Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Skocezet "Na falni, gabuam me shqiptarët”

    Regjisori britanik Peter Mullan bën dokumentar në Shkodër. Shfaqet në parlamentin skocez

    “Na falni, gabuam me shqiptarët”

    Policët vunë në pranga kryefamiljarin e djalin e tij

    Nga Londra Muhamed Veliu

    ANGLI

    U kanë shqyer derën. U kanë hyrë në dhomën e gjumit dhe i kanë nxjerrë me forcë jashtë, ku i prisnin makinat e policisë. Babai dhe djali i madh i prangosur. Vajza 13-vjeçare vetëm me pizhama. Kjo ishte skena e ndodhur rrufeshëm në orën 06.00 të mëngjesit në qytezën Drumchapel në Skoci. Protagonistë, një familje azilante shqiptare nga malësia e Shkodrës, që pritej të përzihej nga Britania e Madhe. Tmerri i pjesëtarëve të familjes Vucaj, që pas pesë vitesh emigracion përjetoi çastet e thërrmimit të ëndrrës së tyre për një jetë më të mirë, ngriti në protestë banorët lokalë të Gllasgout. Historia e dhimbshme e dëbimit të kësaj familjeje, e cila ka pushtuar mediat skoceze, bëri të mundur edhe realizimin e një filmi dokumentar. Aktori i njohur dhe njëkohësisht regjisori i disa filmave, Peter Mullan, dy ditë më parë ka shfaqur në parlamentin Skocez një dokumentar emocional. Pas një vizite në malësinë e Shkodrës, aktori Mullan ka fokusuar në pamjet filmike skamjen në të cilën jeton aktualisht familja Vucaj. Qëllimi i shfaqjes së këtij filmi dokumentar është përpjekja e radhës për të rikthyer këtë familje në Skoci. Ndërkohë, ministri i kabinetit të qeverisë skoceze, Jack McConnell, është shprehur se dëbimi i familjes shqiptare është një skandal i shkaktuar nga praktika e organeve të emigracionit.

    Debimi

    Katër javë më parë, 16 oficerë të emigracionit janë futur forcërisht në banesën e familjes Vucaj, në qytezën e Drumchapelit. Kryefamiljari Isen Vucaj, u lidh me pranga së bashku me djalin e madh Elvisin, ndërsa vajzës së tij, Saidës, nuk iu la kohë as për t’u veshur, por u nxor jashtë me pizhama. Fillimisht ata u dërguan në një qendër detencioni dhe më pas u kthyen në Shqipëri, pasi iu refuzua kërkesa për azil në Skoci. Ngjarja tronditi fqinjët dhe banorët e qytezës së Drumchapelit dhe skenari i dëbimit të kësaj familjeje nga policia pushtoi mediat skoceze.

    Filmi
    dokumentar

    Lajmet për dëbimin e familjes azilante nga Skocia dhe reagimi i komunitetit skocez për rikthimin e tyre në Britaninë e Madhe, nxiti aktorin Peter Mullan që të bënte një vizitë në Shqipëri. I shoqëruar nga aktivistja e të drejtave të njeriut Robina Qureshi, aktori i njohur shkoi në fshatin e thellë malor të Shkodrës, ku banon aktualisht familja Vucaj. Pamjet filmike tregojnë mjerimin dhe skamjen e zonës në fjalë. Në dokumentar shfaqet shtëpia gërmadhë e familjes Vucaj, pa dritare, pa energji elektrike, pa ujë. 13-vjeçarja Saida Vucaj shprehet se është e frikësuar se do të përfundojë e trafikuar nga trafikantët e mishit të bardhë, siç ka ndodhur me shumë vajza të kësaj zone. Peter Mullan pas vizitës së tij në Shqipëri ka deklaruar se është i shqetësuar për fatin e vajzës së mitur të familjes Vucaj, si dhe për dy vëllezërit e saj Nimetin 16-vjeçar dhe Elvisin 18-vjeçar, pasi mund të përballen me trauma mendore.

    Parlamenti
    skocez

    Filmi dokumentar i Peter Mullan është shfaqur të hënën në parlamentin skocez. Filmi u ndoq edhe nga vetë ministri i komuniteteve, Malcolm Chisholm. Pamjet trishtuese të fiksuara nga kamera në malësinë e Shkodrës janë pasur edhe me një koment nga aktori Mullan. “Këta fëmijë janë rritur në Skoci. Duket sikur ata janë marrë peng dhe janë dëbuar në një vend që ata nuk e njohin. Fëmijët janë krejt të pasigurt aty ku jetojnë. Një ngjarje e tillë na vë përpara një pyetjeje të madhe. Si e lejuam të ndodhë një gjë e tillë”,- është shprehur regjisori i disa filmave Peter Mullan.

    FILMI
    Regjizori anglez Peter Mullan gjatë një vizite në Shkodër realizoi një film dokumentar me familjen Vucaj, e cila
    u dëbua nga Skocia

    AKTIVISTJA
    Aktivistja e të drejtave të njeriut, Robina Qureshi është është shprehur në mbrotje të tre fëmijëve shkodranë.

    LETRA
    Në mars të vitit 2005 nxënësit e shkollës Drumchapel High School i dërguan një letër autoriteteve lokale që të mos dëbonin nga qyteti shokët e tyre nga Shqipëria. Fëmijët skocezë sqaronin në letër se, Saida Vucaj dhe dy vëllezërit e saj, ishin të dashur jo vetëm për ta e mësuesit, por edhe për banorët e qytetit të Gllasgout.


    Shqiptarja e mitur, letër kryeministrit anglez
    “Zoti Bler, pse e prangosët babanë dhe vëllanë tim?”

    Pse e prangosët babain tim zoti Bler”? Dëbimi me forcë nga Skocia, pas pesë vitesh qëndrimi në qytezën e Drumchapelit, ka tronditur vajzën 13-vjeçare të familjes Vucaj nga Shkodra. E prekur në shpirt, Saida i ka dërguar një letër kryeministrit Toni Bler. E mitura, që tashmë ndihet e humbur në një fshat të thellë të Shkodrës, e pyet ndërmjet të tjerave kreun e qeverisë britanike se përse i dëbuan nga Skocia, përse ia vunë në pranga babain dhe vëllain e saj të madh. E ndërsa Bler ende nuk i ka kthyer një përgjigje asaj, një ndër yjet e kinematografisë angleze mori përsipër një mision për kthimin e familjes së saj në Skoci. Aktori Peter Mullan, mblodhi fakte e dëshmi në fshatin malor të Shkodrës, duke realizuar një film dokumentar, i cili është një apel për autoritetet e vendit të tij. Këmbëngulja e banorëve të qytetit të Glasgout si dhe furia e lajmeve të mediave në lidhje me dëbimin e familjes shqiptare nga Skocia, u zhvendos deri në konferencën vjetore të Partisë Laburiste të Toni Blerit në qytetin Brighton. Në këtë mbledhje, Kathy Gallawau foli hapur për keqtrajtimin e familjes Vucaj.


    Fqinjët skocezë: Shkodranët të kthehen tek ne


    Skena e dhunshme e dëbimit të familjes shqiptare, ka irrituar banorët e qytezës së Drumchapelit (ndodhet afër qytetit të Glasgout). Andy Fitton, një nga fqinjët e familjes shkodrane Vucaj, ka deklaruar për BBC radio Skotland, se është terrorizuar nga operacioni policor i ndërmarrë katër javë më parë. Ai ka treguar se oficerët e emigracionit e nxorën dhunshëm nga shtëpia familjen fqinje nga Shqipëria. “Të përjetosh këtë skenë tek dera e shtëpisë tënde, ndaj një familjeje që ti e njeh mirë, është një diçka horrifike. Nuk e besoj të ndodhin gjëra të tilla”,- është shprehur skocezi Fitton. Edhe banorë të tjerë të qytezës ku banoi për pesë vite familja shkodrane Vucaj, kanë protestuar me pankarta në duar për dëbimin e dhunshëm. Ata kërkojnë rikthimin e kësaj familjeje në Skoci, duke argumentuar se tre fëmijët: Saida, Nimeti dhe Elvisi janë të tronditur nga kjo skenë deportimi në Shqipëri.

  2. #2
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Na ngjethet mishin !
    Eh! Ca nuk i ndodh shqiptareve te shkrete thuaj! Po gjen e mire qe paskan qene familje persembari dhe i dashkan. Kshu eshte...kur je njeri i mire ta dine te tjeret. Gjynah vertete po ishallah kthehen serish ne shtepine tyre te dyte.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,553
    paska qen populli i mire thuaj
    se ktu sa do i mire te jesh, ka ca kica qe jan ti djegesh me benzin, se sduan te shohin te gjall kur e marin vesh qe je i huaj

Tema të Ngjashme

  1. "Na i fal fajet tona..."
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2006, 03:49
  2. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •