Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Tragjedite..

    Ne gjithe hapsiren shqiptare po ndodhin keso gjerash. Pse?


    Pervec ketyre dy rasteve kishim edhe nje tragjedi tjeter ne Tetove kur para tre ditesh u vrane dy djem te ri tek pragu ideres.

    Vëllai i gruas së vrarë: Shteti të vendosë drejtësi

    “Motrën dhe mbesën i kanë vrarë me plumb në kokë”

    Zija ka rënë mbi gjithë zonën mes fshatrave Shën Vlash dhe Rinia. Qindra të afërm ngushëllojnë familjen Cara që ka humbur 3 njerëzit e saj të dashur. Në një kohë që një tjetre viktime i jepet lamtumira rreth 500 m larg Carajve. Është Alfred Vila.
    Llambi Kallço

    Në banesën e viktimave Cara të presin me zakonet e mirditorëve. Në oborrin e shtëpisë janë vënë afër njëri-tjetrit 3 arkivolet e Pjetër Carës, Maries e Gentianës. Gratë vajtojnë mbi arkivole, në një kohë që burrat, të ulur nëpër stola, heshtin dhe pijnë cigare. Ai që na shoqëron në shtëpi është vëllai i viktimës Marie Cara, Pashk Shyti, një burrë i shtruar dhe intelektual që thotë se vrasja e trefishtë ka tronditur tërë fisin. Para se të na fusë në oborin ku po qahen viktimat, Pashku pranon që të japë mendimin e tij për gjithë sa ndodhi, duke shtuar se nuk përfaqëson vendimet e fisit Cara.
    Si ndiheni pas kësaj tragjedie që ka rënë mbi familjen tuaj?
    Kjo tragjedi mos i rëntë njeriu. Tre jetë njerëzore humbën pa asnjë arsye dhe në mënyrën më barbare. Dy gratë janë vrarë me nga një plumb në kokë, ç’ka është e paimagjinueshme si me kanun ashtu dhe me çdo gjë tjetër.
    Çfarë dini ju mbi ngjarjen?
    Unë di që Maria dhe Gentiana janë vrarë me plumba në kokë në
    sytë e vajzës tjetër të vogël, Erindës. Askush nuk mund ta imagjinonte, por ja që ndodhi.
    Cili do të jetë qëndrimi i familjes pas kësaj ngjarjeje?
    Unë nuk marr përsipër që të jap mendimin e familjes në lidhje me këtë
    ngjarje pasi ka burra të tjerë më të rëndësishëm që do ta bëjnë këtë. Por unë mund të them se presim drejtësi nga shteti shqiptar.
    A kanë ardhur për ngushëllim njerëz nga familja e vrasësit?
    Ne u kemi dhënë besë 24 orëshe deri në varrim.
    Po më pas ?
    Ju thashë dhe më parë që nuk jam unë që vendos, por burra të tjerë më të
    rëndësishëm, nga familja Cara. Ajo që them unë është se shteti duhet që të verë drejtësi. Shpresoj që fatkeqësia jonë të mos i ndodhë askujt. Të gjithë duhet të nxjerrin mësim nga këto ngjarje, që, në të vërtetë, nuk duhej të ndodhnin kurrë.
    Ç’mund të na thoni për familjen Cara, me të cilën jeni krushq?
    Është një nga familjet më të nderuara mirditore, familje patriote. Ai plaku që shikoni në krye të shtëpisë dhe që është 100 vjeç, është një prej njerëzve më të nderuar të kësaj familjeje. Gjyshi i tij Zef Ndrec Shtjefni (Cara) ka ngritur së bashku me Ismail Qemalin flamurin në Vlorë. Carajt janë një familje trimash patriotë. Ai është babai i viktimës, Pjetrit dhe kjo që i ndodhi është tragjedia e dytë e jetës së tij. Kur ishte 24 vjeç plakut Jak Cara i kanë vrarë babain në Mirditë. Tani i vranë edhe djalin. Është e tmerrshme, por e vërtetë.
    A ka pasur më parë konflikte mes familjes Cara dhe asaj të vrasësit ?
    Jo nuk ka pasur konflikte.


    Tre Carajt varrosen sot në orën 10.00
    Gjatë gjithë ditës së djeshme është qarë deri në lotin e fundit në shtëpinë e Pjetër Carës. Për të shprehur ngushëllimt nuk ka mbetur banor i fshatit Shën Vlash që nuk është futur në shtëpi, për të parë me sytë e tij pasojat e një masakre të vërtetë.
    Për shkak se të afërmit e viktimave Cara ndodhen shumë larg, Nikollë Cara, vëllai i burrit të vrarë, ka vendosur që ceremoninë mortore ta zhvillojë sot në orën 10 të mëngjesit. Pikërisht në këtë orë do të përcillen në banesën e fundit, Gentjana së bashku me prindërit e saj.
    Të afërm të familjes Cara thonë për “Shekullin” se është e turpshme se si një konflikt ordiner shkaktoi një masakër të tillë. Sipas tyre, Arben Vahaj jetonte shumë afër me familjen Cara dhe konflikti mund të ishte mënjanuar po të ishin më të arsyeshëm anëtarët e familjes Vila.
    14/11/2005

    KATEGORIA: Kronike nga rrethet

    Vriten 2 kushurinj në një lokal në Vlorë
    12:17:00 -
    2 te rinj nga qyteti i Vlores kane mbetur te vdekur pas nje grindjeje ne nje nga lokalet e qytetit. Ngjarja ku humben jeten fillimisht Albi Binaj 18 vjec dhe disa ore me pas kusheriri i tij, Kreshnik Binaj, ndodhi mbreme ne afersi te lagjes Çole, kur kusherinjte jane grinder fillimisht me nje person tjeter, i cili i ka qelluar ata me pistolete. Duke perfituar nga erresira e shkaktuar nga mungesa e energjise, autori eshte larguar pa shume mund nga vendi i ngjarjes ne drejtim te paditur, neper rrugicat e pallateve aty prane. Policia ka shoqeruar 16 persona ne komisariat, te cilet i ka lene pak me vone te lire. Ajo deklaroi se e kishte identifikuar autorin qe shtiu mbi dy kusherinjte, por nuk e ben te ditur emrin e tij per arsye hetimi. Kjo eshte vrasja e katert qe ndodh ne qytetin e vlores brenda pak muajve
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113

    Masakër në Durrës ku plumbat nuk kursejnë as fëmijët

    Vëllai i gruas së vrarë: Shteti të vendosë drejtësi

    “Motrën dhe mbesën i kanë vrarë me plumb në kokë

    Zija ka rënë mbi gjithë zonën mes fshatrave Shën Vlash dhe Rinia. Qindra të afërm ngushëllojnë familjen Cara që ka humbur 3 njerëzit e saj të dashur. Në një kohë që një tjetre viktime i jepet lamtumira rreth 500 m larg Carajve. Është Alfred Vila.

    Llambi Kallço

    Në banesën e viktimave Cara të presin me zakonet e mirditorëve. Në oborrin e shtëpisë janë vënë afër njëri-tjetrit 3 arkivolet e Pjetër Carës, Maries e Gentianës. Gratë vajtojnë mbi arkivole, në një kohë që burrat, të ulur nëpër stola, heshtin dhe pijnë cigare. Ai që na shoqëron në shtëpi është vëllai i viktimës Marie Cara, Pashk Shyti, një burrë i shtruar dhe intelektual që thotë se vrasja e trefishtë ka tronditur tërë fisin. Para se të na fusë në oborin ku po qahen viktimat, Pashku pranon që të japë mendimin e tij për gjithë sa ndodhi, duke shtuar se nuk përfaqëson vendimet e fisit Cara.
    Si ndiheni pas kësaj tragjedie që ka rënë mbi familjen tuaj?
    Kjo tragjedi mos i rëntë njeriu. Tre jetë njerëzore humbën pa asnjë arsye dhe në mënyrën më barbare. Dy gratë janë vrarë me nga një plumb në kokë, ç’ka është e paimagjinueshme si me kanun ashtu dhe me çdo gjë tjetër.
    Çfarë dini ju mbi ngjarjen?
    Unë di që Maria dhe Gentiana janë vrarë me plumba në kokë në
    sytë e vajzës tjetër të vogël, Erindës. Askush nuk mund ta imagjinonte, por ja që ndodhi.
    Cili do të jetë qëndrimi i familjes pas kësaj ngjarjeje?
    Unë nuk marr përsipër që të jap mendimin e familjes në lidhje me këtë
    ngjarje pasi ka burra të tjerë më të rëndësishëm që do ta bëjnë këtë. Por unë mund të them se presim drejtësi nga shteti shqiptar.
    A kanë ardhur për ngushëllim njerëz nga familja e vrasësit?
    Ne u kemi dhënë besë 24 orëshe deri në varrim.
    Po më pas ?
    Ju thashë dhe më parë që nuk jam unë që vendos, por burra të tjerë më të
    rëndësishëm, nga familja Cara. Ajo që them unë është se shteti duhet që të verë drejtësi. Shpresoj që fatkeqësia jonë të mos i ndodhë askujt. Të gjithë duhet të nxjerrin mësim nga këto ngjarje, që, në të vërtetë, nuk duhej të ndodhnin kurrë.
    Ç’mund të na thoni për familjen Cara, me të cilën jeni krushq?
    Është një nga familjet më të nderuara mirditore, familje patriote. Ai plaku që shikoni në krye të shtëpisë dhe që është 100 vjeç, është një prej njerëzve më të nderuar të kësaj familjeje. Gjyshi i tij Zef Ndrec Shtjefni (Cara) ka ngritur së bashku me Ismail Qemalin flamurin në Vlorë. Carajt janë një familje trimash patriotë. Ai është babai i viktimës, Pjetrit dhe kjo që i ndodhi është tragjedia e dytë e jetës së tij. Kur ishte 24 vjeç plakut Jak Cara i kanë vrarë babain në Mirditë. Tani i vranë edhe djalin. Është e tmerrshme, por e vërtetë.
    A ka pasur më parë konflikte mes familjes Cara dhe asaj të vrasësit ?
    Jo nuk ka pasur konflikte.


    Tre Carajt varrosen sot në orën 10.00
    Gjatë gjithë ditës së djeshme është qarë deri në lotin e fundit në shtëpinë e Pjetër Carës. Për të shprehur ngushëllimt nuk ka mbetur banor i fshatit Shën Vlash që nuk është futur në shtëpi, për të parë me sytë e tij pasojat e një masakre të vërtetë.
    Për shkak se të afërmit e viktimave Cara ndodhen shumë larg, Nikollë Cara, vëllai i burrit të vrarë, ka vendosur që ceremoninë mortore ta zhvillojë sot në orën 10 të mëngjesit. Pikërisht në këtë orë do të përcillen në banesën e fundit, Gentjana së bashku me prindërit e saj.
    Të afërm të familjes Cara thonë për “Shekullin” se është e turpshme se si një konflikt ordiner shkaktoi një masakër të tillë. Sipas tyre, Arben Vahaj jetonte shumë afër me familjen Cara dhe konflikti mund të ishte mënjanuar po të ishin më të arsyeshëm anëtarët e familjes Vila.
    Ndryshuar për herë të fundit nga tani_26 : 14-11-2005 më 10:13
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Pjetër Cara, gruaja e tij, Marie dhe e bija Gentiana, vriten në lokalin e tyre në Shënavlash. Viktimë edhe Alfred Vila
    Konflikti për ujin, masakrohet një familje

    Policia: Motivi i krimit, ndërprerja e ujit të pijshëm. Autorët kapen pak metra larg vendit të krimit



    DURRES- Masakër e përgjakshme në Shënavlash të Durrësit. Tre pjesëtarë të një familjeje, mes të cilëve edhe një vajzë 13-vjeçare si dhe agresori i tyre, kanë mbetur të vdekur, pas konfliktit për ujin e pijshëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17: 00 të pasdites së djeshme, megjithëse grindjet mes dy familjeve fqinje, familjes Cara dhe asaj Vahaj vazhdonin prej disa muajsh. Gentiana Cara, 13-vjeç, dhe prindërit e saj, Pjetër e Marie Cara, kanë mbetur të vdekur në lokalin e tyre nga plumbat e një pistolete “Valter”, ndërsa Alfred Vila, viktima e parë e masakrës, u vra nga të zotët e lokalit. Krimi i rëndë ka alarmuar policinë e Durrësit, e cila brenda pak minutash u vuri prangat autorëve të ngjarjes, Arben Vahaj e Bardhok Vila. Veç tyre, policia ka shoqëruar në ambientet e saj edhe disa familjarë të palës së cilësuar si agresore, mes tyre edhe bashkëshorten e Arben Vahajt, Enkelejdën. Ngjarja ka ndodhur në lokalin e familjes Cara, buzë rrugës së fshatit Shënavlash, qindra metra pas tregut të madh të automjeteve.


    Masakra

    Pasditen e djeshme, Pjetër Cara, gruaja e tij Maria dhe e bija, Gentiana, kanë qenë në lokalin e tyre, në qendër të fshatit Shënavlash, në kohën që kanë “bujtur” fqinjët Arben Vahaj, kunati i tij Alfred Vila dhe Bardhok Vila. Sipas burimeve të policisë, dy familjet ishin në sherr me njëra-tjetrën prej disa ditësh, për shkak të ujit të pijshëm. “Familja Vahaj furnizohej me ujë, nëpërmjet një tubacioni nga pusi i Pjetër Carës. Ky i fundit, vetëm pak ditë më parë, kishte prerë tubacionin, me pretendimin se do të ndërtonte murin rrethues të banesës, duke lënë pa ujë fqinjët”. Kështu e përkufizojnë motivin e masakrës së djeshme dëshmitarët në vendngjarje. Lidhur me këtë problem, vetëm një ditë më parë, Pjetër Cara dhe Arben Vahaj ishin grindur e fyer me njëri-tjetrin, ndërkohë që pasditen e djeshme, Vahaj kishte marrë njerëzit e tij dhe shkoi në lokalin e Carës, për ta sqaruar njëherë e mirë punën e tubacionit të ujit. “Rreth orës 16: 30, unë kam përshëndetur Pjetrin dhe bashkëshorten e tij, të cilët ndodheshin në lokal, bashkë me vajzën”,- tregon nje grua rreth 33 -vjeçe, banore e fshatit Shënavlash, e cila është e tronditur nga gjithçka që ndodhi. Gruaja pohon se rreth 30 apo 40 minuta pasi ajo ishte larguar nga vendi i ngjarjes, kishte dëgjuar se në lokalin e Pjetrit kishte ndodhur një grindje, madje kishte pasur edhe persona të vrarë. Një tjetër dëshmitar, Viktori tregon se kishte dëgjuar se në lokalin e Pjetër Carës, ku ai ndonjëherë pinte kafen, ishin afruar tre persona dhe kishin qëlluar në drejtim të tij dhe pjesëtarëve të familjes së tij, që ndodheshin aty.


    Hetimet
    Burimet e policisë pohojnë se Arben Vahaj, kunati i tij, Alfred Vila, dhe Bardhok Vila i janë afruar lokalit të Pjetër Carës, ku përveç tij ndodhej e shoqja dhe vajza 13-vjeçare. E ndërsa burrat kanë ngritur zërin duke u grindur për tubacionin e ujit, Marie Cara ka rrëmbyer një pistoletë që e mbante në lokal dhe ka qëlluar në drejtim të Alfred Vilës, pasi ka parë se fqinjët ishin të armatosur. Vila ka vdekur pak minuta më vonë, por Arben Vahaj ka reaguar menjëherë, duke hapur zjarr në drejtim të familjes Cara. Vetëm në pak sekonda, bashkëshortët dhe vajza e tyre mbetën të vdekur në mjediset e lokalit të tyre. Të lajmëruar nga banorët e fshatit, oficerët e policisë kriminale kanë mbërritur pak minuta më vonë në Shënavlash, ku kanë mundur t’u vënë prangat dy autorëve të masakrës, Arben Vahaj e Bardhok Vila. Për të zbardhur rrethanat e kësaj masakre të rëndë, policia e Durrësit ka shoqëruar në mjediset e saj dhjetëra persona, mes të cilëve familjarë të të dy palëve në konflikt. Deri në orët e vona të ditës së djeshme, njëra prej viktimave ndodhej ende në lokalin e Carës, ndërkohë që tre trupat e tjerë iu nënshtruan autopsisë.

    MASAKRA

    Katër persona kanë mbetur të vdekur, mes të cilëve tre pjesëtarë të një familjeje në Shënavlash të Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lokalin e Pjetër Carës, në qendër të fshatit, pas një konflikti për ujin e pijshëm

    MOTIVI

    “Molla” e sherrit mes dy familjeve, fqinje prej 10 vjetësh me njëra-tjetrën është bërë tubacioni që furnizonte me ujë familjen Vahaj, i lidhur me pusin e Pjetër Carës. Ky i fundit kishte ndërprerë tubacionin, për shkak se do ndërtonte një mur rrethues për shtëpinë

    ARRESTIMET
    Pak minuta pas ngjarjes, policia i vuri prangat Arben Vahajt, i cilësuar si autori kryesor i masakrës së djeshme dhe Bardhok Vilës, bashkëpunëtorit të tij. U kapën në makinën e tyre, pak metra larg lokalit të Pjetër Carës, në momentin që po largoheshin

    MASAKRA

    Policia: Viktima Marie Cara qëlloi e para në lokal

    DURRËS- Në kohën që debati mes bashkëshortit të saj dhe fqinjit Arben Vahaj ka arritur kulmin, 33-vjeçarja Marie Cara ka qënë e para që ka rrëmbyer një pistoletë dhe ka qëlluar. E zonja e lokalit ka vënë re se fqinjët kishin ardhur të armatosur, ndaj edhe u mundua të shpëtonte bashkëshortin e saj, pa e marrë me mend se vetëm pak minuta më vonë, Pjetër Cara, vetë ajo dhe vajza 13-vjeçare do të humbnin jetën. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Durrësit, 33-vjeçarja ka vrarë Alfred Vilën, kunatin e fqinjit të saj, duke provokuar në këtë mënyrë masakrën e djeshme. Protagonisti i kësaj ngjarjeje të rëndë me katër viktima, mes të cilëve dhe një 11-vjeçare, Arben Vahaj ka nxjerrë pistoletën tip “Valter” dhe ka hapur zjarr në errësirë, pasi në Shënavlash mungonte energjia elektrike, duke ekzekutuar Pjetër Carën, gruan e tij, Marien dhe vajzën Genta Cara. Autori i kësaj masakre ka tentuar të largohet nga lokali i Carës, por është diktuar dhe kapur nga policia pak minuta më vonë, jo shumë larg vendit ku la të vdekur 3 pjesëtarë të një familjeje. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Durrësit, Pjetër Cara dhe Arben Vahaj ishin fqinjë prej 10 vitesh, por muajt e fundit marrëdhëniet mes tyre u acaruan së tepërmi, për shkak të prerjes së tubacionit të ujit të pijshëm. Vetëm një ditë më parë, autori Arben Vahaj dhe Pjetër Cara ishin grindur me njëri-tjetrin. Shkak i masakrës së djeshme është bërë tubi i ujit, me anën e së cilës furnizohej familja Vahaj. Uji merrej nga pusi i Pjetër Carës, por ky i fundit kishte ndërprerë tubacionin, pasi do të ndërtonte murin rrethues të shtëpisë së tij. Kaq ka mjaftuar që katër persona të humbnin jetën, pas përplasjes me armë në lokalin që ndodhet në qendër të fshatit.

    VIKTIMAT

    Pjetër Cara, 45-vjeç
    Gruaja e tij, Marie, 33-vjeç
    Vajza e tyre, Gentiana, 13-vjeçe
    Alfred Vila, 37-vjeç
    Të arrestuar
    Arben Vahaj, autori i krimit
    Bardhok Vila, bashkëpunëtori i tij
    Shoqëruar Enkelejda Vahaj
    Sekuestrime
    Një pistoletë TT e familjes Cara
    Një pistoletë “Valter” e Arben Vahajt
    Një makinë e autorëve të krimit





    14/11/2005
    Ndryshuar për herë të fundit nga tani_26 : 14-11-2005 më 10:06
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Shtatë fëmijë kanë mbetur jetimë pas masakrës që përgjaku fshatin Shën Vlash në Durrës. Kurse i teti, Gentiana, do të varroset sot bashkë me nënën e babain

    Në ditën e zisë, dy familje vrasëse e viktima njëkohësisht




    Asnjëherë vdekja nuk ka qënë më e kobshme sa tragjedia e ndodhur në Shën Vlash. Tre xhenazetë qëndrojnë më mes të oborrit, në shtëpinë e varfër të Nikollë Carës, vëllait të kryefamiljarit të vrarë. Thuajse të gjitha gratë e fshatit Shën Vlash vajtojnë masakrën e ndodhur dy netë më parë. Ajo çka shohin para syve, trupin e pajetë të Gentjanës së mitur që sapo kishte mbushur 13 vjeç dhe bashkë me të, dy prindërit e saj, Pjetër Cara, 42 vjeç dhe Marie Cara, 35 vjeçe, bën që dhe burrave t’u dridhet buza nga dhimbja. Vajtojcat rrethojnë arkivolet e vendosura mbi ca stola druri, e pak më tutje burrat djegin cigaret si i vetmi ngushëllim i dhimbjes. Pothuajse i gjithë fshati Shën Vlash ka ardhur për t’iu gjendur në këtë ditë të zezë Nikollës. Atij që sot do të përcjellë në banesën e fundit 3 njerëz të dashur nga familja e tij. Nikolla, siç e do zakoni, përpiqet të takojë çdokënd që i vjen për ta ngushëlluar për gjëmën që i ka rënë në derë. Cigaret nuk i ndan nga dora ndërkohë që tani e tutje duhet të jetë baba edhe për katër fëmijët e mbetur jetimë të të vëllait. Teksa përpiqet t’u bëjë viktimave të gjitha nderet e fundit, Nikolla thotë se nuk ka ndërmënd të hakmerret. Kërkon që shteti të dënojë ekzekutorët e njerëzve më të afërt të tij.

    Nuk zë fare në gojë fjalën hakmarrje dhe duket se tani për tani shqetësimi më i madh është dënimi i autorëve dhe përcjellja për në banesën e fundit, me të gjitha nderet, e të vrarëve. Teksa flet, sytë i shkojnë tek trupi i pajetë i viktimës më të pafajshme të kësaj masakre, Gentjanës. Ndërsa Erinda 15-vjeçare, vajza e madhe e familjes Cara, ende nuk e ka marrë veten nga ai tmerr që ka përjetuar kur iu masakruan prindërit në sy të saj. Për asnjë sekondë nuk i lëshon nga duart vëllain më të vogël,Mirjanin 4 vjeç dhe të motrën, Denisën.

    Sipas Ganiut, një fqinj i familjes Cara, edhe dy netë para tragjedisë, ndërmjet Pjetrit dhe Arbenit, ka patur një sherr. Ganiu tregon se Vilajt njiheshin në fshat si “të fortë” dhe njerëz që kërkonin sherr. “I kanë rënë në qafë Pjetrit sepse e kanë parë pa përkrahje”,- thotë Ganiu i cili pak kohë më parë ka ndërhyrë për të shuar një prej sherreve ndërmjet fqinjëve. Sipas të tjerëve, Pjetër Cara ka ndërprerë ujin për familjen e Arben Vahajt pak ditë më parë për shkak se po ndërtonte një avlli për të rrethuar shtëpinë. Familja Vahaj jeton vetëm disa metra, në vijë horizontale, larg familjes Cara. “Ka 5 vjet kjo histori. Gjithçka kishte mbetur vetëm tek fjalët dhe askujt nuk i shkonte ndërmënd që do të përfundonte kështu”,- thotë një tjetër i afërm i familjes Cara

    Po sipas tyre, një ditë para ngjarjes tragjike, pikërisht në të njëjtën orë me krimin, dy fqinjët janë grindur sërish për tubin e ujit. Grindja ka degjeneruar në një sherr me grushte, nga ku ka dalë i gjakosur Arben Vahaj, i cili, pas sherrit ka kërcënuar Pjetrin se do të hakmerrej. Dhe kjo nuk ka zgjatur shumë. Me ndihmën e dy kunetërve të tij, brenda 24 orëve, ai kreu masakrën më të tmerrshme të ndodhur ndonjëherë në fshatin Shën Vlash.


    Në anën tjetër të tragjedisë
    Në hyrje të shtëpisë së Alfred Vilës qëndrojnë forca të shumta policie. Banesa e babait të tre fëmijëve, mbetur jetimë si tre të miturit e familjes Cara, ndodhet në krahun e kundërt të vendit ku dy netë më parë ndodhi masakra. Shtëpia është e rrethuar me një mur të lartë dhe të afërmit e familjes Vila kontrollojnë çdo lëvizje të personave të dyshimtë që vjen për të shprehur ngushëllime në derë të tyre. Arkivoli me trupin e pajetë qahet brenda shtëpisë. Megjithëse ceremonia mortore do të zhvillohet sot në orën 14.00 të mbasdites, Pjetër Vila, vëllai më i madh i të vrarit, ka shtruar drekën e të vdekurit edhe gjatë ditës së djeshme. Pjetri thotë se në bazë të kanunit është në gjak me familjen Cara dhe pret që ata të hakmerren, por nuk di pse është shkaktuar kjo masakër.“Ajo që di unë është se në shtëpi kam të vdekur tim vëlla i cili ka lënë jetimë tre fëmijë. Tjetër gjë nuk di”- thotë Pjetër Vila. Ai shton se nuk ka patur dijeni të ndonjë konflikti të vëllezërve të tij me familjen e Pjetër Carës. Sipas tij, deri në ditën që ka ndodhur masakra, ndërmjet dy familjeve nuk ka patur as edhe një sherr. “Mua më lajmëruan dhe tim vëlla e kam gjetur pa jetë në spital. Nuk di se si ka ndodhur kjo, por edhe ne, ashti si Carajt, kemi mort në shtëpinë tonë”,- shton Pjetri.

    Pjetri nuk di se çfarë do të ndodhë më pas, ndërkohë që shpreson që shteti të zbardhë ngjarjen dhe të vendosë drejtësinë në vend. “Tani për tani, do t’i bëj të gjitha nderet tim vëllai, më pas nuk di se çfarë do të ndodhë. Edhe Alfredi ka lënë tre fëmijë jetimë. Një zot e di kush do të kujdeset për ta”- thotë Pjetër Vila.
    Kështu, shtatë fëmijë kanë mbetur jetimë pas sherreve për një tub uji, jetimë në dy familje që janë vrasëse e viktima njëkohësisht.

    Jeta e familjeve Cara e Vahaj, pas shpërnguljes
    Prej pesë vjetësh ishin fqinj derë më derë, Arben Vahaj, autori i vrasjes së trefishtë dhe viktima Pjetër Cara. Sipas dëshmive, deri para pak kohësh ata shkonin mirë me njëri- tjetrin megjithëse kishin ende të pazgjidhur çështjen e tubit të ujit. Duket se konflikti ndërmjet tyre ka lindur pak kohë më parë, atëherë kur Pjetër Cara vendosi të rrethojë shtëpinë e tij, duke ndërprerë kështu ujin për familjen e Arben Vahjës, i cili këtë sherr “e ka mbyllur një herë e mirë”, duke ekzekutuar fqinjin e tij.

    Vahajt janë zhvendosur pesë vjet më parë nga Puka, ndërsa pak më vonë edhe familja Cara nga Mirdita vendosi të blejë tokë dhe të ndërtojë shtëpi pranë fqinjëve të sapoardhur, në të njëjtin fshat të Durrësit. Pjetër Cara, baba i pesë fëmijëve siguronte jetesën me lokalin e hapur para derës së tij. Ndërsa Arben Vahaj jetonte me punë krahu dhe me ndihmën e njerëzve të gruas së tij. Edhe për sherrin me Pjetër Carën, ai kishte marrë me vete dy vëllezërit e nuses së tij, pasi ata ishin të njohur në fshat. Sipas fqinjëve kanë qënë pikërisht vëllezërit Vila ata të cilët nuk janë treguar të arsyeshëm për të zgjidhur konfliktin ndërmjet dy fqinjëve të cilët prej pesë vjetësh shkonin dhe hynin tek njeri tjetri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga tani_26 : 14-11-2005 më 10:08
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Policia ruan dy familjet




    Forca të policisë së Durrësit janë vënë në ruajtje të familjeve të katër viktimave deri sa ato të varrosen. Një furgon policie qëndron në hyrje të rrugës që të çon në shtëpinë e familjes Vila, në një kohë që një tjetër furgon policie qëndron para shtëpisë së familjes Cara. Policët janë të armatosur dhe do të qëndrojnë në gatishmëri të plotë deri në momentin e varrimit. Komisariati i Durrësit tha se i trembet ndonjë vetëgjyqësie të mundshme. Varrimi i 3 viktimave të familjes Cara do të bëhet në orën 10.00 të ditës së hënë, në një kohë që varrimi i viktimës në familjen Vila do të bëhet në orën 14.00. Për të shmangur çdo lloj problemi njëri prej varrimeve do të bëhet në varrezat e qytetit të Durrësit, ndërsa tjetri në varrezat e Shën Vlashit. Ndërkohë disa njerëz të njohur në zonë kanë filluar bisedimet me të dy familjet për të eliminuar ndonjë gjakësi të mundshme. Vetë kryeplaku i fshatit e ka kaluar dje ditën duke shkuar sa tek Carajt dhe tek Vilajt.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Eshte shume e hidhur por realiteti shqiptar eshte mjaft i ashper..
    Fatkeqesisht jeta e nje njeriu kushton shume pake duke pare vrasjet e perditeshme qe ndodhin ne Shqiperi....
    Nuk e di sa do vazhdohet keshtu por mendoj se mungesa e shtetit i ka detyruar njerezit ti japin vehtes te drejten e vetegjyqesise....
    Nese do te kishim nje shtet te forte ligjor si kudo ne Evrope mendoj se nuk do te ndodhnin tragjedi te tilla ne shoqerine shqiptare. Eshte me te vertete per te ardhur keq per kete gjendje te realitetit shqiptar...Fjalet jane te teperta ne keto raste....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Varferi+Injorance sjell krim dhe fatkeqesi.

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Gjendja e fëmijëve jetimë shqiptarë
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 17:19
  3. Një epidemi e rrezikshme
    Nga Apolloni31 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 16:08
  4. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  5. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •