Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827

    Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?

    KJ

    --

    E Diele, 13 Nentor 2005


    PERSE DUHET STUDIUAR HISTORIA E LUFTES SE FTOHTE?

    Interviste me prof.dr. Ana Lalaj, nga Instituti i Historise i Akademise se Shkencave per arkivat e Luftes se Ftohte

    Eglantina Nasi

    Znj. Lalaj, ju merreni me studimin e Luftes se Ftohte. Perse duhet historia e kesaj lufte si e tille?

    - Cdo popull ka historine e vet. Diku heroike e diku e qete, diku ngazelluese e diku e trishte, diku e ndritshme e diku tjeter me hije. Ne fakt, cdonjera nga keto histori nuk eshte e vecuar, ajo eshte pjese e zhvillimeve te perbotshme, e permbysjeve dhe e kthesave te permasave te medha. Vete popujt, ne fitoret dhe humbjet e tyre kane lene ne cdo rast deshmite perkatese, qe perbejne nje trashegimi te gjere te kultures se shkruar, ose gojore, materiale ose jomateriale. Dhe gjithcka qe e deshmon kete histori, te larget apo te afert, eshte nje pasuri e madhe. Per ta thjeshtezuar: pasuria e shqiptareve sot s'jane fjala vjen luftrat ilire -romake, por ajo cka mbetur ne rrenojat e para dymije vjeteve eshte sigurisht pasuri. Po Lufta e Ftohte, me te cilen sapo jemi ndare? Per shqiptaret dhe popujt qe e kaluan, ajo ishte nje dhimbje, nje epidemi. Kesisoj, ajo nuk eshte pasuri. Por kur vjen puna per deshmite e saj eshte ndryshe.

    Pra vijme te pyetja juaj: Pse duhet studiuar historia e Luftes se Ftohte? Po sjell nje thenie te Xhorxh Santajanes "George Santayana) e cila sot ka marre vlerat e nje postulati: "Ata te cilet nuk munden ta kujtojne te kaluaren, jane te denuar ta perserisin ate". Qe ketej, nuk eshte veshtire te kuptohet se nje dimension i dyte eshte shume me teper imponues. Pra, studimi jo thjesht per qellime njohje e dokumentimi, por njohja ne vetvete ne sherbim te ndarjes me te keqen dhe sidomos te pasojave te kuptueshme, mbetje te nje te kaluare te afert. Lufta e Ftohte ka mbaruar, por ajo ka lene pas mendesite e ndarjes dhe te fshehjes, pra te mbylljes. Lufta e Ftohte ka lene pas trashegimite e veta si terrorizmi, dhunimi i te drejtave te njeriut, spastrimet etnike etj. Keto jane sfidat per te cilat te studiuarit e Luftes se Ftohte ofron nje varg mesimesh. E rendesishme eshte qe ky studim te behet ne permasat e duhura e per ngjarjet e duhura. Sigurisht, qe ne kete proces te veshtire, historianeve shqiptare u vjen ne ndihme kujtesa historike. Kujtesa ndryshon nga historia. Sipas Gil Eyal, historia eshte arti i kujteses. Varet nga historianet shqiptare se si, me cfare predispozicioni do t'i perqasen ata kujteses, sa do te arrijne ta njohin ate, ta deshmojne dhe ta sjellin ne sherbim te zhvillimeve te reja ne shoqeri.

    Gjate qeverisjes komuniste, behej kujdes qe gjithe historia e Shqiperise te sillej ne funksion te politikes se saj. Ne kete kuptim, kane qene te mbyllura jo vetem dokumente te periudhes komuniste, por edhe dokumente te periudhave te tjera si kodiket,segmente te ndryshme te veprimtarise se mbretit A. Zog, te cetave dhe organizatave politike nacionaliste gjate LANC, te grupeve te para komuniste, te misioneve anglo-amerikane gjate viteve te LANC etj. Per keto tema, nuk lejoheshin kerkime arkivore dhe nuk lejohej te shkruhej ne libra apo tekste shkollash. Qellimi ishte qe te venitej e te shuhej kujtesa historike per ngjarjet e figurat paraardhese, qe hidhnin hije dyshimi dhe ishin ne kundershtim me bemat e pushtetit komunist, sic ishte mohimi i lirise se fese dhe funksionimi i institucioneve fetare, likujdimi i prones private, likuidimi i shtetit ligjor, pluralizmit politik, lirise se fjales, etj. Nderkohe theksohej e ritheksohej nje kujtese tjeter, p.sh. glorifikohej tej permasave reale LANC, udheheqja plot lavdi e PKSH gjate LANC, betejat partizane datat e te cilave u kthyen ne data historike kombetare, heronjte komuniste te LANC, per te cilet u ngriten shume buste ane e mbane vendit, frika e tejskajshme e ushtareve pushtues dhe ballisteve etj. E gjithe kjo behej me qellim qe te shpirtezohej e materializohej nje kujtese e re e cila do ta menjanonte te paren, dhe do te justifikonte e do te legjitimonte ardhjen ne pushtet pasluftes vetem te komunisteve. Keto hijezime dhe glorifikime zhvilloheshin paralelisht duke deformuar historine.

    Megjithate, pavaresisht si shkruhej historia, ne popull kujtesa ka mbijetuar, ndoshta si "detyre morale", ndoshta si "pergjegjesi historike", ndoshta si "rezistence individuale". Po kjo pjese e kujteses nuk eshte ne librat e historise te asaj kohe. P.sh ne tekstet e historise se Shqiperise gjate periudhes komuniste nuk u shkruan kurre emrat e te gjithe pjesemarresve te mbledhjes se themelimit te PKSH "pasi pjesa me e madhe u denuan me vone nga Enver Hoxha); nuk u permend kurre se c'u diskutua ne Plenumin e II te PKSH ne Berat "tetor 1944); nuk u pohua kurre se Enver Hoxha kishte dhene pelqimin paraprak per hyrjen e Shqiperise ne Federaten Jugosllave; nuk u shkrua kurre se "pas vdekjes se Stalinit) Enver Hoxha e mbeshteti vijen e Kongresit XX te PKBS dhe zbatoi direktivat e udheheqjes se re komuniste sovjetike deri ne ate cast qe pushteti i tij ne krye te PPSH nuk rrezikohej; nuk u publikuan kurre bilancet ekonomike me Jugosllavine, Bashkimin Sovjetik dhe Kinen; nuk u shkrua kurre per torturat ndaj te burgosurve politike dhe krimet e tjera ndaj tyre etj. Raporteve te tille jo korrekte ndermjet kujteses dhe harreses u vinte ne sherbim praktika e mbylljes hermetike te cdo deshmie te vertete dhe hedhja ne tregun e propagandes e versioneve te deformuara. Por per fat, deshmite e te vertetes ne te shumten jane te ruajtura, madje edhe te shkruara.

    Pra ju mendoni se duhen hapur arkivat qe te shkruhet drejt e kaluara, historia?

    - Shqiperia si vend i mbyllur, te tilla i ka pasur edhe arkivat. Ndryshimet politike ne fillim te viteve 90' sollen nje rivleresim te funksionimit te tyre. Miti i arkivave te mbyllura e hijerenda u shemb. Njerezit ne menyre te vetedijshme dhe te pavetedijshme, te sigurt dhe te pasigurt u drejtuan drejt arkivave per te gjetur deshmite e prones se tyre te dikurshme private, te dosjeve te Sigurimit te Shtetit per ta, te pjesemarrjes ne LANC, vendimeve sekrete te mbledhjeve te fshehta te Byrose Politike dhe instancave te ndryshme partiake dhe shteterore, qe i kishin dhene nje drejtim te mbrapshte fatit te mijera njerezve dhe vete Shqiperise. Arkivat u shnderruan keshtu ne vende te shenjta, nga ku njerezit me deshmite e gjetura ne to shpresonin te fillonin nje jete te re, nje jete krah per krah me te verteten. Ne kete kuader edhe kerkesa per te shkruar historine mbeshtetur ne faktet historike, ne dokumentet e kohes filloi te behej gjithnje e me ngulmuese. Pikepyetjet, dilemat, rezervat, kufizimet dhe dyzimet, qe historianet shqiptare kishin pasur gjate viteve te komunizmit po treteshin njera pas tjetres. Nuk mund te shpjegohej e argumentohej deshtimi i sistemit komunist duke u mbeshtetur vetem ne dokumentet apo librat e publikuar deri atehere. Duhej hyre me thelle, duhej germuar ne arkiva dhe duheshin bere ato te prekshme per studiuesit e te gjitha fushave, me qellim qe te deshmohej ajo pjese e historise qe kishte qene e mbuluar ose e cunguar dhe e deformuar. Dokumentet arkivore te organeve te Partise e te shtetit komunist ishin deshmi e historise se funksionimit te tyre. Shqyrtimi i vemendshem i dokumenteve te arkivave te ketyre organeve, perqasja e dokumenteve me njeri-tjetrin dhe me kohen con ne interpretime me korrekte dhe ne perfundime me afer te vertetes. Me nje fjale historia duhej shkruar ndryshe. Gjithashtu hapja e arkivave shqiptare do te bente te mundur qe te plotesohej me mire studimi i sistemit nderkombetar te LF. Shqiperia megjithese nje vend i vogel ballkanik, ne disa raste kthesash te medha historike kishte qene shume prane lojtareve te medhenj te LF e madje ne syrin e ciklonit: 1948 "thyerja Sovjeto-Jugosllave), 1960 "thyerja shqiptare -sovjetike), 1968 "pushtimi i Cekosllovakise dhe denoncimi i TW), 1978 "thyerja Shqiptare-kineze) etj. Pra, me hapjen e arkivave shqiptare do te plotesohej harta e integrimit te burimeve dokumentare te bllokut komunist dhe te LF ne Evrope e me tej. Christian Ostermann, drejtori i Projektit Nderkombetar te Historise se Luftes se Ftohte ne Qendren Nderkombetare Woodrow Wilson, ne Washington D.C., duke vleresuar pasurine dhe rolin e arkivave shqiptare, gjate nje vizite ne Shqiperi me 2004, i quajti ato si "dere e pasme nga ku mund te studiohej LF". Te ndodhur perballe ketyre nevojave madhore, ultimative, edhe arkivat vete ishin te detyruara t'i nenshtroheshin nje metamorfoze radikale: Hapjes per studiuesit dhe per qytetaret. Ligji nr. 7726, i dt. 29.06.1993 per arkivat, e beri hapjen e tyre te ligjshme. Me vone, pasuan nje varg aktesh nenligjore qe disiplinuan dhe plotesuan kornizen ligjore te shfrytezimit shumeformesh te arkivave. Pas kesaj, perparesia per hapjen e arkivave, per gjetjen e mekanizmave per realizimin e ligjeve perkatese dhe pershtatjen e tyre ne terrenin konkret i mbetej drejtuesit dhe stafit te arkivave, kultures, mendesive, vullnetit dhe perqasjeve qe ata do te manifestonin dhe deshmonin ne keto procese. Historianet shqiptare duke shfrytezuar hapjen e arkivave, nisen punen per shkrimin e monografive te reja. Ne Institutin e Historise, te cilin une e kam drejtuar per 8 vjet filloi menjehere puna per rishkruajtjen e Historise se Shqiperise ne 4 vellime. Dy vellimet e para dolen nga shtypi qe me 2002, kurse dy vellimet e tjera jane ne fund te procesit te pergatitjes per botim "2005). Studimi i periudhes se qeverisjes komuniste mbetet periudha me me shume probleme ne Shqiperi. Veshtiresite per studimin e saj rriten edhe per faktin se eshte me e afert ne kohe. Keshillimi me dokumentet arkivore te kesaj periudhe ka qene plotesisht i bllokuar. Por edhe sot, pavaresisht se ka vite qe eshte miratuar legjislacioni perkates per hapjen e arkivave, nje pjese e madhe e dokumenteve arkivore te kesaj periudhe, jane ende te paarritshme per studiuesin dhe per pblikun. Kjo sepse ato jane ende te klasifikuara "Sekret", ose mbajne siglen "Te ruajtura pergjithmone", gje qe do te thote "te mbyllura pergjithmone". Keshtu ndodh pjeserisht ne DPA dhe ne arkivin e ministrise se Puneve te Jashtme, ku procesi i hapjes eshte ne vazhdim, ndersa Arkivi i Ministrise se Rendit, Arkivi i ShISh jane ende te mbyllur.

    A mendoni se arkivat e hapura ndihmojne me pasurine e tyre vetem historianet?

    - Jo, arkivat e hapura jane shenje e emancipimit te nje shoqerie.

    Ne kushtet e sotme te ndertimit te shoqerive te lira e demokratike, nuk jane vetem studiuesit te interesuar per t'u keshilluar me dokumente, por i gjithe publiku, gjithe shoqeria. Hapja e arkivave i perball njerezit me te verteten, i meson te jetojne me te dhe i ndihmon ata ne krijimin e nje mendesie te re ne sherbim te se ardhmes. Nepermjet dokumenteve te kohes, ata njohin ngjarjet dhe njerezit me permasat e tyre reale, pa mitizime dhe pa paragjykime, njihen me mekanizmat e dukshme dhe te padukshme te sistemit komunist, menyren e dyfishte "dhe te shumefishte) te funksionimit te tyre, gje qe ndihmon ne ndertimin e shoqerise se ardhme me parime te reja, por njekohesisht edhe ne marrjen e masave mbrojtese qe te mos kthehet me sistemi i meparshem komunist i padeshirueshem dhe i permbysur me revolta masive popullore. Sot, ne nje shoqeri te hapur, nevoja per te deklasifikuar dokumentet eshte me e madhe se nevoja per t'i mbajtur ato te klasifikuara, pra te mbyllura.

    Hapja e arkivave eshte nje proces qe shkon paralel me misionet e reja qe merr nje shoqeri ne tranzicion demokratik. Hapja e arkivave ndihmon ne njohjen e kujteses. Ne Rekomandimin e Komitetit te Ministrave te Keshillit te Evropes te 13 korrikut 2000, vihet ne dukje se "Nje vend nuk mund te behet plotesisht demokratik ne qofte se qytetaret e tij nuk kane mundesine e njohjes ne menyre objektive te elementeve te historise se tyre". Por per shoqerite e sapodala nga komunizmi, qe jane shoqeri te traumatizuara, nuk mjafton vetem njohja. Duhet nje pranim i sinqerte per cfare eshte bere, duhet nje reflektim dhe ndergjegjesim i shoqerise. Dhe nje shoqeri e ndergjegjesuar, eshte veshtire te manipulohet. Por koha ka treguar se hapja e arkivave eshte nje proces teper i komplikuar. Se pari, ajo eshte lidhur me mendesite e krijuara dhe te trasheguara nga komunizmi, nga vete Lufta e Ftohte. Pavaresisht se keto procese perceptohen ne menyra te ndryshme ne popuj e vende te ndryshme, si dhe nga individe te ndryshem, njohja nga afer me arkivat ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Britanine e Madhe e madje edhe disa vende ish-komuniste si Bullgaria p.sh. do te jete thelbesore per kete ballafaqim dhe metodikat e ndryshimit. Ndersa per problemin e infrastruktures, duhen vleresuar e trajtuar edhe ceshtje te raporteve ne financime apo per rritjen e kapaciteteve te punonjesve arkiviste, ne dobi te zgjidhjeve qe sjellin sherbime me cilesore ndaj publikut.

    Elementi kryesor i arkivave te hapura eshte deklasifikimi i dokumenteve. Dokumentet e deklasifikuara jane nje mjet presioni edhe mbi ish-persekutoret dhe bashkepunetoret e tyre gjate qeverisjes komuniste per t'i detyruar ata te bejne nje pranim te vepres se tyre te gabuar, te fajeve te tyre dhe te kerkojne falje publike. Ky pranim eshte i domosdoshem, per te cliruar nga trauma nje shtrese te tere te persekutuarish, qe egjithese kane marre nje varg kompensimesh materiale nga shteti per padrejtesite ndaj tyre ne te kaluaren, perseri ne nenndergjegje here pas here goditen dhe vuajne nga kujtimi i se kaluares se dhimbshme te tyre dhe mbeten te shqetesuar. Ka shume prononcime ne mediat shqiptare, ku te perndjekurit politike jane shprehur per amnisti morale per persekutoret e tyre, por jo per amnezi, domethene per falje por jo per harrese e humbje kujtese. Pra ata falin, por nuk preferojne te harrojne, sepse ata nuk mund te harrojne. Megjithate ende ne Shqiperi deri me sot pervec Bedri Spahiut dhe Liri Belishoves, ish funksionare te larte te Partise shtet, nuk ka drejtues te kupoles partiake dhe qeveritare qe te kene pranuar dhe te kene kerkuar falje publike per ate c'kane bere gjate qeverisjes komuniste. Per me teper ka intervista prej tyre ku justifikojne cdo gje qe kane bere. Prandaj hapja e arkivave, publikimi i dokumenteve te deklasifikuara per veprimtarine e partise-shtet, por edhe me emra te pervecem, do t'i prese rrugen perpjekjeve te ish funksionareve te larte por edhe perkrahesve te tyre aktuale, qe nuk kane reshtur perpjekjet per te sjelle perpara publikut nje kujtese te rreme per t'i shpetuar pergjegjesise, dhe qe ne thelb eshte shume provokuese. Ketu nuk eshte fjala per shprehjen e famshme te Klaus Ofe "Claus Offe) se "Ata te cilet e permendin vazhdimisht historine jane te denuar ta perserisin ate". Ofe e ka fjalen per ata qe historine e sjellin vend e pa vend si argument, madje si model per zhvillimet e sotme. Jo nese sot shtrohet nevoja e njohjes se kujteses, kjo behet jo per t'i bere rezistence regjimit komunist si "hakmarrje" ndaj bemave te tij. Pushteti komunist u permbys, fjala eshte per ngritjen e nje shoqerie demokratike, qe duhet te mesohet te jetoje me te verteten. Pra qellimi eshte pergatitja e transformimit moral ne zemrat e mendjet e njerezve, largimi nga te shtirurit, nga fshehja dhe qendrimet e dyfishta, pra nga ai qe quhet korrupsioni moral, apo morali i korruptuar. Jeta ka deshmuar se ajo qe sheron dhe mbron nje popull nga e kaluara e tij e dhimbshme eshte ringjallja e kujteses ne masen e duhur dhe per ceshtjet e duhura. Ata qe mund te kontribuojne ne percaktimin e parametrave te ketij procesi jane sidomos intelektualet shqiptare qe kane vullnetin e krijimit dhe forcimit te institucioneve demokratike ne Shqiperi.

    A mendoni se arkivat kane edhe ndonje rol tjeter?

    - Po, hapja e arkivave edukon. Kur flasim per hapjen e arkivave, do te thote ne te njejten kohe edhe gatishmeri per te hapur veten. Duhet te hapemi jo vetem per te kaluaren por edhe per te sotmen. Qe te arrihet kjo, duhet qe cdo qytetar te keshillohet me dokumentet qe i nevojiten, te se kaluares por edhe te se tashmes. Nje qytetar i informuar eshte nje qytetar i lire. Ne qofte se nje individ mesohet me hapjen e se kaluares, ai e kerkon kete edhe per ditet e sotme, p.sh. le te themi per veprimtarine e qeverise se tij, te institucionit ku punon etj. Hapja, procesi i hapjes dora-dores, ngrihet ne sistem. Arkivat ne nje shoqeri demokratike jane per te gjithe, qe nga studiuesi, politikani, qytetari e deri te nxenesi i shkollave. Madje duhet thene se keta te fundit qysh ne bangat e shkolles duhet te mesojne se si te kerkojne, si te punojne ne arkiv, ashtu sic mesohen te punojne edhe ne biblioteke. Ne arkiva dhe me materiale arkivore punojne shtres te ndryshme qytetaresh, me interesa dhe objektiva te ndryshme, qe variojne nga nje periudhe ne tjetren, nga nje teme ne tjetren, nga nje ngjarje apo proces historik ne tjetrin. Pra, kemi nje mozaik grupesh te levizshme qytetaresh, qe te gjithe se bashku duhet te rrisin presionin mbi drejtuesit e arkivave dhe mbi shtetin. Duhet te ekzistoje nje bashkeveprim reciprok ndermjet qytetareve, drejtuesve te arkivave dhe shtetit. Ky bashkeveprim eshte i domosdoshem per te perpunuar dhe permiresuar legjislacionin dhe per te ngritur mekanizmat e duhura per realizimin e tij. Ne qofte se do te ekzistoje ky bashkeveprim, atehere vjen nje stad jo vetem ne arkivat, por edhe ne institucionet shteterore dhe kudo, ku hapja behet e detyrueshme per gjithshka e vazhdimisht.


    --------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    ----

    shekulli

    -------


    SHBA, më 1961-shin komunistët shqiptarë kërkuan afrim politik


    Elmas Leci

    Historia ndryshe
    Në vitet 60 politikanët shqiptarë kërkojnë afrim politik me SHBA-në, por marrëdhëniet e Shqipërisë komuniste me vendet perëndimore mbeteshin të vakëta. Çfarë thonë dokumentet e Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Një shfletim i “fletores diplomatike” të regjimit të Enver Hoxhës

    Niveli i marrëdhënieve të Shqipërisë me vendet perëndimore në vitet 1960-1980: Politika shqiptare prishet me sovjetikët dhe drejtohet e koncentrohet vetëm me Kinën, derisa prishet edhe me të. Në ato momente Perëndimi shpresoi shumë te ndryshimi shqiptar, mirëpo shpejt gjërat precipituan dhe në vend që Shqipëria të shkonte në Perëndim, në Evropë dhe në Amerikë, shkoi në Azinë e Largët, me të cilët si me dy të parët, mandej u divorcua.

    Shqipëria kërkon afrim me SHBA-në?
    Siç flasin dokumentet e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, diplomatët dhe politikanët shqiptarë në vitet ’61 kanë trokitur edhe në dyert e sekretarit të Departamentit Amerikan për Punët e Jashtme, Din Rask. Mesazhi i kontakteve ka qenë i qartë dhe i lexueshëm. Ata kanë kërkuar vëmendje të marrëdhënieve diplomatike dhe afrim politik me SHBA-në, por amerikanët e kanë gjykuar realitetin e kësaj kërkese një çështje të ndjeshme politike që do të shkaktonte reagime te sovjetikët dhe që do të ndikonte dukshëm pse jo, me pasoja mbi balancat e vendosura shumë vite më parë në mes të të mëdhenjve.
    Niveli i marrëdhënieve me vendet perëndimore edhe para viteve 60 qe i ulët, më shumë ai kushtëzohej në marrëdhënie diplomatike, pra kishim një ambasadë dhe kaq ose bëhej (dërgohej) ndonjë ansambël e deri ndonjë specializim i ngushtë në fushën mjekësore, si me Francën apo me ndonjë shtet tjetër.
    As me Anglinë (Mbretërinë e Bashkuar), Shqipëria nuk kishte asnjë lloj marrëdhënie në ato vite. Anglia dhe anglezët propagandoheshin si sinonim i së keqes. Gjithçka lidhej me kohën e Luftës Antifashiste dhe Anglia etiketohej sabotuese e interesave shqiptare apo strehë e reaksionit politik shqiptar. Ndërsa Spanja konsiderohej fashiste etj., sepse atje sundonte monarkia absolute.
    Gjykuar nga ai dokumentacion që ekziston dhe nga ajo veprimtari që është zhvilluar, niveli i marrëdhënieve të Shqipërisë me vendet perëndimore në vitet 60-70 mbeti pothuajse në nivelin zero. Kjo për shumë arsye. Së pari, politikën e ngurtë shqiptare e mandej edhe për aspektin ideologjik, megalomaninë në diplomaci etj.

    Marrëdhënie ndërkombëtare sipas ideologjisë
    Politika shqiptare e asaj kohe nuk hapte asnjë perspektivë në lidhjen e marrëdhënieve. Kjo ndodhte për faktin se gjithçka bëhej me udhëzim apo urdhër të partisë. Duke qenë në fuqi komunistët, të vetmit dhe pa asnjë alternativë tjetër, ata çdo regjim e stigmatizonin, madje i quanin armiq. Kjo fushëpamje nuk lejonte rritjen e nivelit të marrëdhënieve. Në aspektin ekonomik, në Shqipëri ishte ekonomia e centralizuar shtetërore, ndërsa në Perëndim ekonomia private. Kuptohet vështirësia e alternimit të tyre. Rruga e mundshme dhe e zbatueshme ishte me vendet e Evropës Lindore, të Azisë e të tjerë, ish - regjime komuniste. Po të shikosh dinamikën e marrëdhënieve, përveç Kinës, ka patur marrëdhënie me Rumaninë, me Çekosllovakinë, me Vietnamin, Korenë e Veriut etj.
    Aspekti ideologjik ishte primari në marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet perëndimore. Është kjo arsyeja që ai koincidohej jo me qeveritë, por me organizata apo parti të ndryshme të quajtura marksiste, që në ato vite nuk kishin ndonjë influencë për t’u shënuar. Edhe ambasadat apo përfaqësitë diplomatike shqiptare, lidhjet kryesisht në vendet perëndimore, i mbanin e i bënin vetëm me partitë marksiste-leniniste.
    Megalomania në diplomaci ishte një realitet dhe bëhej me pikësynime të caktuara. U prishën marrëdhëniet me BS-në për çështje ideologjike dhe u forcuan ato me Kinën pikësëpari po për çështje ideologjike, por synimi ishte më i gjerë. Lidhja me Kinën ishte kundërvënie ndaj BS-së, i cili nuk e honepste prishjen me Shqipërinë. Shqipëria ishte në zonën e tij të influencës. Mirëpo politika e ish - udhëheqjes komuniste shqiptare e kundërshtoi BS-në, madje doli edhe jashtë influencës së tij, por ama nuk doli jashtë influencës së Lindjes. Kjo ishte më pak shqetësuese për BS-në. Për udhëheqjen megalomane shqiptare kishte rëndësi lidhja me një shtet të madh siç ishte Kina dhe me një parti komuniste disamilionëshe. Kjo i interesonte ish - regjimit për jetëgjatësi, të tjerat për të nuk kishin rëndësi.
    Mbështetja e centralizuar qe një faktor determinant, që u shfrytëzua nga qeveria dhe politika shqiptare për sigurimin e ndihmave dhe kredive nga Kina. Kjo lloj mbështetje, në njëfarë mënyre, hoqi edhe mundësinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Perëndimin. Perëndimi shikohej, trajtohej e quhej armik, ndërsa Kina mike e Shqipërisë. Të paktën kështu ishte deri në fundin e viteve 70. Më pas edhe me Kinën filluan të ngurtësoheshin gjërat, derisa u acaruan dhe u ndërprenë ndihmat e kreditë. Fakt është se me ndikimin e Kinës dhe si rezultat i mbështetjes së centralizuar, u ndërtuan shumë vepra në Shqipëri.
    Në dhjetëvjeçarin 1960-1980 në Shqipëri, si rezultat i ndihmës dhe kredisë kineze dhe i punës së shqiptarëve, u ndërtuan një seri veprash industriale e bujqësore. Ky është një fakt i pamohueshëm, pavarësisht nga rentabiliteti i tyre.

    Pasojat ekonomike të vetizolimit
    Në fillim të viteve 60 zhvillimi industrial ndeshi në vështirësi serioze, sepse qeveria sovjetike ndërpreu kreditë e parashikuara dhe ndihmat e tjera. Po ashtu vepruan edhe qeveritë e vendeve të tjera komuniste. Për të kapërcyer këto vështirësi, qeveria shqiptare u lidh me Kinën, nga e cila siguroi kredi të shumta për zhvillimin ekonomik të vendit. Në këtë periudhë u ndërtuan hidrocentrali i dytë mbi lumin Mat, hidrocentrali Bistrica 1 (Sarand&#235, Kombinati i Trikotazhit në Korçë, Fabrika e Pasurimit të Bakrit në Kurbnesh etj. Në ekonominë e vendit, një peshë të rëndësishme vazhdonte të mbante prodhimi zejtar. Për zejtarinë u ndoq rruga e kooperimit socialist. Procesi i kooperimit vazhdoi gjatë. Ai përfundoi në vitin 1969, por rruga që u ndoq ishte joefektive. Kooperimi i artizanatit pati si rrjedhojë uljen e interesit të zejtarëve për punë. Kjo solli mungesën në treg të shumë artikujve artizanalë aq të nevojshëm për ekonominë dhe humbjen e traditave të mjeshtërive artizanale.
    Në vitet 1960-1970 u vendos që kooperativat e artizanatit të ktheheshin në ndërmarrje shtetërore. Kjo shënoi pikën kulmore në fushën e shoqërizimit të industrisë, duke thelluar më tepër pasojat negative në këtë fushë. Ky ishte orientimi stalinist për ngritjen e industrisë dhe kjo ndodhte pasi ishte përcaktuar rruga e zhvillimit socialist të vendit nga udhëheqja shqiptare, e cila hartoi edhe programin e zhvillimit ekonomik. Në themel të tij programi kishte modelin stalinist të Bashkimit Sovjetik, të cilin e zhvilloi me rreptësi qeveria e kryesuar nga Mehmet Shehu (1954-1982).
    Ngritja e industrisë së rëndë me teknologji kineze ishte irentabël. Në gjysmën e dytë të viteve 60, me ndihmën e kredive kineze, filloi zbatimi i skemës hidroenergjetike të lumit Drin, me ngritjen e hidrocentralit të Vaut të Dejës. Në Fier u ngrit një termocentral me aftësi 100 mijë Kë. Në tetor 1970 u krye elektrifikimi i përgjithshëm i vendit, megjithësi pati dobësi e mungesa. Krahas elektrifikimit u vunë në shfrytëzim objekte të tjera industriale si dy uzinat për prodhimin e plehrave kimike (në Fier e La&#231, uzina e Sodës kaustike në Vlorë, disa vepra të trajtimit fillestar të mineraleve të dobishme (në Rubik, në Memaliaj, në Spaç, në Bulqizë etj), si dhe disa objekte të tjera në fushën e industrisë së lehtë e ushqimore, ku mund të veçohet Kombinati i Tekstileve në Berat.
    Këto ndërtime krijuan një situatë euforike, që çoi në orientimin për ngritjen e objekteve industriale gjigante dhe pa rentabilitet, siç ishte p.sh. ndërtimi i Kombinatit të Metalurgjisë së zezë në Elbasan, i cili nisi pas vitit 1970 etj. Rendja pas industrisë së rëndë la pas dore objekte të vogla me rentabilitet ekonomik të shpejtë dhe çoi në nënvleftësimin e degëve të tjera të ekonomisë. Përveç kësaj, teknologjia e veprave industriale në përgjithësi nuk ishte bashkëkohore, përkundrazi, në mjaft raste ajo ishte e prapambetur.
    Megjithëse u realizuan gjithë ato vepra, shumica e tyre nuk ishin rentabël, sepse teknologjia nuk ishte e përparuar. Një gjë e tillë binte në kontrast me teknologjinë perëndimore. Rezultat i irentabilitetit ishte prapambetja ekonomike, që reflektohej mbi të ardhurat dhe në nivelin e jetesës së popullsisë.

    Largimi edhe nga kampi i lindjes
    Duke filluar nga gjysma e dytë e viteve 60, marrëdhëniet shqiptaro-kineze u zhvilluan intensivisht. Shkëmbimet e shpeshta të delegacioneve të niveleve të larta partiake e shtetërore u konkretizuan me nënshkrimin e një vargu marrëveshjesh ekonomike, kulturore, shkencore e teknike. Por në procesin e marrëdhënieve shqiptaro-kineze pati edhe zigzake të theksuara. Shkak për këtë ka qenë qëndrimi dogmatik e megalloman i E.Hoxhës, i cili iu kundërvu vijës së re liberale, që u shfaq në udhëheqjen kineze, me vizitën e presidentit të SHBA-së në Kinë në vitin 1972.
    Gradualisht divergjencat erdhën duke u shtuar, derisa Enver Hoxha e cilësoi PK-në kineze si parti revizioniste dhe Kinën si fuqi socialimperialiste. Këtyre sulmeve të Enver Hoxhës udhëheqja kineze iu përgjigj me prishjen e marrëdhënieve shtetërore, dhe në vitin 1978 ajo i drejtoi një notë proteste qeverisë shqiptare, me të cilën njoftonte ndërprerjen e kredive e të ndihmave që zinin afro 50% të buxhetit të shtetit shqiptar si dhe pezullimin e të gjitha marrëveshjeve ekonomike. Pas këtij akti, për Shqipërinë u ndërpre edhe burimi i vetëm i jashtëm për anën ekonomike dhe kjo pati mjaft pasoja negative në të ardhmen, sepse marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet perëndimore ishin pothuajse në nivelin zero. Prapambetja ekonomike që sundoi më pas ishte rezultat i marrëdhënieve të ndërprera me Bashkimin Sovjetik e Kinën dhe i marrëdhënieve të ngrira me Perëndimin
    VIJON





    14/11/2005
    KATEGORIA: Dossier

    shekulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 14-11-2005 mė 03:16

Tema tė Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Tahir Zemaj
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 01-01-2011, 10:45
  4. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  5. LDK-ja nėn terrorin e pol-potistave
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •