Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    O TRIMA LUFTETARE

    O Trima luftetare
    Ju binjt e Skenderbeut
    Kerkoni ju shqiptare
    Lirine e memedheut

    Se mjaft ne roberi
    o e mjera Shqiperi
    o djem rrembeni pushketo
    ja vdekje ja liri!

    MEMEDHEU

    Memedhe quhet toka
    ku me ka rene koka
    ku kam dashur meme e at
    ku me njeh edhe guri i ngrate
    e ku jam rritur me therrime
    e ku kam folur ku kam folur
    gjuhen time
    e ku kam fis e ku kam fare
    e ku kam qeshur e ku kam qare
    ku rroj me gaz e shpres
    ku rroj me gaz e shpres
    ku kam deshire deshire te vdes

    Moj e bukura more (kolazh)

    O moj e bukura more
    si te lash e me s'te pash(2 here)

    si te lash si te lash
    si te lash e me s'te pash(2 here)

    atje kam un zotnin tate
    atje kam un zonjen mem(2 here)

    Atje kam atje kam
    atje kam edhe tim vella (2 here)

    Vajta kalova te gjith kalabrine
    askund nuk gjeta si arberine
    vajta kalova te gjith kalabrine
    askund nuk gjeta si shqiperine

    dy manushaqje ne doren time
    ja zgjata njeren arbreshes sime (2 here)

    e lule lu, e lule lu, e lule lu, e lule lu, e lule lu e baca baca,
    e une per ty, e une per ty, e une per ty, e une per ty,
    e une per ty mor djale plasa,
    e ndalo pak, e ndalo pak, e ndalo pak, e ndalo pak,
    e ndalo pak eshte e vertete,
    se zemra ime, se zemra ime, se zemra ime, se zemra ime,
    se zemra ime je ti vete.

    Keto jane tekste kengesh, por besoj mund te recitohen edhe si poezi
    La vita è bella...

  2. #22
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Nentori

    Me shume se c’do here
    Kete netor une e dua
    Sepse kete vite do festojm
    Ne Kosoven e Pavarsuar

    Ne historin shqiptare
    Na ishin dy neteor
    Kurse ne historin time
    I treti eshte n'ket ore

    Ky do te jet 28 Nentori
    Kur flamuri ne Vlor u ngrit
    Kur Isamil Qemajli
    Shpalli Pavarsin

    Po kete vit more shoke
    Dy festa do ti gezojm
    Dy shtetet te ndryshme
    Nje gjuh e nje komb

    Shqiptare ne shqiperi
    Shqiptare ne Kosove
    Tani na erdhi dita
    Se bashku te Festojm...




    Nuk e di sa ju pelqeu por mendoj se eshte e bukur per keteo dite,
    Tamam per nje Komb te coptuar.....
    Roi
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17
    Sa të gëzuar që jemi
    Që flamuri në dor kemi
    Gëzohet populli shqiptar

    Në Vlorën e art
    Valon Flamurin Kombtarë
    Vallzojnë vllezrit shqiptar
    Që e ngritëm flamurin Komtar.

    Një njri legjendar u prkul
    Ta puth flamurin Kombtarë
    Me shumë knaqësi e
    Puthi flamurin SHQIPTARIS.?!!


    P.S Vjersha eshte derguar me email ne forum nga nje vizitor.

  4. #24
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Nentori i lirise

    Oh sa me gezim e pritem,
    Kete liri te cmuar,
    Qe me shekuj te tere,
    Vetem kishim enderruar!

    Feston mbare shqiptaria,
    Se ne kete muaj erdhi pavarsia.
    Muaj i shenjt eshte ky 'nentor'
    Shume trima luftuan me shpate ne dore.

    Shume kohe te veshtira kaluan,
    Lirine me shekuj parardhesit nuk e shijuan,
    Por, guximin e mori njiaj Kastriot,
    T'a kerkoj lirine qe ne t'a gezojme sot.

    Shtetin shqiptar ndryshe e enderruam,
    Por ujqit e nates ate na e coptuan!
    Ata na e ndane plot ne shtate pjese,
    Bijve te Dushanit a i zihet dot bese?!

    Ps. po s'iu pelqeu fshijeni

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2009
    Postime
    180
    Postimet në Bllog
    4
    HEKURAN- AGIM DEDEJ


    PAVARSI



    Me 28 nentor te vitit 1912
    Ismail Qemali i se vertetes,
    me vulat e historis
    ngriti flamurin e Shqiperis
    stafete vazhdimesie
    te gjuhes shqipe start lirie
    te gezojme e vigjelojm
    diten e ngjarjes ne 100 vjetor
    keto arritje keto suksese
    me gjak lufte me pune djerese
    me sakrifica e mundime
    u vune vulat e qeverive.
    Qe nga Kruja deri ne Vlore
    shekuj vitesh me heronj,
    qe nga Kruja deri ne Vlore
    shekuj vitesh me rruge shqipesh.
    qe nga Kruja deri ne Vlore
    sot ne Tirane rruga jone,
    se ne jemi veç nje komb
    veç nje komb me nje gjuh ne histori
    mal me mal e shpi me shpi
    ku gjuhe e kombit flitet shqip,
    me deshmore e heronj
    martirizuar koh me koh
    Skenderbeu shembulli jon.



    MEDALION I SKENDERBEUT


    Si ai burre
    si dikure
    a'ka burre
    te ngrej shpaten e atij buri
    qe beri te perhershem
    simbolin e flamurit.

    Jan ata qe nderojne
    ne mes kombesh
    kombin tone.


    KALORESIT E RINJ


    Hingellimat e kuajve
    therrasin kaloresit
    thellesive te kohes
    te kryejne amanetet.

    Kaloresit e rinj
    rrugeve te reja
    amanetet u'a kryejne
    besnikerisht,
    rreth flamurit qe u prin,


    AMANET

    Per keto troje
    per kete flamur
    legjendaret rreshtohen,
    jane eter kur thirren zgjohen,
    ndaj nje shenje per nje qellim
    besa bese per shpetim,
    se lan fjale me amanet
    amanet qe nuk humbet,
    shqiptaria te rroj ne jete.

  6. #26
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Poezi nga krijuesja jone, Alma Papamihali:


    Për flamur, shqiptari s'fal

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-11-2012 më 17:40

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17
    Recitim nga Reshat Arbana e vjershës ''28 Nanduer 1913'' të At Gjergj Fishtës, fillimisht botuar në revisten ''Hylli i Dritës'', Dhjetor 1913. Megjithse e shkruar pothuaj 100 vjet më parë, fatkeqsisht mjaft aktuale gjithnjë. Në veprën e poetit tonë kombëtar, ''Lirika, Mrizi i Zanave e Vallja e Parrisit'' në parathënje të vjershës kushtuar 28 Nentorit, vitin 1913 shkruhet: ''Përvjetori i të ngrehunit të flamurit të pamvarsis, në vend që me kenë ditë gëzimit për Poetin, ashtë ditë vaji e ankimi. Ndasitë e anmiqsitë në mes vehtjevet të politikës shqiptare e të krahinave të ndryshme, të shitunt e shumë shqiptarve propagandës së huej, e deri te luftat vëllaznore, janë historia e atij vjeti. Një notë karakteristike melankolije prandej e rrëmben Zanën e Fishtës, e cila ankon, mjerohet, brigon, nxitë e shpreson, për me mujtë me trandë e me prekë zemrën e Shqiptarve, tue i drejtue kah atdhedashunija e vërtetë.''

    Ndëgjim të këndshëm, Frank Shkreli


    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #28
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    28 Nentori


    Shqipni po te qesh ty shume ftyra
    Por nje vransine ti ke ne vetull
    Shqiponjes ne flamur i buzeqesh Liria
    Trupi i coptuem dhimbje e mbetun

    Heeej Shqipni nane e plagosun
    Ty qe te parin Zoti te solli ne Toke
    Kaluan shekuj n'ket bote te pluhnosun
    Prap gjalle ke ngel je ba ma e forte

    28 nentor shkru me germa gjaku
    Shkru me germa qe tokes ia dhuroi Zoti
    Cdo shkronje me arom zambaku
    Cdo shkronje e lare me pika loti

    Gjithmone Shqipni ty jane mundue
    Qe bijte te jen n'sherr e te percame
    Me disa fe dot s'te kane ngaterrue
    Se ti gjitmone ke dale e lame

    Me 28 nentor ne Krujen Trime
    Gjergj Kastrioti valviti Shqiponjen
    Ne te njeten dite plot rrezatime
    Ismail Qemali me flamur e hijeshoj Vlonen

    Po prap ket dite fat ka shqiptari
    Kosoves Shkjau flaken ia vuni
    U ngrit ne kam UCK-ja Clirimtari
    E bashke me miq Shkjaun e mundi

    E di Shqipni vransine ke ne vetull
    Shume shpejt vransia ka me tu tretun
    Shume shpejt ty plaget do te sherohen
    Shqiptaret bashke ne nje shtet t'bashkohen

    Do te kemi prap 28 Nentor
    Qe trupi yt do te cohet ne kame
    S'do jesh sakate me dhimbje n'krahnor
    Por si dikur do jesh Zoje e Rane

    Lek Gjoka
    Jacksonville Florida
    Nentor 2012

  9. #29

    Për: Vjersha dhe poezi për 28 nentorin Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!

    Gezuar 28 Nentorin!

    Atdheut

    N'ty mendoj kur agon drita,
    Kur bylbyli mallshem kndon,
    N'ty mendoj kur soset dita,
    Terri boten kur e mblon.

    Vec se ty te shoh un n'anderr,
    Vec se ty, cuet, t'kam n'mendim;
    Nder t'vështira ti m'je qanderr,
    Per ty i lehtë m'vjen cdo ndeshkim.

    Tjera brigje, fusha e zalle
    Une kam pa, larg tue ba shtek,
    E pergjova tjera valle,
    N'tjera lule syu m'u rrek;

    Por nji fushe ma e bleret nuk shtrohet,
    Por nji mal ma bukur s'rri,
    Ma i kulluet nji lum s'dikohet,
    Moj Shqypni, porsi i ke ti.

    N'ty ma i bukur lulzon Prielli,
    Jane ma t'kandshme stine e mot;
    N'ty bylbyli pa le dielli
    Kndon ma ambel t'Madhit Zot.

    Pa ty lules s'm'i vjen era,
    Pa ty pema fryt nuk m'bjen:
    Mue pa ty nuk m'del prendvera,
    Pa ty dielli nuk m'shkelxen.

    Dersa t'mundem me ligjrue
    E sa gjall me fryme un jam,
    Kurr Shqypni, s'kam me t'harrue,
    Edhe n'vorr me t'permende kam.

    Gjergj Fishta
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2021
    Postime
    3

    Për: Vjersha dhe poezi për 28 nentorin Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!

    Sa të dua, o Shqipëri,
    sa me mall ndiej e sa dëshirë,
    për ty gaz e dashuri
    mu në zemër më ka mbirë!
    Se për mua, o Atdhe,
    je një lule aq e vyer,
    sa nuk gjendet përmbi dhe
    shpirtin tim për të ushqyer!

    Poezi per 28 Nenetorin.

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Irina17 për postimin:

    Neteorm (06-11-2022)

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. SK Tirana
    Nga Pasiqe në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  2. Dita e clirimit te Shqiperise
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 08:48
  3. Flamuri i Dardanisë mungon në festimet e 28 nëntorit në Kosovë
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 19:34
  4. Tifozët e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 11:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •