shume perfitime dhe do te ishte e paimagjinueshme jeta pa to.Por ashtu sic nga miresia e Zotit perfitojme prej tyre ashtu kemi dhe detyra ndaj tyre.Keshtu Islami si system i perkryer jetese ka vendosur disa rregulla edhe per kafshet ku spikasin rregullat per therjen e tyre si veprim mjaft delikat me to.
Zoti i ka dhene jete gjithckaje ne toke dhe vetem Ai e ka te drejten t’ia mare ate kujt te doje.Po keshtu edhe per kafshet, e drejta per t’i therur e per ti ngrene vjen drejtpersedrejti vetem prej Tij.Por ketu e rendesishme eshte qe kafshet te theren vetem ne emer te Zotit sepse vetem Atij i takon e drejta per te lejuar therjen.Keshtu cdo besimtar kur ther dicka duhet te permende detyrimisht emrin e Zotit dhe duhet te thote:
BISMILAH , ALLAHU EKBER
(me emrin e Allahut , Allahu eshte me i madh)


Kjo argumentohet me fjalen e Allahut ne Kuranin Famelarte:
O ju qe keni besuar, hani nga te mirat qe u kemi dhene dhe falenderojeni Allahun, nese jeni prej atyre qe adhurojne vetem Ate.(Allahu) Ua ndaloi juve te ngordhurat, gjakun , mishin e derrit dhe ate qe theret ne emet te Allahut.E kush shtrengohet (te haje), duke mos patur si qellim shijen dhe duke mos e tepruar, per te nuk eshte mekat.Vertet Allahu fale, eshte meshirues.”
Per kete Profeti (Muhamed)a.s ka thene:”Zoti ka urdheruar miresjelljen ndaj cdo gjeje, nese therni, therni me miresjellje.Le ta mprehe ndonjeri prej jush thiken me pare dhe le ta vere kafshen ne menyre te pershtatshme”.
Eshte e rendesishme qe gjate therjes te perpiqet ta lendoje sa me pak kafshen.Duhet qe thika te mprehet sa me shume, te mos mprehet ne sy te kafshes, te mos goditet me ashpersi perpara therjes,te mos njera kafshe ne sy te te tjetres.Duhet qe njeriu te tregoje meshire edhe ne kete veprim qe eshte I ashper ne thelb.
Ndersa Pejgamberi a.s ne nje rast kur ka pare dike qe kishte shtrire delen e pastaj kish mprehur thiken I ka thene:”A do ta theresh dy here?Pse nuk e pergatite thiken para shtrirjes se saj”?



MJEKESIA PER THERJEN E BAGETIVE

Gjithkujt mund t’I kete rastisur te shohe nje kasap gjate punes se tij te perditshme dhe kushdo mund ta kete vene re se kasapi perballe nje kafshe te madhe vic , lope etj. Ne fillim I demton palcen kurrizore te kafshes, duke I future thiken prapa koke dhe pastaj I pret fytin asaj.Ndersa kur ka te beje me kafshe te vogla ai prźt vetem fytin e kafshes.Duket sikur ne te dyje rastet mishi I therur eshte ne te njejten cilesi, por ne fakt nuk eshte keshtu dhe per ta kuptuar me mire le te shohi se c’jane keto dy sisteme, ai vascular (I gjakut) dhe SNQ (sistemi Nervor Qendror).Te gjithe e dime qe gjaku nuk eshte thjeshte nje leng I zakonshem me ngjyre te kuqe porse eshte nje leng plot jete.Gjaku normalisht sherben per transportimin e oksigjenit nga mushkerite neper te tere indet e trupit tone.Nepermjet gjakut behet edhe transportimi I lendeve ushqyese nga pjesa tretese ne organizem si dhe lende te tjera me rendesi specifike per organizimin.Ne gjak ndodhen edhe eritrocitet (rruazat e kuqe) dhe leukocitet, te cilat ne gjuhen popullore njihen edhe si rruazat e bardha dhe qe kane funksione specifike per organizmin.Gjate cdo semundje me ane te gjakut perhapen mikroorganizma te ndryshme, bakterie dhe viruse.Roli I rruazave te bardha eshte pikerisht eliminimi I tyre nga organizmi jone.Por nga ana mjekesore njihen edhe gjendje te vecanta te quajtura bakteremi apo viroza kur gjaku behet transportuesi I ketyre mikroorganizmave dhe trupi yne nuk shfaq semundje.Edhe ne kete rast roli I leukociteve eshte thelbesor ne pastrimin e gjakut te tere organizmit.Shprehja popullore”Uji qe s’leviz qelbet” vlen edhe per gjakun.Nese do te marrim rastin kur gjaku del nga enet ku ai leviz ose ndalon se levizuri ne sistemin vascular, atehere ai humbet vetite e tij mbajtese dhe kthehet ne te kunderten e tij, nje ushqim per mikroorganizmat e ndryshem qe qarkullojne neper te dhe nje burim rreziku real. Le te sqarojme dicka shkurtazi edhe per SNQ-ne (sistemi nervor qendror).Eshte nje pjese e SNQ-se qe ne gjuhen mjekesore quhet Sistemi Nervor Autonom, I cili kryen te gjithe funksionet qe jane jashte ndergjegjes sone.Gjithkush prej nesh e ka provuar se si pas nje emocioni te forte, te rrahurat e zemres rriten jashte deshires tone dhe po ashtu shume levizje instiktive kryhen pavaresisht nga deshira apo kontrolli jone.Per te gjitha keto e shume procese te tjera pergjigjet pikerisht Sistemi Nervor Autonom.Ky system ne vetvete ndahet ne dy pjese qe emertohen si simpatiku dhe parasimpatiku.Te dyja pjeset inervojne (perhapen) ne te gjitha organet e trupit dhe ne pergjithesi kane funksione te kunderta ne keto organe.Keshtu ne sistemin vascular parasimpatiku ben zgjerimin e eneve te gjakut, ndersa simpatiku ben ngushtimin e tyre.Simpatiku njihet edhe ndryshe si veprues ndaj stresit dhe qendrat e tij nervore ndodhen ne palcen e kurrizit, ne pjesen e torakale(te gjoksit) dhe lumbare(te shpines) dhe kane lidhje te ngushta me trurin e madh me ane te fijeve te shumta nervore.
Pas ketyre shpjegimeve te domosdoshme le te kthehemi ne castin e therjes.Therja vetem me ane te prerjes ne fyt sic na ka treguar Profeti s.a.v.s, dhe ashtu si urdheron Allahu i Madheruar ne Kuran per llojet e kafsheve te lejuara:”Juve u jane ndaluar (ti hani) ngordhesira, gjaku, mishi i derrit, ajo qe theret jo ne emrin e Allahut, e furmja, e mbytura, e shpuarja(nga briri i tjetres), ajo qe ka ngrene egersira, pervec asaj qe arrini ta therni(para se te ngordhi), ajo qe eshte therur per idhuj, dhe (u eshte ndaluar) te kerkoni me short fatin…”
Ne castin kur i prihet fyti se bashku me gurmazin i prihen edhe enet vaskulare qe normalisht furnizojne me gjak trurin.Ne kete cast, i gjith organizmi vihet ne alarm dhe krijohet e ashtuquajtura gjendje stresi.Truri eshte ne gjendje te jetoje pa gjak 3-5 minuta.Qe ne castin e pare trurit i duhet te ruaje funksionet jetesore te tre organeve Zemres, mushkerive dhe vet trurit.Humbja e gjakut perceptohet si mungese ne furnizimin me gjak, prandaj per kete arsye truri “urdheron” perjashtimin nga furnizimi me gjak te te gjithe pjeseve te tjera te trupit, pervec tre organeve qe u permenden me siper.Kete rol e kryen simpatiku.Ky i fundit ben vazokonstruksionin ose ngushtimin e eneve te gjakut periferike, duke filluar sipas rendesise.lekura, muskujt, organet e brendeshme si shpretka, aparati tretes(stomak zorre), veshka e deri te melcia.Keshtu ne menyre figurative mund te themi se behet nje shtrydhje e gjakut nga keto organe, me qellim qe gjaku te shkoje ne zemer.Vete vazokonstruksioni ndjek nje radhe te caktuar, fillon me kapilaret qe jane te trashe sa 1/15 e fijes se flokut, pastaj venulat e keshtu me radhe deri ne enet e medha te gjakut venat.Nderkohe qe organet vazhdojne te “shtrydhen” nga gjaku ky vazhdon te humbi nepermjet eneve te prera te fytit, nderkaq kafshe merr fryme thelle sepse i duhet te beje oksigjenimin e trupit dhe per pasoje edhe te trurit.Ne kafazin e kraharorit per rrjedhoje te ketyre frymemarrjeve krijohet nje presion negativ, i cili ndihmon qe gjaku te kaloje nga enet e vogla dhe periferike ne venat e medha dhe prej ketej ne zemer.Keshtu pra mushkeria luan rolin e nje pompe ne thithjen e gjakut.i gjithe ky process vazhdon jo me gjate se 3-5 minuta, aq kohe sa truri mund te qendroje ne jete pa u furnizuar me gjak porse kjo kohe eshte e mjaftueshme qe trupi i kafshes te zbrazet nga gjaku.

C’ndodh kur prerja behet me demtim te shtylles kurrizore?.Gjate kesaj therjeje nderpritet lidhja ndermjet trurit te madh dhe simpatikut, gjithashtu trurit te madh dhe nervave qe inervojne muskujt e trupit qe e marrin zanafillen ne palcen kockore.Ne kete rast kafsha paralizohet dhe nderpritet frymemarrja si pasoje e paralizimit te muskujve brinjore dhe diafragmes pergjegjese per aktin e frymemarrjes.E lene ne kete gjendje edhe pa ju prere fyti do te ngordhe per 3-5 minuta.Me prerjen e fytit me pas kafsha fillon te humbasi gjak, por kjo sasi eshte me e paket se ne rastin e pare kur therja eshte bere sipas rregullave te caktuara.Ne kete rast enet e gjakut, te cilat ngushtoheshin ne rastin e pare, ketu dilatohen(zgjerohen) sepse nuk vepron me simpatiku si pasoje e prishje se palces kurrizore.Madje happen edhe kapilaret reserve qe organizmi nuk i ve normalisht ne funksion.Kjo ben qe nje pjese e rendesishme e gjakut te burgoset neper indet e ndryshme te organizmit.Te mos harrojme se e permendem qysh ne fillim se gjaku shpeshhere ishte mbajtes i mikroorganizmave te ndryshme te demshme dhe ne castin qe pushon se qarkulluari neper enet e gjakut kthehen ne ushqim per keto organizma.Gjithashtu nje nga cilesite e kafshes se ngordhur (ngordhesirave) eshte se mishi i saj eshte i mbushur me gjak!Nga ana tjeter zemra vazhdon te punoje sepse ka nje system autonom, por nuk ka me funksionin e pompes se mushkerise, e cila nuk punon si pasoje e paralizimit te muskujve nderbrinjore dhe diafragmes.Keshtu qe ne keto raste kasapet per te nxjerre gjakun detyrohen te shtypin barkun e kafshes.
Pra me pak fjale ne rastin e dyte kafsha nxjerr me pak gjak dhe mishi i saj eshte i rrezikshem per te ngrene.Prandaj edhe therja sipas menyres se percaktuar nga Pejgamberi s.a.v.s eshte me e sakte nga ana shendetsore, kjo eshte dhe arsyeja qe gjaku dhe ngordhesirat jane te ndaluara per t’i ngrene, sepse mikroorganizmat qe gjallojne ne trupin e kafshes pas ngordhjes se saj ne gjak jane nje rrezik real per njeriun qe e perdor ate lloj mishi.


PERFUNDIM

Vlen te permendet mbresa qe le tek njeriu skena e therjes se kafshes.Ky moment ndikon per mire tek njeriu sepse i kujton atij castin e daljes se shpirtit.Nje fakt i tille eshte nje e vertete e qarte e aferme qe gjithkush do ta provoje, mirepo shpesh njerezit e harrojne ate duke harruar keshtu edhe takimin me Zotin e tyre.Prezantimi ne therjen e kafshes na ben te mendojme me shume per vdekjen si nje realitet i pashmangshem i cili do te jete ose ne favorin tone ose nje humbje e madhe per ne.Kjo e zbut zemren e njeriut, e ben ate me te dhimbsur e me te bindur ndaj Allahut, tek i cili mbeshtetet e gjithe shpresa dhe keshtu, duke u udhezuar ne rruge te drejte fitohet miresia ne kete jete dhe ne jeten tjeter.