Bekim Femiu, rrėfimi pėr gruan serbe dhe fėmijėt
Nuk e ka fshehur kurrė mallin pėr Shqipėrinė
Bekim Fehmiu u bė i famshėm me filmin “Mbledhėsit e puplave”, nė vitin 1976. Deri nė atė kohė, ai kishte studiuar dhe ishte bėrė i njohur nga shumė shtėpi filmi nėpėr botė. Ai ėshtė aktori i parė shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses nė filmat dhe skenat e gjithė hapėsirės sė ish-Jugosllavisė. Ka qenė njė nga personalitetet qė ka lėnė gjurmė nė kinematografinė ballkanike, por mbi tė gjitha, ai ėshtė i madh pėr kontributin artistik nė kinematografinė botėrore.
U martua me aktoren Branka Petriē dhe kishte dy djem. Shqipėrinė e ka vizituar nė vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrė mallin qė kishte pėr tė. Nė tė gjithė hapėsirėn ballkanike ėshtė gati nė pėrmasat e njė miti. “Njeriu nuk duhet tė fajėsojė pėr diēka qė i ndodh as babanė as vėllezėrit, as fqinjėn, as perėnditė, por vetėm veten. Njėra nga tragjeditė tona lidhet me atė, qė duke jetuar pėr shekuj sė bashku nuk kemi mėsuar nga njėri- tjetri, por dhe kur e kemi bėrė kėtė kemi mėsuar vetėm tė keqen”,-shprehej ai.
Rolet e tij kryesore kanė qenė nė “Prova speciale”, “Odiseja”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, tė cilat pėrmenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qenė “Ko puca otvorice mu se”, “Vitet e nxehta”, “Protesta”, “Eskadrionet e partizanėve” dhe “Tė kuq dhe tė zinj”. Ai ka bashkėpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shoė, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas,Claudia Cardinale etj.
Ka interpretuar nė shqip, serbisht, maqedonisht, turqisht, nė gjuhėn rome, nė spanjisht, anglisht, frėngjisht dhe italisht. Bekim Fehmiu ėshtė njė nga artistėt mė tė mėdhenj shqiptarė. Nga viti 1987, kur nė mėnyrė demonstrative braktisi shfaqjen “Madame Kolontine” tė Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, nė teatrin jugosllav tė dramės, ai i dha lamtumirėn aktivitetit artistik nė Jugosllavi.
Pas disa kohėsh mori dhe vendimin pėr t'i dhėnė fund karrierės edhe nė aktivitetet artistike botėrore. Pak kohė mė parė nė Jugosllavi ėshtė botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, “Shkėlqim dhe frikė”, nė tė cilin pėrshkruhet periudha qė nga lindja e tij nė Sarajevė, duke pėrfshirė gjithēka deri nė vitin 1955, kur u pranua nė teatrin e dramės sė Prishtinės.
Fehmiu u gjet i vdekur nė apartamentin e tij nė Beograd mė 15 qershor 2010. Ai ishte 74 vjeē kur i dha fund jetės. Fėmijėria dhe e tyre ka filluar nėnė tė ndryshme tė vendit, tani jetojnė nė Beograd. Branka dhe Bekimi kishin dy fėmij dhe pėrkatėsisht dy djem, Uliksin dhe Hedonin.
Janė njohur nė tė njėjtin ambient pune, nga ku janė dashuruar dhe kanė lidhur fatin e jetės sė pėrbashkėt. Branka Petriē, e lindir para luftės, nė Novi-Vinodollski nė njė familje bashkėkohore, edhe nė kėtė intervistė teksa flet pėr vendlindjen e saj, i kujtohet udhėtimi i pėrditshėm pėrmes baltės, nga fshati deri nė gjimnazin e Zemunit.
Kjo ishte rruga e cila mė vonė pasoi dhe suksesin nė akademi pėr film dhe teatėr. Aktrimin e ka filluar shumė herėt. Shijen e parė tė punės me djersė e ka ndierė nė seksionin e dramaturgjisė nė shkollė, shije kjo me tė cilėn vazhdon tė jetojė edhe sot.
Pasi pėrfundoi akademinė e ajo u bė anėtare e Teatrit Popullor tė Dramės nė Beograd, teatėr ky me njė njė eksperiencė pune tridhjetėvjeēare. Branka ka shtatėmbėdhjetė vite punė nė skenė. Ndėrsa Bekimi lindi mė 1 qershor 1936 nė Sarajevė. Fakultetin e Artit Dramatik e kreu nė Beograd nga vitit 1956 deri nė vitin 1960, nė klasėn e profesorit Mate Milosheviē.
Famėn e arriti me filmin “Mbledhėsit e puplave” tė Aleksandėr Sasha Petroviēit, nė vitin 1967. Karrierėn e ka zhvilluar jashtė, dhe sidomos nė Itali, ku ka punuar me regjisorin Dino Laurentiso. Ka bashkėpunuar edhe me Xhon Hjuston, Avo Gardner, Sharlo Azbavuron dhe tė tjerė. Nė kėtė intervistė Branka dhe Bekimi tregojnė njohjen e tyre, mėnyrėn si janė dashuruar dhe peripecitė e jetės gjatė asaj periudhe. Sot aktori i mirėnjohur nuk jeton mė, i ka dhėnė fund jetės nė 10 qershor 2010. Nga raportimet e e medieve serbe, ai u vetvra me armen e regjistruar nė emrin e tij.
Nė akademi jeni njohur me Bekimin?
Branka: Mua mė pėlqejnė djemtė nga periferia, por dashuria mes nesh ka lindur nė akademi. Ajo lindi shumė vonė. Me tė mbaruar akademinė tė dy jemi angazhuar nė tė njėjtin teatėr. Unė i mbeta besnike teatrit ndėrsa Bekimi pas suksesit nė filmin “Mbledhėsit e puplave” u bė artist i lirė.
Megjithatė, ju kujtohen ēastet e para tė takimit tuaj tė parė?
Bekimi: Natyrisht qė po. Mė 1963, tri ditė pas mbarimit tė shėrbimit ushtarak, bridhja nėpėr Beograd, pa banesė e vetėm me ndonjė dinar nė xhep. Atė ditė, data shėnonte 12 gusht i vitit 1963, mė vjen njė telegram nga Novi-Vinodallski prej Brankės. Nė telegram ajo mė shkruante:“Eja, nėse je i lirė dhe nėse do tė luash nė film!”.
Unė vendosa tė shkoja, pasi isha vėrtet i lirė dhe kisha dėshirė tė luaja njė njė film. Kėshtu ndodhu u nisa pėr tė takuar Brankėn, por nuk e mendua kurrė qė do tė lidhnim bashkė jetėn.
Kjo ishte periudha kur lindi dashuria mes jush?
Branka: Atėherė u takuam, ishte hera e parė qė takoheshim tė dy, ndėrsa u kurorėzuam nė vitin 1968. Unė ende vazhdoja tė jetoja jetoja nė dhomėn time nė fshat, por tani jo mė vetėm, me Bekimin. Njė pjesė e mirė e jetės nė kėto vite mė ka kaluar duke pritur autobusin pėr nė Beograd, ndėrsa Bekimi xhironte shumė, nė shumicėn e rasteve xhironte jashtė.Ai qėndronte shumė pak nė shtėpi, ndėrkohė qė unė isha shtatzėnė me fėmijėn e parė.
A ju vinte keq qė s’e kishit burrin nė shtėpi gjatė kėsaj periudhe?
Shpesh gratė mė flisnin pėr kėtė gjė, saqė ndonjėherė mendoja se kėtu ka diēka. Njerėzit kanė nevojė pėr njėri-tjetrin nė ēdo moment, nėse mungesa zgjat dashuria mund tė humbasė. Gjithmonė kėtė kam menduar dhe nė fakt kam pritur por ia kam dalė. Megjithatė, kam qenė e qetė gjithmonė kur Bekimi ka munguar pėr njė periudhė tė gjatė kohe, edhe pse nuk e kam pasur tė lehtė. Mė ka dhėnė zemėr nėna, ndėrsa unė mendoja se jam Penelopa qė e pret Uliksin.
Djali juaj i vogėl quhet Hedon, pse ky emėr?
Bekimi: Emri ėshtė vendosur Hedon, pasi ishte dėshira e Brankės. Ndėrsa domethėnia e emrin vjen nga emri i nėnės sime, e cila quhej Hedije.
Pėr Brankėn lindja e fėmijės do tė thotė largim nga puna?
Branka: Unė mendoj se me lindjen e fėmijės mė shumė fitohet se humbet. E vetja gjė qė mė vjen keq ėshtė fakti pse nuk kemi edhe ndonjė fėmijė tjetėr. Bekimi: Mė ėshtė dashur kohė ta bindi Brankėn qė tė kemi edhe ndonjė fėmijė. Unė dua shumė fėmijė, dymbėdhjetė madje. (Qesh) Dėshira ime ka qenė qė gjithmonė tė kem njė familje tė madhe me shumė fėmijė, por kjo nė fakt nuk u realizua pasi unė kam vetėm dy djem.
Sa kohė tė lirė keni pėr fėmijėt?
Ēdo minutė tė lirė ia kushtojmė vogėlushėve. Pjesėn mė tė vėshtirė e kemi nė mbrėmje, nėse duam tė shkojmė nė ndonjė premierė. Atėherė ata mbeten me tezėn Jejan, e cila ėshtė si anėtare e familjes sonė. Shpesh dalim tė shėtisim me ta.
A i flasin fėmijėt gjuhėt e prindėrve?
Branka: Shqipen mė shumė e kuptojnė se sa flasin. Uliksi djali i madh shpesh shkon te gjyshja nė Prishtinė, ku duke luajtur me fėmijėt, ka arritur tė flas gjuhėn e babait, gjuhėn shqipe shumė mirė. Bekimi: Ata edhe i kuptojnė edhe i flasin gjuhėt e prindėrve, por megjithatė mė mirė dinė gjuhėn e nėnės. Ka katėr vjet qė Branka nuk ka xhiruar asgjė tė rėndėsishme dhe kėtė e ka bėrė vetėm nga dashuria pėr tė rritur fėmijėt e saj. Ajo ėshtė aktore e dėshmuar kaherė. Marrė nga Zėri.info
Rolet
Ai ka aktruar nė 41 filma deri nė vitin 1998. Ai ka pasur role nė shqip, serbokroatisht, spanjisht, anglisht, nė gjuhen frėnge, italisht, maqedonisht e tė tjera. Fehmiu ka lėnė njė pėrshtypje tė madhe me stilin e tij prej njė intelektuali tė madh dhe njė aktori qė ka ditur ta bėj edhe jetėn e tij njė lojė. Ka shkruar njė pjesė tė autobiografisė nė librin “Mrekullueshėm dhe Tmerrshėm”, ndėrsa pėr mė shumė se njė dekadė ėshtė tėrhequr nga skena publike dhe nuk ka dhėnė as intervista. Aktori me famė botėrore, pėr publikun shqiptar kujtohet me filmin "Pėrgjithmonė Xhulia".
http://www.botasot.info/kultura/2626...e-dhe-femijet/
Ruaj Lidhjet