Londër. Historia e shqiptarit që çoi avokatët si të akuzuar në gjytakën britanike.

Njerëzit e drejtësisë pëballen me drejtësinë

Klement Banushi “Triumfi im në gjykatën e Londrës”


Nga Londra
Muhamed Veliu

Për herë të parë një shqiptarë i është drejtuar një tribunali pune në Londër , nga ku ka fituar procesin gjyqësor.Klement Banushi i cili punon në një zyrë akokatije ka dërguar përpara gjykatës ish punëdhënësit e tij avokatë, pasi ata nuk i kishin paguar disa paga përfshi dhe honorare. Ai kishte filluar punë në këtë kompani që nga viti 1999. Sipas Banushit bëhej fjalë për një shumë prej 15 mijë stërlinash të cilat pas vendimit të gjykatës do të paguhen nga ish punësdhënësi duke përfshirë edhe interesin 25%. Procesi gjyqësor u zhvillua disa kohë më parë në gjykatët “Bow Country Court” në Stratford. Padija e shqiptarit është gritur kundra pronarit të studios avokatore i cili ja shiti atë më pas një kolegut të tij. Avokatët M. Markandan dhe K Amaradasa që të dy me origjinë nga Srilanka janë përballuar në gjykatë me punonjësin e tyre shqiptarë i cili ka dalë i fituar nga ky proces gjyqësor. Në gjykatë është mësuar edhe një fakt interesant për të pranishmit por tronditës për Banushin. Kompanija avokatore që ai kishte punuar dhe i kishte para të papaguara e kishte fitimin vjetor 3,5 milion paund.
Rasti i kërij procesi gjyqësor ndërmarrë nga shqiptari përben rast unikal pasi avokatët njerëzit e drejtësisë e panë veten e tyre në bankën e të akuzurve përballë drejtësisë britanike për të cilën shërbejnë.

Historia

Konflikti midis shqiptarit dhe avokatëve nga Srilanka e ka zanafillën në 1 Prill 2004 kur kompania avokatore Markandan&Co i kalon në pronësi K. Aramandas. Pas këtij zhvillimi të ri Klemen Banushi i njoftoi pronarët e vjetër dhe ata të rinj për prapambetjen e disa pagesa dhe honorareve. Por ata kanë refuzuar të kryenin pagesat duke mos gjetur gjuhën e përbashkët se kujt i takonte ti shlyente ato.
Në të tilla pozita Banushi konsultohet me një kompani avokatore e cila përgatiti dokumentacionin për ta çuar rastin në tribunalin e punës.
Pas dy ditë precesi gjyqësor ku palët kanë paraqitur argmentat dhe kundra argumentat e tyre përpara gjykatës , dhe pas një dëshmije bindëse nga Banushi, gjykatësi Bradbury ka vendosur në favor të shqiptarit. Një mos zbatimi vendimit gjyqësor nga pala humbëse mund ti rrezikojë ata me heqjen e liçensës për të zhvilluar profesionin e avokatit në Britaninë e Madhe dhe mbylljen e kompanisë avokatore.

Rrëfimi shqiptarit

Nuk ishte hera e parë që Klement Banushi të ishte në gjykatë. Shpesh herë atij i është dashur të jetë në aulat e drejtësisë britanike duke përfaqësuar klientët e tij të shumtë shqiptarë. Por kësaj here atij vetë do ti duhej të ishte protagonist i procesit gjyqësor. “Isha shumë i emocionuar. Pëballë meje ishte gjykatësi, dhe në krahun tjetër punëdhënësit e mij të akuzuar në këtë proces” fillon të tregojë shqiptari gjatë një bisede telefonike me Gazetën Shqiptare.
Ai nuk i ka besuar vëshëve kur ka mësuar se sa të pasur ishin punëdhënësit e tij që si kishin paguar paratë.“U shtanga kur mora vesh se fitimi vjetor i punëdhënësve të mij ishte 3,5 milion paund në vit” thotë ai. Anglishtja perfekte e shqiptarit, dokumentacioni i formuluar saktë, mbajtja e llogarive dhe pagimi i të gjitha taksave me korrektësi nga Banushi kanë tërhequr vëmendjen e gjygjtarit të vjetër anglez. Duke rikujtuar fjalët e gjykatësit Bradbury Banushi thotë “ Kur mbarova dhënjen e dëshmisë time gjykatësi më tha “Të përgëzoj zotëri për dëshminë e saktë që i dhatë gjykatës”. Disa çaste më vonë ai ka lexuar vendimin në favor të shqiptarit.
“E dija që kisha të drejtë dhe isha i bindur që do të fitoja. Fluturova nga gëzimi, aq më tepër që kisha edhe nënën në gjykatë e cila kishte ardhur me pushime në Angli” shrehet Klementi shqiptari që çoi njerëzit e drejtësisë përpara drejtësisë.


Interesimi

Përfundimi i procesit gjyqësor me fitoren e shqiptarit ka ngjallur interesin e shumë juritëve britanik për vetë faktin se njerëzit e drejtësisë dhe ligjeve u vunë përpara ligjeve dhe u ndëshkuan. Ky rast nga tani e tutje do të shërbejë si cështje studimi dhe do të përmendet si referencë në proceset e ardhëshme gjyqësore të ngjashme më këtë të Klement Banushit, kur njerëzit e drejtësisë avokatët do të kenë rast të përballen shërisht me gjykatët nëse do të bëjnë gafa të tilla njësoj si kolegët e tyre me origjinë nga Srilanka. Njëkohësisht zhvillimi i këtij procesi nuk është lënë jashtë vëmëndjes së medias britanike. Prestigjozja The Times dhe gazeta londineze Evening Standard kanë kontaktuar Banushim për ta intervistuar në lidhje me procesin e rradhë gjyqësor ku ai ishte protagonist.