Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690

    Shën Triadhës i grabiten gurët

    Entela Bani

    Gjirokastër-Grabiten gurët origjinalë të kalasë, kjo e fundit pëson dëme të konsiderueshme e të pariparueshme. Fenomeni i prekjes, vjedhjes e dëmtimit të monumenteve të kulturës në rajonin jugor është rikthyer sërish dhe kësaj here ka prekur kalanë e Shën Triadhës në komunën e Lunxhërisë në rrethin e Gjirokastrës.
    Sipas drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në këtë qytet, Vladimir Qirjaqi, i cili ka qenë prezent gjatë ditës së djeshme në kalanë e Shën Triadhës, “veprimi i kryer me grabitjen e gurëve të kalasë përbën një akt të paprecedent dhe një dëmtim të rëndë të vlerave të kulturës dhe monumenteve në Gjirokastër në përgjithësi dhe kësaj vepre të papërsëritshme arkitekturore e historike në veçanti”. Ai pohon se dëmi i shkaktuar gjatë këtyre ditëve të fundit është mjaft i madh dhe i pariparueshëm, pasi nga muret dhe fortifikimet e kalasë janë marrë gurët origjinalë, të cilën nuk mund të zëvendësohen.
    Ndërkaq, marrja e gurëve, të gjithë origjinalë e të latuar ka prekur hyrjen e kështjellës, trasenë lindore të saj si dhe një pjesë të mureve e të fortifikimeve. Nga ana tjetër, nuk është bërë ende një përllogaritje e sasisë së gurëve të marrë, por që mendohet të jetë e madhe, ndërsa vazhdon të mbetet ende i paqartë destinacioni dhe qëllimi final i kësaj grabitjeje të pashembullt. Burime të rezervuara kanë bërë të ditur se dy persona të dyshuar në lidhje me këtë grabitje janë vënë në pranga nga uniformat blu, por gjithsesi emrat e tyre apo hollësi të tjera nuk bëhen publike. Ky është rasti i parë që kështjella e Shën Triadhës bëhet objekt grabitjeje.
    E vendosur në një pikë dominuese, rreth 25 kilometër larg qytetit të Gjirokastrës, kalaja 200-vjeçare e Shën Triadhës, pranë së cilës ndodhet edhe një kishë, bën pjesë në listën e ndërtimeve e fortifikimeve të kryera në kohën e Ali Pashë Tepelenës, rreth viteve 1811-1812, kohë që njihet edhe si periudha e ndritur e fortifikimeve. Sipas specialistëve të monumenteve, kjo kala, e cila ka 7 kulla është e ngjashme në stil ndërtimi me kalatë e Porto Palermos, Libohovës e Kardhiqit, ndërsa përsa u përket stilit të fortifikimeve është e ngjashme me kështjellat e Gjirokastrës dhe të Janinës. Në ndryshim nga objekte të tjera të shpallura “Monumente Kulture”, kështjella, e cila e ka fituar këtë status qysh në vitin 1963, nuk ka parë asnjë ndërhyrje dhe as gërmime qark saj deri tani, por po sipas specialistëve, deri para grabitjes ndodhej në një gjendje të mirë. Po kështu për gati 20 vjet nga fillimi i viteve 1960 e deri në fund të viteve 1980, pranë kalasë ka qenë i vendosur një repart ushtarak, ndërsa topat e këtij reparti ishin të vendosura pikërisht brenda mureve të saj. Sipas drejtorit Qirjaqi, “vendndodhja e kësaj kalaje është në një pikë dominuese dhe përben një burim për turizmin, por ka nevojë për ndërhyrje e restaurim”.
    13/11/2005

    Marre nga "Shekulli"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 13-11-2005 më 08:25
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Tema të Ngjashme

  1. Durres, grabiten 30 mijë $ me uniforma policie
    Nga ClaY_MorE në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-09-2006, 07:18
  2. Grabiten dy kisha në Korcë dhe Ersekë
    Nga angeldust në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-11-2004, 22:53
  3. Grabiten guret e portes se Kalase se Elbasanit.
    Nga kolombi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 16:03
  4. Grabiten pasagjerët e autobuzit të Prishtinës
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-06-2003, 20:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •