TINGUJ SHQIPTARIE - MJESHTRI DOLI, Ambasadori i kultures e artit shqiptar neper Bote !
TINGUJ SHQIPTARIE - MJESHTRI DOLI, Ambasadori i kultures e artit shqiptar neper Bote !
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 03-09-2017 mė 11:13
Mrekulli Shqiptare - BRAVO !!!
Shkėlzen Doli: Instrumentistė tė njohur nga Vjena dhe muzikė shqip, kjo do tė jetė magjia e 23 shtatorit nė sheshin “Skėnderbej”
Violinisti shqiptar me famė botėrore Shkėlzen Doli nė njė intervistė na rrėfen nė lidhje me projektin e tij artistik qė do tė zhvillohet nė datė 23 shtator nė Tiranė. Njė eveniment gjigant qė zhvillohet pėr herė tė parė nė Shqipėri. Me teknologji bashkėkohore, tė kuruar nė ēdo detaj, maestro Doli do tė sjellė pėr publikun mbarėshqiptar njė gala madhėshtore dedikuar muzikės shqiptare. Ky eveniment pritet tė transmetohet edhe nė disa media tė huaja nė vitin 2018.
Fonia, ndriēimi do tė realizohet nga staf gjerman. Karriget dhe platetė e publikut do tė jenė po nga Gjermania dhe do tė jenė unike me ato ēfarė pėrdoren nė koncertet tė artistėve botėrorė. Biletat janė nė shitje online www.myticket.al si dhe nė sportele nė Tiranė, Prishtinė, Gjakovė, Shkup, Tetovė, Kumanovė.
Ju i keni kushtuar tėrė jetėn tuaj muzikės dhe violinės. Ēdo interpretim i juaji ka emocionet, energjinė dhe fuqinė e punės sė palodhur dhe shumė pasion. A mund tė na tregoni se ēfarė ėshtė ajo qė vazhdon t’ju frymėzojė? Si lindi ideja e projektit “Albanian Soul”?
SHKĖLZEN DOLI: Unė kam filluar tė luaj nė violinė qė fėmijė dhe asnjėherė nuk jam ndalur, nuk mund tė jetoj pa muzikėn, ajo mė jep frymėzim, energji dhe forcė. Mundohem qė kėtė energji ta pėrēoj edhe te publiku ēdo herė.
Duke qenė anėtar i Filarmonisė sė Vjenės nė pėrgjithėsi koncertet qė zhvillojmė me filarmoninė janė klasike. Me projektin “Albanian Soul” dua tė bėj diēka krejtėsisht tė ndryshme pėr promovimin e muzikės shqiptare tė tė gjithė trevave dhe dua tė jem sa mė afėr ēdo bashkatdhetari. Nė botė realizohen ēdo vit shumė koncerte me orkestra filarmonike dhe unė jam pjesė e shumė turneve dhe koncerteve, publiku mirėpret dhe duartroket muzikėn klasike botėrore, muzikėn e Mozartit, Shtrausit dhe shumė klasikėve tė tjerė, por mirėpret edhe kompozitorė tė tjerė jo klasikė, pra publiku kėrkon sa mė shumė muzikė tė mirė dhe tė veēantė.
Ideja pėr tė realizuar njė projekt me bazė muzikėn shqiptare, qė tė kalojė kufijtė, ka lindur me kohė, kam rreth 2 vite qė e mendoj dhe qė kam nisur tė punoj. Qėllimi im ėshtė qė muzika shqiptare me larmishmėrinė e saj tė promovohet kudo nė botė. Nėse do ta realizoj kėtė mision timin kjo do tė jetė dhe kėnaqėsia mė e madhe dhe arritja mė e madhe e karrierės time.
A mund tė na tregoni ndonjė moment nga karriera juaj qė ju veēanėrisht e cilėsoni si mė tė veēantė apo tė paharrueshėm?
SHKĖLZEN DOLI: Nga karriera ime padyshim ėshtė kolazhi i realizuar me muzikėn shqiptare nė Koncertin e Vjenės nė datė 1 janar 2015. Jam shumė i lumtur qė ai kolazh u duartrokit dhe vazhdon tė mbetet nė memorien e publikut vjenez si njė ndėr materialet mė tė mira tė interpretuara ndėr vite nė koncertin mė tė famshėm nė botė. Muzika shqiptare ėshtė njė thesar i ēmuar dhe unė nė ēdo koncert qė realizoj gjithmonė kam interpretuar pjesė nga muzika shqiptare.
Do tė donim tė dinim prej jush mė shumė nė lidhje me projektin “Shkėlzen Doli – Albanian Soul”, nėse do tė mund tė na tregonit ndonjė detaj.
SHKĖLZEN DOLI: Mbrėmja do tė nisė me muzikėn shqiptare, janė kėngė qė prej rreth gjysmė shekulli dėgjohen brez pas brezi, tė cilat janė pėrpunuar pėr violinė dhe orkestėr filarmonike pa humbur identitetin e tyre. Nė pjesėn e dytė do tė jenė bashkė me mua edhe disa kolegė tė filarmonisė sė Vjenės, ku sė bashku do tė interpretojmė disa materiale muzikore klasike botėrore, por edhe tango, flamengo. Pjesa e tretė do tė jetė pėrsėri me muzikė shqiptare dhe do tė jetė e veēantė pasi do tė ketė muzikė nga tė gjithė trevat shqiptare, muzikė qytetare autoktone shqiptare.
E veēantė ėshtė edhe orkestra qė do t’ju shoqėrojė, pasi do tė jetė me rreth 70 instrumentistė nė total qė janė nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, por do t’i bashkohen dhe instrumentistė nga Filarmonia e Vjenės, siē edhe ju pėrmendėt mė lart. Si lindi kjo ide?
SHKĖLZEN DOLI: “Albanian Soul” ose shqip “Shpirti shqiptar” padyshim qė nuk mund tė konceptohej pa bazė orkestėr shqiptare. Qė nė idenė time fillestare ka qenė bashkimi i instrumentistėve nga tė gjithė trevat shqipfolėse. Ku ka mė mirė se tė interpretojmė sė bashku muzikėn tonė tė bukur! Jam shumė i lumtur qė ne kemi kaq shumė instrumentistė tė talentuar, madje dua tė zbuloj pak nga projektet e mia pėr vitin 2018. Dėshira ime ėshtė tė realizoj njė turne botėror me instrumentistėt shqiptarė dhe me bazė muzikėn shqiptare. Ideja ka nisur tė kristalizohet nė njė projekt gjigant nė disa shtete, kaq mund tė zbuloj, pasi jemi ende nė bisedime me disa arena tė mėdha botėrore.
Ka shumė interesim nga publiku pėr tė blerė bileta dhe pėr tė shijuar kėtė event elitar “live” mė 23 shtator. Theksojmė qė ky ėshtė i pari event qė ka njė shtrirje gjeografike tė shitjes sė biletave edhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė pasi kėrkesat janė tė shumta nga Kosova e Maqedonia. Shumė kėrkesa pėr tė qenė pjesė e kėtij eventi. Si ndiheni ju personalisht?
SHKĖLZEN DOLI: Unė i jam pafundėsisht mirėnjohės publikut shqiptar pėr pėrkrahjen dhe mbėshtetjen qė mė ka dhėnė dhe mė jep vazhdimisht. Dua qė mbrėmja e 23 shtatorit tė jetė mbresėlėnėse dhe do tė jap maksimumin tim pėr secilin prej bashkatdhetarėve tė mi qė do tė jenė nė sheshin “Skėnderbej”. Dua qė sė bashku tė arrijmė tė ēojmė muzikėn shqiptare autoktone nė arenėn ndėrkombėtare. I falėnderoj nga zemra tė gjithė shqiptarėt pėr mbėshtetjen dhe forcėn qė mė japin! /Blitz.al/
http://blitz.al/kulture/interviste-s...in-skenderbej/
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 03-09-2017 mė 11:12
Nje komb me kaq njerez te medhenj per t'u krenuar & krenaria me e madhe respekti dhe mirenjohja ndaj njeri-tjetrit!
Shkėlzen Doli interpreton veprėn e kompozitorit Florent Boshnjaku
Maestro i violinės, Shkėlzen Doli, mė 23 shtator nė sheshin Skėnderbej nė Tiranė, do tė sjellė magjinė e interpretimit pėrmes projektit tė tij Albanian Soul.
Ky koncert tashmė ėshtė paralajmėruar qė do tė ketė njė program tė pasur artistik duke u bazuar nė muzikėn e tė gjitha trevave shqiptare por nuk do tė mungojnė edhe perlat e muzikės botėrore.
Ky koncert qė pritet tė jetė madhėshtor nė Tiranė, do tė pėrmbyllet me njė pikė tė kompozuar nga kompozitori kosovar Florent Boshnjaku. Kėtė gjė e bėri tė ditur pėr KultPlus, vetė kompozitori Boshnjaku, i cili tregoi se kjo pikė ėshtė kompozuar enkas pėr kėtė koncert dhe do tė luhet nga mjeshtri i violinės Shkėlzen Doli.
Nė kėtė koncert do tė luhen njė pjesė e veprave tė njohura klasike tė ri-orkestruara dhe pastaj do tė luhet njė program me muzikė shqipe (kėngė tė dėgjuara tė ri-orkestruara, ku edhe kėtu e kam njė orkestrim timin). Pastaj ka edhe pika origjinale tė kompozuara enkas pėr koncert. Numri im do ta pėrmbyllė koncertin dhe ėshtė origjinal, pra i kompozuar enkas pėr kėtė koncert dhe luhet nga Shkėlzen Doli bashkė me orkestėr dhe bend, ka thėnė pėr KultPlus Florent Boshnjaku.
Vepra quhet E bukura, ndėrsa mė 23 shtator nė sheshin Skėnderbej, kjo vepėr do ta pėrmbyll koncertin e Shkėlzen Dolit Albanian Soul./ KultPlus.com
http://www.kultplus.com/muzika/shkel...ent-boshnjaku/
Detaje mbi koncertin e 23 shtatorit nė Sheshin “Skėnderbej per Tirana Today .
Albanian Soul
Nje ENDERR PERTEJ ENDRRAVE qe sot behet realitet ne Sheshin Skenderbej ! Me shume fat publiku qe ne pak minuta do e ndjeke drejt per se drejti !
Programi i shfaqjes - “Shkėlzen Doli-Albanian Soul”.
Pjesa I
Pjesa e parė do tė ketė kėngė dhe muzikė tė trevave shqiptare, qė do tė interpretohen nga artistė shqiptarė.
1. Hapja: Kompozim i Ri nga Shpėtim Saraēi
2. Valsi i Lumturisė
3. Vajta kalova gjithė Kalabrinė + Tarantelė nga Kalabrese
4. E urrej shiun
5. Moj bjondinė me sy tė zi
6. Djaloshi dhe shiu
7. Pranvera nė Prishtinė
8. Rrisim jetėn tonė
9. Kėngėt e rinisė
10. Potpuri Korēare
11. Kompozim i Ri nga Florent Boshnjaku
12. Carmen - video record
Pjesa II
Nė pjesėn e dytė tė koncertit do tė luhen pjesė klasike tė njohura nga anėtarė tė Filarmonisė sė Vjenės.
1. Shostakovich: Walzer nr. 2
2. Tango: Jalousie
3. Liszt: Ungarische rhapsodie
4. Debussy: Clair de Lune
5. Lara: Granada
6. Piazzolla: Oblivion
7. Offenbach: Barcarolle
8. Ravel: Bolero
9. R. Strauss - Morgen nga soprano Mirjam Tola + Shkėlzen Doli
10. G. Puccini: Madama Butterfly – soprano Mirjam Tola
Pjesa III
1. Agron Peni, solo + band
2. Agron Peni + band + violina “Eja nė prehėr tė tė marr”
3. Shkėlzen Doli + dj Rroni, “Baresha”
4. Potpuri nga veriu
5. Kaba korēare + pogonishte
6. Potpuri Shqipėria e mesme
8. Encore nr 1. Xhamadani vija-vija, nga Lorik Cana + Mirjam Tola
9. Encore nr. 2 Lule bora - Mirjam Tola + voline dhe orkestėr
/ Top Channel
http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=364312
Video/ Tingujt e violinės sė Shkėlzen Dolit ndezen sheshin Skenderbej mbreme.
Nje foto e video amatore ne faqen e Opinion.
http://opinion.al/video-tingujt-e-vi...in-skenderbej/
BRAVO MJESHTRI DOLI !
Ravel - Bolero
Zef Ēoba - Xhamadani vija vija
Potpuri Korēare
LIVE - Tirane 2017
TINGUJ SHQIPERIE - "TRE TENORET 2015"
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 12-01-2021 mė 12:24
Shkėlzen Doli - Classic Music Mix (Live in Tirana 2017)
Shkelzen Doli - Vallja e Skenderbeut (Official Video)
Shkėzen Doli ft. Artan Bakija, Vesa Smolica, Ruzhdi Sadiku, Agron Peni - " VENDIT TIM "
2013
https://www.youtube.com/watch?v=ZOnUqygxQYE
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 06-12-2021 mė 11:41
Krijoni Kontakt