Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e c'regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2005
    Postime
    170

    Lightbulb PD: Të ikë Sollaku, po s'hetoi "dosjen Rama"

    Bashkëhartuesi i kushtetutës kritikon qëndrimet e fundit të Prokurorit të Përgjithshëm


    Godo: "Sollaku edhe mund të largohet për kundërvënie ndaj shtetit"



    Bashkëhartuesi i Kushtetutës, Sabri Godo, deklaroi dje se qëndrimet e fundit të Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, po shfaqin devijime të rënda të tij nga detyrat kushtetuese që i përcakton ligji themeltar i shtetit. Sipas kryetarit të nderit të Asamblesë Republikane organi i akuzës përfaqëson shtetin dhe nuk mund të dalë në kah të kundërt me institucionet qendrore të tij. "Kundërvënie të drejtpërdrejtë ndaj shtetit" e ka konsideruar Godo, pozicionimin e fundit të kreut të organit të akuzës, Sollaku ndaj deklaratave të shefit të ekzekutivit në lidhje me punën e akuzës për luftën ndaj korrupsionit dhe fenomeneve të tjera me sfond kriminal. "Organi i akuzës përfaqëson shtetin dhe nuk mund të dalë në kah të kundërt me institucionet qendrore të tij. Mua më duket se ky është një devijim që bën prokurori në kuptimin ose interpretimin e detyrave të tij kushtetuese. Është një devijim i rëndë, sepse neni 148 i Kushtetutës që i përket Prokurorit të Përgjithshëm flet qartë që prokurori ushtron ndjekje penale dhe mbron akuzën, pra përfaqëson shtetin me ligj. Në këtë rast duket sikur prokurori aktual i kundërvihet shtetit", u shpreh ndër të tjera Godo, duke theksuar se kreu i akuzës edhe mund të largohet nga detyra që mban për shkak të këtyre qëndrimeve që bien ndesh me Kushtetutën. Godo shprehet se ka ardhur momenti që pas këtyre qëndrimeve Kuvendi të veprojë për shkarkimin e Theodhori Sollaku nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga ana e tij siç u shpreh ai, në luftën për thyerjen e bllokut të korrupsionit. "Prokurorin e Përgjithshëm e emëron Presidenti me miratimin e Kuvendit kurse shkarkimi ecën në version të kundërt. Është Parlamenti që propozon shkarkimin, dhe është Presidenti pastaj që merr vendimin. Më duket se tani ka ardhur koha që kjo të diskutohet dhe të lëvizin gjërat, sepse unë prisja që pas ndërrimit të forcave politike në pushtet ky prokuror të bashkëpunonmte për atë angazhim që ka të bëjë me luftën për thyerjen e bllokut të madh të korrupsionit. Ky është problemi kryesor i Berishës dhe i qeverisë së sotshme", shprehet më tej Godo. Ai nënvizoi se prokurori në vend që të bashkëpunojë me qeverinë aktuale për të luftuar korrupsionin dhe konfliktin e interesave apo abuzime të tjera që kanë ndodhur me pushtetin gjatë qeverisjes së mëparshme, ka bërë dy herë reagime shumë të forta dhe të befasishme, duke i komentuar deklaratat e institucioneve të shtetit si emocionale, qëndrime që reflektojnë një kundërvënie të hapur ndaj shtetit.


    www.rilindjademokratike.com

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17
    PD: Të ikë Sollaku, po s'hetoi "dosjen Rama"

    E Hene, 31 Tetor 2005
    Partia Demokratike ka sulmuar serish, nepermjet Bujar Nishanit, kreut te deges se PD-se ne Tirane, Kryeprokurorin Theodhori Sollaku, por edhe kryetarin e PS-se Edi Ramen. Te parin per mos-veprim, nder te tjera edhe ndaj "dosjes Rama" per korrupsion

    Partia Demokratike nuk e ka lene pa pergjigje vleresimin e para dy diteve te Edi Rames, kreut te Partise Socialiste, se Kryeministri Berisha kerkon te heqe Kryeprokurorin Sollaku, jo per te bere drejtesi, por per qellime politike. "Berisha nuk kerkon shkarkimin e Sollakut per qellime politike, por eshte Rama ai qe e mbron ate, per qellime korruptive personale", eshte pergjigjur dje Bujar Nishani, kreu i Partise Demokratike per degen e Tiranes. Por jo vetem kaq. Sulmet dhe akuzat e njepasnjeshme te PD-se ndaj Kryeprokurorit Theodhori Sollaku, dje, nepermjet deklarates per shtyp te Nishanit, u ngjiten nje shkalle me lart, duke vene ne shenjester dhe ne te njejten kohe edhe kreun e PS-se, Edi Ramen. "Prokurori i Pergjithshem, ka pergjegjesine e tij direkte per veprimet ose mos-veprimet ndaj malit te dosjeve konkrete te korrupsionit, te zyrtareve dhe qeveritareve te korruptuar te tipit Rama", ka perfshire Nishani ne deklaraten e tij. PD-ja, sic ka akuzuar drejt-persedrejti Theodhori Sollakun, disa here, per mos-veprim ne krye te institucionit te akuzes, njesoj ka bere edhe per Edi Ramen, ne pozicionin e Kryebashkiakut te Tiranes, ndaj te cilit ka ngritur edhe "dosjen Rama" me te cilen eshte marre Sokol Olldashi ne kohen kur PD ishte ne opozite, sot Minister i Brendshem. "Ne tete vjet, ne vend jane aplikuar politika te vullnetshme qeverisese, per te strukturuar nje sistem abuziv korrupsioni. Shqiperia eshte zhytur ne terrin e korrupsionit, nga ai regjim qe u permbys me voten e shqiptareve me 3 korrik", ka argumentuar Nishani sulmet ndaj Kryeprokurorit Sollaku dhe kreut te ri te PS-se, Rames. "Opinioni publik e ka fare te qarte diferencen e qellimeve te atyre qe i jane kushtuar luftes kunder korrupsionit dhe atyre qe kerkojne me c'do kusht te ruajne bemat e tyre korruptive", ka mbrojtur me tej ai ne lidhje me qellimet e PD-se, sot ne pushtet. Nderkohe, i pyetur nga gazetaret ne lidhje me shkarkimin e Theodhori Sollakut, Nishani, duke sqaruar fillimisht ndarjen e pushtetit, ka shpjeguar se eshte ceshtje procedurash dhe kohe. "Partia Demokratike ka institucionet e saja perfaqesuese, qe nga Qeveria dhe Grupi Parlamentar dhe natyrisht dhe strukturat organizative. Ceshtja e kerkesave per shkarkim ose per mos-shkarkim jane ceshtje procedurash, qe jane te hapura ne vijimesi", ka bere me dije Nishani. Nderkohe, ai i ka meshuar serish emergjences te luftes kunder korrupsionit, duke marre si shembuj, pervec angazhimeve dhe programit te qeverise per kete, edhe raportet e fundit qe e rendisin Shqiperine si nje nder vendet me te korruptuara, madje edhe pas Afganistanit dhe Kongos. "Dhe kjo, ne nje kohe kur institucionet shteterore qe kane pergjegjesi direkte per te luftuar korrupsionin, per te vene ne levizje te tere eficencen e veprimtarise se tyre, ende rrine te fjetura", ka nenvizuar Nishani, serisht, dhe ne adrese te institucionit te Prokurorise se Pergjithshme, e cila drejtohet prej Theodhori Sollakut.

    E.Bunguri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17
    Kryeprokurori Sollaku u shpreh dje se Prokuroria nis çështje kryesisht kur situata e korrupsionit është e qartë

    “Lufta kundër korrupsionit kërkon ndryshimin e ligjeve”


    E. Janina

    “Nenet 180, “Fshehja e të ardhurave” dhe neni 181, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” që parashikon Kodi Penal, kërkojnë që para se të bëhet ndjekje penale të marren masa administrative nga administrata tatimore. Plotësimi i këtij kushti paraprak është i domosdoshëm për ekzistencën e këtyre dy veprave penale, çka vështirëson fillimin e ndjekjes penale dhe ngritjen e akuzës


    “Gjatë hetimeve në fushën e tatimeve dhe doganave është konstatuar se pjesa më e madhe e shoqërive tregtare kanë të regjistruar në Regjistrin Tregtar të Gjykatës së Tiranës vetëm kapitalin minimal të lejuar për fillimin e aktivitetit. Këto shoqëri kanë aktivitet për një periudhe kohe të gjatë dhe qarkullojnë shuma të mëdha, të cilat i deklarojnë në tatime, por nuk shënohen në regjistër”


    “Unë e kuptoj se opinioni ka parasysh edhe luftën politike dhe akuza nga më të ndryshmet që politikanët i kanë bërë njëri-tjetrit, por asnjëherë në to nuk ka patur fakte të qarta kriminale që të justifikonte fillimin e procedimit kryesisht. Ne nuk mund të regjistrojmë procedime penale bazuar në akuza të pabazuara të tipit “shkëmbi i pëllumbave” apo të tjera të kësaj natyre”


    “Gjendja e kallëzimeve për korrupsion, sipas statistikave, tregon se, megjithëse ka kallëzime nga administrata, ato nuk janë për korrupsion, por për vepra penale të tjera, si shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera etj. Çështjet për veprat penale të korrupsionit janë të pakta në numër. Ato janë filluar kryesisht nga Prokuroria mbi bazën e situatave të qarta të pasqyruara në media”.


    “KLSH-ja aktualisht mbetet institucioni që duhet prezumuar se është më i aftë për të evidentuar shkeljet e ligjit, në drejtim të administrimit të fondeve buxhetore dhe pasurisë shtetërore. Por kontrollet variojnë nga disa muaj në disa vjet, pasi kanë ndodhur shkeljet. Megjithëse kontrollorët shkruajnë mijëra faqe raporte dhe analizojnë shkeljet, numri i kallëzimeve në vite ka qenë gjithnjë i kufizuar”


    TIRANË - “Lufta kundër korrupsionit kërkon ndryshime në legjislacion dhe në veçanti në Kodin Penal dhe në atë të Procedurës”. Ky është pohimi i bërë nga kreu i Prokurorisë shqiptare, Theodhori Sollaku dje përpara Komisionit parlamentar të Ligjeve. Duke renditur një nga një të gjitha problemet e legjislacionit shqiptar, si dhe duke bërë sugjerimet përkatëse, kreu i Prokurorisë ka kërkuar nga deputetët ndihmë në luftën kundër korrupsionit. “Eksperienca e akumuluar deri më sot na ndihmon të vendosim gishtin në disa probleme të kësaj pjese të legjislacionit. Do të veçoja si ndër më të rëndësishmit mungesën e statusit të policisë tatimore si polici gjyqësore, mungesën e një ligji për përgjegjësinë e personave juridikë dhe problemet me Regjistrin Tregtar”, - tha dje kryeprokurori Sollaku.

    Doganat e tatimet
    Ndër fushat më problematike në legjislacioni shqiptar kreu i Prokurorisë ka përmendur dispozitat e Kodit Penal në fushën e tatimeve, të cilat, sipas tij, lënë shteg për interpretim. “Nenet 180, “Fshehja e të ardhurave” dhe neni 181, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” që parashikon Kodi Penal, kërkojnë që para se të bëhet ndjekje penale të marren masa administrative nga administrata tatimore. Plotësimi i këtij kushti paraprak është element i domosdoshëm i anës objektive për ekzistencën e këtyre dy veprave penale, çka vështirëson fillimin e ndjekjes penale dhe ngritjen e akuzës”, - tha Sollaku. Sipas tij, kjo ndodh sepse punonjësit e tatimeve nuk i kryejnë paraprakisht të gjitha detyrimet e tyre ndaj subjekteve që kallëzojnë. Ndërkohë edhe subjektet kanë të drejtë që të bëjnë ankimime dhe kjo sjell vonesa të mëdha. “Këtë shqetësim e kam përcjellë edhe në informimet e maparshme në Kuvend, duke propozuar ndryshimet e nevojshme ligjore për të hequr kushtin paraprak të dënimit administrativ dhe vendosjen e një vlerë dysheme të fshehjes së të ardhurave dhe mospagimit të taksave, mbi të cilën fillon ndjekja penale, me synim për t’i bërë më efektive këto dispozita në luftën kundër evazionit fiskal”, - tha Sollaku. Një tjetër problem i paraqitur dje nga kryeprokurori është edhe mungesa e statusit të policisë gjyqësore dhe asaj tatimore. Sipas tij, në K. Pr. Penale thuhet se janë oficerë të Policisë Gjyqësore oficerët e Policisë Financiare. Por Policia Financiare është shpërndarë me ligj dhe janë organizuar dhe funksionojnë Policia Tatimore dhe ajo Doganore. Bazuar në neni 9 pika 4 e Kodit Doganor, Policisë Doganore i janë dhënë atributet e Policisë Gjyqësore, por nuk ka asnjë ligj që t’i ketë dhënë këto atribute Policisë Ttatimore. ‘Në këtë vështrim, vlerësojmë se është e domosdoshme që t’i jepet një zgjidhje ligjore e shpejtë këtij problemi’, - tha Sollaku. Përsa i përket veprave penale në fushën e doganave e tatimeve, kryeprokurori ka shprehur rezerva edhe për regjistrin tregtar. ‘Gjatë hetimeve për veprat penale në fushën e tatimeve dhe doganave është konstatuar se pjesa më e madhe e shoqërive tregtare kanë të regjistruar në regjistrin tregtar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë vetëm kapitalin minimal të lejuar nga ligji për fillimin e aktivitetit. Këto shoqëri kanë aktivitet për një periudhe kohe të gjatë dhe qarkullojnë shuma të konsiderueshme, të cilat i deklarojnë në tatime, por nuk bëhen shënimet përkatëse në regjistrin tregtar. Organet tatimore nuk kanë reaguar ndaj këtij fenomeni, i cili ndikon në mosgjetjen dhe arkëtimin e detyrimeve, kur subjektet shkaktojnë evazion fiskal’, - tha Sollaku.

    Korrupsioni
    ‘Më lejoni të them që në fillim se korrupsioni si figurë vepre penale hyri në fuqi në tetor të vitit 2004, ku Kodit Penal iu shtuan disa dispozita që në mënyrë eksplicite bëjnë fjalë për korrupsionin. Më lejoni të bëj një sqarim të thjeshtëzuar të këtyre dispozitave: në thelb me korrupsion kuptohet marrja e përfitimeve të parregullta nga personi që ushtron funksione publike (apo private) për të kryer apo moskryer një veprim që lidhet me detyrën. Më parë keto situata quheshin mitmarrje”, - sqaroi kryeprokurori Sollaku. Sipas tij, gjendja e kallëzimeve për korrupsion, sipas statistikave, tregon se, megjithëse ka kallëzime nga administrata, ato nuk janë për korrupsion, por për vepra penale të tjera, si shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera, falsifikime etj. Çështjet për veprat penale të korrupsionit janë të pakta në numër, ato janë filluar kryesisht nga Prokuroria mbi bazën e situatave të qarta të pasqyruara në media. “Pra nëse në identifikimin e tyre ka tri rrugë kryesore: denoncimi i qytetarëve, denoncimi i strukturave të specializuara administrative, Prokuroria është vënë në veprim në më të shumtën e rasteve kryesisht, me iniciativën e saj, përkundër përfytyrimeve të gabuara mediatike për heshtje të Prokurorisë dhe qëndrim të saj në zyra”, - pohoi kryeprokurori. Ai vazhdoi duke thënë se, “Kam dëgjuar shpesh të thuhet se Prokuroria fillon pak çështje me iniciativën e vet. Por më lejoni t’ju sqaroj se fillimi i çështjeve kryesisht nga Prokuroria, ndodhin në ato raste kur ngjarja është përgjithësisht e qartë, p.sh. ka ndodhur një ngjarje kriminale dhe prokurori shkon në vendngjarje. Në këto raste nuk kemi hezituar dhe nuk do të hezitojmë asnjëherë. Unë e kuptoj se opinioni ka parasysh edhe luftën politike dhe akuza nga më të ndryshmet që politikanët i kanë bërë njëri-tjetrit, por asnjëherë në to nuk ka patur fakte të qarta kriminale që të justifikonte fillimin e procedimit kryesisht. Ne nuk mund të regjistrojmë procedime penale bazuar në akuza të pabazuara të tipit “shkëmbi i pëllumbave” apo të tjera të kësaj natyre”.


    Korrupsioni, perceptim për qeverinë

    “Perceptimi qytetar për korrupsionin në nivele të larta politike lidhet kryesisht me vendimmarrjen politike e kolegjiale për nxjerrjen e ligjeve apo VKM-të për menaxhimin e fondeve publike apo administrimin e pasurisë kombëtare. Kjo vendimmarrje kurrsesi nuk mund të kontrollohet nga prokurori, me përjashtim të rasteve kur ka dyshime të bazuara në fakte për tanxhente apo përfitime nga zyrtarët pjesmarrës në vendimmarrje. Kam parasysh këtu shumë vendime për prokurorime të drejtpërdrejta që janë bërë me vendim qeverie, duke u argumentuar si emergjencë. Ka patur emergjencë apo jo nuk mund ta çmojë prokurori”, - tha kryeprokurori Sollaku. Sipas tij, probleme ka edhe në menaxhimin dhe administrimin e shoqërive tregtare me kapital shtetror, tek të cilat veprojnë njëkohësisht edhe ligjet e shoqërisë tregtare, edhe ato ligje që vlejnë për gjithë institucionet e tjera shtetërore. Situatat që lënë shteg për interpretim favorizojnë shkelësit e ligjit. “Prandaj, personalisht disa herë e kam ngritur në Kuvend përcaktimin e kritereve më fikse, që të mos lejojnë shteg për interpretime. Konstatoj se është edhe në programin e kësaj qeverie qartësimi i këtyre situatave me ligj dhe shpresojmë që ato të marrin formën ligjore”, -përfundoi kreu i Prokurorisë.


    Duam ndihmë në luftën kundër krimit

    Në fjalën e tij kreu i Prokurorisë ka përmendur edhe nevojën për ndihmë në luftën kundër kriminit të organizuar. “Ndërsa kriminelët organizohen më shpejt për të arritur qëllimet e tyre, shteti për t’ju përgjigjur këtij organizimi kriminal vepron si një makineri e rëndë që lëviz me ngadalë, sepse i duhet të bëjë ligje, të bëjë struktura, të koordinojë më mirë gjitha hallkat që i shërbejnë luftës kundër krimit, pra i duhet më shumë kohë”, - tha Sollaku. Sipas tij, në këtë situatë kërkohet që strukturat që mbulojnë terrenin, që janë jashtë Prokurorisë, policët dhe agjentët, duhet të identifikojnë këto situata, me qëllim parandalimin dhe goditjen, duke dokumentuar këtë veprimtari kriminale. “Situata kërkon struktura profesionale, të mirorganizuara dhe funksionale për të luftuar krimin ekonomik dhe korrupsionin. Megjithëse kam udhëzuar që me çështjet e kësaj natyre të merren prokurorët më të kualifikuar, siç janë magjistratët, përsëri duhet të jemi të ndërgjegjshëm se njohuritë e tyre në drejtim të krimit ekonomik dhe financiar, mbeten ende të kufizuara. Kur këtë rezervë unë e shpreh për prokurorët, keni parasysh nivelin e policisë që është shumë më poshtë. Prandaj do të sygjeroja që ka ardhur koha që kësaj situate shteti duhet t’i përgjigjet me struktura sa më eficente”, - tha Sollaku.


    Shifrat e krimit
    Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti janë ndjekur 13 196 procedime penale, me 7 018 të pandehur.

    Gjatë kësaj periudhe janë përfunduar hetimet për 8 444 procedime penale, me 5 323 të pandehur.

    Kanë shkuar në gjykatë për 3 782 procedime, me 4 581 të pandehur, prej të cilëve 1 516 persona të arrestuar.

    Janë pushuar 2 529 procedime, me 732 të pandehur për mungesë të elementëve të veprës penale ose shkaqe të tjera.

    Në luftën kundër krimit të organizuar, narkotikëve, prostitucionit e trafiqeve janë regjistruar 924 procedime.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17
    Qëndrimi i deputetëve të PD-së është zbutur dje gjatë raportit të kryeprokurorit në Kuvend

    Raporti, Ngjela mbron Sollakun nga deputetët e PD

    Kreu i Komisionit të Ligjeve: Bëni pyetje standarde, jemi në seancë dëgjimore

    Anila Rama

    TIRANË - Qëndrimi i shumicës parlamentare kundrejt Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, është zbutur dje gjatë raportimit të tij në Komisionin parlamentar të Ligjeve, për gjendjen e kriminalitetit në vend. Deputetët e maxhorancës së re, ndonëse kanë bombarduar me pyetje kreun e Prokurorisë, të thirrur në seancë dëgjimore, kanë qenë më pak agresivë se në deklarimet e bëra gjatë këtyre ditëve lidhur me pozicionin e Sollakut për hetimin e dosjeve të korrupsionit, të hapura në periudha të ndryshme kur PD-ja ishte në opozitë. Jo pak kanë ndikuar në këtë qëndrim të deputetëve të djathtë ndërhyrjet e vazhdueshme të kryetarit të komisionit, Spartak Ngjela, i cili u ka tërhequr vëmendjen të gjithë deputetëve të pranishëm që të drejtojnë pyetje sqaruese lidhur me raportin e mbajtur nga kryeprokurori Sollaku dhe të mos dalin jashtë këtij objekti. Madje Ngjela në disa raste i ka riformuluar pyetjet brenda një formati të rregullt, pasi, sipas tij, ato ishin jashtë standardit. Në fakt, në disa raste pyetjet e deputetëve i referoheshin materialeve të ndryshme të botuara në media, për skandale të zyrtarëve të ndryshëm, duke kërkuar nga kryeprokurori Sollaku, se përse nuk kishin filluar hetime për këto çështje të përfolura nga opinioni publik. Ndërkohë gjatë përgjigjeve të pyetjeve të drejtuara, Sollaku ka pohuar se nuk ka asnjë dosje hetimore të hapur për politikanë apo deputetë të ndryshëm, duke ripërsëritur qëndrimin e mbajtur edhe një vit më parë gjatë debatit për heqjen e imunitetit parlamentar të deputetit Nikollë Lesi. Nga ana tjetër ai ka mohuar të ketë pasur ndërhyrje të politikës për hetime të ndryshme, duke shtuar që në fillim të raportimit të tij se gjatë kësaj periudhe klima për punën e Prokurorisë ka qenë mbështetëse. Ndërkaq lidhur me një çështje shumë të debatueshme, për fatin e dosjeve të hetimeve parlamentare, Sollaku ka pohuar se këto materiale nuk kanë mbërritur me vendim të Kuvendit. Por, sipas tij, ishte e vështirë të dilje në terren dhe të mblidhje materiale, për një çështje që ka dy qëndrime, ku i pakicës është se kemi të bëjmë me shkelje, ndërsa ai i shumicës thotë të kundërtën. Sollaku kërkoi mbështetjen e Kuvendit për të realizuar ndryshimet e duhura ligjore në Kodin Penal, për përmirësimin e mëtejshëm të tij në nene të caktuara. Ai është shprehur se tashmë ka ardhur koha që hetimi i Prokurorisë të përqëndrohet tek krimet që shqetësojnë vendin. Pra duke iu referuar praktikës së vendeve të tjera, Sollaku ka kërkuar se duhet të shkëputet Prokuroria, nga hetimi i krimeve të parëndësishme. Sipas tij, në mjaft raste hetimi i Prokurorisë, është i varur nga materialet që do të sjellë policia.
    Ngjela
    Ndërkohë, kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Spartak Ngjela, ka replikuar dje thuajse pas çdo pyetjeje me deputetët e pranishëm në raportimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Ngjela u ka kujtuar deputetëve që të respektojnë procedurën e seancës dëgjimore dhe arsyen përse është thirrur kreu i Prokurorisë në këtë mbledhje. Duke iu drejtuar deputetëve të PD-së, Fatos Hoxha dhe atij të PS-së, Elmaz Sherifi, Ngjela ka thënë se pyetjet e tyre ishin jashtë standardit dhe objektit të mbledhjes. “Pyetjet janë në terma normale, pastaj pas ekspozesë së prokurorit, secili nga ju apo nga Parlamenti ka të drejtë të bëjë pyetje. Sot kemi pyetje sqaruese. Nuk bëhen pyetje ç’keni lexuar në gazeta. Mbani një seriozitet”,- tha Ngjela duke iu drejtuar deputetit Hoxha. Madje ai i ka riformuluar pyetjet e tij dhe të Sherifit, duke i bërë më të qarta edhe për auditorin që ndiqte këtë seancë raportimi të Sollakut.

    Debatet

    Spiro Peçi: Çfarë është konstatuar nga kontrollet e Ministrisë së Drejtësisë për çështjet e arkivuara? A kanë mbërritur rekomandimet e qeverisë për prioritetet e luftës kundër krimit?

    Theodhori Sollaku: Institucioni i Prokurorisë është përqendruar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, pa nëvlerësuar krimin tradicional. Rekomandimet e qeverisë vlejnë në ato shtete ku ministria ka mbulesën politike të saj. Por rekomandimet marrin kuptim dhe kërkesa e llogarisë merr kuptim, sepse atje vlen parimi i diskercionit. Me këtë dua të thëm se ne sot kemi sistemin oblikator, sipas të cilit prokurori është i ngarkuar si për vjedhjen e një celulari, ashtu edhe për të goditur trafiqe, apo për të goditur krimin e organizuar. Brenda kapaciteteve që ne kemi, u kemi deleguar veprat me një rrezikshmëri prokurorive. Ka ardhur koha që Prokuroria të shkëputet nga një mori çështjesh që janë pa vlerë dhe mund të meritojnë një ndëshkim administrativ. Shumë shtete e kanë të përcaktuar se jo çdo gjë mund të procedohet. Besoj se do të jetë në interes të të gjithëve që Prokuroria forcën e hetimit ta përqendrojë te krimet që shqetësojnë vendin. Jemi gati të kontribujmë për të ndihmuar në përmirësimin e Kodit Penal.
    Ministria e Drejtësisë vazhdimisht ka kontrolluar dosje të ndryshme të Prokurorisë, ka arritur në përfundime që diku janë në rregull diku ka probleme proceduriale apo të tjera për t’u zgjidhur. Ato i bëhen prezent presidentit. Unë i kam verifikuar të gjitha vetë, ku ka qenë rasti kam marrë vendimet përkatëse, duke i dhënë të drejtë apo jo inspektorëve të ministrisë.

    Fatos Beja: A ka pasur raste të fshehjes së të dhënave, moskryerje apo kryerje me vonesë të një urdhri të gjykatës, ose të një urdhri tuaj nga prokurorë apo oficerë gjyqësorë, me pasojë mosdënim të autorëve të krimit?

    Theodhori Sollaku: Dua t’ju siguroj se shkeljet e prokurorëve kanë qenë të natyrës administrative, të vlerësimit të provave dhe të procedurave që nuk përbëjnë vepër penale. Është një situatë që jo çdo shkelje mund të shërbejë për ndjekje penale. Derisa janë shkarkuar prokurorët, është konstatuar se nuk kanë kryer si duhet detyrën ligjin. Gjykuar mbi këtë mosveprim, apo kur kanë vepruar në kundërshtim me Kodin e Procedurës, jemi në kushtet që parashikon ligji i Prokurorisë.

    Fatos Beja : A mund të na thoni arsyen pse mjaft dosje që njihen gjerësisht nga publiku, nuk arrijnë dot të çojnë në ndëshkimin e personave të përfolur?

    Theodhori Sollaku: Për çështjet që kanë bërë bujë, ne edhe pse jemi organ i pavarur, nuk jemi refrektarë të marrim sinjale nga për të parë punën tonë për të rritur eficensën. Çështje të rëndësishme që janë legalizuar, është bërë nga Prokuroria. Madje në këto raste janë dërguar njerëz nga prokurori i përgjithshëm për të hetuar dhe verifikuar

    Fatos Beja: Nga raportet hetimore të Parlamentit, a keni dhënë ndonjëherë urdhër që prokurorët që janë në varësi tuaj, të bëjnë objekt analize këto raporte, për të nxjerrë nëse ka hapësirë që Prokuroria të veprojë kryesisht?

    Theodhori Sollaku: Janë ngritur disa komisione hetimore, asnjë material nuk ka ardhur në prokurori, nuk kanë sjellë vendim të Kuvendit, por e njëjta gjë vlen edhe për grupin e minorancës që deri tani nuk e ka sjellë. Në qoftë se çështja është e diskutueshme, kur ka një raport përfundimtar që thotë se kjo shkelje nuk qëndron, ndërsa ka një raport të dytë që shkelja qëndron, për ne është e vështirë të dalim në terren për të mbledhur të gjitha dokumentacionet. Ndoshta këtu ka nevojë të themi që Kuvendi dhe Prokuroria, pavarësisht është raporti në minorancë apo maxhorancë, duhet të punojnë për të dhënë zgjidhje aty ku ka vend gjithmonë ushtrimi i ndjekjes penale. Ne gjatë kësaj periudhe nuk kemi asnjë gjë për ndjekje penale.

    Bujar Nishani: A keni ndonjë emër të ndonjë ministri aktual që ju ka sjellë dosje për qëllime politike?
    Theodhori Sollaku: Në përgjithësi ne kemi filluar çështje që janë të dukshme me elementë të korrupsionit. Ndërkohë kallëzimet që vijnë nga administrata nuk janë për korrupsion, por për shkelje të procedurave në tendera, në administrimin e vlerave monetare. Shumë kallëzime vijnë për ta pasur mirë me shefin.

    Fatmir Xhafa: Si janë marrëdhëniet e qeverisë së re me institucionin e Prokurorisë? A ka pasur kërkesa për të diskutuar bashkarisht mbi problematikën që ka, nevojën për mbështetje që mund të ofrohet nga qeveria e re dhe mundësitë për të përmirësuar kuadrin ligjor?

    Theodhori Sollaku: Unë kam patur kontakte të vazhdueshme me Ministrinë e Drejtësisë me ministrin e Brendshëm, me të cilët kemi rënë dakord për të vijuar luftën kundër kriminalitetit dhe kemi diskutuar për rakordimin e punëve. Me kryeministrin kemi rënë dakord që shumë shpejt të takohemi dhe do të flasim. Jam i hapur nëse ju do të ndërmerrni reforma ligjore, të punojmë së bashku dhe të japim kontributet tona.


    Fatos Hoxha: Në raportet e ndërkombëtarëve është folur për kishte implikime të zyrtarëve të lartë me krimin e organizuar?

    Thoedhori Sollaku: Nuk mund të quhet implikim fakti që në celularin e një kriminleli gjendet numri i një politikani apo zyrtari.

    Fatos Hoxha: Është thnë në media se ju dhe zoti Edi Rama keni aksione në vepra te ndryshme me vlere në Tiranë. A është kjo e vërtetë?

    Theodhori Sollaku: Nuk është aspak e vërtetë. Në Kushtetutë përcaktohet që deputeti nuk mban përgjegjësi për ato që thotë, por jo që papërgjegjshmëria të arrijë deri këtu.

    Spartak Ngjela: A keni patur ndonjë rast kur politika ka ndikuar në punën e Prokurorisë?

    Theodhori Sollaku: Nuk ka patur asnjë rast që të ketë patur ndërhyrje të politikës. Çështja e pavarësisë së Prokurorisë është tashmë e zgjidhur.

    Beja: Prokuroria të dalë nga pasiviteti

    TIRANE - Nënkryetari i Kuvendit, Fatos Beja, tha dje se Prokuroria duhet të dalë nga gjendja e pasivitetit dhe të hidhet në sulm kundër krimit e kundër korrupsionit, për t’ju përgjigjur nevojave të shoqërisë shqiptare. Ai u shpreh pas raportimit të kryeprokurorrit Sollaku në Komisionin parlamentar të Ligjeve se edhe gjatë pyetjeve të drejtuara nga deputetët është kërkuar që Prokuroria të mos jetë në pritje të denoncimeve për korrupsion, por të veprojë duke vlerësuar çdo element që del dhe lidhet me këtë fenomen. “Institucioni që ka detyrim kushtetues akuzën, të rrisë kontributin e saj me hetimet, sepse drejton hetimet me ligj dhe të mos jetë në ndjekje të çështjeve të cilat i sjellin qytetarë ose institucione të veçanta. Raporti jep disa informacione të detajuara pë fusha të ndryshme. Gjendja në shoqërinë shqiptare është problematike. Ne shikojmë përditë që vriten njerëz dhe të gjithë bashkë nuk perceptojmë që krimi i të gjitha llojeve, por edhe korrupsioni kanë shkuar në rënie, përkundrazi ne perceptojmë se këto kanë qenë problematike për Shqipërinë”, - tha Beja

    Majko: PD do komisar, jo prokuror

    TIRANE - Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Pandeli Majko, deklaroi dje pas raportimit të kreut të akuzës Sollaku, në Komisionin e Ligjeve se maxhoranca aktuale nuk e ka kuptuar ende se është në pushtet. Sipas tij, kjo shumicë nuk e ka të qartë skemën se si funksionin skema e drejtësisë dhe se çfarë kërkojnë prej saj. “Kanë sulmuar në të njëjtën kohë përfaqësuesin e sovranitetit të popullit shqiptar, Parlamentin, me të ashtuquajturin vendim antikushtetues për heqjen e imuniteteve, kanë sulmuar KLD-në me të ashtuquajturin konflikt interesash, kanë sulmuar Prokurorin e Përgjithshëm dhe në fund fare, thonë që po qeverisim për të luftuar korrupsionin. Goditja që po i jep sistemit të drejtësisë po i bën një dëm shumë të madh, së pari; duke goditur klasën politike po ul kapacitetet reformuese të kësaj klase përballë opinionit publik dhe me thënë të drejtën atë që po i bën klasës politike ky njeri nuk ia ka bërë asnjë lidership në Shqipëri. Kam përshtypjen se mazhoranca e ka marrë vendimin politik. Ata duan një komisar të jashtëzakonshëm si prokuror të përgjithshëm dhe këta njerëz e mendojnë veprimin e drejtësisë si represion”, - tha Majko.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17
    Zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së komenton raportin e Sollakut

    Nishani: Sollaku vërtetoi paaftësinë e Prokurorisë


    A.R

    TIRANE - Zëdhënësi politik i grupit parlamentar të PD-së, Bujar Nishani, tha dje se prokurori i përgjithshëm, Theodhori Sollaku, u ishte shmangur të gjitha pyetjeve që lidheshin me hetimin e çështjeve të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sipas Nishanit, kryeprokurori Sollaku nuk kishte dhënë shpjegime për pjesën më të madhe të pyetjeve që i bënë deputetët e ndryshëm. “Me keqardhje konstatuam gjatë seancës dëgjimore dhe pyetëse në këtë komision që Sollaku i anashkaloi dhe nuk u përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë pyetjeve të drejtpërdrejta që u bënë nga deputetët e pranishëm në lidhje me hetimin e çështjeve që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ai nuk dha shpjegime dhe nuk iu përgjigj pyetjes se si ka mundësi që në kohën kur Sollaku u bë prokuror i përgjithshem, Shqipëria renditej në vendin e 82-të përsa i takon nivelit të korrupsionit dhe tashmë pas një karriere të tij në krye të Prokurorisë së Përgjithshme Shqipëria renditet në vendin e 126-të, ç’ka tregon se korrupsioni është rritur me hapa galopantë. Prokuroria e Përgjithshme që është institucioni kryesor për të luftuar këtë fenomen, nuk ka vepruar me profesionalitet dhe nuk ka qenë aktive”, - tha Nishani. Sipas tij, Sollaku nuk u përgjigj as lidhur me faktin se përse dosjet e korrupsionit zënë vetëm 0,02 % të të gjitha çështjeve të hetuara gjatë këtij viti nga organi i akuzës. Nishani është shprehur se raporti i Sollakut vërtetoi edhe një herë paaftësinë e Prokurorisë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, ku ai si kryeprokuror, ishte përgjegjësi kryesor.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17
    Kryeprokurori Theodhori Sollaku raporton në komisionin e Ligjeve, PD e pakënaqur nga përgjigjet

    Sollaku: Nuk ka hetime të politikanëve

    Reagon opozita, Majko: Berisha po sulmon institucionet



    Bledar Hoti
    Prokurori i përgjithshëm, Theodhori Sollaku, deklaroi në seancën dëgjimore në komisionin e Ligjeve se, nuk ka asnjë hetim të politikanëve për korrupsion, apo për vepra të tjera penale.

    Në raportimin e tij para deputetëve të komisionit parlamentar të Ligjeve theksoi se, as raportet e komisioneve të posaçme hetimore nuk janë depozituar pranë organit të akuzës. “Unë e kuptoj se opinioni ka parasysh edhe luftën politike dhe akuza nga më të ndryshmet, që i kanë bërë politikanët njëri-tjetrit, por asnjëherë në to nuk ka pasur fakte të qarta kriminale që të justifikojnë kryesisht fillimin e procedimit. Ne nuk mund të regjistrojmë procedime penale bazuar në akuza të pabazuara të tipit “shkëmbi i pëllumbave” apo të tjera të kësaj natyre, sepse në to nuk ka fakte të kundërligjshme, për më tepër të natyrës penale. Nëse ne do të ndiqnim çdo akuzë të paargumentuar mediatike, nuk do të bënim gjë tjetër veçse “ekspedita”, duke konsumuar burimet e pakta njerëzore dhe financiare”, deklaroi Sollaku.

    Familjet mafioze dhe politika
    Kryeprokurori Sollaku i është shmangur termit të “familjeve mafioze”, duke theksuar se në Shqipëri nuk ka të tilla dhe se deri më tani janë nën hetim dhe gjykim 25 grupe kriminale. “Nga statistikat e këtij 9 mujori rezulton se, krahasuar me një vit më parë ka një ulje në masën 4 % të kriminalitetit. Më vjen keq të përgënjeshtroj zërat mediatikë apo në dukje jopolitikë për rritje të kriminalitetit, por shifrat flasin për të kundërtën”, theksoi Sollaku. Numri një i organit të akuzës shqiptare deklaroi gjithashtu se, nuk “ka asnjë politikan të përfshirë apo të lidhur me grupet kriminale”. “Puna jonë bazohet në fakte dhe nuk niset me “faktet” se një kriminel ka emrin e politikanit apo të deputetit në celular, apo me bisedime kafenesh”, deklaroi Sollaku. Për çështjen e raporteve hetimore të komisioneve parlamentare nga Sollaku është bërë e ditur se, ato nuk mund të ishin objekt i hetimit, për shkak të debateve të ndara në dy kampe politike mes pozitës dhe opozitës. “Asnjë material i raporteve të ndryshme nuk ka ardhur në Prokurori. Ne nuk e kemi mundësinë që të dalim në terren. Raportet e komisioneve kanë qenë pjesë e deltave dhe këtu është çështje e vlerësimeve”, theksoi Sollaku. Ai theksoi gjithashtu se, nuk është takuar akoma me kryeministrin Berisha. Pas këtij raportimi, përfaqësuesit e PD-së kanë mbetur të pakënaqur, ndërsa socialistët paralajmëruan një pushtim të institucioneve nga Berishës, sipas skemës pas viteve ’92.



    64 prokurore
    Kaq është numri që Prokuroria e Përgjithshme ka dhënë si masë disiplinore ndaj punonjësve të saj. Nga detyra janë shkarkuar 21 prokurorë, ndërsa 22 prokurorë kanë marrë vërejtje për paralajmërim për shkarkim nga detyra, 6 janë ulur në detyrë si oficerë të Policisë Gjyqësore dhe 15 prokurorë kanë marrë vërejtje.
    Korrupsioni
    Për veprën penale në fushën e korrupsionit janë ndjekur gjithsej 29 procedime penale me 21 të pandehur, i janë dërguar gjykatës 13 procedime penale me 13 të pandehur dhe janë pushuar hetimet për 3 të pandehur. Në një rast është vendosur mosfillimi i hetimeve. Këto janë masat e ndërmarra nga Prokuroria në lidhje me luftën kundër korrupsionit, duke i pranuar si raste të pakta.
    Ngjela
    Kryekomisioneri Ngjela u ka kërkuar deputetëve të partisë së tij që të kenë kujdes me pyetjet dhe të mos japin qëndrime dhe vlerësime. Mbledhja ka nisur me një nga pretendimet e opozitës për mungesën e kërkesës zyrtare, ku 1/3 e anëtarëve duhet të firmosë për thirrjen e Sollakut, por kjo u kundërshtua nga Ngjela, si e pavërtetë.


    Pyetjet ndaj Sollakut

    Xhafaj: A keni pasur kontakte me kryeministrin dhe zv.kryeministrin në lidhje me punën e Prokurorisë?

    Sollaku: Deri tani nuk kemi pasur, por shpresojmë që të kemi në të ardhmen.

    Fatos Hoxha: A keni lidhje me kryetarin e bashkisë, Edi Rama, nëpërmjet disa bizneseve të ndërtimit, pasi po përflitet në media?

    Sollaku: Edhe në disa media janë kryer disa aludime të tilla. Më duhet të deklaroj këtu se, deklarime të tilla flasin për një situatë të poshtër dhe nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me këtë pikë. Për këtë jam i hapur, që të ngrihet edhe një komision hetimor dhe të vërtetojë këto pretendime.

    Ramiz Çobo: Përse nuk keni hetuar persona me imunitet dhe ka ndonjë politikan që po hetoni nga ana e Prokurorisë?

    Sollaku: Nuk jemi penguar në punën tonë për të hetuar persona me imunitet, por nuk kemi të dhëna për përfshirje të politikanëve në grupe kriminale.

    Ngjela: Niveli i lartë i korrupsionit ka ardhur si pasojë e vullnetit politik, apo si pasojë e paaftësisë së Prokurorisë? A keni pasur ndonjë rast ku jeni ndikuar nga politika në vendimmarrjen tuaj?

    Sollaku: Në asnjë mënyrë në punën tonë nuk jemi ndikuar nga politika, pjesa tjetër është e meta jonë. Për këtë ju garantoj se politika nuk ka ndërhyrë në punën e Prokurorisë. Mund t’ju them me bindje se Prokuroria është e pavarur.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Me beri shume pershtypje paraqitja e Sollakut ne medja.

    Kapadai e moskokcares.[

    Prokuroret ne bote qe nga Amerika ne Europe kur dalin ne TVra dy gjera shikon te fytyra e tyre.

    Shume pergjegjesi
    E seriozitet
    Per detyren

    Se cdo krim qe ndosh ata do akuzohen.Kjo eshte matsja e punes se tyre.

    Ky joni eshte i 'pavarur' nga krimete e nga KLASIFIKIMI I SHQIPERISE ne nivel afrikan per krime korrupsjon e nivel shteti.

    Perserit qe une dosjet i kame ne regull

    Vetem se na mbyti krimi e korrupsjoni..
    Se ky eshte objekti i institucjonit tend .

    Njelloj si kur te thote nje biznesmen une letrat i kam ne regull----- po firma ka falimentuar!!!

    Po kemi 15 vjet me kete valle--e dimi si regullohen dosjet ne shqiperi--si zhduken hiqen provat a nuk mirret qe dosja te mbyllet si ta doj prokurori.

    Ku nga Amerika ne Europe PROKURORET nuk te falin pa hetuar e ndjekur e kapur gjene me te vogel.

    Se sic thashe ne fillim MANDATI I PROKURORIT ESHTE NIVELI I KRIMEVE E KORRUPSJONIT

    PO U RITEN KETEO-------AI ESHTE I VDEKUR [nga pikpamja e postit]

    E nuk ka IMUNITETE TE MBAJNE KARRIKET per arsye personale e klanore e biznese se eshte bere biznes ne shqiperi-- e Sollaku vazhdon me stilin e Nanos kam kete karrike-- mjel kete sise ketu-- e jam i pavarur e kjo eshte imja.

    Ne cdo vend te botes PERENDIMORE JO AFRIKANE

    PROKURORI ME KETE NIVEL KRIMI KORRUPJSONI

    KARRIERA E TIJ QE E VDEKUR PO KESHTU DHE POSTI

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    korrieri

    --
    Ndergjegja qytetare dhe ndergjegja ligjore e prokurorit
    E Diele, 06 Nentor 2005
    Nga Fatos Lubonja

    Para disa ditesh me qelloi ta pi kafene ne nje tryeze me nje grup midis te cileve ishte edhe miku i ngushte i nje biznesmeni. Ishte hera e pare qe takohesha me kete njeri dhe meqenese tema e dites ishte lufta kunder korrupsionit dhe deklaratat "pro" dhe "kunder" prokurorit Sollaku - kisha shkruar edhe vete nje shkrim ato dite - ai nuk hezitoi fare te na tregonte, madje duke bere gallate, se si funksiononte puna e mikut te tij qe e kishte me te famshmit tendera me shtetin. Ne fakt nuk degjova ndonje gje qe nuk e dija, por perseri ngrita veshet me ate interesin dhe habine qe te pushton kur te tregojne historira qe sa here i degjon aq here cuditesh e te duket sikur po i degjon per here te pare. Nuk e di nga vjen "freskia" e perhershme e ketyre historirave, ndoshta nga pabesueshmeria e tyre, por ndoshta edhe pse prekin disa fije te vecanta te ndergjegjes sone qe leshojne edhe ca tinguj te vecante nder te cilat, pa dyshim, jane edhe ato fije qe na bejne te kemi aftesine per t'u indinjuar nga padrejtesia sa here e takojme ate.

    Miku i biznesmenit na tregoi ne tryeze me hollesi per te famshmin 10% qe i kerkohet kur miku i tij aplikon dhe fiton tenderin.

    Kini parasysh - shtoi menjehere - nuk behet fjale per 10% te fitimit, jo, behet fjale per 10% te shifres se tenderimit. Tregonte me hollesi dhe detaje sesi i'a kerkonin "Mon Kukaleshet" e ndryshem kete 10%, sesi perdoreshin metodat qe firma te vihej apo te mos vihej apo te vonohej derisa te merrej shuma. Dhe pastaj beri nje llogari. Kuptoni - tha - qe te nxjerre fitimin, mikut tim i duhet pastaj te gjeje mallin me te lire, te shmange tatimet - e, tek e fundit, perseri mbetet i pakenaqur, sepse pjesen e luanit e merr ministri. Sikur ministri te pakten te merrte 10% e fitimit puna do te ishte ndryshe. Kishte kaluar tre ministra socialiste miku i tij dhe bente me humor krahasimin e babezise se tyre. I permendte edhe me emra dhe une, me hidherim konstatova se ata ne moshe me te re ishin me te babezitur/ korruptuar sesa ata me te vjetrit.

    Shprehte pakenaqesine per kete situate, por ne menyre te natyrshme thoshte se miku i tij ishte i detyruar te paguante, perndryshe, dilte jashte loje me tere biznesin e tij, sepse kishte shume te tjere qe mund ta zevendesonin.

    Duke degjuar keto historira me pushtoi ndjenja e ironise, duke patur parasysh prokurorin Sollaku qe deklaronte po ato dite neper televizione se tek ay nuk ekzitonin prova per korruptueshmerine e politikaneve, duke lene te kuptoje se ai nuk ka vepruar per mungese provash dhe se fajtori per mungesen e ketyre provave duket se na qenkesh diku jashte prokurorise, tek policia gjyqesore, tek ca ligje qe mungojne apo ku di une se ku tjeter.

    Pa dyshim nuk mund ta vesh doren ne zjarr se prokurori ka prova te mjaftueshme ne sirtaret e veta - ndonese ende nuk e kam kuptuar se pse nuk i quan prova ato te Kontrollit te Larte te Shtetit disa prej te cilave me jane dukur teper elokuente, aq me teper kur ke parasysh se prokuroria jone ka funksion aktiv hetimor, dmth ka detyre/ kompentence qe te nise hetime dhe jo te prese t'i plotesohen dosjet me pika e me presje. Nxitoj me kete rast te them se nese mazhoranca ka vertet vullnet politik per te luftuar korrupsionin ne politike, duhet nder te tjera te mbushe urgjentisht edhe ato vrima ligjore qe i sherbejne si alibi prokurorit.

    Por megjithate, packa se ne sirtaret e Sollakut nuk paska prova te mjaftueshme, pasi, sipas tij, paska disa pengesa qe nuk e lene ujin te shkoje si e sa duhet ne mullirin e tij qe ky te bluaje, fakti qe jashte sirtareve te Sollakut keto prova i gjen me thase nuk vihet ne dyshim. Sikur te mos ishte keshtu, pra, sikur korrupsioni te mos ishte, sic eshte, nje semundje endemike ne shoqerine tone, ay miku i biznesmenit nuk do te guxonte ta hapte gojen per ato historira 10%-shash e tenderash e ministrash, ne prezence te nje njeriu qe nuk e kishte takuar asnjehere. Problemi madje, sipas meje, nuk eshte mungesa e provave, por bash e kunderta, superbolleku i tyre. Te thuash se nuk ka prova ne kete det korrupsioni, sic thone socialistet me ne krye Ramen dhe Majkon, eshte njelloj sikur te thuash se jemi futur ne uje me gjithe rroba dhe kemi dale pa lagur. Problemi eshte tjeter, pra: nje pjese jo te vogel nuk i ben me pershtypje se jemi te lagur, sepse jemi te rrethuar gjithandej me uje dhe jemi te detyruar te veme ****** ne uje kudo qe ulemi. Me fjale te tjera u ka humbur ajo ndjenja e indinjates ndaj padrejtesise, mashtrimit, vjedhjes kur degjojne historira si ajo qe degjova une.

    Ajo cka trondit ne kete kontekst eshte fakti se edhe prokurori (kur them prokurori kam parasysh jo vetem Sollakun, por shumicen e prokuroreve rreth tij, por duke theksuar se ay eshte pergjegjesi kryesor, sepse institucioni i tij ka nje strukture mjaft te centralizuar) ben pjese nder keta te lagur qe s'u ndez baroti, qe ka humbur ndjeshmerine per t'u indinjuar nga kjo situate. Prokurori duket sheshit se nuk eshte i shqetesuar fare, jo me si njeri i ligjit, por edhe si qytetar per faktin se ata, te korruptuarit dhe korruptuesit, demtojne me veprat e tyre te tjeret, njelloj sikurse edhe vjedhesit ordinere apo trafikantet e droges, madje shume me teper po te kesh parasysh se sa fuqi kane keta lloj individesh, por edhe se sa te medha jane shumat qe vjedhin. Problemi pra eshte se fillimisht eshte e molepsur ndergjegja qytetare e prokurorit dhe veshtire te kerkosh ndergjegje ligjore apo profesionale te shendoshe, kur eshte e molepsur ajo qytetare. Ne rastin me te mire, nese nuk jane vete te korruptuar, sikurse kam frike se eshte e verteta, prokuroret tane jane te molepsur nga ideja se qytetaret nuk jane te barabarte perpara ligjit, se nese ata kane pushtet, atyre u duhet hapur rruga, edhe kur ne kete rruge ata shkelin njerezit me makine dhe i hedhin ne kanal.

    Prokurorit pra i leverdis mungesa e hallkave qe duhet te cojne informacionin e plote, sepse keshtu ay mund ta kete ndergjegjen e tij ligjore me te qete. Atij nuk i mjafton qe Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve e Kreshnik Spahiut ka denoncuar ekzistencen e 15 familjeve mafioze, duke percaktuar edhe qytetet se ku ato ndodhen, por i thote ne televizion Kreshnik Spahiut: eja ne prokurori, denoncoi ose mos fol - sikur te mos jete ne kete dynja e te mos dije se hetimet ne keto raste duhen kryer ne menyren me te fshehte e nga organe te pajisura e te forta sic duhet te jete, por fatkeqesisht nuk eshte, ay i veti.

    Nga sa kam ndjekur keto kohe reagimet e prokurorit Sollaku, ku do te fusja edhe heshtjen e prokuroreve kolege te tij, jam bindur edhe me shume se ay/ ata ndodhen ne anen tjeter te barrikades se luftes kunder korupsionit, ne ate te mbrojtjes se sistemit te korrupsionit, e cila, per fat te te keq, shoh se eshte e mbushur goxha plot me burra te ndershem, sipas kutit tone te ndershmerise: dmth te nje "ndershmerie", ku ne vend te ndergjegjes qytetare dhe ligjore mbizoteron ndergjegja e perkatesise ne klan, e ndereve dhe favoreve, e perziere me kulturen "ay gjarper qe nuk me kafshon mua, rrofte 100 vjet", me ate "merr e ik" e ku vetem indinjaten e ndergjegjes qytetare e ligjore ndaj padrejtesise nuk e gjen.

  9. #9
    http://vertet.blogspot.co
    Anëtarësuar
    15-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    31

    Pash Zotin, zgjohuni nga gjymi zoti Kryeprokuror

    “Memecit” i erdhi goja dhe fjalia e pare e permendur prej tij, ‘Une nuk fle mbi dosje”. Ndersa une do te pyesja:- Mbi c’material sekret flini juve zoti Kryeprokuror qe konkuroni ne pergjumjen tuaj me arinjte polar?
    Shqiperia lundron ne detin e krimit, korrupsionit, vrasjeve politike dhe une do te pyesja:- Cili eshte sekreti i gjumit tuaj letargjike sa dhe pemet ne stinen e dimrit ta kane zili?
    Krimi i organizuar nga politikane dhe qeveritaret tane ka marre fame boterore dhe une do te pyesjaos flini vete mbi detin e piste apo je pjese e tij zoti Kryeprokuror?
    Zoti Kryeprokuror nuk ka rendesi se mbi c’fare po flini, ndaj une do te coja zerin:- Pash Zotin ne Qiell, zgjoooohuuuuuniiiii zoti Kryeprokuror se ju a vrane shoferin tuaj ne qender te Tiranes ne makinen e kryeprokurorise jo me larg se 30 centimetra larg bashkeshortes dhe femijes tjuaj qe ne ate moment ndodheshin fatkeqesisht ne ate mjet transporti.

    marre nga http://vertet.blogspot.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga Petraq Kola : 15-01-2006 më 22:37
    Doktori i Demokracise dhe Shqiptarizmes. Une jam e Verteta.

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. Aldo Bare: Dokumentat do t’i bëjmë nëpërmjet Gjermenit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 21-05-2007, 00:58
  4. Sollaku: Ne 2004, krimi u rrit 18%
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-03-2005, 07:43
  5. Sollaku: Ne vend prodhohen droga te forta
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 19-11-2004, 00:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •