Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    I krishteri dhe Krishti.

    Kohet e fundit ne kete faqe te krishtere:"Mesime nga bibla"kane ardhur shume shkrime te cilat ne thelb te tyre kane Percarjen dhe luften midis sekteve te krishtere. Cili eshte qellimi i tyre? A te cojne ato tek Krishti? A jane nje shembull i mire keto shkrime per ata qe sapo jane njohur me Krishtitn? Dhe gjeja me e rendesishme eshte: A jane ato te inspiuara prej Frymes se Perendise dhe mund te perhapin Lajmin e Perndise per shpetim?
    Perderi sa qellimi eshte i lexueshem , nuk ka redesi se nga kush vijne. Pali thote se shume te "krishtere" do te shohin interesin e tyre dhe jo ate te Krishtit.
    Nje lufte dhe perndjekje e madhe eshte perqendruar ndaj atyre qe jeten e tyre ja kane dhene Krishtit. Si mund ta quash heretik dhe blasfemues nje nejri i cili deshmon se Jezusi eshte biri i Perndise ,Zot dhe Perndi, se Jezusi vdiq ne kryq per mekatet e Mija dhe te gjithe botes, se Jezusi ka erdhur ne mish, se ai do te vije perseri per te mare kishen e tij pjese e se ciles jam dhe une?
    "Guxim" i madh per nje te paditur.
    Lufta e madhe drejtohet ndaj protestanteve dhe atyre qe nuk jane orthodhokse. E megjithse nuk jam Protestant dhe ndonje i dhen pas sekteve, me duhet te sjell kete shkrim ku te diskutoj me ju te dashur besimtare rreth kesaj "fryme te lige" qe verpon ne kete forum te krishtere. Gjaja e pare qe do tju ftoja gjithsecilit eshte : Te lutemi se bashku qe ky forum kristian shqiptar te clirohet nga kjo Fryme e keqe ku ne vend te Dashurise ka dhunen, ne vend te Paqes ka luften dhe ne vend te Bashkimit ka percarjen.
    Ju kutoj te dashur vellezer fjalet e Zotit tone Jezus Krisht i cili tha: "Nese dy prej jush bien ne ujdi mbi toke te kerkojne cfare do gjeje, kjo do tju jepet atyre nga Aiti im qe eshte nder qiej."Mat:18:19.
    Le ti lutemi Zotit tone Jezus Krisht qe ta mbylle kete "Goje te keqe" qe vetem akuzon dhe perndjek te krishteret.
    Ne kete faqe te krishtere, gjithmone jam perpjekur per te ruajtur ekulibrin dhe paqen , e megjithse jam kauzuar, jam perbuzur, jam ...jam....Ne fillim nga myslimanet dhe tani se fundi nga nje "Goje e keqe "qe nuk la fjale pa share dhe ofenduar, si dhe sjell mesime krejt te gabuara doktrinisht nga e verteta e Perendise. Verberia e ketij njeriu eshte aq e mdha sa qe ai nuk e ndejn se po ju bije "gjembave me kembe".
    Tema te ndryshme fetare te kopjuara prej ketij njeriu , e prishin qellimin e kesaj Faqje Kristiane. A do te guxonte nje i krishtere i vertete ta bente nje pune te tille? Kursesi jo. Besimi tek Jezusi fillon me friken ndaj Perendise. Te jesh nje dishepull i Krishtit do te thote te kesh dhe te veprosh Dashurine e Krishtit. Per kete le te shohim biseden e Jezusit me Pjetrin.
    Jezusi e pyeti tri here Pjetrin: A me do Pjeter? fjala qe Krishti perdor ketu eshte fjala ,"Agapi". Ndersa Pjetri cuditej dhe e veshtronte Jezusn me habi dhe ne te tri pyetjet e Jezusit ai u pergjigj: Po Zot ti e di se une te dua. Ne fjalen te "dua" Pjetri nuk perdor te njejten fjale te Jezusit Agapi , por fjalen , "filos" , qe do te thote "mik" dhe eshte nje mardhenie njerezore. Pra Pjetri ishte ende ne momentet kur nuk e kuptonte dot Jezusin dhe kur dashuria e Perendise nuk ishte ne te, sepse Fryma ende nuk ishte dhene.
    Dashuria e Pjetri ishe nje dashuri(filija) qe buronte prej njerezores, por Krishti edhe meqense e dinte se dashuria e Pjetrit ishte njerezore(filija), Ai i tregoi atij thelbin e dashurise se Perendise"Agapi". JEzusi i tregoi Pjetrit dhe cdo te krishteri se, te kesh dashurine e Jezuit(Agapi) , do te thote: te Veprosh dhe te punosh per Krishtin. Ne te tri rastet Jezusi i tha Pjetrit:
    1-Kulloti qingjat e mij.
    2-Kujdesu per delet e mija.
    3-Kulloti delet e mija.
    Por Pjetri ne ate moment asqe mund te kutponte se perse Jezusi ishte duke folur , por u desh dita e pantakostit, ardhja e Frymes se Shenjte qe Pjetri dhe te gjithe apostujt te mund te kutponin dhe te vepronin fjalen dhe dashurine (agapi) te Krishtit.
    Fryma e Shenjte derdhi 9 frutate e tij ne zemer te Pjetrit dhe keshtu Pjetri arriti qe te kuptoje se perse Jezusi e pyeti ate tri here dhe po keshtu e mesoi se si te vepronte dashurine e Perendise. Ai qe nuk e njeh dhe nuk e ka kete dashuri nuk njeh as Krishtin, dhe keshtu ska se si te njohe dhe bijte e Perendise, vellezerit e Krishtit.
    Ai qe eshte i krishtere ka pare se si Perndia ka derdhur ne zemer te tij Frymen e Shenjte, ku nepermjet 9 frutave te Frymes i krishteri ndryshon ne karakter duke u bere nje me Krishtin si dhe me ane te dhuratave(harizmave) ,fuqizohet ne sherbesen ndaj Krishtit.
    JEta e nje te krishteri te vertete eshte e mbushur me plot caste, ku ai ka pare dhe deshmuar lavdine dhe fuqine e Perendise. Nese dikush deshiron qe te shohe se sa puntor dhe sherbestar eshte ne Krishtin, le te shohe se sa njerez ka sjelle ai ne Krishtin, se sa njerezve ju ka dhene lajmin e mire, ungjilline shpetimti? Po keshtu le te shohe se sa njerezve ju ka sherbyer dhe ndihmuar ne emer te Krishtit, dhe sa sa ai ka punuar per Krishtin? Pra punetori i Perendise matet me punen e Perndise.
    Dikush ka pyetur se: A duhet ti lutemi Krishtit dhe Frymes se Shenjte?
    Nepermejt pyetjes zbulohet dituria dhe qellimi.
    Vazhdon.
    Deshmuesi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 12-09-2002 mė 01:29

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    I krishtri dhe Krishti.

    Nese nje i krishtere pyet: A duhet ti lutemi Krishtit dhe Frymes se Shenjte, si mund te mendosh se ky njeri eshte nje sherbestar nen Krisht? Si mund ta quash veten i krishtere dhe mos i lutesh dhe mos ta adhurosh Jezus Krishtin?! Mesime te tilla vijne jo prej Perendise, dhe nuk kane ne thelb qellimin e Perendise. Nuk kam qellim qe te merem me njeriun apo me doktrinat qe e predikojne kete gje, e rendeshishme eshte te shohim se cfare do te thote i krishtere , si dhe mardhenia e te krishterit me Krishtin.
    I gjithe Ungjilli i Krishtit eshte i mbushur me deshmi se si besimtari i drejtohet Jezus Krishtit, se si ai e adhuron Jezus Krishtin dhe se si ai ecen me JEzus Krishtin. Shembujt jane te shumte por une do te ndalem konkretisht tek Mekatarja qe vajosi kembet e Jezusit.Luka 7:36-50.
    Ketu kemi nje Grua e cila ishte nje prostiute. Ajo erdhi tek Jezusi , i cili ishte ftuar per dreke ne shtepine e nje fariseu, dhe u hodh ne kembet e tij dhe filloi te qaje me ngasherim. Ma pas ajo filloi tja lyje kembet me vaj ermire dhe me lote, dhe njekohesisht ja fshinte ato me floket e saj. Kjo grua u perul para Perendise dhe jo para njeriut. Jezusi pasi pa se kjo grua ju lut me zemer te hapur dhe me fjale te pazeshme te cilat i kupton dhe i digjon vetem Perndia, i tha: Mekatet e tua te jane falur.
    A mund te maresh faljen e mekateve pa erdhur para kembeve te Krishtit dhe pa ju lutur atij ? A mund te hyje JEzusi ne jeten tende pa ju lutur dhe ftuar ate? Une trokas tek porta ,thote Jezusi, dhe nese dikush e digjon zerin tim dhe e hap deren une do te hyj tek ai dhe do te ha darke bashke me te dhe ai me mua Zbul:3:20. Te hash darke me Jezusin do te thote : Te kesh mardhenie me ta, te maresh fjalen e tij, te besh vullnetin e tij, ta adhurosh ate , ti lutesh atij ne cdo cast dhe ta ftosh ate te behet Zoti i jetes tende. Cdo kush qe beson tek Krishti dhe e perzgjedh ate si shpetimtarine jetes se tij thote: Eja Jezus..Zbules:22:17, 20. Kjo eshte nje lutje e fuqishme qe i krishteri i drejton JEzus Krishtit, kush meson te kunderten nuk ben punen e Perndise por te te ligut. Vetem ai qe nuk e njeh Krishtin nuk i lutetet Krishtit.
    Ata qe sjellin te tilla mesime dhe e mesojne te krishterin qe te mos i lutet Krishtit nuk bjene punen e Perndise , dhe JEzusi tha : kush eshte me mua mbledhj per mua, dhe ai qe eshte kunder meje , shperndan.
    Shpesh here keta njerez, te cilet sjellin mesime jokristiane, nese i kundershton fillojne te te kundervihen duke then se : na trego se ku te thuhet konkretisht qe: Lutjuni Krishtit. Ungjilli i Krishtit eshte nje mesim i tere ku tregohet me vepra se nje i krishtere duhet ti lutet JEzusit si dhe duhet ta adhuroje ate. Pra ky mesim i cili ka te beje me lutjen e te krishterit ndaj Krishtit, eshte i deshmuar plotesisht dhe i pranuar prej vete Zotit Krishtit. Nese ai njeri i cili sjell shkrime te tilla te pa baza , kerkon nje varg ku te thuhet : Lutjuni krishtit, une si kunderpergjigje po them: Ne cilin varg te bibles thuhet mos ju lutni Krishtit dhe Frymes se Shenjte? Ungjilli i Krishtit na tregon jo vetem me fjale se nje i krishtere duhet ti lutet Krishtit , por e deshmon nje gje te tille. Sa e sa raste jan njerezit ne bibel , te cilet vijne para Krishtit dhe i luten atij qe ti sheroje birin apo bijen . Vete Maria Madalen u ul para Jezusit kur ai u ringjall dhe e adhuroi. Adhurimi eshte pjesa numur nje e faktorit lute. Mos Valle JEzusi i tha asaj : Jo Marie mos me adhuro?
    Te arish ne konkluzionin se nje i krishter nuk duhet ti lutet Krishtit , eshte herezi. Perse e quaj herezi? Kete e them sepse Jezusi deshmoi se eshte Perendi dhe nje me Atin. Vetem kjo deshmi e ben te krishterin qe ti lutet edhe Atit edhe Birt edhe Frymes, sepse kjo eshte Trinia e Shenjte Perendia Jehovah.
    A kemi ndonje rast prej Jezusit ku ai nuk pranonte qe njerezit ti luteshin dhe ta adhuronin? Asnje rast te tille nuk kemi, por perkundrazi kur mekatarja shkoi tek Jezusi dhe po i puthte kembet, Jezusi e pranoi neneshtrimin, pendesen, adhurimin dhe lutjen e saj. Po apostujt i thane ndokujt : mos na adhuroni ne se adhurimi dhe lutja i takojne Perendise? Po. Apostujt ishin thjesh njerez dhe e dinin plotesisht se vetem Perendia adhurohet. Keshtu Pjetri i tha kornilit, mos me bjere ne gjunje se dhe une jam njeri si ty.Veprat:10:26:Po keshtu edhe Pali me Barnaben grisen robat e tyre kur disa banore te Listrias deshen ti adhuronin.Veprat:14:14.
    Megjithate une per te qen sa me i sakte , do te sjell dhe nje varg ku jepet mesimi drejtperdrejte per lutjen e te krishterit ndaj Jezsu Krishtit.
    Le te ndalemi per nje moment tek Veprat:1:15-26. Ketu kemi castin kur apostujt do te zvendesonin Juden iskarjot, me nje apostull tjeter. Per kete ata zgjodhen dy besimtare: Jozefin e quajtur Barsaba, dhe Matjan. Pjetri pasi i vendosi te dy perpara U lut : Veprat1:24:
    OZot, (Jezus) qe i njeh zemrat e te gjitheve , trego cilin nga keta te dy ke zgjedhur?"
    Ne te gjithe ungjillin, Jezusi eshte thirur Zot dhe e ka deshmuar dhe vete se eshte Zot. Gjon:6:68: Gjoni:8:11: Gjon:13:13:
    Ketu kemi lutjen e Pjetrit dhe apsotujve, drejtuar Jezus Krishtit.
    Megjithse keta njerez kerkojne edhe varg ku bibla te tregoje se i krishteri duhet ti lutet Krishtit , ja tek ja u solla. Por duhet thene se deshmija e ungjillit te Krishtit eshte shume e qarte dhe konkretete ku tregohet drejtperdrejt se si besimtaret ju luten dhe e adhuruan Jezus Krishtin, sepse Ai eshte Zot dhe Perendi
    # Perse JEzusi i drejton Judenjte qe ti luteshin Atit Perendi?
    Vazhdon.
    Deshmuesi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 12-09-2002 mė 22:16

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    I krishteri dhe Krishti.

    # Perse JEzusi i drejtoi Judenjte qe ti luten Atit Perendi?
    # Perse Jezusi tha: " Une dhe Ati jemi nje"?
    # Perse Jezusi tha: " Kush me sheh mua ka pare Atin?
    Cfare lidhej kane keto tri pytje midis tyre?
    .Gjoni na pohon se Jezusi eshte Fjala Perendi (Personi i dyte i Trinise) Gjon:1:1,14. Ndersa Pali na tregon se Perendia erdhi dhe e veshi njeriun Filip:2:6-8. Keto dy deshmi jane baze ku cdo i krishtere fillon te njohe Perendine. Askush nuk mund ti lutet Atit , nese me pare nuk ka pranuar Birin, por nese ke pranuar Krishtin ke pranauar Fjalen e Perendise , dhe nese ke pranuar Fjalen ke pranuar Perendine.
    Jezusi i drejtoi Judenjte qe ti luteshin Atit por nuk tha, mos mu lutni mua. Jezusi i mesoi judenjte qe ta adhuronin Atin Perendi , por nuk tha, mos me adhuroni mua. Pra Jezusi nuk ktheu prapa asnje prej atyre qe e kerkuan, qe ju luten dhe qe e adhuruan. Perse verpoi keshtu JEzusi ? Nga njera ane ju thoshte Judenjve :lutjuni Atit , adhuroni Atin , dhe nga ana tjeter pranonte qe ti luteshin dhe ta adhuronin edhe ate? Mos valle Jezusi ka "haruar" apo edhe atij i takon LUTJA dhe ADHURIMI? Pikerisht kesaj pyetje duhen ti pergjigjen ata qe i mesojne te krishteret qe te mos i luten JEzusit dhe Frymes se Shenjte. Megjithate le te shohim se perse Jezusit i takon Lutja dhe Adhurimi.
    Tek Gjon14:9: Jezusi i tregon Filipit dhe i deshmon atij keto fjale : kush me ka pare mua , ka pare Atin. Ne kete pike perplasen shume doktrina dhe mesime te ndryshme, por kjo thenie e Krishtit eshte pika kyce ku cdo i krishtere i vertete ka mundesine te njohe personalisht Perendine Jehovah. Por cfare na tregojne kjo deshmi e JEzusit ne lidhje me Atin?
    Qe te kutposh kete fakt eshte e domozdoshme qe se pari , duhet ta kesh pranuar personalisht JEzus Krishtin ne zemren tende , si dhe te njohesh misionin e tij ne toke dhe poziten e tij ne Qiej. Jezui te dyja keto fakte ,misionin e tij ne toke dhe pozitene tij ne Qiellore, naj shpreh dhe naj tregon nepermjet Ungjillit te tij . Por cfare ndodhte midis dishepujve dhe judenjve , si dhe cfare ndodh sot midis te krishtereve dhe botes ne lidhje me POZITEN dhe MISIONIN e Jezusit? Judenjte tek Jezusi shihnin vetem nje pjese te MISIONIT te tij ne toke, por nuk shihnin dhe nuk pranonin POZITEN e tij Qiellore (Fjala Perendi). Ky fakt i cudit sot myslimanet te cilet thone se, si ka mundesi qe Jezusi te jete njekohesisht edhe Biri i Perendise edhe Perendi? Nese nuk e njeh , nuk e ke pranuar dhe nuk ke mardhenie te drejtperdrejta me Jezusin , vertet ky fakt te ben konfuz. Shikoni se kujt ja deshmon Jezusi veten e tij te qenit nje me Atin. Kete Fakt ai ja deshmon Filipit, pra atij qe e kishte pranuar JEzusin si Zotin e tij shpetimtar, dhe ne kete rast Filipi perfaqson te krishteret. Vetem nje krishtere e pranon deshmine e Krishtit dhe te qenit e Krishtit Zot e Perendi. Pra ne kete rast kur ne pranojme se JEzusi eshte Zot e Perendi kemi pranuar MISIONIN e tij ne toke , dhe POZITEN e tij Qiellore (Fjala Perendi.)
    Ne kete faqe te krishtere ndodhemi perballe nje mesimi krejt te gabuar, ku dikush i meson te krishteret , qe te mos i luten Krishtit. A mund te imagjinoni nje te krishtere i cili te kete mare faljen e mekateve pa ju lutur drejtpersedrejti Krishtit, pa u penduar tek kembet e Krishtit dhe pa erdhur para kryqit te Krishtit? Cfare mendonin farisenjte kur Jezusi ju falte mekatet njerezve? Ata thoshin: kush eshte ky qe fal mekatin, ate e fal vetem Perendia? A nuk eshte ky biri i marangozit ? Farisenjte duke mohuar POZITEN dhe PUSHTETIN Hyjnor te Jezusit ne qiej (Fjala Perendi) , dilnin ne perfundim te gabuar. Nese nuk e njeh dhe nuk e pranon Poziten e Jezusit ne Qiej, atehere nuk arin te kuptosh se Jezusi eshte Zot e Perendi.
    Sauli(Pali), rruges per ne Damask kur pa driten verbuese prej qiellit dhe digjoi zerin e Jezusit u gjunjezua para tij dhe i tha: "cfare deshiron qe une te bej o Zot?"
    Pra Sauli njihte vetem nje pjese te MISIONIT te Jezusit ne toke prandaj dhe e perndiqte kishen e tij, por kur atij i foli JEzusi prej qiellit (Fjala Perendi), ai u gjunjezua dhe e adhuroi me lutje dhe pergjejrime dhe ishte ne pritje te marjes se sherbeses ndaj Krishtit. Sauli me ne fund pranoi POZITEN qiellore te JEzus Krishtit(Fjala Perendi). Mosnjohja e plote e Jezus Krishtit te nxjer ne perfundime te gabuar dhe hera heres blasfemuese.
    Dikush thote: Perse nuk thuhet drejt ne Biblel , lutjuni Krishtit dhe frymes se Shenjte?
    Te ecesh pas kesaj llogjike duhet te besh dhe kundrapyetjen: Perse nuk thuhet ne bibel, mos ju lutni Krishtit dhe Frymes se Shenjte?
    Por cfare na deshmon vete Jezus Krishti?
    A e pranoi ai personalisht Lutjen dhe Adhurimin?
    A i takon atij Lutja dhe Adhurimi?
    A eshte Jezusi Zot e Perendi?
    Nese po atehere gjithshka eshte e shpjeguar.
    Te dashur te krishtere le te ecim te gjithe ne nje mendim simbas mendimit te Perendise , i cilieshte shrehur dhe treguar ne bibel. Sepse ne kemi mare Frymen e Perendise dhe keshtu na jane zbuluar te fshehtat dhe misteret e Perendise. Zoti Krisht ju bekofte me dashurine e tij dhe paqen e tij. Amin
    Deshmuesi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 15-09-2002 mė 17:35

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Krishti, pėrmbledhja e gjithēkaje frymore.
    Nga marcus1 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  3. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Ka qėnė Krishti revoltues apo anarkist?
    Nga Tannhauser nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 10:55
  5. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •