Se pari, me bejne shume pershtypje njerezit qe gjithmone mundohen te analizojne/gjykojne tjetrin perpara se te gjykojne vetveten. Nese dikush shprehet se NE SHQIPTARET jemi kafshe apo NE SHQIPTARET jemi engjej, edhe pse kemi te bejme me dy ekstreme, ne vetvete jemi duke percjelle te njejtin mesazh. Theksin e veme tek NE kur ne fakt duhet ta veme tek UNE. Theksin e vetem tek SHQIPTARET kur duhet ta veme tek UNE SI SHQIPTAR. Me pak fjale, kjo mani per te pergjithesuar e gjykuar per mire apo keq deshmon nje boshllek te thelle shpirteror tek te gjithe ata qe i manifestojne keto simptoma.
Se dyti, erresira shpirterore tek njeriu manifestohet edhe nga reagimi ndaj te vertetes. Po te lexoni me vemendje mendimet e shprehura me lart nga secili prej jush (me disa perjashtime), do te mund te deshmoni nje portret shqiptar ku mbizoterojne dy ngjyrat bardhe e zi. Ose jemi shtaze ose jemi engjej, nuk ka rruge te mesme qe misheron pak nga te dyja. Ky portret bardh e zi deshmon friken e secilit prej jush per tu perballur me misterin e te qenit shqiptar. Te qenit shqiptar per ju eshte dicka e falur qe ne lindje qe nuk duhet te vihet ne medyshje dhe jo nje mister qe ju e zbuloni me vetemohim dhe vetedije te plote ne jeten tuaj.
Se treti, ajo qe bie jashte mase ne sy eshte kendveshtrimi juaj mbi te bukuren. Kete ju e shprehni me qendrimin qe mbani ndaj te huajes, ndaj vlerave te qyteterimeve e popujve te tjere, ndaj dinjitetit te nje njeriu qe nuk eshte shqiptar si ju. Me pak fjale, kur ju ballafaqoheni ne jeten tuaj me dicka te re e te bukur, ju i trembeni asaj pasi per mendjet tuaja ky eshte "asimilim" e jo zhvillim. Kur une has nje amerikan ne shoqerine ne te cilen jeton i cili ka nje edukate te admirueshme dhe nje kulture te gjere, une perpiqem te mesoj prej tij e jo ta percmoj ate vetem e vetem pasi nuk eshte "shqiptar si une". Ashtu si qyteterimet e kohes kane shume se c'mesojne nga kultura shqiptare, ashtu edhe shoqeria shqiptare ka jashte mase shume se cfare meson nga kultura e popujve dhe qyteterimeve te huaja. Dhe per mua, ky kendveshtrim eshte edhe arsyeja e prapambetjes ne mentalitetin shqiptar.
Ne mbyllje te mendimit tim mbi temen, une do te shtoja vetem se sikur secili prej jush te shpenzonte ca kohe per te gjykuar mbi virtytet qe duhet te kultivoni dhe veset qe duhet te pastroni nga shpirti juaj, mbase ngjyrat e realitetit shqiptar nuk do t'ua vrisnin syte aq shume sa ua vrasin.
Albo
Krijoni Kontakt