Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Rrefimi im - Leon Tolstoi

    .....
    Megjithese e konsideroja autoresine si nje humbje kohe, vazhdova te shkruaj gjate atyre 15 vjeteve. Kisha shijuar joshjen e autoresise, joshjen e nje shperblimi te madh monetar dhe duartrokitjet per punen time te parendesishme, dhe ju neneshtrova kesaj si nje menyre per te permiresuar kushtet e mia materiale, dhe per te mbytur ne shpirtin tim gjithe ato pyetje per kuptimin e jetes sime dhe asaj ne pergjithesi.

    Ne shkrimet e mia mbrojta ate qe per mua ishte e verteta, ate qe ishte e rendesishme per te jetuar ne nje menyre te tille qe njeriu te siguroje komfortin me te madh per vete dhe familjen e tij.

    Keshtu, vazhdova te jetoj, por pese vjet me pare filloi te me ndodhe dicka e cuditshme: Fillimisht, me kapen ca minuta corroditje dhe me pas nje ndalese e rrjedhes se jetes, a thua se nuk dija me si te jetoja, c'fare te beja, dhe e humba kaq shume toruan sa u rrezova ne nje gjendje te merzitur shpirterore. Por kjo kaloi, dhe une fillova te jetoja si me pare. Me pas, ato minuta te coroditura filluan te perseriteshin shpesh e me shpesh, dhe gjithmone ne te njejten menyre. Gjithe keto ndalesa gjeten shprehje ne pyetjet: "Pse? Po, dhe pastaj?"

    Fillimisht mendova se keto ishin pyetje krejt te papershtatshme dhe pa ndonje qellim. Me dukej sikur gjithcka ishte kaq e qarte sa sikur te doja ti vihesha punes per te gjetur zgjidhjen, kjo nuk do te me kushtonte shume, dhe qe tashme nuk kisha kohe te merresha me to por nese do te doja, do te kisha mundur te gjeja pergjigjen e duhur. Por pyetjet vazhduan te perseriteshin shpesh e me shpesh, dhe pergjigjet po kerkoheshin sa vinte me teper, dhe si ato pikat qe bien mbi njera-tjetren ne leter, keto pyetje, pa ndonje pergjigje, u mblodhen ne nje njolle te zeze.

    Dhe ndodh ajo qe ndodh me c'do person qe semuret nga nje semundje e brendshme. Fillimisht, aty shfaqen simptoma jo dhe aq shqetesuese, per te cilat pacienti nuk tregon ndonje vemendje te vecante, dhe me pas keto simptoma perseriten sa vjen e me teper, dhe mblidhen ne nje dhimbje qe nuk do te kaloje. Dhimbja vazhdon te keqesohet, dhe para se pacienti te shohe rreth e rrotull, ai behet i ndergjegjshem se ajo qe atij ju duk si dicka kalimtare eshte gjeja me domethenese ne jete - vdekja.

    E njejta gje me ndodhi edhe mua. Kuptova qe kjo nuk ishte thjesht dicka kalimtare por dicka shume e rendesishme, dhe qe nese pyetjet do te vazhdonin te perseriteshin, do te ishte e domosdoshme te gjeja nje pergjigje. Dhe u mundova tu pergjigjem. Pyetjet dukeshin kaq idiote, te thjeshta, femijenore. Por momentin qe i preka dhe u mundova tu jap pergjigje, se pari, u binda qe ato nuk ishin idiote apo naive sic me ishin dukur por pyetjet me te rendesishme dhe me te thella ne jete, dhe se dyti, qe sado qe te perpiqesha, nuk do te mundja tu jap pergjigje. Perpara se te kujdesem per Samaren time, edukimin e tim biri, apo per te shkruar nje liber, duhet te di perse duhet ta bej kete. Per kaq kohe sa nuk do ta dija, nuk mund te beja asgje. Nuk mund te jetoja. Mes mendimeve te mia mbi bujqesine, qe me interesonin kaq shume ne ate kohe, do te me shkonte ne mendja dicka e tille: "Ne rregull, ti do te kesh gjashteqind hektare toke nen Qeverine e Samares, treqind kuaj, dhe pastaj? Dhe me pas e humbja fillin dhe nuk dija c'te mendoja me. Apo kur mendoja per edukimin e femijeve te mij, thosha me vete: "Pse?" Apo kur reflektoja mbi menyren sesi masat mund te arrijne mireqenjen, pyesja veten: "E pse me intereson kjo mua?" Apo duke menduar per famen qe do me jepnin librat e mi, thosha me vete: "Ne rregull, ti do te jesh me i famshem se Gogoli, Pushkini, Shekspiri, Molieri dhe gjithe shkrimtareve te botes - e pastaj c'fare?" Dhe ndihesha teresisht i pamundur te jap nje pergjigje. Por pyetjet nuk me prisnin, dhe une duhet tu pergjigjesha menjehere; nese nuk do te mundja, s'do te mund te jetoja.

    Ndjeva qe ajo mbi te cilen kisha qendruar kish rreshqitur, dhe se nuk kisha me themel ku te qendroja; ajo te cilen e kisha jetuar nuk ekzistonte me, dhe se nuk me kish mbetur me asgje per te jetuar...
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #2
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    ....
    Kjo me ndodhi kur une isha i rrethuar nga te kater anet me ate qe konsiderohet si lumturi totale. Kisha nje grua te mire, te bukur e te dashur, femije te mire, dhe prona te medha qe rriteshin pa ndonje pune nga ana ime. Isha i respektuar nga komshijte e miqte e mi si kurre me pare, vleresuar nga te huajit, dhe, pa ndonje mendjemadhesi, mund ta konsideroja emrin tim si te famshem. Me gjithe kete, nuk isha menderisht i pamundur - perkundrazi, zoteroja gjithe fuqine time fizike dhe mendore, nje fuqi qe rralle e kisha hasur tek njerez te moshes sime: fizikisht, mund te punoja ne fushe per tete apo dhjete ore rrjesht pa mundur te perjetoja ndonje lodhje. Dhe ne keto kushte, arrita ne konkluzionin se nuk mund te jetoja dot, dhe, duke ju friksuar vdekjes, u mundova te genjej veten ne menyre qe te mos e vrisja.

    Kjo gjendje mendore u shpreh ne kete forme: jeta ime eshte nje loje cinike dhe idiote, komanduar nga dikush tjeter. Megjithese nuk isha ne gjendje ta njoh kete "tjetrin" si krijuesin tim, koncepti qe dikush po luante me mua nje loje cinike duke me sjelle ne kete bote, ishte koncepti me natyral qe mu paraqit.

    Ne menyre te pavullnetshme imagjinova qe diku, dikush po argetoheshe ndersa me shihte mua nga lart, duke jetuar tridhjete apo dyzet vjet, duke mesuar, zhvilluar, rritur ne trup e mendje, dhe tani qe isha forcuar ne mendje dhe qe kisha arritur ne ate pike ku mund te shihja gjithcka perpara meje, duke qendruar si budalla mbi gjithcka dhe duke pare qe s'kish asgje ne jete, dhe kurre s'do te kish. Dhe kjo ishte kaq argetuese per te --

    Por nese ishte apo s'ishte dikush qe po tallej me mua, kjo nuk i bente gjerat me te thjeshta. Nuk mundesha ti jap ndonje domethenie qofte edhe nje veprimi te vetem, apo gjithe jetes sime. Vetem se isha kaq i befasuar qe nuk e kisha kuptuar kete qysh ne fillim. Gjithcka qe ishte e ditur qyshkur! Heret a vone semundjet dhe vdekja do te vinin (ato kishin erdhur tashme) per te dashurit e mi dhe mua, dhe nuk do te mbetej me asgje pervec krimbave. Gjithe puna ime, c'faredo qofte, heret a vone do te harrohej, dhe une vete nuk do te ekzistoja me. Pra, perse duhet te shqetesohem per keto gjera? Si mundet qe nje njeri te mos shohe kete gje dhe te jetoje - kjo ishte befasuese! Nje njeri mund te jetoje per aq kohe sa ai eshte i dehur, por momentin qe pija do ti dale, ai do te shohe se gjithcka ishte nje mashtrim, dhe nje mashtrim kaq idiot. Vertet, s'kish asgje per te qeshur rreth kesaj, vec dicka idiote dhe te pameshire.

    Kohe me pare eshte treguar ajo historia e Lindjes rreth nje udhetari qe ne stepe takon nje bishe te terbuar. Duke u munduar te shpetoje nga kthetrat e kafshes, udhetari kercen ne nje pus pa uje, ne fund te te cilit shikon nje dragua qe ka hapur nofullat gati per ta kollofitur. Dhe njeriu i mjere nuk mund te ngjitet lart pasi rrezikohet nga bisha e terbuar, por as nuk guxon te zbrese ne fund te pusit pasi e di qe ka per tu shqyer nga dragoi. Keshtu, ai kapet pas rrenjes se shkurres qe eshte rritur ne ane te pusit duke u mbajtur fort. Por duart po i lodhen dhe ai e ndjen se heret a vone ka per t'ju dorezuar rrezikut qe e pret nga cilado ane; e megjithate ai ende mbahet, dhe shikon dy minj, nje te zi dhe nje te bardhe, duke erdhur verdalle rrenjes pas te ciles ai eshte varur, duke e kafshuar ate nga te gjitha anet. Tani, ne c'do moment rrenja do te thyhet dhe ai do te rrezohet ne gojen e dragoit. Udhetari e sheh kete dhe e di qe ai patjeter ka per te vdekur, por ndersa ai eshte ende i varur, ai sheh ca mjalte qe pikon nga deget e shkurres rreze pusit, shtriqet, i arrin dhe fillon ti lepije me gjuhe. Keshtu edhe une mbahem ne deget e jetes, duke ditur qe dragoi i pashmangshem i vdekjes eshte gati te me shqyeje copash, dhe nuk e kuptoj perse kam rene ne kaq dhimbje. Dhe perpiqem te lepij mjaltin qe dikur me jepte kaq shume kenaqesi, por ai s'me kenaq me, dhe miu i bardhe e i zi, dite e nate, kafshon degen ne te cilen mbahem. Shoh vetem dragoin e pashmangshem dhe minjte, dhe s'mund ta kthej veshtrimin gjetke. Kjo nuk eshte perralle por nje e provueshme, e padiskutueshme, e kuptueshme - e vertete!

    .....
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e hysnib
    Anėtarėsuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    41
    Citim Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce

    Tolstoi dhe Sofia
    Prej mėnyrave tė shumėllojshme pėr shkatėriimin e dashurisė,mosbesimi dhe kundėrshtimi padyshim janė mė shkatėrueset.Efekti tyre ėshtė vdekjeprurės,ngase veprojnė si kafshim i kobrės.
    Kėtė nė fund tė jetės e kuptoi edhe gruaja e Tolstoit.Por pėr fat tė keq,atėherė ishte shumė vonė.Para vdekjes ajo ia pranoi kėtė vajzave tė saja:"Unė jam fajtore e vetme pėr vdekjen e hershme tė babait tuaj."Vajzat e pėrlotura heshtnin,duke ditur se nėna e tyre e fliste tė vėrtetėn.Edinin se me kundėrshtime tė pandėrprera,me llomotitje dhe me ankesa,me tė vėrtetė e kishte dėrguar atė nė varrė.
    Por megjithkėtė,nė vitet e pa tė jetės Tolstoi dhe gruaja e tij kanė qenė jashtėzakonisht tė lumtur.Tė rrethuar me famė dhe pasuri,kėnaqeshin nė dashuri dhe me fėmijėt.Ndonjėherė u dukej,madje se fati me tė cilin ishin rrethuar ishte pėr sė shumti i madh qė tė mund tė zgjaste.
    Dhe,vėrtetė! Tolstoi nė moshėn e pesėdhjetė,menjėherė filloi tė ndryshoj.Ai hjekė dorė nga titulli i kontit dhe fillon tė jetoj me jetėn e murgut duke predikuar barazinė dhe vėllazėrinė mes njerėzve.Nė pronėn e tij nė Jasno Poljana pėrpunonte tokėn dhe prodhonte mjete mė themelore pėr jetė,duke besuar se pasuria dhe privatizimi janė mėkate.Nga ai ēast filluan problemet bashkėshortore te Tolstojėt.E mėsuar nė shkėlqėsi,famė dhe salltanate,gruaja e Tolstoit,Sofia,nuk mund tė pajtohej me mėnyrėn e re tė jetesės.Ēdo ditė "i shfaqte atij skena",i kėrcėnohej me vetvrasje,e mundonte me kundėrshtime.U rradhitėn vitet e tėra tė ferrit bashkėshortorė,tė ndėrprera vetėm pėrkohėsisht,me kujtime patetike nė fatin e humbur.
    Mė nė fund,nė moshėn 82 vjeēare,i lodhur me kundėrshtimet e pėrhershme tė gruas.Tolstoi ikė nga shtėpia,duke kėrkuar shpėtim nė natėn me dėborė tė tetorit tė vitit 1910,nė tė vėrtetė duke mos ditur ku tė shkonte.
    Njėmbėdhjet ditė mė vonė Tolstoi vdes nga ndezja e mushkėrive nė njė stacion hekurudhor.Ndėr fjalėt e fundit qė i tha,ishin edhe kėto:"MOS MA SJELLNI GRUAN PARA SYVE."
    Ishte ky denim i rėndė pėr kundėrshtimet shumėvjeēare,mundimet dhe histerinė.E vėrteta,duhet qė edhe gruan e tij ta kuptojmė,por-vetėm aq se ēka ka arritur me sjellje tė tilla? A ika ndihmuar vetes dhe tė shoqit tė saj,apo,e ka shkatėrruar martesėn? "Mendoj se vėrtet nuk kam ditur se ēfarė tė bėjė",pranoi ajo para fundit tė jetės sė saj.Por atėherė ishte shumė vonė.

Tema tė Ngjashme

  1. Rrėfimi dhe Kungimi i duhur
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-12-2012, 23:27
  2. Tolstoi dhe Arti?
    Nga Veshtrusja nė forumin Arti botėror
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 05-01-2010, 10:22
  3. Lev Tolstoi: "Kėrkoj tė mė konsideroni musliman"
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-05-2007, 15:58
  4. Jetėshkrime nga njerėz tė menēur!
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 20-05-2005, 14:31
  5. Lev Tolstoi: "Kėrkoj tė mė konsideroni musliman"
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-11-2004, 14:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •