Rruga jetësore e njerëzve nuk është e thjeshtë dhe e lehtë. Shpesh shumë shpesh ajo kalon nëpër dhimbje, vuajtje, sprova, pëngesa. Gëzimet dhe buzëqeshjet nuk janë shoqëruesit e vetëm në rrugën jetësore. Për gjatë gjithë jetës njerëzore ndërrohën ditët e nxehta, të kthjellta dhe me diell me ditët e dimrave të ashpër, stuhive e reve të errëta.
Ne gjithashtu në jetën e përditshme kemi ditë me dimra të ashpër, momente me stuhi vështirësish, pëngesa e tunele të errëta. Edhe ju lexues të dashur me siguri jeni ballafaquar dhe keni përjetuar trishtimin e dhimbjes, vuajtjes, sprovës, lotëve, pëngesave. Ku pyes: A ke përjetuar nënvlerësimin e mëndjemëdhenjëve? A ke pasur mos sukses në punë? Mund të bëjmë pyetje të panumërta të tilla, sepse format, mënyrët e vuajtjeve janë të panumërta, përjetimet janë të shumta. Vuajtjet dhe pësimet janë ligje të domosdoshme të të jetuarit. Ato janë pjesa jonë. I kemi në vete dhe përreth vetes. Ky është problemi i jetës njerëzore në themel dhe në tërësi.
Jeta juaj si besimtarë dhe besimtare është vetëm një sprovë, një varg i pandërprerë sprovash, të cilat shpesh trondisin shpirtërat tuaj dhe çojnë në dëshpërim:


"A mëndoni se do të hyni në Xhenet, pa u provuar edhe ju me shëmbullin e atyre që ishin para jush, të cilët u patën goditur nga skamja e vuajtjet dhe qënë tronditur, saqë i dërguari thoshte, e me të edhe ata që kishin besuar:"kur do të vijë ndihma e Allahut ?!" Ja vërtetë ndihma e Allahut është afër ! (Bekare; 214)


Përse dhimbjet dhe vuajtjet do të pyesë dikush nga ju ? Përse jo gjithmonë gëzim, fytyra të gëzuara, jetë e lehtë ? Përse lotë dhe hidhërim ?
Sikurse thamë ka shumë forma e mënyra të vuajtjeve, po ashtu ka edhe mënyra të shumta, të pakufishme të mira e fisnike, me të cilat i hap Zoti xh.sh. dyert e ngushëllimit, lumturisë e të shpëtimit për çdo njeri.
Në vargun e këtyre mënyrave feja na paralajmëroi sekretin e sprovës në vuajtje :

"Ne do tju sprovojmëme ndonjë frikë, me uri, me humbje nga pasuria jeta dhe të lashtat. E ti përgëzo durimtarët, ata të cilët kur i godet një e papritur thonë: "Ne jemi të Allahut dhe te Ai do të kthehemi." (Bekare; 155 - 156).


Besimtari dhe besimtarja në pyetjën, përse dhimbjet e vuajtjet, do të përgjigjen: Unë këtë me siguri nuk e di. Por e di Allahu im i dashur ! Ndoshta Ai përmes dhimbjes të dënon për të kaluarën e pakuptimtë e me gjynahe. Ndoshta, Ai e forcon njeriun për të ardhmën që të bëhet më i fuqishëm dhe më i guximshëm, që të përballojë me heroizëm vuajtje edhe më të mëdha. Mbase Allahu xh.sh. përmes vuajtjes e telasheve, dëshiron t'ia hapë ###ë njeriut për realitetin e jetës, që t'i paraqesë horizonte të reja më të thella të besimit. Ndoshta atë që vuan, e pastron nga gjynahet e kaluara dhe ja përgatit Xhenetin dhe shkallë të larta të Xhenetit. Mbase me anë të vuajtjeve dhe telasheve dëshiron të të fisnikërojë, të të bëjë më të mirë, më të ndershëm, më të virtytshëm, më të devotshëm.


Sprova mund të vijë, mirëpo, zemra e besimtarit të vërtetë nuk do të dëshpërohet. Ajo do të madhërojë Allahun e dashur edhe në çastin e agonisë së fundit. Ajo është zemra e cila është betuar: "Dëgjoj dhe nënshtrohem."
Zoti xh.sh. i vë në sprovë me vuajtje e fatkeqësi edhe ata njerëz të cilët kur bien në të mira e rehati, bëhen fodullë dhe egoistë dhe si rrjedhojë, harrojnë shumë çështje dhe detyra të rëndësishme njerëzore. S'ka dyshim se disa gjëra të padëshiruara në jetë bëhen për t'i dhënë fund kryelartësisë dhe për ta larguar gjynahin dhe indiferencën ndaj jetës.


Njeriu në jetë është i prirur të kërkojë nga çdo veprim dobi momentale dhe t'i gjykojë gjërat nga ana e jashtme dhe immediate. Allahu xh.sh. flet për dy kategori të sprovuar njerëzish, përshkrimin e të cilëve e përmënd në Kur'an:

"E njeriu, kur e sprovon Zoti i Tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: "Zoti im më ka nderuar !" Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin, ai thotë: "Zoti im më ka nënçmuar!" Jo, nuk është ashtu! Sepse, ju (punoni edhe më zi) nuk e përfillni jetimin, nuk nxitni njëri - tjetrin për të ushqyer të varfrin. Dhe me grykësi (e pa të drejtë) e hani trashëgiminë. Dhe për së tepërmi e doni pasurinë." (Fexhr; 15 - 20)


Në bazë të këtij ajeti kur'anor ne kuptojmë që Allahu xh.sh. e vë në sprovë njeriun edhe në të mira edhe në të këqija.

"Ai krijoi jetën dhe vdekjën, për tu sprovuar se cili prej jush është më vepërmiri."(El - Mulk; 2)


E mira nuk është gjithmonë e mirë dhe e keqja nuk është gjithmon e keqe. Që tq dyja janë relative për të konceptuarit tonë njerëzor. Ndodh që një e keqe të ketë rezultat të mirë dhe një e mirë të ket rezultat të keq. Fundi i çdo gjëje është me rëndësi. Lufta, p.sh. nuk është një gjë e mirë, por qëllon që një luftë e gjatë bënë që një komb të lulëzojë dhe të kthejë shpërbërjën e tij në unitet dhe ta kapercejë brenda një kohe të shkurtër prapambetjën. Nuk pretendojmë që të gjitha ngjarjet e tilla të hidhura kanë një efekt të tillë pozitiv te njeriu, megjithatë te disa ndodh pikërisht kështu.

"…Ndodh që ju të urreni një gjë, e ajo është shumë e dobishme për ju, dhe (nga ana tjeter) ju mund ta doni një gjë, e ajo është e dëmshme për ju. Allahu e di (fundin e çdo gjëje), ju nuk e dini." (Bekare, 216).

Këto dhe shumë fjalë të tjera të Allahut xh.sh. që i përmendëm më heret duhet të jenë idetë e zemrës dhe të shpirtit të çdo besimtari. Ato duhet t'ju frymëzojnë lexues të dashur …