Desha te paraqesh ketu nje situate mjaft delikate te nje shoqes time dhe ju lutem me shkruani nese keni ndonje njohuri. E di qe keto situata jane te shpeshta tek Shqiptaret prandaj shpresoj qe dikush ka pervoje dhe do te me ndihmoje. Pra shoqja ime e ngushte eshte U.S. citizen, para nje viti u martua me nje djale qe ka ardhur ketu ilegalisht para 3 vitesh. Ate bile e kane zene kur ka tentuar te kaloje kufirin dhe ka ndejtur nje muaj ne burg. Pastaj e nxoren te afermit, kuptohet duhet paguar bond. Tani shoqja ime mundohet t'ia rregulloje dokumentat, ne fakt kane edhe nje djale te posalindur, por i thone qe shancat jane 99% qe ta perjashtojne nga SHBA. Advokati i kishe thene qe kurora me shtetase Amerikane dhe as femija nuk ndihmon sepse e ka thyer ligjin, duke hyre ilegalisht dhe patjeter duhet te denohet per kete me deportation... Ky diten perfundimtare ne gjyq e ka ne fillim te Dhjetorit dhe atehere do ta caktojne se valle mund te rri apo ta leshoje Ameriken. Nje variante tjeter qe kemi degjuar eshte qe ky t'i mbylli dokumentat ketu dhe ta leshoje Ameriken vullnetarisht, dmth perpara court date, dhe pastaj ti rifillojne dokumentat nga Maqedonia. Por pyetja eshte sa kohe do ti marre qe te rregullohen dhe a eshte kjo menyra me e mire?
Ju falemnderit te gjitheve!
Krijoni Kontakt