Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 73
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e lumiani
    Anëtarësuar
    07-10-2005
    Vendndodhja
    ne pyll
    Postime
    25
    pse po kafsherohemi?
    gjaknxetesi, kokefortesi, teper krenar dhe papasuri...........te gjitha keto munde te perfshishe ne gjithesi.


    i drejtohem idiotit qe thote qe ne librin e shejnte te Ku'ran - it thuhet se cfare ai thote, te lutem mos fol me b*then tate, o pusht e burracak se shane shumekushin. ti je cfare je, je per vetem tate.

  2. #42
    Ere... Maska e bluemoon
    Anëtarësuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    "Do të thotë të jesh i lirë, posi jo. Të jesh i lirë në mendim e në veprim. Të vendosësh vetë për veprimet e tua dhe të marrësh përgjegjësinë mbi shpatulla. Nëse vullneti dhe nisma, vetëvendosja në mendim e veprim nuk do të thonë liri, atëherë dyshoj se koncepti yt i lirisë diku është infektuar."

    E kisha fjalen per nje nivel tjeter, jo per kete.

    Material per mendim:
    1. Shkaqet pse njerezit vendosin nje gje dhe jo nje tjeter, pse mendojne nje gje dhe jo nje tjeter etj. etj. (ketu shiko lirine si koncept me te gjere... ngase gdhendja e ca mendimeve ne vend te disa te tjerave perben ate fijen e flokut qe ndan lirine nga pseudo-liria)

    2. Ceshtja e lirise dhe e pergjegjesise mbi shpatulla eshte keshtu: Sa me shume pergjegjesi ke mbi shpatulla si rrjedhim te nje veprimi, aq me pak liri ke. (kjo eshte per konceptin tend te lirise)

    Keto dy pika qe permenda me lart, te shtruara ne dy nivele te ndryshme, mendoj se shprehin qarte shkallen e konceptit te infektuar "liri" tek une.



    ""Njeri i ndritur" nuk përjashton aspak "kafshën e pazbutur". Njeriu është kafshë dhe i ndrituri është detyrimisht i pazbutur, përndryshe nuk do të kishte asgjë për të ofruar nuk do të ndriçonte. Ka dallim midis të qenit subjekt i një qytetërimi dhe anëtar i një qytetërimi. Subjektet konformohen, anëtarët veprojnë. Subjektet janë nën qytetërim, anëtarët janë qytetërimi. Nuk e di sa i qartë jam dhe se sa kemi dalë nga tema."

    Perkundrazi, eshte perkryerja e llogjikes dhe largimi prej kafsherimit qe e ben njeriun te ndritur. Sigurisht arritja e nje niveli te tille mendor, eshte pak e kuptueshme per ata qe ti quan subjekte, e rrjedhimisht sjelljet e tij me prejardhje te larte mund te pershkruhen nga keto subjekte "kafsheri e pazbutur" (me kete nuk dua te them qe ti je subjekt, objekt apo anetar
    Per te te ilustruar kete po te marr nje shembull:
    Mendo nje "puzzle" te madh. Ne fillim ti sheh vetem nje tufe copash te ngjyrosura (qe eshte ajo qe shohin njerezit normale), mandej kur vazhdon te formosh figuren sheh copera te saj (qe eshte ajo qe shohin njerezit mbi normalen). Kur ti ploteson figuren dhe sheh tabllone, ti mund ta prishesh ate fare mire... e sigurisht qe kjo do te ishte, per ata qe akoma mundohen te bashkojne copat, cmenduri ose kafsheri. Por te siguroj se ky perkufizim vjen vetem nga padija.


    Per te marre shembull tjeter mbi kete lloj kafsherie... Kujto c'duhet te kene menduar njerezit per Arkimendin kur doli i zhveshur nga vaska duke britur "EUREKA!"

    ...Eshte e vertete, kemi dale shume nga tema, por me pelqen...

    "Thelbi i fjalisë, ndaj të cilës reagon më sipër, shprehet në fundin e saj me togun "nga shmangia kuptimore". Ideja që përcolla është se mendimi i ngrirë se qyetetërimi është vetëm ai europiano-perëndimor (apo cilido tjetër) dhe barazimi i një qytetërimi çfarëdo (në rastin në fjalë, neogrek) me vetë nocionin e qytetërimit (siç e tregon dhe përdorimi i shprehjes turmore "njeri i qytetëruar") është një shmangie kuptimore nga kuptimi origjinal i fjalës. Po ashtu siç ka ndodhur dhe me fjalën moral. Pra, qytetërimi dhe morali ngjajnë si raste shmangieje kuptimore dhe jo drejtpërdrejt si fjalë."

    Qarte. Megjithate, vlen te perkufizohet fjala "qyteterim"... sakte... se po rrahim te dy uje ne havan.

    "Një term vetë, natyrisht që është absolut për nga kuptimi, se përndryshe nuk do të merreshim vesh, por çka quaj absolutizëm (uzurpim) termash është rasti kur dikush përpiqet t'i veshë vlera dytësore termit origjinal e t'i paraqesë ato për absolute fillestare. Kjo jo vetëm që korrupton marrëveshjen mes folësve, por korrupton dhe vetë proçesin e mendimit të atij që i përdor."

    Nuk mendoj se mund te fajesohem per nje gje te tille. Perpiqem te flas sa me qarte... I thjeshtoj fjalet per dashuri te gjuhes shqipe dhe per te qene e sigurt se kam thene ate qe dua te them...

    "Në kundërshti nga Damiani që gjykon në bazë të një (sorry-excuse-for-a-civilization) qytetërimi në dekadencë dhe kërkon përshtatje të "alvanosit" në atë qytetërim, përdorimi im i termit është në vlerën fillestare. Mua nuk më intereson as qytetërimi neogrek e as ndonjë tjetër në lidhje me sjelljen e kombit tim. "

    Plotesisht dakort!

    "Më intereson se cili përbën material për qytetërim. Cili është subjekt e cili anëtar i ardhshëm, i mundshëm. Cili është konstrukt. Në thelb më intereson qytetërimi i kombit tim."

    Dakort!

    "Cili është pra qytetërimi shqiptar dhe si shihet veprimi i të ashtuquajturit "kafshë" në sytë e këtij qytetërimi."

    Mendoj se shihet ashtu si eshte quajtur...

    "A ka fare qytetërim Shqipëria sot?"

    Patjeter... ne po kalojme nje faze te veshtire, por jemi popull me brume.

    "Në këtë vazhdë, cili përbën material për ngritjen dhe zhvillimin e një qytetërimi në Shqipëri, detyrimisht sipas traditave të këtij kombi, një kafshë e tillë kacavjerrëse që del nga dritarja e autobusit, apo një i pagojë me komplekse dhe turp ndaj vetvetes?"

    Asnjeri nga te dy!

    "Cilat janë karakteristikat që shpreh, lakmon dhe dashuron kombi shqiptar në rrjedhën e historisë së tij?"

    Kjo me pelqen! Kjo eshte pyetja e drejte! KY DUHET TE ISHTE TITULLI I TEMES!!!!

    "(Përjashto formulat e sheqerosura politike, karakteristike të këtij stadi të fundit të qytetërimit perëndimor ku të shtyrë nga privimi i dhunshëm i pas-'90-ës i konformizmit, po duan të "integrohen" një turmë e caktuar albanezësh, pra të subjektizohen dhe ta shesin këtë për ëndrrën shekullore (sic) të shqiptarëve)."


    E vleresoj antikonformizmin tend te shprehur ne kete menyre!


    "Mendoj gjithashtu dhe mbështes haptas parashikimin në kod penal të njerëzve thashethemaxhi. (E ndjeva të nevojshme ta shpreh këtë gjë në këtë temë.)"

    Kuriozitet: Ne fakt kjo parashikohet ne te drejten Islame. Kur thua per tjetrin dicka qe nuk eshte e vertete dhe e provuar denohesh penalisht.

    Perfundim: Ne te po bejme nje debat te qyteteruar!

    Te pershendes dhe une

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e A zi zi
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Postime
    54

    Afshi, instinkti, vullneti dhe kontrolli!

    Një "teoremë" filozofike thotë:
    “I mençuri i përshtatet rrethit, i çmenduri mundohet që rrethin t’ia përshtat vetit. Rrjedhimisht, çfarëdo përparimi në shoqëri, bëhet duke iu falënderuar të çmendurve.”
    Vërtetë se kjo “teoremë” mund të diskutohet, por, sidoqoftë, ka diçka të vërtetë në të.
    Përderisa në fjalorin e shqipes së sotme, fjala EPSH lidhet drejtpërdrejt me marrëdhëniet seksuale, fjala AFSH nënkupton një nocion më të gjerë: VRULL I BRENDSHËM, DËSHIRË E ZJARRTË.
    Fjala INSTINKT: PRIRJE A DËSHIRË E VETËVETISHME DHE E FORTË, QË E BËNË NJERIUN TË SILLET A TË VEPROJ NË MËNYRË TË CAKTUAR.
    Pra, instinkti nënkupton një sjellje e cila përsëritet (shpesh e nxitur nga rrethana të caktuara), ndërsa afshi, mund të jetë një veprim i cili “lind” në çastin e caktuar dhe mund të mos përsëritet as nën rrethanat e njëjta.

    Çdo shoqëri ka një “protokoll” të vetin social, qoftë të shkruar apo të pashkruar të cilit i përmbahen. Qoftë fjala për “aristokracinë” evropiane, qoftë për indianët në Amerikë apo indusët në Indi. Qoftë bile edhe për Hutët në Afrikë që ende flejnë, ecin, hanë,... tërësisht të zdeshur (edhe në shekullin XXI). Mjafton të shikoni produksionet “suburbane” filmike amerikane dhe do të shihni. Nëse ndokush e ka parë filmin “KIDS” (mesi i viteve ’90) e ka të qartë se çfarë po them.
    Çfarëdo dallimi nga ky protokoll, kjo shoqëri e shpallë të papranueshëm dhe natyrisht, do të ndërmerr masa për “përmirësimin” e gjendjes. Nëse do të studiohej historia e sjelljeve të tilla, do të gjendej edhe “arsyetimi” për secilin veprim. P.sh. legjendat për Tarzanin – nuk janë gjë tjetër, përpos “hapje e ventilit” të “qytetërimit” anglez për t’u mundësuar “vegjëlisë” identifikimin (bile për një kohë të shkurtër) me një qenie aq të “ulët”.
    Romakët kishin pushtuar Greqinë e atëhershme në faza në mes të viteve 215-150 p.e.s. Sipas “protokollit” romak, çdo komb përpos tyre, ishin “barbar”, mirëpo, me kohën, ata arritën të “përvetësojnë” kulturën helene, deri në atë masë sa thuajse u “helenizuan” (deri në atë masë sa i kopjuan të gjithë zotërat grek). Natyrisht, për këtë u dashtë një periudhë e gjatë kohore. Por, ideja është se, “kultura” është një nocion “i lëngshëm” dhe nuk mund të “ngurtësohet”.
    Sjelljet që janë të rëndomta në një rreth, mund të mos jenë “normale” në një rreth tjetër. Por, është rrethi ai që i cakton rregullat e jo individi.
    Andaj,
    Ndonëse nuk pajtohem me ata që thonë se “shumica e shqiptarëve” janë asocial, as qëndrimi i kundërt sipas të cilit, sjelljet e tilla duhen pranuar sepse shprehin “çiltërsinë” e shpirtit, nuk qëndron.
    Njeriu nuk mundet gjithherë të zgjedhë ku jeton, por, kur me vullnet zgjedh një rreth, atëherë duhet të pranoj edhe “protokollin” e atij rrethi.
    Ka rregulla të shkruara për sjelljet nëpër vende të ndryshme – spitale, restorante, vende të ndryshme të punës, etj. Sjelljet në publik janë më së paku të “censuruara”, ato i lejohen, ende, ndërgjegjes së njeriut. Keqpërdorimi i kësaj lirie, do të thotë të mos kesh respekt për liritë e të tjerëve.
    Të sillesh kundër vullnetit të shumicës së rrethit në të cilin jeton, për mua, quhet despotizëm. Pra, për mua, despotë nuk janë vetëm pushtetarët të cilët nuk përfillin liritë njerëzore, por edhe ata të cilët nuk përfillin “ndërgjegjen” kolektive dhe për më tepër, mundohen që afsheve të tyre personale t’u japin maksimumin e lirisë.
    Nuk mjafton që njeriu të ketë vullnet, është e nevojshme që ky vullnet të prodhoj energji dhe sjellje pozitive. Edhe në bashkësitë shtazore, individët të cilët nuk përshtaten me rrethin – detyrohen me dhunë që të largohen. Sepse aty, “protokolli” i pashkruar i lejon shumicës dhunën për të mbrojtur “rendin shtëpiak” (censura është më e zhvilluar).

  4. #44
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Hmm, s'e prisja qe do me "hapej pune" kot se koti. Nejse, shkurtimisht

    KVS,

    se pari do te te lutesha mos ta personalizosh debatin duke identifikuar qenien dixhitale te quajtur Damian si personazhin tend "me komlekse inferioriteti", "me civilizim te pershpejtuar", "psikologjikisht i varur nga opinioni i te tjereve" etj etj. Jo se u preka gje ne seder por thjesht sepse ti nuk me njeh (e as te njoh) personalisht, keshtu ti PRESUPOZON se une bart vetite qe ti me vesh (vec nqs ke aftesi te kryesh psiko-analize telepatike), presupozime te cilat ti i merr me pas si argumente te mireqena duke e cuar biseden ne qorrsokak. Ti i jep te drejte vetes qe mendimin tim ndaj temes ne diskutim ta konsiderosh a priori dhe arbitrarisht si perpjekje te deshperuara te nje individi mjeran e medioker qe mundohet te kameleonizohet artificialisht ne nje mjedis te caktuar qyteteror (ne te cilin, sipas teje, ky individ shqiptar eshte natyralisht i veteperjashtuar "by default") , dhe as qe denjon te mendosh se ky profil moral mund te bazohet p.sh. ne ndikime te panderprera te mjedisit familjar dhe shoqeror dhe jo ne "majmunizim social" sic thua zotrote (pra je ti qe percmon nivelin e bashkekombesave te tu, dhe jo une). Ne te njejten menyre, une mund ta konsideroja qendimin tend si produkt te nje "komleksi superioriteti" dhe debati do te kycej ne nje rreth vicioz...le te qendrojme pra thjesht si projeksione virtuale te opinioneve tona mbi nje ceshtje te caktuar pa e devijuar temen ne perplasje karakteresh.

    Se dyti, qendrimi im (i drejte ose i gabuar)ndaj nje dukurie te caktuar NUK kushtezohet nga fakti i vend-ndodhise ne nje "shoqeri perendimore". Veprimi prej majmuni do te ishte per mua njesoj i paqyeteruar edhe po te ndodhte ne nje autobuz te unazes ne Tirane.
    Te them te drejten me ben pershtypje interpretimi yt i ngjarjes si nje tregues te nje "individualizmi gjallerues", "pa turpe, komplekse apo ndjenje faji" dhe madje "material per ndertim qyteterimesh". Sinqerisht nuk e njoh perkufizimin tend te qyteterimit por mendoj se gabohesh kur mendon se vetite e lartpermendura mjaftojne per te kthyer nje individ ne prodhues qyteterimi. Duke shkelur pak kufirin e "politically correct-it" mund te te jap shembullin e grupeve sociale sic jane p.sh. evgjitet-arixhinjte (te me falin keta, dhe mos e merrni si racizem) qe ne jeten dhe veprimet e tyre te perditshme jane par exellance, jashte normave shoqerore dhe sic thua dhe ti "pa asnje turp, kompleks apo ndjenje faji". E pra, pershtypja ime eshte se ky grup (si komunitet) NUK mund te konsiderohet si prodhues qyteterimi.

    Aristoteli thote se "njeriu eshte kafshe shoqerore", pra nuk mund te konceptohet si njeri jashte shoqerise, e cila ne te njejten kohe perben dhe shtratin ku individi do te nenshtroje instiktet dhe do te behet zot i vetvetes, dmth i qyteteruar. Sjellja ekstreme anti-shoqerore nuk eshte shprehje force por dobesie, pamundesie per te mbijetuar si personalitet ne nje shoqeri te caktuar. Ne fakt eshte e kunderta e asaj qe thua ti, dmth gjoja individualitet krijues, perkundrazi eshte kryekeput logjike prej proletari qe "nuk ka asgje per te humbur vec zinxhireve (shoqerore-klasore)" .

    Ke prekur shume ceshtje qe do te doja t'i komentoja (si p.sh. ajo e qyteterimit 3000 vjecar perendimor qe qenka ne dekadence) por tani s'kam kohe, ne nje moment tjeter.

    Pershendetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga D@mian : 22-11-2005 më 19:37

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    E dini pse eshte hapur kjo teme? Sepse cilesite negative te njeriut, qe kane lindur me te, na djegin shume kur i shikojme tek njeri-tjetri (se kur thone "alvani" apo cfaredo tjeter, na pershkruajne edhe ne.
    Kjo teme u hap qe ti pergjigjemi pyetjes "pse po "kafsherohemi" kaq ne shqiptaret!?" Nuk e di ndoshta duhej ta kisha shkruajtur me shkronja te medhaja qe ta kuptoje dhe ti dhe mos te mundoheshe te mbish atie ku nuk te hodhen fara. (lol si perkthehet shqip: "fitrwneis ekei pou den se spernoun?" nejse )


    Un e dashur shqiptare jam, por kam patur mundesin te ritem ne kulture tjeter qe 5 vjece dhe kam pare si jan dhe popujt e tjere dhe sa bejn per njeri tjetrin.
    Ktu ku jam kur nje grek ka nje lloj biznesi, te gjith greket e tjere ngasin 2 milje me shume me makine per te vajtur ti blejn gjerat tek patrioti tyre. Kurse kur ka shqiptari biznes te gjith shikojn si ti prishin pune dhe preferojn te harxhojn me shume gas dhe te ven diku larg sesa te ven te blejn tek shqiptari....sepse po bleven tek shqiptari ben vaki qe i vete mire biznesi and we don't want that do we? Me thuaj nje shqiptar qe gezohet kur shikon shqiptarin tjeter qe ka bler shpi me dy kate, ka 3 makina dhe jeton mire? Shumica jan xheloz per njeri tjetrin dhe kjo ndodh me teper tek shqiptaret sepse jemi popull i vuajtur. Dhe popujt e tjere e kan kte fenomen POR jo kaq shume sa e kemi ne shqiptaret prandaj dhe u hap kjo teme ne diskutim.

  6. #46
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga FierAkja143
    Shqiptaret jo vetem nuk bejm per njeri tjetrin, por mundohemi ti prishim pune njeri tjetrit! Pse jan kaq llafazan dhe meren me prapaskena shqiptaret??? Kam jetuar ne shtete te tjera, kam njofur plot njerez qe sjan shqiptar dhe vetem tek shqiptaret shikoj nje siellje te till. Shqiptaret ne Shqipri nuk e di si sillen por ketu vellai do te shikoj vellain te vuaj...na ka hyr te gjithve nje mani qe as nje nuk duhet te jet me mire nga ne. Kur shikojm dike qe po hecen mundohemi ti vem "shkopinj ne rrota"...jo vetem nuk kenaqen shqiptaret me suksesin e nje Shqiptari tjeter, por mundohen ti prishin pune! ca dreqi ndodh kshu????? ca i beri njerezit kaq kafsh qe jetojn vetem per te ngren nje cope buke dhe per ti prishur pune njeri tjetrit??
    Kur do behemi njerez e marte dreqi se lam nam!?



    ufffff e nxora inatin...ika te fle gjum si qengj tani
    Kete fenomen e sheh edhe ketu ne Hungari, nuk eshte vetem Shqiperia e tille.

  7. #47
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Eshte Nje Veti Shume Negative Shpresoj Te Ket Permisime Ne Te Ardhmen Ne Pergjithesi Per Popullin Shqiptar..................

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    fierake nga grecallia je ti moj. Gjerat sqario mir kur hap temen, ne rradh te par shqiptaret jan aq te ndryshem nga krahina ne krahin dhe sidomos krishter e myslyman sa te besh pergjithsime te tilla esht budallik. edhe po te njofesh nai si keta tipa qe thua ti nuk ke pse te shoqerohesh me ta. ne radh te par me shoket dhe shoqet ka dy gjera reth te cilave nuk flas, politika dhe keto qe thua ti. Sigurisht mund te besh disa thashetheme te vogla po jo aq sa ti prishesh pun njeriu

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    FierAkja143 : Shqiptaret jo vetem nuk bejm per njeri tjetrin, por mundohemi ti prishim pune njeri tjetrit!
    E ke shum po shum gabim nga i paske mar keto te dhena apo i ke perjetuar mos je 90 vjeç, qe paske then kete ??

    PS: Pyllê pa derra ka ska.

    Ne shqiperi me shum ka njerez te mire se sa te kqinje e brutal ndaj Shoqerise .

  10. #50
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    une jam 100%kundra atyre qe thojne se shqipetaret qenkan te keqinje mes njeri tjetrit! nuk kuptoj se cfar duan te thojne keta tipa qe hedhin balte mbi shqipetaret!

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •