Si ore nuk ditkam me lexu. Mė vjen keq tė tė zhgėnjej, por di tė lexoj mirė. Ja pėr shembull, lexova tek faqja e Intel se procesorėt Xeon janė krijuar pėr sėrvėra. Workstation ėshtė fjalė e pėrgjithshme pėr kompjutera tė fuqishėm zyre, jo personalė, qė ndėr tė tjera pėrdoren edhe si sėrvėra.
Pėr t'u kthyer pėrsėri tek tema, superkompjuterat kanė kėrkesa tė ndryshme nga kompjuterat shtėpiakė. Superkompjuterat pėrdoren pėr simulime e llogarritje tė komplikuara shkencore. Kėta kompjutera nuk kanė nevojė pėr ndėrfaqe tė bukura me korniza e butona. Mė e rėndėsishme pėr ta ėshtė njė ambjent me shumė pėrdorues, planifikimi i punėve, procesimi i tyre nė paralel, lidhje tė pandėrprerė me rrjetin, dhe mbi tė gjitha, njė sistem operativ tė zhveshur nga programet, kodi i tė cilit mund tė modifikohet pėr t'iu pėrshtatur kėrkesave tė shėrbimeve dhe pajisjeve harduerike. Me kėrkesa tė tilla, s'ėshtė ndonjė ēudi e madhe qė shumica e superkompjuterave pėrdorin Unix me shokė. Historikisht, Unix ėshtė ndėrtuar pikėrisht pėr ambjente tė tillė.
Problemi ėshtė se ndryshe nga Windows, qė ka arritur tė eci pėrpara nė botėn e sėrvėrave, Linux nuk ka patur tė njėjtin sukses nė botėn e kompjuterave personalė.
Krijoni Kontakt