Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28

Tema: Bekim Fehmiu

  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Bekim Fehmiu

    Bekim Femiu, rrėfimi pėr gruan serbe dhe fėmijėt




    Nuk e ka fshehur kurrė mallin pėr Shqipėrinė

    Bekim Fehmiu u bė i famshėm me filmin “Mbledhėsit e puplave”, nė vitin 1976. Deri nė atė kohė, ai kishte studiuar dhe ishte bėrė i njohur nga shumė shtėpi filmi nėpėr botė. Ai ėshtė aktori i parė shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses nė filmat dhe skenat e gjithė hapėsirės sė ish-Jugosllavisė. Ka qenė njė nga personalitetet qė ka lėnė gjurmė nė kinematografinė ballkanike, por mbi tė gjitha, ai ėshtė i madh pėr kontributin artistik nė kinematografinė botėrore.

    U martua me aktoren Branka Petriē dhe kishte dy djem. Shqipėrinė e ka vizituar nė vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrė mallin qė kishte pėr tė. Nė tė gjithė hapėsirėn ballkanike ėshtė gati nė pėrmasat e njė miti. “Njeriu nuk duhet tė fajėsojė pėr diēka qė i ndodh as babanė as vėllezėrit, as fqinjėn, as perėnditė, por vetėm veten. Njėra nga tragjeditė tona lidhet me atė, qė duke jetuar pėr shekuj sė bashku nuk kemi mėsuar nga njėri- tjetri, por dhe kur e kemi bėrė kėtė kemi mėsuar vetėm tė keqen”,-shprehej ai.

    Rolet e tij kryesore kanė qenė nė “Prova speciale”, “Odiseja”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, tė cilat pėrmenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qenė “Ko puca otvorice mu se”, “Vitet e nxehta”, “Protesta”, “Eskadrionet e partizanėve” dhe “Tė kuq dhe tė zinj”. Ai ka bashkėpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shoė, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas,Claudia Cardinale etj.

    Ka interpretuar nė shqip, serbisht, maqedonisht, turqisht, nė gjuhėn rome, nė spanjisht, anglisht, frėngjisht dhe italisht. Bekim Fehmiu ėshtė njė nga artistėt mė tė mėdhenj shqiptarė. Nga viti 1987, kur nė mėnyrė demonstrative braktisi shfaqjen “Madame Kolontine” tė Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, nė teatrin jugosllav tė dramės, ai i dha lamtumirėn aktivitetit artistik nė Jugosllavi.

    Pas disa kohėsh mori dhe vendimin pėr t'i dhėnė fund karrierės edhe nė aktivitetet artistike botėrore. Pak kohė mė parė nė Jugosllavi ėshtė botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, “Shkėlqim dhe frikė”, nė tė cilin pėrshkruhet periudha qė nga lindja e tij nė Sarajevė, duke pėrfshirė gjithēka deri nė vitin 1955, kur u pranua nė teatrin e dramės sė Prishtinės.

    Fehmiu u gjet i vdekur nė apartamentin e tij nė Beograd mė 15 qershor 2010. Ai ishte 74 vjeē kur i dha fund jetės. Fėmijėria dhe e tyre ka filluar nėnė tė ndryshme tė vendit, tani jetojnė nė Beograd. Branka dhe Bekimi kishin dy fėmij dhe pėrkatėsisht dy djem, Uliksin dhe Hedonin.

    Janė njohur nė tė njėjtin ambient pune, nga ku janė dashuruar dhe kanė lidhur fatin e jetės sė pėrbashkėt. Branka Petriē, e lindir para luftės, nė Novi-Vinodollski nė njė familje bashkėkohore, edhe nė kėtė intervistė teksa flet pėr vendlindjen e saj, i kujtohet udhėtimi i pėrditshėm pėrmes baltės, nga fshati deri nė gjimnazin e Zemunit.

    Kjo ishte rruga e cila mė vonė pasoi dhe suksesin nė akademi pėr film dhe teatėr. Aktrimin e ka filluar shumė herėt. Shijen e parė tė punės me djersė e ka ndierė nė seksionin e dramaturgjisė nė shkollė, shije kjo me tė cilėn vazhdon tė jetojė edhe sot.

    Pasi pėrfundoi akademinė e ajo u bė anėtare e Teatrit Popullor tė Dramės nė Beograd, teatėr ky me njė njė eksperiencė pune tridhjetėvjeēare. Branka ka shtatėmbėdhjetė vite punė nė skenė. Ndėrsa Bekimi lindi mė 1 qershor 1936 nė Sarajevė. Fakultetin e Artit Dramatik e kreu nė Beograd nga vitit 1956 deri nė vitin 1960, nė klasėn e profesorit Mate Milosheviē.

    Famėn e arriti me filmin “Mbledhėsit e puplave” tė Aleksandėr Sasha Petroviēit, nė vitin 1967. Karrierėn e ka zhvilluar jashtė, dhe sidomos nė Itali, ku ka punuar me regjisorin Dino Laurentiso. Ka bashkėpunuar edhe me Xhon Hjuston, Avo Gardner, Sharlo Azbavuron dhe tė tjerė. Nė kėtė intervistė Branka dhe Bekimi tregojnė njohjen e tyre, mėnyrėn si janė dashuruar dhe peripecitė e jetės gjatė asaj periudhe. Sot aktori i mirėnjohur nuk jeton mė, i ka dhėnė fund jetės nė 10 qershor 2010. Nga raportimet e e medieve serbe, ai u vetvra me armen e regjistruar nė emrin e tij.

    Nė akademi jeni njohur me Bekimin?

    Branka: Mua mė pėlqejnė djemtė nga periferia, por dashuria mes nesh ka lindur nė akademi. Ajo lindi shumė vonė. Me tė mbaruar akademinė tė dy jemi angazhuar nė tė njėjtin teatėr. Unė i mbeta besnike teatrit ndėrsa Bekimi pas suksesit nė filmin “Mbledhėsit e puplave” u bė artist i lirė.

    Megjithatė, ju kujtohen ēastet e para tė takimit tuaj tė parė?

    Bekimi: Natyrisht qė po. Mė 1963, tri ditė pas mbarimit tė shėrbimit ushtarak, bridhja nėpėr Beograd, pa banesė e vetėm me ndonjė dinar nė xhep. Atė ditė, data shėnonte 12 gusht i vitit 1963, mė vjen njė telegram nga Novi-Vinodallski prej Brankės. Nė telegram ajo mė shkruante:“Eja, nėse je i lirė dhe nėse do tė luash nė film!”.

    Unė vendosa tė shkoja, pasi isha vėrtet i lirė dhe kisha dėshirė tė luaja njė njė film. Kėshtu ndodhu u nisa pėr tė takuar Brankėn, por nuk e mendua kurrė qė do tė lidhnim bashkė jetėn.

    Kjo ishte periudha kur lindi dashuria mes jush?

    Branka: Atėherė u takuam, ishte hera e parė qė takoheshim tė dy, ndėrsa u kurorėzuam nė vitin 1968. Unė ende vazhdoja tė jetoja jetoja nė dhomėn time nė fshat, por tani jo mė vetėm, me Bekimin. Njė pjesė e mirė e jetės nė kėto vite mė ka kaluar duke pritur autobusin pėr nė Beograd, ndėrsa Bekimi xhironte shumė, nė shumicėn e rasteve xhironte jashtė.Ai qėndronte shumė pak nė shtėpi, ndėrkohė qė unė isha shtatzėnė me fėmijėn e parė.


    A ju vinte keq qė s’e kishit burrin nė shtėpi gjatė kėsaj periudhe?

    Shpesh gratė mė flisnin pėr kėtė gjė, saqė ndonjėherė mendoja se kėtu ka diēka. Njerėzit kanė nevojė pėr njėri-tjetrin nė ēdo moment, nėse mungesa zgjat dashuria mund tė humbasė. Gjithmonė kėtė kam menduar dhe nė fakt kam pritur por ia kam dalė. Megjithatė, kam qenė e qetė gjithmonė kur Bekimi ka munguar pėr njė periudhė tė gjatė kohe, edhe pse nuk e kam pasur tė lehtė. Mė ka dhėnė zemėr nėna, ndėrsa unė mendoja se jam Penelopa qė e pret Uliksin.

    Djali juaj i vogėl quhet Hedon, pse ky emėr?

    Bekimi: Emri ėshtė vendosur Hedon, pasi ishte dėshira e Brankės. Ndėrsa domethėnia e emrin vjen nga emri i nėnės sime, e cila quhej Hedije.

    Pėr Brankėn lindja e fėmijės do tė thotė largim nga puna?

    Branka: Unė mendoj se me lindjen e fėmijės mė shumė fitohet se humbet. E vetja gjė qė mė vjen keq ėshtė fakti pse nuk kemi edhe ndonjė fėmijė tjetėr. Bekimi: Mė ėshtė dashur kohė ta bindi Brankėn qė tė kemi edhe ndonjė fėmijė. Unė dua shumė fėmijė, dymbėdhjetė madje. (Qesh) Dėshira ime ka qenė qė gjithmonė tė kem njė familje tė madhe me shumė fėmijė, por kjo nė fakt nuk u realizua pasi unė kam vetėm dy djem.

    Sa kohė tė lirė keni pėr fėmijėt?

    Ēdo minutė tė lirė ia kushtojmė vogėlushėve. Pjesėn mė tė vėshtirė e kemi nė mbrėmje, nėse duam tė shkojmė nė ndonjė premierė. Atėherė ata mbeten me tezėn Jejan, e cila ėshtė si anėtare e familjes sonė. Shpesh dalim tė shėtisim me ta.

    A i flasin fėmijėt gjuhėt e prindėrve?

    Branka: Shqipen mė shumė e kuptojnė se sa flasin. Uliksi djali i madh shpesh shkon te gjyshja nė Prishtinė, ku duke luajtur me fėmijėt, ka arritur tė flas gjuhėn e babait, gjuhėn shqipe shumė mirė. Bekimi: Ata edhe i kuptojnė edhe i flasin gjuhėt e prindėrve, por megjithatė mė mirė dinė gjuhėn e nėnės. Ka katėr vjet qė Branka nuk ka xhiruar asgjė tė rėndėsishme dhe kėtė e ka bėrė vetėm nga dashuria pėr tė rritur fėmijėt e saj. Ajo ėshtė aktore e dėshmuar kaherė. Marrė nga Zėri.info

    Rolet

    Ai ka aktruar nė 41 filma deri nė vitin 1998. Ai ka pasur role nė shqip, serbokroatisht, spanjisht, anglisht, nė gjuhen frėnge, italisht, maqedonisht e tė tjera. Fehmiu ka lėnė njė pėrshtypje tė madhe me stilin e tij prej njė intelektuali tė madh dhe njė aktori qė ka ditur ta bėj edhe jetėn e tij njė lojė. Ka shkruar njė pjesė tė autobiografisė nė librin “Mrekullueshėm dhe Tmerrshėm”, ndėrsa pėr mė shumė se njė dekadė ėshtė tėrhequr nga skena publike dhe nuk ka dhėnė as intervista. Aktori me famė botėrore, pėr publikun shqiptar kujtohet me filmin "Pėrgjithmonė Xhulia".
    http://www.botasot.info/kultura/2626...e-dhe-femijet/

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Bekim Fehmiu



    VIZITA E AKTORIT BEKIM FEHMIU NĖ SHQIPĖRI NĖ VITIN 1972

    SHKODRAWEB Media
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 01-06-2021 mė 11:24

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Bekim Fehmiu



    BEKIM FEHMIU - “Dua mė shumė Shqipėrinė”

    Vizita e dytė e tij nė Shqipėri - Viti 2001 .


    https://fjala.al/2020/06/19/bekim-fe...lmave-te-huaj/

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Bekim Fehmiu

    Njė ikonė e papėrsėritshme si BEKIM FEHMIU

    Bekim Fehmiu paraqet personalitet qė zakonisht njė populli mund t’i ndodhė vetėm njė herė gjatė njė shekulli, e pastaj tė vazhdoj tė jetojė pėr shumė shekuj.

    Ai madje pat refuzuar tė ndryshonte emrin e tij pėr dhjetėra miliona dollarė nga njė shtėpi e njohur producente italiane filmash, e cila kėrkoi qė talentin e tij ta paraqes si talent italian. I vetmi nga e gjithė Evropa Lindore, ai luajti nė shumė filma amerikanė e evropianė me shumė yje botėrore.

    Bekim Fehmiu kishte njė personalitet unik, por zotėsia e tij artistike ishte e tillė qė ai tė mund tė luante dy personazhet e pazgjedhur. Nė pyetjen: Ēfarė korrelacioni mendoni se keni me personazhet Cagliostro dhe Balsamo, ai u pėrgjigj: Ne tė gjithė mbajmė maska tė ndryshme pėr arsye tė ndryshme. Ne mbajmė disa maska, sepse ato pėrfaqėsojnė vėrtet atė qė duam tė jemi. Tė tjerėt, ne i veshim ato, sepse nuk kemi guximin tė pėrballemi me atė qė ėshtė me tė vėrtetė poshtė ose sepse je ajo qė dikush tjetėr do tė kishte nevojė qė ne tė jemi.

    Pėrveē zotėsisė sė tij, Bekimi ishte edhe shumė i saktė dhe i disiplinuar, kur merrte ndonjė rol qoftė ai kryesor apo edhe dytėsor, ai duhet ta perfeksiononte atė deri nė pėrsosshmėri.

    Bekimi ishte i pėrkushtuar nė punė. Ai aty garonte me tė gjithė por dhe me veten e tij. Kur duhej tė luaj nė film tek burri i artistes Michel Morgann, atėherė njė muaj mėsoi intensivisht gjuhėn frėnge. Por projekti dėshtoj. Pėr filmin ” Aventurierėt” duhej tė mėsoj tė luaj golf, sport i rėndė dhe i rrezikshėm.

    Ishte aq i qėndrueshėm, por edhe mbahej pėr gjėrat qė pėr tė ishin thelbėsore. Kur e thirri Dino de Laurentis pėr filmin “Odiseu”, regjisori Francesco Rossi ishte kundėr zgjedhjes sė tij.

    U shpreh: Nuk vie nė konsideratė. Ėshtė i ri.

    E Dino e ndėrpreu dhe ia ktheu: Perėnditė pėrherė janė tė ri.

    Bekim Fehmiu u pėrket aktorėve tė rrallė vendorė qė shijuan famėn botėrore.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/filmi/nje-i...ekim-fehmiu-2/

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Bekim Fehmiu

    Mbahet ceremonia pėr nderė tė jetės dhe veprės sė aktorit Bekim Fehmiu

    Kino Armata ėshtė vendi qė u zgjodh pėr tu mbajtur njė aktivitet shumė i veēantė. Ceremonia pėrkujtimore pėr nder tė jetės dhe veprės sė aktorit kosovar me famė botėrore, Bekim Fehmiu, pėrcjell KultPlus.

    Nė kėtė ceremoni ishte i pranishėm Kryeministri i Kosovės Albin Kurti, i cili nė fjalimin e tij Fehmiun e cilėsoi si njė ndėr figurat qendrore tė identitetit tonė kulturorė. Ai u zotua se Qeveria e Kosovės nė bashkėpunim me institucionet e kulturės, me kujdes do ta kurojnė njė program vjetor dhe tė pėrhershėm pėr nder tė tij.

    Aty gjithashtu u ndanė ēmimet vjetore pėr kinematografi nga Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sportit.

    Ēmimi Kombėtar pėr vepėr jetėsore “Bekim Fehmiu” iu nda Afrim Spahiut, kurse ēmimin vjetor pėr kinematografi e mori More Raēa.

    Ndėrsa Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sportit, Hajrulla Ceku bėri tė ditur vendimin mbi emėrimin e grupit punues pėr hartimin e planit shtetėror pėr nderimin, mbrojtjen, dokumentimin dhe promovimin e veprimtarisė sė Bekim Fehmiut.

    Nė kėtė ceremoni gjithashtu fjalėn e morėn: Agon Fehmiu, pėrfaqėsues i familjes Fehmiu, miku i ngushtė i aktorit Milazim Salihu dhe aktori Enver Petrovci.

    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/mbahe...-bekim-fehmiu/

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Bekim Fehmiu



    Ceremonia pėrkujtimore nė 85-vjetorin e lindjes sė Bekim Fehmiut

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Bekim Fehmiu

    Ati im, Bekim Fehmiu

    Nga Uliks Fehmiu


    Uliks Fehmiu, nė njė tekst tė botuar nė ‘Filozofskimagazin’, rrėfen shkurt dhe bukur historinė e tė atit, aktorit tė madh, Bekim Fehmiu.

    Pėr tė folur pėr tė atin tim, Bekim Fehmiun, mė duhet sė pari tė flas pak pėr gjyshin tim Ibrahimin. I lindur nė vitin 1892, nė Gjakovė, nė njė familje tregtarėsh dhe intelektualėsh, ka pėrfunduar shkollėn pėr mėsues dhe medresen nė Shkup. Biografia e gjyshit tim mė shkurt mund tė rrėfehet nė shembujt e emrave tė fėmijėve tė tij tė cilėt i kishte emėruar personalisht, duke u munduar qė kėta emra tė jenė shqiptar (nė vend tė emrave turqisht dhe arabisht, qė ishin tė zakonshėm), emra qė nė mėnyrė simbolike flasin pėr idealet tė cilat i kishte ndjekur.

    E bija mė e vjetėr, Besa – fjalė e nderuar, betim dhe njė lloj shenje mbrojtėse te shqiptarėt; Shpresa – shpresa pėr ditė mė tė mira pėr popullin shqiptar; Bashkim – i biri i parė – bashkimi i popullit shqiptar; Arsim – edukimi i popullit; Fatmir – fati i mirė pėr popullin; im atė Bekim – bekim pėr popullin; Afėrdita – mėngjesi ėshtė afėr popullit shqiptar; Luljeta – lulja e jetės.

    Me libėr dhe me pushkė nė dorė, ka qenė dora e djathtė e Bajram Currit, udhėheqėsit tė kryengritjes se shqiptarėve kundėr turkut, nė vitin 1912. Si njeri ndėr mėsuesit e parė shqiptar, i dedikohet edukimit tė popullit dhe hapjes se shkollave si nė Kosovė, ashtu edhe nė Shqipėri. Pėr kėtė pushteti serbo – malazez e dėnon me vdekje. Nė kohėn e Mbretėrisė se Jugosllavisė, e ndjekin si mbėshtetės i Bajram Currit dhe i Fan Stilian Nolit. Gjyshin e ndjek edhe kryetari i Shqipėrisė Ahmet Zogu, kėrkon peng pėr kokėn e tij mija dukat. Nė vitin 1929 ėshtė arrestuar dhe izoluar nė Valevė. Pėr kėtė kohė, familja e tij jeton nė Gjakovė, pėr t’u depėrtuar tė gjithė sė bashku nė Sarajevė, nė vitin 1931, ku pėrveē tre fėmijėve tė lindur, vijnė nė jetė djemtė Arsimi, Fatmiri dhe, nė vitin 1936, i ati im Bekimi.

    Nė vitin 1939, pas okupimit tė Shqipėrisė nga italianet, kalojnė nė Shkodėr ku gjyshi bėhet drejtor didaktik i shkollave fillore, ku edhe i lind e bija Afėrdita. Pas rėnies se Mbretėrisė se Jugosllavisė nė vitin 1941 familja kthehet nė Kosovė, nė Prizren, ku ai vazhdon punėn edukative dhe patriotike. E arrestojnė edhe gjermanėt. As nė kohėn e re tė Jugosllavisė Socialiste nuk ndalet rrethi i golgotės ndaj familjes Fehmiu. Gjyshin e arrestojnė dhe pas njė procesi tė montuar dėnohet. Pas lirimit nga burgu vdes shpejt nė vitin 1951.

    Gjyshja ime Hedija, e lindur nė Gjakovė nė vitin 1908, ka ndjekur rrugėn e gjyshit dhe tė gjitha problemet. I ati im mendon se nuk ka gjetur mjaft fjalė adekuate pėr tė pėrshkruar e gjithė atė qė ka duruar dhe ka bėrė nėna e tij. Gjenerata e babait tim Bekimit ėshtė gjenerata e parė nė historinė e Prizrenit e cila tėrė shkollimin e ka kryer nė gjuhėn shqipe – nga shkolla fillore deri te gjimnazi. Pas gjimnazit babai bėhėt anėtar i dramės shqipe nė teatrin kombėtar rajonal – teatri i vetėm profesional nė Prishtinė (pėrkatėsisht nė Kosovė). Akademinė e teatrit nė Beograd e regjistron nė vitin 1956, nė klasėn e profesorit dhe drejtorit tė njohur Mate Milosheviq. Kalon provimin dhe pranohet me kushtin qė tė mėsojė gjuhėn serbo-kroate. Teatri i Prishtinės i ndan bursė, por mallkimi tė cilin e kanė shėnuar “zotėrat” politik nė familjen Fehmiu e ka kapluar edhe babanė tim. Pas dy muajve ia ndėrpresin bursėn. Fal rektorit tė Akademisė Dushan Matiq fiton shkollimin deri nė fund tė studimeve.

    Shpejt e mėson gjuhėn serbo-kroate, qė nė vitin 1960 tė bėhet anėtari i rregullt i teatrit mė tė mirė – i teatrit tė dramės jugosllave. Edhe nė ditėt e sotme profesorėt nė akademinė e teatrit (Fakulteti i arteve dramatike) e pėrmendin babanė tim si shembull i talentit tė jashtėzakonshėm dhe pas gjithash student i ēmuar, dhe unė si student i po tė njėjtit fakultet i kam dėgjuar kėto. Deri nė vitin 1967, kur jep dorėheqje nė teatrin e dramės jugosllave pėr shkak tė trajtimit tė keq, bėhėt artist i lirė, ka luajtur mė shumė se 40 episode, role dytėsore dhe disa kryesore, duke pėrfshirė edhe rolet nė Atelje 212. Dy herė ka qenė asistent i regjisė te profesori Milosheviq nė Rikardin III dhe Otkriću Dobrice Ćosića. Xhiron edhe filmat Roj, Put, Tople godine, Protest, Deps, Pavle Pavloviq etj.

    Pas suksesit tė madhė tė filmit ‘Skupljači perja’ (Mbledhėsi i puplave) me regji tė Aleksander Petroviqit, ku luan rolin kryesor – Beli Bor (filmi ėshtė lauruar me dy ēmime nė festivalin e filmit Cannes nė vitin 1967 dhe ėshtė nominuar pėr Oskar nė vitin 1968.), fillon karriera e tij ndėrkombėtare dhe bėhet ylli i parė botėror nga ky rajon dhe nėnshkruan marrėveshjen shumėvjeēare me producentin italian Dino de Laurentis. Bėhėt krenaria e ish Jugosllavisė. Kryesisht xhiron nė Evropė, SHBA, Amerikėn Jugore, Afrikė dhe Azi. Ka luajtur nė gjuhėn shqipe, serbo-kroatisht, maqedonisht, rome, turqisht, spanjisht, anglisht, frėngjisht dhe nė gjuhėn italiane.

    Edhe sot shikohen filmat e njohur dhe serialet televizive nė tė cilat ka luajtur, siē janė Odiseja e Homerit me Irena Papas, Avanturistėt me Candice Bergen dhe Olivia de Havilland, ku ka luajtur rolin kryesor – pleibojin Porfirija Rubiros, Dezerter me John Huston, me Richard Crenn, Chuck Connorsom; Licenca pėr tė vrarė me Avom Gardner, Dirko Bogard, Timothyje Dalton…, Java e zezė e John Frankenheimera me Martheo Keller, Libera, dashuria ime me Claudio Cardinale, Salon Kitty me Ingrid Thulin, Helmut Berger…dhe shumė tjerė.

    Pėr tė fituar rolin kryesor nė produksionin e filmit multibuxhetor tė Paramountoves Avanturistėt (The Adventurers, 1969), me regji tė Leėis Gilbert i ėshtė dashur tė mėsoj gjuhėn angleze pėr 10 javė. Rolin e ka fituar nė vitin 1968, kur kam lindur unė. Nė nder tė babait tim ėshtė organizuar pritje e madhe nė hotelin Pierre nė New York ku ėshtė ai, nė shoqėrinė e yjeve tjerė tė filmit Avanturistėt (Me Olivia de Havilland, Candice Bergen, Anna Moffo, Ernest Borgine, Ferndando Reyom, Rossano Brazzije, Charles Aznavouro…), me ftesa tė veēanta tė zgjedhura ėshtė prezantuar si ylli i ri i filmit. Nė kėtė rast babai im ka mbajtur tė stilizuar kostumin kombėtar shqiptar.

    Ka xhiruar mė shumė se pesėdhjetė filma nė shumicėn e tyre ka luajtur rolet kryesore. Nė shenj proteste pėr shkak tė propagandės antishqiptare dhe pėrhapjen e urrejtjes ndaj popullit shqiptar, babai im nė vitin 1987 demonstrativisht lėshon shfaqjen nė Beograd Madam Kollontaj(Agnete Pleijel) ku demonstron rolin e Leninit dhe Stalinit dhe pėrshėndetėt publikisht me aktivitetet artistike nė ish Jugosllavi.

    Roli i fundit tė cilin e ka luajtur pėr televizionin italian ka qenė Josipi i shenjt nė filmin Djali me emrin Isus (Un bambino di nome Gesł, 1987.) me regji tė Franc Rossi, i cili ėshtė shfaqur edhe nė televizionin amerikan. Skenaristi dhe producenti Francesco Saardamagli ka thėnė : “Bekim Fehmiu ėshtė i vetmi aktor internacional nga vendet komuniste lindore i cili ka xhiruar nė perėndim, pėrreth 20 vite, duke gdhendur perden e hekurt, deri te shfaqja e Gorbaēovit dhe rėnia e murit tė Berlinit.”

    Filmi i fundit tė cilin e ka xhiruar ėshtė Gjingis Kan(Gengis Khan, 1992.) me regji tė Kena Annakin nė tė cilin ka luajtur edhe Charlton Heston.

    Pas Aleksandėr Moisiut, aktorit nga gjysma e parė e shekullit XX, babai im aktori i parė internacional shqiptar nė gjysmėn e dytė tė shek XX.

    Shpėrbėrja e Jugosllavisė, luftė e tmerrshme vėllavrasėse, shkatėrrimi i Vukovarit, bombardimi i Dubrovnikut, rrethimi disavjeēar i Sarajevės, lufta nė Kosovė, bombardimi i Republikės Federale tė Jugosllavisė kanė bėrė mė shumė qė babai im tė tėrhiqet. Ėshtė tėrhequr nga skena, ēka pėr aktorin ėshtė agjenti mė i fuqishėm dhe mė i bukur. Ėshtė tėrhequr nė heshtje – nė protestė, Hamleti kishte thėnė “…ka mbetur heshtja”.

    Pėrktheu: Saranda Rugova


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/ati-im-bekim-fehmiu-3/

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    Baptist (02-06-2023)

  9. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Bekim Fehmiu

    Bekim Fehmiu pėr “Variety” mė 1993: Nuk ėshtė e lehtė tė jesh shqiptar nė Serbi

    Nga: Aurenc Bebja

    Revista “Variety”, mė 14 prill 1993, nė faqen 75 ka botuar intervistėn e gazetares Deborah Young me aktorin e famshėm shqiptar, Bekim Fehmiun. Shkrimi ėshtė si mė poshtė.


    “I vetmi superyll i vėrtetė i dalė ndonjėherė nga Jugosllavia, aktori i filmit dhe teatrit, Bekim Fehmiu, ėshtė i njohur mė sė shumti pėr karrierėn e tij unike nė Hollivud – si plejboj amerikano-jugor te ‘Aventurierėt’ e ‘Paramount’-it mė 1970.

    Ai ishte gati pėr njė kalim nė Hollivud, pasi u bė yll ndėrkombėtar me ‘Mbledhėsit e puplave’. Ky shans i erdhi nė momentin e fundit, kur njė aktor rus, cigan i vėrtetė, u largua.

    Dy dekada mė parė Fehmiu e vizitoi botėn si superyll i ardhshėm. Tani pėrpiqet tė mbijetojė nė njė Beograd tė shkatėrruar nga lufta, si shqiptar i izoluar dhe i rrethuar nga lufta.

    Kur ‘Mbledėshit …’ morėn ēmim tė madh nė Kanė, dhe njė audiencė amerikane mė 1968, Fehmiu papritmas kėrkohej. Gruaja e Dino De Laurentisit, Silvana Mangano, donte qė ai tė luante me tė te ‘Edipi mbret’, por njė angazhim tjetėr e prishi atė projekt. Ndėrkohė, gruaja dhe djali i Lewis Gilbertit panė ‘Mbledhėsit …’ dhe regjisori i dha atij rolin e vrasėsit tė zonjave – Dax Xenos te ‘Aventurierėt’.

    Fatkeqėsisht, kur gjithēka u tha dhe u bė, Fehmiu kaloi nga ‘Mbledhėsi i lumtur’ nė njė fatkeq. Filmi prej 15 milion dollarėsh – njė nga mė tė shtrenjtėt tė realizuar deri nė atė kohė – dėshtoi; Fehmiu mori pėrsipėr njė pjesė tė madhe tė fajit. Ai i shuajti shpresat e tij nė Hollivud.

    ‘Gabimi i madh i Gilbertit ishte tė qenit shumė besnik ndaj romanit tė Harold Robbins’, thotė Fehmiu, duke u kthyer prapa nė kohė. ‘E bėri atė sikur tė ishte duke pėrshtatur ‘Luftėn dhe Paqen’’.

    Si 57 vjeēar, Fehmiu jeton nė kryeqytetin serb, nė Beograd. Edhe ai luajti rregullisht role dytėsore nė bashkėprodhime tė huaja dhe pavarėsisht se ishte ylli mė i madh i Jugosllavisė nė vitet 1960’70, njė aksident i rėndė automobilistik e pengoi atė tė interpretonte – nga viti 1978 deri nė 1981. Edhe pse herė pas here ka xhiruar filma ose seriale televizive jashtė vendit, mendja e tij ėshtė fiksuar nė luftėn qė ka copėtuar vendin e tij.

    ‘Nuk jam i interesuar tė aktroj pėr momentin’, tha Fehmiu pėr ‘Variety’. ‘Jam shumė i shqetėsuar pėr tė gjithė situatėn kėtu’.

    Ai aktualisht mbėshtet shkollimin e katėr tė afėrmve tė tij pasi lufta shkaktoi mbylljen e disa shkollave. ‘Duhet tė bėsh punėn tėnde nė ēdo mėnyrė qė mundesh’.

    Fehmiu pranon se jeta nuk ėshtė e lehtė pėr tė si shqiptar nė Serbi. Ai jeton me gruan e tij dhe dy djem, njėri prej tė cilėve, Uliksi, ėshtė aktor i ri nė ngritje. Por, pavarėsisht luftės dhe persekutimit tė grupeve etnike, Fehmiu thotė se nuk do tė largohet nga Beogradi. ‘Arratisja ėshtė gabimi mė i madh. Ka serbė, shumė progresistė, por shumica e intelektualėve janė larguar nga vendi. Unė do tė qėndroj dhe do tė vdes kėtu nėse kjo ėshtė e nevojshme”. /Darsiani/


    Kultplus.com

    https://www.kultplus.com/filmi/bekim...ar-ne-serbi-4/

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Drenica
    Nga Foleja_ nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 181
    Postimi i Fundit: 14-01-2011, 00:30
  2. Kush ishte Fehmi LLadrovci?
    Nga komandosi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2009, 03:28
  3. Eruditi Fehmi Agani
    Nga kosovar nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-12-2005, 20:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •