Koment ( dorzua ne Bota sot me 5 prill 2006)
KATUNDARET DHE GOMARET E SHEFKI GASHIT.!?


Banoret e Lagjeve "Agron Rrahmani "e Ramë Bllaca , në Kashagi-Tasligje, në
maj 2004, participuan 15 mijë Euro,për asfaltimin e rrugëve të tyre. Paret
u paguan, asfaltimi i këtyre rrugëve mbet vetëm dëshirë- ëndërr e pa
realizuar. Më skandaloze së mos asfaltimi i këtyre rrugëve dhe premtimet e
kota, ishte deklarata ne RTK e njeriut të dytë të Prishtinës-Shefki
Gashit, i cili ndanë qytetaret " në katundarë" e "qytetar", duke mos
treguar se nga na paska "pikur" ai vet.!

Rrok BERISHA

Njeriu i dytë i Kryeqytetit të Kosovës- Prishtinës , apo "Kryekatundari"
Shefki Gashi, në memoaret e karierës së tij të "bujshme " , mund të
"mburret" edhe për një deklaratë tejët skandaloze. Benë shkelje të etikës
njerëzore, qytetare e të normave demokratike, duke ndarë e përçarë,
qytetaret e Prishtinës ne "katundarë e qytetar". Ai, në vend që të
solidarizohet, e shkrihet më hallet e qytetarëve, ironizon me hallet e
problemet e tyre. Merret më të kalurën, më Gomarët, duke shprehur nostalgji
për ketë racë që njohët si bartëse e peshave të renda. Kështu, njeriu i
dytë i Kryeqytetit , dëshiron që Prishtinën ta rikthej ne vitet e 20-ta,
kur Gomaret ishin i vetmi mjet qarkullim, nëpër rrugët e kasabesë së
dikurshme. Më ketë N/Kryetarit të KK Prishtinës Shefki Gashi ndjen
nostalgjinë te kohës para që ai te vjen në "katundin e madh"e të bëhet
"Yll- i vërtetë i politikës", dorë e fortë e vendosjes së "demokracisë".
I Dytë i Prishtinës, në një emision në RTK, në vend që të angazhohet për
zgjidhjen e problemeve të shumta të banorëve të Kryeqytetit, e në rastin
konkret të banoreve te Lagjeve "Agron Rrahmani" dhe "Ramë Bllaca ", të
cilët ndanë kafshatën e gojës ,e për asfaltimin e rrugëve në fjalë, dy
vjet më parë ( në maj 2004) participuar në KK të Prishtinës 15 mijë Euro.
Ky është participimi (pjesëmarrja ) më e madhe që qytetaret e ndonjë lagje
të Prishtinës të këtë participuar shumë kaq të lartë për rrugët e tyre. Por
, me kotë ndërtimi i rrugëve as që ka filluar. Si shpërblim Shefki Gashi,
ironizoi më qytetaret, duke u dhëne porosi: " mos të shqetësohen" dhe se
"nuk kanë nevojë të reagojnë", se sipas tij: Në këto lagje kurrë nuk ka
pas rrugë të mira. Kanë qenë rrugë ku më veshtërsi kalohej më Gomarë".Dhe,
katundaret sipas tij , paskan lanë shtëpitë e tyre me asfalt para derës dhe
kanë ardhë e ndërtua shtëpi. Kjo dukuri tash po paraqet problem"shprehet
ai.!E përkujtojmë Shefki Gashin se në ketë lagje ka shtëpi të ndërtuara para
50-40-30 vjetëve e tash së voni. Të gjitha shtepitë e ketyre dy lagjeve
janë të evidentuara për tatimin në pronë si pjesë të gonesë së dytë urbane
të qytetit të Prishtinës !
Shefki Gashi, duhet ta dijë , së nuk ka ligj që ndanë banoret në katundar
e qytetar. Të gjithë qytetaret e Kosovës duhet të jenë të barabartë para
ligjit, të gjithë janë qytetarë e kanë obligime njësoj.. Qytetarë të
Prishtinës, janë si ata që në Prishtinë janë vendosur para 100, 70,50 ,20
por edhe ata qe vinë të studiojnë. Për të gjithë ligji dhe respekti duhet të
jetë i barabartë. Janë qytetarë të lirë të jetojnë, banojnë , punojnë ,
studiojnë e veprojnë , ku te donë , janë qytetarë të Kosovës. Ironizomi i
Shefki Gashit, më :" katundaret që paskan ardh në Prishtinë, e qe paskan
nderura shtëpitë e tyre në vendet e pa përshtatshëm ku vështirë kalohet më
Gomar" është e pa pranueshme. Shefki Gashin, ndoshta më rahat e ndiente
veten dikur ne shkurret e Mramorit se sa tash në pozitë, nga urren të
gjithë katundaret e tjerë, madje ma shumë se Gomarët e kohës së rinisë aq
tij, të kodrave të Mramorit. Në Kryekatundin e Kosovës, Shefkiu i
Mramorit ka arritur të krijoj kapital, ai tash ka urrejtje për katundin e
katundaret por nostalgjia për Gomaret. Kjo vështirë që e lëne që të
adaptohet e të risocializohet. Qytetaret e Prishtinës , deri sa të udhëhiqen
nga Shefki Gashi, as mos ta ëndërrojnë qytetin e tyre më
tramvaje,trolobusë, rrugë e sheshe pa gropa , lagje me elektrifikim e
infrastrukturë nder më të nevojshme, e mos të flasim për atë bashkëkohore si
metropolet tjera botërore. Por gropa e baltë.! Kështu siç jemi, Shefkiu
me besnikëri mundohet ta ruaj e të rikthehet në gjenezën e rinisë se tij të
hershme. Edhe nga fizionomia , fjalori , shprehja ,qëndrimet Shefkiu
paraqet shembull tipik të një "qytetari të kulturuar e të emenacipuar",
të një "qytetari praktik, të kuptueshëm e komunikativ". Kjo nënkuptohet
edhe nga zgjedhja konkrete qe ai ofron.
Dështoi rregullimi i shumë rrugëve në Prishtinë. Tash "Katundaret" e
Prishtinës, qenkan fajtor, për ketë haos të pëgjithshem, pë infrastruktur
të dobet e të pa rregulluar, e pë ketë ata po u eshka të qarkullojnë më
Gomarë...!? Njeriu i Dytë i Prishtinës paska ardh nga një planet
tjetër, një civilizim jashtë planetar. Ati si bëjnë përshtypje 15 mijë
Euro që i shnuki nga "katundaret" e zonës së dytë Urbane të Prishtinës. As
fakti që këta "katundarë" me mund te madhe para dy vjetëve i grumbulluan
këto mjete, madje më sugjerimin e vet Shefk Gashit. Rrugëve te "kategorisë
së Gomarëve", u është fry edhe vlera e ndërtimit. Nga vlera paralogaritare
qe sillje rreth 89 mijë Euro( për të dy rrugët ), "Agron Rrahmani " më
gjatësi 320 metra,e ajo "Ramë Blaca " 150 metër, "ekspertët" e Shefki
Gashit, vetëm për rrugën "Agron Rrahmani" i kanë ve vlerën diku rreth 23o
mijë Euro. E Çuditshme! Shtrenjet po kushtoka të ndërtosh rrugë "
Gomarësh..!" . Deri as sezoni i ndërtimit po hynë në vlugun më të madh
Shefkiu nga "planetit "tjetër , merret me punë tjera! Ka harruar
plotësisht problemet e katundit të madh, por edhe te katundit të vogël
nga e ka gjenezën, ku e rritë "gjithë" atë shtat dhe maur "gjithë " atë
dije. Rrugëtimin e tij, i gjatë e i forte, për tu bërë i "Madh" në
"Katundin e Madh", të qindra mija katundarëve -Prishtinën, ka pasur sukses.
Sipas rrugëve, gropave , baltës ; "Kryekatundi i Kosovës "apo supërmëni i
Mramorit, vërtet do ta sjell Prishtinën në atë gjendje që nepër rrugët e
lagjet e saj të shërbehet me Kuaj e Gomarë..! Por sigurimi i Gomarëve do
jete i vështirë. Tenderët e shpallur do të menagjohen nga Nkryetari
Gashi. Punë ketë tash veç ka përvojë e është specializuar! Do zgjedh
Gomarët më të mirë. Ketë edhe e meritojmë. Kemi lejuar dhe kemi zgjedhur që
të na udhëheq njeriu " i ideve, vizioneve dhe ardhmërisë " ..