vazhdim.
Zbulimi i piramidave, të paktën pesë sosh, jep një argument për nevojën e ndryshimit të domosdoshëm të historisë së civilizimit dhe kulturës evropiane, përkatësisht të korrigjimit të gjithë asaj xhungle të gabuar librash, teorish, informacionesh, arkivash, të cilat vazhdojnë të ruajnë dhe kultivojnë atribuimin e gabuar, i cili para së gjithash, shqiptarëve në Ballkan u ka kushtuar me përjetimin e shumë vuajtjeve, mizorive, goditjes nga gjenocide dhe etnocide, veçanërisht nga serbët e grekët, dhe kjo vuajtje po vazhdon ende, jo vetëm në sytë e Evropës, por edhe me leje dhe me projekte të saj.
Kështu me gjithë pështjellimet politike, falsifikimet evropiane të historisë, të qëllimshme apo nga mosnjohja shkencore, e deri tek gjenocidet dhe etnocidet e kryera me dëbimet masive dhe në heshtje të shqiptarëve nëpër shekuj, kjo pjesë e Ballkanit vazhdon, të dominohet nga elementi shqiptar, apo origjina e tij, ilire dhe thrake. Është koha që popujve të lirë (Ilir), t’iu rikthehet liria, që ata të vetëvendosin se më kë duan të jetojnë.
Piramidat ende në zbulim, janë bërë vend shumë i vizituar
Krijoni Kontakt