Kryeministri Maqedonas Buckovski pritet ne zyren ovale te Shtepise se Bardhe nga presidenti amerikan Bush

Kryeministri maqedonas Vllado Buēkovski e ka siguruar Presidentin amerikan Xhorxh Bush se Maqedonia do tė vazhdojė tė luajė rol pozitiv dhe konstruktiv nė rajonin e Ballkanit, veēanėrisht nė bisedimet pėr statusin e ardhshėm politik tė Kosovės.
Nga ana e tij Presidenti amerikan Bush ka lavdėruar Maqedoninė pėr progresin nė implementimin e reformave qė janė tė domosdoshme pėr anėtarėsimin eventual tė kėtij vendi nė NATO dhe nė BE. Bush e falėnderoi Buēkovskin pėr kontributin e Maqedonisė nė misionet nė Irak dhe nė Afganistan.
Tė dy bashkėbiseduesit janė pajtuar se Maqedonia ka arritur suksese nė ndėrtimin e demokracisė stabile dhe mulrietnike. Duke folur para gazetarėve nė Shtėpinė e Bardhė, Buēkovski tha:
"E falėnderova Presidentin Bush pėr mbėshtetjen e vazhdueshme tė Shteteve tė Bashkuara pėr demokracinė tonė, e nė mėnyrė specifike, pėr rolin amerikan nė implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit. Po ashtu, kam shprehur edhe falėnderimin e popullit tė Maqedonisė pėr njohjen e emrit kushtetues nga ana e Shteteve tė Bashkuara", ka thėnė Buēkovski.
Ndėrkaq Bush ka falėnderuar Buēkovskin pėr pjesėmarrjen e Maqedonisė nė koalicion antiterrorist dhe pėr kontributin e ushtarėve tė Maqedonisė nė misionet nė Irak dhe Afganistan.
Kryeministri Buēkovski pas takimit me Ramsfeldin ka deklaruar se Maqedonia ka bėrė shumė punė nė mbrojtje dhe duhet tė vazhdojė me tempin e njejtė. Ai ka thėnė se Maqedonia nė vitin 2008 do tė pranohet nė Aleancė.