Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 158
  1. #1
    Kalors i Liris Maska e BlueBaron
    Antarsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    N Tironn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Tifozt e Super Kampiones Tirana

    ... Ketu do te vazhdojme te shkruajme per TIRONEN E MODHE, per TIRONEN e enderrave, per TIRONEN e emocioneve te medhaja, per TIRONEN e yjeve, per TIRONEN TONE ...


    Mund t shkpussh unat nga TIRONA, por kurr nuk mund t shkpussh TIRONN nga zemra e unave !!!

  2. #2
    Kalors i Liris Maska e BlueBaron
    Antarsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    N Tironn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Selman Stermasi, Presidenti i Pare i Tirones.

    Selman Stermasi, nje djale i nje familje te pasur e bujare nga Tirana ishte nder futbollistet e pare te qytetit, kohe para se te organizohej Kampionati i pare kombetar i futbollit. E po ne vitet e para luftes ai u be dhe presidenti i pare i Klubit Tirana. Ai ishte njeriu qe i fali Tiranes jo vetem djersen, talentin e pasurine e tij, por dhe vete shpirtin e tij te madh. Per sportistet e varfer te asaj kohe shtepia e tij ishte vendi ku ata gjenin gjithmone tryezen e shtruar si per shume hallexhinj te tjere te kohes. Lojtaret e quanin me shaka shtepine e tij, tek Pazari i Ri, me emrin "menca". Por bujaria e tij nuk kishte fund. Ai paguante do gje per ekipin dhe nuk fitonte asgje prej tij. Ai zbuloi dy yjet e futbollit shqiptar Lushten e Kryeziun duke i marre qe femije nga "Streha Vorfnore" e duke i mbajtur ne shtepine e tij derisa u bene burra. Ai ishte njeriu qe i rriti si futbolliste dhe realizoi kontratat me Klubet e medha italiane per te dy. Por nga kontratat ai nuk mbajti asnje qindarke por ia dhuroi vete sportisteve. Ndaj sot Kryeziu e Lushta e kujtojne me shume respekt. Lushta i paralizuar e pa goje sot vetem qan para fotos se Stermasit te madh, njeriut qe nuk e lejuan ta takonte me kurre ne jete. Me ardhjen ne fuqi te pushtetit komunist ra kembana e se keqes dhe per Tiranen e Stermasin. Ne nje mbledhje me disa "shoke te Partise" u vendos te nderrohej emri nga Tirana ne 17 nentori. Selmani u ngrit e kundershtoi duke thene se: "Emri TIRANA i jep ketij ekipi mjaft nder e nuk kemi arsye sepse ta heqim ate". Por nga podiumi iu hakerryen: "Ulu e mbylle gojen!" duke e cilesuar armik e borgjez. Sigurisht shoket e tribunes do kishin qene duke kullotur dhite ne ndonje maje mali kur Selman Stermasi jetonte per Tiranen e per me shume kur ky "armik" me 6 prill 1939 mori gjithe ekipin e Tiranes dhe ishte ne balle te demostrates se Tiranes duke kerkuar arme per te perballuar pushtimin fashist te Shqiperise. Por ishte koha e "shokeve", ndaj ky sebeb mjaftoi qe te nesermen Stermasi te pushohej menjehere nga puna e te hidhej ne rruge duke iu ndaluar rreptesisht qe te shkelte pragun e klubit Tirana.
    Lexoni kete paradoks komunist: -Selman Stermasi nuk lejohej me ne klubin Tirana qe ai e kish ndertuar me shpirt! Por te pakten le te themi shyqyr qe nuk i hoqen dhe emrin Shqiperise e t'ia vinin psh 29 Nentori. Pas kesaj Xha Selmani si filluan ta njohin te gjithe, punoi per shume vite si punetor ne ndermarrjen"M.Mame" dhe qe njeriu qe kurre nuk u kontrollua tek dera e ndermarrjes sepse ndershmeria e tij ishte e mirenjohur nga te gjithe. Me te veshtira ishin ditet kur luante Kombetarja dhe ai nuk kishte bilete per te pare ndeshjen. Ai qante para ekranit te TV. Po ashtu gezohej si femije kur Fatmir Frasheri i onte shpesh bileten e ndeshjes.
    Ky ishte njeriu-futboll,njeriu bardh&blu qe nuk deshi emrin 17 Nentori por Tirana. E sot qe ai nuk jeton me ka nje stadium ne Tirane qe mban emrin e tij kurse ne do sillnim si homazh vetem nje kujtim qe besoj e kane te gjithe tifozat e Tirones:kemi pare me dhjetra ndeshje te Tiranes ne kohen kur quhej "17 Nentori", por kurre si kam degjuar tifozet qe te therrasin ne kete emer por gjithmone"TIRONA -TIRONA!"

    * Faktet jane nga dokumenta te kujtimeve te bashkohesve e veanerisht Frasheri,Lushta,Kryeziu etj.
    Mund t shkpussh unat nga TIRONA, por kurr nuk mund t shkpussh TIRONN nga zemra e unave !!!

  3. #3
    Kalors i Liris Maska e BlueBaron
    Antarsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    N Tironn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Tirana - Legjenda e futbollit shqiptar.


    Duket si nje trajtim i gabuar kesisoji, perkufizimi per perfundimin e Kapmionatit te 66-te Kombetar te Futbollit. Sepse ne fund te fundit, SK Tirana eshte nje klub i Tiranes dhe asgje me teper. Dhe titulli i 22-te i saj nuk mund te quhet nje fitore e historise, por e historise te Sportklubit tone te shquar.

    E megjithate, them se eshte pikerisht nje fitore e historise sone kombetare te sporteve dhe futbollit. Ndoshta edhe me tej.
    Ne rradhe te pare sepse ky kampionat i 66-te, u fitua nga Kampioni i pare i Shqiperise qe eshte SK Tirana. Por edhe kjo duket thjesht si nje vlere disi statistikore. E verteta e kesaj "historie" qendron diku tjeter. Ne ate qe vete Sportklub Tirana eshte nje histori, histori e gjalle e kultures sone kombetare, e sportit tone kombetar, e kampionatit tone shqiptar. Dhe pikerisht per histori, ajo fiton 22 kampionate. Se fitoret i ka pjese te historise se saj dhe pa to ajo nuk mund te ekzistoje. Jo thjesht ne kuptimin e fitoreve, por me teper te rolit te saj ne te gjithe kete histori. Eshte nje pjesemarrje duke luajtur gjithmone ne role te dores se pare. Fitoret e saj kane shtyre perpara nje histori te futbollit shqiptar. Dhe sado modeste qe te jete ajo, si te gjitha historite e Shqiperise, roli i SK Tiranes eshte tejet i madh. Kjo shihet edhe te shifra "22", kur kundershtarin me te afert ka Dinamon me 6 kampionate me pak. Edhe per kete, fitorja e SK Tiranes eshte fitore e historise. SK Tirana ka bere historine e kampionateve tona, e ka themeluar ate, e ka cuar perpara, e ka gjalleruar, e ka shpetuar kur ajo rrezikohej te mos ishte me histori. Dhe madje ka fale histori. Me e pakta, SK Tirana i ka fale histori dy klubeve te cilet se bashku kane fituar 31 kampionate, Partizanit dhe Dinamos - te cilet kur u themeluan, te pakten gjysmen e lojtareve i kishin te Sportklub Tiranes, Punes se Tiranes apo 17 Nentorit te Tiranes. Per fat, ky ka qene casti kur pa pike mirenjohje keta dy klube qe SK Tirana iu fali histori, deshen te ndalnin historine e SK Tiranes. Per mbi 20 vjet ata ia arriten ta ndalnin kete histori. Nuk e ndalen thjesht duke mos e lejuar ate vete te bente histori permes titujve kampione, por gati te mos e lejonin te luante asnje rol ne kete histori. Harruan se personazhet e medhenj nuk mund ti heqesh nga historia, edhe pse per nje fare kohe ia arrin t'i menjanosh prej saj.

    Dhe 17 Nentori, Sportklub Tirana apo Puna e Tiranes u rikthye ne mesin e viteve '60, jo vetem per te mos dale me kurr nga historia, por per te vazhduar drejtimin e historise. Me 1990, ajo ia arriti te nxirrte ne skene historine e mohuar. Sepse SK Tirana deri ne 1991 ka qene i vetmi klub futbolli ne Evrope, te cilit me vendim shteteror, pra permbi 45 vjet, ia kishin hequr historine e 6 titujve te kampionit! Dhe kur nje dite te bukur iu kthye kjo histori, papritmas ajo u shnderrua ne ate qe kishte qene, ne "primadone" ose ne zonje e pare. Kjo eshte Sportklub Tirana, fitorja e 22-te e se ciles eshte fitore e historise, fitore e themelimit, fitore e fillimit dhe e fundit, qe kurr nuk mund te kete me fund. Eshte fitore mbarekombetare, pra me teper se kombetare. Ndonese cdo kampione dihet, quhet kombetare. Fitorja e SK Tiranes eshte mbarekombetare, sepse askush tjeter si ajo nuk ka patur ne gjirin vet larmine me te pafund te perfaqesuesve te gjithe zonave e trerave shqipetare. Kur eshte themeluar si kampione me 1930, ajo ka patur ne 11-shin e saj tiranas, shkodrane, elbasanas, mallakastriote, korcare, dibrane. SK Tirana ne mbarekombetarine e saj eshte unikale. Ajo te rremben. Te gjithe "te huajt" ajo ka nje aftesi te jashtzakoneshme per t'i shnderruar ne tiranas te vertete te futbollit. Dhe brenda nje kohe te shkurter arrin t'iu blatoje stilin e saj. Mandej, kur ata largohen, atje ku shkojne, vetevetiu percojne kete stil historik te skuadrat e tyre. SK Tirana, qe njihet per "konservatore", ne te vertete eshte me liberalja. Tregun e futbollit ne Shqiperi e para e ka filluar ajo. Eshte e para dhe e vetmja qe i ka fale Juventusit dhe Romes se Italise dy kampione te rangut evropian. SK Tirana eshte i vetmi klub futbolli ne Shqiperi, perfaqesues te se ciles, te arratisur prej nje terrori, nje here ia kane arritur te dalin ne fushen e lojes ne nje stadium te madh te Evropes ne Rome dhe me fanelat e Kombetares me shqiponjen e flamurit, te zhvillojne ndeshje me nje klub te madh: Lazio te Romes. Vetem keta lojtare te Sportklub Tiranes kane zhvilluar nje ndeshje revolte atdhetare, kunder vendosjes se regjimit komunist ne Evropen Lindore. Ishin futbolliste te shquar, te cilet pervec te tjerave kishin fituar dy Kampionate Kombetare (1939, 1942) te Luftes ne Shqiperi, te cilet ne po luftojme qe te njihen. Atebote, SK Tirana do te kishte per te qene jo 22, por 24 here Kampione e Shqiperise. Portat per te tjeret i ka hapur e para ne Shqiperi por SK Tirana. Veshtroni emrat e stines 2004-05, se cfare larmie krahinash gjen te protagonistet e saj. Kam vendosur qe ne kete shkrim te mos permend asnje emer se do te gaboj. E kesaj rradhe, ne mungese te analizes se nje kampionati te cilin SK Tirana e fitoi me nje epersi te skajshme, le te flase Panteoni si dhe kjo ese lakonike si argument qe fitorja e 21-te e SK Tiranes eshte fitore e historise.

    Jo thjesht sepse nje kampione i perket gjithe historise kombetare. Po sepse askush me mire se SK Tirana, nuk ka plazmuar aq fort, nje histori futbolli te Shqiperise, kaq kombetare dhe pertej. Cuditerisht, jo vetem sepse ajo i ka dhene Kombetares numrin me te madh te lojtareve qysh diten e pare kur u themelua me 1936, dhe madje as sepse perhere ka qene ne perberje nje skuader mbarekombetare qytetesh e trevash. Po sepse askush me fort se SK Tirana, nuk ka perfaqesuar shpirtin rinor te kombit tone ne fushen e blerte. Forca, pasioni i madh, kembengulja e jashtzakoneshme, etja e madhe per kthese, energjia, shpirti i paepur, dhe ne fund te fundit, stili i nje vrulli dhe mosdorezimi asesi ne kete fushe te blerte, cka shpesh shumekush i ka quajtur vecori te futbollit shqiptar, me pare se te tjeret, jane brumosur te Sportklub Tirana. Eshte ai qe njihet si "shpirti i Tiranes". I dha te gjitha keto, dhe me ne kete 2005, ndonese per fatin e saj te keq, qene te nje kohe kur historia nuk vleresohet. Per hir te Panteonit, thashe se nuk do te permend asnje emer. Megjithate, edhe me e tana ka nje perjashtim. Do ta mbyll me vetem dhjete emra, dhjete njerez te cilet me kete cilesim nuk i ka Panteoni. Jane ata te cilet, kane ngritur me duart e tyre kete Panteon te Sportklub Tiranes. Jane mesuesit e saj, tranjeret, nga i pari te i fundit. Nderim pra per Samo Signerin, Selman Stermasin, Myslym Allen, Enver Shehun, Shyqyri Rrelin, Shkelqim Mucen, Sulejman Memen, Enver Hadziabdic, Krenar Alimehmetin dhe Mirel Josen. Me ta Sportklub Tirana i perket historise.
    Mund t shkpussh unat nga TIRONA, por kurr nuk mund t shkpussh TIRONN nga zemra e unave !!!

  4. #4
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Antarsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Mosha
    36
    Postime
    2,071
    Citim Postuar m par nga m.g.q.n.t.v.
    Skuth me lejo qe ti uroj edhe une suksese Tiranes tend, edhe pse jam nje Dinamovit i flaket.

    Megjithate sa me e madhe dhe sa me e fuqishme te jete Tirona aq me mire eshte per gjithe ekipet e kamionatit tone dmth dhe per Dinamon sepse rritet konkurrenca dhe nje konkurrence e madhe i bene mire dhe ekipit Kombetar.

    dINAMO kampione e SUPERLIGES, tOMORRI ne SUPERLIG, tIRANA ne Afrike
    Pa dashje fshiva postimin e m.g.q.n.t.v. kshu qe po e ripostoj me dhe nje her une me quote.

  5. #5
    Kalors i Liris Maska e BlueBaron
    Antarsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    N Tironn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Menekini: Kjo Tiran s'premton titull.


    Trajneri i Tirans thot se me kt grup ekipi q drejton mund t prfundoj n po t njjtin pozicion ...

    Tirana, javn e fundit fitoi me vshtirsi ndaj Lushnjs, por humbi 3 lojtar, q nuk do t jen n Elbasan. Para takimit t rndsishm t Elbasanit, ku Tirana n rast se fiton mund t dal e para, ose n t kundrt zhytet n kriz, trajneri Leonardo Menekini thot n nj deklarat t tijn at q nuk dshiron t dgjoj asnj tifoz bardheblu: "Me kt grup q kam n dispozicion sht normale t mos e fitojm titullin kampion."
    Kshtu, pas 3 sukseseve radhazi, nisur nga kndvshtrimi dhe analiza q i bn ecuris s deritanishme trajneri italian, kampiont m prbrjen e momentit nuk sht udi q t'ia lshojn stafetn njrs prej skuadrave t tjera pretendente pr titullin kampion. Nga gjithka q shpreh italiani pr Tirann e tij t ktij edicioni, nj gj duket qart: trajneri i bardhebluve, Leonardo Menekini, tregohet paksa pesimist pr t ardhmen dhe objektivat e klubit. S pari, fare shkurt thot para ndeshjes s kups me Apolonin se "shkojm atje pr t fituar", por ama mendjen e ka te ajo m e rndsishmja, q ndoshta prcakton edhe fatin e tij, ndeshja e javs s 8-t n Elbasan. Pikrisht kur flet pr Elbasanin nuk shprehet me t njjtn siguri se ekipi i tij mund ta fitoj ndeshjen. Menekini prpiqet t shpjegoj pozicionin e skuadrs q drejton nga java e par e edicionit. "Timonieri" bardheblu nuk sheh ndonj garanci pr ta fituar ndeshjen n Elbasan, si dhe pr t siguruar titullin e radhs. Duke par numrin e pakt t lojtarve q ka n radht e ekipit q drejton nga fillimi i ktij edicioni, Menekini thekson se Tirana sht n vend t 3-t, pozicion q i prshtatet ecuris dhe lojs q ka zhvilluar q nga java e par. Mirpo deklarata bombastike e trajnerit shkon m larg, kur thot gjithashtu se kjo skuadr mund t mos e fitoj fare titullin kampion, madje t mos dal as nnkampione e vendit, me gjith elementt cilsor, n prbrje t saj. "Me kt grup, duke par ekipet e tjera, n fund t edicionit mund t prfundojm n kt vend t 3-t, ose t 4-t. Me nj formacion t vetm, sado t mir t jen lojtart, nuk ka asnj garanci n prmbushjen e objektivit. Nuk kam lojtar pr t br zvendsime gjat ndeshjes. T shtunn e fundit, n sfidn kundr Lushnjs kisha n stol vetm Merkoin e Rrakllin, me t cilt mund t ndryshoja ndonj gj gjat ndeshjes, por vetm n repartin e sulmit. Kt jav kam 3 lojtar t padisponueshm, pa llogaritur Bulkun e dmtuar, dhe q na mungon q prej disa javsh. Nisur nga skualifikimet e shumta, n Elbasan do t kem gjithsej vetm 11 lojtar, aq sa pr t ndrtuar formacionin baz. Asnj m shum. Nallbani sht karta e vetme q mund t m shrbej si zvendsues," - shprehet paksa me humor pr t treguar mjerimin e stolit t tij, trajneri i Tirans, para sfids m interesante t javs s 8-t.
    Prandaj trajneri insiston q t veprohet patjetr dhe shpejt n merkato. Lakimi i Patushit, sipas Menekinit, duhet t pasohet me 2 deri 3 emra t tjer pa kaq t rndsishm. "Klubit i kam dhn sygjerimet e mia prej kohsh, ndaj duhet t veprojn q tani n merkato pr t pasuruar ekipin me element t tjer. Minimumi na duhen pr n vazhdim, edhe 2 ose 3 element cilsor."
    N t kundrt, italiani q ka marr n dor fatet e ekipit me nj histori t pasur trofesh kombtar, thot se "s'jam njeri q mund t bj mrekullira. Un arrij t bj at q sht e arritshme, jo m shum se kaq. Nuk jam perndi, t premtoj, kur shoh se sht e pamundur pr m shum. Flas me objektivitet dhe, nse nuk veprohet n merkato, i druhem Elbasanit dhe gjithashtu arritjes s objektivit, me grupin q drejtoj nga fillimi i ktij edicioni," - prfundon trajneri i Tirans, Leonardo Menekini.

    Sporti Shqiptar



    ... Menekin, TIRONA nuk eshte lecke dhe nuk eshte shtim CV-je, Ajo eshte TIRONA dhe nuk ka njeri takat me u tall me emrin e Saj. Emri TIRONA, eshte shkrujt me gjak ne histori dhe nuk e prish dot as ti dhe as ato leckat e vet-quajtur donatore ...

    Une, skuthi_vogel


    Mund t shkpussh unat nga TIRONA, por kurr nuk mund t shkpussh TIRONN nga zemra e unave !!!

  6. #6
    Kalors i Liris Maska e BlueBaron
    Antarsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    N Tironn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Vllaznia-Patushi, "divorci" vlen 70 mij USD.


    Donatori i Tirans, Refik Halili, ka paguar trefishin e shums q kishte marr matjani ...

    M n fund, shtja "Patushi" mbyllet. Dilema e vendosjes s fatit t tij se me cilin ekip do t luante n vazhdim t sezonit kishte dit q kishte pushtuar opinionin sportiv shqiptar. Klubi "Vllaznia" ka vendosur ta lr t lir lojtarin vetm pasi ky i fundit, prmes donatorve t Tirans, ka derdhur n arkn e shkodranve nj shum tepr t majme t hollash. Bhet fjal pr shumn e 70 mij dollarve, q ka shrbyer pr lnien t lir t lojtarit pr t'u rikthyer te bardheblut. do gj sht vendosur dje pas nj takimi q presidenca e Vllaznis ka pasur me njrin prej donatorve t Tirans, Refik Halilin. Ky i fundit kishte udhtuar q n mngjes hert nga Tirana drejt Shkodrs s bashku me vet lojtarin, pr t'i dhn fund nj her e mir ksaj shtjeje. Halili me vete ka pasur edhe shumn e konsiderueshme t parave, pr t cilat e kishte t qart se homologt e tij t Vllaznis do t krkonin pr "kokn" e Patushit. Dhe rreth ors 11:00 do gj sht mbyllur. Refik Halili dhe Tirana kan paguar 70 mij dollar dhe kan marr lejekalimin e lojtarit, q mund t federohet q tani me kampiont, prej t cilve u largua jo m larg se 3 muaj m par. Kt e bn t ditur pr "Sportin shqiptar" edhe vet presidenti i Vllaznis, Agron ela, i cili thot: "Po, m n fund, kjo shtje u mbyll. Pas bisedimeve q patm me njrin prej donatorve t Tirans, pikrisht me Refik Halilin, ram dakord q Patushi t lejohet t largohet nga Vllaznia kundrejt pagess s gjobs q i kishim vn. Pasi u pagua kjo shum, ne i kemi dhn lojtarit edhe lejen e kalimit pr t'u aktivizuar te Tirana. Patushi sht ln i lir pr shumn e 70 mij dollarve, ka do t thot se prishja e kontrats me Vllaznin i ka kushtuar jo pak atij, por plot trefishin e vlers s parave q ka marr nga ne kur ka firmosur kontratn." N kt mnyr, detajet e ksaj lvizjeje t bujshme jan m se t qarta. Patushi, n momentin e firmosjes me kuqeblut n ditt e para t gushtit, ka prfituar n dor shumn e 20 mij eurove. Por pa kaluar 3 muaj, pas 6 ndeshjeve t luajtura me kuqeblut, ku shnoi edhe 2 gola, ai ka ndrruar mendje, duke dashur t kthehet srish te Tirana, duke paguar 3 her m tepr pr t'u larguar. E gjitha kjo erdhi nga fakti q vetm dy dit m par nj prfaqsues i klubi "Tirana" sht paraqitur n federat me gjoja nj lejekalim t lshuar nga Vllaznia. Por menjher kan reaguar shkodrant, q kan hedhur iden e falsifikimit t dokumentit. N kto kushte, Refik Halilit dje i sht dashur t mbyll do gj, ndrkoh q Patushi nuk ka pasur guximin t'u dal prpara drejtuesve t Vllaznis, ndonse ka qen dje n Shkodr. Megjithat, kjo shtje tashm ka marr fund. Mesfushori q nga dita e djeshme sht pjes e bardhebluve.
    Mund t shkpussh unat nga TIRONA, por kurr nuk mund t shkpussh TIRONN nga zemra e unave !!!

  7. #7
    Kalors i Liris Maska e BlueBaron
    Antarsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    N Tironn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Drejtuse me te paafte se ke Tirona nuk me kane zon syte te asnji ekip tjeter.
    Shikoni sa profesioniste jane:Para dy muajsh heqin disa lojtare si te padisiplinum (mes tyre dhe Patushin) dhe qe nuk boshin me per Tironen. Pasi e kuptojne se cfare budallalliku kishin bo e risjellin Patushin per jo pak, por per 70.000 $. Ne nje kohe kur e kishin te vetin dhe nuk i kushtote asgje pervec rroges, tani detyrohen te paguajn nje shum te konsiderushme. Vet fakti qe kur hoqen Patushin, hoqen pjesen me te madhe te mesfushes tregon qe vendimet i marrin pa mend dhe jo me maturi. Tani qe e pane sesa i rendesishem kishte qene ai per ne detyrohen te nxjerrin nga xhepi leke qe mund te ishin kursy me perpara dhe me te cilat mund te merrnin nje lojtar tjeter cilesor.
    Mund t shkpussh unat nga TIRONA, por kurr nuk mund t shkpussh TIRONN nga zemra e unave !!!

  8. #8
    Kalors i Liris Maska e BlueBaron
    Antarsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    N Tironn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Apolonia - SK TIRANA 0 - 1 Muka 50'

    Apolonia: Miço, Sulejmani, Çerepi, Bega, Grishaj, Meto (Hyso 52'), Kule, Gërxho, Plaku, Mema (Aliaj 75'), Ziambo (Fejzulla 75'). Trajner: I.Spahiu

    SK TIRANA: Nallbani, Dabulla (Tafaj 68'), Muzaki, Rraklli, Salihi, Pisha, Bakalli, Duro (Patushi 46'), Merkoçi, Karaj (Muka 46'), Haliti. Trajner: L.Menekini


    ... Dabulla dhe Muka ...


    ... Salihi ...
    Mund t shkpussh unat nga TIRONA, por kurr nuk mund t shkpussh TIRONN nga zemra e unave !!!

  9. #9
    Kalors i Liris Maska e BlueBaron
    Antarsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    N Tironn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Bomba bardheblu, kerkohet edhe Dede ...

    Ai kurre nuk ka thene qe ngjyrat bardheblu i ka harruar. Ka perseritur sistematikisht qe ne Elbasan ndjehet mire, qe respektohet, qe merr shume “para”, por asnjehere nuk ka deklaruar qe nuk do te kthehej te Tirana. Nevil Dede nuk e ka kaperdire lehte ndarjen e fundit me kampionet. Ka “duruar”, eshte rikthyer pas nje viti “vajtje-ardhje” ne nje qytet tjeter, dhe ka qendruar shume pak, aq sa i kane vlejtur per te kuptuar se gjerat ne ambientin ku eshte bere futbollist kishin ndryshuar. Duket si gjeja me e fundit ne bote, por ne “popullin” bardheblu nuk ka asgje per t’u habitur. Burime shume te sigurta prane “Gazetes”, bejne te ditur se keto dite kane filluar tratativat ndermjet lojtarit te Elbasanit dhe drejtuesve te Tiranes per nje transferim te mundshem te Dedes, pikerisht ne grupin qe ne muajin qershor shfryu aq shume “vrer”. Drejtuesit e Tiranes duke pare boshlleqet dhe vrimat qe vijne pikerisht nga mbrojtja, kerkojne qe ne stilin e “El Sajed” te perforcojne skuadren dhe njekohesisht te dobesojne kundershtaret direkt. Burimet bejne te ditur se transferimi eshte vetem ne hapat e para te tratativave dhe duket se ne te ardhmen gjerat mund te konkretizohen me shume. Ne Elbasan fjalet e perhapura per nje kalim te mundshem te Dedes te skuadra e Tiranes, nuk jane pritur aspak mire nga opinioni publik. Keta te fundit e konsiderojne tashme kapitenin e ri si idhullin futbollistik te qytetit, dhe nese ai iken atehere te gjithe do te ndjehen te zhgenjyer nga ana morale dhe nga ana profesionale. Gjithsesi gjerat jane vetem ne fillim, dhe do te kete kohe per shume “intriga” merkatoje deri ne fund te dates finale kur do te mbyllet edhe sezoni me i cuditshem i shitblerjeve. Drejtuesit bardheblu nuk duan t’i komentojne zerat per nje blerje tjeter pas asaj Patushit, por duket qarte qe skuadra ka probleme ne mbrojtje dhe Dede duket alternativa me e pershtatshme teknike. Problem tjeter per lojtarin mund te jete edhe vlera e kontrates aktuale. Futbollisti eshte i super paguar nen “hyqmin” e Lazes dhe ndoshta mund te tundohet te mos heqe dore per nje sistem premio-kontrate me shume risk qe e pret ne kampin bardheblu. Aktualisht, gjithcka eshte vetem ne fokusin e zerave te cilat po behen gjithnje e me te shpeshta. Ekuacioni “Dede” eshte nje i tille me shume te panjohura, dhe rebusi duket i veshtire per t’u zgjidhur, sidomos ne anen morale. Te dyja palet ne rast se vendosin te bashkepunojne duhet te heqin dore nga irritimet e se shkuares, deklaratat dhe replikat ne largesi.
    Mund t shkpussh unat nga TIRONA, por kurr nuk mund t shkpussh TIRONN nga zemra e unave !!!

  10. #10
    Kalors i Liris Maska e BlueBaron
    Antarsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    N Tironn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Tirana-Elbasanit: Ne jemi kampionët !!!


    Ardhja e italianit Menekini dhe pretendimet e bardhebluve do të testohen këtë të shtunë ...

    A do ta mbrojë Tirana titullin kampion? Trajneri i saj, Leonardo Menekini, u shpreh qartë pak ditë më parë se "edhe me ardhjen e Patushit është i pamundur objektivi me këtë grup, pa 2 deri 3 përforcime të tjera brenda tetorit."
    Megjithatë, është faza e parë dhe forca reale e Tiranës së këtij sezoni nuk është parë akoma nëse është në të vërtetë pretendente numër 1, siç pretendohet realisht, apo jo. Bardheblutë kanë paraqitur një futboll jo fort të kënaqshëm dhe aspak bindës në javët e para. Këtë e thonë vetë drejtuesit, e pranon trajneri dhe, nga ana tjetër, edhe pse nuk e deklarojnë direkt, kjo pasqyrohet qartë në fytyrat e futbollistëve. Por ama Tirana dhe Menekini nuk i kanë "matur" ende forcat me dy rivalë, ndër më seriozët e këtij kampionati, Elbasanin e Partizanit, përballë të cilëve do të vihen këtë të shtunë dhe një të shtunë më pas. Mirëpo bëhet e ditur se në një ndeshje rivalësh, si kjo e së shtunës në Elbasan, vetë trajneri dhe Tirana do të jenë realisht në një provë "bashkëjetese". Fitorja i mban bashkë për më tej, në të kundërt flitet e përflitet prej disa ditësh, kuptohet nga protagonistë brenda skuadrës, për një divorc të parakohshëm. Burime të besueshme pranë skuadrës bardheblu saktësojnë se humbja e dytë radhazi jashtë fushës kryeqytetase nuk mund të kapërdihet më nga pala e donatorëve. Që pas humbjes së parë në Durrës, donatorët deklaruan se ishte normal ai rezultat, si i pari i këtij lloji për këtë edicion, por lanë të nënkuptohet se Tiranës nuk i lejohet një rezultat i tillë në një ndeshje të afërt, pra brenda fazës së parë. Jo më kot, pas humbjes, në një analizë Menekinit iu tërhoq vëmendja.
    Ndërkohë, në Elbasan, edhe pse do të jetë një Tiranë e kushtëzuar nga mungesat e disa prej elementëve të formacionit bazë (mungojnë Salihi, Sina, Dabulla, Bulku, kurse Patushi mund të aktivizohet nga halli) skuadrës bardheblu i duhet të kalojë atje një provë të madhe. Eshtë thuajse një provë "zjarri" për të. Të paktën mësohet se trajnerit italian i është ndaluar me "ligj" humbja si i pari i skuadrës, si për Lushnjën që iku ashtu edhe për dy ndeshjet e radhës, përcaktuese për kreun e klasifikimit. As në Elbasan dhe as një javë më pas, në derbin kundër Partizanit, Tirana nuk duhet të njohë rezultat tjetër përveçse fitores. Trajneri, nisur nga ky "presion" normal rezultatesh, por, sipas tij, aspak normal për gjendjen e grupit që ka në dispozicion, është shprehur qartë se në Elbasan shkohet për pikët maksimale, por duke parë gjendjen e skuadrave, nuk ka asnjë garanci për fitore, kështu që, sipas tij, në fund do të vendosë fusha: "Në Elbasan sigurisht që kemi një ndeshje të vështirë. Nuk kam lojtarë për të bërë ndryshimet gjatë lojës, sepse ata që duhen të jenë në stol, ashtu si shumë herë, edhe në Elbasan do të jenë në fushë. Kam të skualifikuar, të dëmtuar, kështu që për këtë javë kam gjithsej vetëm 11 veta për të përballuar një kundërshtar të fortë. Fusha do të përcaktojë më mirë," - është shprehur italiani i stolit bardheblu para ndeshjes më të rëndësishme të javës së 8-të të këtij edicioni.
    Pra, sipas trajnerit Menekini, nesër në Elbasan vetëm fusha do të përcaktojë rezultatin e ndeshjes. Nga ana tjetër, nëse arrihet rezultati i dëshirueshëm, fatet e italianit varen te java e fundit, në derbin kundër Partizanit.
    Ndryshuar pr her t fundit nga BlueBaron : 21-10-2005 m 10:17
    Mund t shkpussh unat nga TIRONA, por kurr nuk mund t shkpussh TIRONN nga zemra e unave !!!

  11. #11
    Kalors i Liris Maska e BlueBaron
    Antarsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    N Tironn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Na Ktheni Tironen !!!

    Duke pa gjendjen e Tirones gjate fazes se pare dhe duke mor parasysh premtimet e shumta te donatorve per nje "Tiron te Modhe" esht me te vertete per tu deshperu. Kur nga ekipi kon ik 15 lojtar cilsor dhe jan sjell vetem 2-3 ky nuk esht nje hap perpara. Kjo qe kan bere donatoret ton nuk esht Tirona Modhe. Do ishte mir qe te na kthenin Tironen qe kishim, kampionen per tre vjet rresht, Tironen me dy ekipe, Tironen me grinte. Kshu nuk vazhdohet ...


    TIRONA IS NOT FOR SALE !!!



    ORIGJINALE, E PAPREKSHME - TIRONA !!!
    Mund t shkpussh unat nga TIRONA, por kurr nuk mund t shkpussh TIRONN nga zemra e unave !!!

  12. #12
    Kalors i Liris Maska e BlueBaron
    Antarsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    N Tironn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Per te ... "kuqin" Sulejmon Mema

    ONCE WHITE & BLUE, NOW RED,
    IN OUR HEART SULE, YOU ARE DEAD !!!
    Ndryshuar pr her t fundit nga BlueBaron : 25-10-2005 m 10:13
    Mund t shkpussh unat nga TIRONA, por kurr nuk mund t shkpussh TIRONN nga zemra e unave !!!

  13. #13
    Kalors i Liris Maska e BlueBaron
    Antarsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    N Tironn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Foto nga humbja ne Elbasan




    Mund t shkpussh unat nga TIRONA, por kurr nuk mund t shkpussh TIRONN nga zemra e unave !!!

  14. #14
    Kalors i Liris Maska e BlueBaron
    Antarsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    N Tironn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... "Strategu italian" ...





    Dhe ... me gisht ne goje

    Mund t shkpussh unat nga TIRONA, por kurr nuk mund t shkpussh TIRONN nga zemra e unave !!!

  15. #15
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Antarsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Te shofim ca do bojm me merkaton e dimrit ..se me kto lojtar qe kena per momentin duhet me shtrrengu fort venin e 4tert se nuk meritojme me shume !!

    Vetem Mireli i bo pune Tirones ..se me ket mazllumin taljon s'kena gjo m'terezi .....

    Kena derbin ket jave te shofim ....ca do bojm ???.....morri kuq e ka mor veten ket vit ....

    Nji ekip ka Shqipria osht Tirona vija vija .........
    Ndryshuar pr her t fundit nga Moltisanti : 25-10-2005 m 10:37

  16. #16
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Antarsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Skutho lexoje icik ket se e kam kriju vete, ka gallate

    Kjo bisede merr pjese ne vjeshten e vitit 1945, 1 vit pas clirimit te vendit dhe ne prag te krijimit te Shoqates se Futbollit "Partizani"

    Personazhet e bisedes jane: Shoku Enver Hoxha, Shoku Rifat Teneqja (Komandant i brigades se 8 sulmuese) dhe Shoku Xhevdet Dallkauku (katnar prij Malesie te Modhe).

    ================================================== =========
    Rifati: Tungjatjeta shoku Enver
    Enveri: He more Rifat, c'kemi?
    Xhevdeti: Njatjeta shoku Enver

    Rifati: Shoku Enver, kemi folur gjate e gjere me koleget tane ne Arras (Katun ne Corovode) e na dhane nje ide per krijimin e nje shoqate sportive ketu ne kryeqytet.
    Enveri: Per cfare behet fjala?
    Xhevdeti: Po ja shoku Enver, lufta mbaroi dhe vendin e cliruam fale "udheheqjes" tuaj shoku Enver. Koleget ishin te idese qe te krijonim dicka simbolike, nje ekip futbollistik me emrin e lavdishem te deshmoreve te rinj qe dhane jeten per atdhe, atyre djemave partizane qe te rraskapitur maleve luftuan armikun per clirimin e vendit.
    Enveri: Perse jo, me duket nje ide e shkelqyer. Atehere bejeni djema dhe ju shkofte mbare.
    Xhevdeti: Shume falimnerit shoku Enver, do ju bajme faqebardhe.
    Rifati: Shoku Enver, ju japim fjalen tone per ideal te partise do bejme maksimumin tone per kete shoqate te lavdishme.


    ..................
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  17. #17
    Kalors i Liris Maska e BlueBaron
    Antarsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    N Tironn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... E modhe vallai, kom qesh shume fare kur e kom lexu. Hallall. Ta kishe bo nji çike me te gjate mo mire do te dilte. Edhe nje gjo. E ke bezdi ta postoj ke tema Morrit ...
    Mund t shkpussh unat nga TIRONA, por kurr nuk mund t shkpussh TIRONN nga zemra e unave !!!

  18. #18
    Kalors i Liris Maska e BlueBaron
    Antarsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    N Tironn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ORIGJINALE, E PAPREKSHME --> TIRONA !!!


    Mund t shkpussh unat nga TIRONA, por kurr nuk mund t shkpussh TIRONN nga zemra e unave !!!

  19. #19
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Antarsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Fute nuk ka problem
    Kjo e dyta ka mo gallate, e kane bo tamom ashtu si duhet
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  20. #20
    Kalors i Liris Maska e BlueBaron
    Antarsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    N Tironn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    SK TIRANA - Apollonia 5 : 2

    Haliti 55', 65', Salihi 57', Xhafa 68', 89'. / Hysa 7', Mema 15'.


    Tirana eshte kualifikuar ne turin tjeter te Kupes se Shqiprise pasi ka mundur dy here Apollonine e Fierit me rezultatin e pergjithshem 6:2. Ndeshja e sotme ka nisur mire per fieraket te cilet kane shenuar te paret dy here dhe e kane ndjere veten te kualifikuar deri ne minuten e 57 kur Salihi ka barazuar. Pjesa e pare ka folur me shume per fieraket te cilet kane realizuar dhe dy golat e tyre, por pjesa e dyte ka folur komplet per Tiranen e cila ka permbysur rezultatin nga 0:2 ne 5:2. Kane qene hyrjet ne fushen e lojes te Devi Mukaj dhe Fjodor Xhafes ato qe i kane ndryshuar fytyren Tiranes.
    Mund t shkpussh unat nga TIRONA, por kurr nuk mund t shkpussh TIRONN nga zemra e unave !!!

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema t Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita n forumin Ekonomi & biznes
    Prgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. 200 t shumkrkuarit shqiptar n t gjith Botn
    Nga Albo n forumin N krkim t personave t humbur
    Prgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS n forumin Aktualitete shoqrore
    Prgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:52
  4. Dr Krist Maloki per Shtetin dhe Kombin
    Nga Brari n forumin shtja kombtare
    Prgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-09-2007, 15:00
  5. Albania - Andrew Mueller
    Nga katana n forumin Tema e shtypit t dits
    Prgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 31-07-2003, 09:36

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •