Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kurt Kola i 97-tes, pronar pallatesh..

    Korrieri

    --

    Kurt Kola, "bamiresi" qe strehon anetaret e shoqates

    E Premte, 11 Nentor 2005

    Lajmi se po ndertohen apartamente per te strehuar rreth 30 familje te ish-te denuarve politike, ka dale lajm i rreme. Rreth 100 familje, akuzojne Kurt Kolen dhe Eqerem Kavajen, se u kane kerkuar leke qe te blejne shtepite qe u takojne me status. Simon Miraka: "Shoqatat nuk kane te drejte te strehojne"

    Mirilda TILI

    "Kurt Kola dhe Eqerem Kavaja, na i shesin shtepite qe na takojne me te drejte", kjo eshte akuza qe bejne rreth 100 ish-te burgosur dhe te persekutuar politike, drejtuar Shoqates Mbarekombetare per Integrimin e te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike, si edhe Institutit te Integrimit te te Perndjekurve prane Keshillit te Ministrave.

    Shkak per keto akuza kane qene pallatet qe po ndertohen ne rrugen "Don Bosko". Sipas akuzuesve, ndertimi i tre pallateve, dhe sic u eshte premtuar nga ana e shoqates se te ish-te perndjekurve dhe burgosurve politike, ku kryetari i saj eshte Kurt Kola, do te shperndahej per ate pjese te kesaj shoqerie, qe eshte ne nevoje emergjente per strehim. Nderkohe qe te 100 letershkruesit shprehen se, Kurt Kola se bashku me Eqerem Kavajen qe eshte kryetari i kesaj shoqate, por per degen e Tiranes, kane bere nje sere shkeljesh per pervetesimin e truallit ne te cilin po ndertohet pallati, si edhe akuza e drejtperdrejte per mitmarrje.

    Ne lidhje me shperndarjen e hyrjeve te ketyre pallateve, Kurt Kola, ne nje prononcim nepermjet telefonit shprehet se, ish-te burgosurit dhe te perndjekurit politike do te perfitojne vetem 20 % te godinave. Praktikisht sipas tij, rezulton qe mund te strehohen rreth 30 familje.

    Lista e akuzuesve per kreun e shoqates se ish-te burgosurve dhe te perndjekurve politike, shtohet me drejtorin e Institutit te Integrimit per te perndjekurit politike, prane Keshillit te Ministrave, Simon Miraka, kryetari i shoqates Mbarekombetare per Integrimin e te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike, Adem Allci, si dhe sekretari i pergjithshem i kesaj shoqate, Besim Ndregjoni. Sipas tyre, shkeljet e ligjit dhe abuzimi ne kete mase nga ana e Kurt Koles dhe Eqerem Kavajes, fillon ne vitin 1993, kur shteti ne baze te statusit per te denuarit politike, shtetasit Vilson Cobani, ish-i denuar politik, i jep nje ish-magazine te Ministrise se Bujqesise, per ta strehuar. Kjo magazine shoqerohej edhe nga nje siperfaqe e madhe oborri, e cila sipas Besim Ndregjonit, u kthye dhe ne mollen e lakmuar nga Kurt Kola dhe Eqerem Kavaja. "Mandati qe gezonte Eqerem Kavaja, e privilegjonte ate qe te hidhte ne gjyq Vilson Cobanin; dhe me vendim gjykate, i cili eshte i pavlefshem, e ktheu ate truall ne prone te deges se Tiranes". Me pas vazhdon akuza, "Kjo i yshti zoterinjte qe te t'ia leshonin truallin firmes "Dea" per ndertimin e pallateve, duke i vene si kusht, qe dyqanet e katit te pare t'i pervetesonte Kurt Kola, Eqerem Kavaja, dhe sekretarja e Koles, Shane Muda".

    Simon Miraka, drejtori i Institutit te Integrimit, shprehet se dhenia e banesave nga ana e Kurt Koles eshte jashte kopetencave te tij. "Ne baze te ligjit, nuk jane shoqatat ato qe strehojne, por drejtoria jone qe eshte ne varesi te drejtperdrejte nga Keshilli i Ministrave. Per kete ne i kemi drejtuar leter ministrit Sokol Olldashi, qe te zgjidhe kete problem, njekohesisht i jemi drejtuar edhe qeverise"- u shpreh per "Korrieri"-n, Miraka.

    Adem Allci, shprehet se kontigjenti qe duhet te strehohet menjehere, jane ish-te denuarit qe shteti i ka strehuar tek ish-shkolla e Partise, kjo edhe per arsyen e thjeshte, se Kryeministri ka dhene urdher qe ajo godine te kthehet serish ne shkolle.

    Nga ana e tyre, personave qe iu ishte premtuar strehimi ne ate pallat, shprehen se nuk do te strehohen, pasi hyrjet jane ndare. Kjo sipas tyre, sepse "Kurt Kola me shoke i kane shitur hyrjet dhe i kane futur leket ne xhep, nderkohe qe ne nuk mund te paguanim aq sa kerkonin ata". Ne nje proteste te zhvilluar para pallateve qe po ndertohen ne rrugen "Don Bosko", ish-te denuarit politike, jane perplasur me pronarin e firmes "Dea", Ramazan Biba, i cili ishte shprehur: "Une nuk kam pune me ju. Ata qe do te marrin hyrjet kane marre edhe celesat".

    Sipas Mirakes, ligji nuk i jep kopetence nje shoqate te strehoje. Atehere lind pyetja: Perse Kurt Kola "strehon" bashkevuajtesit e tij?

    Simon Miraka:

    Shoqatat nuk kane te drejte te investojne dhe te shperndajne hyrje per strehim. Per shkeljet qe ka bere Kurt Kola, i jemi drejtuar qeverise dhe Ministrit Sokol Olldashi, qe te zgjidhe kete problem. Kemi kerkuar qe te nderhyje edhe Keshilli i Larte i Drejtesise per te ripare vendimin e gjykates, ne te cilen i eshte dhene e drejta Kurt Koles dhe Eqerem Kavajes, qe te kthejne ne prone te shoqates se tyre truallin. Kerkese i kemi bere edhe Kontrollit te Larte te Shtetit, por deri tani nuk ka nderhyre.

    Adem Allci:

    Kurt Kola po drejton nje shoqate "fantazme", nga e cila po kryen vjedhje te medha. Ai eshte figura me e keqe qe ka dale nga shtresa jone. Kerkojme qe ai t'i nenshtohet kontrollit te Larte te Shtetit dhe te denohet per shkak te shkeljeve. Privatizon apartamente qe u takojne te tjereve, dhe vazhdon te vetecilesohet si i "pastrehe".



    Besim Ndregjoni:

    Ne vendimin e gjykates, e cila e njeh per pronar Eqerem Kavajen se bashku me Kurt Kolen, duhet te rishikohet dhe te vendoset drejtesia me fatin e atyre te denuarve, qe jane pa cati ku te fusin koken. Nuk jane vetem familjet qe jane strehuar tek ish-shkolla e Partise, por ka edhe te tjere qe jane jashte saj dhe qe kane nevoja emergjente. Akuzat per vjedhje dhe mitmarrje e kane nenshkruar rreth 100 kryefamiljare.

    Eqerem Kavaja:

    Simon Miraka le te shikoje fondet nga i ka. Ne kemi te gjitha dokumentet qe vertetojne se jemi pronare te atij pallati. Ne kemi shperndare 400 apartamente dhe ky nuk eshte as i pari as i fundit. Kush kerkon te dije me shume, ne i veme ne dispozicion dokumentet qe na i ka dhene gjykata dhe prokuroria. Ne baze te statutit ne kemi te drejte qe te strehojme.





    -------------

    ..


    E pse kan lidhur kerthizen kta ish-te- burgosur-persekutuarit me kte Kurtin e Mejdan Klos caush gjinush zabit - cup- cekes mor aman..

    nje ish i denuar politik ska pse te dirigjohet nga nje kanibal 97-te..

  2. #2
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Kurt Kola dhe Eqerem Kavaja nga pedofile, sepse per kete jane denuar te dy, tani milionera. Hej cfare bote.

  3. #3
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Brari te pershendes, me ne fund pashe njehere nje teme teper te sakte nga ty, e cila nuk ka lidhje me mllefe politike apo te kaluaren komuniste, por me realitetin e sotem. Kurt Kola eshte bere njeriu me i urryer i shoqates se te burgosurve politike. Makuteria e ketij njeriu nuk po njeh moral.

    Dito.

Tema tė Ngjashme

  1. Vdiq Vehbi Velija pronar i Alsatit
    Nga Rrjeti nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 11:08
  2. kush eshte pronar i Bankes se Shqiperise
    Nga Adavid nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 11:44
  3. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  4. Debatohet ne parlament procesi i integrimit evropian
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-05-2004, 10:49
  5. Shtajner!! Administrator apo Pronar i Kosoves?
    Nga Iceberg nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-07-2002, 10:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •