Fiset ilire ne gadishullin Ballkanik kane pasur nje shperndarje te ndryshme, valle keni idene se cilit fis i takoni apo nuk keni menduar per kete.
Po postoj kete material me poshte qe te keni nje busolle me te qarte per teritoret se ku kane jetuar fiset ilire dhe te gjejme se ku takojme ne:
Trevat e shtrirjes sė popullsisė ilire janė mjaft tė gjėra, ato pėrfshijnė gjithė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik, qė nga degėt e Danubit, lumejtė Sava e Drava nė veri, e deri nė Gjirin e Ambrakisė (Prevezė) nė jug, kurse nė lindje deri nė Vardar. Grupe tė veēanta ilirėsh u vendosėn edhe nė Italinė e jugut, kėto janė fiset mesape dhe japige. Emri etnik ILIR shfaqet nė nė veprat antike qė nė shekullin V p.K., kurse emrat e dia fiseve ilire fillojnė e pėrmenden qė nė shekullin XII p.K. nga Homeri. Por koha e formimit tė etnosit ilir ėshtė shumė mė e lashtė.
TAULANTĖT
Banonin nė zonėn e Adriatikut, qė nga lumi Vjosa, deri nė prapatokėn e Durrahut. Ky fis luajti rol shumė tė rėndėsishėm nė historinė ilire tė shekullit IV-III p.K., duke u vėnė nė krye tė shtetit ilir, tė cilin e kishin krijuar mė parė Enkelejtė.Nė trevat e Taulantėve mė vonė shfaqet fisi i Albanėve dhe i Parthinėve.
ENKELEJT
Banonin nė krahinat pėrreth liqenit tė Ohrit. Ata krijuan dinastinė e parė tė Mbretėrisė Ilire, nė fund tė shekullit V p.K. Njė nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shekullit IV ata nuk pėrmenden mė. Nė trevat e fisit tė enkelejve pėrmenden edhe dasaretėt. Enkelejtė kanė qenė peshkatarė tė zotė.
DASARETĖT
Janė njė fis i madh nė Ilirinė juglindore. Njiheshin nė lashtėsi sidomos pėr prodhimin e drithrave tė bukės. Njė nga qytetet mė tė njohura ishte Pelioni (qyteza nė Sellcė tė poshtme tė Pogradeci ).
Qytet tjetėr i madh i kėtij fisi ishte edhe Antiparta (Berati).
ALBANĖT
Banonin nė prapatokėn e Durrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanpuli (Zgėrdheshi i Krujės). Fisi i Albanėve u dha emrin e vet shqiptarėve gjatė mesjetės sė hershme, kur ata njiheshin si albane, arbėr.
ARDIANĖT
Fillimisht shtriheshin rreth gjirit tė Rrizonit (sot gjiri Kotorit) dhe tė lumit Neretva. Ardianėt e shtrinė pushtetin e vet nė tė gjitha krahinat e tjera qė mė parė ishin nėn sundimin e taulantėve. Ardianėt luajtėn njė rol tė rendėsishėm nė luftrat kundėr pushtuesve romakė, gjatė shekullit III - II p.K., nė kohėn kur sundoi dinastia ardiane e Mbretėrisė Ilire.
Kryeqendra e ardianėve ishte Shkodra.
DARDANĖT
Ishin fisi mė i madh Ilir qė u vu nė krye tė Mbretėrisė Dardane, nė ballkanin qendror, kryesisht nė Kosovė. Dy fise tė tjera dardane tė njohura ishin thunatėt dhe galabrėt. Qyteti mė i rėndėsishėm i dardanėve ka qenė Damastioni, i njohur si kryeqendra e nxjerjes sė metaleve. Dardanėt pėrmenden si luftėtarė tė fortė, xehtarė shumė tė mirė, blegtorė dhe tregtarė tė njohur.
PAIONĖT
Fise ilire qė banonin nė luginėn e sipėrme tė Vardarit nė kufi me dardanėt, duke u shtri deri te lumi Struma. Pėrmenden pėr herė tė parė nga Homeri si aleatė tė trojanėve. Nė gjysmėn e parė tė shekullit IV p.K. paionėt krijuan mbretėrinė e tyre, e cila u detyrua t'u bėjė ballė pėr shumė kohė sulmeve tė maqedonasve. Paionėt prenė ne shekullin IV - III p.K. monedhėn e tyre prej argjendi.
DALMATĖT
Banonin nė brigjet e Adriatikut. Ishin blegtorė tė njohur, shquheshin pėr punimin e llojeve tė ndryshme tė veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika nė shekujt e parė u pėrdor edhe nga aristoktacia romake, prej kah kaloi edhe nė veshje rituale kishtare. Qyteti mė i njohur i dalmatėve ka qenė Delmini.
PENESTĖT
Banonin nė luginėn e drinit tė zi e pėrreth saj.
Pėrmenden pėr herė tė parė nė vitet 170 - 169 p.K. Luajtėn rol tė rėndėsishėm nė Luftėn e tretė Ilire - Romake. Pėrfshiheshin nė Mbretėrinė Ardiane. Kishin 14 qytete e kėshtjella, ndėr tė cilat pėrmenden Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenėse pranuan garnizone romake nė qendrat e tyre, maqedonasit ua shkretuan vendin.
MOLLOSĖT
Janė njė nga tre fiset kryesore qė banonin nė qendėr tė Epirit antik dhe luajtėn njė rol shumė tė rėndėsishėm si drejtues nė historinė e lindjes dhe formimit tė shtetit tė Epirit.
KAONĖT
Ky fis epiriot kishte shtrirje shumė tė gjėrė qė nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama) deri nė luginėn e Drinosit nė Gjirokastėr. Kryeqendra e kaonėve Foinikė (Finiqi i Srandės), nė shekullin III p.K. u bė kryeqendra e gjith shtetit tė Epirit. Qytet tjetėr i madh i kaonėve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirikastrs).
THESPROTĖT
Baninin nė Epir, nė jug tė lumit tė sotėm Kallama, deri nė gjirin e Ambrakisė. Pėrmenden nė shkrimet e lashta greke nė shekullin V p.K., si fis qė sundoheshin nga dy kryetarė tė zgjedhur ēdo vit nga gjiri i parisė.
--------------------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt