Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Abaz Kupi

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827

    Abaz Kupi

    KJ

    E Merkure, 02 Nentor 2005


    E BIJA E ABAZ KUPIT: RAMIZ ALIA MANIPULON HISTORINE

    Ne emisionin "Opinion" te TV Klan degjova intervisten tuaj me gazetarin Blendi Fevziu. Nuk dua te zgjatem per cka deklaruat ne ate interviste lidhur me jeten, aktivitetin, rolin dhe pergjegjesite tuaja ne historine e hidhur te regjimit komunist ne Shqiperi. Ne ate bisede televizive u mundove, pa sukses, dhe ne menyre te pahijshme, t"u shmangeshe disa pyetjeve qe kishin te benin me ngjarje te spikatura te historise sone.

    Konkretisht, permendet luften e Durresit te 7 prillit 1939, diten e agresionit fashist ne Shqiperi. Permendet vetem emrin e deshmorit Mujo Ulqinaku ne ate lufte te rezistences dhe kur gazetari ju kujtoi Abaz Kupin, babain tim me nje nenvleftesim perbuzes e mund te thuhet genjeshtar, thate: "Flitet se ka qene". Dhe une po kthehem shume vjet me pare, duke ju pyetur se cfare do te thoni per gazeten "Zeri i Popullit" kur, ne shkurt te vitit 1943, ka shkruar keshtu: " ... Ne ditet e para te prillit 1939, dite te zeza te historise sone, eshte me kembe, me nje zemer, me nje bese, nje parulle: lufte invadorit fashist qe i turrej Atdheut tone te dashur si bishe ne fshatra e qytete te Shqiperise, i madh e i vogel bertiste: arme; plak e i ri bertiste ne Durres, Shengjin, Vlore per te mbrojtur Atdheun. Ne Durres luftonte Abaz Kupi me djemte e Shqiperise, luftonte me nje grusht njerezish kunder deshires se klikes dallkauke, kunder mijera e mijera fashisteve qe zbarkonin ne molo, Abazi i Canes dhe djemte e Shqiperise, te frymezuar prej nje dashurie te madhe per Atdheun, te vetmen pushke te shqiptarit, e bene armikun te ktheje vapore e te linte ne molo me qindra te vrare. Major Abaz Kupi ishte kudo, ne cdo pozite zeri i tij degjohej, djema godisni armikun shekullor... nga cdo ane, nga cdo mur, nga cdo penxhere e Durresit levonte pushka. Bazi i Canes s"po ia leshonte vendin megjithese armiku perdori topa e aeroplana ...etj".

    " shenim: Arkiva e shtetit: Ja kreu i gazetes: Vdekje fashizmit. Liri popullit. "Zeri i Popullit". Organ i Partise Komuniste Shqiptare, viti i II-te. Shkurt 1943 "nr. 13-14).

    Une nuk mendoj se ju nuk e keni ditur as atehere, as sot e kesaj dite sesi vleresohej Abaz Kupi atehere per luften qe beri ne Durres me 7 prill 1939. Me jehone kushtrimi permendej emri i tij dhe jo "flitet", sic ju u pergjigjet ne menyre te pahijshme. Jam i bindur se nuk ju mungon kujtesa, por ju mungon morali tashme i percudnuar nga nje ideologji depersonalizuese e kriminalizuese dhe me shume nga pergjegjesite qe keni.

    Dredhuat kur ju permenden kujtimet e Julian Amery-it e te Dejvid Smajly-it, misionare angleze te Abaz Kupit gjate luftes. Nuk donit, sepse nuk ju vinte mire te permendeshin vleresimet e konsiderata qe ata kishin per Abaz Kupin, pasi e kane njohur nga afer dhe kane luftuar bashke me te. Dhe kete te vertete e kane deshmuar dhe ripohuar tashme disa here.

    E ishit te lehte e ju vinte per mbare te permendnit emrin e nje misionari tjeter anglez, i cili e akuzonte Abaz Kupin si bashkepunetor me gjermanet. Nuk eshte e vertete. Ja cfare deshmon David Smaily ne librin "Me detyre ne Shqiperi": "Oficeret britanike lajmeronin Barin se Abaz Kupi kurre qiti pushke ne bashkepunim me gjermanet..." Me tutje:" ... kjo tregon gjithashtu se atyre u mungonte aftesia per te gjykuar dhe peshuar fjalet e atyre qe i terhiqnin nga hundet. Ne kuptonim se cilat ishin metodat qe perdornin komunistet, shume me mire se britaniket qe qendronin prane tyre..."

    Smiley veren perseri: "Disa oficere ne sektorin shqiptar te SOE-se nuk kishin qellime te keqija, por u ndikuan nga propaganda dinake komuniste. Te tjere ishin agjente komuniste. Njeri, oficer ne sektorin per Shqiperine, hodhi kandidaturen per deputet me komunistet ne zgjedhjet e 1945. Pra nuk eshte cudi te na quante fashiste. Njeri nga sekretaret tha se qe ai qe kishte penguar mesazhin e Maklinit per ministrin Ieden. Kete e kish bere me qellim te keq..."

    Ka edhe me, por po i referohem Julian Amery-it me vepren e tij "Bijte e Shqipes". Ja pergjigjja e nje gjenerali britanik kur Amery i thote atij se Tito eshte nje agjent i fshehte i Komiternit: "Ngrije edhe nje here goten i dashur mik, te gjithe do te kujtonin se kemi degjuar Gelbesin". Ne disa oficere britanike, nje psikoze e tille politike, ne ate mbarim lufte, mund te ekzistonte si rezultat i influences se propagandes dhe genjeshtrave te komunisteve. E misionari qe ju permendni, zoti Ramiz, duket se eshte viktime e ketyre mashtrimeve.

    Genjeshtra, shpifja, falsifikimi ka qene thelbi i propagandes tuaj. Krimi, terrori ne themel te diktatures. Keni denigruar e denuar padrejtesisht, patiote qe e kane dashur me shpirt kete vend, vetem pse kane qene antikomuniste dhe kundershtare palitike tuaj, kunder se keqes qe i kanosej vendit dhe per fat te keq kjo e pllakosi ate. Per kete shkak u pushkatuan e burgosen aq shume te ketille, gjithe ato familje u ropaten kampeve te internimit. Dhe sipas maksimes se "Revolucioni ha bijte e vet" e pesuan kaq " luftetare e pushtetare".

    Zoti Ramiz, ky shkrim i imi eshte nje pergjigje per ate c"ka ju nuk mund te mohoni per nje person. Me keq per ju. Nuk mund te mohoni perpara nje kombi nen diktaturen e eger, ne krye te te ciles ju ishit ne fund dhe mori fund me ju.

    Ne qofte se nuk keni kurajon e Bedri Spahiut, Liri Belishoves, Rahman Parllakut e ndonje tjetri, qe te zhgenjyer e te penduar i kerkojne falje popullit, mos u beni edhe me qesharak me intervista te tilla. Mbase me mire te silleni si Adil Carcani, i cili sipas se bijes Teftes, i semure dhe i merzitur, u mbyll ne vetmine e zymnte, dukle i kaluar keshtu ditet e fundit, me nje deshire per te vdekur.

    A nuk eshte me mire keshtu?

    Hyjrie Dosti "Kupi)

    CV e Hyjrie Kupit "Dostit)

    -Lindur ne Kruje 4 janar 1934

    -Martuar me tre femije

    -Qe nga tetor 1991 jeton ne Tirane

    1939-1943 Internohet ne Itali nga okupacioni fashist italian per shkak te qendreses se te atit me 7 prill 1939 ne Durres

    1943-1944 Internohet familjarisht ne Tepelene per arsye politike nga regjimi komunist

    1949 deri ne tetor 199 Internohet per arsye politike ne kampet e perqendrimit nga regjimi komunist

    1963 E internuar, martohet me Viktor Hasan Dostin

    ----

    koha jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,727
    Postimet nė Bllog
    3

    Pėr: Abaz Kupi

    Dita pėr tė mos e harruar Abaz Kupin, vdiq mė 9 janar 1976 nė Nju Jork

    Emri:  auto_Screenshot_41610183055.jpg

Shikime: 123

Madhėsia:  20.9 KB

    Pėrkujtohet sot ushtarakun dhe aktivistin e ēėshtjes kombėtare Abaz Kupi (6 gusht 1982- 9 janar 1976)

    Abaz Kupi i lindur mė 6 gusht 1892 nė lagjen Varosh tė Krujės, i njohur dhe si Bazi i Canės (Abazi i Hasanit), ishte ushtarak dhe aktivist i ēėshtjes kombėtare gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

    Nė ditėt e zbarkimit tė fashistėve italianė nė vendin tonė, mė 7 prill 1939, udhėhoqi qėndresėn e repartit ushtarak tė Durrėsit (1932-1939), qėndresė e cila zgjati 36 orė dhe e shndėrroi atė nė njė ikonė. Me pushtimin e Shqipėrisė u largua nė Stamboll dhe nė qershor tė vitit 1939 familja e tij u internua nė Himarė. Rikthehet nė atdhe me pėrkrahjen e ambasadės angleze nė Beograd pėr tė organizuar qėndresėn kundėr pushtuesit bashkė me tė vėllanė, Ibrahimin, gjė qė e bėri me shpenzimet e tij.
    Ishte njė ndėr organizatorėt dhe pjesėmarrėsit kryesorė tė Mbledhjes sė Pezės tė mbajtur mė 16 shtator 1942 si dhe u zgjodh anėtar i KANĒ. U bė gjithashtu nismėtari Konferencės sė Mukjes tė mbajtur nė datat 1-2 gusht 1943 pėr tė arritur bashkėpunimin midis Frontit Nacional Ēlirimtar dhe Ballit Kombėtar.

    Kur Enver Hoxha hodhi poshtė Marrėveshjen e Mukjes me Konferencėn e Labinotit nė shtator 1943, Abaz Kupi u largua mė 19 nėntor 1943 nga Kryesia e Kėshillit tė Pėrgjithshėm Nacional-Ēlirimtar. Mė 21 nėntor formoi Lėvizjen e Legalitetit qė mėsynte nė rikthimin e Mbretit Zog nė Shqipėri. Pas kėsaj udhėheqja e Partisė Komuniste urdhėroi asgjėsimin fizik tė Abaz Kupit.

    Mė 24 tetor 1944 u largua nga atdheu nepėrmjet njė barke tė siguruar nga Ihsan Toptani nė Shkodėr, bashkė me dy bijtė e tij Petritin, Rustemin dhe pėrkthyesin Gaqo Goga.

    Udhėtuan pėr 6 ditė pa ushqim e pa ujė derisa u gjetėn nga njė anije pastruese-minash kanadeze qė i ēoi nė Brindizi tė Italisė. Pjesa tjetėr e familjes qėndroi nė Shkodėr.

    Djali i vogėl, Fatbardhi, u arrestua mė 1945, ndėrsa pjesa tjetėr e familjes, bashkėshortja e tij dhe vajzat, do tė internoheshin nė Tepelenė e mė pas nė kampet e internimit tė Myzeqesė.

    Nė emigracion u mor me organizimin e mėrgimtarėve pėr njė bashkim politik e mė pas u aktivizua nė komitetin "Shqipėria e Lirė" me president Mit'hat bej Frashėrin. Mė 7 korrik 1949 u emėrua president i Juntės ushtarake, nėn projektin "Valuable" (organizėm kontrollues i operacioneve ushtarake sekrete pėr destabilizimin e regjimit komunist nė Shqipėri).

    Nė 1968-ėn zhvendoset drejt Shteteve tė Bashkuara ku mė vonė ndėrron jetė mė 9 janar 1976 nė New York.

    Trupi i tij prehet nė Kew Gardens Cimitery nė Queens.

    Syri.net

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •