Close
Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 325
  1. #181
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    As atehere nuk do i hapin syte. Mjafton te shohesh ca po behet me verichip apo RIFD qe po futet gjithandej dhe njerezit me vrap po turren per ti futur neper trup.
    Ehhhh... se mos vetem chips. Po vaksina? Miser e vaj misri, "dizinfektante" masive...


    Sinqerisht kam nje pyetje tani:
    Ti pershembull cfare mendon se duan te arrijne... nuk ma nxe goja te them masonet... po ja e zeme se masonet edhe "organizata" te ngjashme?

    Kontroll global? Une kam pershtypjen se e kane. Madje prej nje kohe te gjate.

    Te transformojne njerezit ne robote pa vullnet te tyre? E pastaj cfare? Te rikthehemi ne epoken e Piramidave? Ku pak (apo ishin 3?) "te zbritur" ishin zoter?

    Apo ndoshta ruajne nje sekret. I mbajne njerezit e thjeshte larg dickaje qe nuk jane te supozuar ta dine? Deri diten e "apokalipsit" (ne kuptimin e vertete te fjales, jo kuptimet qe i ka dhene Selia e Shenjte). E keshtu deri ate dite do te kete nje pakice qe do jene gati te pranojne realitetin.

    Keto jane supozime qe i ngrita une keshtu duke tymosur nje cigare... po ne rrjedhen e historise ata kane qene mbreter per breza, kane patur rezerven me te madhe te floririt boteror, kane drejtuar ekonomi nderkombetare, kane patur edhe valixhen presidenciale. E perseri... ka dicka qe me shpeton nga ajo qe mund te deshirojne.

    Ti Darius praktikisht "je rritur" prane tyre... Krahasuar me njerezit e zakonshem si te jane dukur?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Force-Intruder : 16-12-2009 mė 15:47

  2. #182
    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Ehhhh... se mos vetem chips. Po vaksina? Miser e vaj misri, "dizinfektante" masive...


    Ti pershembull cfare mendon se duan te arrijne... nuk ma nxe goja te them masonet... po ja e zeme se masonet edhe "organizata" te ngjashme?

    Kontroll global? Une kam pershtypjen se e kane. Madje prej nje kohe te gjate.
    Kontrolli asnjehere nuk eshte i plote. Po te ishte arritur do e ndjenim deri palce.

    ... E keshtu deri ate dite do te kete nje pakice qe do jene gati te pranojne realitetin.
    BINGO !!! Kontrolli eshte gjithmone me i realizueshem ndaj pakices sesa shumices.

    Keto jane supozime qe i ngrita une keshtu duke tymosur nje cigare... po ne rrjedhen e historise ata kane qene mbreter per breza, kane patur rezerven me te madhe te floririt boteror, kane drejtuar ekonomi nderkombetare, kane patur edhe valixhen presidenciale. E perseri... ka dicka qe me shpeton nga ajo qe mund te deshirojne.

    Ti Darius praktikisht "je rritur" prane tyre... Krahasuar me njerezit e zakonshem si te jane dukur?
    Ato qe ti i quan supozime une i quaj mendime dhe perdorje llogjike (kam pershtypjen qe ti di shume me shume sesa shprehesh ne kete teme). Ajo qe ata deshirojne une kam 'frike' ta them (eshte shume jashte kesaj teme dhe e kalon jo paranormalen por pertej saj). Si definicion nuk e kam gjetur dot te plote asnjehere por me perafersi po. Dhe mbase askush se di mire apo fare se kush eshte ajo qe ata deshirojne. Njerez te ketyre shoqerive qe une njoh jane me se normal dhe te zakonshem, madje te vyer ne vlera e njohuri. Mund te jene ndryshe nga sa shfaqen dhe pervec admirimit per mendjen qe kane nuk kam vene re asgje negative pervec faktit te nje ndjesie misteri qe te transmetojne sa here futesh ne debate filozofike e mistike.

  3. #183
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Ajo qe ata deshirojne une kam 'frike' ta them (eshte shume jashte kesaj teme dhe e kalon jo paranormalen por pertej saj).
    Perfekte! Nuk ka rendesi nese e di te sakte apo te ndan nje pikepyetje sqaruese nga cfare nuhat. Ti je nje njeri i lexuar e i shkolluar. Dhe vetes mund ti pranosh cfaredo "realiteti".
    Por ama t'ja thuash te tjereve... Te pengon barriera e tyre llogjike. Kalimi ne difensive.
    Shkurt e thjeshte. Nuk do te kuptonin. Aq me keq pastaj, nese do te duhet se s'ben ti beje te kuptonin, duhet ti jepje ne dore te pakten 7 celesa. E me pas ti mesoje edhe si ti perdornin. E ja ku ke anarki totale. End of Days.

    Mua me ben pershtypje "puna" e Hollywood. Nese kerkon nje zedhenes publik te tyre, ja ku eshte. Cfaredo mesazhi kane dashur te bejne publik e kane bere. Cfaredo realiteti kane dashur te sjellin ne vemendje e kane bere. E pergatisin perdite terrenin ne menyren me inteligjente te mundshme. E bukura eshte qe jane edhe filmat me te suksesshem.
    Keshtu cdo jerk qe nuk lexon gje tjeter pervec rezultateve te futbollit me nje kanoce birre ne dore, do 'sdo, do kete mundesi te thithi dicka.

  4. #184
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Duke pranuar injorancen time totale, por dhe mendje te hapur ne lidhje me fushen e konspiracise,
    a beni sevap dhe ma thoni edhe mua kete dyshim qe nuk ua ze goja,
    me mjafton nje pohim i thjesht me pak fjale.
    Dhe ajo puna e Matrix sa me vjen dhe po behet me interesante, per fat te keq nuk kam arritur t'a kap plotesisht, po pati mundesi F-I te me ndriēosh ne ate drejtim.

    Per ate punen e hollivudit dhe une ashtu e di.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xfiles : 16-12-2009 mė 18:00

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Duke lexuar nje liber qe flet per "Padre Pio" (nje shenjtor i koheve te fundit ne Itali) gjeta nje fragment ku Padre Pio therret njerin nga turma qe ishte mbledhur per meshe dhe i thote te afrohet. Pa folur akoma Padre Pio i thote "Ti je mason apo jo?" Ai cuditet per pyetjen por edhe per faktin se si e dinte ai kete gje.
    > Pyetja e radhes ishte "Cili eshte misioni yt brenda masonerise?" Ai pergjigjet "Ti krijoj sa me shume probleme kishes".
    > Historia vazhdon por ideja ishte qe masonet nuk jane ajka e shoqerise sic mundohen ti mbushin mendjen vetes dhe te tjereve sepse nuk ka nevoje per shoqeri sekrete apo josekrete sic i quajne ata, per te qene i mire dhe i drejte. Mjafton deshira.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga VOLSIV : 16-12-2009 mė 18:25
    La verita' ti rendera' libero!

  6. #186
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Citim Postuar mė parė nga VOLSIV Lexo Postimin
    Pyetja e radhes ishte "Cili eshte misioni yt brenda masonerise?" Ai pergjigjet "Ti krijoj sa me shume probleme kishes".
    Ohhh te lutem. Kisha sic e njeh si fillim nuk do te kishte asgje per tu krenuar sot pa masonet. As katedrale magjepsese e as vepra arti. As biblioteke vatikani.
    Per te mos thene qe pa templaret e pa rozikrucianet kushedi sa keq do ti kishin shkuar e do ti shkonin punet. Po ky diskutim nuk e ka vendin ketu.

  7. #187
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Ta bej edhe une nje pyetje se zakonisht vetem lexoj.
    E kam kuptuar une gabim apo Darius i shikon keto lloj fshehtesish si negative......dhe F-I si pozitive?
    -

  8. #188
    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder
    Mua me ben pershtypje "puna" e Hollywood. Nese kerkon nje zedhenes publik te tyre, ja ku eshte. Cfaredo mesazhi kane dashur te bejne publik e kane bere. Cfaredo realiteti kane dashur te sjellin ne vemendje e kane bere. E pergatisin perdite terrenin ne menyren me inteligjente te mundshme. E bukura eshte qe jane edhe filmat me te suksesshem.
    Keshtu cdo jerk qe nuk lexon gje tjeter pervec rezultateve te futbollit me nje kanoce birre ne dore, do 'sdo, do kete mundesi te thithi dicka.


    E kam vene shpesh gishtin tek mesazhet subliminale (cdo lloj reklame, filmi, e-mail etj). Linja e veprimit nuk eshte e pazakonte, vetem i eshte pershtatur kohes qe jetojme. Eshte per te qeshur kur mendon qe e njejta menyre eshte praktikuar prej mijera vjetesh (thelbi komplet i njejte, mjetet ndryshojne sipas epokave qe jetohet). Shiko me vemendje (ti e ke te qarte mire por po i drejtohem pergjithesise) se ne cfare menyre sa gjeniale aq dhe djallezore i jepet forme mendimit te masave. Nje shembull banal, media transmeton nje lajm qe dihet cfare shkalle sensitiviteti ka ne ngjergjegjen kolektive. Masat fillojne e reagojne, nderkohe mediat suportuese furnizojne parreshtur lajmin duke e pasuruar ate, shtuar dhe hequr spekullimet qe ne raste histerie kolektive jane shume here me te pranueshme si e vertete sesa vete e verteta. E ku ka me mire sesa Vide et credere (shiko e beso). Njerezit duan te shohin qe te besojne, pse te mos i japim ate qe kane nevoje?

    Hapi i pare u hodh, u pergatit terreni per nje shkalle me te avancuar. Hapi i dyte, vjen reagimi i instancave drejtuese qe udheheqin turmen por qe kane nevoje per konsensusin (per te cilin turma mendon se duhet ta jape) e popullsise. The popullata e indinjuar ne kulm, injorante per faktin sesi pakica mund te latoje shumicen rrembehet nga emocionet (edhe ata qe dine te mendojne) dhe bashkohet rreth kastes drejtuese. Sa raste te tilla ke ne histori? Sa here vete popujt kane dhene veton per kasapanen qe ju ka rene ne koke? Po te pergjigjem vete, me mijera. Pra 'politikisht' cdo gje eshte korrekte, by the book. Eshte vete populli ai qe deshiron dhe shpreh vullnetin e tij ne denimin e nje fenomeni. Pra le te denojme fenomenin me cfare do menyre. Ketu fillon hapi i trete dhe perfundimtar. Aktoret kryesore rrine mbrapa kuintave duke qeshur me tallje nderkohe qe delet shkojne ne thertore me kembet e tyre. E ku ka me brilante se sa te shohesh sesi delet bejne te mundur me vullnet te lire ate qe ti deshiron, pa levizur fare nga kolltuku komod, madje pa levizur fare as gishtin e vogel. None Dare Call It Conspiracy...lol

    Hollywood ne kete rast eshte mjeti me perfekt. Ate qe se ben media e ben industria e filmit. Mesazhi qe vret nese transmetohet nga media, pertypet me kollaj dhe ze vend ne subkoshience shume me lehte nepermjet filmit. Jane te pakten 10 raste qe di ne 40 vitet e fundit qe ndergjegja masive eshte latuar sipas qejfit nepermjet mesazheve te percjelle nga filmat. E ku ka mjet me te mire sesa te induktosh frike masive, panik, ankth e pasiguri sesa nepermjet filmit? Dhe ku ka moment me te perkryer e te sigurt per te realizuar cdo gje qe do sesa momenti kur masat jane te trembura deri ne palce? Qe nga 2007 deri me sot jane prodhuar te pakten 12 filma (high and low budget) qe trajtojne subjektin e kataklizmes globale. E pashe dhe e ndjeva deri ne kocke vete panikun dhe hutimin dhe frikesimin e llahtarshem te njerezve gjate e mbas filmit 2012. Nuk me kishte rene rasti te shihja aq njerez ne moshe me sy te mbushur me lote. E njejta gje me Fourth Kind, Independence Day, Doomsday, The Day After Tomorrow etj. Dhe te gjitha kane nje shenjester te caktuar dhe behen pikerisht ne momente krizash sociale, politike e ushtarake. Mund te vazhdoj me shembuj pa fund po besoj se eshte e qarte si ide. Lum kush nuk e vret mendjen...


    vetes mund ti pranosh cfaredo "realiteti".
    Por ama t'ja thuash te tjereve... Te pengon barriera e tyre llogjike. Kalimi ne difensive.
    Shkurt e thjeshte. Nuk do te kuptonin. Aq me keq pastaj, nese do te duhet se s'ben ti beje te kuptonin, duhet ti jepje ne dore te pakten 7 celesa. E me pas ti mesoje edhe si ti perdornin. E ja ku ke anarki totale. End of Days.
    Kjo eshte arsyeja pse e nderpreva postimin masiv neper tema te tilla. Plus qe te them te drejten qellimi ishte sa genuin aq dhe cinik. Pra thashe disa informacione qe te hapja syte e atyre qe donin duke i shtyre qe te fillonin e te kerkonin vete dhe ne te njejten kohe te ndaja me te tjeret peshen qe me mundonte e me mundon. Por asnjehere nuk kisha ndermend te shfaqja ketu cdo gje. Eshte e pamundur per efekt kohe dhe e pamundur dhe per arsye te tjera te cilat dikush nga Toronto mi ka permendur ne nje teme te ngjashme ketu ne forum po ja refuzova per hir te refuzimit.

  9. #189
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Kavir une shikoj cdo gje sic eshte ne univers. Me polaritet.
    Nuk ka asgje krejtesisht pozitive dhe asgje krejtesisht negative. Universi eshte ne ekuliber pikerisht fale kesaj.
    Secili ka pikepamjet e veta. Ne cdo gje duhet te ekzistoje e mira dhe e keqja se bashku ne menyre qe te prezervohet ekuiliber.

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Force-Intruder pėr postimin:

    Edvora (30-11-2013)

  11. #190
    kavir une dhe FI nuk i shohim ndryshe gjerat aspak. Ndryshimi eshte qe aty ku terhiqem une ne koment, FI ja plas me sarkazem duke e shtuar me shume amulline ne mendjen e deleve

  12. #191
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Pra thashe disa informacione qe te hapja syte e atyre qe donin duke i shtyre qe te fillonin e te kerkonin vete dhe ne te njejten kohe te ndaja me te tjeret peshen qe me mundonte e me mundon.
    Duke qene nje nga te infektuarit e Hollywood, me duhet te them qe me kujtove Morpheusin :

    "I'm trying to free your mind, Neo. But I can only show you the door. You're the one that has to walk through it."

  13. #192
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Ti nuk je pjesetar i ndonje kishe me sa po kuptoj keshtu qe me ler mua te flas per kete gje.
    > Kisha nuk eshte aspak e lumtur qe masonet kane depertuar brenda saj. Eshte e vertete qe ata kane ndertuar katedralet dhe ka shume prifterinj te tille, dhe me dole bukur ketu. Ata i ndertuan sic deshen ata. Me shenja e simbole pagane ngado dhe sot dalin teorite se kisha eshte thjeshte nje vazhdim i paganizmit dhe asgje me shume.
    > Kujdes ky eshte nje nga planet qe shume shpejt do ti dali tymi. Masonet jane brenda kishes jo se e duan fort ate por eshte ajo qe i pengon ne planet e tyre. Mendoje pak kete gje. E verteta qe duan te propogandojne nuk ka per te ecur nese kisha eshte e forte.
    > Per sa i perket fshehtesive qe po pyet Darius une mendoj se fshehtesite nuk kane pse te jene pozitive. Nese ti me thua qe e gjitha kjo fshehtesi eshte per te miren tende, sepse aftesia jote e te gjykuarit per te miren tende, nuk eshte ne lartesine duhur une te them qe nuk kam aspak besim tek te pasurit qe ma duan te miren.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga VOLSIV : 16-12-2009 mė 18:41
    La verita' ti rendera' libero!

  14. #193
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    o volsiv, per zotin,
    ty ta ka shpelare trurin kisha me kohe,
    ti je pasues i se keqes por nuk je i ndergjegjshem per kete.

  15. #194
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    o volsiv, per zotin,
    ty ta ka shpelare trurin kisha me kohe,
    ti je pasues i se keqes por nuk je i ndergjegjshem per kete.
    >>> Po dakort mo Xfiles si te duash ti e leme. Une jam ai trushpelari dhe ti je ai mendje ndrituri. Kete kerkon te thuash? Te keshilloj ta permbash pak veten kur flet.
    > Dhe mos harro jemi jashte teme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga VOLSIV : 16-12-2009 mė 18:49
    La verita' ti rendera' libero!

  16. #195
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    ndonje gje per templaret?!

    lejohet ne kte teme?

    e di qe ka nje teme per ta,por meqe gjerat lidhen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 16-12-2009 mė 18:47

  17. #196
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Citim Postuar mė parė nga VOLSIV Lexo Postimin
    Eshte e vertete qe ata kane ndertuar katedralet dhe ka shume prifterinj te tille, dhe me dole bukur ketu. Ata i ndertuan sic deshen ata. Me shenja e simbole pagane ngado dhe sot dalin teorite se kisha eshte thjeshte nje vazhdim i paganizmit dhe asgje me shume.
    O Volsiv... e mban mend nje Pape qe u vra ne '78? Gusht-Shtator? Giovanni Paolo I?
    Sa zgjati qendrimi i tij? 33 dite!
    Masonet e kontrollojne Vatikanin per dore. Sa kardinale ke masone e ke idene?
    Informohu edhe pastaj eja e fol. Kisha eshte puna jote sic thua... po ketu besimi nuk ka te beje!

  18. #197
    Citim Postuar mė parė nga Eros- Lexo Postimin
    ndonje gje per templaret?!

    lejohet ne kte teme?

    e di qe ka nje teme per ta,por meqe gjerat lidhen.
    Shume gjera e kane fillesen e tyre me templaret. Eshte me se i mirepritur cdo koment.

  19. #198
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga VOLSIV Lexo Postimin
    >>> Po dakort mo Xfiles si te duash ti e leme.
    degjo Volsiv,
    nuk eshte si te dua une, po ta them si ish besimtar qe kam qene,
    kam kaluar shume besime, kam perjetuar shume lloje pikpamjesh mbi boten qe njohim.
    Nuk e di ne je katolik apo orthodoks, por koncepti i se mires dhe se keqes eshte tej mase i deformuar ne psikologjine masive te indoktrinuar ne te gjithe njerezimin.
    Une kam respekt te thelle per kishen, e kam fjalen per klerin e larte kishtar, por jo per arsyet e zakonshme, por thjesht per njohurite qe kane, dhe menyra se si manipulojne besimtaret e thjeshte dhe klerin mesatar.
    Te thuash qe masonet gjoja kane infiltruar kishen eshte qesharake,
    kisha ka prodhuar vazhdimisht masone, Maguset me te medhenje kane qene kler kishtar prej prej shekujsh.

    Mjafton te afrohesh vendeve te kultit katolik per te ndjere nje atmosfere vampirizmi, te pushton nje ndjenje boshlleku dhe frike qe duket sikur te than shpirtin, zakonisht e maskuar ne formen e "paqes shpirterore" perzjere me ca depresion. Nese do cilesoja te keqen relativisht(se nuk ka asgje absolute) atehere froni i se keqes ndodhet ne vatikan.

  20. #199
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder Lexo Postimin
    O Volsiv... e mban mend nje Pape qe u vra ne '78? Gusht-Shtator? Giovanni Paolo I?
    Sa zgjati qendrimi i tij? 33 dite!
    ratzinger eshte mbreti numer 7 i vatikanit,
    pak nga pak profecite po permbushen, sigurisht me pak ndihme prej mjeshtrave.

  21. #200
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    ratzinger eshte mbreti numer 7 i vatikanit,
    pak nga pak profecite po permbushen, sigurisht me pak ndihme prej mjeshtrave.
    ratzinger nuk ishte i preferuari i papa vojtiles,por gjerat vajten ashtu si vajten

Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •