Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Postime
    313

    A ekziston masa kritike e materjes ne gjithesi?

    KURANI DHE SHKENCA

    A EKZISTON MASA KRIRTIKE E MATEREJES NE GJITHESI?


    Pas shum hipotezave dhe teorive per krijimin e gjithesise pothuajse te gjithe jan te pajtimit qe teoria e Big Bangut eshte ajo e verteta,sidomos pasi qe eshte vertetuar prania e rrezatimit ne 3.7 grade Kelvina nga i gjith sfondi qiellor .Kete rrezatim e parasheh teoria mbi krijimin e gjithesise me ane te ketij eksplodimi kolosal nga nje pike e vetme e qe eshte quajtur singularitet.Ky rrezatim ne te vertet eshte jehona e atij eksplodimi qe akoma vazhdon te “degjohet”.
    Kete teori edhe me teper e perforcon zbulimi cvendosjes ne te kuqen ne spektrin e drites te trupave te ndryshem hapsinor, faktikisht ky eshte efekti i Doplerit i aplikuar ne driten qe emitojn burimet e ndryshme ne kosmos .Me qene se shpejtesia e drites eshte konstante,dhe nuk mund te ndryshon me levizjen e burimit te drites pra nuk ndryshon shpejtesia e drites por ndryshon vetem frekuenca e saj dhe ate nese burimi i drites leviz ne drejtim tonin frekuenca rritet dhe ne spekter cvendoset kah ngjyra e kaltert,e nese burimi i drites largohet nga ne ,frekuenca zvogelohet dhe kemi cvendosje ne te kuqen.
    Ne baze te ketyre dy fakteve kryesor dhe disa fakteve tjere eshte e sigurt qe gjithesia eshte ne ekspanzion te vazhdueshem dmth. shtrihet pa nderpre.
    Mirepo, nje pyetje fundamentale e shkencetareve bashkohore akoma qendron pezull dhe natyrisht nuk ka pergjigje:
    -Cka do te ndodhe me tej me gjithesine???
    1. a do te vazhdon te shtrihet deri ne pakufi,? 2. a nje here do te ndalet,dhe do te qendroj ashtu pa levizur ,statike?
    3. a do te vazhdoj te hapet deri ne nje mase ,e mandej per shkak te forcave gravitacionale
    do te filloj te tkurret,kjo do te rezultonte prap ne piken fillestare te singularitetit?
    Pergjigjeja ne keto tri pyetje mvaret nga e tere masa (sasia) e materjes qe e formon gjithesine, dhe ate nese kjo mase eshte e “vogel”,e pa mjaftueshme per inicimin e forcave gravitacionale,gjithesia do te shtrihet gjithnje,nese masa e materjes eshte “e barabart”,kjo shtrirje dikur do te ndalet dhe do te kemi nje gjithesi statike, materja e se ciles ne fund do te shendrohet ne hekur(Fe) te pastert;dhe nese masa eshte “e mjaftueshme”,atehere ne nje moment do te mbizoterojn forcat gravitacionale mbi ato inerciale dhe proqesi do te vazhdoj anasjelltas dmth.e tere materja do te filloj te leviz kah qendra e gjithesis,si nje vorbull me permasa gjigante,deri ne ate piken e fillimit.
    Pra, kjo eshte ajo masa kritike e materjes.e cila eshte shum veshtir te percaktohet me ane te vrojtimeve dhe matjeve te ndryshme sepse nje sasi e materjes ne gjithesi eshte e pa dukshme ose ne forma tjera qe nuk “shihen”.
    Dhe ne fund dikush do te pyet – cka ka lidhje kjo teme shkencore me komunitetin musliman.Une them se ka,sepse Kur’ani na jep pergjigjen ne kete enigme te shkences e qe shum shkencetare nuk e din.Kur’ani kete na e ben me dije ne menyre shum te qarte dhe ilustrative se kjo mase kritike e materjes ne vasione ekziston.” 21:104. (Pėrkujto) Atė ditė kur Ne e mbeshtjellim qiellin sikurse fletėn . Ashtu sikundėr e kemi filluar krijimin, e rikthejmė. Ky ėshtė obligim Yni, e Ne e bėjmė kėtė.”. Masa kritike e materjes ne gjithesi ekziston,prandaj e gjitha kthehet ne fillim. Mendoj se nuk ka nevoj per asnje sqarim tjeter.

  2. #2
    B1 - LA Lakers Maska e snoop
    Anėtarėsuar
    26-09-2005
    Postime
    44
    shum temė interesante dhe e sqaruar mir...
    per mendimin tim kjo temė asht vendosur ne vendin e duhur, ne "Komunitetin Musliman", sepse i vėrteton marėdheniet mjedis SHKENCES DHE KURANIT.

    bravo dhe flm per temen shoki...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e betelgez
    Anėtarėsuar
    23-11-2005
    Vendndodhja
    ORION
    Postime
    11
    HEY man!!!!!!!! e ka ditur kete EDVIN HUBBLE? o sikur ta dije, edhe koleget e tij,nje X me pak .

Tema tė Ngjashme

  1. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  2. Ajo qė ėshtė e bukur...
    Nga Cupke_pe_Korce nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 17-07-2008, 21:31
  3. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  4. A ekziston lufta kundėr Islamit?
    Nga Kryeplaku nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 15:13
  5. Nese Perendia ekziston... perse sundon e keqia..
    Nga ABIGAIL nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 14-10-2003, 09:27

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •