Kohet e fundit ne kete faqe te krishtere:"Mesime nga bibla"kane ardhur shume shkrime te cilat ne thelb te tyre kane Percarjen dhe luften midis sekteve te krishtere. Cili eshte qellimi i tyre? A te cojne ato tek Krishti? A jane nje shembull i mire keto shkrime per ata qe sapo jane njohur me Krishtitn? Dhe gjeja me e rendesishme eshte: A jane ato te inspiuara prej Frymes se Perendise dhe mund te perhapin Lajmin e Perndise per shpetim?
Perderi sa qellimi eshte i lexueshem , nuk ka redesi se nga kush vijne. Pali thote se shume te "krishtere" do te shohin interesin e tyre dhe jo ate te Krishtit.
Nje lufte dhe perndjekje e madhe eshte perqendruar ndaj atyre qe jeten e tyre ja kane dhene Krishtit. Si mund ta quash heretik dhe blasfemues nje nejri i cili deshmon se Jezusi eshte biri i Perndise ,Zot dhe Perndi, se Jezusi vdiq ne kryq per mekatet e Mija dhe te gjithe botes, se Jezusi ka erdhur ne mish, se ai do te vije perseri per te mare kishen e tij pjese e se ciles jam dhe une?
"Guxim" i madh per nje te paditur.
Lufta e madhe drejtohet ndaj protestanteve dhe atyre qe nuk jane orthodhokse. E megjithse nuk jam Protestant dhe ndonje i dhen pas sekteve, me duhet te sjell kete shkrim ku te diskutoj me ju te dashur besimtare rreth kesaj "fryme te lige" qe verpon ne kete forum te krishtere. Gjaja e pare qe do tju ftoja gjithsecilit eshte : Te lutemi se bashku qe ky forum kristian shqiptar te clirohet nga kjo Fryme e keqe ku ne vend te Dashurise ka dhunen, ne vend te Paqes ka luften dhe ne vend te Bashkimit ka percarjen.
Ju kutoj te dashur vellezer fjalet e Zotit tone Jezus Krisht i cili tha: "Nese dy prej jush bien ne ujdi mbi toke te kerkojne cfare do gjeje, kjo do tju jepet atyre nga Aiti im qe eshte nder qiej."Mat:18:19.
Le ti lutemi Zotit tone Jezus Krisht qe ta mbylle kete "Goje te keqe" qe vetem akuzon dhe perndjek te krishteret.
Ne kete faqe te krishtere, gjithmone jam perpjekur per te ruajtur ekulibrin dhe paqen , e megjithse jam kauzuar, jam perbuzur, jam ...jam....Ne fillim nga myslimanet dhe tani se fundi nga nje "Goje e keqe "qe nuk la fjale pa share dhe ofenduar, si dhe sjell mesime krejt te gabuara doktrinisht nga e verteta e Perendise. Verberia e ketij njeriu eshte aq e mdha sa qe ai nuk e ndejn se po ju bije "gjembave me kembe".
Tema te ndryshme fetare te kopjuara prej ketij njeriu , e prishin qellimin e kesaj Faqje Kristiane. A do te guxonte nje i krishtere i vertete ta bente nje pune te tille? Kursesi jo. Besimi tek Jezusi fillon me friken ndaj Perendise. Te jesh nje dishepull i Krishtit do te thote te kesh dhe te veprosh Dashurine e Krishtit. Per kete le te shohim biseden e Jezusit me Pjetrin.
Jezusi e pyeti tri here Pjetrin: A me do Pjeter? fjala qe Krishti perdor ketu eshte fjala ,"Agapi". Ndersa Pjetri cuditej dhe e veshtronte Jezusn me habi dhe ne te tri pyetjet e Jezusit ai u pergjigj: Po Zot ti e di se une te dua. Ne fjalen te "dua" Pjetri nuk perdor te njejten fjale te Jezusit Agapi , por fjalen , "filos" , qe do te thote "mik" dhe eshte nje mardhenie njerezore. Pra Pjetri ishte ende ne momentet kur nuk e kuptonte dot Jezusin dhe kur dashuria e Perendise nuk ishte ne te, sepse Fryma ende nuk ishte dhene.
Dashuria e Pjetri ishe nje dashuri(filija) qe buronte prej njerezores, por Krishti edhe meqense e dinte se dashuria e Pjetrit ishte njerezore(filija), Ai i tregoi atij thelbin e dashurise se Perendise"Agapi". JEzusi i tregoi Pjetrit dhe cdo te krishteri se, te kesh dashurine e Jezuit(Agapi) , do te thote: te Veprosh dhe te punosh per Krishtin. Ne te tri rastet Jezusi i tha Pjetrit:
1-Kulloti qingjat e mij.
2-Kujdesu per delet e mija.
3-Kulloti delet e mija.
Por Pjetri ne ate moment asqe mund te kutponte se perse Jezusi ishte duke folur , por u desh dita e pantakostit, ardhja e Frymes se Shenjte qe Pjetri dhe te gjithe apostujt te mund te kutponin dhe te vepronin fjalen dhe dashurine (agapi) te Krishtit.
Fryma e Shenjte derdhi 9 frutate e tij ne zemer te Pjetrit dhe keshtu Pjetri arriti qe te kuptoje se perse Jezusi e pyeti ate tri here dhe po keshtu e mesoi se si te vepronte dashurine e Perendise. Ai qe nuk e njeh dhe nuk e ka kete dashuri nuk njeh as Krishtin, dhe keshtu ska se si te njohe dhe bijte e Perendise, vellezerit e Krishtit.
Ai qe eshte i krishtere ka pare se si Perndia ka derdhur ne zemer te tij Frymen e Shenjte, ku nepermjet 9 frutave te Frymes i krishteri ndryshon ne karakter duke u bere nje me Krishtin si dhe me ane te dhuratave(harizmave) ,fuqizohet ne sherbesen ndaj Krishtit.
JEta e nje te krishteri te vertete eshte e mbushur me plot caste, ku ai ka pare dhe deshmuar lavdine dhe fuqine e Perendise. Nese dikush deshiron qe te shohe se sa puntor dhe sherbestar eshte ne Krishtin, le te shohe se sa njerez ka sjelle ai ne Krishtin, se sa njerezve ju ka dhene lajmin e mire, ungjilline shpetimti? Po keshtu le te shohe se sa njerezve ju ka sherbyer dhe ndihmuar ne emer te Krishtit, dhe sa sa ai ka punuar per Krishtin? Pra punetori i Perendise matet me punen e Perndise.
Dikush ka pyetur se: A duhet ti lutemi Krishtit dhe Frymes se Shenjte?
Nepermejt pyetjes zbulohet dituria dhe qellimi.
Vazhdon.
Deshmuesi i Krishtit.
Krijoni Kontakt