Po lexoja nje artikull te Benedict Anderson mbi origjinen e Ndergjegjes Kombtare te cilen ai e shpjegon duke theksuar fillimin e Kapitalizmit te Shtypshkrimit (Print Capitalism). Interesant eshte perkufizimi qe i ben ai Kombit (qe nuk nuk bie ndesh me perkufizime te Bhabha, Gellner, Smith…):
Kombi eshte nje komunitet (shoqeri) politik imagjinar, i imagjinuar si (inherently) i kufizuar dhe i pavarur.
(I kufizuar sepse kombi, edhe me i madhi, ka nje kufij, asnje komb nuk e koncepton veten si komb boteror.)
Kombi shqiptar eshte imagjinar per secilin prej nesh (kufijte mund te vihen tek kufijte imagjinare te shqipfolesve, kultures?!, histories se perbashket…). Asnjeri prej nesh (ose dhe ne komvin me te vogel) nuk i njeh dhe nuk do njohe ndonjehere te gjithe anetaret e ketij kombi dhe megjithate ndjen nje afersi me ta, ndjenja qe shumehere tejkalojne ndjenja te tjera.
Pse?
A mund te jete kjo per shkak te sigurise dhe kenaqesise qe te jep ideja e te qenit pjesetar i nje shoqerie?
Nga frika e vetmise, dhe deshira per tu ndjere mes te tjeresh, qofte dhe ne menyre imagjinare?
Mos solidariteti brenda nje shoqerie vjen nga frika e nje shoqerie te huaj/tjeter?
Nga deshira per te shprehur ndryshimin, diferencen ne nivele te ndryshme (ne kete rast nje makronivel)?
Edukimi qe kemi marre? …
Anderson nuk i ben dhe nuk u pergjigjet ketyre pyetjeve sepse studimi i tij s’ka te beje me anen psikologjike te Ndjenjave Kombtare.
Mendoj se duhet te jete nje perzierje e te gjithave (dhe perzierje te ndryshme ne persona te ndryshem), por se di cilat arsye kane prioritet.
(Nuk diskutojme a duhet dhe pse, por perse ndodh.)
Ju si mendoni?
Krijoni Kontakt