Tė gjitha pasojat e nepotizmit!
Sabino Cassese
Il corriere della sera
Eksperti rajonal i Kalabrisė qė punėsoi bashkėshorten e tij deklaroi: "Nuk kam thyer ndonjė rregull apo ndonjė ligj, duke futur gruan time nė strukturėn speciale" ("Corriere della sera" 25 tetor). "Mbledhjet dhe kėshilli rajonal, janė plot me tė afėrm. E ēfarė se kam futur nė punė bashkėshorten time?! Tė gjithė e bėjnė kėtė". ("Corriere della sera" 27 tetor).
Kėto deklarata meritojnė njė koment: sa ėshtė i pėrhapur nepotizmi? Cilat janė shkaqet? Si mund tė rregullohet?
Eksperti rajonal dėshmon: nepotizmi ėshtė i pėrhapur nė maksimum. Ėshtė nė tė gjithė Italinė. Mjafton tė shohėsh numrin e madh tė familjarėve mes farmacistėve, noterėve, profesorėve tė universitetit, gjykatėsve, punonjėsve publikė nė pėrgjithėsi. Mes tyre, por edhe mes sipėrmarrėsve mbizotėron njė koncept dinastik. Kush ka njė post, pret tė "sistemojė" njė ose mė shumė tė afėrm. Kjo dukuri vjen nga atributi i postit qė ka ose thjesht si shprehje e pushtetit. Mes tė afėrmeve tė emėruar, ka natyrisht persona tė shkėlqyer, tė cilėt e meritojnė postin (nuk mund t'i mohohet njė djali tė mirė tė njė noteri, fitorja nė njė konkurs qė bėhet pėr noterė), tė cilėt janė dėmtuar nga abuzimi qė tė tjerėt bėjnė pėr profesionin e tyre, apo pėr vendin e tyre tė punės.
Ky fenomen i shpėrhapur i atribuohet "familjaritetit amoral". Ka disa arsye pėr tė cilat ai qėndron nė kėmbė. Njė nga kėto ėshtė numri i pamjaftueshėm i procedurave tė hapura pėr tė gjithė, konkurruese apo seleksionuese. Njė arsye tjetėr pse ky fenomen ekziston ėshtė edhe mėnyra e pėrzgjedhjeve, tė cilat i besohen komisioneve tė pėrbashkėta (noterėt zgjedhin noterė, gjykatėsit zgjedhin gjykatės etj., etj). Ose, nga pamjaftueshmėria e publicitetit tė vendeve tė lira tė punės, nga pamjaftueshmėria e reklamave pėr konkurset(sa reklama pėr konkurse janė publikuar nė gusht?). Ndoshta njė arsye tjetėr ėshtė edhe nga procedurat e pashpjeguara dhe tė turbullta. Fenomeni ėshtė pėrkeqėsuar nga informacioni i pamjaftueshėm pėr rėndimin e gjendjes dhe tė pasojave negative qė prodhon, siē ėshtė zbuluar nė deklaratėn e fajėsimit tė autorit, i cili ėshtė edhe jurist.
Vetė themelet e shtetit modern, nė fakt, qėndrojnė mbi ndarjen mbi trashėgiminė e mbretit dhe trashėgiminė e shtetit, midis interesit tė kurorės dhe interesit tė bashkėsisė. Deri nė shekullin e XIX, shumė zyra, bėheshin pronė private dhe arrinte deri aty sa mund edhe tė shiteshin (tregtim i zyrave). Mė pas u kuptua, se kjo dhunonte principin e barazisė dhe dėmtonte bashkėsinė, sepse nė njė farė mėnyre, postet nė zyra nuk i merrnin njerėzit e zotė dhe ata qė e meritonin. Mė pas u fut kriteri i zgjedhjes, nė bazė tė meritave, e cila pėrkonte me konkurse tė hapura pėr tė gjithė dhe pa vende tė rezervuara. U fut edhe krimi i pėrvetėsimit. U stabilizua detyrimi i abstenimit tė gjykatėsve dhe funksionarėve, kur kėta kishin interesa personale.
U diktuan norma mbi konfliktin e interesave. Rregullat dinastike, tė aplikuara nė shumė ndėrmarrje private, sipas disa studimeve ekonomike, reduktojnė vlerėn e tyre nė treg deri nė 10 pėr qind. Pasardhėsi qė merr drejtimin e bėhet shef i njė ndėrmarrjeje, qė ka humbur 10 pėr qind tė vlerės sė saj. Por nė kėtė rast, ėshtė ai, vetė pronari dhe ambiciet e tij pėr karrierė ose pėr tė komanduar dėmtojnė vetėm trashėgiminė e tij. Kur e njėjta gjė ndodh me zyrat publike, ėshtė bashkėsia qė paguan koston e kėtij nepotizmi.
Po e mbyll me njė pyetje: pėr atė post nė Kalabri, a nuk mund tė bėhej njė konkurs i rregullt, i hapur pėr tė gjithė, pėr tė krijuar njė komision provimi i pėrbėrė nga persona tė pavarur dhe jo tė krahinės?
Tirana-Observer.
Krijoni Kontakt