Close
Faqja 7 prej 33 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 325
  1. #61
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anėtarėsuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Kam bere kte pytje edhe nje her me heret po me eshte fshir(per arsye qe nuk i di).Por sidoqoft do te provoj edhe nje her:
    ndoshta kjo pyetje eshte diskutuar edhe me pare ne kte tem(nuk e kam lexuar te teren),por me te vertet me intereson te dij nese dikush nga ju di diqka per Behgjet Pacollin dhe 'fjalet' se ai eshte i VETMI SHQIPTAR qe ka lidhje me keto organizata sekrete.Shume gjera ne lidhje me te jane te quditshme apo te mistershme,p.sh lidhja e tij me Kremlinin,e deri te deklarata e tij per sistemin presidencial te qeverisjes ne Kosove.
    nese me te vertet kjo pytje nuk perkon me temen ateher eshte tjeter gje dhe un kerkoj falje,por te pakten te me tregoj dikush gabimin:P..
    ---respekte---
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  2. #62
    Kam lexuar qe Pacolli ka patur lidhje te forta me Kremlinin por kjo ska te beje fare me organizaten ne fjale. Majde Kremlini ka arritur deri diku sukses ne perzenien dhe mbajtjen larg te influences se tyre nga territori rus .

  3. #63
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anėtarėsuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Kam lexuar qe Pacolli ka patur lidhje te forta me Kremlinin por kjo ska te beje fare me organizaten ne fjale. Majde Kremlini ka arritur deri diku sukses ne perzenien dhe mbajtjen larg te influences se tyre nga territori rus .
    e nese ska lidhje kjo si e shpjegon ate se te gjith kreret e firmave qe punuan ne Kremlin jane vrare(ndoshta rastesi),perveq Mr. Pacollit:):-ė..
    jam pak i informuar por shum kureshtar,kshtu qe mos ma nxini per te madhe nese gaboj tere kohen:^lulja3..
    faleminderit Darius...--respekte--
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  4. #64
    Arsyet e vrasjeve te krereve te firmave mund te jene te shumta por kjo sdo te thote se ka lidhje me temen ne fjale.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e ANP
    Anėtarėsuar
    08-12-2005
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    35
    Ka kaluar goxha kohe nga postimi i fundit ne kete teme, por desha te sqaroj dicka ne lidhje me cfare DARIUS ka postuar ne lidhje me Masonerine dhe Iluminatin.

    E para: Iluminati eshte grade ne Masoneri, jo grupim tjeter qe funksionon vecas. Ekzistojne shume grada ne Masoneri, dhe njera prej ketyre eshte edhe Iluminati, sikurse dhe "Royal Arch", "Knights Templar" etj etj.

    E dyta: Nuk ekziston asnje fakt apo dokumentacion qe verteton qe Masonet kane ndonje axhende sekrete per te "sunduar" boten apo te jene perfshire drejtepersedrejti ne ndonje plan politik/ushtarak etj me qellimin qe te "sundojne".

    E treta: Masoneria NUK eshte levizje fetare. Bile temat fetare dhe temat politike nuk lejohen brenda tempullit. Biles nuk eshte levizje fare. Masoneria eshte VELLAZERI.

    E katerta: Eshte me detyrim ne Masoneri besosh ne NJE ZOT, ndaj edhe mund ta quash Monoteiste, por e ben kete me qellimin qe kur nje Mason pranohet ne Lozhe, betimin ta bej tek libri i tij i shenjte. Ne Lozhin ku bej pjese une kemi 2 myslimane. Ne tempull nuk ndodh asnje ritual fetar (i cfaredolloj feje a besimi) pasi eshte e ndaluar. Besimi eshte personal!

    E pesta: Masoneria NUK adhuron djallin/dreqin/satanin/luciferin. Masoneria nderon KRIJUESIN, dmth Perendine e Bibles, apo Allahun e Kuranit, etj.

    E gjashta: Masoneria nuk eshte shoqeri sekrete, por eshte shoqeria me sekrete, e hapur per kedo me brumin e duhur.

    Ke postuar shume thashetheme dhe pretendime te pabazuara ne realitet. Te sygjeroj te flasesh me ndonje Mason, por sikurse dhe ta ka thene dikush me lart, asnje grupim nuk mund te quhet me "sekrete" kur "sekretet" publikohen dhe merren vesh nga te gjithe.

    99% e gjerave qe kam lexuar ne Internet per Masonerine jane gjepura, dhe kete ta them nga pikepamja personale pasi jam vete Mason dhe nuk e kam me te degjuar apo me te lexuar, si shumica.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ANP : 27-01-2008 mė 22:13
    guxo, frikės thuaji JO!

  6. #66
    ANP me fal qe po ta them po ja ke futur kot. Kur nuk i di gjerat me mire mos u shpreh. Ne ate teme eshte thene e sterthene qe nuk behet fjale per masonet e thjeshte. Dhe Illuminati nuk eshte grade e Masonerise po ka perfshire dhe Masonerine. Te lutem mos debato kot per gjera qe i di ne maje te gishtave. Ke nje teme dhe dhjetra faqe te argumentuara dhe sterargumentuara. Mbaje anetaresine ne ate Lozhen tende Blu dhe quaje veten me fat po arrite graden e 3. Sa per te foluren qe me thua mua me ndonje mason po jep sugjerime te gabuara.

    Nuk ekziston asnje fakt apo dokumentacion qe verteton qe Masonet kane ndonje axhende sekrete per te "sunduar" boten apo te jene perfshire drejtepersedrejti ne ndonje plan politik/ushtarak etj me qellimin qe te "sundojne".
    Lexo Albert Pike se e ke dhe te vellazerise. Nja 33 grada siper teje po besoj se do e marresh vesh.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e ANP
    Anėtarėsuar
    08-12-2005
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    35
    Te ta thjeshtoj pak me nje shembull se ti s'merrke vesh....Kisha Katolike psh ka 7 sakramente, 3+ urdhera si psh Jezuitet, Franceskanet, Dominikanet, Opus Dei, etj. Jo te gjithe Katoliket i marrin te gjitha sakramentet, si dhe Franceskani nuk eshte me Katolik se Jezuiti. Te gjithe katolike jane pra, por tradicionalisht i bejne disa gjera ndryshe, vecse bashkeveprojne gjithmone me pelqimin e Vatikanit.

    Masoneria gjithashtu ka grada qe jepen sipas perkushtimit, progresit dhe cilesive qe anetari shfaq. Iluminati eshte urdher / grade Masonike (dhe jo e kunderta) goxha e avancuar, qe per dijenine tende ka shume mundesi te pranohem brenda 2 vitesh. Pa permendur grada te tjera qe i kam qe ti nuk ja di as emrin. Dhe nuk eshte aspak ashtu sic e thone ato materialet plehra qe ke sjelle ti ketu. Shumica derrmuese e fjalive ku permenden pseudo-faktet e tua kane fjalet "supposedly, allegedly, as rumour has it" etj etj.

    "Bavarian Illuminati" apo "Illuminati Order" nuk dihet me siguri nga askush nese ekzistojne ne organizimin e tyre te hershem pasi "Illuminati Order" ka shume kohe qe eshte tranformuar ne nje urdher Masonik.

    Ndaj, shembulli i Albert Pike qe kopjon ti neper Internet nuk pergjitheson asgje. Eshte njelloj sikur te te permend nje filan prift psh ne filan katund qe ka perdhunuar nje femije dhe pastaj te nxjerr perfundime banale qe Kisha Katolike eshte kshu apo ashtu. Thirri mendjes ore!

    Nuk ja ke idene fare ketij muhabeti dhe sinqerisht me vjen keq qe ke harxhuar gjithe kete kohe neper internet duke bere copy/paste duke mos arritur gjekundi, por thjesht duke servirur nje teori boshe qe as nuk vertetohet dot as nuk klasifikohet si material serioz per tu marre ne konsiderate.

    Nese gabimisht ja ke vene qellim vetes te merresh seriozisht me kete muhabet, po te keshilloj qe lodhesh kot se nuk ke per te nxjerre gje ne drite.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ANP : 28-01-2008 mė 01:18
    guxo, frikės thuaji JO!

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga ANP Lexo Postimin
    E dyta: Nuk ekziston asnje fakt apo dokumentacion qe verteton qe Masonet kane ndonje axhende sekrete per te "sunduar" boten apo te jene perfshire drejtepersedrejti ne ndonje plan politik/ushtarak etj me qellimin qe te "sundojne".
    Nga vete natyra e bindjeve te tyre dhe disiplines qe i karakterizon do habitesha sikur ata te mos donin nje rend te ri boteror. Personalisht une jam per nje rend te ri boteror.
    E katerta: Eshte me detyrim ne Masoneri besosh ne NJE ZOT, ndaj edhe mund ta quash Monoteiste, por e ben kete me qellimin qe kur nje Mason pranohet ne Lozhe, betimin ta bej tek libri i tij i shenjte. Ne Lozhin ku bej pjese une kemi 2 myslimane. Ne tempull nuk ndodh asnje ritual fetar (i cfaredolloj feje a besimi) pasi eshte e ndaluar. Besimi eshte personal!
    Nuk e di pse po ti nuk ta mbush syrin per mason te mirefillte, ose ajo lozha ku ben pjese ti eshte nje fac-simile, ose je ne nje grade te vogel akoma.
    E kam lexuar dhe une ate qe kerkohet besimi ne nje zot, ne nje krijues me sakte, por kjo nuk shkon dhe aq me mesimet e tyre.
    Besimi eshte personal, shume e vertete, por nje musliman mason? Kjo eshte gallate fare, madje dhe Kristian mason te ben per te qeshur. Te pakten jo muslimane dhe kristiane te mirfillte. Bindjet dogmatike fetare nuk mund te bien kurre dakord me bindjet e masoneve, ne mos duke i ri-interpretuar dhe futur ne nje kontekst te ndryshem, figurativ e jo letrar ashtu si eshte karakteristike e feve. Po ne kete pike nuk do te quheshin me as musliman as kristian.

    E pesta: Masoneria NUK adhuron djallin/dreqin/satanin/luciferin. Masoneria nderon KRIJUESIN, dmth Perendine e Bibles, apo Allahun e Kuranit, etj.
    qe nga menyra se si ti flet per djallin/dreqin/satanin/luciferin, duke i futur te gjithe keto emra me nje thes , dhe duke folur kaq bukur per Perendine e Bibles dhe Allahun e Kuranit nuk te jep pershtypjen e dikujt qe ka studiuar mire masonerine. Te pakten nga pikepamja e urdhrit O.T.O ose Golden Dawn, qe zyrtarisht jane me plot te drejta llozha masonike te mirefillta.
    Mundet dhe te jesh, po nuk te jep pershtypjen.

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e ANP
    Anėtarėsuar
    08-12-2005
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    35
    1. Rendi i Ri Boteror nuk eshte sundues (hap fjalorin), si dhe kur eshte lexuar per here te pare si togfjalesh se bashku ka nenkuptuar bashkepunimin nder-qeveritar te Perandorise Britanike dhe Shteteve te Bashkuara te aso kohe per te sjelle paqe e perparim ne vendet anglisht=folese e me tej. Histori e gjate, vecse me pak fjale lidhjet Masonike me kete togfjalesh apo "axhende" jane konspirative dhe te padokumentuara.
    2. Posi, mysliman Mason. E detyrueshme eshte besimi ne nje ZOT dhe feja nuk con peshe aspak ne Masonizem pasi sapo te thashe qe kemi myslimane dhe biles kam pare prifta katolike me shumice. Besimi yt fetar nuk ka te beje fare dhe nuk merret parasysh aspak, pervecse ne rastet kur anetarit i duhet te pranoje Trnine e Shenjte per tu bere Knights Templar psh. Cfare ka ketu per tu habitur? Biles edhe ne ato faqet zhele te Dariusit rreshtohen otomane e egjyptiane Masone.
    3. Ti thua "Bindjet dogmatike fetare nuk mund te bien kurre dakord me bindjet e masoneve..." Si mund ta marresh persiper nje deklarate te tille kur nuk i di bindjet e verteta te masoneve?! Te cilat po ta them dhe shenoje....nuk bien ndesh as me Krishterimin as me Myslimanizmin.
    4. Ordo Templi Orientis (O.T.O.) nuk eshte urdher Masonik bucko.
    5. Arsyeja perse nuk ta mbush mendjen ty eshte sepse jeni ushqyer me genjeshtra, deformime, e perralla. Gjithsesi, po e perseris serish, nuk jam ketu per te te mbushur mendjen as ty as Dariusit. Thjesht po ju them se keni bindje kuturu.

    Disa vjet Mason, aty pothuajse cdo jave duke u perballur me ate informacion, me Illuminati, me Knights Templar te regjur, me York Rite e me Scottish Rite nganjehere e ju hapeni b.ythesh sa here lexoni dicka ne Wikipedia?!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ANP : 28-01-2008 mė 02:17
    guxo, frikės thuaji JO!

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2007
    Vendndodhja
    Bg
    Postime
    7
    Bindjet dogmatike fetare nuk mund te bien kurre dakord me bindjet e masoneve. Keshtu qe nqse. je mason automatikaisht i kundervihesh dogmave fetare(e kam fjalen per fene Orthodokse e Katolike). Keshtu qe nuk mund te jesh edhe mason edhe Orthodoks ose Katolik! Duhet te zgjedhesh nje nga te dyja. Ose te refehesh tek prifti qe ke bere mekate te jesh besimtar i devotshem ose te jesh mason...

Faqja 7 prej 33 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •