Close
Faqja 10 prej 33 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 325
  1. #91
    Mqs,ketu flitet per teori konspirative,Darius do te doja te dija c'mendon per teorite e David Ikit,por edhe per te si personazh.Jo thjesht per pershkrimin qe i ben ai masonerise apo planit per te krijuar nje rend te ri boteror,qe mua personalisht me duket edhe e besueshme,por per pershkrimin qe ai i ben asaj qe qendron ne te vertet prapa kuintave,e kam fjalen kur flet per njerezit hardhuca e kshu me rradhe.Mos valle kemi te bejme me sharlatane qe e bejne kete per te qene ne qender te vemendjes ose per tu pasuruar?

  2. #92
    Icke nuk eshte i vetmi qe flet per reptilianet. Eshte njeri prej tyre. Me kerkon mendimin nese e besoj apo jo? Nuk e di, sinqerisht nuk di cfare te them. Ndryshimi i formes apo shapeshiftting eshte po aq i vjeter sa dhe njerezimi dhe deshmite jane qe nga lashtesia. Icke eshte i vetmi qe e ka deklaruar publikisht dhe ketu eshte sulmuar me shume nga te gjithe. Ka nje dokumentar shume interesant ku ai ka intervistuar nje shaman Zulu, Credo Mutwa. Mundohu ta kerkosh ne google video dhe shikoje. Do habitesh nga ato qe do degjosh.

  3. #93
    Faktikisht kurioziteti im ka lindur nga temat e tua,perpara disa muajsh,dhe nje nga dokumentaret e pare qe kam pare ka qene pikerisht kjo intervista 6oreshe me shamanin e zuluve,dhe padyshim te vinte goxha ne mendime.Problemi eshte se ne rastin e David Icke,krahas gjerave interesate(te pakten keshtu me duken mua) qe thote,mora vesh se pretendonte te ishte biri i zotit,apo nje rast tjeter Stewart Swerdlow(mik i Icke),ndersa po fliste per mind-control ne nje interviste radiofonike ,shpesh reklamonte librat,videokasetat dhe websitin e tij,ku shiste deri edhe elisire per sherimin nga mind control.
    Pra problemi eshte se shume shpesh keto personazhe me duken sharlatane qe thjesht po i shesin njerezeve nje histori magjepse,dhe prandaj kerkova mendimin tend si i mire-informuar qe je.
    ps.mund te me permedesh disa emra te tjere,personash,qe kane folur,mbi reptilianet dhe lidhjet e tyre me illuminatin?

  4. #94
    Icke si shume te tjere te kesaj kategorie arrin nje lloj gjendje mendore qe eshte pertej asaj te zakonshmes dhe ne kete pike nuk habitem aspak (ndonese nuk kam dijeni te kesaj deklarate dhe se di sesa e vertete eshte). Por di te sigurt qe shume nga teorite e tij sjane aspak te tijat dhe shkojne ne linje te njejte me ate te shume te tjereve te cilet i kane hyre kesaj rruge dekada te tera perpara Ickes. Ai ka nje merite shume te madhe qe ishte nga te paret qe pati kurajon te dilte publikisht per shume nga teorite me te forta konspirative qe ekzistojne sot ndonese kjo i ka kushtuar nje vuajtje te madhe shpirterore, mendore, ekonomike dhe sociale. Nuk eshte Icke i pari qe ka folur per reptilianet por ka qene Zecharia Sitchin. Icke e beri me publik si fenomen i 'detyruar' nga deshmite e shume njerezve te cilit kishin kredenciale te padiskutueshme, madje ai e ka argumentuar disa here veshtiresine e madhe qe ka patur per ta pertypur vete i pari informacionin qe merrte. Por kjo e ben ate te rralle ne llojin e tij qe nuk u step por pati kurajon dhe mendjen e ndricuar per ti hetuar dhe kontrolluar gjerat te cilat i krijuan bindjen se mund te jete nje fenomen real. Mbas Ickes ka patur te tjere qe jo vetem e kane permendur por cuar edhe me tej si teori, Steve Quayle, Riley Martin, John Rhodes dhe te tjere (emrat sbesoj se kane shume rendesi).

    Kjo teme nuk eshte pikerisht per gjera te tilla por me duhet te them qe ne rastin e teoricieneve te konspiracive aftesia e tyre qendron jo thjesht ne faktin e te qenit paksa manipulativ dhe spekulativ me menyren sesi transmetojne mesazhin por me subjektin qe zgjedhin per te ndergjegjesuar publikun. Shume kundershtues te teorive konspirative nuk merren me vete teorine por me menyren e paraqitjes se saj dhe efektin shkaterrues qe mund te kete ne psikologjine kolektive. Une personalisht nuk mendoj kete gje. Kam patur rastin te degjoj disa lektura perfshi ketu dhe Jim Marrs, kam pare reagimin e njerezve dhe kam 'hetuar' me pas temat e diskutuara per te provuar vertetesine apo seriozitetin e asaj qe mora pjese. Dhe aty jam habitur nga masiviteti i informacionit si dhe nga driteshkurtesia e masave ne mohimin e nje realiteti sa te prekshem aq dhe te frikshem. Ketu edhe njehere tjeter merr me shume kuptim ajo shprehja: Ne i shohim gjerat jo sic jane por sic duam ne te jene.

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    1
    Darisu pse po thush qe UCK ka pas njerz qe jan mar me trafikim droge.
    E dyta Milosheviqi gabim qe osh qujt si Hitleri se ka qen edhe ma i zi,nuk e di je shqiptar kosoves apo jo,ama gjendja ne Kosov ska qen e qet qe prej 1912,.Sa per informim Milosheviqi mbylli universitetin ne gjuhen shqipe,perzuri gjith shqiptart prej pune,burgosi plt njerz,e kjo ska lidhe me mansoneri.

  6. #96
    LaBoca nuk e gjej dot vendin se ku kam thene qe UCK ka patur njerez qe jane marre me trafikim por kam pershtypje qe do kesh keqkuptuar dicka qe ka qene ne kontekst te temes. Po ashtu gjendjen ne Kosove e kam ditur mire qe i vogel dhe e kam shume te qarte se cfare ka bere Miloshevic. Por sidoqofte kjo teme ketu nuk eshte per Kosoven dhe as Miloshevic. Do te lutesha qe ti permbahesh asaj qe ka tema.

    Faleminderit

  7. #97
    Lexova disa pjese te intervistes se ketij shamanit Zulu, Credo Mutwa.
    Disa gjera mu duken si dengla p.sh.

    - gjuha eshte nje menyre komunikimi, imponuar rraces njerezore nga qenie te tjera inteligjente jashtetokesore.
    - madje keto qenie te tjera kane ndikuar qe gjuha te marre rruge te ndryshme per popuj te ndryshem (dmth te gjithe njerezit flisnin nje gjuhe, por per ti ngaterruar ata me njeri tjetrin, per te ulur nivelin e komunikimit midis tyre bene qe popujt te kishin gjuhe te ndryshme)
    - me perpara njerezit nuk flisnin, sepse nuk ishte e nevojshme, ata komunikonin me njeri tjetrin nepermjet trurit, madje kjo shqise ishte aq shume e zhvilluar, ishte nje nder arsyet qe keto qeniet e tjera ua hoqen njerezve kete aftesi (e pervetesuan) dhe njerezve u dhane gjuhen (ua imponuan ate)

    Ky tipi mund te kete shume njohuri, por ka shume gjera per te cilat ka argumenta, fakte qe hedhin poshte teori te tilla.
    Te mendosh se niveli i komunikimit te sotem eshte primitiv krahasuar me ate te kohes perpara zhvillimit te gjuhes (mos te permendim shkrimin ) !!!!!!!!!!!!!!
    Gjithmone me ngacmon nje pyetje.
    "A ekziston mundesia qe e gjithe kjo eshte nje bllof, qe grupime jashtezakonisht te fuqishme qe ne Teorite Konspirative dalin si ruajtesit ne fshehtesi te mistereve, kontrollues te teknologjive te fshehta, si bashkepunues me qenie te tjera inteligjente etj...etj... ne fakt nxisin vete teori te tilla, qe te perhapin frike, panik, pasiguri, te largojne vemendjen e njeriut nga problemet e perditshme, ta shkepusin nga realiteti etj. etj... ku synim i tyre eshte rendi i ri boteror, kontroll total i botes..."

  8. #98
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    ....Pothuajse te gjithe masonet e thjeshte (deri grada 3°) se kane idene fare se cfare ndodh ne gradat e larta (34° deri ne 46°) madje te qeshin ne fytyre nese ju permend grada kaq te larta pasi njohuria e pergjithshme eshte qe grada ne masoneri shkon deri ne 33°. ...

    33 eshte nje numer shume interesant. 33 eshte numbri i rruazave/lutjeve te Kishes Episkopale/Protestante. Duan te thone numri i viteve te jetes se Krishtit. Por ne te njejten kohe 33 eshte edhe numri i lutjeve drejtuar Zotit ne fene islame (3 x33) per te qene te sakte.

    Cfare fsheh ky numur tek ? Treshi simboli i perustise? Triada, Theta?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #99
    Citim Postuar mė parė nga Styx Lexo Postimin
    33 eshte nje numer shume interesant. 33 eshte numbri i rruazave/lutjeve te Kishes Episkopale/Protestante. Duan te thone numri i viteve te jetes se Krishtit. Por ne te njejten kohe 33 eshte edhe numri i lutjeve drejtuar Zotit ne fene islame (3 x33) per te qene te sakte.

    Cfare fsheh ky numur tek ? Treshi simboli i perustise? Triada, Theta?
    Ka mundesi, por mund te jete edhe me teper se kaq. Raporti i 3-it gjehet edhe me heret qe me keshillin e te nenteve apo 9 Eneid... Kam drejtuar njehere kete pyetje nje te njohurit tim qe sa ishte bere 3° Master po cuditerisht nuk e dinte ose pastaj nuk ma tha. Kjo eshte gjeja qe te shtyn te dyshosh me shume. Kane informacione qe nuk i ndajne ne asnje menyre me ata qe nuk i perkasin vellazerise. Madje dhe aty nga grada ne grade nuk fliten gjera te cilave nuk ju perkasin.

  10. #100
    Citim Postuar mė parė nga Dalan Lexo Postimin
    Lexova disa pjese te intervistes se ketij shamanit Zulu, Credo Mutwa.
    Disa gjera mu duken si dengla p.sh.

    - gjuha eshte nje menyre komunikimi, imponuar rraces njerezore nga qenie te tjera inteligjente jashtetokesore.
    - madje keto qenie te tjera kane ndikuar qe gjuha te marre rruge te ndryshme per popuj te ndryshem (dmth te gjithe njerezit flisnin nje gjuhe, por per ti ngaterruar ata me njeri tjetrin, per te ulur nivelin e komunikimit midis tyre bene qe popujt te kishin gjuhe te ndryshme)
    - me perpara njerezit nuk flisnin, sepse nuk ishte e nevojshme, ata komunikonin me njeri tjetrin nepermjet trurit, madje kjo shqise ishte aq shume e zhvilluar, ishte nje nder arsyet qe keto qeniet e tjera ua hoqen njerezve kete aftesi (e pervetesuan) dhe njerezve u dhane gjuhen (ua imponuan ate)

    Ky tipi mund te kete shume njohuri, por ka shume gjera per te cilat ka argumenta, fakte qe hedhin poshte teori te tilla.
    Te mendosh se niveli i komunikimit te sotem eshte primitiv krahasuar me ate te kohes perpara zhvillimit te gjuhes (mos te permendim shkrimin ) !!!!!!!!!!!!!!
    Gjithmone me ngacmon nje pyetje.
    "A ekziston mundesia qe e gjithe kjo eshte nje bllof, qe grupime jashtezakonisht te fuqishme qe ne Teorite Konspirative dalin si ruajtesit ne fshehtesi te mistereve, kontrollues te teknologjive te fshehta, si bashkepunues me qenie te tjera inteligjente etj...etj... ne fakt nxisin vete teori te tilla, qe te perhapin frike, panik, pasiguri, te largojne vemendjen e njeriut nga problemet e perditshme, ta shkepusin nga realiteti etj. etj... ku synim i tyre eshte rendi i ri boteror, kontroll total i botes..."
    Te gjithe skenaret jane te pranishem por vetem njeri ose nje numer i vogel jane te vertete. Ti ne fakt ke bere disa pyetje ne fund per te cilat indirekt ke dhene vete pergjigje po ne fund Po te jap nje keshille miqesore, perpara se te analizosh intervisten e nje shamani me pare duhet kuptuar ne brendesi se cfare eshte nje shaman dhe cfare potencialesh ka. Dhe mos harro, rrespekti per te lashtet duhet te jete shume here me i madh. Kemi pershtypje te gabuara per ta dhe i gjykojme si primitiv por nese i hyn thelle thelle ketyre gjerave mund te rezultoje qe primitivet te jemi ne (natyrisht ky eshte opinioni im). Fakti qe gjuha eshte perzjere nuk eshte thenie e ketij shamani por e ke ne shume tekste te lashta fetare. Me pare njerezimi fliste vetem nje gjuhe dhe mbas Babelit ajo u perzje. Me pare njeriu fliste me zogjte, me kafshet, me bimet... Ketu kuptimin mos e merr safi por metaforik pasi nje shaman perpara te gjithash ve spiritualitetin por dhe forcen e mendjes... shume here me teper se ate te artikulimit.

Faqja 10 prej 33 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •