Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Zhuliana Jorganxhi

    Zhuliana Jorganxhi

    Lindi ne qytetin e Korēes me 1946, ne nje familje me tradita muzikore. Eshte nje nga kater femijet e kengetarit veteran "Artistit te Merituar" Gaqo Jorganxhi, qe per 65 vjet kendoi pa rreshtur si solist dhe ne grupin e mirenjohur te kengeve karakteristike korēare "LIRA".
    Mesimet e para dhe ato te mesme i mbaroi ne qytetin e lindjes me 1964. Me vone ndoqi studimet e larta ne Universitetin e Tiranes ,ne fakultetin Histori-Filologji dhe krahas tij ndoqi prane Fakultetit te Shkencave Juridike, kursin dyvjeēar te gazetarise, duke u diplomuar njekohesisht si mesuese e gjuhes dhe letersise shqipe per shkollen e mesme dhe si gazetare.
    Me njehere mbas mbarimit te studimeve ka punuar per gjashte vjet si gazetare ne revisten "Shqiptarja e Re" dhe nga viti 1975 si redaktore letrare dhe poete e kenges ne redaksine e krijimtarise dhe inēizimeve muzikore prane Radiotelevizionit shqiptar.
    Aktivitetin e saj letrar e ka filluar ne moshe te njome dhe qe prej moshes 17 vjeēare, poezite e saj shohin driten e botimit ne gazeta dhe revista si "Drita", "Zeri i Rinise", "Nentori" dhe "Les lettres albanaise" etj.
    Ka botuar libra me poezi si "Net provimesh"(1969), "Rritje"(1971) ,"Lule ne pemen e lirise" (1982) dhe vellimin me tregime per femije "Femijet e teto Nastes"(1975).
    Ka marre pjese ne konkurse letrare kombetare dhe ka fituar dy here ēmimin e dyte dhe te trete per poemat e saj.
    Por, aktivitetin e saj me te madh, krahas poezise dhe tregimit, e ka zhvilluar mbas vitit 1974 ne gjinine e tekstit poetik te kenges.
    Eshte autore e qindra teksteve poetike neper festivalet e kenges ne Rtvsh dhe rrethet e Shqiperise, ne anketat dhe koncertet e Rtvsh si ai "Kur vjen pranvera", "Kenget e stines", dekadat e Majit dhe ne festivalet e femijeve ne Tirane dhe rrethe te ndryshme te Shqiperise.
    Eshte fituese e gjashte ēmimeve te para dhe shume te tjera.
    Poezite e saj jane botuar ne Greqi, Rumani,Hollande,Kosove,Slloveni dhe Japoni.
    Ne vitin 1996 iu dha Disku i Arte i Festivalit, kurse per 40 vjetorin e Festivalit te kenges ne Rtvsh me 2001, ju dha CMIMI I KARRIERES.
    Nder tekstet poetike te kenges mund te permendim: "Jon", "Se kenduam Let it bi", "Jeto dhe jeten time","Bashkemoshataret", "Ne duart e nenes", "Jemi emri i vet jetes", "Kthehu per vete, per mua!" , "Ne, bijte e lirise" ( me kete te fundit, ne dhjetor te ' 90-tes, hapeshin dhe mbylleshin manifestimet e studenteve ne sheshin, sot te quajtur "Demokracia").
    Sot Zhuliana Jorganxhi jeton jashte Atdheut ne qytetin e Triestes te Italise, por asnje ēast nuk ka nderprere lidhjet e saj artistike me vendin e saj.Ajo ka marre pjese me tekstet e saj poetike ne Festivalin e kenges triestine , si dhe bashkepunon me kompozitoret dhe kengetaret e vendit te saj neper festivale dhe per albumet e tyre muzikore.

    ETERIT

    Etėrit na ikėn...
    Nė ditėvite tė ndryshme.
    Me vdekje tė thjeshta,
    si jeta e tyre.

    Na ikėn...
    Cdo ditė e mė shumė
    ua numėrojmė tė mirat...
    Ku ishim mė parė
    ne bijtė, ne bijat?!

    Tani, qė s'i kemi,
    ah, dhe njė ēast t'i kthenim!
    Tė bėjmė ca rrugė
    andej nga Liqeni,
    t'iu japim njė kafe,
    qė s'ua dhamė te "Rinia"
    dhe tutje mė shumė
    t'iu bėjė pleqeria...
    Rradhėve mos t'i lodhim
    nė asnjė lloj dyqani,
    Mbrėmja mos heshtojė
    me sy tek ekrani.
    Tė nisim udhė bisedash
    pėr botėn anembanė,
    njė gotė, ēdo mbrėmje
    ta pimė me etėrit tanė...

    Cfarė s'japim,
    t'iu jepnim,
    ato, qė dot s'ua dhamė!
    Tė urtėve,
    tė pafjalėve,
    tė mirėve,
    etėrve tanė!
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap njė porosi,
    Kėmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithė vaji i fėmisė, Ēonu tė gjithė nė shėrbim Shqiperis”

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Kosovari_78_Ca pėr postimin:

    Prudence (16-11-2014)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Zhuliana Jorganxhi

    INTERVISTA/ Flet poetja e veēantė e femrave shqiptare Zhuljana Jorganxhi: Nė Festivalin e 16-tė, mė hoqėn kėngėn e Agim Krajkės


    - 28 qershor 1964, mbrėmja e maturės dhe botimi i poezive nė gazetėn “Drita”

    - Im at’, Gaqo Jorganxhi “Artist i Merituar”, ka qenė solist i grupit “Lira”

    - Kam punuar si gazetare shtatė vjet nė ish- revistėn “Shqiptarja e re”

    - Nė vitin 1967, nė fakultet, pėr letėrsi kineze, kam dhėnė nė provim veprėn e 4-t tė Mao Ce Dunit

    - Nė komunizėm nuk lejoheshin mė shumė se dy kėngė dashurie nė festival

    -“Jetėn dashuro!”, tė kėnduar nga motrat Libohova ma hoqėn

    -Dikur ka pasur dhe "inkuizitorė" tė artit

    -Nė socializėm, kisha shumė qejf pantallonat alla kauboj

    -Ishte muzika ajo qė mė ēoi tek poezia.

    -Poezia e parė njė vjershė dashurie, nuk ia kam kushtuar askujt

    -Nė festivalet e RTSH kam marrė 7 ēmime tė para

    “Ti jo, mos u gėzo, kur unė dėshpėrohem!
    Ti, mos u pasuro, kur un’ varfėrohem!”


    Miqtė e shkollės dhe tė jetės

    Natasha Lako, tė ndriturin Faik Ballanca, Pandeli Koēi, Shefqet Tigani, Kiēo Blushi, Zija Ēela, Emine Sadiku, Hatixhe Reka, Ludmilla Pajo, Arshin Xhezo, Shaqir Rexhvelaj, Ahmet Shqarri, Vladimir Grillo, Ylli Pepo, Petro Lati, Shyqyri Skėnderi, Sherif Merdani, Sedat Brahja, Xhevat Mustafa, Kujtim Gjonaj, shkrimtari Shefqet Tigani.

    Nga Albert Zholi

    Njė grua fisnike, plot elegancė dhe mjaft komunikuese. Fjala e mirė ėshtė nė fillesėn e ēdo fjalie tė saj. Ajo mbetet njė nga emrat mė tė njohura tė poezisė shqiptare, Pėr shumė vite nė Itali lidhjet e mia me tė janė nėpėrmjet e-mail-it. Zhuljana nė kėtė ditė bisede, u paraqit denjėsisht, ashtu si e kanė njohur nė vite shqiptarėt nė ekran, radio, intervista, apo nė krijimtari, e thjeshtė, elegante, krenare, e sinqertė, pa teprime, njė grua e vėrtetė shqiptare, nga ajo raca e rrallė e pastėr e gjakut tė Teutės, qė aq shumė i mungojnė Shqipėrisė nė kėtė kohė tė mjegullt me qiell gri.

    Cila ėshtė ngjarja mė e hidhur qė ke pėrjetuar kohėt e fundit?

    Para pesė muajsh mė 9 qershor tė kėtij viti pėrjetova dhe po pėrjetoj njė dhimbje tė madhe, se humbėm pėr gjithmonė kunatin tim tė ndritur Kostandin Leka, qė pėr 30 vjet ka qenė pedagog i parė nė UT., njė nga krijuesit e apasionuar dhe drejtuesit e konkurseve tė para shkencore nė RTVSH, njė bashkėpunėtor i hershėm dhe i vazhdueshėm plot sukses nė emisionet e Rado- Tiranės dhe emisioneve tė para shkencore nė Tv. Ai ka botuar njė novelė fantastiko- shkencore pėr fėmijė "Udhėtim nė zemėr tė hidrocentralit", njė roman fantastiko -shkencor "Si u bėra i padukshėm" (kėtė e botoi italisht dhe kėtu nė Itali), njė libėr me ese dhe artikuj shkencorė popullorė "RRĖFIME SHPIRTI" dhe njė libėr tė fundit, qė e botoi nė maj dhe do tė paraqitet nga shtėpia OMSCA nė Panairin e librit "Njė jetė nė shtjelljet e krijimtarisė". Ka shkruar shumė artikuj shkencorė popullorė qysh nė vitet '50 dhe deri kohėt e fundit. Pra ishte njė personalitet i shkencės dhe i masmedias. Pėr mua ishte njė udhėheqės shpirtėror nė gjithė krijimtarinė time. Humba njė vėlla tė madh tė vyer.

    Cili ėshtė botimi juaj i fundit?

    Mė 2009 botova njė vėllim me tregime "...edhe ata pinin ēaj" tregime qė flinin pėr vite tė tėra brenda meje.

    Zhuljana dhe jeta shkollore?

    Ndoshta do veēoj dy vitet e gjimnazit: tė parin dhe tė fundit, maturėn. I pari, sepse ėshtė ai kalim nga adoleshenca nė rininė e hershme dhe ajo se di pse nė kujtesėn e saj ai vit ka mbetur si njė stinė pranvere. Viti i fundit i gjimnazit ėshtė ndoshta ai kur njeriu e ndjen se ka lėnė prapa fėmijėrinė, adoleshencėn dhe hyn nė njė moshė plot vrulle dhe pasione, siē ėshtė rinia. Atė vit filloi tė shkruaj poezi dhe nuk e harroj qė botimi i poezive tė para nė gazetėn “Drita” ka koinēiduar me mbrėmjen e maturės, 28 qershor 1964. Njė mbrėmje karakteristike mbushur plot imagjinatė.

    Ėndrrat nė shkollė dhe ambientet televizive?

    Ėndrrat e mia gjatė viteve tė shkollės kanė qenė: e para, ta mbaroja atė me rezultate sa mė tė mira, tė mė jepej e drejta e studimit nė degėn qė unė dėshiroja dhe kjo degė ishte gjuhė-letėrsi. Kam studiuar gati dhjetė vjet piano, sepse jam rritur nė njė familje me tradita tė hershme muzikore, qė nga stėrgjyshi, im at Gaqo Jorganxhi “Artist i Merituar”, solist i grupit “Lira” pėr 65 vjet me rradhė, vėllai i madh Rikardi, i cili ėshtė dirigjent orkestre simfonike dhe kompozitor, motra Rozmari, dirigjentja e parė shqiptare dhe mexosoprano qė kėndoi pėr 30 vjet nė TOB. E rritur pra nė kėtė ambient muzikor, ku edhe vėllai i vogėl Edmondi studioi gjashtė vjet violinė, u zhvilluan prirjet e mia pėr muzikėn. Ishte muzika ajo qė mė ēoi tek poezia. Kur unė isha nė shkollėn e mesme nė Korēė, ende nė qytetin tim nuk kishte njė stacion televiziv, kur dihet qė dhe ai i Tvsh-sė, ishte ende njė stacion eksperimental, kėshtu qė nuk kam pasur fatin qė tė kem qenė nė ndonjė ambient televiziv nė vitet e shkollės.

    Studente dhe ėndrrat pėr jetėn…

    Vitet studentore kanė qenė vite tė bukura, me gjithė mungesat qė ka pasur brezi im i viteve ‘60. Ato vite mė kanė dhėnė shumė mikesha dhe miq. Kam ende njė miken time tė shtrenjtė tė atyre viteve dhe miqėsinė me tė e kam po aq tė shtrenjtė. Ajo quhet Madalena (Ujka) Baci, nga Shkodra. Gjithashtu, ato vite mė kanė dhėnė miq, shumė nga tė cilėt sot janė poetė, shkrimtarė, kritikė, gazetarė, kėngėtarė tė njohur si: Natasha Lako, tė ndriturin Faik Ballanca, Pandeli Koēi, Shefqet Tigani, Kiēo Blushi, Zija Ēela, Emine Sadiku, Hatixhe Reka, Ludmilla Pajo, Arshin Xhezo, Shaqir Rexhvelaj, Ahmet Shqarri, Vladimir Grillo, Ylli Pepo, Petro Lati, Shyqyri Skėnderi,Sherif Merdani, Sedat Brahja, Xhevat Mustafa, Lulėzim Veisiu, tė ndjerin Viktor Qurku, Qemal Sakajeva, Kujtim Gjonaj, shkrimtari Shefqet Tigani, etj.. Kur filluam studimet asnjė prej nesh nuk e mendonte, se do tė “mbeteshin” nė Tiranė, por atėherė kishte nevojė pėr gazetarė dhe shumė nga ne menjėherė pas studimeve filluam punėn nėpėr gazeta, Radio “Tirana”, nė televizion, nė Kinostudio dhe nė revista tė ndryshme. Kėshtu them, se nėse puna nė njė revistė, gazetė, Radio -Tirana dhe televizion pėr ne ishte njė ėndėrr e largėt, kjo u bė shumė shpejt realitet. Unė kam punuar si gazetare shtatė vjet (1968-1975) nė ish- revistėn “Shqiptarja e re” sė bashku me miken time tė shtrenjtė, poeten Natasha Lako dhe me piktoren e mirėnjohur Eleni Laperi.

    Poezia e parė?

    Poezia e parė e ka qenė njė vjershė dashurie. Atė nuk ia kam kushtuar askujt. Ka qenė ndoshta ndikimi i poezisė ruse, i poetėve si Pushkinit, Ljermontovit, Esenini a e poezisė shqipe nė ato vite. Sa kisha mbushur tė 17-tat dhe ai frymėzim e ka gjetur papritur. Erdhi poezia tek unė dhe shkrova vjershėn: “Mirėserdhe dashuri!”

    Ndoshta ishte ajo moshė kur tė gjithė bėhen poetė…

    Idhujt nė letėrsi?

    Kam pasur shumė idhuj letėrsie nė moshėn e rinisė. Nga letėrsia e huaj do tė veēonte si poetė: Uitmanin, Ricosin, Pushkinin, Ljermontovin, Eseninin, Majakovskin, Brehtin, Miskieviē, Petėf, Emineskun etj.. Nė prozė: Ēehov, Gogolin, Shollohov, Remarkun, Drajzerin, Londonin, Pirandelon, Morgan, Tarle, Moravia, Gorsuorth, Mensfilld, Man etj.. Nga letėrsia jonė: Naimin, Ēajupin, Asdrenin, Nolin, Lasgushin, Migjenin dhe nga letėrsia e kohės: I.Kadarenė, D.Agollin, Dh.Shuteriqin, P. Marko, Dh.Qiriazin, Dh.Xhuvani, N. Prifti, H. Kadare, D. Shapllo,V. Koreshin, etj.. Tani mė vjen shumė keq qė nė rininė time nuk kisha mundėsi tė njihesh me veprat e Gjergj Fishtės, Faik Konicės, Ernest Koliqit dhe shumė autorė tė tjerė tė viteve '30, po kėshtu dhe me autorė tė huaj kontemporan.

    (Mendo qė nė vitin 1967, nė fakultet, pėr letėrsi kineze, kam dhėnė nė provim veprėn e 4-t a tė 5-tė tė Mao Ce Dunit!!!)


    Dashuria e vėrtetė, si do ta pėrkufizonit?

    Dashuria ėshtė ndjenja mė sublime dhe mė e bukur, qė Zoti i fal njeriut. Pa dashuri bota vdes! Nuk mund tė thuash dashuri e vėrtetė, apo e pavėrtetė. Dashuria ėshtė njė dhe ekziston. Ēdo njeri e ka njė dashuri dhe kjo ėshtė e vėrtetė, ajo jeton edhe kur duket se ka ikur diku!

    Dita mė e bukur si krijuese dhe dita mė e vėshtirė?

    Kam shumė ditė tė bukura si krijuese. P.sh: Botimi i poezisė sė parė, botimet e librave: “Net Provimesh” (poezi viti 1969), “Rritje” (poezi dhe poemė, viti 1974), “Fėmijėt e teto Nastės” (tregime pėr fėmijė, 1975), “Lule nė pemėn e lirisė” (poezi dhe poemė,viti1982), “Gaqo Jorganxhi dhe grupi Lira” (monografi latrare, viti 2005) dhe sė fundi dita e promovimit tė dy librave me poezi “Dhembje e ndaluar” dhe “Dhembje e bukur”, mė 27 prill, ditėn e Pashkės sė Madhe pėr orthodoksėt 2008! Gjithashtu, ditė tė bukura kanė qenė dhe ato kur poezitė e mia janė botuar nė Holandė, Greqi, Rumani,Kosovė, Slloveni dhe Japoni. Ditėt mė tė vėshtira si krijuese ka qenė kur pėr hir tė ēensurės tė hiqeshin poezitė ose tekstet , qė i kishe mė pėr zemėr, ato liriket, sepse erdh’ njė kohė qė, nuk lejoheshin mė shumė se dy poezi tė tilla nė njė vėllim, ose jo mė shumė se dy kėngė dashurie nė festival. Kjo ka ndodhur sidomos nė vitin 1982 nė vėllimin “Lule nė pemėn e lirisė” dhe kur nė festivalin e 16-tė mė hoqėn kėngėn e A. Krajkės dhe kėtė herė e kishin me kompozitorin. Po kėshtu nė njė festival tjetėr, hoqėn njė kėngė shumė tė bukur tė A. Balliēit kėnduar nga K. Dushi, me tekstin tim, njė tekst dashurie. Nuk mund tė harroj se si na hoqėn njė kėngė pėrsėri shumė tė bukur me nipin tim Gjergjin tė kėnduar nga motrat Libohova (dilnin pėr herė tė parė) dhe njė djalė i ri. Ishte njė trio e shkėlqyer. Titulli ishte “Jetėn dashuro!”. Disa "inkuzitorė" tė artit na thanė, se ishte nė frymėn e grupit “ABA”, sepse kėnga ishte e njė fryme tė re.

    Politika dhe Zhuljana?

    S’jam marrė ndonjėherė me politikė dhe as ka qenė ndonjėherė anėtare e ndonjė partie. Kjo ka qenė njė porosi e tė ndjerit atit tė saj, por edhe vetė asaj nuk i ka pėlqyer angazhimi politik. Tjetėr gjė ėshtė simpatia politike. Jam demokrate nė shpirt, sepse me demokracinė fitova atė liri, qė mungoi sa fillova tė shkruaj. Brezi im e ka vuajtur shumė politizimin dhe indokrinimin nė art, censurėn dhe autocensurėn.

    Ēfarė i mungon politikės sė sotme shqiptare?

    E larguar prej shumė vitesh nga Atdheu e kam zor t’i pėrgjigjem kėsaj pyetjeje. Po do tė desha mė shumė kulturė dhe profesionalizėm nga politikanėt tanė. Duhet tė kenė mė shumė dhembshuri dhe dashuri pėr kėtė popull dhe pėr kėtė vend tė shumėvuajtur. Nė festivalin e fundvitit 2005 me mjeshtrin e madh tė kėngės Luan Zhegun dhe kėngėtaren e mirėnjohur Albėri Hadėrgjonaj ēoi me tekstin kėtė mesazh:

    “Ti jo, mos u gėzo, kur unė dėshpėrohem!
    Ti, mos u pasuro, kur un’ varfėrohem!”

    Ēmimet nė festivale?

    Nė gjithė festivalet qė kam marrė pjesė, kam marrė 7 ēmime tė para dhe 4 ēmime tė para nė koncertet “Kur vjen pranvera” dhe “Kėngėt e stinės”. Gjithashtu, kam marrė shumė ēmime tė dyta dhe tė treta.

    Unė kam bashkėpunuar me plejada kompozitorėsh, nga mė veteranėt deri tek mė tė rinjtė sot. Bashkėpunime tė suksesshme do tė quaja kėngėt: “Vajzat e fshatit tim” (me kompozitorin E. Shėngjergji), “Shoqet tona ilegale” (me tė madhin A. Prodani), “ Gonxhe nė pemėn e lirisė” (bashkėpunim me poetin e ndritur R. Shvarc dhe kompozitorin L. Dizdari), “Koha nuk pret” (me mjeshtrin e madh tė muzikės, tė ndriturin F. Deda), “Dashuria jonė”, “Pragu i vegjėlisė”, “Eja!”, “Emrin kush s’ta di”, “Nė sytė e tu”, “Lumturia s’ėshtė dhuratė”, “Fjalė lumturie” ( me mjeshtrin e madh tė kėngės Flamur Shehu) “Jon”, “Bunkerėt”, “Jeto dhe jetėn time”, “Pranvera me njė lule s’vjen” ( me kantautorin e mirėnjohur A. Gjebrea), “Mirėsi” (me kompozitorin Sh. Saraēi), “Vala dhe shkėmbi, “Kambanat e shpresės” ( me tė madhin K, Laro), “Nė duart e nėnės”, “Pėr ty, baba!”, “Bashkėmoshatarėve” ,”Ne bijtė e lirisė” etj. ( me nipin tim, kompozitorin Gj. Leka), “Kėngėt e rinisė”, “Nuk jam vetėm”, “Jetoj”, “Shoqja ime”, “Nuk e harroj” (me kompozitorin e madh A. Krajka), “Se kėnduam let it be” (me mjeshtrin e muzikės L. Zhegu), “Zemėrzjarrta, moj” (me kompozitorin H. Zaharjan), “Kthehu pėr vete pėr mua”, “Gjysma ėndėrr je , o grua” ( me mikun tim tė shtrenjtė kompozitorin G. Mullahi), “Prehri yt, o nėnė!” (tė kompozitorit A. Balliēi) e shumė e shumė tė tjera. Nuk mund tė mos pėrmend kėtu bashkėpunimin me ata bilbila tė kėngės sonė si hyjneshat e kėngės shqiptare Vaēe Zela, Nexhmije Pagarusha, kėngėtaret profesioniste me njė talent tė rrallė si Ema Qazimi, Alida Hisku, Irma dhe Eranda Libohova, Liljana Kondakēi, Myfarete Laze, Parashqevi Simaku, Afėrdita Zonja, Lindita Theodhori, tė madhin Gaqo Ēako, Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Frederik Ndoci, Kozma Dushi, Pėllumb Elmazi etj..

    I ndėrroni shpesh veshjet, mos vallė gjithė rroga shkon pėr veshjet?

    Cila rrogė? Unė ende nga Shqipėria, pėr gjithė atė aktivitet qė kam bėrė, marr njė pension minimal prej 105 mijė lekė tė vjetra! Por, kam familjen e motrės sime Rozmari dhe kunatit tim Kostandin Leka, tė cilėt pėrveē ngrohtėsisė familjare, atmosferės sė shkėlqyer artistike qė mė kanė krijuar, mė kanė krijuar tė gjitha kushtet pėr tė jetuar shumė mirė dhe nė veēanti ato pėr tė krijuar.

    Veshjen e ndėrroj sa herė sipas stinėve. Jam tip qė pėlqej veshjen “sportive”.

    Nė rini dėshiroja tė vishesha sipas modelit tė tė rinjve tė botės, atyre tė viteve ‘60-‘70, por nuk u lejohej. Kisha shumė qejf pantallonat alla kauboj, por as qė mund tė ėndėrroja t’i vishja, as minifundi jo e jo! Ishim edhe nė veshje tė “standardizuar”, si gjithė jeta jonė e bunkerizuar.

    Ēmimet nė festivale?

    Jeta

    Zhuliana Gaqo Jorganxhi u lind nė qytetin e Korēės mė 14 gusht 1946, nė njė familje me tradita muzikore. Mėsimet e para dhe ato tė mesme i mbaroi nė qytetin e lindjes mė 1964-n. Mė vonė vazhdoi studimet e larta nė Universitetin e Tiranės, nė Fakultetin Histori-Filologji dhe krahas tij ndoqi pranė Fakultetit tė Shkencave Juridike, kursin e gazetarisė, duke u diplomuar njėkohėsisht si mėsuese e gjuhės dhe letėrsisė shqipe dhe si gazetare. Menjėherė, pas mbarimit tė studimeve ka punuar pėr gjashtė vjet si gazetare nė revistėn "Shqiptarja e Re" dhe nga viti 1975-1981, si redaktore letrare dhe poete e kėngės nė Redaksinė e Krijimtarisė dhe Inēizimeve Muzikore pranė Radiotelevizionit Shqiptar.

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Zhuliana Jorganxhi

    Nje PERLE e te madhes & te paarritshmes Zhuljana JORGANXHI !

    Jeto dhe jeten time po e deshe
    eja dhe merre, veē jeto......

    Ata qe s'duan dashurine
    nuk dine se ē'eshte miresia
    folene e ngrene ne erresire
    edhe mbi ty leshojne stuhira

    Se jane mesuar te zvarriten
    te te helmojne pastaj te vdesin
    pa prekur trupin tend te ngrohur
    nga afshi i puthjes, ledhatimit

    Dhe pena ime nis e shkruan
    kaq e lodhur nga mundimi
    erkon nga ty dhe merr dy fjale
    dhe ndalet lumi, zemerimi

    Te Dua, Te Dua, Te Dua
    o fjale hyjnore e esaj bote
    u peshperite nga buze e dashuruar
    qe fryme ty te dhane

    Shume te erkova gjersa te gjeta
    dhe nese vdes mos u trishto
    por ti jeto....

    Neper rruget e dashurise
    enden enget dhe legjendat
    neper vargjet e poetit
    zemren ka ajo

    Dhe ne vija pentagramesh
    derdhet shpirti i nje artisti
    por dicka pa thene ka mbetur
    le te tjeret ta tregojne...

    Jeto dhe jeten time po e deshe
    eja dhe merre, veē jeto...

    Ata qe s'duan dashurine
    nuk dine se ē'eshte miresia
    folene e ngrene ne erresire
    edhe mbi ty leshojne stuhira

    Se jane mesuar te zvarriten
    te te helmojne pastaj te vdesin
    pa prekur trupin tend te ngrohur
    nga afshi i puthjes, ledhatimit

    Dhe pena ime nis e shkruan
    kaq e lodhur nga mundimi
    erkon nga ty dhe merr dy fjale
    dhe ndalet lumi, zemerimi

    Te Dua Te Dua Te Dua
    o fjale hyjnore e esaj bote
    u peshperite nga buze e dashuruar
    qe fryme ty te dhane...

    Shume te erkova gjersa te gjeta
    dhe nese vdes mos u trishto
    por ti....

    Dhe jeten time po e deshe...
    eja dhe merre por ti jeto...


  5. 2 antarėt mė poshtė falenderuan sirena_adria pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Foleja_ (15-11-2014),Prudence (16-11-2014)

  6. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Zhuliana Jorganxhi


  7. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Zhuliana Jorganxhi

    Nje Jete me Poezine !


  8. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Zhuliana Jorganxhi

    Se kenduam " Let it be "

    Ku me mbete ti rini?
    Mosh' qė vjen vetėm njėherė,
    Kur mė erdhe nuk e di,
    Ishte dimėr a pranverė,

    Por njė gjė fort' mir' e di,
    Un' tė buk'rėn dashurova,
    Nga rrugicat me kalldrėm,
    Tek artistėt qė ka bota.

    Ne besuam si fėmij',
    Ne besuam tė dashuruar,
    Se kėnduam "Let it be",
    Ndaj do rronim tė pėrgjuar.

    Po ku ishe ti o Zot?
    Pėr njė ēast kur tė mohuam,
    Falna ti dhe mjaft me lot,
    Veē tek ty kam pėr t'besuar.

    Po ku ishe ti o Zot?
    Pėr njė ēast kur tė mohuam,
    Falna ti dhe mjaft me lot,
    Veē tek ty kam pėr t'besuar.

    Ne besuam si fėmij',
    Ne besuam tė dashuruar,
    Se kėnduam "Let it be",
    Ndaj do rronim tė pėrgjuar.

    Po ku ishe ti o Zot?
    Pėr njė ēast kur tė mohuam,
    Falna ti dhe mjaft me lot,
    Veē tek ty kam pėr t'besuar.

    Po ku ishe ti o Zot?
    Pėr njė ēast kur tė mohuam,
    Falna ti dhe mjaft me lot,
    Veē tek ty kam pėr t'besuar.

    Brezi yn' nuk mund tė kthehet, jo, jo,
    Fshehur botės i harruar,
    Dhe me diellin ēdo mėngjes, po, po,
    "Let it be" kam pėr t'kėnduar.

    La, la, la, la, la, la, laaa, la, laaaj,
    La, la, la, la, la, la, laaa, la, laaaj...
    ... Dhe me diellin ēdo mėngjes, po, po,
    "Let it be" kam pėr t'kėnduar.



    Kėnga fituse e koncertit tė Pranverės tė vitit 1992 nė RTSH

    Muzika: Luan Zhegu Teksti: Zhuliana Jorganxhi Kenduar nga: Sherif Merdani.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 16-06-2017 mė 18:19

  9. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Zhuliana Jorganxhi

    " Tingujt e Europes " - Shtator 2014


  10. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Zhuliana Jorganxhi

    BIJTE E LIRISE - Kur vjen Pranvera, 1990

    Jo, ti mos mė pyet, pse derdh lot?
    Diku nė takim nuk shkoj Dashuria.
    Rivranė, Romeon rivranė,
    Rivranė, Zhuljetėn rivranė
    Mbi mėrinė e dinė do fitojė
    Do fitojė' dashuria.

    Syt' e bukur kudo i ka rinia,
    Por ja diku kėrkojnė t'ia verbojnė
    Ajo vetėm me dy gishta ngritur lart
    N' at' heshtje qė kumbon
    nė Botė, kėrkon Demokraci.

    Liri! Zjarr i Zėmrės
    Liri! Gjuhė e nėnės
    O Liri! Krah i Ėndrrės
    Nė ēdo gjuhė tė kuptojmė
    Liberta, Liberte, Libėrty, Freiheit
    Liberta, Libėrte, Liberty, O Liri.

    Syt' e bukur kudo ka rinia,
    Por ja diku kėrkojn' t'ia verbojn'
    Ajo vetėm me dy gishta ngritur lart
    N' at' heshtjen qė kumbon
    nė botė, kėrkon demokraci.

    Liri! Zjarr i Zėmrės
    Liri! Gjuhė e nėnės
    O liri! Krah i Ėndrės

    Nė ēdo gjuhė tė kuptojnė
    Liberta, Liberte, Libėrty, Freiheit
    Liberta, Libėrte, Liberty, O Liri.

    Jemi ne (jemi ne) o moj Botė (o moj Botė)
    Bijtė e bukur tė Lirisė.
    Ndaj dhe s'duam (ndaj dhe s'duam) qė tė shohim (qė tė shohim)
    Nėpėr Botė, dhunė dhe lot.
    (X2)

    Liberta, Liberte, Liberty, Freedom
    Liberta, Libėrte, Liberty, ....O Liri.

    Liberta, Liberte, Liberty, Freedom
    Liberta, Libėrte, Liberty, ....O Liri.




    Poezia: ZHULJANA JORGANXHI - Kompozimi: GJERGJ LEKA - Kenduar nga: FREDERIK NDOCI

  11. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Zhuliana Jorganxhi

    HIMN - Festivali I Kėngės, 2015

    Mua ne jete me solli dashuria
    Qe prinderve Zoti ne shpirt ju dha
    ne krahet e tyre foli miresia
    "Jep dashuri !" mua me tha.

    Zerin e jetes kam ndjere gjithmone
    dhe dashuri ju kam dhuruar,
    te gjithe njerezve kudo ne bote
    qe kane njeriun gjene me te cmuar.

    Ndaj gjithmone degjoj zerin e nenes,
    sa here qe fal une dashuri
    por dashuri mbi dashurite
    mbeteni ju, njerezit e mi.

    Zeri i jetes prek thellesine e shpirtit
    Sa here kendoj me zjarr ne gji
    Per dashurine mbi dashurite
    Per kete dhč, ty Shqiperi!

    Brodha gjithe boten me mbyti dhimbja
    Sa here te mohova, vehtes s'ja fal
    Ndaj sot une jam ketu ti them Europes
    Njesoj, jam si ju, por me shpirt jam Shqiptar!

    Gjithmone te besova, ndaj prap vij tek ti
    Ku flas gjuhen time e ndihem njeri
    Kur krahet hap shqiponja kuq e zi
    Te falemi nene, e shtrenjta Shqiperi.

    Ndaj gjithmone degjoj zerin e nenes
    Sa here qe fal une dashuri,
    Por dashuri mbi dashurite,
    Mbeteni ju njerezit e mi!

    Zeri i jetes prek thellesine e shpirtit
    Sa here kendoj me zjarr ne gji
    Per dashurine mbi dashurite
    Per kete dhč, ty Shqiperi!

    Besoj tek ti, tek njerezit e mi,
    Shqiperi !




    Poezia: ZHULJANA JORGANXHI - Kompozimi & Interpretimi: GJERGJ LEKA


    https://www.teksteshqip.com/gjergj-l...ic-1926385.php
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 28-01-2019 mė 12:28

  12. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Zhuliana Jorganxhi

    NĖ DUART E NĖNĖS - " Kur Vjen Pranvera ", 1985

    Nė duart e tua u rrita o nėnė,
    Nė netėt pagjumė pikoi drit’ e hėnės.
    Dhe veten qortova tė zėnė nė gabime
    Zemrėn kur t’a theva, o e shtrenjta ime.

    Vij nga rrugė e gjatė
    Ti mė pret e para,
    T’i puth ato duar
    Mbushur plot me mall.

    Nė ēdo rrudhėn tėnde, nė ēdo flok’ tė bardh’
    Unė shoh fėmijėrin’, hapin tim tė par’.
    Dhe nga unė fėmija kėrkove nė jetė
    Tė rritem i mbarė pėr k’tė tokė tė shtrenjtė.





    Poezia: ZHULJANA JORGANXHI - Kompozimi: GJERGJ LEKA - Interpretimi: BASHKIM ALIBALI

    https://www.teksteshqip.com/bashkim-...ic-1857739.php
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 01-03-2019 mė 11:37

  13. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Zhuliana Jorganxhi

    PERLĖ !



    2017

  14. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Zhuliana Jorganxhi



    Hitet 1996 ne emisonin "Midis Kangeve" & Interviste me Zhuliana Jorganxhi .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 17-04-2020 mė 10:06

  15. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Zhuliana Jorganxhi

    Vitrina e Librit/ Librat qė mė rritėn

    Qershor 2020

    Njė mėngjes mė uroj pėr njė nga punėt e mia. Ishte njė mesazh aq i bukur dhe i dashur ndėr dhjetėra qė marr ēdo ditė prej produkteve qė realizojmė.

    E vura re prej rreshtave qė nuk ishte njė njeri i zakonshėm. Sytė e buhatur prej gjumit nuk mė kishin lėnė tė dalloja emrin. Kur e vura re kuptova pėrse ishte shkruar aq bukur. Ishte Zhuliana Jorganxhi, mjeshtrja e teksteve tė kėngėve tė bukura tė festivaleve tė cilat i kėndoja nė fėmijėrinė e hershme sapo shfaqeshin nė ekran. Edhe sot habitem se si i mėsoja aq shpejt. Por kur poeti ėshtė i mirė kisha lexuar, vargjet e tij tė ngjisin nė kujtesė deri sa jetė tė kesh. Mė shumė respekt dhe dashuri e falenderova. Por nuk mundja tė mos i kėrkoja se pėrse ishte aq shumė e talentuar. E dini pėrse? Lexoni mė poshtė…

    Zhuliana Jorganxhi u lind nė qytetin e Korēės mė 14 gusht 1946. Mėsimet e para dhe ato tė shkollės sė mesme i kreu nė qytetin e lindjes. Mė vonė studimet e larta i kreu nė Fakultetin Histori –Filologji, dega letėrsi dhe gjuhė shqipe dhe njėkohėsisht njė kurs dyvjeēar i gazetarisė pranė Fakultetit Juridik dhe i Shkencave Politike.

    Nga viti 1968 deri mė 1974 ka punuar si gazetare nė revistėn “Shqiptarja e re” dhe prej vitit 1975 ka punuar si redaktore letrare nė ish Redaksinė e Krijimtarisė dhe Inēizimeve muzikore nė RTVSH.

    Ėshtė autore e disa librave me poezi, tregime pėr fėmijė dhe tė rritur. Autore e qindra teksteve tė kėngės, fituese e 7 ēmimeve tė para nė Festivalin e RTVSH dhe 4 ēmime tė para nė Koncertin “Kur vjen Pranvera” dhe shumė ēmime tė tjera nė Koncertet e majit, etj. Zh. Jorganxhi jeton sot nė Trieste tė Italisė.

    M. S.: Cilėt janė ata libra qė ndikuan nė personalitetin tėnd?

    Zhuliana Jorganxhi
    – Nė shtėpinė time kemi pasur shumė libra, veēanėrisht nė gjuhėn greke, se nėna ime e zotėronte shumė mirė kėtė gjuhė, pasi kishte mbaruar gjimnazin grek, por unė dhe fėmijėt e tjerė tė saj nuk e mėsuam dot kėtė gjuhė. Ajo lexonte shumė “Iliadėn”, “Odisenė” dhe na i tregonte si pėrralla. Vazhdoi tė lexonte deri nė pleqėrinė e saj tė thellė mbi 80 vjeē.

    Kishim dhe shumė libra shqip, qė i ishin dhuruar motrės si nxėnėse e dalluar , si p.sh., “Novela sovjetike”, “Biri i regjimentit”, “100 letra“ tė Ilia Erenbergut, por edhe libra qė ati im, i kishte blerė pėr motrėn dhe vėllain mė tė madh. Mund tė them, qė me autorė tė mėdhenj botėrorė jam lidhur qysh fėmijė. Ishte motra ime Rozmaria, qė sa herė vinte me pushime gjatė kohės sė studimeve tė saj nė Konservatorin e njohur “P. I. Ēajkovkij” tė Moskės, sillte pllaka me opera tė ndryshme dhe aty jam njohur fėmijė me “Faustin” e Gėtes, “Boris Godunov” tė Pushkinit”, “Dama Pik” pėrsėri tė A. Pushkinit, etj.

    Me librin jam lidhur shumė, qė kur isha nė shkollėn fillore. Atėhere kishte mė shumė pėrkthime nga gjuha ruse pėr ne fėmijėt e asaj kohe, nė vitet ’50. Pastaj vetė ati im, mė blinte librat qė dilnin atėhere nė qarkullim. Them, se librat , qė pata lexuar me shumė endje kur isha ende nė shkollėn fillore, ishin “Aventurat e Din Pakut” tė shkrimtarit rus Nosov dhe “Aventurat e Ēipolinos” tė Xhani Rodarit. Mė vonė nė adoleshencė kam lexuar shumė, por mė kanė pėlqyer shumė atėhere libri “Kozeta“ nxjerrė nga libri “Tė mjerėt” tė Viktor Hygoit, “Zemra” e Edmondo De Amiēit, “Princi dhe i varfėri” tė M. Tuen-it dhe “Djemtė e rrugės Pal” tė shkrimtarit hungarez Ferenc Molnar. Ky i fundit nė fillim ėshtė botuar nė gazetėn “Pionieri”, qė unė isha e abonuar dhe mė vonė doli libėr. Mė ka mbetur nė mendje atėhere dhe kam qarė duke e lexuar, “Vdekja e Nemeēekut”. Atėhere kam lexuar dhe librin e Mihal Gramenos “Varri i Pagėzimit”, qė mė ka tronditur si adoleshente qė isha. Ndėr kohė lexoja dhe poezi, se mė pėlqente poezia dhe kam recituar nėpėr mbrėmjet e shkollės poezi nga Pushkini, Migjeni ynė i madh etj. Libri, qė ka ndikuar nė personalitetin tim, them, qė nuk ishte vetėm njė.

    Do tė veēoja nga rinia ime e hershme “Makbethi” tė Shekspirit, “Tartufi” dhe “Don Zhuani dhe mysafiri i ngurtė” tė Molierit, tregimet e Gogolit, tregimet dhe novelat e Ēehovit. “Plaku dhe deti”, “Lamtumirė armė” i E. Heminguejt, “Tre shokė” E.M. Remarkut, “Njė tragjedi amerikane” e T. Drajzerit, “Ēitadela” tė A. Kronin, “Njė jetė” tė Gi De Mopasanit, “Lulet e mollės” tė Gollsuorthit, “Trėndafila me kredi” tė E. Triolesė, “Saga e Forsajtve” tė Gollsuorthit, tregimet e Pirandelos, qė u botuan atėhere nė librin “Jeta lakuriq”, tregime amerikane nė librin “Njė natė nė Broduej” dhe tregime nga autorė tė ndryshėm botėrorė si “Dashuria pėr jetėn”, etj. Nuk e harroj pėr ditėlindjen time njė nga miket e mia mė dhuroi librin me poezi “Kopshtari” tė R. Tagorės me pėrkthim tė Alqi Kristos. Ky libėr mė bėri tė dashurohem edhe me shumė pas poezisė. Isha vetėm 15 vjeē. Atė ditė mėsuesja kujdestare e klasės sonė nė gjimnaz, e ndjera Luiza Karamitro Jole, mė dhuroi librin e shkrimtarit amerikan O. Henrit “Rrugėt e fatit”, qė edhe ky libėr la mbresa tė mėdha tek unė. Atėhere isha e dashuruar dhe pas poezive tė Fan.S. Nolit, qė u botuan ato vite nė njė pėrmbledhje me titullin “Album”. Ishte poezia “Anės lumenjve”, qė mė ra si tezė pėr provimin e letėrsisė nė maturė dhe e kam recituar atėhere para komisionit. Gjithashtu nuk mund tė le pa pėrmendur “Ditarin” e Ana Frankut, qė nė brezin tim ka lėnė mbresa tė pashlyeshme. Romanet e Balzakut si “Evgjeni Grande”, “Pjereta”, romani i Shollohovit “Doni i Qetė”, ”Kandidin” e Volterit, etj.

    Nė vitet e mia studentore, kam krijuar bibliotekėn time, qė arriti mė vonė me dhjetra libra. Atėhere jam dashuruar pas autorėve grekė tė antikitetit si Homeri me “Iliadėn” pėrkthyer nga Gjon Shllaku, Aristoteli, Eskili, etj. Shumė nga kėta tė pėrkthyer mjeshtėrisht nga Sofokli Papakristo, i mbaja si tė thuash nė nėnkresė. Po kėshtu Danten e madh, sidomos “Ferrin”, pėrkthyer nga profesori im i latinishtes, i ndrituri Pashko Gjeēi, “Napoleonin” e E. Tarlč. Lexoja me shumė dėshirė veprat e Shekspirit tė pėrkthyera mjeshtėrisht nga i madhi ynė Fan S. Noli, “Don Kishotin” e Servantesit, tė pėrkthyer pėrsėri nga Fan. S. Noli, poezitė e Brehtit., poezi nga autorė francezė, grekė etj. “Ana Karenina”, “Lufta dhe Paqja”, “Ringjallja” tė L.Tolstoit dhe tregimet e tij, librin “Tregime dhe novela” tė M. Gorkit (nė veēanti tregimi Makar Ēudra) , “Pėrrallat e Italisė”, dhe novelat e S. Cvajg-ut, “Gjeniu” i T. Drajzerit. Por, libri, qė mė ka “tronditur” atėhere ishte “Parajsa e humbur” e Xhon Miltonit, pėrkthyer shkėlqyeshėm nga Alqi Kristo dhe njė libėr me tregime nga Aleksej Tolstoi, veēanėrisht tregimi nė kėtė libėr “Nėpėrka”. Nga ky autor mbaj mend dhe romanin triologji “Rruga e mundimeve”. Mė ka pėlqyer “Mciri” i M. Lermontovit, pėrkthyer nga Jorgji Doksani, veēanėrisht “Demoni”, i po kėtij poeti rus. Romanet e Ismail Kadarese veēanėrisht “Kronikė nė gur” dhe shumė mė vonė “Pallati i ėndėrrave”.

    M. S.: Cili ėshtė libri qė aktualisht po lexon..?

    Zhuliana Jorganxhi:
    Libri me poezi “Kundėrpėrfytyrim” me poezi tė mikes sime poete Natasha Lako. I jam kthyer disa herė kėtij libri. Gjithashtu lexoj dhe poeten italiane Alda Merlini dhe Xh. Ungaretin dhe ata poetė, qė i quanin “tė mallkuar dhe ne, nė rininė tonė na ishin ndaluar.. E kam zakon, qė nė tė njėjtėn kohė tė lexoj dy -tre libra me poezi.

    M. S.: Po libri qė tė ndryshoi jetėn?

    Zhuliana Jorganxhi:
    Janė disa libra, qė kanė ndikur nė kėndvėshtrimin e jetės dhe kanė ndryshuar jetėn time. Si “Parajsa e humbur” e Xh. Miltonit pėrkthyer shumė bukur nga Alqi Kristo, libri “Fije bari” tė Uitmanit pėrkthyer mjeshtėrisht nga Profesori i nderuar Skėnder Luarasi, “Mėhallat e botės e Janis Ricos-it pėrkthyer nga Spiro Ēomora dhe mbi tė gjitha romani “Zoti President” i Miguel Anhel Asturias, pėrkthyer shkėlqyeshėm nga i ndrituri Petro Zheji, nė mos gaboj nga viti 1975. Ky libėr, mė ndihmoi edhe mė shumė nė kėndvėshtrimin nga ana ime tė jetės nė vendin tim. Librat, qė mė ndryshuan jetėn, mund tė them se ishin dramat e Brehtit, “Tmerr dhe frikė nė Rajhun e tretė” dhe “Arturo Ui” tė pėrkthyera aq mjeshtėrisht nga miku im, i ndrituri Robert Shvarc dhe drama “Shtrigat e Salemit”.

    M. S.: Libri qė tė ndikoi mė shumė pėr tė shkruar ?

    Zhuliana Jorganxhi:
    “Lirikat” e tė madhėrishmit Lasgush Poradeci, “Fije bari” dhe “Mėhallat e botės”.

    M.S.: Libri qė ėshtė mbivlerėsuar mė shumė me pa tė drejtė? Si e keni pėrjetuar ju atė?

    Zhuliana Jorganxhi:
    Nuk di ē’tė them. Mund tė ketė shumė, si ato qė botohen sot si bestseller, p.sh., “Dyzet Hijet e Grisė”.

    M. S.: Libri i fundit, qė ju ka bėrė tė qeshni?

    Zhuliana Jorganxhi:
    Pėr mua mbetet gjithmonė “Ushtari i mirė Shvejk”.

    M. S.: Libri qė nuk ke arritur ta pėrfundosh?

    Zhuliana Jorganxhi:
    “Rruaza e katėrt” fatkeqėsisht, mos mė gjykoni , por autorin nuk e mbaj mend. Kam qenė nė gjimnaz atėhere dhe nuk arrita ta mbaroj.

    M. S.: Libri qė ju vjen shumė turp, qė s’e keni lexuar ende?

    Zhuliana Jorganxhi:
    Megjithėse kam lexuar shumė libra filozofikė, pėrsėri do tė dėshiroja tė lexoja edhe mė shumė nė kėtė gjini, se na kanė munguar nė rininė tonė. Gjithashtu edhe ato libra, qė flasin nė veēanti pėr Luftėn e Dytė Botėrore, qė mbetet pasioni im, qė nė vitet e gjimnazit.

    M. S. Libri mė i hershėm qė keni lexuar?

    Zhuliana Jorganxhi:
    “Kozeta” e Viktor Hygoit dhe “Aventurat e Ēipolinos” tė Xhani Rodarit.

    M. S.: Librin qė jepni mė shpesh si dhuratė?

    Zhuliana Jorganxhi:
    Varet kujt ia dhuroj. Po qe se ėshtė njė adoleshent i dhuroj njė libėr tė fundit me aventura.


    Top Channel

    https://top-channel.tv/2020/06/09/vi...e-me-rriten-7/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 23-10-2020 mė 18:05

  16. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Zhuliana Jorganxhi



    Mbretėresha e teksteve tė kėngėve ZHULIANA JORGANXHI: Titulli Mjeshtre? Mė mirė vonė se kurrė!


    "Rrugetim me Anilen" - News24 Albania

  17. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Zhuliana Jorganxhi

    FALEMINDERIT !

    Sa here hedh syte, ne rrugen qe kam ecur
    me shfaqet ne te, nje vajze e vogel
    me doren sa nje flutur,
    qe mrekullohet pas cdo vargu te bukur
    dhe fluturon me krahe endrash
    per tu bere poete.

    Me kete enderr i celja mengjeset
    me kete enderr thura me vone ndonje varg
    gjersa nje dite nen dritat e nje skene papritur
    u magjepsa nga nje tjeter art.

    Dhe kur vrapova pas shfaqjes ti dhuroja
    nje tufe me lule artistit kengetar
    me ze te shpirtit vetes sec i thosha
    ne kete skene do mund ndonjehere te dal?

    Atehere si ne skene une kendoj
    dhe vec prinderit pata spektatore
    nen tingujt e embel fluturonja
    per mikrofon nje loder ish ne dore.

    Ate nate deshirash, nate enderrimesh
    do vishja fustanin e bardhe si bore
    vetem s'do t'isha nusja e dasmes sime jo
    por Zhuliete e re ne ekranin dhe skenen tone.

    Dhe ndodh qe duke ecur cdo dite bashke me ju
    ne rrugen tone qe vete ne e celem
    nje varg te recitoj me ze ja keshtu
    ndonje qe me degjon, cilter buzeqeshen

    ne rrugen tone ec, per ju mendoj
    dhe ndodh qe pa ju njohur te me pershendesni
    dikush emrin tim shokut nen ze ja thote
    dhe une ne cdo cast ju them Faleminderit

    Faleminderit
    Ju burim frymezimi qe shpirt na dhate
    dhe zemer qe t'ju flas nga skena jone
    faleminderit
    ju qe zjarr na i dhate guximit dhe zemres
    qe me driten e diellit na i mbushni plot
    kjo dashuria juaj e pafund
    asnje cast nuk na braktis ne jo
    edhe nje cast urimi sikur te kete tek ne
    eshte fjala juaj qe na thote krijo!
    Faleminderit




    Poezia: ZHULJANA JORGANXHI - Kompozimi: ARDIT GJEBREA - Interpretimi: - FREDERIK NDOCI & EMA NDOJA

    https://www.teksteshqip.com/frederik...ic-1917160.php
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 23-10-2020 mė 22:28

  18. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Zhuliana Jorganxhi

    Kumtet humane qė pėrcjell zėri i njė shpirti poetik

    - Rreth librit “Zėri i shpirtit tim - Poezi tė Muzikuara” tė Zhuliana Jorganxhi, i pėrgatitur pėr botim nga Ilir Ēumani -

    Nga Josif Papagjoni


    Lloje-soje librash gėlltit tregu, titujt e tyre shpesh “ulėrijnė”, por pak syresh radhiten nė bibliotekat tona, si lexues qė dimė tė pėrzgjedhim. Libri “Zėri i shpirtit tim – poezi tė muzikuara” i Zhuliana Jorganxhiut, pėrgatitur pėr botim nga Ilir Ēumani, ėshtė i mirėpritur pėr vetė emrin qė ajo ka krijuar, pėr tekstet e saj tė njohur. Kėto tekste e kėngė i kanė dhėnė, mbase, emėr mė tė madh se shumėkujt tjetri, qoftė ky dhe njė mjeshtėr i shkrimit. Sepse kėnga ėshtė hit. Kėngėn e marrim nė buzė, nė mendje, e fishkėllejmė. Kudo. Kurdo. Ėshtė si fryma. Ilir Ēumani te ky libėr i poeteshės sė kėngės ėshtė njė dorėzanės. Por njė dorėzanės besnik. Sidomos i mbushur me mall. Bash pėr kėtė pėrkujdesje, ai pėrkėdhelet edhe nga vetė autorja, ēka ajo i ka blatuar mirėsinė e vargut tė saj nė vend tė njė ninulle tė munguar, shushuritur prej nėnės sė tij tė munguar. Se Iliri ėshtė rritur jetim “si njė bisk i rėnė nė tokė, / ti i mitur, jetimmbetur… / zėri yt me forcė ngrihet, / zemra jote hapur rri, / ēdo jetim tė mos ndihet, / si fėmijė pa fėmijėri…”

    E paske marrė, Ilir, njė varg zemre nga Zhuliana! Njė blatim. Viteve tė rinisė sime e mė pas, turbull-turbull, tė mbaj mend mik rrugėve tė qytetit tonė, Sarandės, prej nga jemi e kemi bredhur brigjeve tė detit. Ishim, madje, fqinjė. Dhe ti, mungesėn e ninullės mėmėsore, e pėrktheve nė njė kauzė dhe pėrkushtim pėr fėmijtė jetimė, e pėrktheve nė dashuri e mirėsi, e pėrktheve si respekt edhe nė fletėt e kėtij libri. T’i pėrfalesh njė poeteshe e gruaje shpirtbutė si Zhuliana, ėshtė diēka mė shumė se kujdes, mė shumė se respekt. Ėshtė njė monopat kujtese, njė pergamenė dhembshurie dhe vlerėsimi, qė na ēon nė aq ēaste tė bukura teksa vargjet e muzikuara tė kėsaj gruaje tė butė i kemi fishkėllyer a kėnduar me veten e me/pėr tė dashurit tanė. Ti na e ke sjellė portretin e saj nė dhjetėra qasje e fjalė tė bukura, duke i ftuar njerėzit e penės dhe tė tingullit nė njė sofėr dashamirėsie. Mjaft tė lexosh vlerėsimet e ngrohta nga Ilirian Zhupa, Timo Flloko, Besnik Mustafai, Agim Krajka, Aleksandėr Peēi, Limoz Dizdari, Shaban Sinani, Pėrparim Kabo, Margarita Xhepa, Flutura Aēka, Arben Duka, Bardhyl Londo, Martin Leka, Vllasova Musta, Jorgo Papingji, Zija Ēela, Mimoza Ahmeti, Petrit Ruka e shumė tė tjerė… Dhe lexuesi sheh se si buron kjo dashuri, ky respekt, ashtu lirisht, si njė… “kėngė pėr kėngėn”: Zhuliana Jorganxhiun. Mirė e thashė: Kėngė pėr kėngėn.

    A nuk i thuri ajo “kėngė”, kėngės shqiptare? Padyshim, nuk ishte e vetmja. Jorgo Papingji, Gjokė Beci, Agim Doēi, Arben Duka e tė tjerė “kėngėtarė” kėsilloji e lėruan nė vite kėtė arė tė begatė e tė spėrndritur tė artit tonė. Por Zhuliana ėshtė njė tastjerė e mėvetshme. Fati e ndihmoi qė kėngėt e saj tė qenė fituese duke u bėrė hitet e kohės. Muzikantėt mė tė mirė shqiptarė si Agim Krajka, Agim Prodani, Enver Shėngjergji, Flamur Shehu, Gjergj Leka, Ardit Gjebrea etj., kanė qenė grahės tė kėtij fati. Porse fati nuk ėshtė i sheshtė, i ngjan njė pjerrine. Nganjėherė ferrat e gjembat e zinj ku ti ecėn, tė ējerrin e t’i bėjnė, kėmbė e duar, gjak. Ti dėshiron t’i ngjitesh vezullimit tė fatit e famės, a tė kacavjerresh, por diku edhe rrėshqet e thyen kokėn mbi shkėmbin e zilisė, konkurencės, pėrqeshjes, “humb nė humbellė”. E pra drita e suksesit s’ėshtė pėr tė gjithė. Zhuliana e pati atė dritė. E pati, mė sė pari, jo se ishte “grua e butė, shpirtbardhė”, por nga tingujt, muzika, sidomos nga vargu, i cili bujtte ėmbėl-ėmbėl nė shpirtrat tanė. Dikur, para vitit 1990, rėndom tekstet e kėngėve tona qenė krejt tė zhveshur, mbytur nė propagandė; pas kėtij viti, ato u krodhėn herė nė tallava, kichart e boshėsi idiote e herė nė zhgėnjime e dėshpėrime shpirtrash tė egėrsuar. Poezia e Zhulianės u bishtnoi kėtyre skajeve zvetėnuese. Ka qenė koherente: si dje, edhe sot. Ka qenė njė frullimė humane. Njė mision. Se ajo “ēdo ėndėrrim/ dua ta shikoj nė jetė/ dua emri im/ njė kuptim tė mė ketė…” (Agim Krajka, kėndon Parashqevi Simaku). Dhe e vuajti tmerrėsisht eksodin apokaliptik tė vitit ’90, “kur deti u bė valė me njerėz/ dhe toka det me lot… kur anijet si fantazma, nėpėr det me aventura, klithnin: “Liberta!”…” Shqiptarėt morėn udhėn e tė panjohurės, me plagė tė shqyera identiteti. Andaj dhe nė kėngėn “Jon” tė Ardit Gjebresė, e dėshpėruar, pėrtej ngazėllimit tė lirisė, ajo e porosit tė birin me emėr deti, Jonin: “Bekimin merr nga mua, / o shpirt i patrazuar, / njė fjalė tė thėnė ma dėgjo: / “Zinxhirė tė praruar, / tė kanė pėr tė ofruar, / por prap do jet’ skllavėri! / Nė skllav, jo, nuk tė dua, nga vetja i mohuar, / Jon!” Sa aktual ėshtė ky mesazh, sa dramatik! Vezullimi tash ka rėnė, iluzionet po ashtu dhe emigrantėt tanė, mes mundimit tė mbijetesės e dinė se aroma e tokės prej nga ikėn mbetet njė stėrpeshė identiteti mbi shpinėn e tyre prej Sizifi. Veēse kjo kėngė nuk ka mort. Kaluan 30 vjet. E dėgjon dhe e dėgjon, dhe emocioni tė mbush.

    Kujtoni tani pak “Kėngėt e Rinisė”, me tekst tė Zhulianės dhe kompozim tė Agim Krajkės: “Si zogjtė e shqipes kur fluturojnė, / pėr herė tė parė lart nė qiell, / dhe shqipja Nėnė me krahė tė fortė, / fluturimin bashkė me bijtė ajo merr…” Mos vallė, ndokush, do tė mė thoshte se kėto janė vargje tė cytur e pėrgjakur nga gjembat e klishesė letrare tė socrealizmit..!? Jo! Aty nuk ėshtė ngujuar kufoma e njė heroizmi kallp, as njė katallan i zi nuk duket pas zogjve tė shqipes, ca mė pak njė lulnajė lumturie. Aty ėshtė vetė jeta e kombit, afėrmendsh e sublimuar si njė ekstrat dhe fosil i ngrohtė i identitetit dhe pėrvojės sonė kombėtare shekullore. “Nė ēdo prag, nė ēdo kasolle, / Hynit, dilnit porsi yj,/ “ilegale” ju dhanė emrin,/ vitet, qė s’harrohen kurrė!” (Agim Prodani, “Shoqet tona ilegale”). Prapė do mė thotė ndokush: Ja, shihe, ulėrin skema e kohės! Jo, or mik, do t’i them sėrish, ato 6000 vajza e gra qė rrokėn armėt nė kohė tė rėnda pushtimi, e meritojnė respektin e historisė, e meritojnė kėngėn tonė. Edhe kur i kėndon atdheut, popullit, vendit, nė vargjet e Zhulianės ka njė lloj erotizmi tė ėmbėl qė lidhet me dashurinė, mallin, tingujt, detin, qė emri i saj njė kuptim tė ketė. Andaj dhe prej dėshirave vetjake poetja vrapon drejt diēkaje mė tė madhe: “Dua vendi im, / tė jesh si vetė rinia, / nė shekuj kėndo / pa fund melodi. / Dua tė kėndoj / o, dashuria ime, / emri mė merr kuptim / nga ty vendi im. (“Jetoj”, Agim Krajka). Ose: “Tė madhen dashuri, / qė nėna na mėkoi / ia falėm Shqipėrisė, / ndaj zemr’e saj gufon, / se qumėshti qė pikoi, / oh, iu bė dritė…” Vallė skemė do ta quanim kėtė?

    Nė njė shumėsi emrash qė ēmojnė te ky libėr talentin e Zhuliana Jorganxhiut si poetesha e radhės sė parė tė kėngėve shqiptare, edhe unė pata shkruar: “Zhuliana Jorganxhiu e fitoi herėt emrin e saj nė meset artistike posaēėrisht pėr tekstet e saj muzikore, si art tejet i pėlqyer dhe publik mes tė rinjve e mė gjerė, duke i dhėnė tingullit njė veshje ndjesore elegante, mendim, gazmend, sa dhe trishtimin e dashurisė, ėndrrėn, ngashnjimin rinor. Kjo ishte pjesa e dukshme e saj, ndėrsa puna e ėmbėl bri tryezės sė shkrimit me net pafund mbi qindra vargje poetikė, vinin te ne mes njė vesku estetik prej gruaje e njė spėrndritje qė poezia e saj na fal vetiu. Me artin e saj Zhuliana ka ardhur nėn njė vel respekti nė tavolinat dhe bisedat pėr letėrsinė. Poezinė ajo e mbarti viteve, sepse poezia i ka mbushur jetėn, i ka dhėnė ėmbėlsinė prej gruaje si dhe, me patjetėr, rininė e pėrjetshme”.

    Shumė fjalė domethėnėse has nė parathėnien e kėtij libri nga poetja e mirėnjohur Natasha Lako, e cila jo vetėm e risjellė poezinė e Zhulianės nė disa kėnvėshtrime, por e pėrzien atė me mbresa e pėrthyerje tė saj si mikeshė, ēka e bėn ligjėrimin tė bukur. “Kėnga kur pėlqehet pranohet deri nė subkoshiencė, pa shpjegime tė mėdha”, thotė Lako. Pikėrisht ky pranim nga mijėra e mijėra dėgjues udhės sė viteve e ka bėrė Zhulianėn njė EMĖR. “Nėna e kėngės shqiptare”, e vlerėson mė tej ajo, ku vargjet rrjedhin, kullojnė nė njė sitė tė hollė poetike e ndjeshmėrie. Tė shumta janė motivet, por Zhuliana nuk ia heq sytė asaj teme e atij motivi tė tėrėjetshėm, falė tė cilės mbruhen sė toku edhe poezia, edhe kėnga: DASHURIA. Sepse dashuria ėshtė “Canti Canticum”, himni i vetė jetės, qysh nga Salomoni e gjer te Krishti; jo “afsh’i puthjes ledhatare”, por vetė muzika, tingulli madhėshtor dhe i lumnueshėm, ku lumi i zemėrimit ndalet dhe njeriu shpėrthen: “Tė dua, tė dua, tė dua! O fjalė hyjnore e kėsaj bote! U pėshpėrite nga buz’ e dashuruar, qė frymė ty tė dha. Shumė tė kėrkova, gjersa tė gjeta dhe nėse vdes, mos u trishto, por ti jeto!…”. Dhe kjo dashuri mbėrrin nė flijim, si njė ekuaresti ungjillore, si njė kryq Golgote: “Jetėn time po e deshe, eja dhe merre, veē ti jeto!…” Se njeriu, sipas poetes, “bėhet fllad, bėhet re, tė prek me sy e tė shikoj”, dhe atė ēast ti e kupton “pėrse zogu me njė krah nuk fluturon…” Dėshpėrimi diku gjetkė ikėn prej krahut tė thyer tė zogut dhe kėrkon ndihmėn e Zotit: “Po ku ishe ti o Zot, pėr njė ēast kur tė mohuam?!…” Si pėr t’i ikur boshit, zezonės, trushkuljes, shkretisė, poetesha e gris terrin e natės. Dhe ja ku bie njė kėmbanė qė ditėn e afron, kėmbanė e shpirtit tonė!… Dhe teksa vajza shkon tė takoj tė dashurin e vet nėn njė qiell pezmi e pikėllimi, ku dhe “yjet kullojnė lot” e prej buzėve tė tij kėrkonte njė puthje, zemra i klith: “Lutu zemra ime, ti dhembjen mos e mbaj! Puthe zemra ime atė dorė pa faj! Sa pak ne kėrkojmė nga kjo jetė, o Zot a kemi tė drejtė?!” Ėshtė njė zemėr qė nuk kėrkon shpagė nga zhgėnjimi, por njė shpresė, njė pemė tė lulėzuar, ku gonxhet tė mos bien pėrdhe e shpirtin ta helmojnė… (Kujtim Laro, “Kėmbanat e shpresės”). Ose vargjet e tjerė sjellin situata kur shpirti plas nga zhgėnjimi teksa ti e kupton se je dashuruar me “djallin e bardhė”, nė natėn kur vdesin yjet dhe mėkatin e bėn strehė. Sytė s’i besojnė se “gjak e shpirt i helmuar shkon n’atė terr, n’atė ferr, vret lirinė e bekuar”. Po kush e kishte ēuar ėngjėllin krahėkėputur n’atė terr e n’atė ferr? Ndofta koha, ndofta dėshpėrimi, ndofta helmi i mėkatit tė paprovuar, andaj: “Dil nga ky terr, ku je verbuar! Zogjtė nga shtegtuan, prapė do vijnė, ē’do t’u thuash, ku je strukur pėr njė stinė? Dil nga kjo strofkė, grackė e mallkuar, kthehu pėr vete, pėr mua…” (“Kthehu pėr vete, pėr mua”, Gazmend Mullahi).
    Pas shkulmesh tė tilla dramatike ritmet poetike nis e zbuten, vargjet bėhen tė pėrmallshėm. “Tek ēdo kėngė, njė ninullė dėgjo,/ tek ēdo nėnė njė fėmijė shiko,/ dashurinė toka jonė mėkon,/ ndaj dhe ti me tė jeto!” (Gjergj Leka, “Jetėn dashuro!”). Ja diku… biri kthehet nė shtėpi dhe aty e pret ajo, e mallėngjyeshmja dhe e pazėvendėsueshmja: Nėna. “Vij nga rrugė e gjatė, ti mė pret e para. / T’i puth ato duar mbushur plot me mall. / Nė ēdo rrudhėn tėnde, nė ēdo flok’ tė bardhė, tė bardhė, / unė shoh fėmijėrinė, hapin tim tė parė. / Dhe nga unė fėmija kėrkove nė jetė, / tė rritem i mbarė, pėr kėt’ tokė tė shtrenjtė…” (“Nė duart e nėnės”, Gjergj Leka, kėndon Bashkim Alibali). Ose: “Njė pikė vese mbi faqe ra… O motėr, unė lulet ku t’i gjej?…” – dhe mė vjen nė vesh zėri i ėmbėl i shkodranit Frederik Ndoci. Vargu kėtu sikur ikėn prej mallit dhe narrativės fėmijėrore dhe ulet pa zhurmė te bulbi i jetės, se pranvera nuk vjen me njė lule, se jeta bėhet e bukur jo me njė, por me shumė shokė. Se “edhe jetėn s’e bėn njė ditė, as njė lumė i vetėm s’e bėn njė det…”
    Zhuliana e qėmtonte jetėn dhe, ndofta, diku syri i saj shihte se si “papritur njė njeri tė bėhet kaq i shtrenjtė”, andaj dhe portreti i tij i ēiltėr, nė ēdo hap tė ndjek ngado, nė ditė e net… Poetesha shihte se si sytė e bukur tė atij djali e ndiqnin vashėn dhe mes njerėzish, ēiltėrsisht, ai shkonte dhe e uronte me zemėr… Ja, ashtu, nė ngazėllimin e dashurisė, vasha po mes njerėzish e kėrkonte djaloshin, me sytė qė vezullonin, udhėve tė atdheut, sepse e dinte qė motivi i tyre muzikor do tė mbetej pėrherė njė refren i dashur: i tyre, por edhe pėrtej tyre; njė farė talismani i shpėrndarė njerėzve tė mirė tė atij dheu. (“Nuk e harroj”, Agim Krajka, kėndon Irma Libohova). Dhe kur pluhuri i purpurt i amėshimit do tė vijė njė ditė e mes tė gjallėve ti s’do tė jesh, larg nga kjo botė, nė tjetėr jetė, ta dish se “mbi plagė shpirti si melhem, ēdo gjė krijova dua tė jetė…” Kėtė ndershmėri e pastėrti shpirtėrore poetesha e kėrkon gjithkah: “Erdha prapė te ky prag i dashur, / ku gjithēka me zė tė ngrohtė mė thotė: “Mirėsevjen!” / dhe ēdo zemėr portat m’i mban hapur,/ vendlindje, qė nė krah mė ke mbajtur, / mua birin tėnd me mall, mė pret dhe mė pėrcjell.” (“Pragu i vegjėlisė”, Flamur Shehu, kėndon Kozma Dushi). Por Zhulianėn e rrėmben edhe ashku i vargut popullor, si te kėnga “Shoqeni, moj motrani!” tė Simon Gjonit. Ose “Me bukėn e fushės-o, / me erėn e malit-o, / rritin dashurinė vashat, / pėr djemtė e fshatit-o… (Enver Shėngjergji, kėndon Alida Hisku). Ose “Unė e di ēfarė ke nė zemėr/ ma thonė ata sy./ Lule je, lule ke emrin, / lumi unė pėr ty…” (Pjetėr Gaci). Dhe shumė e shumė tė tjera.

    Epoooo…., nė tė 75 – sat e lindjes sė poetes, le ta mbyllim me kėto vargje nga Zhuliana pėr Zhulianėn: “T’i puth ato duar mbushur plot me mall…”


    Java News

    https://javanews.al/kumtethumane-qe-...hpirti-poetik/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •