Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4

Tema: Vetmi Gruaje

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Ko
    Postime
    63

    Vetmi Gruaje

    VETMI GRUAJE



    Hyra brenda vetmisė

    sė njė gruaje,

    Si brenda njė shtėpie

    tė braktisur!

    Dorezat e dyerve

    ishin ende tė ngrohta,

    Nga prekja e duarve

    qė kishin ikur!





    Ato ishin vazhdimi

    i duarve tė saj,

    (me to ajo ndėrtonte

    pėrqafimet!)

    Ndėrsa tani lėvizin

    si skelete nė ajėr,

    Nė gjysmė terrin

    e kėsaj shtėpie!





    Kėtu nuk hyn

    asnjė reze drite,

    (shtėpi pikėllimi,

    pa asnjė dritare!)

    Veē njė qiri

    qė ėshtė duke vdekur,

    Hedh dritė mbi kėtė natė

    tė madhe!



    26 shtator 2005



    DIMĖRORE





    Loti yt i ngrirė kjo stalaktite,

    Varet te strehėza jonė

    Si shpata e Damokleut!



    As dielli s’e shkrin dot!



    Nėn tė

    Koka ime

    Kot!



    27 shtator,2005


    PRILLI YT I MOSHĖS

    -Nadjas,sime bije-





    Ti ende je

    nė prillin tėnd tė moshės,

    S’ke nisur ende,

    ndjenjat t’i pjestosh!

    Kjo ndodh me ty

    si nė ēdo vend tė botės,

    Pėr muajin maj

    ke lėnė njė vend bosh!





    Tė shoh kur fle

    edhe mė dukesh foshnjė,

    Bėj tė tė puth nė ballė

    edhe tė ik,

    Po frikė kam

    se s’dua qė tė zgjohesh,

    Se brenda ėndrrės

    flet me ndonjė princ!





    E ja kėshtu,

    largohem pa tė puthur,

    Vetėm ēarēafin qė tė ka rėnė,

    e ngre!

    Gjersa ti je

    nė prillin tėnd tė bukur,

    Diku,pas majit,

    do na vesh dhe ne!



    21 shtator 2005



    VJESHTĖ





    Sot jam vjeshtė,e dashur,vjeshtė!

    Mua, qė kam xhveshur vetėm vajza,

    Tani mė duhet tė xhvesh pemė!





    Dhe veē tani e mora vesh:

    Pemėt nuk qenkan si vajzat

    Qė tė ndihmojnė kur ze i xhvesh!



    29 shtator,2005

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Urime poet!

  3. #3
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Trendafilat ne vazo pothuajse jane thare
    Nuk i ndjej qepenat te hapen si me pare
    Qe kur komshies i iku burri ushtar
    Nuk del as ne porte jo me ne pazar.

    Vjehrra e kerrusur numeron cdo dite
    Aty para portes ulet dhe mendon
    Une nga krahu tjeter dal ne dritare
    Pres te shoh komshien ajo nuk del fare.

    Zhytur ne mendime dhe se si per dreq
    Me vjen ne koke ideja qe naten ti shkoj
    Te ngjitem ne ballkoni kapur tek pjergulla
    Tja shoh vetem njehere gjinjte e saj si ftonj

    Ja na erdhi mbremja dola ne bilardo
    Mora dhe qamilin qe mbahet steke e vjeter
    E rraha debilin konjakun ma pagoi
    U ngrita i thash do dal, ai ne shtepi shkoi

    Aty tek caraci prane shtepise komshies
    Shoh nje drite cigareje bej te afrohem
    E cte shoh i ngrati na kesh qene Zihniu
    Shhtt mos ben zhurme lart po pallohen

    Zihniu me tha qe mbrenda tek komshia
    Paska hyre Zyhdiu dashnori i dikurshem
    Une po pres ketu te shoh kur vjen vjehrra
    Ti e din si eshte ajo tha ai mendueshem

    Me dha nje cigare e shkova te hap shtegun
    Zemra me therte per gruan e komshiut
    I thash naten e mire mbaje mire kandilin
    Te vij ta zej Zyhdiu ti me dore bilbilit

    Nga dritarja e pashe kur dolli Zyhdiu
    Vjehrra hapi porten ai u hedh ne kopesht
    Me koke i cau hithrat e duall prane gardhit
    Vuri ne koke xhupin e ia rrasi vrapit

    Allahalla sa mire e kalojne grate kur iu iken burri...loool

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Ko
    Postime
    63

    Si Tė Tjerėt

    SI TĖ TJERĖT



    Si tė tjerėt

    frymė marr dhe unė,

    Si tė tjerėt

    ec nė trotuar!

    Si tė tjerėt

    frikė kam makinat,

    (Ndodh qė edhe vrapit

    Ia marr!)



    Si tė tjerėt

    kam njė shtėpi timen,

    Si tė tjerėt pi

    dhe jam i etur!

    Si tė tjerėt

    kam dhe net intime,

    (Me tė motrėn e diellit

    kam fjetur!)



    Si tė tjerėt

    kam dhe unė” kundėr”,

    Tjetėr gjė

    se unė ata i fal!

    Si tė tjerėt

    kėtė shi qė bie,

    E kam tė pamundur

    qė ta ndal!



    Si tė tjerėt

    s’kam asgjė mė shumė,

    Por jam dhe i ndryshėm,

    unė e di!

    Sepse brenda meje

    ėshtė poeti,

    Ndaj do vdes,

    veē kur tė vdesė Ai!

    30 shtator,2005

Tema tė Ngjashme

  1. A ka vlerė roli i njė gruaje shtėpiake?
    Nga bjondina nė forumin Tė jesh prind
    Pėrgjigje: 332
    Postimi i Fundit: 15-02-2013, 18:58
  2. Profil Gruaje
    Nga RaPSouL nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-03-2009, 21:43
  3. Pėshpėrimė...
    Nga whisper nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 624
    Postimi i Fundit: 11-09-2006, 06:01
  4. Histori Gruaje
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-08-2004, 05:14
  5. Arome gruaje...ne policine rrugore
    Nga angeldust nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-08-2003, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •