Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Ndjenjat Kombëtare

    Po lexoja nje artikull te Benedict Anderson mbi origjinen e Ndergjegjes Kombtare te cilen ai e shpjegon duke theksuar fillimin e Kapitalizmit te Shtypshkrimit (Print Capitalism). Interesant eshte perkufizimi qe i ben ai Kombit (qe nuk nuk bie ndesh me perkufizime te Bhabha, Gellner, Smith…):
    Kombi eshte nje komunitet (shoqeri) politik imagjinar, i imagjinuar si (inherently) i kufizuar dhe i pavarur.
    (I kufizuar sepse kombi, edhe me i madhi, ka nje kufij, asnje komb nuk e koncepton veten si komb boteror.)
    Kombi shqiptar eshte imagjinar per secilin prej nesh (kufijte mund te vihen tek kufijte imagjinare te shqipfolesve, kultures?!, histories se perbashket…). Asnjeri prej nesh (ose dhe ne komvin me te vogel) nuk i njeh dhe nuk do njohe ndonjehere te gjithe anetaret e ketij kombi dhe megjithate ndjen nje afersi me ta, ndjenja qe shumehere tejkalojne ndjenja te tjera.
    Pse?
    A mund te jete kjo per shkak te sigurise dhe kenaqesise qe te jep ideja e te qenit pjesetar i nje shoqerie?
    Nga frika e vetmise, dhe deshira per tu ndjere mes te tjeresh, qofte dhe ne menyre imagjinare?
    Mos solidariteti brenda nje shoqerie vjen nga frika e nje shoqerie te huaj/tjeter?
    Nga deshira per te shprehur ndryshimin, diferencen ne nivele te ndryshme (ne kete rast nje makronivel)?
    Edukimi qe kemi marre? …
    Anderson nuk i ben dhe nuk u pergjigjet ketyre pyetjeve sepse studimi i tij s’ka te beje me anen psikologjike te Ndjenjave Kombtare.
    Mendoj se duhet te jete nje perzierje e te gjithave (dhe perzierje te ndryshme ne persona te ndryshem), por se di cilat arsye kane prioritet.
    (Nuk diskutojme a duhet dhe pse, por perse ndodh.)

    Ju si mendoni?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 24-10-2005 mė 01:18
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anėtarėsuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    kėtu
    Postime
    231
    Mos do te thuash ti 'ndjenjat myslimane'?

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Mund te behet nje analogji mbase (ideja e Ummah ne Islam, ashtu si ne fene Kristiane ideja e gjithe Botes se Krishtere...). Pak a shume ka lidhje me te gjitha komunitetet (shoqerite) e medha (jo vetem ne te gjitha grupimet nen ideologji te ndryshme por edhe ne fise, familje te medha). Por pyetja ishte per Ndergjegjen Kombtare (national consciousness ) ndjekur nga ideja e komb-shtetit, luftat nacionaliste (ende ne vazhdim ne boten e trete) dhe te gjitha pasojat e mira dhe te keqija nese deshironi. Me teper desha te perqendrohemi ne origjinen, dhe formimin-ndertimin sesa ne pasojat ose anen etike.
    Megjithate urdheroni, Forumi ka vend per te gjitha.

    ("myslimane" dhe "kombtare" nuk jane as homonime! Ngaterresa duhet te jete diçka tjeter psikologjike. )
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Kombi eshte perkatesi packa se jo me zgjedhjen tone. Dash-pa-dashurazi do lindin disa ndjenja kundrejt pjestareve te tjere. megjithese jo ne te njejten shkalle lartesie sa ndaj bashk-pjesetarve te nje grupi apo disipline ku ne jemi perkatesuar lirisht e me deshiren tone.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Mos ka te beje me Patriotizmin apo jo ?

    ps: Suigenesis paska 666 postime ..lol

  6. #6
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Ndergjegja kombetare eshte nje fenomen i ri, 2-3 shekullor, me origjine Evropiane qe lindi si nje kunderpeshe ndaj boshtit fe-mbreteri qe dominonte Evropen mesjetare. Eshte nje rryme me fryme sekulariste qe ne mos gabohem i pati fillimet me Revolucionin Francez me qellim kryesor rrezimin e sistemit mbreteror.

    Ashtu si cdo rryme tjeter Ndergjegja kombetare kerkon nga pjesemarresit aderim pa kushte dhe anetaret kerkojne perkatesi sic u tha edhe me lart. Kjo ndjenje haset me shume tek klasat injorante ashtu si edhe feja megjithese ne momente te caktuara historike eshte perqafuar edhe nga shtresa intelektuale (p.sh Gjermania Naziste) ne fillimet e saj. Asthu si edhe feja per fat te keq eshte bere nje vegel ne duart e politikaneve per te manipuluar masat (Gjermani, Serbi, Greqi etj)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tulipani Zi : 27-10-2005 mė 10:32
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  7. #7
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anėtarėsuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    kėtu
    Postime
    231
    Ashtu si cdo rryme tjeter Ndergjegja kombetare kerkon nga pjesemarresit aderim pa kushte dhe anetaret kerkojne perkatesi sic u tha edhe me lart. Kjo ndjenje haset me shume tek klasat injorante ashtu si edhe feja megjithese
    Ketu nuk jam aspak dakord me ty. Ndergjegja kombetare nuk haset me shume tek klasat injorante, po tek ato njerez qe kane pergatitje, vetedije dhe edukate te larte kombetare. Ki parasysh qe ndergjegja kombetare nuk thirret ne ndonje zot imagjinar, apo ne 'xhenetin' dhe 'xhenemin', qe te tremb dhe te bej per vete masen e thjeshte te njerezve. Ndergjegja kombetare qendron per nje ideal, dhe nuk ka nevoje te 'ushqeje' ithtaret e saj me genjeshtra.

    PS: Ajo qe thashe me siper vlen me shume per nacionalizmin shqiptar.

  8. #8
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar mė parė nga fejer_nagy
    Ketu nuk jam aspak dakord me ty. Ndergjegja kombetare nuk haset me shume tek klasat injorante, po tek ato njerez qe kane pergatitje, vetedije dhe edukate te larte kombetare. Ki parasysh qe ndergjegja kombetare nuk thirret ne ndonje zot imagjinar, apo ne 'xhenetin' dhe 'xhenemin', qe te tremb dhe te bej per vete masen e thjeshte te njerezve. Ndergjegja kombetare qendron per nje ideal, dhe nuk ka nevoje te 'ushqeje' ithtaret e saj me genjeshtra.

    PS: Ajo qe thashe me siper vlen me shume per nacionalizmin shqiptar.
    Ndoshta u keqshpreha pasi jam dakort me ato qe thate ju. Une e kisha fjalen per ndjenjat nacionaliste qe gjenden me teper tek klasat e uleta dhe perdoren nga klasa politke per qellimet e saj. Nuk eshte cudi qe nacionalizmi ka qene semundja e fundshekullit te XX.

    Megjithate jam ende i mendimit qe ndergjegja kombetare ka zevendesuar ate fetare dhe megjithese nuk eshte nje zot imagjinar qe bashkon eshte nje ideal i "krijuar" nga nje grup i ckatuar me nje axhende te cakutar. Marrim rastin tone pershembull, idhulli i Skenderbeut, qe per shekuj ishte i pergjumur, u rilind dhe u rrenjos ne ndergjegjen tone nga rilindasit per te krijuar shtratin e duhur per pamvaresi kombetare.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  9. #9
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anėtarėsuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    kėtu
    Postime
    231
    Ndoshta u keqshpreha pasi jam dakort me ato qe thate ju. Une e kisha fjalen per ndjenjat nacionaliste qe gjenden me teper tek klasat e uleta dhe perdoren nga klasa politke per qellimet e saj. Nuk eshte cudi qe nacionalizmi ka qene semundja e fundshekullit te XX.

    Megjithate jam ende i mendimit qe ndergjegja kombetare ka zevendesuar ate fetare dhe megjithese nuk eshte nje zot imagjinar qe bashkon eshte nje ideal i "krijuar" nga nje grup i ckatuar me nje axhende te cakutar. Marrim rastin tone pershembull, idhulli i Skenderbeut, qe per shekuj ishte i pergjumur, u rilind dhe u rrenjos ne ndergjegjen tone nga rilindasit per te krijuar shtratin e duhur per pamvaresi kombetare.
    Se pari, mendoj qe eshte bere shume mire qe ndergjegja (identiteti) kombetare ka zevendesuar ate fetare. Kjo ka sjellur nje permiresim te dukshem te gjendjes se popullit shqiptar ne pergjithesi, si dhe ka rezultuar ne forcimin e ketij elementi ne Ballkan. Ende mbetet shume per te bere, por ama nuk mund te mohoet progresi i arritur. Per shembull: sot shqiptaret, si asnjehere tjeter ne historine e tyre, jane ne prag te krijimit te nje shteti te dyte ne Ballkan. Ky eshte nje fakt shume domethenes qe ka potencialin te ndryshoje realitetin ballkanik ne favor te shqiptareve, kuptohet ne rast se shqiptaret do te jene ne gjendje te vazhdojne me politiken e tyre te urte dhe largpamese.

    Poashtu vlen te theksohet se ky realitet i ri ballkanik, i krijuar nga forcimi i elementit shqiptar ne Ballkan, i tmerron fqinjet (si dhe ato elemente shqipfolesish mbrenda kombit), te cilet vazhdojne te kene disa koncept shume te gabuara per shqiptaret, koncepte keto qe rrezikojne ti zhysin vete ata thelle e me thelle ne lloc.

    S'ka dyshim qe kjo arritje qe u permend me lart, eshte, ne mase te madhe, prodhim i nacionalizmit progresiv shqiptar.

    Se dyti, cdo gje ne kete bote, eshte krijuar nga nje grup i caktuar njerezish me nje qellim apo axhende te caktuar. Pare nga ky kendveshtrim, edhe krijimi i ndergjegjes kombetare shqiptare, nga nje grup i caktuar per nje qellim te caktuar, nuk ben ndonje perjashtim. Ajo qe eshte e rendesishme per ne dhe qe vlen te theksohet, eshte se ndergjegja kombetare shqiptare eshte krijuar nga shqiptare, per shqiptare dhe me te cilen ndergjegje shqiptaret, sidomos ato te edukuarit si duhet, jane ne gjendje te identifikoje veten e tyre.

    Per me teper ndergjegja kombetare i ben shqiptaret zot te vetes dhe ideologjise se tyre dhe jo rober te ideologjive apo interesave te huaja. Formimi dhe kalitja e identitetit shqiptar sherben edhe si mburoje, te themi ashtu, ndaj ndikimeve tejet negative te rrymave te huaja, sidomos atyre ekstremiste fetare, qe serish kane filluar ta nxjerrin koken keto 10-15 vjetet e fundit.

    Se treti, jo cdo nacionalizem eshte nacionalizem ne kuptimin e plote te fjales. Per shembull: 'nacionalizmi' i popujve fqinj permban nje element te fort fetarizmi apo fanatizmi, qe verehet ne faktin se kleriket jane mbrojtesit ('guardianet') e identitetit te tyre, dhe jane po keta klerike qe i gjen ne balle te konfrontimeve. Ky lloj pseudo-nacionalizmi (fetaro-nacionalizimi) i fqinjeve, qe ka burimin ne erresiren e mesjetes, nuk mund te krahasohet ne asnje menyre me nacionalizmin modern dhe gjitheperfshires shqiptar, qe qendron per perparim, zhvillim dhe kompatibilitet me te ardhmen dhe modernen.

    Kur vjen ne perplasje mes ketyre dy lloj nacionalizmash, njeri prej te cilave qendron per driten, tjetri per erresiren, njeri per progresin, tjetri per regresin, dihet qe tendenca cdohere eshte qe te triumfoje i pari, ashtu sikurse triumfoi nacionalizmi progresiv shqiptar mbi nacional-fanatizmin e erret serb (nje nacional-fetarizem qe u mund ne te gjitha aventurat e tij te pergjakshme).

    Besoj qe eshte ky nacional-fetarizem i fqinjeve qe ti, me te drejte, e quan semundje?!

  10. #10
    Peshkatari
    Anėtarėsuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3
    Pershendetje Shqipetare!!!

    Vetem nga emertimi qe kemi kuptohet vete se sa arsyje kemi te qe ta themi me plotgoje dhe me ze te forte.
    Jemi pasardhesit e Skenderbeut! :alb:

Tema tė Ngjashme

  1. Hungari, zėdhėnėsja humb ndjenjat dhe pėrfundon nė krahėt e kryeministrit
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-02-2009, 19:04
  2. Forumi Mysliman: Presidenti Moisiu ka fyer ndjenjat tona
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 30-11-2005, 16:53
  3. Ndjenjat qė lindin ngadalė, rrojnė mė gjatė???
    Nga elda nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 24-03-2005, 19:20
  4. Besimi, Ndjenjat dhe Veprimi
    Nga Hyllien nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 05-04-2004, 19:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •