Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Kokalari kryeministrit: "Heto pasurinë e Lulzim Bashës"

    KOKALARI, BERISHES: "HETO PASURINE E LULZIM BASHES"

    Nga Londra,
    Muhamed Veliu

    Lulzim Basha, ministri i ri ne moshe, por karizmatik, i kabinetit Berisha, sipas Geri Kokalarit ka shume llogari te vjetra dhe te reja per t'u dhene pergjigje. Qe nga pasuria e dyshimte deri me tani e paprovuar se nga ka ardhur, moseksprienca e duhur per postin e nje ministrie strategjike e deri tek hapi i fundit teresisht amatoresk i bisedimeve me komapanine kanadeze "Comforce" gje e cila konfirmohet nga nje komunikate shtypi ne faqen e internetit te kesaj kompanije.
    Sipas Kokalarit, "Comforce" me te cilen ministria e Bashes ka hapur tratativa ne privatizimin e portit te Durresit eshte pak a shume e ngjashme me kompanine fantazme "New World Telecom". Ne nje interviste per problemet e telekomunikacionit ne Shqiperi, Kokalari hedh dyshime se transparenca e problemeve te "Albtelekom"-it nuk do te kryhet me "duar te pastra" dhe ndershmeri nga Berisha. Kokalari qe duket se do te qendroje mbi "koken" e qeverise Berisha si shpata e Demokleut, beson se Sali Berisha ka frike dhe fsheh dicka, sikurse paraardhesi i tij, Fatos Nano.

    Z. Kokalari, ju keni qene nje person qe keni ngritur shume shqetesime ne lidhje me industrine e telekomunikacionit shqiptar ne te shkuaren. Dua te permend ekspozimin e ceshtjes se "New World Telecom", si mungesen e transparences ne privatizimin e "Albtelekom"-it. Njekohesisht keni bere thirrje per te hetuar marreveshjen per nderlidhjet e ndersjellta duke u perpjekur per te ulur keto tarifa per konsumatoret shqiptare. Ditet e fundit, ministri Lulzim Basha po behet protagonist i politikes shqiptare. Fillimisht me deklarimin e pasurise qe posedon, dhe tani me bllokimin e disa punimeve ne akset rrugore te Tiranes.
    Fiillimisht meqenese po flasim per nje sektor si telekomunikacioni qe ai e mbulon, do te doja te dija nese e njihni Bashen personalisht dhe cfare mendimi keni per te?

    Takimi im i pare me Lulzim Bashen ishte ne muajin shtator ne hotelin "Sheraton" shume pak kohe pasi ai ishte anoncuar nga Sali Berisha si minister i Transportit dhe Telekomunikacionit.
    Une kisha kerkuar nje takim me z. Basha duke ia kerkuar ate disa kolegeve te Berishes, pavaresisht nga kjo nuk mora asnje pergjigje nga ai. Mu duk nje dicka disi e cuditshme pasi te gjithe ne Shqiperi e dine qe une kam qene thellesisht i dhene pas zbulimit te shume parregullsive qe jane zhvilluar ne sektorin e telekomit duke perfshire situaten e krijuar me "New World Telecom" qe ju e permendet, e cila rezultoi fantazme sic edhe une kisha paralajmeruar. Mesova se z. Basha po pinte kafe tek "Sheratoni", ku une po qendroja. Shfytezova kete rast per t'iu prezantuar se cili isha. Ai me tha qe me njihte dhe se ishte ne dijeni te kerkeses per ta takuar. I tregova z. Basha se ishte me rendesi te madhe investigimi i "Albtelekom"-it si dhe ceshtjen e lidhjeve te ndersjellta. I tregova se do t'i kaloja detajet e analiz-_ime per lidhjet e ndersjellta, sic edhe e bera me e-mail kur isha ne Shqiperi dhe serish perpara dy javeve.

    Cili eshte impresioni qe krijuat ate takim rreth z. Basha dhe cfare pergjigjeje iu ka dhene ne lidhje me analizen tuaj qe sic e thate ia keni derguar dy here?

    Me lejoni t'u them se nuk eshte e drejte te gjykosh dike vetem nga nje bisede e shkurter. Ai tha qe nuk do ta lejonte marreveshjen e "Albtelekom"-it te qendroje, me te cilen vazhdohet, ose sepaku duket e tille. Basha nuk ishte aspak familjar me ceshtjen e nderlidhjeve te ndersjellta e cila eshte celesi i te gjithe asaj pse shqiptaret paguajne shtrenjte per sherbimet telefonike. Nuk kam marre asnje pergjigje rreth informacionit qe i kam nisur atij. Asnje fjale qe me surprizon ne nje menyre ose tjetren. Vecse mund te mendoj se qeveria e tij do te kerkoje ndikimin tim nese me te vertete ata duan t'i shkojne deri ne fund kesaj ceshtjeje. E vetmja qe mund te mendoj eshte se kjo nuk eshte nje prioritet per qeverine Berisha.

    Nese nuk jam gabim, me sa di une, z. Basha ka deklaruar rreth 1 milion dollare pasuri ne parlament sipas ligjit te pasurive. Cfare mendoni per kete?

    Natyrisht qe ia kam bere pyetje vetes si nje djale i ri shqiptar te kete akumuluar gjithe keto pasuri. Nje variant eshte se ai i kurseu keto para duke punuar jashte, ndersa tjetri duke i fituar ne tregun e aksioneve.
    Me sinqeritet, nuk i besoj asnjerit nga keto dy variante, por kjo eshte nje pune qe shume thjesht mund te vertetohet.
    Nese z. Basha i ka fituar keto para ne rruge legjitime, ai duhet te kete faturat e pagesave qe i jane bere nga punedhenesit ose kopjet e tyre.
    Duke respektuar tregun e aksioneve dhe shkembimeve, ne te cilin une jam i licencuar per te kryer transaksione ne shume fusha biznesi cdo dite ne tregun e aksioneve, mund te them se me ligj parashikohen qe te dhenat e transaksioneve te thuhen.
    Nese dr. Berisha ka veshtiresi ne gjetjen e dokumenteve te Bashes, une jam shume konfident se mund te jap asistencen time per te gjetur kopjet e faturave.

    Do te doja te dija, z. Kokalari, nese jeni ne dijeni te nje spekulimi qe qarkullon ne Tirane se familja e bashkeshortes se Bashes ne nje menyre apo tjetren ishte e perfshire me operatorin me te madh dhe famekeq te firmave piramidale, VEFA?

    Po kam degjuar per kete. Do te kisha shume deshire te shikoja verifikime apo nje mohim te mundshen te ketyre spekulimeve. E nese ka te vertete ne kete histori eshte mese e qarte dhe e sqarueshme te shpjegosh si ai e ka fituar kete pasuri ne kundershtim me ate qe z. Basha ka pohuar se e ka fituar nga puna apo investimet.
    Nje person cinik mund me lehtesi te rikujtoje pamjet e servirura nga Televizioni Shqiptar, pak perpara shembjes se piramidave se si Sali Berisha paraqitej me Vehbi Alimucen, presidentin e VEFAS, duke u treguar njerezve se ata nuk kane asgje per t'u shqetesuar per kursimet e tyre qe ishin te sigurta. Nje rikthim i shpejte ne te sotmen, dhe ne tani shikojme te na thuhet se ekziston nje lidhje e fuqishme mes VEFA-s dhe nje ministri me rendesi te Berishes. Nje gje e tille eshte shume shqetesuese per popullin shqiptar, i cili meriton te dije se cfare dr. Berisha ka per te thene per k-te gje.

    A keni ndonje te dhene per menyren e perzgjedhjes se Bashes ne kete post ministror pasi duket se kemi te bejme po me ate skenar te perzgjedhjes se Edith Harxhit, ku influencuesja edhe ne kete rast ka qene vajza kryeministrit Berisha?

    Me sa di une ai ka qene i perfshire si udheheqes ne Forumin Rinor te PD-se. Ne te njejten kohe mund te them se kam degjuar qe Lulzim Basha ka qene mik i ngushte i vajzes se Sali Berishes, dhe kjo ndoshta ka qene nje faktor i rendesishem.

    Kemi te bejme me nje kercenim te ngjashem mes perzgjedhjes se Edith Harxhit si ambasadore e Shqiperise ne Amerike dhe perzgjedhjes se Bashes, pasi ata jane miq te vajzes se z. Berisha. Nuk jam ne dijeni qe populli shqiptar te kete votuar vajzen e Berishes per te bere emerime te rendesishme per qeverine shqiptare.
    Perpara perplasjes se fundit te Luzim Bashes me Edi Ramen ka patur edhe nje zhvillim goxha interesant ne ministrine e z. Basha per te cilen do te doja qe te jepnit mendimin tuaj.

    A keni degjuar rreth nje kompanie e quajtur "Conforce International" dhe per negociatat e saj per te privatizuar portin e Durresit? A kemi ndonje te dhene per kete kompani?

    Po, une kam degjuar per kete, dhe mund t'ju them se cfare kam mesuar, e kam mesuar nga adresa e saj ne internet qe per ta ditur te interesuarit eshte www.conforce1.com.
    Ne kete adrese une lexova nje komunikate per shtyp te dates 4 nentor 2005 ku thuhet se "Conforce" ka hyre ne negociata me Ministrine shqiptare te Transporteve qe ne muajin shtator per te privatizuar portin e Durresit.
    Pasi kam marre ne dore fleten e bilancit te "Coforce" per qershor 2005, jam shume i shqetesuar pasi rezulton se fitimi neto i kesaj kompanie eshte 25 mije dollare.
    Dhe se kjo kompani kerkon privatizimin e portit te Durresit. Ju lutem, eshte qesharake. Kjo me perafersi eshte sa vlera e fatures se celularit te Fatos Nanos.
    Analiza ime e metejshme tregon se "Conforce" ne burse luan me nje lloj malli qe quhet "Pink Sheets". Ne Amerike kjo do te interpretohet si nje sinjal paralajmerues per kompanine.

    Cfare eshte "Pink Sheets"?

    Meqenese z. Basha na ka treguar se ka qene investues ne burse, ai duhet qe te jete familjar me kete term.
    Por ne rast se ai nuk eshte, pasi ai eshte relativisht nje djale i ri, dhe se ndoshta nuk eshte familjar me backgraundin e industrise shqiptare te telekomit, mbase nje histori ne forme leksioni ia vlente.
    Dia vite me pare, une ndermora nje investigim per "New World Telecom", nje kompani fantazme amerikane e cila u mundua te hynte ne tregun shqiptar te telekomunikacionit duke perdorur avantazhin e disa zyrtareve naive ne Ambasaden Amerikane dhe Qeverine Shqiptare. Ate kohe une zbulova edhe dy kompani te tjera qe ishin te interesuara te zhvillonin biznes ne kete fushe: "Crystel Communication dhe Metals Research Group". Te gjitha keto kompani kishin dicka te perbashket.
    Se pari, ata kishin plane madheshtore per Shqiperine. Se dyti, ato kishin lidhje me "Pink Sheets".
    "Crystel" dhe "Metals Research" benin tregti nen sistemin "Pink Sheets" si dhe "X-Stream Networks",nje filial i "New World Telecom". Per ta bere me dije z. Basha kompani qe bejne tregti me "Pink Sheets" ose jane te dala nga lista e "Stock Exchange" ose jane shume te zbehta ne kapitale per te tregtuar ne shkembime te medha. Pavaresisht se ka kompani legjitime qe kryejne biznes ne kete menyre, "Pink Sheet" njihet te jene themeli baze i tregtise per disa manipulatore dhe mashtrues te tregut te shkembimeve. Ne fakt drejtuesit e "Crystel and Metals Research" jane duke u ndeshur me agjencite e permbarimit ne Angli dhe Kanada per mashtrime ne biznes dhe manipulime ne tregun e nderrimeve.

    Keshtu ne tani kemi "Conforce", nje tjeter kompani qe ben tregti me "Pink Sheets", e cila tenton te beje biznes ne Shqiperi. Mbase "Conforce" eshte thjesht nje kompani e vogel, teresisht legjitime. Por nje gje eshte e qarte per mua ne baze te te dhenave financiare. Ajo nuk ka kapacitete financiare per te marre kontrollin e portit te Durresit.

    Cfare do te thote e gjithe kjo per ministrin Basha?

    Nese ministria e tij do te angazhohet ne te tilla negociata me "Conforce" per privatizimin e portit te Durresit, ne opinionin tim kjo ka disa aspekte.
    Se pari, do te na jape indikacionin qe Basha eshte nje minister shume naiv dhe pa eksperience per t'iu dhene pozicioni i ministrit.
    Nje teori tjeter e mbrapshte mund te jete se kjo eshte nje vazhdueshmeri e asaj qe na shpjegon si z. Basha e ka akumuluar kete pasuri te madhe.
    Sido qe te jete puna, z. Basha duhet te beje nje deklarate te shpejte rreth negociatave me "Conforce" sepse ne opinonin tim, nese kjo ministri eshte me te vertete duke bere negociata me "Conforce", ai eshte i paafte ne te tilla propozime, dhe se dr. Berisha eshte akoma me i paafte per venien e tij ne kete pozicion me rendesi.

    Z. Kokalari, ju keni bere disa kohe me pare komente rreth emerimit te Ilirian Kukes si drejtor i "Albtelekom"-it, te cilat jane diskutuar edhe ne parlament. Mund te tregoni me shume detaje?

    Kemi te bejme me nje tjeter zhvillim shqetesues per te cilin nese marr vesh se ka qene gjithashtu prape e perfshire vajza e Berishes do te hidhem nga dritarja.
    Nje nga ceshtjet kryesore ketu eshte niveli i eksperiences qe z. Kuka ka per drejtimin e nje kompanie te integruar telekomunikacioni, dhe nga ajo qe une di ai nuk e ka. Por nese ai ka, le te shikojme detajet. Apo ai eshte nje tjeter person nga instancat e aferta miqesore te Berishes. Nese eshte keshtu, dr. Berisha qartas nuk e ka marre mesazhin qe u dergua nga populli shqiptar me 3 korrik se ata ishin te lodhur nga rrethet e miqesise se korruptuar te Fatos Nanos. Si per ta bere kete ceshje akoma me te koklavitur del qe Ilirian Kuka eshte vellai i Geri Kukes. Geri eshte nje biznesmen partner biznesi i Xhoana Nanos dhe po ashtu bashkepuntor biznesi me zotin Elidon. Dr. Berisha vazhdimisht ka akuzuar zonjen Xhoana Nano si e perfshire ne trafikun e droges dhe pastrim parash, si dhe ne nje raport qe dr. Berisha e posedon thuhet se Elidoni, ish-truproje e Pandeli Majkos, eshte nje trafikant droge. Edhe nese keto akuza kunder Geri Kukes jane te verteta, natyrisht qe nuk eshte e drejte qe te lidhet Iliriani me gjynahet e te vellait. Por mbi te gjitha po flasim per Shqiperine, o per nje grup te vogel grash qe takohen me qetesi ne kishe se si te bejne nje qytet te ri anglez. Pikepyetjet rreth kualifikimit dhe lidhjeve te Ilir Kukes duhet te ekzaminohen ne thellesi nga dr. Berisha dhe z. Basha. Nese jo, atehere ata po kthehen ne te njejtat taktika qe kontribuan ne "vdekjen" e Fatos Nanos.

    Ne nje situate te tille me nje minister qe nuk ka shume dijeni per telekomunikacion, nje drejtor te "Albtelekom"-it me shume pikepyetje, cilat do te ishin rekomandimet tuaja ne kete aspekt?

    Une i kam bere disa rekomandime qeverise Berisha se si nje investigim per procesin e privatizimit nga qeveria e kaluar eshte ndermarre, sikurse dhe procesi i ri i privatizimit duhet ndermarre. Paresore ne kete proces eshte nje nxjerrje korrekte e vleres se aseteve, per te cilen jane nje grup i tere kompanish nderkombetare te cilat mund ta kompletojne kete lloj vleresimi. Por une mendoj se mundesia me e mire eshte nje nga ato qe une rekomandova vitin e shkuar ne mediat shqiptare. Privatizoni "Albtelekom"-in si nje kompani shqiptare dhe ofrojani ate publikut shqiptar.

    Dhe si mund te arrihet kjo?

    Une besoj se kjo do te jete ne forme konkurrence per kompanite ekzistuese mobile, pasi "Albtelekom" mund te shfrytezoje avantazhin e nje teknologjie te caktuar qe pershim mbulimin me linja tokesore si dhe jo kabllore. Ne nje menyre apo tjetren kjo mund te strukturohet, duke u bere nje kompani shqiptare, ku qeveria shqiptare te vazhdoje te kete bashkepronesi te barabarte e cila mund te nderrohet me kalimin e kohes. Ne kete menyre, kjo strukture do te kete ndihmen financiare nga Banka Boterore, IMF dhe EBRD.A ju ka kontaktuar dr. Berisha apo ndonje person tjeter nga kabineti i tij per t'u konsultuar rreth ketyre ceshtjeve?
    Kam patur disa komunikime direkte dhe indirekte me anetare te qeverise Berisha, nga te cilat eshte e qarte qe Berisha nuk do qe une te jem pas shpatullave te tij per ceshtjet e sektorit te telekomit apo te tjera ceshtje. Kjo eshte nje kthese 180 grade nga 2004-a, vit ne te cilin ai kerkoi ne menyre aktive mendimin tim per telekomin.

    Atehere, pse kjo diference mes te shkuares dhe te tanishmes?

    Atehere, ai fitoi zgjedhjet ose qe te jem me i sakte, Nano humbi zgjedhjet. Dr. Berisha duhet qe te kuptoje qe Nano humbi nga korrupsioni dhe pelqimi i vetes se tij, pa permendur abuzimet ne sektorin e telekomit. A do te ishte e logjikshme qe Berisha te kerkonte keshillimin apo ndihmen tuaj per ceshtjet e telekomit nese ai ishte me ndershmeri, eshte gati per te zbatuar vullnetin e votuesve shqiptare?
    Une mendoj se pergjigjja e pyetjes tuaj eshte dhene ne pergjigjet e disa pyetjeve te meparshme. A do ai qe shqiptaret te shikojne ate qe mund te jete me pak se transparente ne privatizimin e "Albtelekom"-it apo pozicionin ndryshe te qeverise se tij ndaj marreveshjes se nderlidhjeve te ndersjellta? Sic e thashe me siper, une jam i lumtur qe Basha dhe qeveria Berisha i qendruan anulimit te marreveshjes se "Albtelekomit". Disa veprime te ndermarra nga qeveria kane filluar te krijojne dyshime per motivet e tyre dhe per mundesine berjes pak ne kete drejtim.

    A mendoni se dr. Berisha ka logjike?

    Natyrisht, dr. Berisha i vjeter nuk ishte ose ai do te kishte nderhyre te ndalonte skemat piramidale sikurse shume veta perfshi mua i rekomanduan. Tani dr. Berishes i pelqen qe ne te besojme se ai eshte nje Berishe i ri dhe i perparuar.
    Bazuar ne disa gjera qe une kam pare si perzgjedhja nga ai e Harxhit dhe Kukes, dhe zhvillimet e fundit me Bashen nuk jam i sigurte se ai ka ndryshuar.
    A eshte mundur per nje leopard te nderroje lekuren? Mund t'i mesosh nje qeni te vjeter zakone te reja? Une kam dyshimet e mia. Por nese ai me ndershmeri kerkonte t'i shkonte deri ne fund korrupsionit ne telekom ai me shpejtesi do te kerkonte asistencen time. Sherbimet e mia i jane ofruar atij falas e cila duhet pare si nje cmim i drejte. Nese jo, une vecse besoj se ai ka frike dhe fsheh dicka, sikurse paraardhesi i tij, Fatos Nano.

    Me duket se gjate fushates elektorale keni mbeshtetur Berishen, mos qofsha gabim, apo jo?

    I jap te drejte gjithkujt te me tregoje ku ne shkrimet e mia kam sugjeruar ndonjehere te votohet per Berishen. Cfare kam thene ka te beje me deklarimet e mia qe eshte koha per te ndryshuar, dhe une i qendroj kesaj dhe jam shume i lumtur qe Nano nuk eshte me ne pushtet. Ndryshimet mund te marrin rrjedha te ndryshme. E nese Berisha nuk i therret mendjes se shpejti, sllogani i tij shume kollaj mund te modifikohet nga "Koha per ndryshim" ne "Nje poshte, nje tjeter per te shkuar".

  2. #2
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    A keni degjuar rreth nje kompanie e quajtur "Conforce International" dhe per negociatat e saj per te privatizuar portin e Durresit? A kemi ndonje te dhene per kete kompani?

    Po, une kam degjuar per kete, dhe mund t'ju them se cfare kam mesuar, e kam mesuar nga adresa e saj ne internet qe per ta ditur te interesuarit eshte www.conforce1.com.
    Ne kete adrese une lexova nje komunikate per shtyp te dates 4 nentor 2005 ku thuhet se "Conforce" ka hyre ne negociata me Ministrine shqiptare te Transporteve qe ne muajin shtator per te privatizuar portin e Durresit.
    Pasi kam marre ne dore fleten e bilancit te "Coforce" per qershor 2005, jam shume i shqetesuar pasi rezulton se fitimi neto i kesaj kompanie eshte 25 mije dollare.
    Dhe se kjo kompani kerkon privatizimin e portit te Durresit. Ju lutem, eshte qesharake. Kjo me perafersi eshte sa vlera e fatures se celularit te Fatos Nanos.
    Analiza ime e metejshme tregon se "Conforce" ne burse luan me nje lloj malli qe quhet "Pink Sheets". Ne Amerike kjo do te interpretohet si nje sinjal paralajmerues per kompanine.
    Lexojeni me vemendje kete qe kam cituar me lart. Pavaresisht se une nuk jam dakort me Kokalarin ne lidhje me Harxhin, kjo qe ka then ai me siper me duket gje shume shqetesuese dhe aspak pozitive per ekonomine e shqiperise (nese eshte e vertete kuptohet).

    Do te shkoj te shoh ate website per te mesuar me shume, ama nuk besoj se Kokalari ja fut kot per kete.

    Sa per Bashen, nuk duhet te hyjm ne supozime. Por ndoshta do te ishte mire qe te dinim se ne cmenyr kish arritur Basha ate pasuri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Veshtrusja : 10-11-2005 më 20:08

  3. #3
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Nuk jam e sigurt ku e ka pare z. Kokalari fitimin neto te ksaj kompanie por mu hoq ca (them "ca" se nuk eshte e mjaftueshme, por megjithate nuk te bene pesimiste) meraku kur hulumtova pak ne internet dhe hasa kete, qe parashikon rritje te ksaj kompanie, ne nje artikull:

    « It is estimated that 90% of world trade, measured by value, is transported in shipping containers. The industry, although still considered to be in its infancy, has experienced tremendous growth, with continued increases in container traffic projected until 2010... »

    Megjithate personalisht nuk kam shume njohuri mbi ekonomine apo tregun. Sa per kuriozitet, po Z. Kokalari per se eshte diplomuar?

    Urdheroni dhe pjese nga nje tjeter artikull qe kam lexuar online:

    « ...In addition to maximizing the efficiency of the current operations, the primary focus of the Conforce plan would be the transformation of the Port into a multi-modal container facility in order to accommodate the significant volume of large container vessels. The Port's proximity to Eastern Bloc European countries makes it an economically feasible alternative for the container shipping conglomerates that currently dock in Italy, Slovenia, Croatia and Greece.

    The key objectives of the Conforce privatization plan include the modernization of equipment; port infrastructure improvements to accommodate increased traffic demands; the establishment of training policies and procedures; the synchronization of transport regulations with those of the European Union; and to maximize overall port efficiency.


    Representatives of Conforce have been in negotiations with the Albanian Ministry of Transport and Public Works since mid September 2005. Recently the Company submitted a written proposal to the Government that, if accepted, would grant Conforce the exclusive right to privatize, expand and manage the Port of Durres for a term of not less than thirty years. In return, Conforce would finance the expansion and assume full control of the facility and its current revenue stream. Conforce, at its sole discretion, would commence the implementation process in June of 2006, once its independent feasibility study has been completed.

    Management of the Company anticipates that within 4 weeks, it will be in receipt of the Albanian Government's response to its proposal.

    About Conforce International

    Management of the Company has been in the container business for over 25 years. Currently, Conforce is in the business of container handling and storage through its 5,000+ container capacity terminal facility. Conforce is also in development of a proprietary composite product designed to change the way shipping containers are made, worldwide. The Company has developed a material that simulates the characteristics of wood while testing lighter, stronger and more cost effective. The environmentally friendly product, named EKO-FLOR, is currently in phase one testing with a planned launch date of April 2006. For more information on the Company, its EKO-FLOR product, or its Terminal Operations, please visit: www.conforce1.com. »
    Ndryshuar për herë të fundit nga Veshtrusja : 10-11-2005 më 20:54

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Nje nga ministrat me te rinj ne moshe sic eshte Lulzim Basha, doli edhe si ministri me pasurine me te madhe nga te gjithe anetaret e kabinetit, perfshi ketu kryeministrin. Bile, po ti mbledhesh te gjitha pasurite deklaruara te ministrave, nuk arrijne shifren $1 milion dollare apo 750 000 euro qe ka deklaruar ministri Basha.

    Nje kontrast i thelle ky me te ardhurat e shqiptareve te thjeshte, nje kontrast i thelle edhe me te gjithe emigrantet shqiptare ne perendim, dhe nje paralele me ish-pushtetaret e djeshem.

    Pak rendesi ka tashme se si e ka vene ate pasuri ministri, prezenca e tij ne kabinetin Berisha vetem sa ia ul vlerat imazhit te transparences dhe pergjegjesise maksimale qe Berisha po perpiqet te realizoje me anen te masave per uljen e shpenzimeve.

    Basha dhe Mustafaj jane "hallkat e dobeta te zinxhirit" te qeverise Berisha.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-11-2005 më 22:29

  5. #5
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Nuk eshte aq e pabesueshme sa mund ta besh ti Albo po te konsiderosh qe Basha ka qene jashte shteti. E dime mire qe ndoshta ne shqiperi nuk jane mundesit per te fituar aq para ne menyre te ndershme por jashte shqiperise te ofrohen lloj lloj mundesish...

    Habitem me ju si merrni moshen per baze. Albo, ti me duket se ke permendur te nje teme tjeter dikur, qe dikush mund te jete i madhe ne moshe dhe pa tru ne koke. Mosha nuk eshte automatikisht percaktim i inteligjences apo aftesise. Apo jo?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Veshtrusja
    lloj lloj mundesish...
    Mire e ka kjo zonjusha lart lloj lloj mundesish ...dhe nje nga keto o bingo.

    Po mire mi goc ne boten perendimore ose jashte qe e quan ti si bohen ato pare pa fatuara? Une kur marr checkun ka dy pjese nje per ne bank nje per recordin tim. Ky zoteria qe ka jetu jashte pse si trego si i ka bo leket? Nese ky ka arrit me vertet ti beje ne rruge te ndershme athere i lumte dhe kane bere shume mire qe e kane marr ne qeveri si minister se ka aftesi te jashtezakonshme dhe keshtu ministra na duhen.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Arcas
    Anëtarësuar
    10-11-2005
    Postime
    162
    Citim Postuar më parë nga Veshtrusja

    Habitem me ju si merrni moshen per baze. Albo, ti me duket se ke permendur te nje teme tjeter dikur, qe dikush mund te jete i madhe ne moshe dhe pa tru ne koke. Mosha nuk eshte automatikisht percaktim i inteligjences apo aftesise. Apo jo?
    Ndersa una habitem si beheni kaq naiva. Per mua ky eshte treguar njeriu me burre atejeja qe ka treguar tamam(shpresoje) se sa ka neper xhepa. Te tjeret per hir te ndershmerise dalin qe jetojne edhe tek shpia e motres apo me shpi te marr me kredi vetem e vetem qe injorantet te vazhdojne te mbeten injorante.

  8. #8
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc
    Mire e ka kjo zonjusha lart lloj lloj mundesish ...dhe nje nga keto o bingo.

    Po mire mi goc ne boten perendimore ose jashte qe e quan ti si bohen ato pare pa fatuara? Une kur marr checkun ka dy pjese nje per ne bank nje per recordin tim. Ky zoteria qe ka jetu jashte pse si trego si i ka bo leket? Nese ky ka arrit me vertet ti beje ne rruge te ndershme athere i lumte dhe kane bere shume mire qe e kane marr ne qeveri si minister se ka aftesi te jashtezakonshme dhe keshtu ministra na duhen.
    Po ti lexoni me vemendje te gjitha pergjigjet, te posti i pare qe kam shkruar te kjo teme kam thene qe nuk jam kundra mendimit qe ai te tregoj si i ka fituar ato para... ama, ne nuk duhet te hyjm ne spekulime dhe te themi qe ai nuk ka prova per menyren se si i ka fituar :

    Citim Postuar më parë nga Veshtrusja
    Sa per Bashen, nuk duhet te hyjm ne supozime. Por ndoshta do te ishte mire qe te dinim se ne cmenyr kish arritur Basha ate pasuri.
    Pastaj, une kam pare plot njerez me businesses ktej. Duke filluar nga bizneset me elementare: restorante (qe mund te te bejne milionere e stermilioner)

    ps: nga artikujt qe kam lexuar me intervista te Gary Kokalarit kam arritur konkluzionin qe Gary Kokalari nuk e do fare Mal Berishen (bashkeshkruesi i dokumentit per te cilin po kritikohet Harxhi). C'rendesi ka qe Kokalari nuk do Mal Berishen apo Harxhin?, mund te thoni ju. Rendesia eshte kjo: Kokalari i gjykon gjerat nga perspektiva e tij personale. Ai ka patur mosmarreveshje me Berishen ne baze te nje interviste te tij qe kam lexuar. (nese deshironi mund tjua gjej intervisten). Edhe te kjo interviste, ai ka dashur te takohej me Bashen por e ka takuar ate vetem rastesisht dhe jo sepse Basha ka lene takim me te. Fakti qe ai i permend keto gjera ne intervistat e tij me duket si dicka qe nuk tregon shume zgjuaresi. Nuk deshiroj te ofendoj z. Kokalari sepse pa dyshim duhet te kete dhe ai meritat e tij ne lobin Shqiptar ne Amerike. Ama c'do njeri mund te gaboje. Pra, ne baze te intervistave te Kokalarit, une mendoj qe Kokalari i gjykon gjerat nga nje kend personal ne vend te bazohet ne fakte vertete bindese. Nejse, cdo njeri ka te drejten e mendimeve te veta...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Veshtrusja : 11-11-2005 më 10:18

  9. #9
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anëtarësuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Thone qe paraja dhe gjynaja nuk tregohen. Meqenese ky Basha e tregoi te paren atehere duhet te tregoje edhe te dyten, lol.


    Miljoner me pune te ndershme dhe pa risk nuk kam degjuar deri me sot. Po kam degjuar qe pasi jane bere miljonere e kane nderprere aktivitetin e "Al Kapones" dhe vazhdojne nje jete te rregullt miljonieri.

    Ka qene nje shprehje dikur "Njeriu gelltit diku nje luge corbe te prishur dhe e vjell gjithe jeten"

    Per kohet moderne ajo eshte "Njeriu gelltit diku nje luge corbe te prishur dhe behet miljoner", lol

    Nje shoku im thote se korrupsioni e con shoqerine perpara, lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga My_Soul : 11-11-2005 më 11:36
    HAKUNA MATATA

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    veshtruse..
    kan nje llaf leberit.. berri kapet nga briret.. a dicka e tille..
    Pra tek cdo shkrim qe ben erion bracet e ushtaret e tije.. perfshi ktu dhe bollinon e veliut.. shiko sfondin.. pra qellimin.. jo objektin e radhes..
    sot flasin per bashen neser per mishen pasneser per fistekun.. pak rendesi ka.. qellimi eshte permbysja e 3 korrikut..

    por nga shpifjet e shtabit te erionit.. njeriu duhet te nxjerre dhe konkluzione..
    Psh..

    cfar tregon fushata Anti-Bash apo anti-Mish..

    per 8 vjet PS beri sikur spo i gjen dot fijet qitapeve te Piramidave e se e lodhen te ngratin Arap e me se fundi mblodhen ca para emezi ben nje 11 %..

    Mirpo sa po u cfaq nje Lulzim bukurosh i mencur e qe erreson zhapiket ..shemtaraq e te neveritshem te PS-se qofte dhe me pamje.. por dhe me TRU.. menjihere nxjerr ZP nga sirtari letrat e piramidave..dhe tregon se ja di me shifer e me dat punve te atyre parave te piramidave..pra ZP krejt i di ku jan e ku vajten Parate bile person ne person..
    Pra.. kryesorja..

    Kush e pengoj ZP-PS-ne per 8 vite te zbardhete piramidat?

    Askush..

    Pra ZP PS i di te gjitha por ja fsheh popullit.. sepse AJO i ka vjedhur me maune jo me thas miliardat e i ka futur ne syndyqet e veta..

    Kjo eshte cka mesojme nga fushata anti-Bash..

    Po nga fushata anti-Mish.. cka mesojme?

    sikur te kish vajtur sikur dhe kalimthi Berisha mbi Dubaj..

    cdo kish then PS ZP-ja..

    ja islamiku..ja fondamentalisti terroristi si shkon atje ku mblidhen e pijn caj sheiket qe dirigjojne terrorizmin islamik..

    Mirpo shefi i tyre brodhi sa ne liban e sa ne dubaj e sa ne el sharik e sa ne Stamboll e ata ..anti islamoiket e anti fondamentalistet..nuk u ndjene..
    Sapo nje Berishian u del atyre ne dosjet qe i mbajne per cdo qytetar.. se ka qenur ne ndonji vend arab.. o burra leshojne artilerine..
    Pse..
    Sepse ne 3 korrik populli i zboi nga froni kriminelet..dhe ata.. te shkelmuar e te injoruar me turp duan te kapen tek.. Amerika..
    o amerik e shikon sa te duam ne.. ja sit kater i bejm se mo ndonje islamik guxon te prek tyjan.. ne cobenet anti imperialiste sot jemi aleati yt me besnik.. prandaj o CIA aj e.. te lutem na le.. edhe njiher si ne 97-te .. ta bejme shqiperin sallate..
    se ne 3 korrik u dogjme.. e ti amerik nda ndihmo.. se si ne sgjen kudo..
    jem te hurit e litarit.. por me ju do jemi si pleshtat e zagarit..

    dje thosh "korabi" ose Petro Koci sipas emrit ne gjendje civile se duam te dhena nga Shiku per MISHEN..
    e ai kaqoli i berishes..leonard demi.. mek mek mek..jo po pse ta sjellim shefin vetem per nje person..
    hmm po Petrua aq do.. ta ben listen me islamik sa nje carcaf po te doje..

    Ne vend ti thoshte.. Ok o PETRO KORABI.. (korabi.... pseudonimi i petro Kocit ne sigurim te Ramiz Enverit) bjere ti shefin e shikut te na zbuloj sa muaj mesim fizik filozofi e matematik ka bere ne nje universitet te botes arabe.. ai Dritani yne..por..

    Por.. le te vijne dhe shefat e ish shefat e sigurimit e te na tregojne se cmision kishe ti shoku Korabi.. ne ato kohra dhe tani..

    Keshtu folet me krokodilat..

    ..

    My Sole..

    ZP nuk germon me gjet kush vodhi Piramidat..se me qen kish nxjerr arben Malot me shoke..
    e ka tjater kund hallin..

    duan nje 97 te re..ku kallashi te coj trecerekun e Shqiperis ne varrez..

    e po edhe se jemi jasht vet me kok- e lo.qe ..ne .. e ju me e pjeshko-hallvat cilesore.. duhet te mendojme per ate popull te mjer atje..
    kurre sduhet tja lejojme nje 97 te re..tu bjeri mbi krye..
    Jan mijra mijra e mijra.. femij te vegjel.

    Ska shaka ketu..

    ZP me tere kete ushtri lapangjozesh si ky me lart aty duan ta cojne kte popull..

    E po gjynaf.. jane.. Jemi Njerez.. apo jo..

    ai miku yt e ka ne xhep pasosh-vizat e ikin kur behet gurguleja atje..
    Prandaj Ndal tu themi sa te mundim 97-shave kanibale..

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    marre nga revista ABC

    DEKLARIMI I PASURIVE

    Lulëzim Basha, ministër i Punëve Publike dhe Transportit

    510 000 gulden, shtëpi në Holandë (204 000 euro, kredi te PostBank)
    205 000 USD, apartament në Tiranë
    33 000 euro, apartament në Durrës
    17 500 lekë, apartament në Tiranë
    62 000 dollarë, apartament në Tiranë
    72 000 euro, autoveturë
    6 500 euro, pikturë
    5 200 euro, orë dore
    4 500 euro, cash
    11 500 euro, unazë diamanti
    6 800 euro, servis porcelani
    18 000 USD, aksione në Nasdaq
    52 000 USD, depozitë bankare
    81 000 euro, depozitë bankare
    80 000 USD, të ardhura vjetore nga UNDPKO
    _______________________

    marre nga Revista ABC

    Peytje: Sinqeriteti juaj për deklarimin e pasurisë ka rënë në sy në media për faktin se, jo vetëm që është deklarim i detajuar, por detajet janë të shtrenjta. A mendoni që burimi i të ardhurave që ju keni deklaruar justifikon plotësisht ato çka janë “asetet” tuaja?

    Pergjigje: Në radhë të parë dua të sqaroj që deklarata është kaq e detajuar, sepse unë i jam bindur ligjit. Ligji kërkon deklarimin e objektit me vlerë mbi 5 mijë dollarë, dhe unë kam bërë deklarimin tim për çdo objekt me vlerë mbi 5 mijë dollarë. Në këtë këndvështrim kam dashur të arrij, dhe pse jo, të vendos një standard sa i përket transparencës.
    Akuzat e bëra nga udhëheqja e re socialiste nëpërmjet shtypit të saj zyrtar janë tërësisht shpifje dhe të pavërteta dhe reflektojnë një mentalitet po aq të vjetër dhe malinj sa organi i tyre i shtypit.
    Deklarata ime e pasurisë është një dokument publik dhe kushdo që është i interesuar mund ta marrë ta shqyrtojë dhe të konstatoje vetë.
    Unë kam blerë me anë të një kredie prej 450.000 gulden një shtëpi në Holandë me vlerë blerje në 2001 prej 510 mijë gulden.
    Kam blerë një apartament në Tiranë, vlera e të cilit është sa vlera e të ardhurave tona bashkshortore gjatë një periudhe prej 1 viti e gjysëm.
    Kam blerë një apartament në Durrës, vlera e të cilit është sa vlera e të ardhurave tona bashkëshortore gjatë një periudhe 3 ose 4 mujore.
    Kemi blerë një autoveturë, vlera e të cilës është sa vlera e të ardhurave tona bashkëshortore gjatë një periudhe 6 ose 7-mujore.
    Ime shoqe është 1/3 pronare në apartamentin familjar të privatizuar në 1993 me vlerë 17 500 lekë dhe 1/4 pronare në apartamentin aktual të familjes së saj, me një vlerë blerje prej 62 mijë dollarë.
    Në analize totale, pasuria jonë e patundshme nuk e kalon vlerën e të ardhurave tona bashkëshortore për një periudhë 2,5 vjeçare.
    Po kështu vlera e aseteve finaciare në formë depozitash bankare dhe aksionesh është afërsisht sa vlera e të ardhurave tona bashkëshortore për një periudhë 1-vjeçare.
    Pra e gjithe vlera e pasurive e marrë së bashku nuk kalon të ardhurat e akumuluara në çift për një periudhë prej 3,5 - 4 vjet.Pra pretendimet e altoparlantëve socialistë për mospërputhje nuk qëndrojnë, dhe këtu nuk është se ka diçka të re. Asgjë të re nuk ka as në kompleksin e hajdutit dhe cmirën gjenetike ndaj pasurisë së vënë me pune që demonstrojnë pinjollët e rinj të partise së vjetër me këto akuza. Mesazhi i vetëm që del nga kjo mesele bizantino-guevarriste është se ata ndihen thellësisht të kërcënuar nga ky zhvillim i ri dhe i pandalshëm në politikën shqiptare: rikthimin në Shqipëri të profesionisteve të suksesshëm të brezit të ri dhe përfshirjen e tyre edhe në politikë. Dhe në fakt, me të drejtë. Sepse në tregun politik të Shqipërisë zhvlerësimi i këtyre piratëve të shtetit do të jetë edhe më i shpejtë dhe i pakthyeshëm tek përballen me një fluks në rritje të brezit të ri shqiptar, me një kalibër përgatitje dhe kod moral vite drite larg realitetit të tyre meskin.

    Intervista e plote ne www.abc.com.al
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dr Rieux : 11-11-2005 më 16:06
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Nuk eshte aq e pabesueshme sa mund ta besh ti Albo po te konsiderosh qe Basha ka qene jashte shteti. E dime mire qe ndoshta ne shqiperi nuk jane mundesit per te fituar aq para ne menyre te ndershme por jashte shqiperise te ofrohen lloj lloj mundesish...
    Nese Kosoven ti e konsideron "jashte shtetit", atehere ke te drejte. Basha nuk ka qene jashte shtetit, aqsa te kete vene nje pasuri te tille. Pasi jashte shtetit eshte 1/3 e gjithe shqiptareve, por nuk kam degjuar qe te kene vene nje pasuri kaq te madhe ne nje kohe kaq te shkurter.

    Habitem me ju si merrni moshen per baze. Albo, ti me duket se ke permendur te nje teme tjeter dikur, qe dikush mund te jete i madhe ne moshe dhe pa tru ne koke. Mosha nuk eshte automatikisht percaktim i inteligjences apo aftesise. Apo jo?
    Socialistet shqiptare nuk e marrin moshen per baze, bile cuditen edhe boten me dy kryeministrat me te rinj ne moshe, mbase ne historine e botes. Une jam i ri vete por nuk do te pranoja nje post qeveritar edhe sikur te ma ofronin, pasi gjithcka eshte me moshe dhe mosha e pjekurise fillon me 40+ vjec. Nuk mund ti besosh qeverine nje 30 vjecari qe sapo ka krijuar familjen e vete apo te besh ministra qe ende nuk kane fituar eksperiencen familjare, ende nuk kane krijuar familjen e tyre, e jo me te presesh qe te drejtojne sic duhet ate familjen 3.5 milionshe te shqiptareve.

    Ajo qe arrijne emerime te tilla skandaloze eshte qe edhe 20 apo 30 vjecaret e tjere te dalin e kerkojne te behen ministra, kryeministra e ambasadore, pasi tashme precedenti u krijua, Majkot dhe Metat u bene kryeministra! Vetem sa bastardohet imazhi i institucioneve shqiptare dhe autoriteti i ligjit.

    Pra e gjithe vlera e pasurive e marrë së bashku nuk kalon të ardhurat e akumuluara në çift për një periudhë prej 3,5 - 4 vjet.
    Cifti i presidentit te Amerikes dhe bashkeshortes se tij, nuk i bejne dot $1 milion ne 3-4 vjet me rrogen qe u jep qeveria amerikane.

    Kam blerë një apartament në Tiranë, vlera e të cilit është sa vlera e të ardhurave tona bashkshortore gjatë një periudhe prej 1 viti e gjysëm.
    205 000 USD, apartament në Tiranë

    I bie qe te ardhurat vjetore te familjes Basha te jene $136 000 ne vit.
    133.000 x 4 vjet = $532.000.

    Kemi blerë një autoveturë, vlera e të cilës është sa vlera e të ardhurave tona bashkëshortore gjatë një periudhe 6 ose 7-mujore.
    Besoj se tani qe ministri Basha u be minister, i duhet ta shtrengoje pak rripin e pantallonave pasi rroga e nje ministri shqiptar as qe i vjen afer rroges se nje punonjesi te UNMIK.

    Mirpo sa po u cfaq nje Lulzim bukurosh i mencur e qe erreson zhapiket ..shemtaraq e te neveritshem te PS-se qofte dhe me pamje.. por dhe me TRU.. menjihere nxjerr ZP nga sirtari letrat e piramidave..dhe tregon se ja di me shifer e me dat punve te atyre parave te piramidave..pra ZP krejt i di ku jan e ku vajten Parate bile person ne person..
    Lulzim Basha me ato te ardhura nuk i ngjan nje demokrat si Berisha, eshte nje demokrat si Edvin Rama apo Fatos Nano. Apartamentet, shtepite, veturat 72 000$ te ministrit, e bejne socialist e jo demokrat. Tani e kuptova se pse shoku Nano gjate fushates i beri thirrje Bashes "hajde e behu me ne".

    510 000 gulden, shtëpi në Holandë (204 000 euro, kredi te PostBank)
    205 000 USD, apartament në Tiranë
    33 000 euro, apartament në Durrës
    17 500 lekë, apartament në Tiranë
    62 000 dollarë, apartament në Tiranë
    72 000 euro, autoveturë
    6 500 euro, pikturë
    5 200 euro, orë dore
    4 500 euro, cash
    11 500 euro, unazë diamanti
    6 800 euro, servis porcelani
    18 000 USD, aksione në Nasdaq
    52 000 USD, depozitë bankare
    81 000 euro, depozitë bankare
    80 000 USD, të ardhura vjetore nga UNDPKO
    Me kete pasuri, ministri yne e permbush me se miri profilin e ndonje djali te ndonje sheiku ne Lindjen e Mesme.

    Albo

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga Dr Rieux
    marre nga revista ABC

    DEKLARIMI I PASURIVE

    Lulëzim Basha, ministër i Punëve Publike dhe Transportit

    510 000 gulden, shtëpi në Holandë (204 000 euro, kredi te PostBank)
    205 000 USD, apartament në Tiranë
    33 000 euro, apartament në Durrës
    17 500 lekë, apartament në Tiranë
    62 000 dollarë, apartament në Tiranë
    72 000 euro, autoveturë
    6 500 euro, pikturë
    5 200 euro, orë dore
    4 500 euro, cash
    11 500 euro, unazë diamanti
    6 800 euro, servis porcelani
    18 000 USD, aksione
    52 000 USD, depozitë bankare
    81 000 euro, depozitë bankare
    80 000 USD, të ardhura vjetore nga UNDPKO

    Intervista e plote ne www.abc.com.al



    Nje cift 32-34 vjecaresh te rritur (pothuajse) dhe te edukuar ne perendim deklarojne edhe vleren e orave, unazave, pjatave, filxhaneve, pikturave etj. qe zotrojne.
    Lukunia e faqe-, dhe shpirt-zinjve i akuzon per te pandershem.


    -------------------------
    Erjon Brrrrrrrrrrrace dhe Edvin Rama, flamurtaret e sulmit anti-Basha, keto para te deklaruara nga cifti i ri te fituara ne 6-7 vjet pune prane institucioneve europiane , i kane vjedhur ne nje tremujor nga taksat tona.

    5-6 pallate ka ndertuar ne Berat firma e ndertimit te arkitektit genial, 33 vjecarit qe rastesisht eshte edhe kryeredaktor i "Zerit te mafias".

    10-15 milion/vit eshte 10% (gjoba me humane per nje fitues tenderi) i 100-150 milion dollareve/vit investime ne Tirane.
    -------------------------


    NE TE GJITH BOTEN DEMOKRATIKE, AKUZUESI PARAQET PROVA PER AKUZEN QE BEN.
    NE ALBANISTAN, COHET NJE 40 KILSH (ME FYTYR SI MI GJIRIZI) TE AKUZON PER HAJDUT DHE TE KERKON QE TI TE PARAQESESH PROVA QE NUK JE HAJDUT.



    Imagjinoni se si do funksiononte drejtesia, sikur te vepronte sipas ketij parimi.


    Une akuzoj Erjon Bracen se eshte homoseksual (pasiv).
    Ai duhet te provoj me ane te nje komisioni mjekesor, se e ka vendin me te ngushte se gishti i mesit i Ed Rames dhe se nuk ka ne goje mbeturina DNA nga Fatos Nano.

    ose

    Nje tjeter akuzon Ed Ramen, se djali i tij nuk eshte djali por vellai.
    Edi duhet te paraqes prova, qe nuk eshte keshtu.
    Imagjinoni Ed Ramen, me lopate ne dore, qe germon per te nxjerr provat kunder kesaj akuze monstruoze.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Une nuk e di se cfare pune ben bashkeshortja e Bashes. Po si tip i fiksuar pas statistikave me del qe shuma e deklarimeve te tij te jete 528K euro duke marre 1.2 paritetin €/$. Qe kjo te jete e barazvlefshme me 48 muaj te ardhura bashkeshortore i bie qe e shoqja te Bashes te kete te ardhura 78K dollare ose 67K euro ne vit = 5.4K/muaj. I vetmi hetim qe i takon socialisteve eshte te zbulojne se sa e ka rrogen bashkeshortja e Bashes.

    Kosova vertete qe nuk "jashte shtetit" por Basha e merrte rrogen si per "jashte" nderkohe qe jetonte "brenda".
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Brari...po mire o derzi ngele me ato shkrime si ne vitet 90te komunistet fashistet e ku ta di. Ketu tema ishte per shkrimin e Kokalarit. Une e lexova me interes ate shkrimin tat po hic mo hic skuptova gjo same old crap. Dikur kur ky zoteria shkruante per ate kumarxhin qe vinte ne Atlantic City me concord ene harxhonte per nje ore aq sa ne ketu ne usa bejme per nje vit dhe ti kenaqeshe kurse tani ste vjen mire. Pse o njeri i mire spajtohesh fare me realitetin?

  16. #16
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    vagabondo, mbase nuk eshte ne rregull qe Basha ka blere nje ore qe kushton aq para, por Brari ka folur tamam. Nje nder pikat qe permendet ne shkrimin e Kokalarit eshte pasuria e Lulzim Bashes. Brari shprehu mendimin e tij ne lidhje me kte (dhe e sterholloi ceshtjen per te gjetur (apo per te na treguar) thelbin, sipas mendimit te tij) dhe mendoj se me mire se sa e ka then ktu ska ku te vej:

    Citim Postuar më parë nga Brari
    ...Kush e pengoj ZP-PS-ne per 8 vite te zbardhete piramidat?

    Askush..

    Pra ZP PS i di te gjitha por ja fsheh popullit.. sepse AJO i ka vjedhur me maune jo me thas miliardat e i ka futur ne syndyqet e veta..
    Keshtu qe, vagabondo, dikush mund te shprehet shume mire dhe shume sakt ne lidhje me nje ceshtje por se sa kuptojme ne apo sa deshirojme te kuptojme ne nga nje shkrim eshte tjeter pune.

  17. #17
    ErionB
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    Mire se ata qe jetojne ne Shqiperi pasuri te tilla u duken absurde, po ne qe jetojme jashte dhe pretendojme te jetojme "endrren amerikane" pse valle ta kemi kaq te veshtire ta konceptojme suksesin e tjetrit te paarritshem thjeshte se nuk jemi ngjitur vete deri ne ate pike.
    Per vete jam qe c'do gje te deklarohet, sikurse dhe e ka deklaruar Z Basha, por jam qe edhe politikane te ashtuquajtur apo gazetare - qofte edhe Erion Brace qe duket si nje langaraq rruge i veshur me nje kostum dhe kollare te shtrenjte- te kene moral dhe etike ne "shpifjet" e tyre. Nese hedh akuza mbi dikend, se pari duhet ti kesh mbledhur faktet te dokumentuara dhe me pas ti besh publike. por jo thjesht se nuk te pelqen fakti qe dikush ka akumuluar nje sasi parash dhe menjehere ti turresh si nje haina.

    Ndersa do shtoja edhe per Gari Kokalarin, ai tregon nje lekundje mendore dhe problematike. Nje njeri qe jeton 5000 milje larg Shqiperise qe mundohet ne menyre artificiale te behet protagonist i politikes shqiptare dhe as nuk e flet gjuhen shqipe; qe mendon se ka rrezuar Fatos nanon, mund te rrezoj edhe Sali Berishen po ti teket (keshtu ka deklaruar ai vete ne gazeten Koha Jone para dy javesh), nje njeri qe merr per baze faktet e Zeri Popullit, nje njeri pretendon qe eshte me bindje te djathta por vazhdimisht gjen zerin tek mediat me radikale te majta-sic eshte gazeta Shqiptare- tregon njerat nga dy gjerat: qe eshte shume naiv dhe nuk din se c'fare ben (gje qe do e deshiroja shume) ose sic thote populli "ka henger nje luge dhe po vjelle gjithe jeten" per hesap te Edi Rames.
    Shpresoj qe te jete ajo e para...
    Nese nuk te pelqen kritika, mos bej gje, behu askushi!!

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Une nuk e di se cfare pune ben bashkeshortja e Bashes. Po si tip i fiksuar pas statistikave me del qe shuma e deklarimeve te tij te jete 528K euro duke marre 1.2 paritetin €/$. Qe kjo te jete e barazvlefshme me 48 muaj te ardhura bashkeshortore i bie qe e shoqja te Bashes te kete te ardhura 78K dollare ose 67K euro ne vit = 5.4K/muaj. I vetmi hetim qe i takon socialisteve eshte te zbulojne se sa e ka rrogen bashkeshortja e Bashes.
    Bara e provave te rruges se venies se pasurise nuk bie mbi socialistet, bie mbi ministrin qe duhet te beje publike jo vetem shifrat por edhe se si e ka vene kete pasuri ne nje kohe kaq te shkurter. Sa per socialistet, atyre bravo u qofte qe perfitojne nga rasti per te akuzuar ministrin e Berishes me te njejtat akuza qe Berisha sulmonte Nano e ministrat e tij vetem pak muaj me pare. Vete Berisha u dha nje shkak per kete duke e emeruar Bashen minister.

    E di si e kane emrin ata anetare te ketij forumi qe deri dje akuzonin ministrat e Nanos si te korruptuar e hajdute dhe sot mbyllin syte dhe akuzojne Bracet e komunistet per pasurine vetedenoncuese te nje ministri demokrat?

    E kane emrin njerez hipokrite!

    Albo

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Ministri Basha i kërkoi Olldashit dhe Bodes mendim për të lejuar makinat me xhama të errët origjinalë

    Xhamat e errët, Basha kërkon ndryshimin e Kodit Rrugor


    E.Janina

    TIRANË- Kreu i Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulëzim Basha, kërkon ndryshimin e ligjit për bllokimin e makinave me xhama të zinj. Me anë të një shkrese të dërguar paraditen e djeshme në Ministrinë e Brendshme, atë të Drejtësisë dhe atë të Financave, Basha ka kërkuar që të lejohen një pjesë e makinave me xhama të zinj, që të lëvizin lirshëm, duke iu kërkuar kolegëve të tij në qeveri mendime për ndryshimin e një neni në Kodin Rrugor. Ky fakt është pohuar nga burimet zyrtare të ministrisë së Bashës, të cilat pohuan se propozimi është më shumë në formën e një mendimi. Sipas burimeve, ministri Basha ka kërkuar një mendim për të ndryshuar rregulloren për Zbatimin e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, i miratur në prill të këtij viti nga Këshilli i Ministrave. Në veçanti, ministri Basha ka kërkuar ndryshimin e pikës tre të nenit 224 i cili thotë: “Ndalohet vendosja e perdeve dhe errësimi i xhamave të autoveturave si dhe përdorimi i xhamave të errët të pa homologuar nga prodhuesi (xhamave të zinj që janë vendosur, pasi makina ka dalë nga fabrika). Në këtë propozim Basha është bazuar në direktivat e Bashkimit Europian për normativën mbi transparencën apo opacitetin e xhamave të mjeteve rrugore me motor, në mënyre që të mos pengohet qarkullimi i lirë i mjeteve rrugore me motor të prodhuara dhe homologuara sipas standardeve të Bashkimit Europian. Propozimi i tij kërkon që të lejohet qarkullimi i të gjitha makinave, të cilat janë prodhuar me xhama të zinj origjinalë nga fabrikat. Kjo pasi standardet e Bashkimit Europian e lejojnë që makinat e prodhuara nga vetë fabrikat me xhama të zinj të lëvizin lirshëm. Zëvendësimi i këtyre xhamave do të kishte një kosto shumë të lartë edhe për vetë pronarët e automjeteve. Tashmë pritet edhe mendimi i Ministrisë së Brendshme, asaj të Drejtësisë dhe asaj të Financave në lidhe me këtë çështje.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hipokrite ketu .. po del dikush tjater or ti shok..

    le te bejme pak analize..

    ne se Basha do kish vazhduar jeten e tije diku ne hollande apo prishtine apo tirane.. pa u perzier me PD-ne ne kurre nuk do mesonim sa para ka ky njeri.. dhe se i ka te Vefes apo te rroges se vet..

    Ky eshte thelbi i problemit pamvaresisht se cfare emrash dalin ne artikullin e Veli Mavro Braces..

    Kokalari ketu eshte viktime.. e jo Krye problemi..
    Pra ai terhiqet prej hunde nga nje usta insinuatash.. qe komandohet nga nje super usta shpifjesh sic eshte Bracja i ZP..

    Pra del se sikur Basha te mosh ish bere KOP-ist i Berishes dhe me vone Minister i qeverise Berisha.. .. Dosjet e Braces.. do flinin atje ne sirtaret e zeza braco arapo-iste..

    Pra Bracja i ka Dosjet.. se kush morri e kush nuk morri ne thesin e Piramidave.. dhe i nxjerr "faktet" vetem kur i duhet ZP-se..
    Mirpo zbardhja e miljardave te Piramidave eshte problem kombetar sepse mileti Humbi e ky milet eshte i Shqiperise e ZP i thot vehtes Ze i Popullit..

    Pra kur je Malo i PS .. edhe se mund te kesh marre maune me Para shqiptaresh e ti kesh zhdukur ZP nuk te ndjek nuk te prek nuk te demaskon..perkundrazi.. te mbron jo vetem kur ke grabitur miljardat por dhe kur ke vrare edhe kur ke shtypur njerez .. ne shkallnur si ish kryetari apo si shoferi i Kryetarit te sotem pardje ne Elbasan..qe shtypi per vdekje udhtarin e gjore..

    pra ketu kemi jo bashen e Kokalarin kryeteme.. por ZP-ne qe hapi fushaten Anti-Bash e qe e vazhdon me mjeshteri Veliu..


    a nuk eshte ky Brace qe njihet si hajdut dhe kte sja themi ne por ja tha.. LSI-sti i Metes qe e ka kapur dikur Nracen me presh ne duar.. kur ky LSI-st punonte si oficer policie..
    a nuk eshte ky brace i ZP-s qe ka mbrojtur vrasesit profesioniste te bandes Hakmarrja?
    a nuk eshte ky Brace qe ka mbrojtur me vite Jaho salihin ..


    Ne se je Bash i Berishes.. athere te hapen dosjet.. ne se je edvinoist e Arapoist te mbron ZP-ja..

    pra Hipokriti eshte tjater kush o albo..



    pra ZP i ka dosjet per te gjithe.. e i nxjerr vetem kur "ndonje" nga keta te gjithet del "armik i partise" e ne te kunderten ne se je i "atyre" ala ske vjedhur maune me euro dollare.. nuk te prek " S. vuciterni" i Braces.. as Veliu i shijakut..

    kjo eshte hipokrizia..

Tema të Ngjashme

  1. Finalizohet shitja e Albtelekom kompanisë turke
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 18-12-2009, 00:20
  2. Thaçi fton Tadiqin në Prishtinë !!!!!
    Nga Roi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 14:10
  3. KLANET E FSK-së
    Nga Sabriu në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2009, 13:24
  4. Feja Islame pervec Kuranit!(Sahihu Buhari)
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •